Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    vowel Maska e liliella
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    490
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    "666 vargje per pranveren "-diezar varg

    666 vargje per pranveren
    kur ajo ndjell vdekjen.
    Ndryshe nga 777 Km vargje.
    Te thurura deri me sot per te.
    Pa fillim,pa fund.
    Te lyera me gjelberim verbues,
    te gdhendura rradhe
    ne fabrika lumturie
    ku shpresa e zbehte fletet mbulon.

    666 vargje per pranveren
    sepse vdekje ndjell.
    Kur rete perleshen me eren,
    kur hena torturohet e lyer me diell.

    Kur lulet e njoma te sapocelura,
    Pertypen nga delet ne fusha me bar.
    Kur qingj i njome i sapolindur
    Nga ujk i vjeter cahet ngadale.
    Kur ujk i murrme e i stervitur,
    vritet nga gjuetar i marre
    Kur gjuetari me birin e tij te bukur
    Perpihen nga uji i lumit barbar.

    666 vargje per pranveren.
    E bukur stine qe shtriga sjell
    Lulishte mendimesh ne burgun e jetes.
    Fole dallendyshesh,veze te krimbura pjell.

    Erdhe si gjithmone ti,pa vonuar.
    Pa shume zhurme vjen,ne vetmi.
    Rrenjet ne varrin e saj jane shtuar.
    Raprezalje se i ndihmove ti.

    Po i marrin frymen,dhe ketu e groposur.
    Mbi varrin e saj ti valle hedh.
    Ne errerise eshte e fundosur.
    E gjelber ti peisazhe zgjedh.
    Askush si numeroi stuhite e tua,
    lotet qe mbolle i korre me shi.
    E pameshirshme pranvere,
    me bresher godite kapaket e syve te mi.

    Ne krahet e tu linda dhe une,
    por kot mos prit te therras nene.
    Genjeshtren me te bukur me dhurove,jeten.
    Jeten time kerkove mbreme.

    Ndoshta duhet te te jem mirnjohes.
    Se te dashuroj me mesove ti.
    Po pse s’me the qe dashuria eshte dhimbje?
    Si te vuaj pranvere me mesove perseri.

    I thyer si ky varg
    Jam dhe une tani.
    Me krasite ndjenjat
    Me sharra iluzionesh.
    Ne nje det fytyrash
    Kerkoj pikpyetje.
    Jam krejt i vetem
    Me friken qe me qendron prane.

    Qielli mbushi koken time
    Me re qe perplasen
    Dhe kerkojne te dalin jashte syve.

    U bene tre dite
    Qe zgjohem duke vdekur.
    Dhe jam teper kurioz
    Te di sa me shume per arkivolin tim.
    Shfletoj katalogje…
    Kerkoj kortezhe…
    …ndihem mire.

    Ne zgavrat e hundes sime
    Dallendyshet bejne fole.
    Mundohem me kot
    Te degjoj aromen e moshes.

    Te vrava.
    Me armet qe vodha ne varrin e nje luftetari.
    Te preva meshiren
    Qe kishe varur ne qafe.
    Me vjen keq qe te vrava pranvere.
    Dua te shijoj dhimbjen tende.
    (qeshje te mbytyra trondisin qiellin)
    me kot maskohesh me fytyra engjejsh.
    Lerme te shijoj dhimbjen tende
    Dua qe ti te qash.
    Dua qe ti…
    …te mbytesh ne lotet e tu.
    Te lutem.Qaj.

    Varrin tend do kerkoj,
    Me 13 qen gjahu bastarde
    Kockat e tua delikate do i mar
    Ne kremator qirinjsh do ti djeg.
    Hirin ta coj ne muze.
    Tek kendi i tradhtareve.
    Per sadopak kohe.
    Se e di qe ti perseri do ngjallesh.
    Per tu hakmarre,
    kushedi c’kthetra do maresh borxh.

    Une,
    kur te vdes,
    Dua te behem yll.
    Lart ne qiell.
    Te mos afrohesh.
    Nga flakte e mia
    Te kesh frike.
    Pastaj kur te me kesh harruar
    Do kthehem ne meteor.
    Do kthehem ne qindra meteore
    Te te godas pa meshire
    Kur te degjoj renkimet e tua
    Do ringjallem edhe une.
    Nga dhimbja e njeri tjetrit
    Do marim force.

    Force…
    Si ai luftetari legjendar
    Qe kerkonte perjetsine
    Ne gjithe mbreterite e tokes.
    Nuk e gjeti.
    I mashtruar
    Vendosi ta kerkonte ne mbreterine e qiejve.
    Vrau veten
    Akoma pa mare veten nga zhgenjimi
    E burgosen ne mes dy yjesh.
    Para se te largohej
    Ne gurin e varrit shkroi dicka.
    Shkroi dicka
    Qe prej shekujsh
    Po bren shpirtin tim ngadale.
    A e di cfare shkroi?
    Emrin tim,pranvere.
    Emrin dhe qindra data
    Lindjesh dhe vdekjesh.

    “meni pedme hung”
    pershperiste era qe vinte nga Tibeti.
    E lashe te me ikte nga duart.
    E debova eren.
    Se mu duk shume tinxare.
    Me mjafton ky gur qe ka zene myshk
    Guri qe respektoj.se dhimbjen e te tjereve
    Mban me vete.
    E di historine e tij?
    Jetonte i lumtur dhe i lire
    Ne livadhin tend
    Derisa nje dite njerezit
    Kur kuptuan se ishin te uritur
    E coptuan ne tre pjese
    Para se ta shporrnin nga fusha.

    Njerin gure e corren me dalta,
    per ti dhene formen e nje njeriu.
    Guri qau kur mbi krye
    I vune kurore me gjemba
    Kishte frike nga jehonat e faljeve
    Qe perplaseshin ne kupolat e kishes.
    Pas rrufese i nxire.
    Mes shkurresh prehet i plagosur.

    Guri tjeter digjet
    Vatren e nje te verbri.
    Digjet dhe duron
    Duron dhe cdo dite lutet.
    Lutet ti japin goje,te ulerase
    Te nxjerre dhimbjen e shekujve.

    I treti guri i varrit te luftetarit
    Koha ja ka ulur supet.
    Shiu ja ka ngrysur vetullat.
    Por dielli kurrsesi
    S’mundi t’ja merte syte.
    Ajri mundohet te gjeje
    Mushkerite e tij te fshehura
    Thelle ne toke
    Por s’e kalon dot mallkimin e dheut.
    Guri lufton c’do dite
    Me shiun,eren,ferrat,
    por eshte i lumtur
    se ruan kujtimin e nje njeriu
    qe naten nga lart e deh
    me tingujt e yjeve.




    Ne shtrat gjethesh
    Mbeshtes koken e gjakosur.
    Ndjej eren qe me heton levizjet.
    Kushedi c’tragjedi mbart me vete?
    A eshte e lodhur?
    Pasi kaloi pyjet e geshtenjave,
    U perplas me fytyrat e ashpra te maleve.
    Tani e qete rrotullohet.
    Rrotullohet rreth kokes sime.
    Bashke me mendimet e lodhura
    Qe dalin nga shpirti im i pashpirte
    Ne qiellin e pare vizatojne Aurora.
    Tre barinj te mashtruar nga drita
    Nisen per rruge
    Me dhuratat e shpreses.
    Te takojne mendimet e huaja.
    Mendimet e vjetra per mendjet e reja.

    Rruga ju pre nga karvani i ujqerve
    Te cilet ndjekin tingujt e heshtur
    Qe hena e pafuqishme i sjell
    Ne malet e varfra me bore.
    Bardhesi.
    Si mushkeria
    Qe me tymin e cigares u mbush.
    E thitha tymin por me perpiu.
    Si ne endrrat e femijrise
    E pashe veten i varur ne mjegull.
    Mjegullnaje.
    Fryma ime qe ka frike kerkon ta caje.
    Ndjej litaret e padukshem
    Qe prangosin gjymtyret e mia.
    Buratin i gjakosur.
    Objekt i nje shfaqjeje
    Qe askush nuk qesh.

    Bumerange nga lashtesite e kohes
    Prene litaret.
    Per cudine time s’u rrezova
    I inkurajuar nga duartrokitjet e fshehura
    Te nje publiku pa fytyre
    Mora fluturimin.
    U nisa per nga nata
    Qe kishte shtrire kembet e rrudhosura.
    Nga yjet kerkova te me rrefenin rrugen
    Por me rrefyen histori te vdekura.
    Me pluhurin e tyre,
    Donin te me vinin ne gjume.
    Aspak s’doja te flija.
    Degjoja naten qe renkonte.

    Kerkova ne damaret e shpirtit
    Per dhimbsuri.
    Por gjeta vetem mikrobe endrrash
    Qe ne forma realeje
    Po e konsumoni shpirtin tim
    Si krimba ne trup te pajete.



    Fantazmat e jehonave
    Pershkrojne luginat e pashkelura
    E trembin bishat e lumejve
    Qe kane frike te tregojne kokat.
    Fantazmat e lumejve
    therin jehonat
    me thika guresh te cmuar.
    Fantazma princeshash
    Zhveshin lumejte
    Per te gjetur eshtrat e dashurise.
    Fantazmat e dashurise,
    rrembejne eren
    dhe prishin floket e tu.
    Fantazma jote me prish gjumin.
    Zgjohem i nevrikosur
    E liroj fantazmen time.
    Ne arenen e harruar
    Te herojve te dikurshem
    Fantazmat ndeshen me njera tjetren.
    Fantazma e kembanes fitoi.
    Te tjerat i mbyti me tinguj trishtimi.
    Por nuk zgjati shume.
    Ju dorezua zjarrit.
    Krenar perpin druret.
    Shikon lulet qe i perulen.
    Mbi fronin e kuq
    Pret rapsodet ti thurin kenge
    Madheshtise se tij.
    Shijon momentin e triumfit.
    I friksuar nga rete e hirta.
    Gjoja lufton me shiun
    E zhduket nen guva pemesh.
    Shiu zgjat hijen e tij.
    Mbulon rrenojat e nje keshtjelle.
    Lan gjurmet e fundit te gjakut,
    qe paraprijne betejen e ardhshme.
    Si membrana te holla sysh,
    rete cahen nga rrezet e diellit.
    Por edhe dielli
    U mund nga shamia e zeze
    Qe ne koken e nje nene
    duket sikur vallzon
    vallet e harruara.

    E kishte qendisur vete ate shami,
    me ngjyra lotesh.
    Qendisi buzqeshje e nje biri
    Qe nuk buzeqeshte me.
    Ne pranvere.
    Varri i tij zbukurohej.
    Ajo ndihej me e zeze.
    Me e zeze se “dikur” ne stacion.

    (“Dikur”)
    Treni po afrohet.
    I degjuan ulerimat e tij.
    Qe larg.
    Ne vagonin e gjashte
    Eshte e mbyllur dhimbja.
    Njerezit me fytyrat e tyre
    Si fosile mijra vjecare
    Presin dhimbjen ti kafshoje.

    Shinat shume te shndritshme
    Pasqyrojne rete e hutuara
    Lulet kishin ngritur kokat
    Mbi traversat e udhes se hekurt.
    Si me gijotin
    Nga rrotat e perbindeshit u ekzekutuan.

    Ka ardhur pranvera.
    Askush s’e perfill.
    Te gjithe ndjejn dhimbjen.
    Tani ajo po vjen.
    Ne vagoni e gjashte.
    Kane vrare nje buzeqeshje.
    Vdekja me petkun e saj gri
    Ka mbuluar fytyren e te riut.
    Dielli.
    Si projektor ne nje kinema province
    Nga nje e care ne tavan
    Ndricon arkivolin e bukur prej pishe.
    Diellit i pelqejne tragjedite.

    Treni erdhi ne stacion.
    Po hapin vagonin e gjashte.
    Ngarkojne dhimbjen mbi krahe,
    te heshtur marin rrugen
    per tek kujtimet e groposura.
    Me lotet e tyre
    Shkrijne deboren e fundit.
    Qe dhimbja mos te rreshqase.
    Me kujdes.
    Kane bere gati gropen.
    Hija e arres i ben roje.
    Ne pllakat e gurve te mermerte
    Fotografite e te parve
    S’e fshehin dot lumturine
    Duket sikur e mirpresin banorin e ri
    Ne pallatin e nendheshem te tokes kafe.
    Nje grusht dhč.

    Nje grusht dhč.
    Gjithcka mbaron.
    Kaq u desh.
    Dhimbja u kthye ne tjeter kujtim te groposur.

    Atje lart ne malin e frikshem
    Zotat ndjekin shfaqjen.
    Po pergatisin tjeter dhimbje
    Ne laboratoret e tyre te argetimit.
    Loja e tyre e preferuar:
    te lozin me rrufe te zjarrta
    mbi fshatin e heshtur.

    (15 pranvera para “dikur“)

    Pleqt,
    te mbledhur ne forma rrudhash,
    shkrijne unazat e floririt
    Duke mohuar martesat.
    Derdhin arin.
    Dhe shikojne me sy fajtoresh
    Formen e zotit te rradhes
    Qe krijuan me aq shprese.

    Me thiken e drejtuar nga qielli,
    per ta bekuar me rrezet e diellit
    prene fytin e njome te nje qingji.
    Me zerin e tij te mekur
    Thau ajrin.

    Gjak.
    Gjak qe rrjedh poshte te mekurave.
    Kujtojne se i jep tokes jete.

    “Afroje ballin bir,
    ta lyej me gjak.
    Ky eshte gjak per ta
    Zotat do te mbrojne.”

    Mundohet te shmanget.
    Sheh gishtat e shtrember
    Te ngjyrosura kuq qielli
    Sikur do i cjerrin ballin.
    Por s’mundet.
    Endrra e tij e rradhes:
    ndalon ne fytin e pare te nje qingji.
    (2 pranvera para “dikur”)

    Kur dita theu supet,
    ne 10 metra katror
    Vertiten 10 endrra.
    Neser para se dita te kafshoje nate
    Do krijojne karvanin
    Per te kaluar qafen e famshme te malit.

    Mblodhen tere jeten e tyre
    Ne torba leckash
    Ja ngarkuan supeve
    Mbushen mushkerite
    Me kujtimet e fundit
    Me kembet qe I zvarriteshin
    moren rrugen
    Pa I perfillur yjet
    Qe i percellonin ndergjegjet.

    -“Hidhni tre gure
    ne varrin e te panjohurit”
    fatkeqi vite me pare
    si ata kishte ndjekur diellin.
    Ne ate cep rruge
    Kishte perenduar per here te fundit.

    Tre gure te shenjte
    Nderojne te panjohurin,
    Tre gure te djersitur
    Per te kujtuar vetveten.

    Kur te arrije:
    Nga gjiri i ftohte
    Do nxjerre fotografine e zhubrosur.
    Te gjysmes se zemres
    Qe ka lene mbrapa.
    Por kur zemra ti sherohet,
    Do e harroje ne ndonje faqe muri
    Fotografine e kthyer ne ikone te padeshifruese.

    Por tani,
    qe era e ftohte
    i pershkonte mendimet
    ngrohej me veshtrimin e saj.
    Kurse ajo kishte ftohte prane zjarrit.
    Dhe ngrohej me
    Flaket e fjaleve te fundit:

    - Te dua shume.
    - Sa me do ?
    - Sikur fjalet do mund ta shprehnin
    Ato do ngjiteshin lart ne qiell,
    Nga yjet do kishim frike
    Se do na dukeshin shume afer.

    Ne veshin tend
    Do vendos zemren time
    Ta degjosh.
    Pastaj ta degjosh prap.
    Derisa mos ti mbetet
    Asnje pike gjak.
    Brenda do ngelet vetem dashuria.
    Pastaj mere zemren time
    Fshije nder copat e mendafshit.
    Kur kujtimet do te mbysin.
    Nxirre nga sirtari i fshehur.
    Ajo do mbuloje lekuren tende te bute
    Me avujt e mi qe do zbresin nga lart.
    Pa u ndjere.
    Buzen lehte do ta kafshoj
    Kur te ndjesh shijen e embel te gjakut
    Do e kuptosh se s’je ne enderr.
    Do te ledhatoj supet e njome
    Zjarri ta kuptoje qe ti s’je vetem.

    A vdesim sonte bashke?
    Boten ta denojme
    Do i humbase dashuria
    Dielli s’do shkelqej me si me pare.
    A vdesim bashke?
    Tani.
    Te zhveshur sic jemi
    Me zjarrin deshmimtar.
    Une do mbytem ne gjoksin tend.
    Do fundosem Brenda teje.
    Do behem nje me ty.
    Derisa zemren ta perpij.
    Ti mermi floket
    Sikur ajri te sihte pasion
    Meri ere fort.
    Do me shohesh mua
    Te shtrire ne fundin e liqenit
    I rrethuar nga zambake.
    Pastaj…
    Ti do mbytesh ne floket e mi.
    Do jemi si gjithmone.
    Bashke.
    Dhe per gjithmone.
    Dashurine do e marin
    Ne c’do skaj ta shetisim.
    Ti do i japesh bukuri.
    Sepse ti je kaq e bukur.

    - Sa e bukur
    - Dinake.
    Ujvares e ke mare rrjedhen
    ne supet e tua e vendose
    bores e more ngjyren
    Dhe zhyte trupin e brishte
    Eres i more shpirtin
    Dhe veshe floket e tu.
    Guret e cmuar qe lumejt sollen ne det
    Bashke me nje grusht blu
    I burgose ne syte e tu.
    Perendimin me te bukur
    Me buze e kape.
    Me pluhurin e yjeve
    Pastaj i ngjyrose.

    Kam 1000 shekuj,
    qe te adhuroj.
    Dua te vdes
    Sepse do lind ne syte e tu.
    Cdo dite me lotet
    Do te pushtoj fytyren.
    Por s’dua qe ti te vuash.
    Te dua.
    Ti je kaq e bukur.
    Kurse une frikacak
    Qe neser do largohet.
    Por do kthehem.
    Kur te kthehem...
    - Ti s’do kthehesh.

    (2 dite para “dikur”)
    Ajo lozte me ujin.
    Qielli xheloz
    Ne liqenin e zambakeve
    Pasqyroi i mazhin e tij.
    E mbyti.
    Ajo e pa,e kerkoi,i humbi.
    Degjoi te qeshurat e qiellit.
    E friksuar vrapoi
    Te shikonte ne vater.
    Trazoi zjarrin
    Veshtroi lart.
    Pa vetem tymin
    Qe tallej me syte e saj.
    Dy dite ruante ne dritare
    Per ndonje zog zemermire
    Ti sillte lajme nga larg.
    Dy net ne tritare.
    Deri…
    “dikur” degjoi vajtimin e lokomotives.
    Dhoma i dukej shume e madhe.
    Qielli shume i vogel.
    I vogel sa per dy.
    Tijngujt e kembanave
    Tinxash nga dritaret hyne.
    Asaj i dukeshin si fjale.
    Si flaket e fjaleve te fundit.
    Lumturia mbuloi shpresen.
    Shpresa genjeu zemren.
    Zemra dehu mendjen.
    Ne liqenin e zambakeve u zhyt
    Atje ne fund duhet te ishte ai.
    Diku atje mes zambakeve.
    Ja atje,pak me thelle.
    Kur zemra ju mbush me uje,
    Ajo e pa.
    Ai e priste.
    Ne fusha trendafilash ujore u perqafuan.

    (nje dite pas “dikur”)

    kembanat binin perseri.
    Njerezit ndjenin keqardhje.
    Por qielli i dukej teper i madh
    Dhe i frikshem.

    Dielli ishte veshur me te zeza.
    Dielli mbajti nje minute zi.
    Diellit i pelqente Romeo dhe Zhuljeta.


    Shpeshhere
    Kur dritat e qytetit te lodhura
    Refuzojne te ndricojne.
    E kuptoj rendesine e erresires.
    Ajo si kokrriza rere te shndritshme
    Nga shkretetirat vjen.

    Erresira ne pranvere
    Me kujTon neten para gjumit te qete
    Pranvere ne erresire
    Me kujton netet pas gjumit te prishur.

    Nje vajze e vogel
    Me tha qe me donte.
    Une jo.
    I mbytyr ne egon time
    Besoja se ato fjale s'do te dilnin kurre
    jashte korridoreve te spitalit.
    Lotet e saj te dhimbjes
    lagnin zemren time
    Lotet e mi te fshehur,
    Degjonin endrrat e saj.
    Me kerkoi ti shkoja ne dasem
    kur nje dite te martohej
    Une i perlotur pohova.

    Nje vajze e vogel
    Me tha qe me donte.
    Me fjalet qe i dilnin
    nga gjoksi i paformuar.
    Une jo.

    Nje vajze e vogel
    Para se te vdiste
    me tha qe me donte
    Atehere une vetem buzeqesha.
    Nje vajze e vogel vdiq
    Une atehere vrapova drejt saj
    Por s'e gjeta.
    gjeta vetem endrrat
    qe rreshqisnin nga muret
    te pafuqishme.

    Kur dhimbja e saj mori fund
    nisi dashuria ime.
    Ne Pubin e zakonshem me miqt
    Mundohesha ta harroja.
    Mundohem akoma.
    Por ajo eshte gjithkund.
    Ne cdo kujtim te ri.
    Ne parfumin e ftohte te eres se mesnates.
    Ne kengen e nje sirene te fshehur.
    ne blune e nje debore te pare.
    ne zjarrin e diamanteve te yjeve.
    Ne nje mengjes me avuj.
    Dhe ne nje vetvrasje gazete.


    Me pelqejne lulet.
    Ne kohe te vecanta.
    Me ngjyra te vecanta.
    e njoh gjuhen e tyre.
    Ti je e bukur pranvere.
    Por pak e zbehte.
    Vjen era epidemi
    nga kembet qe s'ke
    dhe lepin plaget
    derisa zhduken.
    Braktise syte.
    Le peng buzet
    Ne filxhanin e cajit
    Kur u takove me urrejtjen time

    Godite veteveten
    sepse une refuzova ta beja.
    Dhe copat e tua
    nuk koincidonin.
    Ti ke shpirt krijimi
    kur loz me eren,
    dhe fshin gjurmet
    qe sjellin veren.

    Ti ke humbur racen tende.
    je unike pak lezbike.
    Je e lumtur ne burgun e loteve.
    Ishte nje kohe
    qe kisha nevoje une per ty.
    Ti ndejte verdalle pak
    sa per mirsjellje.
    Dhe me humbe nga syte.
    Tani s'gjej dot veten time.
    Nje sinfoni mortore
    ne qiellin henor ti je.
    Poshte lekures se bukur
    ne venat qe po te vdesin
    ke copa akujsh qe qarkullojn.
    Shetit ne boten e gjakosur
    te gjakosur me shume nga ne.
    Gjetem varrin
    e nje mije krahe engjejsh.
    S'na pelqente te fluturonim.
    Ne jemi nje specie e lindur
    nga terrori.
    Larg vrimave te hapsires.
    Nuk e di cte te them
    per manjaket
    sepse i vrava dje ne mengjes
    kur me fjale lepinin ves.
    Kuajt inteligjent po lehnin
    ne stallen me neona.
    laroshi goditi gurin me koke.
    Ne kujtim te tij
    bera nje unaze guri.
    per ta veshur
    ne dramen qe luhej sot.

    Mendimet e mia kercejne
    ndersa ti cmendesh.
    une cmenden
    ndersa ti rri e qete.
    Buzeqesh
    kur nje film komik
    mbulon syte e mi
    Miresevjen ne boten time.
    Hiqi kepucet para se te hysh.
    Dhe priti floket se me tremb.
    jezu krishti vdiq per veten e tij.
    Thote gardiani i portes.
    Por ketu do gjesh
    shenjtore tualetesh.
    prit bileten para
    qe te sigurosh nje vend.
    do kesh falas:
    dashurine tende.
    ujin tend.
    mendimin tend.
    zjarrin tend.
    seksin tend.
    Kujtimin tend.
    lotin tend.
    merr ate per cfare s'ke nevoje.
    Kur erresira te konsumoje njerezit
    dhe bota te konsumoje erresiren
    do shesim te gjithe qirinj.
    por s'do mundemi
    ne e duam shume erresiren.

    Tani po te vjen fundi
    nga lapsi kerkon meshire.
    ti me dukesh si prostitut e pire.
    Edhe pak dhe do te tres.

    Vargu 665
    Pranvera vdes.
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Mosha
    38
    Postime
    1,089
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    C'te gjeti ty keshtu? Po mua? A thua kjo eshte thjesht nje ndjellie per Narcissus?

  3. #3
    vowel Maska e liliella
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    490
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    me mire te mos i veme emer ketyre ndjelljeve se nuk i dihet se kujt i presin rrugen. lili krahe hapura

    ps. germova andej nga varrezat e deshmoreve per tu uruar nje ringjallje me rast te Krisht(RI)lindjeve. mish te kalbur yuuum !
    nuk te kam thene qe me jane qelbezuar mishrat e dhembeve. po per fat kam mprehur thikat e pirunjt. bujrum
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Mosha
    29
    Postime
    223
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    liliella
    s'ke pertuar qe i ke shkruar? une vallaj nuk kisha durim me i lexuar te tera po aq sa lexova me pelqyen. bye te pershendes vetem per mundimin qe i ke shkruar
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

Tema tė Ngjashme

  1. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  2. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 16:16
  3. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00
  5. Njėtrajtshmėri
    Nga SkenderRusi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-12-2004, 05:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •