Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Finiqi, ne qender te germimeve arkeologjike

    Qyteti i Finiqit do te jete gjate muajit shtator ne qender te germimeve arkeologjike. Ky lajm behet i ditur nga Institutiti Arkeologjik, ku mesohet se ekspedita e Finiqit do te nise ne 2 shtator dhe do te perfundoje ne 2 tetor, me synimin per te vazhduar germimet ne kete kryeqender te Epirit. Pjese e gurpit qe do te studioje dhe germoje ne kete zone jane 30 persona, mes te cileve arkeologe shqiptare dhe italiane, si dhe studente dhe diplomante, te cilet do te perqendrohen ne zbulimin e teatrit te qytetit si dhe varrezave antike te tij. Projekti i Foinikes (Finiqit) eshte projekt i perbashket i Insitutit te Arkeologjise me Universitetin e Bolonjes ne Itali dhe ky eshte viti i nente i germimeve dhe kerkimeve ne territorin e tij. Kerkimet, te financuara ne pjesen me te madhe nga Ministria e Puneve te Jashtme te Republikes se Italise, jane drejtuar nga Misioni Arkeologjik Italian ne Shqiperi si dhe nga Insituti i Arkeologjise se Shqiperise, nen drejtimin e Prof. Sandro De Maria dhe prof. Shpresa Gjongecaj. Gjate ekspedites arkeologjike te vitit te kaluar u germua ne dy sektore te ndryshem; i pari perreth nje monumenti interesant te lidhur me kultin (tempull), i pajisur me dysheme dhe zbukuruar me mozaik dhe me dy hyrje. Ky tempull ndodhej ne qender te nje territori te gjere te perbere nga te pakten tre monumente te tjera, ku vlen te permendet nje altar i madh, te gjithe te ndertuar ne nje siperfaqe te madhe me dysheme te bere prej nje shtrese tullash dhe tjegullash si dhe gure zalli. Me ne lindje te ketij monumenti germimet nxoren ne drite nje sektor te dyte te nekropolit, te karakterizuar nga shume varre te periudhes helenistike te tipeve te ndryshme, te cilet dhane nje inventar te pasur me qeramike dhe nje gur varri (stele) me mbishkrim te shekullit IV p.e.s. Ne veri te kodres se Foinikes, ne rreze te vargut te kodrave qe shkojne nga Stiari ne Mesopotam ndodhet edhe vendbanimi i Matomares. Qyteti i Finiqit ka nje histori te lashte. Ai ka qene kryeqendra e kaoneve, ndersa ne shekullin III u be kryeqyteti i gjithe shtetit te Epirit.


    Koha Jone
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,137
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    Nje gje me vjen cudi, pse eshte shmangur germimi ne Foinike gjate kohes se Enverit? Mesa me kujtohet jane bere disa germime por shume pak ne krahasim me ate qe perfaqeson kjo zone arkeologjike.

  3. #3
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Zbulohet njė teatėr 15 mijė vendesh nė Finiq


    Njė teatėr antik 15 mijė vendesh, ėshtė zbuluar ditėt e fundit nė Finiq. Gjatė ekspeditės italo-shqiptare tė gėrmimeve nė Parkun Arkeologjik tė Finiqit, zbulimi i plotė i konturit tė kėtij teatri, hedh idenė se ai mund tė cilėsohet si mė i madhi nė Epir. Por bashkė me gėrmimin e plotė tė teatrit ėshtė zbuluar nga arkeologėt edhe vendi i qėndrimit tė orkestrės, nė kėtė teatėr. Ekspedita e kryesuar nga profesor Sandro De Maria, pedagog nė Universitetin e Bolonjės dhe drejtoresha e Institutit tė Arkeologjisė, Shpresa Gjongecaj, i kanė pėrqendruar gėrmimet nė akropolin antik tė Finiqit dhe nė pjesėn e nekropolit, qė gjendet poshtė rrugės kryesore qė pėrshkon fshatin e sotėm tė Finiqit. Por sipas as. prof. dr. Dhimitėr Ēondi, drejtues i punimeve nė teatėr, bėn me dije pėr gazetėn se, pėrballė imazhit tė plotėsuar tė teatrit antik, me gėrmimet e kėtij sezoni ajo qė shfaqet ka pamjen e teatrit. “Harku i kodrės qė ngrihet mbi zonėn e zbuluar pėrmban ndenjėse tė teatrit, zbulimi i tė cilave do t‘u takojė ekspeditave tė viteve tė ardhshme”, thotė ai. Si argument pėr kėtė ai jep njė prej shkallareve tė gurta tė zbuluara nė njė kėnd tė kodrės, e cila ėshtė kompozuar me gurė jo tė zakonshėm, por tė gdhendur. Por ndėr zbulimet e tjera tė kėsaj ekspedite renditet edhe ai qė quhet altari, ose vendi simbol i teatrit, qė ėshtė njė gur i rrumbullakėt. Nė trajtė cilindrike ėshtė edhe ai qė ka shėrbyer si bazament i skulpturave, ku arkeologėt thanė se janė hasur gjurmėt e njė skulpture madhėshtore prej bronzi. “Gėrmimet e kryera po kėtė sezon nė pjesėn e Nekropolit tė qytetit, nxorėn nė dritė klinenė e njė varri aristokrat. Pjesa jugore e varrezės korrespondon me zonėn e monumentalizuar tė Nekropolit”, vijon Ēondi. Kjo, sipas tij, ka qenė njė konfirmim i asaj qė prisnin dhe pėr shkak tė pasurisė sė gjetur nė objekte, gjykohet se i pėrkasin shekullit tė III-tė. Pėr tė plotėsuar tė gjitha kėto tė dhėna, ėshtė zbuluar edhe njė banesė nė afėrsi tė vendit qė quhet Matomarė. “Gjetjet mė tė fundit nė Finiq do tė jenė objekt i tri kumtesave, qė do tė mbahen nė mesin e tetorit nė simpoziumin ndėrkombėtar nė Grenobėl tė Francės”, shton Ēondi, ndėrkohė Ricardo Villicichi, koordinator i shkollės sė restaurimit dhe pėrgjegjės i gėrmimeve nė teatrin e Finiqit, i lidh zbulimet e sivjetme: pjesėn e qėndrimit tė orkestrės nė skenė dhe shkallaret e reja, me faktin e njohur historik se Finiqi, jashtė ēdo dyshimi, pėrfaqėson njė kryeqendėr tė Kaonisė dhe kryeqytetin e gjithė Epirit. Pas tetė viteve ekspeditė nė Finiq, sivjet kanė marrė pjesė nė tė profesorė dhe studentė shqiptarė e italianė nga Universiteti i Bolonjės.

    Gazeta Panorama
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

Tema tė Ngjashme

  1. Problem me nje qender interneti!
    Nga The Pathfinder nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 04:17
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 15:28
  3. Emer per qender interneti
    Nga Olsir nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-04-2007, 17:58
  4. Koloni prostitutash nė qendėr tė Tiranės
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-02-2007, 16:02
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 05:33

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •