Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 99
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e pronarëve, mbështet ligjin e qeverisë

    Deputeti socialist shprehet në lidhje me debatin që është hapur për kthimin dhe kompensimin e pronave

    Angjeli: PS e PD kundër pronarëve të mëdhenj

    "Çdo cenim i themelit të ligjit të '91, do të ishte me pasoja jo vetëm juridike e ekonomike, politike, por edhe financiare, sociale"

    BBC: Pse Partia Socialiste, derisa e konsideron pronën private të shenjtë, nuk garanton kthimin e saj të plotë?

    Angjeli: Me të vërtetë që prona private është e shenjtë dhe ajo është themeli, baza e ekonomisë së tregut. Ne e kemi shpërndarë 100 për qind të tokës në pronë private, diskutimet lidhen nëse do t'u kthehet toka pronarëve të mëdhenj. Në këtë rast, kryeministri Nano ka thënë se nuk mund të korrigjonte të gjitha padrejtësitë që janë bërë gjatë periudhës së transicionit. Kjo kryesisht është e lidhur me ligjin për tokën, i cili tashmë është miratuar që në vitin 1991 dhe miratimi dhe zbatimi i tij ka qenë me të vërtetë një shembull i bashkëpunimit të forcave politike, sepse ka pasur një konsensus të gjerë dhe tani do të thoja në masën 95-96 për qind konsiderohet i zbatuar, pavarësisht nga disa parregullsi që mund të ketë. Kështu që, çdo cenim i themelit të këtij ligji, do të ishte me pasoja të mëdha jo vetëm juridike e ekonomike, politike, por edhe financiare, sociale. Kështu që është vështirë që tani forcat politike të marrin përgjegjësinë për të bërë një pakt të ri për ta rishpërndarë tokën. Ndërsa elemente të ligjit, që ka nxjerrë përvoja, mund të përmirësohen.

    BBC: Megjithatë opozita këmbëngul, ajo thotë që në themel të këtij ligji është parimi: toka i përket atij që e punon dhe jo toka i përket pronarit të ligjshëm.

    Angjeli: Nuk mendoj se opozita, në përgjithësi, dhe opozita kryesore, që është Partia Demokratike (PD), ka këtë mendim, pasi ajo ka qenë një nga forcat politike e cila, së bashku me mazhorancën e sotme, ka votuar dhe zbatuar ligjin ekzistues të tokës. Natyrisht, në kampin opozitar ka dhe parti të tjera të vogla, të cilat e kanë pasur dhe kanë në themelin e programit të tyre këtë ide, por është shumica ajo që vendos dhe ajo e ka vendosur prej kohësh dhe, natyrisht, që po e zbaton atë.

    BBC: Ka shumë raste që pronat e pronarëve janë zënë forcërisht, veçanërisht pronat në zonat turistike. Çfarë do të bëhet në të tilla raste?

    Angjeli: Në rastin për të cilin ju pyesni nuk bëhet fjalë për elemente që kanë të bëjnë me përmirësimin e legjislacionit, por bëhet fjalë për moszbatim të legjislacionit ekzistues. Kjo është e lidhur me forcimin e institucioneve, është e lidhur me forcimin e shtetit, forcën e ligjit dhe të zbatimit të ligjit. Natyrisht, ka pasur periudha në të cilat ligji ka qenë i dobët, institucionet kanë qenë të brishta dhe ato nuk zbatoheshin dhe kuptohet që në këto raste shumë subjekte, shumë persona kanë spekuluar dhe kanë shkelur ligjin duke i zënë ato. Tashmë që institucionet janë forcuar dhe shteti vepron më me forcë, në shumicën e rasteve po veprohet që atje ku janë zënë me forcë apo janë ndërtuar pa leje, apo janë në kundërshtim me ligjin, ato të gjitha tashmë po kthehen në baza ligjore me qëllim që atij që i takon me ligj, ta meritojë dhe ta mbajë atë.

    BBC: Në një shkrim të kohëve të fundit keni thënë që kapitulli i pronave të patundshme nuk duhet hapur, por, ndërkohë, mjaft pronarë kanë pretendime pasi, sipas tyre, vlerat janë mjaft të mëdha.

    Angjeli: Ideja ime nuk ka qenë që ai kapitull nuk duhet hapur. Ideja ime ka qenë e lidhur me debatin që zhvillohet sot në opinionin politik edhe lidhur me pronat e paluajtshme për të përfshirë në përmirësimet e legjislacionit kthimin e pronave të paluajtshme. Fjala këtu dhe mendimi im ka qenë në faktin se shumica e këtyre pronave të paluajtshme, që pretendohen për t'u kthyer, janë marrë në atë kohë nga shteti, janë konfiskuar, jo si prona për t'ë marrë shteti ndaj një qytetari pa asnjë bazë, po janë marrë në ato raste kur shtetasit e atëhershëm nuk kanë zbatuar ligjin për pagimin e detyrimeve të tyre fiskale, veçanërisht për dy lloj tatimesh. Për tatimin e jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës dhe për tatimin mbi fitimin. Pra, një shtetas kur nuk paguante këto dy lloj tatimesh, shteti atëherë i konfiskonte pasuritë të patundshme. Atëherë për këto lloj pasurish nuk duhet hapur kapitulli.

    BBC: Zoti Angjeli, kthimi i familjes mbretërore në Shqipëri ka rikthyer dhe një herë çështjen e pronave të kësaj familjeje. Bëhet fjalë, në konceptin tuaj, të diskutohet në lidhje me pronat e mbretit Zog apo në tërësi të familjes mbretërore, të anëtarëve të saj?

    Angjeli: Në konceptin tim, bëhet fjalë që ata duhet të trajtohen si të gjithë qytetarët e tjerë, si gjithë shtetasit e tjerë të Republikës së Shqipërisë për sa u përket pronave që ata kanë pasur para se mbreti Zog të vetëshpallej mbret. Në këtë këndvështrim, atyre u takon të kërkojnë të drejtat e tyre dhe t'u rikthehen ato prona dhe pasuri që ata kanë pasur para se të vetëshpallej mbret. Për sa i përket pjesës tjetër të pronave, të cilat nuk janë prona të trashëguara nga familja mbretërore, por janë prona të vetëshpallura me vendime qeverie apo me ligj në Parlament kur Zogu u bë mbret, atëherë kjo duhet parë me shumë kujdes. Sepse të paktën nga sa njoh unë, nga një botim i ministrit të Financave të oborrit mbretëror të Zogut, Haxhi Shkoza, mbreti Zog ka nxjerrë disa vendime në vitin 1934, ku ai vetëshpallte që pylli i Divjakës ishte pronë e mbretit, kur dihet që pylli i Divjakës ka pasur pronarë dhe nuk mund të jetë pronë e Zogut. Apo tokat e lira në Sarandë, të gjitha janë pronë e mbretit. Edhe këto nuk mund të jenë objekt i kthimit të pronave të mbretit Zog. Raste të tilla duhen parë me shumë kujdes që të mos gabohet, pra të ndahet dhe të kushtëzohet kthimi i pronave të familjes mbretërore në ato që ajo ka pasur para se Zogu të bëhej mbret dhe në ato që, mbasi u bë mbret, ai i shpalli si prona të tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-06-2006 më 14:05
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Pronat në gijotinën e korrupsionit

    Andrea STEFANI

    T'i kthehen apo mos t'i kthehen pronat familjeve të shpronësuara nga komunizmi? Kjo dilemë hamletiane nuk ka më një përmbajtje ideolo-gjike. Madje qëndrimet e ndryshme nuk burojnë as nga nevoja politike. Sepse 10 vjet më parë, shqiptarët, kush me qejf e kush pa qejf, iu bindën vullnetit të historisë për të braktisur sistemin komunist dhe për të ndërtuar një sistem të bazuar në pronën private. Nuk ka më parti me peshë që janë kundër (ose të paktën nuk shprehen hapur) pronës private. Atëherë cila është ajo forcë që e pengon korrigjimin e një krimi të kryer nga komunizmi? Cila është ajo forcë që i bën partitë - pavarësisht nga ngjyra - të çirren për të drejtat e pronarëve kur janë në opozitë, dhe t'i tradhëtojnë ato sapo vijnë në pushtet? Kjo forcë është korrupsioni. Ndërsa në fillimet e shekullit të kaluar pronarët shqiptarë i trembeshin fantazmës së komunizmit, sot, në fillimet e shekullit të ri, ata po tmerrohen akoma më keq nga fantazma e "KORRUPSIONIT". Ndaj edhe rikthimi i të drejtës së pronës është në fakt, një luftë e ashpër mes drejtësisë dhe korrupsionit. Akti i parë i komunistëve pas ardhjes në pushtet ishte kryerja e një shpronësimi të thellë të pronarëve në fshat e qytet. Pa këto shpro-nësime komunizmi nuk do të ishte komunizëm ndërsa marrja e pushtetit me armë vetëm një bonapartizëm i rëndomtë. Xhveshja e pronarëve me ligjet e diktaturës, shkelja e shenjtërisë së pronës private u bë thelbi i atij procesi që u quajt revolucion popullor.

    Ndaj hapi i parë pas rënies politike të komunizmit duhej të qe rikthimi i pronave të grabitura. U shpresua, u tha, por nuk u bë kështu. Përse?

    Në fillimet e tranzicionit ndrojtja për korrigjimin e plotë të krimeve të kryera mbi pronën kishte më shumë shkaqe politike. Partitë i trembeshin zemërimit fshatar, tregues ky që flet se nuk ishte vetëm populli që nuk e kuptonte ende thelbin e sistemit të ri që brohoritej nëpër rrugë. Më shumë se rivënia në vend e të drejtës, politikanëve i duheshin votat. Të gjithë thërrisnin poshtë komunizmi ndërkohë që po ata vetë, nuk mendonin të kurohej masakra e tij në fushën e pronësisë. Frut i këtij mentaliteti qe konsensusi PD-PS për dy ligje që njihnin vetëm në formë mjaft të kufizuar të drejtat e pronarëve të grabitur. E megjithatë, edhe pse të cunguar, këto ligje nuk janë zbatuar ende. Pushtetarë e parlamentarë vazhdojnë të justifikohen me pasoja fatalitetesh historike të pakthyeshme, me pamundësira të llojeve të ndryshme. Madje disa fshihen edhe prapa Kushtetutës. Por nëse ka një akt që mbështetet plotësisht nga fryma e Kushtetutës së Shqipërisë, është pikërisht kthimi i plotë i pronave të rrëmbyera nga komunizmi. Ndërkaq, kundër frymës së Kushtetutës është vetëm procesi i grabitjes së tokave që tashmë është shndrruar në një epidemi.

    Mohimi i Pronës si Korrupsion
    Ndryshe nga fshati, ku kthimi i plotë i tokave ish pronarëve shfaqej - në pikëpamje sociale - më i komlikuar por jo i pamundur, ajo që demaskon mungesën e plotë të vullnetit për korrigjimin e një padrejtësie historike është këmbëngulja për moskthimin e pronave në qytete. Dhe nuk është çështja se "e majta" s'do dhe "e djathta" do. Konservimi i për më shumë se 10 vjet i krimeve komuniste mbi pronën është vënë në shërbim të korrupsionit. Janë të korruptuarit në pushtete e biznese që në aleancë mes tyre nuk mund të duan rivendodjen e drejtësisë. Pse? Sespe prona "publike" e trashëguar nga komunizmi po vidhet, grabitet për pasurim korruptiv nga segmente të ndryshme të pushteteve, kontrabandës dhe mafias. Nën komunizëm prona private ra në duart e shtetit. Nën "demokraci" prona private po bie në duart e brigantëve, trafikantëve, mafiozëve. Mbi këtë pasuri, mbi këtë pronë të zezë "private", Shqipëria, ose më mirë politikanët e saj, pretendojnë të ngrenë demokracinë! Por dihet se mbi të tillë themele mund të ketë vetëm plutokraci. Një lloj surrogatoje e "demokracisë" e ngjashme herë me komunizmin, klanizmin e herë fashizmin dhe në të cilën, demokracia është vetëm një imazh, një reklamë.

    Dje masakruar nga komunizmi sot nga korrupsioni. Ky është fati i pronës private të shpallur, e shenjtë, në Kushtetutën e Shqipërisë. Vërtet ajo, prona, është një shenjt, por një shenjt i kryqëzuar nga të korruptuarit.

    Kalbësia është aq e thellë sa vjedhien nëpërmjet dhënies "me qera" e ka denoncuar edhe vetë gazeta "ZP". Ajo ka bërë publike manipulimet me tokat në të gjithë vijën bregdetare "në zonat më të spikatura turistike, si në bregdetin e Durrësit dhe Kavajës (Golem), në zonën turisitike bregdetare të Vlorës, Sarandës, në zonën e Korçës, në Tiranë". Për më shumë se një vit vetë gazeta e pushtetit po denoncon se "vetëm me një firmë të njerëzve të papërgjegjshëm, me mijra hektarë tokë shtetërore në bregdet janë tjetërsuar, duke u kthyer në tokë truall dhe duke kaluar në mënyrë të paligjshme në duart e njerëzve të paligjshëm". Çfarë është bërë dhe ç'do të bëhet për të ndëshkuar këtë masakër? Këto akuza janë në harmoni të plotë edhe me zëra opozitarë. Deputeti republikan Begeja ka deklaruar po ashtu fakte tronditëse. Sipas tij "toka, pyje, livadhe e kullota veçanërisht në zonat bregdetare po u jepen me qera për 99 vjet formave private dhe personave të rangjeve të larta politike, apo afër tyre, duke i tjetëruar ato". Si është e mundur që këto grabitje nuk e cënokan Kushtetutën ndërsa kthimi vënia në vend e drejtësisë për pronat e dhunuara nga komunizmi e rrezikokan atë?

    Rezoluta e miratuar në Parlament për ndalimin e dhënies me qera të pronave publike nuk thotë asgjë sesi do të ndëshkohen këto vjedhie, si do të korrigjohen këto padrejtësi. Rezoluta i kërkon ekzektuivit të ndalë tjetërsimin (d.m.th. vjedhien) e mëtejshëm të tokave publike. Po a mund të ndalet vjedhja pa ndëshkim? Ndërkaq nuk ka asnjë garanci se ekzekutivi do t'i përmbahet frymës së kësaj rezolute. Provë për këtë është moszbatimi i një urdhërese të lëshuar jo shumë kohë më parë nga qeveria, për ndalimin e tjetërsimit të tokës në pronë të shtetit. Rezultati? Krejt i kundërt me ç'ka kërkonte urdhëresa. E informuar se së shpejti mund të miratohet ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve, hidra e korrupsionit nisi të punojë në ethe, ditë e natë, për të gëlltitur sa më shumë troje turistike në mënyrë që kur të miratohet ligji, pronarëve t'u mbetet asgjë. Kjo tregon se në ekzekutivin shqiptar nuk ekziston vullneti për të ndalur këte makutëri korruptive që po çon në një ekzekutim të dytë të të drejtës së pronës në Shqipëri. Në një shpronësim të dytë të pronarëve. Nuk ka Kushtetutë demokratike që e justifikon këtë mungesë vullneti për rivendosjen e drejtësisë. Vetëm korrupsioni.

    Kthimi i Pronave si Drejtësi
    Kthimi i pronave të rrëmbyera nga komunizmi nuk është një shqetësim që i takon vetëm pronarëve. As një çështje thjesht ekonomike. As e të majtës apo të djathtës. Eshtë një problem i të drejtës mbi të cilën themelohet një shtet. i respektimit të Kushtetutës e cila nuk duhet të mbetet vetëm një garniturë që kënaq sytë e perëndimit. Nëse e drejta e pronës nuk vihet në vend, do të thotë se zinxhiri i padrejtësise do të vazhdojë dhe se shteti nuk do të gjejë kurrë qetësi. Sespe pa respektimin deri në fund të së drejtës së pronës, si edhe çdo të të drejte, pushteti do të jetë dhe do të mbetet në dorë të të korruptuarve, të ligjve, mafiozëve që nuk respektojnë asgjë, që nuk kanë asgjë të shenjtë pra, as shtetin vetë.

    Shqetësimi i parë i çdo qeverie duhet të jetë pikërisht vënia në vend e Kushtetutës, e në radhë të parë e të drejtës së pronës që sanksionon ajo, i pronës së fituar me blerje (por jo me para të ndyra), me trashigimi ose me dhurim. Pra shqetësimi duhet të jetë jo ai se mos shkelet Kushtetuta duke i kthyer pronat pronarëve por, sesi të mbrohet ajo duke ju dhënë të drejtën pronarëve dhe duke ndalur e ndëshkuar rrëmbimin e paligjshëm të tokave.

    Në fakt është pikërisht mosdhënia e të drejtës pronarëve të ligjshëm që ka shkaktuar katastrofa të pakthyeshme. Shikoni ish-plazhin e Durrësit! Por jo, nuk mund ta shihni dot. Ai nuk është më. Një krim i vërtetë është kryer atje. Një pasuri e tërë turisitike që do të mund të sillte miliona për vendin, është katandisur në një zonë të qelbur banimi ku të thëthijnë mushkonjat. Plazhin e kanë vrarë ndërtime të shëmtuara pa leje mbi toka të rrëmbyera.
    Duhet vullnet bazuar në drejtësi për të shëruar këto kobe që nuk kanë ndodhur në asnjë shtet të botës. Por këtë nuk mund ta bëjnë natyra të korruptuara. Ujku nuk mund të mos çajë dhe rrëmbejë në tufë, akrepi nuk mund të mos pickojë. Duhen të tjera karaktere. Por tani për tani, ujqit mund t'i përmbajë vetëm ligji, vetëm Kushtetuta që nuk është e tyre, por e njerëzve, e Shtetit.

    Një nga funksionet bazë të një shteti me liri (demokratik) është ruajtja e pronës së private. Ky shtet e ndihmon individin që duke respektuar pronën publike të zhvillojë e fuqizojë edhe pronën e tij. Vetëm shteti komunist kishte për qëllim rrëmbimin e pronës private indvidit, xhveshjen e tij nga prona. Ai shtet u përmbys por mentaliteti i tij mbahet ende. Ndryshe nuk kanë si shpejgohen deklarimet e deputetit socialist Angjeli që moskthimin e pronave pronarëve e justifikon me mospagimin nga ana e tyre të tatimit të jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës të imponuar nga shteti komunist! Eshtë tepër cinike që një padrejtësi të re, moskthimin e pronave, ta trukosh me të drejtën e shtetit komunist, me dhunën e tij dhe ish-pronarët viktima, t'i paraqitësh si evazorë fiskalë.
    Nëse nën komunizëm shpronësimi i pronarëve u bë në emër të popullit (në thojza) sot mohimi i kësaj të drejte po bëhet në emër të korrupsionit (pa thojza). Ndaj sot në vigjilje të "demokracisë" prona private është edhe më e rrezikuar se në vigjilje të komunzmit. Ajo u shkel, u gropos, u pushkatua nën komunizëm por u ringjall në dalje të tij. Dokumentat kadastralë nuk ishin asgjesuar. Por ajo nuk do të ringjallet më pasi shteti t'i kthejë "pronat". Nuk do të ringjallet më pasi rrëmbyesit e korruptuar të manipulojnë e falsifikojnë, apo zhdukin dokumentat kadastralë, kur nën pretekstin e "realiteteve historike kokëforta", të vëshirësive finaciare të shtetit apo edhe stabilitetit makroekonomik, pronarët të mashtrohen nga një shtet Pilat i cili, nuk po kërkon rivendosjen e drejtësisë, por thjesht larjen e duarve nga loja e shpronësimeve që dje e bëri komunzmi dhe që sot, po e vazhdojnë në liri të plotë të korruptuarit. Pasi të korruptuarit të grabisin gjithçka, qeveritarët do justifiohen se nuk ka më troje për kompensim. A doni nga një copë mal? - do pyesin me ironi. Akomë më pas, kur të ngrihet versioni i kompensimit fianciar do të thonë se nuk ka para dhe do të ofrojnë çmime mjerane, shumë larg vlerës reale. Shteti po përgatitet t'u flakë pronarëve sikundër "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", një thes: Ja ku i keni, merrini! Por nuk do të jetë drejtësia aty, nuk do të jetë koloneli "Z". Do të jetë vetëm një thes i kalbur me kockat e pronave të dikurshme të brejtura nga hijenat e korrupsionit.

    Ky është korrigjimi i krimeve të komunizmit, kjo është lufta kundër korrupsionit? Eshtë kjo Drejtësia, themeli i demokracisë që presim të na njohë dhe pranojë Europa? A është humane që pronarët e ligjshëm të mbeten fatalisht në anën e viktimës? Nën komunizëm u sakrifikuan për "popullin". Në "demokraci" po sakrifikohen për të korruptuarit. Deri kur kështu? Gjithçka po ndodh dëshmon se në Shqipëri sundon një dorë politikanësh që besojnë në ekuacionin Kapitalizëm = Mashtrim. Por edhe këtë herë do vetëmashtrohen dukë u bërë sjellës të fatkeqësisë si për veten e tyre, ashtu edhe për pronarët, popullin, Shqipërinë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-06-2006 më 14:05
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    gazeta55
    ....................



    Kthimi i tokës tek i zoti Dhe bregu i detit

    Nga Beqir AJAZI

    Gjatë këtij tranzicioni i cili u zgjat e u stërzgjat derisa u bë porsi ai kanali i Muzeqesë që ec dhe ec e s'ka të sosur, të bie në sy një fakt i cuditshëm:
    Sa herë që ky problem madhor shtrohet në Parlament për t'u diskutuar,debatuar dhe zgjidhur me anë të votimit, deputetët e majtë o nuk vijnë fare atë ditë në mbledhje ose çohen në unison dhe ngrenë e valesisin kompensimin e tyre me bregun e detit, sikur kjo të ishte zgjidhja më magjistrale dhe më e drejtë në botë që e paskan shpikur ata.

    Por ata që janë me origjinë nga këto anë të bregut të detit e kanë shumë të qartë se një propozim i tillë është një qëndrim dashakeq shëmtaraq dhe tepër mashtrues ndaj pronarëve të ligjshëm.
    Veç kësaj një propozim i tillë mban erë provokimi për vëllavrasje e këtu nuk jemi në Suedi por në Shqipëri ku qysh se ka ekzistuar jeta dhe brez pas brezi dihet se ai që e lëron tokën deri atje ku fillon rëra e ka dhe e konsideron pronë të veten përpara tij deri atje ku uji i detit fërkohet natë e ditë me rërën dhe vaj kush guxon t'ia preki! Habitemi se si pretendojnë se nuk e dinë këtë realitet deputetët tanë të majtë kur këtë e di edhe bufi i kënetës. Ai më këmbëngulësi i një propozimi të tillë, le të guxojë e ta provojë..

    Kundruar nga disa anë të tjera një propozim i tillë është një provokim i hapët për të krijuar edhe një motiv tjetër për vëllavrasje.

    Eshte me të vërtetë interesant të konstatosh se nga të dhjetë republikat ish komuniste të Evropës Lindore nëntë prej tyre me përjashtim të vendit tonë ua kanë kthyer me ligje tokat të zotërve.
    Vec kësaj nga këto republika ka shumë prej tye që kufizohen me dete dhe pra kanë një breg deti relativisht të gjatë po asnjëra prej tyre nuk i ka shpërblyer apo kompensuar të zotët e tokës duke u dhënë bregun e detit.
    Prandaj kjo bidate dallohet për "Made in Albania" krejt ekskluzive.

    Duke nxjerrë gjithonë të tilla yckëla pas yckëlash deputetët e majtë orvaten të vrasin dy zogj me një gur. Nga njëra anë ata ruhen që të mos ua kuptojë Evropa se atë ngjyrën rozë e kanë marrë e kanë sa për të hedhur hendekun, kurse nga ana tjetër ata u thonë shqiptarëve se po lodhen e po djersiten si e si për të gjetur mënyrën më të mirë të kompensimit për pronarët.
    Këta deputetë të bekuar me fjalë betohen se po marrin shembuj nga bota më e përparuar se ne për çdo problem kurse për të kopjuar mënyrën se si e kanë zgjidhur të nëntë vendet ish- komuniste kthimin e tokave këta as që e zënë kurrë me gojë dhe as që duan të dëgjojnë fare nga ai vesh.

    Duke studiuar këtë problem në mënyrë globale lind pyetja për të marrë vesh shkakun përse veças nga gjithë bota ish- komuniste, deputetët e majtë të Parlamentit tonë mbajnë me këmbëngulje një qëndrim kaq negativ ndaj kthimit të tokës tek i zoti?Arsyet e një këmbënguljeje të tillë janë të shumta, po ne po kufizohem vetëm në atë më kryesoret"

    Arsyeja e parë është se parlamentarët tanë të majtë duke qenë vetë ish m-l të bindur dhe 24 karatësh ose të bijtë e tyre të mësuar e të përkëdhelur të sistemit kanë një alergji të theksuar ndaj pronarëve të tokës që u vjen nga shkollimi i tyre në këtë drejtim.
    Me një ndërgjegje dhe me një mentalitet kaq të mufatur me komunizëm ata nuk lenë hile dhe mashtrim pa bërë për të mos vajtur toka tek i zoti ose për të nxjerrë zgjidhje të tilla mashtruese në mënyrë që hem botës t'i thonë se e zgjidhën problemin e kthimit të tokës dhe hem pronarët t'i nxjerrin si rruar qethur ose t'i lenë me gisht në gojë.

    A e kuptojnë vallë deputetët tanë të majtë se përderisa toka të mos ketë vajtur tek i zoti, këmbë investitori i huaj këtu nuk do të shkeli kurrën e kurrës sepse afaristët e huaj nuk janë trupeshk që të hedhin në hava paratë e tyre nder ato toka ku është pronar qenesi dhe jo vendasi?

    A e kuptojnë vallë deputetët tanë të majtë se duke mos e lenë tokën që të kthehet tek i zoti ata po e lënë atë djerr, qysh prej mëse dymbëdhjetë vjetësh .
    Se me një obstruksion të tillë ata nuk po u japin voli që ta kthehen ndër vatrat e tyre të 700 mijë djemtë tanë që punojnë në Greqi, thuajse rrogë pa rrogë dhe për 300 mijë të tjerë që mbajnë llaç dhe pastrojnë gjirizët e italianëve duke u ndenjur të huajve në selam e në temena, kurse për vete tokën që kanë në Shqipëri ata janë pronarët e një vendi shumë të privilegjuar nga vetë natyra?

    A e dijnë vallë deputetët tanë të majtë se si e ka përshkruar poeti i madh vendin tonë kur thotë"
    Edhe hana do ta dijë/
    Edhe dielli do t' ketë pa/
    Se përqark ksaj rrotullije/
    Si Shqipnia vend nuk ka/
    Shkunde pluhnin pra o Shqipni/
    Çoje ballin si mbretneshë/
    Se me djem që ushqen ti n'gji/
    Nuk mund t'quhesh robenesh/...

    Fusha t'gjana kodra t'blerta/
    Si e di mirë që ti m'i ke/
    E ku ambël i shkon jeta/
    Sima t'mirit mbi kët dhe?"

    A e dijnë vallë deputetët tanë të majtë se duke bërë njëmijë hile për të mos e lënë tokën që të shkojë tek i zoti ata po bëjnë bash lojën e armiqve tanë ballkanikë?
    Duke mos u dhënë voli një milion djemve të rinj që të vijnë e të punojnë tokat e tyre ku do të gëlonin investimet e huaja, këta djem të mbetur pa shpresë që të kthehen te begatojnë me punë tokën e tyre të krijojnë familje me vajzate vendit të tyre dhe të evitojnë që fëmijët e tyre të lindur shqiptarë e me gjak shqiptari për shkak të nënës greke apo dhe italiane të mos quhen shqiptarë të mos e flasin gjuhën tonë si dhe t'i quajnë të huaja zakonet tona tradicionale që na dallojnë nga të gjithë popujt e tjerë?
    Po çka është më zi akoma është fakti se duke mos u kthyer më kurrë në vend të tyre ky milion djemsh të rinj, po aq vajza njëheri do të fishkeshin pa burra dhe ne të shumtën e rasteve do t'i jepej shkas harvalerisë dukuri që shqiptari e ka luftuar ndër shekuj dhe për nderin e vajzave tradicionalisht këtu është derdhur gjaku rrëke.

    A e kuptojnë vallë deputetët tanë të majtë se duke mos vajtur toka tek i zoti humbja kombëtare është e hatashme, kur dihet se gjatë luftës së fundit populli shqiptar pati disa mijë të vrarë kurse në rastin konkret humbja do të ishte dy milionë, një nga të cilët burra dhe një gra.

    A e dijnë vallë deputetët tanë të majtë se janë të zotët e tokës dhe pronarët, fisnikët,shtëpitë e mira dhe dyert e mëdha ato që e kanë bërë Shqipërinë dhe i kanë dalë zot me gjoks kur kjo ka qenë në rrezik.
    Sidoqoftë historia nuk na ka dhënë asnjë shembull konkret që haben -niksat sklarët dhe përgjithësisht ata që imbajnë kalamajtë me satace mielli të marrë hua nëpër mëhalle të kenë qenë kurrë protagonistët e lirisë.

    Historia është një gjykatëse shumë e rreptë që nuk pranon as hatëre e as rushfete, ajo i bie drejt pa dashur të dijë fare se kujt i ngel hatri e kujt i prishet qejfi... Kështu që kjo gjykatëse kaq e prerë na mëson se Lidhjen Shqiptare të Prizrenit që e tronditi keq Perandorinë e tre kontinenteve, Kongresin e Vlorës që na siguroi pavarësinë si dhe Kongresin e Lushnjes që krijoi shtetin e parë juridik të Shqipërisë e kanë bërë ata që kishin kotecet me misër, hambarët me grurë vatjat me dele e me dhi, stallat me lopë e buallica, pushkën kollane të qëndisur me fije ari dhe qesen plot me verdhushka të cilët duke e parë atdhenë në rrezik ua hipën kuajve me shalë dhe vrapuan atje ku kërciste topi dhe burrat hidheshin në zjarr për Allah kurse kacidhjare e haban ..... edhe sikur të donin nuk kishin mundësi.

    A e dijnë deputetët tanë të majtë se baballarët e tyre si dhe ata vetë i ka gënjyer e mashtruar Enveri duke ua treguar historinë me këmbë përpjetë duke ua veshur brekë grisurve sukllarëve dhe kacidhjarëve meritat dhe punët e mëdha që kishin bërë për Shqipëri vetëm fisnikët?

    Sado që është munduar Enveri që ta verë Haxhi Qamilin në fronin e pamerituar të lavdisë ai prapë se prapë nuk qëndron dot atje, se nuk e len historia me fjalët e saj të qarta.

    A e dijnë vallë deputetët tanë të majtë se duke mos e votuar dhe duke i vënë stërkëmbëshin kthimit të tokës tek i zoti ata e varfërojnë vendin ekonomikisht, pengojnë kthimin e një milion djemve nga kurbeti, fshijnë një milion vajza duke i plakur pa burra, largojnë investitorët e huaj nga vendi ynë dhe e dënojnë Shqipërinë me një varfëri dhe skamje të paparë se i venë ferrin pajtimit kombëtar dhe e paralizojnë me një ngërç të madh tërë ekonominë dhe begatinë e Shqipërisë?

    A e dijnë vallë deputetët tanë të majtë se me votat e tyre në favor të vajtjes së tokës tek i zoti atyre u ka dhënë historia një shans të shkëlqyer për të provuar me fakte dhe jo vetëm me gojë se e duan Shqipërinë mbi cdo gjë tjetër në botë gjithë duke i ruajtur bindjet e tyre politike.
    Deputetët tanë të majtë do të kenë parë se si këto kohët e fundit serbët dhe sllavët e Maqedonisë u dogjën e u poqën duke i kundërshtuar qëllimet e Evropës jo në emër të komunizmit po vetëm në emër të interesave të tyre kombëtare?

    Le të shpresojmë pra që edhe deputetët tanë të majtë do të votojnë ditën e caktuar për kthimin e tokës tek i zoti, duke dhënë kështu një shembull dhe provë të qartë se ata më parë janë shqiptarë me shqitparizëm se sa majtisë me bolshevizëm.

    A ka vallë nder më të madh për një deputet të majtë se sa ta zbllokojë Shqipërinë nga ky ngërc i tmerrshëm që i vjen vendit vetëm e vetëm nga mos vajtja e tokës tek i Zoti.


    .........
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Çështja e pronës private: PD-PR arrijnë kompromisin

    Zgjidhja e pronave, fundi i tranzicionit

    Nga Alfred Moisiu

    Është kënaqësi dhe njëkohësisht një ndër detyrimet e mia kushtetuese të inicioj këtë tryezë debati politik për një ndër problemet më madhore të të gjithë periudhës së tranzicionit, çështjen e pronave. Sikurse dihet, zgjidhja e këtij problemi ka ecur ngadalë, institucionet nuk kanë bashkëpunuar si dhe sa duhet, dhe se veprimtaria e Komisionit të posaçëm parlamentar për shqyrtimin e ligjeve të paraqitura në Kuvend për Pronat nuk ka dhënë rezultatet që priteshin prej tij. Ne mblidhemi sot pas një konsultimi intensiv me përfaqësuesit më të lartë të faktorit politik vendas; pas njohjes me kuadrin ligjor e institucional të ndërtuar dhe të zbatuar në Shqipëri pas vitit 1990, si edhe pas shqyrtimit me kujdes të diversitetit të gjerë të pikëpamjeve rreth kësaj çështjeje, të shprehura në tribuna publike dhe politike brenda dhe jashtë vendit. Për hir të së vërtetës, vlen të theksohet se për shkak të kompleksitetit të problemit që do të diskutojmë sot, qëndrimet e shprehura tregojnë njëkohësisht se, përtej zhurmës propagandistike, mungesës së platformave të qarta partiake, të vullnetit të pamjaftueshëm politik si dhe të përdorimit për interesa të politikës së ditës, të pjesës ende të pazgjidhur të problemeve të pronësisë, prona private e trashëguar nga brezat e mëparshëm dhe e krijuar me mund e djersë në vitet e tranzicionit, ka fituar qëndrueshmëri; sektori privat u bë dominues qysh në fillimet e reformave për transformimin e ekonomisë së centralizuar, gjë që është dëshmia më e mirë e pakthyeshmërisë së sistemit dhe e ecjes tonë përpara. Procesi i reformimit të institucioneve bazë të shtetit dhe i vënies së tyre më të mirë në shërbim të qytetarit dhe të interesave themelore të tij, si edhe përgjegjësia jonë politike e historike në lidhje me çështjen e pronave, kërkojnë që duke ndëshkuar me forcën e ligjit të gjitha llojet e abuzimeve me pronat, abuzime që vijnë nga kequshtrimi i pushtetit apo tejkalimi i së drejtës që të jep ligji, të rivendosim të drejtat e mohuara të asaj pjese të pronarëve, të drejta të cilat hap pas hapi janë vënë në rrugën e zgjidhjes. Unë jam i ndërgjegjshëm se as ka dhe as do të ketë, as këtu apo gjetkë, ndonjë ligj që të kënaqë plotësisht interesat e të gjithë anëtarëve të shoqërisë. Por jam po aq i vëmendshëm t’ju kujtoj, se pa zgjidhur bashkërisht çështjen e pronësisë sipas disa opsioneve që unë i konsideroj të mundshme dhe që synojnë:

    Të garantojnë hapat e hedhur deri tani në këtë fushë dhe u hapin rrugën investimeve afatgjata vendase dhe të huaja, sidomos në sektorin agrar e në turizëm, të zhbllokojnë huatë bankare për shkak të mungesës së kolateralit në pasuri të patundshme, si dhe të përafrojnë dukshëm legjislacionin dhe institucionet tona me vendet e Bashkimit Europian në prag të çeljes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me të, ne nuk mund të themi se e kemi përmbushur detyrimin tonë ndaj brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë. Në këtë mënyrë do të vëmë në jetë edhe standartet e të Drejtave të Njeriut, të promovuara aq shumë në këto vite tranzicioni. Është kjo arsyeja që jemi sot këtu së bashku, për të diskutuar me përgjegjësi politike dhe institucionale rreth rrugëzgjidhjeve më të përshtatshme për çështje të tilla si ecuria e derisotme dhe përvoja e grumbulluar: Në zbatimin e ligjit 7501, datë 19 Korrik 1991 për tokën, si dhe të dy ligjeve bazë për kthimin e kompensimin e pronave (ligji nr.7698 dhe ligji 7699 të vitit 1993); në punën e bërë nga komisioni ad-hoc parlamentar për çështjen e pronave si dhe bashkëpunimit të realizuar ndërmjet institucioneve të ndryshme shtetërore në mbështetje të punës së këtij komisioni. Është e kuptueshme se nëpërmjet tryezës së sotme politike, opinioni publik, qytetarët, taksapaguesit dhe votuesit tanë, por edhe miqtë tanë perëndimorë, presin dhe shpresojnë qe ne të demonstrojmë vullnetin e nevojshëm politik për zgjidhjen e këtij problemi.

    Të kërkojmë dhe të gjejmë bashkarisht ato elementë që na bashkojnë në favor të legjitimitetit të shtetit dhe së ardhmes sonë të përbashkët, t’í hapim rrugën rishikimit dhe plotësimit të mëtejshëm të drejtimit dhe veprimtarisë së komisionit të posaçëm parlamentar, duke i dhënë mandatin përkatës politik, të përfshijmë gjerësisht ekspertët dhe teknicienët në veprimtarinë e komisionit të posaçëm parlamentar dhe në debatin publik rreth kësaj çështjeje, të ndalojmë e ndëshkojmë veprimtarinë grabitqare të zyrtarëve të pandërgjegjshëm në pushtet dje apo sot në uzurpimin e tokave bujqësore, trojeve, pyjeve, kullotave e zonave turistike të vendit.

    Nëpërmjet kësaj tryeze shpresoj se do të gjejmë konsensusin politik më të gjerë të mundshëm, jo thjesht për disa rregullime ligjore që janë kërkesë e kohës, por edhe të ushtrojmë përgjegjësitë tona institucionale për të futur vendin në kilometrat e fundit të rrugës së gjatë e të dhimbshme të njohur si tranzicioni demokratik drejt ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së lirë. Duke përfituar nga prania e medias, por edhe duke vlerësuar lart vullnetin tuaj për të më mbështetur në përmbushjen e detyrimeve të mia kushtetuese, në respektimin e të drejtave themelore njerëzore dhe civile të çdo qytetari të Republikës tonë Parlamentare, gjej rastin t’ju garantoj se prona e fituar me trashëgimi, me mund, me djersë, me punë të ndershme, do të respektohet përherë e më shumë nga shteti shqiptar.



    Fjala e Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, në tryezën e djeshme të kryetarëve të partive politike për zgjidhjen e çështjes së pronave
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Partitë politike nën patronazhin e Moisiut arrijnë konsensusin për pronat


    Pronat, tryeza e partive: Pro ligjit 7501

    Marrëveshja : “Krahas kthimit, kur është e mundshme, të përdoret metoda e kompensimit kryesisht fizik pa përjashtuar atë financiar”.

    TIRANË – Tryeza e djeshme e të gjitha partive parlamentare, e organizuar nën kujdesin e presidentit Moisiu nuk shprehu vullnetin për ndryshimin e ligjit 7501 të miratuar në 1991 dhe që prashikon kthimin dhe ndarjen e pronave, tokave bujqësore, kullotave dhe livadheve jo krejtësisht në bazë të pronësisë, por në bazë të parimit, toka i takon atij që e punon. 15 partitë politike parlamentare shprehën dje vetëm vullnetin e tyre politik për të zgjidhur çështjen e pronave. Por kjo zgjidhje nuk do të vijë përmes abrogimit të ligjit 7501, por nëpërmjet një përmirësimi të vogël që do t’i bëhet këtij ligji, duke respektuar edhe nenet 41, 181 të Kushtetutës së Shqipërisë. Marrëveshja parashikon që ligji i ri të miratohet brenda 15 shkurtit të vitit 2003. Pronarët e ligjshëm të tokave, në bazë të propozimeve të bëra dje në tryezën e partive politike, më tepër do të kompensohen në natyrë, por pa përjashtuar edhe kompensimin financiar. Por nuk përjashtohet mundësia që pronarëve të ligjshëm të mund t’u kthehet prona. Këto pika janë përcaktuar edhe në deklaratën përfundimtare të 15 partive parlamentare, në të cilën sipas zëdhënësit të presidencës Arjan Konomi thuhet se “krahas kthimit kur është e mundshme, të përdoret metoda e kompensimit kryesisht fizik pa përjashtuar kompensimin financiar”. Deklarata nuk u nënshkrua vetëm nga kreu i legalistëve, Eqerem Spahia. Debatin mbi abrogimin e ligjit aktual e ka ngritur legalisti Spahia për abrogimin e ligjit 7501, pasi, sipas tij, vetëm me abrogimin e këtij ligji mund të zgjidhet kjo çështja. “Qëndrimi në këmbë i atij ligji shkel të drejtat e shumë pronarëve të ligjshëm të tokave”,- tha ai dje. Mësohet se këtë debat nuk e kanë ushqyer partitë e tjera parlamentare, veçanërisht ato të opozitës. Kryetari i PD-së e kishte shprehur një ditë më parë qëndrimin e tij kundër abrogimit të këtij ligji, pasi, sipas Berishës, abrogimi i 7501 do të sillte konflikte të ashpra socialise. As partitë e maxhorancës nuk janë të interesuar për një abrogim të këtij ligji, por ata kanë shprehur idenë e gjetjes së një zgjidhjeje të mesme. Më pas debati është përqendruar tek hartimi i deklaratës së përbashkët dhe se çfarë pikash do të përmbajë kjo deklaratë. Por disa kryetarë të partive të vogla opozitare kanë mbetur të pakënaqur me mënyrën se si u ra dakord për të zgjidhur një çështje të tillë, pasi në tryezën e partive parlamentare nuk është folur ndonjë gjë e re, vetëm është kërkuar përmirësim i ligjit 7501. Sipas tyre, do të pritet të shihet se çfarë do të sjellë qeveria shqiptare në Parlament më 15 shkurt të vitit të ardhshëm dhe atje do të debatohet përsëri. Madje ata janë shprehur për një përplasje që ekziston mes nenit 41 të Kushtetutës dhe ligjit 7501, ndërsa Kushtetuta i njeh të drejtën e pronës të blerë, të trashëguar apo dhuratë, ligji 7501 ka bërë pronarë të rinj, shumë prej tyre e kanë përfituar pronën e tyre mbi pronën e dikujt tjetër, i cili e ka trashëguar këtë tokë dhe e ka hipotekuar atë në emrin e familjes së tij deri në vitin 1944.

    Marrëveshja e 14 partive mbi ligjin për pronat

    Konform neneve 41 dhe 181 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të mbështesin politikisht zgjidhjen e problemit të pronave nëpërmjet rregullimit të kuadrit ligjor në fuqi me synim zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.
    Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me qeverinë dhe një të Dërguar të Posaçëm të Presidentit të Republikës, të përgatisë dhe të paraqesë për shqyrtim dhe miratim rregullimet përkatëse ligjore jo më vonë se data 15 shkurt 2003.
    Për zgjidhjen e problemit të pronave, krahas kthimit kur është e mundshme, të përdoret metoda e kompensimit kryesisht fizik pa përjashtuar kompensimin financiar. Për këtë qëllim, të saktësohet dokumentacioni mbi pronat nga agjencitë shtetërore përkatëse.
    Duke vlerësuar dobinë e tryezave ndërpartiake për çështje të tilla madhore, përfaqësuesit e partive politike falenderuan presidentin e Republikës për ndërmarrjen e kësaj iniciative me interes kombëtar.
    Dokumenti u nënshkrua nga 14 drejtuesit dhe përfaqësuesit e partive parlamentare që ishin të pranishëm në tryezë.
    Fatos Nano (PS), Sali Berisha (PD), Skënder Gjinushi (PSD), Genc Pollo (PDr), Fatmir Mediu (PR), Neritan Ceka (PAD), Shpëtim Rroqi (PBK), Vangjel Dule (PBDN), Lufter Xhuveli (PA), Dashamir Sheh (PDR), Preç Zogaj (AD), Nikollë Lesi (PDK), Teodor Laço (P LD).

    Moisiu: Kthimi i pronave i dhimbshëm për një pjesë të qytetarëve

    TIRANË – Presidenti Moisiu në fjalën e tij pëpara kryetarëve të partive parlamentare kërkoi angazhim politik e të gjithëve për të zgjidhur çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ai ka premtuar se “dua t’iu garantoj se prona e fituar me trashëgimi, me mund, me djersë, me punë të ndershme do të respektohet përherë e më shumë nga shteti shqiptar”. Por Moisiu nuk ka harruar të kujtojë se një proces i tillë, do të jetë i dhimbshëm për një pjesë të qytetarëve shqiptarë, por i gjithë ky proces një tranzicion i nevojshëm demokratik drejt ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së lirë. “Të demonstrojmë vullnetin e nevojshëm politik për zgjidhjen e këtij problemi; të kërkojmë dhe të gjejmë bashkarisht ato elementë që na bashkojnë në favor të legjitimitetit të shtetit dhe së ardhmes sonë të përbashkët; t’í hapim rrugën rishikimit dhe plotësimit të mëtejshëm të drejtimit dhe veprimtarisë së komisionit të posaçëm parlamentar, duke i dhënë mandatin përkatës politik”,- tha ai dje. Moisiu kërkoi që në këtë proces të përfshihen teknicienë në veprimtarinë e komisionit të posaçëm parlamentar dhe për hartimin e një projektligji sa më të pranueshëm për të gjitha palët në këtë debat të marrë pjesë edhe opinioni publik. Ai gjithashtu kërkoi nga të gjithë që “të ndalojmë e ndëshkojmë veprimtarinë grabiqare të zyrtarëve të pandërgjegjshëm në pushtet dje apo sot në uzurpimin e tokave bujqësore, trojeve, pyjeve, kullotave e zonave turistike të vendit”. Për të gjitha këto çështje, Moisiu ka kërkuar që konsensusi të mos jetë vetëm për dukje apo për disa rregullime të vogla, por edhe të plotësojnë kërkesat e të gjithë pronarëve.
    G.Bushati

    Spahia: Ja pse nuk firmosa

    TIRANË – Spahia nuk pranoi të firmoste dje deklaratën e 15 partive parlamentare. Arsyen e mosfirmosjes së kësaj deklarate e shpejgoi po dje kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, i cili bëri të ditur se: “Unë nuk e nënshkrova këtë deklaratë, pasi dy partitë e mëdha nuk pranuan të abrogojnë ligjin 7501 dhe në deklaratën përfundimtare, pavarësisht nga këmbëngulja ime, nuk u parashikua kthimi i pronave të familjes mbretërore”. Ai shprehu mosbesimin e tij për zgjidhjen e kësaj çështjeje brenda afatit të caktuar më 15 shkurt, pasi sipas Spahisë, ai që humbi me këtë angazhim politik të të gjitha pronave është vetëm pronari i ligjshëm. Spahia shprehu habinë e tij për qëndrimin që mbajtën në tryezë republikanët dhe ballistët, që së bashku me përfaqësuesin e legalistëve kanë braktisur komisionin parlamentar, pikërisht për t’u abroguar ligji 7501. Kryetari i legalistëve kërkoi dje në tryezë edhe zgjidhjen e çështjes së të përmbyturve nga liqeni i Fierzës, të cilët aktualisht kanë mbetur pa shtëpi dhe pa prona, pasi pronarët e vërtetë të këtyre trojeve kërkojnë të kthehen aty.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Leka: Spahia s’është i autorizuar të kërkojë pronat e mia

    TIRANË – Familja mbretërore do t’i nënshtrohet ligjit të pronave që do të bëhet për të gjithë pronarët e tjerë. Zëdhënësi i kësaj familjeje, Gërmenji, bëri të ditur dje se: “Familja mbretërore dhe Leka Zogu kanë kërkuar që çështja e pronave të tyre duhet të zgjidhet me ligjin e përbashkët të të gjithë pronarëve”. Sipas tij, zhurma që është bërë në tryezën e partive nga ana e Eqerem Spahisë, nuk ka qenë e autorizuar nga familja mbretërore dhe se qëndrimi i familjes mbretërore është krejt i kundërt me atë që është paraqitur publikisht nga kryetari i Lëvizjes së Legalitetit. Gërmenji vuri në dukje se Leka Zogu do t’i nënshtrohet ligjit të pronave, ashtu siç do të bëjnë edhe gjithë pronarët e tjerë. Kjo familje, megjithëse zotëron prona të konsiderueshme në mbarë vendin, është shprehur dhe do të mbështetë çdo ligj që do të miratohet nga Parlameti shqiptar dhe do të pranohet nga pronarët. Zëdhënësi i familjes mbretërore, theksoi më tej se Leka Zogu nuk ka pretenduar asnjëherë që për pronat e tija të bëhet një ligj i veçantë për kthimin dhe kompensimin e tyre. “Ekskluziviteti i pronave i takon familjes mbretërore dhe nuk është eksluzivitet i Partisë Lëvizja e Legalitetit, pra pronat janë çështje familjare dhe jo partiake, ashtu siç është paraqitur”,- u shpreh Gërmenji. Reagimi i tij vjen menjëherë pas përpjekjeve që bëri kryetari i PLL, Eqerem Spahia, që në deklaratën përfundimtare të 15 partive parlamentare të përcaktohej një pikë ku këto parti të angazhohen në zgjidhjen e çështjes së pronave të familjes mbretërore. Mospërcaktimi i kësaj pike në deklaratë, pavarësisht se krerët e partive kanë rënë dakord parimisht për zgjidhjen e kësaj çështjeje, bëri që Spahia të mos e firmoste deklaratën përfundimtare, duke e quajtur atë të papranueshme. Por, në këtë iniciativë të tij, Spahia nuk u mbështet dje nga familja mbretërore.
    PAUCA SED MATURA

  7. #7
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Kosova, vendi i vetëm në Evropë pa ligj për privatizimin

    Nga Naim Gashi

    Prej tri vitesh e gjysmë, BE-ja udhëheq ekonominë kosovare, por kjo e fundit nuk është pjesë e ekonomisë evropiane. Kosova shfrytëzon valutën euro, por nuk është pjesë e eurozonës dhe as anëtare e Bankës Qendrore Evropiane. Në Kosovë janë të vendosura përfaqësitë e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, por ajo nuk është anëtare e asnjërës prej tyre. Resurset natyrore dhe ndërmarrjet shoqërore (shtetërore) e publike menaxhohen nga Bashkimi Evropian por në esencë pjesa më e madhe e ekonomisë është socialiste. Ajo mbështetet në 360 ndërmarrje shoqërore, të cilat janë trashëguar nga e kaluara komuniste, do të thotë janë “pronë e gjithkujt, dhe e askujt”. Me zhagitjen e miratimit të ligjit për privatizimin (UNMIK-u, ligjet në Kosovë i quan “rregullore”), pas 4 vitesh në fakt nuk ka se çka të privatizohet, për arsye se këto ndërmarrje janë të rrezikuara të zhduken në substancë, për shkak të dëmtimeve nga lufta dhe menaxhimit të keq nga UNMIK-u, respektivisht BE-ja.
    Ka tri vite që rregullorja për privatizimin në Kosovë shëtit nga Prishtina në Nju Jork, por ajo ende nuk është miratuar me pjesët e saj përbërëse. Nga 1 korriku i vitit të kaluar është miratuar Rregullorja për themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, por ende nuk janë miratuar procedurat në bazë të të cilave do të bëhej transformimi i pronës së këtyre ndërmarrjeve. Kjo agjenci ka autoritetin e transformimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike. E meta më e madhe e kësaj rregulloreje është se ajo nuk gëzon të drejtën e privatizimit të tokave të ndërmarrjeve shoqërore, që e bën atë të pakuptimtë. Me këto rregulla loje, edhe nëse eventualisht fillon transformimi, nuk do të gjendet ndonjë investitor i jashtëm që do të kishte dëshirë të blente një ndërmarrje kosovare, e cila ndodhet në tokën, pronari i së cilës nuk dihet. UNMIK-u ka hartuar një rregullore shtesë e cila lejon dhënien me koncesion të tokave të ndërmarrjeve shoqërore për 99 vjet, por ajo ka hasur në pengesat burokratike të Zyrës Legale në Nju Jork.
    Aktualisht zyrtarët e UNMIK-ut duke përfshirë edhe ambasadorin evropian në Kosovë, Endi Birpark, dalin me deklarata të nxituara, duke thënë se privatizimi do të fillojë “javën apo muajin e ardhshëm”. Birpark një deklaratë të ngjashme e bëri së fundi para vitit të ri kur premtoi se rregullat e punës së Agjencisë së Privatizimit do të miratohen në javën e parë të janarit. Por, këto rregulla ende nuk janë miratuar, arsyetimi është gjithmonë i njëjtë, “javën tjetër do të kryhet kjo punë”.
    Zhagitja e procesit të privatizimit në fakt është në interes të atyre që përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga menaxhimi jotransparent i këtyre ndërmarrjeve. Një menaxher ndërkombëtar i një ndërmarrjeje të tillë (është fjala për “Trepçën”), kur ishte pyetur nga një gazetar se ku i keni shpenzuar 6 milionë dollarë të dedikuara për këtë kompani, ishte përgjigjur, “kemi blerë dorëza dhe kapela për punëtorët”. Ky është një fakt se si menaxhohen ndërmarrjet shoqërore në Kosovë. Ky menaxher pas punës së “suksesshme” në “Trepçë”, është avancuar në një kompani tjetër, shumë më të madhe, e cila grumbullon miliona euro nga donatorët, por edhe nga buxheti vendor.
    Mungesa e ligjit për privatizimin, ul çmimin e këtyre ndërmarrjeve, të cilat po shkatërrohen çdo ditë nga menxhimi i keq dhe vjedhjet që bëhen në to. Nëse vazhdon vonesa e fillimit të procesit, Kosova do të jetë vendi i vetëm në ish -bllokun socialist, që nuk do të ketë se çka të privatizojë, përveç tokave të ndërmarrjeve.
    Qeveria e Kosovës i ka duart larg këtyre ndërmarrjeve. Në rregulloren për themelimin e Agjencisë së Privatizimit shkruhet se rregullat e saj nuk mund të kundërshtohen nga asnjë instancë tjetër në Kosovë, që do të thotë as nga Korniza Kushtetuese, që në fakt në Kosovë është kushtetutë, e të mos flasim për qeverinë dhe kuvendin që i kanë kompetencat e cunguara. Sipas këtij neni të agjencisë, në fakt ajo është më e fuqishme se kushtetuta me të cilën qeveriset Kosova, kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi është anëtar formal i disa komiteteve të përbashkëta ndërkombëtare dhe kosovare, por ndikimi i tij nuk është fare evident. Rexhepi është kërcënuar se nëse vazhdon të mos përfillen mendimet e tij për këto çështje ai do të japë dorëheqjen nga komitetet e përbashkëta, siç është Këshilli Ekonomik Fiskal, apo Komiteti për Energjetikë.
    Kosova është vendi i fundit në Evropë që po pret fillimin e procesit të privatizimit. Edhe nëse fillon ky proces, për ndryshim nga të gjitha këto vende, fondet e privatizimit do të ngrihen në bankat perëndimore për të pritur zgjidhjen e statusit final.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Duron i mjeri Leka Zogu por nuk durojn dardha dredhat e Vlores.

    Ja cthote Gazeta RD:

    Si vodhën Gjinushi dhe Dredhat qindra mijëra hektarë tokë në Ujin e Ftohtë

    Skandali i grabitjes së tokave turistike

    Në shumë raste, toka e përfituar padrejtësisht nga vetë pushtetarët nën mandatin e vjedhjes lëshuar nga Skënder Gjinushi, u janë shitur personave të tretë, siç është rasti i shitjes së tokës nga punonjësja Liljana Radhima, apo edhe vetë Neki Dredha, (ky i fundit ka punuar gjithmonë me emra të tjerë, dhe në rastet ku emri i tij ka figuruar janë zhdukur dosjet)

    Skandali i vjedhjes së trojeve turistike në Vlorë është mjaft i shtrirë. Atë çka verifikoi, përciptas grupi i brendshëm administrativ i kontrollit të Kryeministrisë, në detaje më të hollësishme e konstatuan dy inspektorët e prefekturës së Qarkut të Vlorës, Fatmir Zilja dhe Piro Ymeri, gjatë një kontrolli rutinë në zyrat e Kadastrës dhe në zyrat e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme. Gjatë verifikimit të listave u vunë re shkelje, dhe abuzime në përmasa të mëdha. Çdo individ, i cili kishte përfituar nga kjo vjedhje, kishte marrë në pronësi, apo në përdorim më shumë metra toke se sa i takonin. Diferenca mes asaj se sa i takonte çdo individi, dhe asaj ç'ka kishte marrë në realitet varionte nga 200 deri në 5300 metra për person. Në shumë raste emrat e të afërmëve të kryetarit të Bashkisë Neki Dredha, hasen në listën e emrave, të cilët kanë përfituar pronësi toke nga ish-NB të Vlorës apo të vetë punonjësve të Kadastrës. Për shembull, në listë ishte dhe emri i punëtores së Kadastrës Liljana Radhima, e cila figuron të ketë qenë themeluese e NB Vlorë. Nga ana tjetër, tapitë në pronësi të ekzekutuara nga Zyra e Kadastrës Vlorë, nuk janë shoqëruar me planimetritë përkatëse. Në Zyrën e Kadastrës nga ky kontroll nuk u gjet as harta kadastrale me të cilën ka punuar komisioni për ndarjen e tokës!!!.

    Formularët ishin plotësuar me korrigjime, dhe në shumë raste nuk ishte paraqitur çertifikata e trungut familjar. Në zyrat e kadastrave, ishin zhdukur listë pagesat e sektorit të Ujit të Ftohtë për vitet 1991, 1992, duke bërë të pamundur evidentimin e punëtorëve, të cilët kanë punuar vërtet në NB. Për këtë sektor janë gjendur vetëm dy regjistra themeltar, të cilët kanë datën e hyrjes në punë të punëtorëve, por jo atë të largimit, fakt ky i cili të bën të dyshosh për numrin real të punonjësve.



    Zhduket procesverbali i NB



    Në Arkivin e Kadastrës nuk gjendej procesverbali i dorëzimit të dokumentacionit nga përfaqësuesit e NB Ullishtë, në kohën e mbylljes së kësaj ndërmarrjeje. Nga verifikimi në terren ka dalë se për 9 persona, janë dhënë nga 500 metra tokë më shumë, se sa ishte planifikuar dhe shënuar në formularin numër 6 të kësaj zyre. Pra, në rast se Leko Dredhës (i cili rezulton të jetë i afërmi i kryetarit të Bashkisë, Niko Dredha, dhe jo punëtor i NB), i takonin si "themelues" i NB 1000 m2 tokë, në të vërtetë i janë dhënë 1500 metra të tilla dhe kjo praktikë është ndjekur pothuaj tek të 264 personat, të cilët kanë përfituar nga shkresa e ish-kryetarit të Kuvendit Popullor Skënder Gjinushi. Sipas aktit të kontrollit, nga 264 çertifikata të trungut familjar, 147 prej tyre nuk e kanë shënimin e trungut familjar të vitit 1992, duke përbërë një shkelje flagrante, pasi nuk mund të evidentohet vërtetësia e deklaratave të personave të pajisur me tokë në bazë të frymëve dhe në formular figurojnë emra personash, të cilët nuk janë banorë të kësaj zone. Në shumë raste pranë zyrave janë paraqitur individë me përkthime ku provohet pronësia e tyre, apo më keq akoma edhe me rekomandime të punonjësve të Kadastrës, ku vërtetohet pronësia e për persona të ndryshëm.



    Hajdutët kamuflojnë vjedhjen në emër të personave të tretë



    Në shumë raste janë paraqitur persona, të cilët kanë marrë nga dy herë tokë në pronësi, pamvarësisht se janë trajtuar një herë si pronarë në vend tjetër. Për shembull një person rezulton të jetë paraqitur me dy emra njëkohësisht, dhe pamvarësisht se është trajtuar një herë në Ujin e Ftohtë me 1100 metra tokë, është paraqitur sërish me emër tjetër pranë Zyrës së Kadastrës dhe ka përfituar edhe 4000 metra të tjera tek Fabrika e Çimentos. Pranë kësaj zyre janë paraqitur persona me librezë pune të fotokopjuar madje edhe me përkthime tapish, të cilat i përkasin vitit 1913, të panoterizuara të cilat s'dihen se nga ç'vend janë marrë, apo edhe persona me çertifikata fallco, të cilët kanë përfituar deri në 1500 metra tokë, dhe pas verifikimit kanë rezultuar se nuk janë madje as banorë të Vlorës. Në shumë raste, toka e përfituar padrejtësisht nga vetë pushtetarët nën mandatin e vjedhjes lëshuar nga Skënder Gjinushi, u janë shitur personave të tretë, siç është rasti i shitjes së tokës nga punonjësja Liljana Radhima, apo edhe vetë Neki Dredha, (ky i fundit ka punuar gjithmonë me emra të tjerë, dhe në rastet ku emri i tij ka figuruar janë zhdukur dosjet). Nga shqyrtimi i dosjes vihet re edhe një fakt interesant. Nga 93 persona, të cilët figuronin ish-pronarë të kësaj tokë, vetëm 14 prej tyre kanë pasur çertifikatën e trungut familjar, ndërsa të tjerët, janë paraqitur me dokumenta të fotokopjuara, përkthime nga turqishtja apo dhe me çertifikata fallco.



    Vjedhja me vulën e Kryetarit të Bashkisë



    Të gjitha këto shpërdorime janë bërë me vulën e Elmaz Lamanit, ish-përgjegjës i Zyrës së Kadastrës, Mehdi Xhelilit, kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë, dhe me bekimin e Neki Dredhës, i cili sipas informacioneve të ardhura nga Vlora, ka shfrytëzuar postin për të bërë uzurpime tokash edhe në rrethe të tilla si Saranda apo gjetkë. Pra nga shqyrtimi i të gjithë dokumentacionit vërehet, se duke pajisur me vërtetime persona të ndryshëm, dhe duke shënuar nëpër rregjistra dynymë të tërë tokash për një person, ish-deputeti i PS, Petraq Nasi, Kryetari i Bashkisë Neki Dredha, Medi Xhelili, etj., janë munduar të kamuflojnë vjedhjen e 160 hektarë toke me vlerë rreth 30 milion dollarë. Por megjithëse shkeljet kanë qenë evidente, dhe për këtë çështje janë vënë në dijeni strukturat përkatëse, sërish nga ana e pushtetit qendror, apo organeve të prokurorisë nuk është marrë ndonjë masë ligjore. Nga shkeljet e hapura që janë konstatuar që gati 3 vjet më parë, duhej t'i ishin kthyer shtetit 160 hektarët e tokës së grabitur padrenjtësisht, në interes të pushtetarëve lokalë, të cilët sot e kësaj dite vazhdojnë të gëzojnë akoma poste drejtuese në rrethin e Vlorës, dhe të bregdetin me makina luksoze. Nga ana tjetër, toka e marrë padrejtësisht është coptuar dhe është shitur nga vetë personat, të cilët me anë të metodave abuzive e kanë shtënë në dorë.



    Vjedhja e tokave është bërë nga militantët e PS



    Pra, nga e gjithë kjo histori del se tokat e rezervuara për kompensimin e ish-pronarëve të ligjshëm, shkuan në favor të militantëve dhe drejtuesve socialistë të pushtetit vendor, të cilët pasi e dogjën qytetin pas '97, filluan të vjedhin ç'të munden. Në të gjithë Vlorën është parë se çfarë është bërë me tokat e ish-pronarëve në Ujin e Ftohtë, Pusin e Mezinit, apo gjetkë. Janë pikërisht ata, që pasi e vodhën qytetin në mënyrë abuzive, tashmë kanë siguruar poste kyçe për të zhdukur dosjet e këtij korrupsioni masiv, siç është rasti i emërimit të Medi Xhelilit në postin e drejtorit të Arkivës, apo edhe ish-kryetarit Dredha në postin e nënkryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë

    Armand Maho

    --------------------------

    E te lumte pena mo Armand...vetem se ruaju o i ngrate se me Kenon e Neki-nikot nuku benet Shaka.
    Te vrasin e nuk i hyn ferre ne kembe.


    Hajduter e bij hajdutesh!
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    "Projektligji është i paqartë në mënyrën se si do të përcaktohet vlera e tokës për kompensim"

    Ambasadori parashikon se pronat do ndikojnë në grupimet e së Djathtës

    OSBE: Ligji i pronave prish paktin Nano-Berisha


    TIRANE

    Ambasadori i OSBE-së, Liponen, paralajmëron se ligji i pronave mund të sjellë prishjen e vërtetë të marrëveshjes Nano-Berisha. Ambasadori i OSBE-së, në raportin e tij para Këshillit të Përhershëm të Organizatës, tregoi se çfarë efektesh mund të sjellë çështja e pronave mbi grupimet politike, veçanërisht mbi opozitën.

    Shprehimisht ai thotë se, "ndërsa opozita pretendon se qeveria nuk i përfilli përfundimet e arritura në komisionin ad hoc gjatë përgatitjes së projektligjit të ri, çështja e pronave është kthyer në provën e parë të letrës së lakmuesit për bashkimin e propozuar të partive të djathta dhe ajo që mund të prishë marrëveshjen Nano-Berisha". Eshtë hera e parë që ambasadori i ri i OSBE-së në Tiranë, Liponen, bën përcaktime të tilla politike për situatën në Shqipëri. Ai ka treguar se në lidhje me këtë çështje prezenca e OSBE-së ka qenë aktive me takime të përfaqësuesve parlamentarë, udhëheqës partish politike dhe me presidentin e Republikës, për të diskutuar mënyrat e përshtatshme për nxitjen e një zgjidhje produktive.

    Kritika
    Ambasadori i OSBE-së nuk është mjaftuar vetëm me konstatimin politik që mund të sjellë çështja e ligjit të pronave. Ai ka bërë edhe një analizë të vetë ligjit të përgatitur nga ana e qeverisë, duke treguar se cilat janë anët e dobëta të këtij ligji. Liponen e ka quajtur projektin e përgatitur nga ana e qeverisë, si një dokument që nuk ndryshon shumë nga legjislacioni i pamjaftueshëm dhe kontradiktor aktual dhe që nuk mund të mbështetet në informacione objektive dhe të besueshme. "Për më tepër, projektligji është i paqartë në disa çështje të rëndësishme, si për shembull, mënyra se si do të përcaktohet vlera e tokës për kompensim, si do të trajtohen ato zona të vendit, që nuk e kanë zbatuar asnjëherë legjislacionin ekzistues dhe se si do të trajtohen rastet kur prona është e shpërndarë në kundërshtim me ligjin".

    Rekomandimet
    Liponen, në raportin e tij, i trajton hollësisht çështjet që lidhen me drejtësinë dhe me reformën zgjedhore. Një nga pikat që ai kritikon, është edhe çështja e antitrafiqeve. Liponen vë në dukje faktin se është bërë pak kundër trafikimit të drogave të forta. Prokuroria e Përgjithshme pohon se vetëm 8 nga 72 raste të trafikimit të lëndëve narkotike nga grupe të organizuara përfunduan në gjykatë". Liponen ka bërë konstatime dhe ka vërejtur se ka dobësi në punën e drejtësisë. Ndërsa flet për frymën e re në politikën shqiptare, Liponen thotë se "bashkëpunimi duhet të vazhdojë në mënyrë që proceset e reformës zgjedhore dhe të pronës të mund të përfundohen për t'u hapur rrugë zgjedhjeve lokale të fundvitit, që ato të zhvillohen mbi bazën e shëndoshë të konkurrencës së drejtë dhe jo të konfliktit". Për të ndihmuar Shqipërinë, Liponen thotë se do të vazhdoihen projektet që do të mbështesin forcimin e institucioneve gjyqësore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkufitar.


    ÇFARE PARASHIKON LIGJI I PRONAVE

    1. Prona i kthehet pronarit të ligjshëm, nëse ajo është e lirë
    2. Kur kthimi është i pamundur, pronari kompensohet
    3. Kompensimi do të kryhet në të njëjtën natyrë prone, që nuk mund të kthehet, për aq sa është e mundur
    4. Projektligji i jep përparësi kompensimit fizik
    5. Pronari do të kompensohet me një pronë brenda territorit të bashkisë ku jeton dhe jo më larg se në nivel qarku
    6. Kthimi dhe kompensimi bëhet në vlerë të plotën sipas standarteve të tregut, që përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, në varësi të tregut
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Nje ide mbi p[ronat ("Shekulli")

    Nga Lek Gjeta*

    Në këtë periudhë po përgatitet që të kalojë në Parlament një draft i qeverisë dhe një i përgatitur nga “ish -pronarët” për problemet e pronësisë mbi tokën, ndërtesat etj. Që nga viti 1991 deri sot, 2003, në Shqipëri kanë vepruar për të zgjidhur pronësinë mbi tokën, trojet, ndërtesat etj, ligjet 7501; 7698; 7699. E them që në fillim se situata është e vështirë, por jo pa shpresë. Realiteti shqiptar tani njeh “pronarë dhe “ish -pronarë”. Të parët ndihen të qetë se kanë përfituar prona bazuar në ligjet në fuqi, të dytët kundërshtojnë këtë shpërndarje të pronës, sepse kanë mbetur me “gisht në gojë”. Qeveritë gjatë kësaj periudhe nuk kanë qenë në gjendje të jenë garanti i pronësisë. Veprimet e shumta korruptive që janë bërë kanë prodhuar një konflikt të madh social. Ç’duhet bërë për të dalë nga kjo gjendje? Qeveria jonë menjëherë duhet të bllokojë veprimin e mëtejshëm të ligjit 7501, 7698 dhe 7699 si ligje të cilat e kryen misionin e tyre. Të bëjë publike të dhënat statistikore që tashmë ajo ka në lidhje me trajtimin që i është bërë pronës në Shqipëri gjatë këtyre viteve, mbështetur në ligjet për trajtimin e pronës në përgjithësi, e veçanërisht për tokën. Sot që po flasim, qeveria ka të saktësuara dhe të skeduara këto të dhëna kryesore: Sasinë e tokës që është ndarë me ligjin 7501. 2) kërkesat reale që kanë ish -pronarët për sasinë e tokës bujqësore që kanë “humbur”. 3) Sasinë e trojeve, ndërtesave dhe të çdo lloj pasurie që kanë përfituar “pronarët e rinj” me forma ligjore e të njohura nga organet përkatëse gjatë kësaj kohe. 4)Sasinë e trojeve, ndërtesave dhe të çdo lloj pasurie tjetër që pretendojnë “ish -pronarët” si të pakthyera, e cila mbështetet mbi dokumente të ligjshëm.
    Duke ditur dhe shpallur publikisht të dhënat e mësipërme, qeveria jo vetëm bën transparencën e veprimeve të këtyre 12 viteve, por nxjerr dhe bën publike edhe shifrat në lekë, euro apo dollarë që do të duhen për kompensimin e pretenduesve të pronave në Shqipëri si fatura të taksapaguesve shqiptarë. Arritja në këtë pikë e vë qeverinë e sotme në pozita të favorshme negocimi si me taksapaguesin shqiptar, ashtu edhe me forumet politiko-ekonomike brenda e jashtë vendit. Gjetja e parave për shlyerjen e kësaj fature, që ndryshe quhet kompensim i atyre që nuk kanë përfituar pronën e tyre të trashëguar e të dokumentuar është faza e parë e veprimeve. Që të arrihet deri këtu, mendoj se duhet të bllokohen veprimet zyrtare që vazhdojnë të prodhojnë pronarë mbështetur në ligjet 7501; 7698; 7699, veprime që sjellin konflikte dhe vëllavrasje pa fund. Tani ka ardhur koha të gjejmë forma dhe mjete për një kthim apo kompesim real e të drejtë, t’i kthejmë shoqërisë sonë pasurinë, nderin, dinjitetin dhe qetësinë sociale.
    Kush do të ketë tager të bëjë kthimin, kompensimin e drejtë dhe real të pronave? Të gjithë po jetojmë një klimë të mosbesimit “kolektiv” për veprimet e politikanëve dhe veçanërisht të zyrtarëve. Përveç formave të folura e stërfolura në këto 12 vjet tranzicion, të cilat nuk kanë dhënë rezultatin e dëshiruar, mendoj se ka edhe një rrugë tjetër, ajo e krijimit të një banke të fuqishme aksionere për të gjithë llojet e pronave të patundshme që ka në vendin tonë. Kjo Bankë vihet në lëvizje si rezultat i veprimit të tre grupeve aksionerësh. Aksioner i grupit të parë: shteti shqiptar; aksioner i grupit të dytë: pronarët e rinj; aksioner i grupit të tretë: “ish -pronarët”. Qëllimi i krijimit të kësaj banke: Të bëhet vlerësimi real i pasurisë dhe të rregullohen në bazë të çmimit, kërkesës dhe ofertës marrëdhëniet e pronësisë mbi tokën, truallin, ndërtesën dhe çfarëdolloj tjetër prone të patundshme të njohur me ligj dhe nga Kushtetuta. Të jetë organi (garant) ku realizohet shitblerja e pronave të përcaktuara në ligj. E thënë thjesht në pikën 1, të shkrimit tonë. Të japë kredi për zhvillim të agrobiznesit, me interesa të favorshme klientëve që plotësojnë kushtet e bankës, duke patur si bazë dhe eksperiencën e vendeve të rajonit. Të jetë ndërmjetës për lidhjen e kontratave për shitblerjen e prodhimit që realizohet nga agrobiznesi shqiptar.
    Aksionerët e grupit të parë, ku kryesori është Shteti Shqiptar (nuk përjashtohen edhe donatorë të tjerë) depoziton në bankën e krijuar, faturën reale në vlerë, lekë, euro, dollarë, në kesh apo dhe në formën fizike, e vlerësuar për shitje si: toka, troje, zona turistike, ullishte dhe ndërtesa, nën etiketën “Prona të Shtetit Shqiptar”. -Banka ka të drejtën e shitjes së këtyre aseteve në bursë, personave fizikë e juridikë vendas e të huaj, që nga çasti i mbylljes së kontratave me aksionerët e grupit të tretë. -Aksionerët e grupit të dytë. Pronarët e rinj të krijuar si të tillë brenda këtyre 12 vjetëve, ftohen nga banka për t’u mbështetur në aktivitetin e tyre me kreditim biznesi, luan rolin e ndërmjetësit për kontraktimin e prodhimit dhe merr përsipër shitblerjet e pronave të tyre në bursë.
    Aksionerët e grupit të tretë. Mbetur si të tillë “ish -pronarët” që disponojnë dokumente ligjore ku prona e tyre nuk është kthyer apo kompensuar, depozitojnë në bankë dokumentacionin përkatës, i cili vlerësohet nga specialistët e bankës me vlerën reale të pronës, në momentin e depozitimit të aksioneve të tyre.
    Për aksionerët e grupit të tretë, banka rregullon marrëdhëniet me klientët, përmes tre formave të mirëkuptimit: Likujdim (kompensim) total ose të pjesshëm të faturës së tyre në çast ose pjesë-pjesë në lekë; Likujdim të faturës së tyre, me asete fizike që ka në dispozicion; pranimin e faturës së tyre si depozitë bankare me norma interesi.
    Për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të tokës bujqësore, trojeve, uzinave, fabrikave dhe zonave turistike që Shteti Shqiptar i vë në dispozicion bankës si asete për kompensim apo shitje, banka duhet të pengohet me akte nënligjore që të mos kryejë veprime për këtë lloj prone asnjë subjekti, i cili nuk paraqet plane biznesi, gent plane për ndërtim “fshatra turistike”, ndërtime për banim apo zona industriale të miratuara nga instancat përkatëse, shoqëruar këto me garancitë e domosdoshme financiare që ka siguruar subjekti, të cilit i jepet prona si kompensim.
    Përfitimi: Pronat e patundshme të përcaktuara si të tilla nga ligji, fitojnë garantin e tyre, i cili iu jep atyre vlerën e vërtetë në treg; Legalizohet përfundimisht bursa e agrobiznesit dhe e pasurive të tjera të patundshme. Fillon zhvillimi i industrisë së agrobiznesit kaq shumë i munguar dhe i penguar në vendin tonë; Bien në minimum konfliktet sociale që kanë bazë pronën dhe ndarjen e saj. Shteti shpronësohet nga pasuritë e panevojshme duke dhënë pasuri të mohuar, por të merituar shtetasve të vet; Shteti fuqizon financat e veta, duke vjelë taksat që burojnë nga vënia në efiçenë e pronës së shpërndarë që jep frytet e veta përmes punës në zhvillimin kapitalist të vendit.
    Sigurisht që me këto mendime unë nuk mendoj se kam zbuluar “Amerikën” por këto ide le të shërbejnë për të hapur një debat publik në mes specialistëve të agrobiznesit, pronarëve pa dallim dhe bankierëve të interesuar.

    *Autori është ekonomist
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga G 55


    -------------

    A ishte shpërblim për fushatën e Valentina Leskajt shitja e hotelit "Skampa" në Elbasan?

    Si u shit hotel "Skampa" në Elbasa

    Të dhënat e hotelit "Skampa":

    1‑Viti i ndërtimit: 1973

    2‑Numri i kateve: 10

    3‑Sipërfaqja e truallit: 2550 m2 ("vlerësuar" 1.8 milionë lekë)

    4‑Sipërfaqja nënobjekt: 2162 m2

    5‑Sipërfaqja e ndërtimit: 7283 m2

    6‑Sipërfaqja e lirë: 388 m2

    7‑Dhomat me banjo: 54

    8‑Dhomat pa banjo: 56

    9‑Shtretërit: 200 copë

    10‑Restoranti: 160 vende

    11‑Bari: 150 vende

    12‑Saleta: 36 vende

    13‑Taverna: 80 vende

    14‑Gjendje e godinës: e mirë

    15‑Çmimi i shitjes bashkë me truallin: 83 milionë lekë





    Pronarët e Bezistanit

    Trojet mbi të cilat dikur ngriheshin dyqane e që më pas u kthyen në truall ndëtimi për Hotelin "Skampa", dhe shesh publik përreth tij, i përkisnin këtyre pronarëve elbasanas:

    1‑Mustafa Gjata

    2‑Mal Qorri

    3‑Ibrahim Miraku

    4‑Ibrahim dhe Murat Murati

    5‑Qemal dhe Ndriçim Stafa

    6‑Sali dhe Sulë Shiku

    7‑Demir Peni

    8‑Qamil Peni

    9‑Haxhi Daka

    10‑Jonuz Domi

    11‑Riza dhe Izet Vyshka

    12‑Met Blloku

    13‑Rexhep Muho

    14‑Met Shyti

    15‑Rifat Bumçi

    16‑Demir Molloholli

    17‑Xhevdet Kafexhiu

    18‑Hysen Kaziu

    19‑Abedin Muça

    20‑Hysen Kopili

    21‑Vakufi

    22‑Sulejman Domi

    23‑Faik Pleshti

    24‑Vëllezërit Harja

    25‑Mal Stringa

    26‑Hysen Trungu

    27‑Shaqir Vërçani

    28‑Nrek Deliana

    29‑Isuf Brisku

    30‑Arif Hyskja

    31‑Vëllezërit Palluqi

    32‑Shefqet Biza

    33‑Shefqet Lleshi

    34‑Bajram Gjini

    35‑Ali Murati

    36‑Ibrahim Velencia

    37‑Musa Murati

    38‑Vëllezërit Shabanaj

    39‑Mustafa Shupheja

    40‑Kamber Shupheja

    41‑Baftjar Grykshi

    42‑Qamil Grykshi

    43‑Xhevahir Gani

    44‑Mustafa Shiku

    45‑Sulejman Murati

    46‑Dan Kopliku

    47‑Stefan Kolonja

    48‑Sif Dodbiba

    49‑Qamil Shkodra

    50‑Vëllezërit Kulla

    51‑Vëllezërit Asekiu

    52‑Stas Buda

    53‑Qamil Grada

    54‑Ibrahim Kopili

    55‑Demir Sikja

    56‑Rahim Çelirama

    57‑Vëllezërit Sotir e Nikolla



    Një privatizim i çuditshëm

    Një ndër privatizimet më të mëdha kohët e fundit është edhe shitja e hotelit më të madh të Elbasanit, që njihet me emrin e lashtë "Skampa". I gjithë procesi i shitjes kaloi nëpërmjet një kalvari të gjatë më shumë se një vjeçar dhe u desh zhvillimi i zgjedhjeve në zonën nr 52 për të përcaktuar përfundimisht blerësin, në sajë të një kontributi jo të vogëël të tyre në këto zgjedhje. Dhe si fitues të "tenderit" për shitjen e Hotel "Skampës" u "shpall" firma Rruga Ura 2 me drejtues zotërinjtë Hasa dhe Dushku, ku siç edhe thuhet merr pjesë një firmë maqedonase e quajtur "Flamengo" me qendër në Ohër.

    Çelësat pronarëve të rinj ia dorëzoi vetë kryeministri Nano dhe ministrja e të papunëve, deputetja e miellit nr 52, Valentina Leskaj.

    Dhe aty ku merr pjesë Nano dihet se çfarë ka.



    Historia: Nga Bezistani deri tek hotel "Skampa"



    Bezistani i famshëm, i njohur shpesh në histori, do t'i nënshtrohej një transformimi të menjëhershëm në vitin 1970 kur u planifikua të ndërtohej hoteli që do të merrte më vonë emrin "Skampa". Për efekt të ndërtimit të këtij hoteli, u shembën edhe dyqanet e tjera rreth tij, dyqane që ishin shtetëzuar qysh në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist, duke zhdukur në këtë mënyrë qendrën më të vjetër tregtare të Elbasanit. Objekti i ri që u ndërtua, Hotel "Skampa", ishte për shumë vite ndërtesa më e lartë e qytetit të Elbasanit dhe vendi më i pëlqyer për qytetarët elbasanas. Ndërtimi i tij pati kontribute të disafishta. Në të u angazhuan arkitektët dhe teknikët më të mirë të vendit.

    Disa vjet më parë hoteli pati një rikonstruksion që kushtoi dhjetra milionë lekë dhe që kishte të bënte me zëvendësimin e të gjithë dyerve dhe dritareve të tij.

    Në vitin e mbrapshtë 1997, ky hotel nuk u la të digjet në sajë të mbrojtjes që i bënë punonjësit e tij, të cilët me sa duket do të jenë të parët që do të vuajnë pasojat e shitjes në fjalë.

    Shitjet e çuditshme të hotelit. Zona nr 52 nuk u pluhuros vetëm nga mielli Leskaj

    Fillimisht hoteli doli në shitje me një çmim prej 130 milionësh lekë. Procedura e shitjes së tij ishte tenderi. Në këtë "tender" u tha se u paraqit vetëm një zarf me ofertën e 83 milion lekëve. Procesi i shitjes së hotelit ngeci në janarin e vitit 2002 pasi nuk u firmos nga kryeministri i atëhershëm Meta. Një gjendje e tillë vazhdoi edhe më tej pasi edhe kryeministri pasardhës Pandeli Majko nuk nënshkroi shitjen e tij. Një "fat" i tillë i qëlloi kryetarit të PS‑së, Fatos Nano, pasi ky i fundit u bë kryeministër i vendit.

    Për procesin e shitblerjes mund të thuhen shumë gjëra që ia vlejnë të diskutohen gjatë, por disa gjëra nuk duhen lënë jashtë vëmendjes. Këtu e kemi fjalën për përfshirjen e pronarëve të rinj të hotelit në fushatën e fundit zgjedhore të ministres Valentina Leskaj në zonën nr 52 të Elbasanit. Madje shumë vetë në Elbasan mendojnë që hoteli më i madh i qytetit u shit përfundimisht me këtë çmim në sajë të ndihmës që pronarët e saj i dhanë kandidates Leskaj në fushatën e saj miello ‑ zgjedhore të 15 dhe 29 dhjetorit 2002. Këtu mund të kujtojmë punimet e kryera nga firma e pronarëve të rinj të hotelit, në zonën e quajtur NSHU, punime që i shërbyen fushatës së Valentina Leskajt. Mjete të firmës që fitoi "tenderin" e Hotel "Skampës", u vunë në dispozicion të mekanizmit që drejtonte të ashtuquajturën fushatë zgjedhore të shoqes Leskaj.

    Po ashtu nuk ishin të pakta rastet e drekave të shtruara për nder të Valentina Leskajt, nga personat që tashmë rezultojnë si pronarë të hotelit për të cilin po shkruajmë, në kuadër të fushatës dhe interesave të ndërsjellta në lidhje me Hotelin "Skampa".

    Në funksion të kësaj edhe shpallja përfundimtare e shitjes u bë nga Fatos Nano në prani të Valentina Leskajt, pak ditë më parë në mjediset e hotelit në fjalë, veprim që çertifikoi premtimin e dhënë para zgjedhjeve të 15 dhe 29 dhjetorit 2002.

    Është për t'u shënuar se vlefta e caktuar për shitjen e këtij hoteli është shumë e ulët dhe nuk i përgjigjet aspak çmimit real të tij që duhej të ishte rreth 2 milionë dollarë.

    Pronarët e truallit përjashtohen nga e drejta e parablerjes

    Të bën përshtypje fakti se për truallin ishte llogaritur një çmim qesharak prej 1.8 milionë lekë, që do të thotë se një metër katrore nuk është vlerësuar më shumë se 8 mijë lekë. Dhe pikërisht pas një vlerësimi të tillë, pronarët e rinj të hotelit "falenderuan" komunitetin "për mirëkuptimin e treguar" në rastin në fjalë ku për hir të së vërtetës nuk ka pasur ndonjë gjë të tillë.

    Të paktën për formalitet, pronarët e tokës (që dikush i quan padrejtësisht "ish pronarë") kishin të drejtën e parablerjes dhe nuk duheshin shmangur fare nga kjo blerje. Këtu mund të kompesoheshin deri diku edhe pronarët e tjerë të trojeve që janë kthyer sheshe publike përreth hotelit.

    Shmangen nga privatizimi edhe punonjësit e hotelit

    Një fat jo më të mirë kanë pasur edhe punonjësit e deritanishëm të hotelit. Si poseidues letrash me vlerë, ato mund të ishin aksionerë të mundshëm të këtij hoteli. Shmangia totale e tyre nga ky privatizim tregon se sa pak rëndësi dhe vlerë ka sakrifica në Shqipëri. Në sajë të kësaj sakrifice, hotel "Skampa" nuk u dogj gjatë vitit të mbrapshtë 1997. Sigurisht kur bëhej fjalë për të gjitha ato sa thamë më lart, kuptohej se nuk pyeste kush për pronarët apo punonjësit e këtij hoteli. Gjithsesi shitja e hotelin nuk ka lënë një shije të mirë në qytetin e Elbasanit ku zor se do të gjesh njerëz të binden për atë që thuhet zyrtarisht për hotelin që tashmë u shit edhe si shpërblim elektoral.

    ------------- g55-------

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Vendimi, si do të privatizohet prona shtetërore

    TIRANË - Këshilli i Ministrave miratoi dje, vendimin “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet, si dhe për procedurat e shitjes”. Në këtë projekt, janë bërë përmirësime për mënyrën e vlerësimit të pronës shtetërore, sidomos për rastet e vlerësimit me ekspertë. Është ripunuar tërësisht kapitulli që flet për procedurën e shitjes. Janë reduktuar dhe thjeshtuar procedurat e privatizimit, duke e bërë sa më transparent procesin e ankandeve për shitjen e pronës publike. Gjithashtu është shtuar paragrafi për shitjen e kapitaleve të rezultuar pa aktivitet. Nëpërmjet këtij vendimi, ish-pronarëve të truallit u është dhënë e drejta e blerjes së objektit që ndodhet mbi truallin e tyre pa ankand, por me Vlerën Aktuale Minimale të objektit që privatizohet. Në këtë vendim është patur parasysh edhe projektligji “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve, ndërkohë janë revokuar vendimi i KM nr 192, datë 20.03.1998 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet dhe procedura e shitjes”, i ndryshuar, si dhe udhëzimet përkatëse në zbatimin e tyre. Pra, ky projekt është konceptuar si një vendim organik për procedurat e vlerësimit dhe të shitjes së pronës shtetërore.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Qeveria, ja si do të privatizohen ndërmarrjet shtetërore

    TIRANË – Për vlerësimin e shitjen e truallit të ndërmarrjeve shtëtërore që u nënshtrohen privatizimit apo transformimit në shoqëri tregtare janë përcaktuar dje me një vendim të veçantë të qeverisë, kritere dhe procedura të veçanta. Vendimi: “Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit dhe të shitjes së trojeve të ndërmarrjeve shtetërore, që u nënshtrohen privatizimit apo transformimit të tyre në shoqëri tregtare”. Ky vendim përcakton kriteret dhe procedurat për vlerësimin dhe shitjen e truallit të ndërmarrjeve shtetërore që u nënshtrohen procedurave të privatizimit apo transformimit të tyre në shoqëri tregtare, në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për privatizimin e ndërmarrjeve që nuk mund të transformohen”, si dhe të vendimit “Për kriteret e përcaktimit të kapitalit themelor të shoqërive shtetërore, që do të krijohen nga shndërrimi i ndërmarrjeve në shoqëri tregtare”. Vendimi që u miratua dje, nga Këshilli i Ministrave synon në caktimin e një vlere të drejtë të truallit, e cila t’i afrohet asaj të tregut. Vendimi shtrihet në të gjitha raste e privatizimit, pasi nuk ka kuptim që të përdoren metodika të ndryshme në përcaktimin e vlerës së truallit. Ky vendim nuk e konsiderion ish –pronarin si pronar dhe nuk parashikon marrjen e miratimit të tij për vlerën e truallit të ndërmarrjes që privatizohet apo transformohet. Vendimi përcakton se për ndërmarrjet që nuk mund të transformohen në shoqëri tregtare ish-pronarit i jepet e drejta e parablerjes.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Pronesia e tokes, projekt mashtrues i qeverise

    Nga Sabri GODO

    Nder letrat qe marr hera-heres mbi problemin e pronesise se tokes, zgjodha ate qe me dergoi sot z. Ferdinand Zhurko nga Dishnica e Korces, per te dhene nje pergjigje publike fale gazetes "Korrieri".

    Zoteria ne fjale, me shkruan edhe ne emer te 5 kusherinjve me te njejtin mbiemer, se po te mos zgjidhet ceshtja e tokes qe trashegojne nga gjyshi, do te veprojne me vetegjygjesi. Letra shoqerohet edhe me gjashte dokumente zyrtare, qe provojne se toka e gjyshit u eshte grabitur nga z. Vasil Zhidro, duke luajtur me ligjin e tokes. Loja qenka vulosur edhe nga Kryetari i Gjykates se Apelit ne Korce.

    Letrave te ngjashme me kete te z. Ferdinand, u jam pergjigjur thuajse rregullisht, duke u lutur te ngrejne padi gjygjesore e te bejne durim, se eshte shkruar ne Kushtetute, e zeza mbi te bardhe, qe prona do te shkoje tek i zoti, sado qe te dredhojne qeverite. Kurse tani, ne pragun e shqetesimit ne Kuvend, te projektligjit mbi pronen, duhet te nderroje gjuhen e t'u them haptas te interesuarve: Sic duken punet, Kuvendi do te beje vetem tym artificial, per t'i thene Bashkimit Evropian se po zgjidhet problemi i pronesise mbi token dhe, kur te shperndahet tymi, cdo gje do te mbetet ne anarki te plote, sic eshte. Sa per Kushtetuten, ajo do te ngrihet poshte e do te ulet larte, sa here t'u nevojitet prestigjatoreve socialiste qe drejtojne qeverine.

    Letra e z. Zhurko terheq vemendjen per faktin se ankimi ka te beje me manovrimet brenda ligjit nr. 7501, per te cilin thuhet se, po te preket, shumica e shqiptareve do te marrin armen. Disa thone me ze te ulet se ligjit edhe mund t'i behet ndonje hamendim. Deputetet qe kerkojne abrogimin, numerohen ne maje te gishtave. Kjo vjen ngase shumica e partive asnjehere s'kane kthyer koken prapa te shohin pershtjellimin qe mban ne vetvete ligjin nr. 7501.

    Zbatimi i ligjit nr. 7501 shtriu vjedhjen dhe abuzimin ne te tere Shqiperine, me perjashtim te disa rretheve te veriut, ku fshataret u kthyen ne pronat e tyre me vetegjygjesim, ne ditet e para te permbysjes se shtetit komunist. Ligji nr. 7501 i ka marre token njerit e ia ka dhene tjetrit, sic ka dashur kryetari i Komunes. Ligji nr.7501 ka bere me toke padrejtesisht nje te trete, i cili kthehet e shet me te shtrenjte "token qe i fali shteti", duke ia shitur nganjehere edhe vete shtetit. Ligji nr. 7501 ka bllokuar bujqesine, duke i lene fshatarit te coroditur e te varferuar ne kulm, vetem rrugen e mergimit. Po me tokat e ish-fermave cdo te behet?

    120 mije hektare, palca e tokes bujqesore, u dha sipas prirjeve te partiakeve ne pushtet, qe moren per veten e tyre, farefisin dhe simpatizantet politike, aq sa deshi te merrte muzhiku Pahome, ne novelen e famshme te Tolstoit.

    E keqja e projektit mbi token, qe ka pergatitur qeveria, nuk mbaron kurresesi me ligjin nr. 7501, por fillon me te. Kompensimi i pronareve eshte nje perralle per femijet enderronjes ne netet e dimrit. Askush nuk di saktesisht ku do te behen keto kompensime dhe kur, dhe as sa eshte vlefta, per faktin e thjeshte se askush s'ka bere ndonje studim mbi realitetin e sotem te pronesise mbi token. Z. Nano ve doren mbi sy, si detaret qe moti dhe thote te ecim andej e ketej. Te shohim cdo te beje z. Berisha.

    Nese opozita mban qendrim te bashkuar, projekti mashtrues i qeverise nuk do te kaloje dhe z. Nano nuk do te dale ne asnje breg. Por nese miratohet ligji, do te vuloset anarkia e sotme, s'kemi per te patur ndonjehere shtet ligjor dhe vendi do te kridhet edhe me tej ne batak, ne drejtim te rendit e zhvillimit te ekonomise. Dhe kjo per nje afat te gjate. Mbi kete duhet te jete i vetedijshem edhe Ambasadori Liponen i perfaqesise se OSBE-se ne Tirane.

    Sabri Godo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Caktohen shtatë ekspertë që do të bashkëpunojnë me Kuvendin për ligjin e pronave. 5 shqiptarë dhe 2 të huaj

    Pronat, OSBE merr përsipër zgjidhjen

    Lipponen: OSBE-ja do të lehtësojë kthimin e pronave, por procesi parashikohet të jetë problematik


    TIRANË – Grupi i ekspertëve teknikë për çështjet e pronave ka nisur qysh dje punën për hartimin e një ligji përfundimtar për kthimin e kompensimin e pronave. Ekspertët, nga të cilët 5 shqiptarë dhe 2 të huaj janë prezantuar dje, nga kryetari i Përfaqësisë së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Osmo Lipponen.
    Lipponen tha se “OSBE-ja nuk ka ndërmend të diktojë asgjë dhe është vetëm për të lehtësuar procesin e kthimit të pronave, duke ofruar ekspertizën e nivelit më të lartë teknik". Gjithashtu, Lipponen konfirmoi se OSBE-ja do të vazhdojë të japë ndihmën e saj, jo vetëm për miratimin e këtij ligji nga Parlamenti, por edhe për zbatimin e tij, që sipas tij "parashikohet të jetë problematik". Ambasadori i OSBE-së ka thënë se tashmë pritet të merret materiali bazë nga Parlamenti, pa u shprehur nëse ky grup ekspertësh do të punojë mbi projektligjin e propozuar nga qeveria apo mbi bazën e projektligjit të propozuar nga dy deputetët Fatmir Mediu e Alfred Cako. Grupi i ekspertëve teknikë do të bashkëpunojë gjatë kësaj kohe me tre komisionet parlamentare, atë të Bujqësisë, të Ligjeve dhe Ekonomisë. “OSBE-së i është kërkuar që të mbështesë të gjitha çështjet e kthimit dhe të kompensimit të pronave dhe gjithçka do të ndodhë në bashkëpunim të mirë me Parlamentin. Në fakt ne jemi pak me vonesë, për arsye të ndryshme emërimi i ekspertëve teknikë është bërë me vonesë”, -sqaroi Lipponen, duke shprehur edhe besimin se gjithçka do të shkojë mirë.
    Kuvendi
    Ndërsa kryetari i komisionit të Ekonomisë Ylli Bufi vlerësoi nismën e bashkëpunimit me OSBE-së, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare një prej çështjeve më të mprehta siç është kthimi dhe kompensimi i pronave. “Natyrisht këtu ka probleme të karakterit politik, ka probleme të karakterit ligjor dhe të karakterit ekonomik, financiar e në tërësi teknike, por unë kam bindjen që me vullnetin e forcave politike dhe me kontributin e të gjithë ekspertëve ne do të arrijmë në zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm”, -tha Bufi. Sipas tij, “problemi ka hyrë në zgjidhjen përfundimtare të tij. Ai ka hyrë në programin e punës së komisioneve parlamentare, të cilat të mbështetura nga grupi i ekspertëve do të kenë për detyrë që shumë shpejt projektin ta paraqesin në seancë plenare dhe kështu të gjejë zgjidhje një nga problemet më të debatuara në Shqipëri në planin politik, ekonomik, social e në mënyrë të veçantë që përbën bazën e mjaft problemeve që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”. Në përbërje të grupit të ekspertëve janë dy ekspertët e OSBE-së, Kaarina Buure-Hagglund, kryetare e Departamentit të Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut e Prezencës së OSBE-së, në Shqipëri dhe Kathrine Kelm, specialiste e Pronës në Prezencën e OSBE-së. Po kështu janë edhe ekspertët shqiptarë si: Haxhi Aliko, specialist i Pronës në Prezencën e OSBE-së, Zamira Çaka, specialiste e Pronës, e caktuar nga Partia Socialiste, Konstandin Kazanxhi, specialist i Pronës nga Partia Demokratike, Agim Tartari, specialist nga Partia Republikan dhe Viktor Gumi, drejtor i Departamentit Ligjor të Kuvendit të Shqipërisë.
    Darina Tanushi


    7 ekspertët që do të përfundojnë ligjin për pronat

    Kaarina Buure-Hagglund, Kryetare e Departamentit të Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut e Prezencës së OSBE-së
    Kathrine Kelm, Specialiste e Pronës në Prezencën e OSBE-së
    Haxhi Aliko, Specialist i Pronës në Prezencën e OSBE-së
    Zamira Çaka, Specialiste e Pronës, e caktuar nga Partia Socialiste
    Konstandin Kazanxhi, Specialist i Pronës nga Partia Demokratike
    Agim Tartari, Specialist nga Partia Republikane
    Viktor Gumi, Drejtor i Departamentit Ligjor të Kuvendit të Shqipërisë.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Fillon punën komisioni i kthimit të pronave

    -------------------------------------------------------------------------------------

    Neni 1/Ky ligji ka për objekt
    rregullimin e drejtë, sipas kritereve të nenit 41 të Kushtetutës, të çështjeve të së drejtës së pronësisë që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet apo konfiskimet
    njohjen, kthimin dhe aty ku sipas këtij ligji kthimi është i pamundur, kompensimin e saj
    procedurat për realizimin e kthimit dhe kompensimit të pronave si dhe organet administrative të ngarkuara për realizimin e tyre
    Neni 2/ E drejta e pronësisë
    Çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të kërkojë në përputhje me këtë ligj, njohjen e të drejtës së pronësisë në rast se i është hequr sipas akteve nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose të marrë në çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti nga data 29.111944 si dhe kthimin ose kompensimin e pronës së kërkuar.
    Neni 3/ përkufizime
    a) “Kompensim”, nënkupton shpërblimin e drejtë, sipas vlerës së tregut në momentin e njohjes së shpërblimit të kryer sipas nenit 11 të këtij ligji
    b) “Pronë”, nënkupton një send të paluajtshëm sipas përcaktimit në Kodin Civil
    c)“ Subjekt i shpronësuar”, nënkupton personat juridikë ose fizikë apo trashëgimtarët e tyre, prona e të cilëve, është shtetëzuar, shpronësuar apo konfiskuar, sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi apo sipas vendimeve gjyqësore penale
    d) Tjetërsim, nënkupton kalimin e pronësisë nga një person fizik ose juridik tek një tjetër sipas Kodit Civil
    e) Truall, nënkupton tokën që ndodhet brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji
    Neni4/Përjashtimet nga ky ligj
    Nuk kthehen pronat e paluajtshme që shërbejnë për interesa publikë dhe që
    a)shërbejnë për realizimin e detyrimeve të shtetit shqiptar që rrjedhin nga traktatet dhe konventat në të cilat shteti ynë është palë
    b)kanë investime ose përdoren për realizimin e projekteve me shtrirje territoriale ose vendore në fushën e transporteve të çdo lloji, të energjitikës, e telekomunikacioneve si dhe investime të tjera të përcaktuara sipas ligjit “Për shpronësime publike”
    c)shërbejnë për ruajtjen e mjedisit, kulturës, arsimit publik ose edukimit parashkollor
    d) shërbejnë në fushën e mbrojtjes kombëtare
    e) janë pasuri e veçantë kulturore ose historike e përcaktuar në ligjet në fuqi
    f)janë të zëna sipas akteve ligjore paraqitur në shtojcën 1 të këtij ligji, përveç rasteve kur sipas këtyre ligjeve shteti është pronar dhe prona e paluajtshme nuk i shërben një interesi publik
    Neni 8/ trualli
    1.Në rastin kur trualli u është tjetërsuar personave të tretë dhe mbi të nuk janë ngritur ndërtesa të përhershme dhe të ligjshme, ai u kthehet subjekteve të shpronësuara, ndërsa shteti u kthen të tretëve vlerën sipas çmimit të blerjes të shumëzuar me indeksin e rritjes së çmimeve.
    2.Kur mbi truallin e subjektit të shpronësuar, shteti a persona të tretë, kanë kryer ndërtime ose investime “të rëndësishme”, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ato llogariten sipas vlerës së tregut në çastin kur i njihet e drejta e pronësisë subjektit të shpronësuar dhe veprohet :
    a) Kur vlera e investimeve përbën deri në 100% -150% të vlerës së truallit, prona i kthehet subjekteve të shpronësuara, pasi ato të kenë paguar kundërvlerën e investimeve të kryera
    b)kur vlera e investimeve përbën më shumë se 100 % -150 % të vlerës së truallit, shteti ose personat e tretë ruajnë pronësinë dhe subjekte kompensohen sipas këtij ligji.
    3)Në rastet e ndërtimeve mbi truall të bëra para datës 10.8.1991, për të cilat nuk është regjistruar pronësia e truallit, personi që ka në pronësi ndërtesën detyrohet të paguajë vlerën e truallit sipas vlerës së tregut
    -vlerën fillestare të truallit sipas nenit 10 të ligjit 7652 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të shumëzuar me indeksin e rritjes së çmimeve (komisioni i Ligjeve ka kërkuar heqjen e kësaj pike)
    4) Në rastet e ndërtimeve të ligjshme të bëra në truallin e dhënë nga shteti me qira ose koncesion, pronari i ndërtesës paguan vlerën e truallit mbi të cilin është bërë ndërtesa sipas çmimeve të tregut
    4) E riformuluar sipas komisionit të Ligjeve: Në raset e ndërtimeve të ligjshme të bëra në truallin e dhënë nga shteti me qira ose koncesion, subjektit të shpronësuar i rinjihet pronësia dhe i kalojnë të gjitha të drejtat pronësore që deri me hyrjen në fuqi të këtij ligji i gëzon shteti, me kusht që ai të respektojë kontratën e nënshkruar. Në përputhje me Kodin Civil, pas përfundimit të kontratës, subjekti i shpronësuar vendos vetë për marrëdhëniet e mëtejshme me të tretët. Subjektet e shpronësuara kanë të drejtë të heqin dorë nga prona e tyre kundrejt kompensimit, sipas nenit 11 të këtij ligji.
    Neni 8, pronat në zonat turistike
    1) Subjekteve të shpronësuara në zonat e stimuluara për zhvillimin e turizmit, u rinjihet, kthehet dhe kompensohet prona sipas dispozitave të këtij ligji
    2) Për tokat në zonat e stimuluara për zhvillimin e turizmit që janë në pronësi të shtetit, organet kompetente të administratës publike, ndalohet të lidhin kontrata posedimi a pronësie me të tretë deri në përfundimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave.
    Neni 9/banesat
    1.Në rast se banesa, pronë e subjekteve të shpronësuara, ka qiramarrës, ata vazhdojnë të banojnë në atë banesë derisa shteti t’ju gjejë banim sipas pikës 2-3 të këtij neni
    2. Brenda dy vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, shteti duhet t’u sigurojë qiramarrësve që banojnë në banesat pronë e subjekteve të shpronësuara një banesë me sipërfaqe të njëjtë me atë që jetojnë ose t’u sigurojë kredi me interesa të ulëta. Për këtë periudhë 2-vjeçare vlera e qirasë përcaktohet me vendimit të KM-së. Me kalimin e periudhës 2-vjeçare shteti paguan vlerën e qirasë në emër të qiramarrësve tek subjektet e shpronësuara spas çmimit të tregut
    3.Në qoftë se gjatë kësaj kohe pronari i siguron qiramarrësit banesë tjetër brenda të njëjtës qendër të banuar, me sipërfaqe banimi aq sa i takon sipas normave të strehimit në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më tepër se sa ka, atëherë qiramarrësi është i detryruar të lirojë banesën. Me mbarimin e afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, shteti paguan vlerën e qirasë për qiramarrësin në rast se nuk ka siguruar banesë.
    4.Në rastet e ndërtimit të banesave në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, banorët e tyre kanë të drejtën e blerjes së truallit pas procesit të legalizimit të përcaktuar në një ligj të veçantë. Vlerësimi i truallit bëhet sipas vlerës së tregut në momentin e kryerjes së legalizimit të banesave. Në kuptim të kësaj pike me “banesë” kuptohet sipërfaqja që përdoret për strehim dhe 100% e saj si oborr funksional
    Varianti II: Ndërtimet e banesave në kundërshtim me legjislacionin në fuqi rregullohen me ligj të veçantë
    Neni 10/ Prona që nuk është përdorur për interesa publike
    Prona që nuk është përdorur për interesa publike dhe prona e paluajtshme nuk përdoret më për këtë qëllim, ajo i kthehet subjektit të shpronësuar, kurse subjekti i shpronësuar, “kur është shpërblyer” i kthen shtetit shpërblimin e marrë
    Neni 11/ Format e kompensimit të pronës
    1. Pronat e përcaktuar në këtë ligj për të cilat është i pamundur kthimi fizik, shteti kompenson subjektet e shpronësuar me një ose më shumë nga format e mëposhtme:
    a) me tjetër pronë të paluajtshme të të njëjtit lloj me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit
    b) me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji me vlerë të barabartë në pronësi të shtetit
    c) me aksione në një shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme
    d) me vlerën e objekteve të cilat janë objekt i privatizimit
    e)me njohje të detyrimeve financiare ndaj shtetit
    f) me të holla
    2. Subjekti i shpronësuar i paraqet me shkrim Komisionit Vendor për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, formën në të cilën kërkon të realizohet kompensimi. Komisioni brenda 30 ditësh nga marrja e kërkesës me vendim të arsyetuar vendos për pranimin e kërkesës ose refuzimin e saj, kur objektivisht plotësimi i saj është i pamundur. Në këtë rast ai i ofron subjektit të shpronësuar një formë tjetër kompensimi sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1 të këtij neni. “Kundër vendimit të komisionit për përcaktimin e formës së kompensimit, subjekti i shpronësuar ka të drejtë të bëjë ankesën në KSHKKP, brenda 30 ditëve nga njoftimi i vendimit dhe në rast se aty nuk gjen zgjidhje, atëherë i drejtohet gjykatës brenda 30 ditëve nga marrja e përgjigjes nga Komiteti Shtetëror.
    3. Shpërblimi për efekt kompensimi nuk i nënshtrohet asnjë takse, tatimi ose ndalese
    Neni 12/ vendndodhja e kompensimit fizik
    Kompensimi fizik sipas nenit 11 të këtij ligji, bëhet brenda të njëjtës njësi administrative-territoriale dhe kur kjo nuk është e mundur, me vendim të KSHKKP-së në njësinë më të afërt territoriale. Për kryerjen e kompensimit fizik përdoren edhe pronat në pronësi të shtetit në zonat turistike.
    Sipërfaqet e caktuara për kompensim shpallen publikisht në fletoren zyrtare, duke bërë të ditur si kategoritë ashtu edhe vlerën e tyre.
    Neni 13/vlerësimi i pronës
    Për vlerësimin e pronës që kompensohet Komisioni Vendor ngre grupin e ekspertëve. Komisioni mund të caktojë në rolin e ekspertit persona me përvojë dhe kualifikim të posaçëm në fushën juridike, ekonomike dhe inxhinierike që ka lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave
    2. Vlera e pronës që kompensohet sipas ligjit përcaktohet në bazë të vlerës së tregut në përputhje me metodologjinë e përcaktuar me VKM.
    3.Në kryerjen e veprimtarisë së tij, asnjë nga anëtarët e organeve shtetërore për kthimin dhe kompensimin e pronave ose të grupit të ekspertëve nuk duhet të jetë në kushtet e pengesës ligjore të përcaktuar në Kodin e Procedurës Administrative.
    Neni 14/ e drejta e parablerjes
    Për pronat e paluajtshme të zëna me objekte shtetërore subjektet e shpronësuara kanë të drejtën e parablerjes mbi këto objekte kur ato të privatizohen. Në këtë rast nga vlera e objektit sipas tregut zbritet fitimi i munguar i pronarit për periudhën kur ai është penguar të gëzojë frytin e vet. Kur vlera e objektit është e barabartë ose më e vogël se ky fitim i munguar, ai i kalon subjektit të shpronësuar pa shpërblim dhe shteti nuk ka më asnjë detyrim ndaj tij, qeveria përcakton kriteret e përllogaritjes së këtij fitimi të munguar.
    2.Subjektet e shpronësuara kanë të drejtë të heqin dorë nga e drejta e parablerjes përkundrejt kompensimit në nenin 11
    në objektet me pronësi të përbashkët pronar-shtet, subjektit të shpronësuar i kthehet prona që ka pasur dhe i jepet e drejta e parablerjes për objektet shtesë të ngritura nga shteti kur ato privatizohen
    Neni 15/ Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
    për zbatimin e këtij ligji ngarkohet KSHKKR. Komiteti shtetëror përbëhet nga 5 anëtarë të cilët emërohen dhe shkarkohen nga Kuvendi. Një anëtar propozohet nga qeveria, 2 nga pozita, 2 nga opozita. Anëtari i propozuar nga qeveria është kryetari i kësaj strukture.
    2. anëtari i Komitetit Shtetëror mund të emërohet shtetasi që :
    a) ka mbaruar arsimin e lartë për jurist, ekonomist, agronom apo në fushën inxhinerike që ka lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave
    b) ka jo më pak se 7 vjet përvojë pune në profesion
    c)gëzon reputacion të mirë dhe aftësi profesionale të spikatura në fushën e tij
    nuk është anëtar i organeve drejtuese të ndonjë partie politike
    nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi
    nuk është marrë masë disiplinore
    Neni 16 Kompetencat e Komitetit Shtetëror
    a)shqyrton dhe merr vendim për ankesat ndaj vendimeve të komisioneve vendore në lidhje me anën proceduriale të zbatimit të ligjit ose në dhënien e vendimit me përjashtim të rastit të parashikuar në nenin 19 të këtij ligji
    b)merr vendime për njehsimin e praktikave në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave dhe për zbatimin e ligjit
    c) emëron dhe shkarkon nga detyra kryetarin dhe anëtarët e komisioneve vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave
    d) drejton dhe kontrollon zbatimin e ligjit nga komisionet vendore
    e) propozon për miratim në qeveri strukturën organizative, organikën dhe tabelën e pagave për administratën e Komitetit Shtetëror dhe të komisioneve vendore
    f)mbledh dhe përpunon të dhëna për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave si dhe raporton në Këshillin e Ministrave e në Kuvend të paktën një herë në vit.





    16/05/2004
    -------------------------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Ligji i pronave: BE, jemi zhgenjyer nga qeveria shqiptare

    PS: Për tradhëtarët s'ka prona, abrogim të "Tatimit të Jashtëzakonshëm" të vitit 1945
    Lajmi i ores 10:15 AM
    TIRANE (19 Maj) - Pozita dhe opozita pritet të "ndeshen" përsëri në parlament, kësaj rradhe për ligjin e pronave. Dhe pse një pjesë e mirë e amendamenteve të propozuara nga opozita janë marrë parasysh në projektligjin e ri, dy kampet kundërshtare do të debatojnë gjatë në kunvend. Pozita dhe opozita do të ndahen në zbatimin e ligjit të ri për kategorinë e personave të shpronësuar në zbatim të ligjit për tatimin e jashtëzakonshëm në vitin 1945. Socialistët shprehen të vendosur se kjo kategori si dhe ata që kanë bashkëpunuar me pushtuesin e huaj, nuk duhet të përfitojnë nga ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave. Nga zbatimi i këtij ligji nuk do të preken gjithashtu dhe ish punonjësit e fermave bujqësore shtetërore, të cilët përfituan pas viteve '90. Ndërsa demokratët në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, sipas kryetarit të grupit parlamentar, Bamir Topi nuk do të japin konsensusin e tyre për këtë ligj pa abrogimin e nenit mbi tatimin e jashtëzakonshëm. Sipas tij, me abrogimin e nenit, mbi tatimin e jashtëzakonshëm, ky ligj bëhet edhe më i zbatueshëm në praktikë. Ndërsa nuk janë të një mendje socialistët të cilët shprehen të vendosur për mospërfshirjen e këtyre kategorive. Socialistët kanë përcaktuar ligjin 7501 të paprekshëm dhe ligjet pasuese të tij si përmbushës të një pjese të detyrimeve ndaj pronarëve të tokave. Sipas deputetëve socialistë, projektligji i bërë gati për në kuvend, është konsultuar dhe me ekspertët e OSBE-së, por dhe me Komisionin e Venecias. Ata kanë kërkuar referimin e përvojës më të mirë të vendeve ish komuniste, të cilët sapo aderuan në BE, ku pronarëve të mëdhenj nuk iu kthye më shumë se 70 ha tokë, ndërsa pjesa tjetër u kompensua. Një nga pikat e debatueshme në grupin socialist ishte dhe caktimi i vlerës së kompensimit. Janë Komisionet e Ligjeve, Ekonomisë dhe Bujqësisë që do të vendosin sot nëse pronarët do të kompensohen me vlerën e tregut apo me vlerën në momentin e shpronësimit duke i shtuar dhe indeksin e çmimeve. ro/ro (BalkanWeb)
    E drejta vonon, por nuk harron!

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    "PS-PD, kompromis i brishte per pronen"

    Kryetari i Partise Demokrate te Re, Genc Pollo, tha dje se per projektligjin per pronat deri me tani jane miratuar kater nga nente amendamentet e paraqitura nga PDR. Sipas tij, nder amendamentet e miratuara vlen te vecohen ato te cilet vendosin perfundimisht: kthimin e tokave te lira ne zonen turistike kodrinore-malore, si dhe tokave ne bregdet pronarit te ligjshem; njohja pa kufizim e prones se paluajtshme, si dhe caktimin e qerase se banesave te pronareve ne kushtet e tregut; trojet e godinat me interes publik, ne rast tjetersimi, u kthehen pronareve dhe kur leshohen me qera u jepen vetem pronareve. "Ky eshte nje avancim i pjesshem i platformes se PDR. Nderkaq amendamentet e tjera jane gjithashtu shume te rendesishme sepse kane te bejne me thelbin e Ligjit per Pronat: kthimin e tyre tek pronari i ligjshem. Ne rast se keto amendamente nuk do te miratohen, PDR do te konsideroje qendrimin e saj final ne votimin e projektligjit", ka nenvizuar Pollo. Kreu i PDR e cilesoi kompromisin e mundshem PD- PS mbi "tatimin e jashtezakonshem", si "kompromisin e fijes se barit". Sipas tij, nese arrin te miratohet projektligji i pronave vetem ne kompromisin mbi tatimin e jashtezakonshem, atehere ligji do te jete shume i manget. Nje kompromis i tille, vijoi Pollo, synon te justifikoje qendrimin mbi pronen te PS dhe PD. "Tatimi i jashtezakonshem eshte nje ceshtje e rendesishme historiko-ideologjike, por ka fare pak ndikim real ne ceshtjen e prones", ka nenvizuar Pollo.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    PS: Tatimi i Jashtezakonshem, mbetet

    Deputetet socialiste do te mbeshtesin ne Parlament projektligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave, te propozuar nga qeveria. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te PS, eshte vendosur qe te mos preket neni qe ka te beje me "tatimin e jashtezakonshem". Me ane te ketij vendimi politik, ligji i vitit 1945 nuk preket, por formulimi i tij mund te mos jete ne ligjin e pronave. Nje rruge per te shmangur debatin me PD. Kryetari i Komisionit te Ekonomise dhe Financave, socialisti Ylli Bufi, ka deklaruar pas mbledhjes se grupit se, "nuk ka rendesi nese eshte ne ligj apo jo, perseri ajo do te respektohet". "Nuk eshte ceshtje parimore, por ceshtje qe ka te beje me shume me menyren sesi ndertohet nga ana legjislative ligji. Besoj se edhe zgjidhja, duke mos qene ligji eshte e pranueshme. Por do te jete seanca plenare qe do te vendose nese do te jete apo jo ne ligj ky nen", tha Bufi. Sipas socialisteve, projektligji i pronave nuk synon te abrogoje ligje te meparshme. Deputeti i PS, Elmaz Sherifi, pohon se kjo "do te thote qe te tere ata, te cilet jo per arsye politike, por se nuk kane zbatuar ligjet e shtetit shqiptar e u jane konfiskuar pasurite, do te thote qe nuk i fitojne me ato". "Kjo do te thote qe ky ligj nuk abrogohet dhe nuk mund te bejme nje veprim i cili bie ne kundershtim me pikerisht me frymen e ketij ligji", u shpreh Sherifi. Duke marre parasysh kete vendim, pritet qe socialistet dhe demokratet te debatojne ashper, kur te diskutohet projektligji per pronat, ne piken qe ka te beje me "tatimin e jashtezoknshem". Nderkohe demokratet kerkojne qe ky nen i ligjit te abrogohet.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Pronat rrezikojne koalicionin PD-PR

    Republikanet mbledhin sot Komitetin Drejtues. Debat per projektligjin e pronave dhe per marredheniet politike midis PR dhe PD

    Republikanet dhe demokratet gjenden ne udhekryq, persa i perket marrdhenieve politike midis tyre. Kriza qe po shfaqet, duket se eshte me e renda gjate ketyre viteve te fundit, pas nje "krushqie" te gjate te mbushur me buzeqeshje, por edhe me kulisa. Shkak per kete krize eshte bere, sipas drejtuesve me te larte te PR, mungesa e vullnetit politik te PD, per te votuar pro projektligjit per pronat te paraqitur nga kreu i republikaneve Fatmir Mediu dhe deputeti i "Ballit..", Alfred Cako. Nje dite perpara diskutimit ne Kuvend te projektit alternativ per pronat, te paraqitur nga disa deputete te PS dhe te mbeshtetur edhe nga OSBE, republikanet kane vendosur te mbledhin Komitetin Drejtues, ku do te merret vendimi politik ndaj ketij projektligji, si dhe do te behet analiza e marredhenieve politike midis PR dhe PD. Drejtuesit e larte te PR deklarojne se, nese nuk do te merren ne vleresim amendamentet e tyre gjate miratimit te ketij projekti, atehere votat e deputeteve te PR do te jene kunder. Sipas tyre, ky pritet te jete edhe vendimi i Komitetit Drejtues te PR. Nderkaq ideologu i republikaneve, Sabri Godo, ka deklaruar se, nese PD voton pro ketij projekti te paraqitur nga socialistet, ajo do ta veconte veten nga partite aleate te djadhta dhe per rrjedhim PR duhet te shqyrtoje me kujdes kete ceshtje ne forumet e saj, sepse, sipas tij, "kemi te bejme me parime qe s'mund te preken per hir te interesave te castit". "Bashkimi i opozites, ne veshtrim te zhvillimeve politike te ardhme eshte nje domosdoshmeri, por duket se opozita do te pesoje nje carje ne debatin mbi pronen, kryesisht per shkak te qendrimit te PD", paralajmeron Godo. I ashper ne qendrimet e tij eshte edhe Sekretari i Pergjithshem i PR, Aleksander Garuli. Sipas tij, PD ka pergjegjesi te madhe, per kolapsin qe eshte krijuar tani per pronat. "Keto jane ceshtje programore me rendesi te vecante. PR nuk mund te tradhtoje programin e saj", ka nenvizuar Garuli. Ndersa kreu republikan Mediu, perpiqet te hedhe pak "uje ne zjarrin e ndezur", midis PR e PD. Ai e vlereson si negativ qendrimin e PD ndaj prones. Sipas tij, PD duhet te kuptoje se ka detyrim ndaj pronareve. "Pavaresisht nga kjo qe ndodhi, shpresoj dhe gjykoj qe PD do te marre nje qendrim me te qarte politikisht, ne seancen e rradhes, kur do te diskutohet projektligji qe do te paraqitet nga pala tjeter. I kerkojme PD-se qe ajo te votoje kunder ketij projekti", ka nenvizuar Mediu. Persa i perket raporteve midis PR dhe PD, kreu i republikaneve gjykon se, ato nuk duhen pare ne rrafshin individual, por mbi baza programesh dhe qellimesh te perbashketa.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •