Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dardanius
    Anėtarėsuar
    02-09-2008
    Postime
    72

    Arkeologjia ne rajonin e Anamoraves

    kush ka nga ju informacione rreth arkeologjis ne rajonin e Anamoraves postoni ketu flm per mirkuptim


    me respket Dadaniuss

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15
    Ukshin Zajmi: Civilizimet e lashta tė Anamoravės

    Bagazh i madh i trashėgimisė kulturore qė nga Neoliti

    Gjilani, Vitia, Dardana dhe Artana, qė sot pėrbėjnė njė krahinė tė Kosovės tė quajtur Anamoravė, sepse shtrihen nė pellgun e Moravės, janė tė njohura pėr tokėn e plleshme, pėr pasuri minerale ashtu edhe pėr pasuri nga sfera e trashėgimisė kulturore. Civilizimet e kėsaj ane janė tė njohura qė nga epoka e Neolitit e kėndej, por qė gjetjet pėr dėshminė e kėtij civilizimi ose nuk janė hulumtuar fare, apo edhe nėse janė hulumtuar, ato janė interpretuar sipas politikės sė kohės, e jo sipas realitetit qė e dėshmojnė.
    .....

    Shumė shekuj para epokės sonė u krijua mbretėria Dardane, e cila shtrihej nė territorin e Kosovės sė sotme e tė krahinave tė tjera pėr reth. Kufinjtė e saj shkonin nė veri deri te qyteti i Nishit, madje edhe mė larg, kurse nė jug deri nė Kukės dhe nė rrjedhėn e sipėrme tė Vardarit. Nė kėtė mbretėri bėnin pjesė edhe fise tė tjera, ndėr tė cilat njihen galabrėt dhe thunatėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve. Dardanėt pėrmendėn si luftėtarė tė fortė, xehtarė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.
    Populli Dardan, gjatė jetės sė vet nė kėto troje zhvilloj tė gjitha veprimtaritė jetėsore, andaj civilizimi i tyre ende ruhet. Mirėpo, pėr tė parė e studiuar kėtė civilizim lypset punė hulumtuese, sidomos tė sferės sė arkeologjisė. Mėqe pasardhėsit e Dardanėve, shqiptarėt e sotėm tė Kosovės, shekuj me radhė qenė nėn sundime tė pushtetėve tė ndryshme, ata pos qė nuk u shkolluan ashtu si duhet, atyre iu ndalua nė mėnyra tė ndryshme edhe bėrja e hulumtime tė tilla.
    Aktualisht pėr lokalitete me mbetje nga civilizimet e lashta tė Anamoravės kemi vetėm shkrime nė gjuhėn serbe e tė hulumtura nga ekspert tė kėtij nacionaliteti. Nga kėto shkrime mėsohet se nga Neoliti dhe Neoliti i vjetėr nė rajonin e Anamoravės gjetje tė ndryshme arakeologjike mund tė ketė nė Partesh, Nosalė e Budrigė tė Poshtme, nė komunėn e Gjilanit, nė komunė tė Vitisė pėrmendet Kllokoti, ndėrsa Ruboci nė Dardanė. Nga Neoloti i ri apo siē njihet nė gjurmimet arkeologjike kultura e Vinēės, nė kėtė rajon nuk ėshtė i evidentuar asnjė lokalitet, kurse nga epoka e Bronzit llogaritet se gjetje tė tilla ka nė Domoroc tė Dardanės dhe nė Stanishor tė Gjilanit. Elemente nga Parahistoria nė kėtė anė llogaritėt tė ketė nė tumat e Sadovinės sė Jerlive (Veliko pole) dhe nė Gėrnēar (shpella mbi fshat -paleoliti) nė komunė tė Vitisė, kurse nė komunėn e Gjilanit ėshtė evidentuar Llashtica rajoni i tumave dhe Stanishori nė lokalitetin Gradina, nė qendėr tė fshatit. Nga koha e Antikės nė Viti ėshtė evidentuar Kalaja e Binēės (Priboji), dhe Gradishta nė fshatin Gėrnēar. Nė komunėn e Gjilanit lokalitet me gjetje nga kjo kohė llogaritėt se ka nė Velekincė rajoni i Legllavės, Koretishta nė vendin Gėrnēarica dhe nė Stanishor lokaliteti Gradina. Tė kėsaj kohe llogariten edhe lokaliteti Ordina nė Dardanė dhe mbetje tė varrezave tė antikės sė moēme nė Hogosht tė kėsaj komune.
    Edhe lokalitet e Vitisė: kalaja nė Binēė dhe Gradishta nė Tėrpezė, kalaja nė Kulina (Prizrenac) tė Bresalcit, dhe ajo nė Prilepac tė Pėrlepnicės apo Bozhecit, manastiri nė Dragancė, Gradishta dhe Kalaja nė Pogragjė, Gradishta nė Ponesh, manastiri nė Strazhė tė Gjilanit, manastiri nė Reēan, kisha nė Berivojcė, Ropotove tė madhe dhe nė Korminjanin e poshtėm, nekropola nė Koretin nė komunė tė Dardanės, ndėrsa pėr komunėn e Artanės dihet Kalaja, mbetjet e njė kishe Sase nė lokalitetin Bostan dhe objekte tė tjera pėr tė cilat opinioni kosovar dhe mė gjėrė i ka tė njohura.
    Nė kėtė anė ka edhe shumė lokalitete ku ka gjetje tė bollėkshme arkeologjike tė papėrcaktuara nė epoka historike, sepse nuk janė bėrė hulumtime tė nevojshme, por qė banorėt i kanė evidentuar qoftė duke gjetur artefakte duke punuar tokėn apo edhe tė ruajtura gojarisht brez pas brezi.Njė listė mė tė gjatė tė kėtyre lokaliteteve e ka autori i kėtij shkrimi por edhe Qendra rajonale pėr trashėgimi kulturore tė Gjilanit, e tė cilat do tė duhej tė hynin nė hartėn arkeologjike tė Kosovės. Disa nga kėto lokalitete, si ai nė fshatin Isufaj tė Karadakut ėshtė nė zhdukje e sipėr, sepse uji ėshtė duke e shkatėrruar.
    Anamorava, nė saj tė pozitės sė saj gjeostrategjike dhe klimatike nė tė gjitha etapat historike ka qenė e banuar, qoftė me banorė tė pėrhershėm apo edhe me banorė qė janė dyndur prej njė vendi nė tjetrin e qė pėrkohėsisht kanė qendruar kėtu. Tė gjithė kėta popuj kėtu kanė lėnė artefakte tė ndryshme, pėr tė cilat lypset hulumtim pėr t’i gjetur dhe punė shkencore pėr t’i lexuar, me qėllim tė zbulimit tė shkallės sė civilizimit tė kėtyre popujve.
    Hulumtimet e deritashme kanė munguar, por edhe ato qė janė bėrė janė interpretuar pėr qėllime tė caktuara tė politikės sė kohės, duke mėshefur tė vėrtetėn. Njė rast i tillė hetohet pėr kalanė e Pogragjės, e cila nė shkrimet serbe thuhet se i takon shekullit tė XIV, ndėrsa gjatė punimeve ofruese ndaj saj, janė gjetur monedha qė i takojnė shekullit tė IV, bile pjesė tė qeramikės edhe tė epokės para Krishtit, andaj nga kjo rezulton se hulumtimet nė kėto vende janė tė domosdoshme nga specialist vendor dhe tė huaj, mė qėllim qė artefaktet e gjetura tė flasin realisht pėr kohėn e krijimit tė tyre, dhe kėto dėshmi tė marrin pėrmasa mė tė gjėra kombėtare e ndėrkombėtare tė historisė sė kėsaj ane.

    P.S. Po ua dėrgoi kėtė shkrim nė kėtė mėnyrė nėse bėnė. Pėrshėndetje

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15
    Ukshin Zajmi: Gjurmė civilizimesh nė komunėn e Vitisė

    Tėrpeza mė e moēme se 7000 vjet

    Druri i rrethojės-sandraēit tė Tėrpezės ishte i vjetėr 5000 vjet para epokės sonė dhe i takonte familjės sė ēarrit, ndėrsa nė rajonin e kėtij fshati, janė gjetur stela guri, shtylla mermeri, mulli dore e monedha tė ndryshme.

    …..
    Jeta nė trojet e Dardanisė sė moēme, pėrkatėsisht tė Kosovės sė sotme dhe pėr rreth saj ėshtė shumė e vjetėr. Kėtė, pos historianėve tė vjetėr na e dėshmojnė edhe gjetjet e ndryshme. Kėso objektesh, nė tollin kosovar janė gjetur shumė, por disa prej tyre janė zhdukur nga pakujdesia e gjetėsve, disa tė tjera janė tė huajsuar, sepse nėpėr qendrat komunale nuk ka pasė, madje aty-kėtu, edhe sot nuk ka vende tė posaēme pėr ruajtjen e tyre-muzeume, disa tė tjera janė shitur e ruhen nga koleksionist tė shumė tė antikiteteve apo nėpėr muzeume tė ndryshme botėrore, por sasia mė e madhe e tyre ruhet, pos nė muzeun e Prishtinės, edhe nė muzeumet e ndryshe tė ish Jugosllavisė.
    Se nėntoka e Kosovės ėshtė e pasur me objekte tė lashtėsisė, po e ilustrojmė me njė gjetje nė lokalitetin e Tėrpezės sė Vitisė. Nė vendin e quajtur “Vrella e Hajrave”, Mejdi Ferizi i kėtij fshati, duke punuar pėr sjelljen e ujit nė shtėpi, nė vitin 1994 gjeti disa drunj tė rrethojės (sandraēit) tė pusit. Falė rastėsisė sė i vėllai i tij, Ruzhdiu, njihte punėn e njė instituti pėr analiza tė drurit nė Gjermani, ku punonte pėrkohėsisht, ai dėrgoi njė copė tė kėtij druri atje, dhe ia bėri analizat. Analizat dėshmuan se druri i sandraēit tė Tėrpezės ishte i vjetėr 5000 vjet para erės sonė dhe i takonte familjės sė ēarrit. Kėtė fakt na e dokumenton historiani Mr. Adem Murati nė monografinė kushtuar Ramadan Agushit, tė botuar nė Prishtinė, nė vitin 2003.
    Po kėtu mėsohet se nė rajonin e kėtij fshati, janė gjetur stela guri, shtylla mermeri, mulli dore e monedha tė ndryshme nė arat Verbane, por jo nė fshatin Verban, qė ėshtė lokalaitet tjetėr, ndėrsa nė afėrsi tė Kllokotit ėshtė gjetur edhe figura e gruas Dardane, qė nė literaturėn arkeologjike njihet si “Busti antik i gruas nga Kllokoti”. Lashtėsinė e kėtij lokaliteti e dėshmon edhe Kalaja e Tėrpezės, e cila supozohet se ėshtė shkatėrruar nga tėrmeti i vitit 518, e qė e ka meremetuar pastaj Justiniani i I-rė (527-565).
    Vėshtruar nga kėto tė dhėna, dhe supozimi se nė kėtė territor ka qenė edhe qyteti i njohur antik Arribanation, komuna e Vitisė, Ministria e kulturės dhe Qendra Rajonale pėr Trashėgimi kulturore e Gjilanit, por edhe objektet ekonomike nė Kllokot, duhet tė hartojnė projekte e tė sigurojnė mjete pėr tė filluar gėrmimet pėr zbulimin e gjetjeve arkeologjike nė kėtė vend, mė qėllim, qė artefaktet e gjetura tė flasin pėr civilizimin, i cili i ka krijuar, por edhe tė mundėsojnė vizitorėve tė ndryshėm qė tė shohin kėto vende, sepse rruga Gjilan-Ferizaj kalon kėndej pari, ndėrsa dy objektet ekonomike, turistiko-shėndetėsore nė Banjėn e Kllokotit kanė vizitorė tė shumtė.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15
    Ukshin Zajmiotim i veēant arkeologjik

    Kalaja e Pogragjės mė e vjetėr se 2000 vjet

    Libri, pėrkatėsisht broshura nė fjalė ka rėndėsi tė dyfishtė: e para, se edhe Gjilani tashmė ka njė vepėr reprezentative pėr t’ua ofruar vizitorėve, dhe, e dyta se ndriqon kontinuitetin e jetės nė kėto troje qė para shekullit tė dytė para erės sonė. Pos kėsaj, vepra sensibiliozon opinionin por edhe udhėheqjen vendore pėr aktivitete tė shtuara
    …….
    Qendra Rajonale pėr Trashėgimi Kulturore nė Gjilan, ndonėse e themeluar para pak vitesh, pos punes nė terren duke bėrė rekognostifikimin, duke identifikuar vendndodhjet e mundshme arkeologjike, duke vjelur trashėgimi gojore, duke evidentuar artefakte tė ndryshme qė ndodhen nė pronėsi private, ajo filloi edhe veprimtarinė botuese. Falė punės sė vjetme nė sferėn e trajtimit tė bimėsisė dhe tė hapjes sė rrugės afruese pėr nė Kalanė e Pogragjės, ajo botoi librin-broshurė “Kalaja e Pogragjės”. Ky libėr, i Sherafedin Kadriut, ėshtė frut i angazhimit tė tė gjithė tė punėsuarve dhe i mjeteve tė ndara pėr tė kryer kėto punė. Libri, pėrkatėsisht broshura nė fjalė ka rėndėsi tė dyfishtė: e para, se edhe Gjilani tashmė ka njė libėr reprezentativ pėr t’ua ofruar vizitorėve, dhe, e dyta se ndriqon kontinuitetin e jetės nė kėto troje qė para shekullit tė dytė para erės sonė.
    Libri nė fjalė ėshtė ndarė nė dy pjesė dhe nė disa kapituj. Pėrderisa nė pjesėn e parė flet pėr punėn e pėrgjithshme tė kėsaj Qendreje nė tė gjitha fushat e angazhimit tė sajė, nė pjesėn e dytė flet kryesisht pėr Kalanė e Pogragjės dhe gjetjeve nė kėtė lokalitet arkeologjik. Nga hulumtimet nė terren dhe e literaturės sė paktė rreth kėtij lokaliteti, doli nė shesh, se kjo kala, qė ishte e ėshtė nė mbrojtje tė shtetit, nuk i takon shekullit tė XIV, siē evidentohet, por ėshtė shumė mė e vjetėr, dhe nė saje tė disa pjesėve tė qeramikės ėshtė vėrtetuar e ajo daton qė para shekullit tė dytė para epokės sonė. Ndonėse puna e arkeologut profesionist ende nuk ėshtė nisur nė kėtė vend, nga monedhat e gjetur kėtu, ėshtė vėrtetuar, se kėtu ėshtė punuar nė mes tė viteteve 244-249. Kėtė e vėrteton monedha e gjetur me portretin e Otacila Severa, gruas sė Filipit tė parė (Filipit Babė). Janė gjetur kėtu edhe monedha tė perandorit romak me prejardhje ilire Cladius II Gotius (268-270) dhe tė periudhave e tė perandorėve tė tjera. Pėrndryshe nga kjo libėr mėsojmė se kėtu, gjatė kėsaj pune tė paktė e fillestare janė gjetur 73 monedha prej tė cilave 43 janė identifikuar.
    Ndonėse nė libėr nuk thuhet, tėrthorazi kuptohet, se jo vetėm nė Gjilan, por nė Kosovė duhet tė aktivizohet njė sektor i numizmatikės, i cili do tė vlersonte fondet shoqėrore por edhe individuale tė monedhave tė gjetura dhe nė saje tė tyre do tė paraqiste njė pasqyrė tė gjendjes shoqėrore tė kohės dhe vendit ku janė gjetur monedhat.
    Pėrmes kėtij libri, bėhet me dije, se gjatė punėve janė gjetur varreza, mure objektesh, mbeturina tė zjarrit, fragmente dhe enė tė ndryshme tė qeramikės sė disa shtresimeve kohore, vegla pune tė metalit, si dhe ėshtė zbuluar, nė dy sonde testuese, edhe konstrukti themeltar i mureve tė kalasė. Pos kėsaj, nė libėr bėhet me dije edhe pozita strategjike e kėtij vendi 10 km nė jug-lindje tė Gjilanit, si dhe ėshtė bėrė njė paramendim i rrugėve ndėrlidhėse tė kalave nė kėtė pjesė tė Kosovės.
    Kėtė vend, gjatė punimeve tė vjeme, pos disa arkeologėve nga Kosova dhe nga Shqipėria, nė mėnyrė jozyrtare por edhe mėsheftas e kanė vizituar edhe arkeolog nga Serbija e vende tė tjera. Ky interesim, ka zgjuar kureshtje edhe nga vjelės tė tjerė pėrfitues nga gjetjet e vjetra, andaj Kalaja e Pogragjės, pos tė vėrtetės sė ėshtė nė mbrojtje tė shtetit, ajo duhet tė mbrohet edhe fizikisht, sepse fare lehtė nga kėtu mund tė merren artefakte tė ndryshme, tė cilat do tė tėhuajsohen, e kėshtu edhe do tė zhduken argumente tė shumta historike, tė cilat toka e kėtij lokaliteti i ruajti me nostalgji pėr t’ua rrėfyer, gjeneratave tė tashme, historinė e tyre tė vjetėr.
    Vėshtruar nga e gjithė kjo, librin-broshurė “Kalaja e Pogragjės” tė Sherafedin Kadriut dhe e Qendrės Rajonale pėr Trashėgimi Kulturore tė Gjilanit, ndonėse dikush mund ta vlerėson si vepėr pseudoshkencore, ajo, pikėrisht aludon tek shkenca kosovare qė vetė apo nė bashkėpunim me ate ndėrkombėtare, duhet tė angazhohet mė tepėr pėr tė cytur artefaktet e kėtushme qė tė ndėrprejnė heshtjen mijavjeēare dhe tė rrėfejnė pėr jetėn e atėhershme nė kėtė vend.
    Libri nė fjalė sheshon edhe njė nevojė tė domosdoshme pėr komunėn e Gjilanit dhe tė rajonit tė Anamoravės, hapjen e muzeut historik e etnografik. Ruajtja e artefakteve tė gjetura nė Kalanė e Pogragjės, por edhe tė atyre tė vjelura nė terren nga kjo Qendėr, nė kushte e vende tejet tė papėrshtatshme hapsinore e klimatike dhe pa ēasje profesionale, sikur ftojnė strukturat udhėheqėse e intelektuale tė Gjilanit e mė gjėrė, pėr hapjen urgjente tė kėtij objekti kulturor. Pos kėsaj, nga libri, indirekt mėsohet, se puna arkeologjike e restauruese nė kėtė kala ėshtė domosdo kohe, dhe kėrkon ēasje profesionale e jo tenderuese. Zvaritja e shfrytėzimit tė mjeteve pėr vazhdimin e punėve, sikur dėshmon se ēasja profesionale mungon, qoftė nga neglizhenca apo mosdija. Andaj, nuk ėshtė habi, qė tashmė flitet pėr gjetje tė artefakteve tė ndryshme nė kėtė lokalitet e tė shitura nė perendim pėr para tė majme.
    Andaj, vlerėsuar nga tė gjitha kėto dhe nga sensibilizimi i kėsaj ane rreth kėtij objekti tė lashtė iliro-dardan, qė e nxorėn nė drite punėt e pakta dhe libri nė fjalė, duhet tė sensibilizon edhe udhėheqjen komunale tė Gjilanit qė Kalanė e Pogragjės dhe rrethinėn e saj, me monumentete tjera pėrcjellėse siē ėshtė Kisha e Ēartme, ta shpallė Park Arkeologjik, e ta venė nė mbrojtje edhe fizike, me rrethoja e me roje, kurse sektori ekonomik tė pėrkujdesėt pėr zhvillimin e turizmit nė kėtė anė, sepse tė gjitha parametrat natyror e monumental ekzistojnė.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15

    Nė fshatin Bullaj tė Marecit

    Lagjja Haxhaj lokalitet arkeologjik

    Lidhshmėria e rrugėve qė vjen pėrmes Lumit tė shtrembėr (Krivarekės) me minierėn dhe qytetin e Artanės sė lashtė, Gjytetin e Marecit, Kulinėn e Krilevės, e rrafshnaltėn e Gallapit tė Prishtinės, (Gllogovicė) e bėjnė kėtė vend mjaft strategjik

    Ukshin Zajmi

    Nė oborrin tim ekziston njė themel i vjetėr, pėr tė cilin askush nuk mban mend kur ėshtė ngritur, na tha Hysni Haxholli, kur e vizituam kėtė lagjė. Kur e kam ndėrtuar shtėpinė e re, duke mihur kam gjetur njė vrimė tė thellė, por nuk i kam treguar askujt dhe aty e kam ngritur shtėpinė. Bregorja ku gjendet kjo shtėpi ėshtė nė toponimin Podvorice, dhe nė malin mbi kėtė kodrinė, qė quhet me po kėtė emėr ka ujė tė bollėkshėm. Nėn kėtė lagje ndodhen livadhe, nė tė cillėt ka gurė tė mėdhenj natyror, qė duken se janė magmatik, e nė to ndodhet edhe njė vend ku ka grumbull tė madh tė gurėve, mbeturina nga ndonjė shkritore e moēme, e qė edhe kėtu i thonė Samakovė.
    Ėshtė bartur brez pas brezi thėnia se xehja ėshtė nxjerrė tek Arat e Hazirit nė Lugun e Kajushės dhe tek Lugu i Kumpulsė, vende kėto qė kanė njė largėsi prej 200 metrash vijė ajrore nga vendi i zgjurės ekzistuese. Kėtu ekziston edhe Livadhi i Kumpulsė, qė sot ėshtė vend shkurresh shkoze, e qė si emėr ėshtė karakteristik e qė don trajtim shkencor nga linguistėt e toponomistėt.
    Se kjo lagje dhe ky themel janė vende arkeologjike, dėshmon edhe samakova tjetėr qė ėshtė mbi shkollėn e fshatin, afėr toponimit Kisha dhe qė i thonė edhe Samakova e Muratit, sigurisht nga ajo se vendi ka qenė i ndonjė Murati. Nė njė largėsi prej 1000 metrash largėsi ajrore, nė veri lindje tė kėtij vendi, gjendet toponimi Gjyteti i Marecit si dhe Kulina e Krilevės, vende kėto ku kanė ekzistuar vendbanime tė moēme iliro-dardane. Lumi i Bullajve qė krijohet edhe nga lumi i Ftonit, qė kalon nėpėr lagjen Haxhaj kalojnė nėpėr lokalitetin Rapuhė, i vlerėsuar si vendshkritore e lashtė, kur bashkohet edhe pėrroi i Gjytetit, janė burime uji tė nevojshme uji pėr shkritore.
    Lidhshmėria e rrugėve qė vjen pėrmes Lumit tė shtrembėr (Krivarekės) me minierėn dhe qytetin e Artanės sė lashtė, Gjytetin e Marecit, Kulinėn e Krilevės, e rrafshnaltėn e Gallapit tė Prishtinės, (Gllogovicė) e bėjnė kėtė vend mjaft strategjik, andaj hulumtimi nė kėto lokalitete, jo qė do tė dėshmojnė pėr eksploatimin dhe pėrpunimin e xeheve nga banorėt e hershėm tė kėsaj ane (Dardanėt) por do tė ndriqojnė edhe ndonjė vendbanim mjaft tė madh tė asaj kohe.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15

    Kalatė (Kėshtjellat) nė komunėn e Gjilanit

    Ukshin Zajmi: Kalatė (Kėshtjellat) nė komunėn e Gjilanit




    Komuna e Gjilanit ka njė sipėrfaqe prej 515 kilometrash katror, dhe ėshtė qendėre rajonit tė Anamoravės. Pozitėn e mire gjeo-strategjike e bėnė rrjedha e Moravės sė Binēės, pellgu i saj dhe rrugėt tė cilat pėrshkojnė rrjedhės sė saj dhe lumenjve qė derdhėn nė te. Treva e Anamoravės pėrmes ngushticės sė Konēulit lidhet me nismėn e ultsėirės sė Moravicės e cila shpie kah Presheva, Kumanova e prej kėtu pėr nė Bullgari dhee pėr nė Shkup. Pėr nė kėtė pjesė tė Ballkanit, Anamoravėn e lidhin edhe rrjedhat e Lumenjve Mirushė dhe ai i Karadakut qė derdhėn nė Moravė. Rrjedha e lumit tė shtrembėr apo tė Krivarekės, Anamoravėn e lidhė me Artanėn vendbanim tė vjetėr iliro-dardan, me kėtė venbanim tė moēėm Anamorava lidhet edhe pėrmes Lumit tė Pėrlepnicės dhe tė Stanishorit., por edhe pėrmes rrjedhės sė lumit tė Livoqit, i cili vie nga bjeshkėt e Zhegocit dhe tė Artanės. e qė shpie nė drejtim tė Llabjanit. Lumi i Cernicės sėrish Anamoaavėn e lidh me fushėn e Kosovės, ashttu si edhe vazhdimi i fushėgropės sė Moravės sė Eperme, e qė e lidh kėtė rajon e komunėn e Gjilanit me fushėn e Kosovės, por edhe me rrjedhėn e Lepencit drejt jug-lindjės nė fushėn e Shkupot pėrmes Grykės sė Kaēanikut,
    Duke e parė kėtė positė tė volitshme pėr levizje nė shumė drejtime, popullsia vendore e kohėve tė moēme, tė cilėt i pėrkasin Dardanėve, ngriti edhe Kala apo fortesa tė madhėsive tė ndrysshme me qėllim mbrojtjeje dhe vrojtimi. Kalaja(ndyshe: fortesa) ėshtė objekt ndėrtimorė i ndėrtuar me gurė, strukturė mbrojtėse qė u pėrhapė nė tėrė botėn. Si gjithkund ashtu edhe nė vendet shqiptare kalatė janė ndėrtuar si objekt mbrojtės nga armiku. Kalatė zakonisht janė vendosur nė pozita gjeografike me numėr tė caktuar tė hyrjeve, depėrtimit nė to.
    Popullata e lashtė pėr nevoja tė veta nė rjedhėn e lumit tė Pėrlepnicės ngriti Kalanė e Mireshit (Dobėrēanit) dhe atė tė Pėrlepnicės, tė cilat kanė vėshtruar rrugėn qė lidhė kėtė pjesė me rrjedhėn e poshtme tė Moravės edhe rrjedhėn e epėrme tė kėtij lumi qė ēon drejt Artanės. Edhe nė Cernicė thuhet se ka ekzistuar njė kala e cila ka mbikqyrė daljen nga fusha e Anamoravės pėr nė malet e Zhegosit. Rrjedhėn e Moravės, por edhe rrugėt qė sjellin nga Karadaku i kanė ruajtur e vrojtuar nga Kalaja e Bilishtit (Bilinicės) dhe Pogragjės. Kalimin nėpėr rrjedhėn e Lumit tė Karadakut e kanė vrojtuar nga kalaja e Stanajve (kalaja e Demės), Kalaja e Pidiqit dhe e ajo Zhegrės. Tė tri kėto kala janė tė tipit vrojtues. Kalaja e Malmirit (Sllakocit) tė poshtėm e cila duhet tė jetė mė e madhe sepse ndodhet nė mes tė dy vendbanimeve tė lashta Gradishtės sė epėrme dhe Gradishtės sė poshtme dhe ajo e Gadishit kanė shėrbyer pėr tė mbrotjur e vėshtruar ngjarjet dhe rrugėtimet nė fushėn e Kosovės, por edhe nė Malet e Zhegocit si dhe rrugėn e vjetėr qė ka kaluar nėpėr kėtė masiv malor tė Zhegosit nė drejtim tė Artanės. Nė kėtė masiv malor ndodhen edhe Kalaja e Urbishtit (Vėrbicės) sė Zhegocit, Poneshit dhe Kalaja e princeshės nė Bresalc. Kalasė nė Bresalc i thonė edhe Kalatė binjake dhe thuhet se kėtu kanė ekzistuar dy kala ngjitur njėra mė tjetrėn, e cila ka qenė bedemi i fundit nė mbrojtje tė Artanės. Nė bazė tė kėsaj mund tė thuhet se, tash pėr tash, nė komunėn e Gjilanit dihet pėr 12 kala tė vjetra, historia e tė cilave nuk mund tė pėrcaktohet pa u hulumtuar, por se janė shumė tė vjetra.
    Kėto kala kryesisht kanė shikueshmėri tė drejtėpėrdrejtė me njėra tjetrėn apo edhe njė shikueshmėri zikzake, e cila ėshtė pėrdorė pėr komunikim nė mes veti pėrmes sinjaleve tė ndryshme. Nė kujtesėn e popullit nuk ruhet ndonji gjurmė tė ekzistencės se njė kalaje nė kodrinėn ku ndodhen fshatrat Capar e Bukovik, por nėse ka ekzistuar njė strategji e tillė komunikuese, edhe kėtu duhet tė ketė ekzistuar ndonjė kala, nė mos jetėr sė paku vrojtuese, pėr tė venė kontakt me kalane e Pogragjės, tė Bilishtit e tė Mireshit (Dobėrēanit) , tė Pėrlepnicės, mandej me ate tė Ēukės sė Poneshit, por edhe me tė Bresalcit. Kėto kala, tė cilat drejtėpėrdrejt ose indirekt komunikojnė me ultėsirėn e Anamoravės, kanė qenė edhe pjesė e sistemit tė mbrotjes sė njė segmenti tė rrugės Lissus-Naissus, por edhe tė asaj Scupi-Naisus. Nė anėn tjetėr, nėse hulumtimet e mė vonshme dėshmojnė se Domastioni, qytet i madh i Dardanisė ka qenė nė mes tė Artanės e Graēanicės, sigurisht kanė shėrbyer edhe pėr mbrojtjėn e tij, si edhe tė Ulpianės, tė cilin e ngriti Justiniani.: ”Demastioni ėshtė themeluar nė tokat ilire nė vitin 432 para erės sonė dhe ka filluar tė punojė monedha nė vitin 420 para erės sonė, e qė fqinjė tė parė tė kėtij qyteti kanė qenė Agrijanėt, fis peon”, shkruan Straboni nė librin e tij “Qytetėrime dhe gjeografia” faqe 98, i cili shton se Domastioni ishte qyteti i prodhimtarisė dhe pėrpunimit tė argjentit, i cili gjatė shekullit IV dhe III para epokės sonė edhe i emetonte monedhat e veta nga argjenti.
    Pėr t’u dhėnė pėrgjegjje nė shumė pyetje e ēėshtje tė kohės sė ngritjes, ekzistimit, civilizimit tė atėhershėm, kėto kala duhet hulumtuar. Nė kėtė sferė, pos qė ėshtė punuar pak nė Kalanė e Pogragjės, nė tė tjerat nuk ėshtė punuar asgjė. Nė disa prej tyre, tashmė edhe gurėt u janė marrė, si nė ate tė Zhegrės, dhe nė vend tė saj gjenden vetėm shenjat se ka ekzistuar. Pėr tė mos u asgjėsuar, ato duhet edhe tė mbrohen, ashtu siē janė tash, pėrndryshe do tė fshihen gjurmėt e historisė sė Dardanėve. Pėr kėtė qėllim duhet angazhuar sektorėt pėrkatės tė institucioneve tė komunės sė Gjilanit, por edhe ato tė shtetit.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15

    Stelė varrezore nė Kmetoc

    Ukshin Zajmi: Stelė varrezore nė Kmetoc

    Kmetoci, fshat nė Lindje tė Gjilanit ėshtė vendbanim i lashtė. Konfiguracioni strategjik gjeografik, gjetjet e shumta arkeologjike dhe kuptimi i emėrvendit dėshmojnė pėr kėtė lashtėsi.

    …….

    Themelimi i Qendrės Rajonale pėr Trashėgimi Kulturore, me seli nė Gjilan, nė fillim tė kėtij viti, ėshtė hap i mbarė i komunės dhe Ministrisė sė kulturės. Edhe puntorėt e kėsaj Qendre, ndonėse vetėm tre, pa pėrvojė dhe pa kushte elementare pėr punė pėr kėtė veprimtari, kanė bėrė shumė. Pos veprimtarisė primare, evidentimit tė monumenteve kulturore nė Gjilan, Artanė e Viti, ata kanė vjelė edhe mjaft material nga sfera e veprimtarisė sė tyre. Janė venė nė krye tė detyrės, duke evidentuar, vjelur e hulumtuar mbetjet nga trashėgimia kulturore e kėsaj ane. Nė njė depo tė Galerisė sė qytetit kanė vendosur Pitosa, stela varrezash dhe gjėsende tė tjera, qė i kanė hasė gjatė hulumtimit nė terren. Pos kėsaj, ata kanė evidentuar edhe gjėsende tė tjera, por qė aktualisht gjenden nė duar tė pronarėve tė parė, sepse, nė mungesė tė vendit adekuat dhe mjeteve materiale nuk kanė mund t’i marrin.
    Kėto ditė, falė bashkėpuntorėve tė jashtėm, hetuan se nė Serbi ėshtė bartur njė stelė varri, e gjetur nė Kmetoc qė nga paralufta e fundit. Ata bėnė tė pamundurun, dhe me mjete tė veta pėrsonale paguan ēmimin e kėsaj stele dhe e sollėn nė selinė e tyre. Mundi i tyre u shpagua, sepse njė stelė e tillė, ende nuk ėshtė parė nė trojet kosovare. Aktualisht ėshtė unikat dhe dėshmon pėr njė pėrkushtim tė madh pėr tė ruajtur trashėgimin tonė tė lashtė, por edhe pėr tė dėshmuar se sa e vjetėr ėshtė kultura e kėtyre trojeve.
    Stela varrezore e sjellur nė Gjilan, ėshtė gjetur nė Kmetoc, nė tė djathtė tė hyrjes nė fshat nga Gjilani, nė vendin ku njihet pėr ekzistimin e varrezave tė vjetra. Kjo stelė ėshtė e gjatė 115 centimetra e gjėrė 27.5 cm. dhe e trashė 5,5 cm. E gjithė stela ėshtė e punuar nga njė mjeshtėr i mirė, si pjesa 90 cm. qė ėshtė dedikuar p tė qėndruar mbi dhe ashtu edhe pjesa qė duhet tė mbetėt nė bazament ėshtė e punuar pėr t’u ngjitur mė mirė pėr bazėn. Pjesa e epėrme e stelės ėshtė me harqe simetrike nė formė shkronjės S tė zgjatur, por qė pėrfundonė nė njė pikė. Rrafshimi i tėrė sipėrfaqės sė stelės, e cila ėshtė sjellur e thyer nė dy vende, ėshtė bėrė nė mėnyrė shumė tė mirė. Stela ka figura si nė pjesėn e pėrparme ashtu edhe nė pjesėn e pasme. Nė pjesėn e pėrparme kemi tri figura, tė punuara me njė mjeshtri tė rrallė gravimi dhe me njė gjeometri simetrike tė pėrkryer. Figurat pėrmbėhen nga tri rombe tė rregullta, prej tė cilave pjesa qėndrore ka madhėsinė 23 x 23 cm. Pjesa e epėrme dhe e poshtme me figura rombi, janė tė pėrmasave tė vogla dhe kanė tė gravuara vetėm nga njė simbol dhe janė tė vendosura, njera karshi tjetrės, por nė anė tė kundėrta, sikur figurat nė pasqurė. Vendosja e figurave nė stelė ėshtė bėrė nė bazė tė njė planimetrie tė pėrkryer dhe vijat kanė paralelet e tyre nė drejtim tė pjerrtė, nė bazė tė drejtimeve tė vijave tė anėve tė rombit.
    Figura qėndrore e rombit ėshtė e gjatė 39 cm. dhe e gjėrė 26 cm. Figurat e punuara nė brendinė e rombit ėshtė tentuar tė jenė simetrike, si pėr nga gjatėsia ashtu edhe pėr nga gjėrėsia E tėrė figura ėshtė e mbėshtjellur me njė vijė-gravim valor. Nė brendi janė paraqitur katėr figura tė cilat paraqesin pjesėn e epėrme tė trupit tė njeriut me duar tė ngritura sikur lutet apo edhe sikur prźt diēka t’i bie nga lart. Nė kėtė figureė, koka nuk ėshtė pėrpunuar fare, por shihen gjurmėt e sajė. Nė mes tė duar qė presin ėshtė paraqitur njė figurė luleje e cila shėrben pėr dy figura. Nėse kjo figurė, supozohet se vėshtrohet nga pėrspektiva e zogut , atėherė mund tė kuptohet sikur dy qifte janė tė kapur pėr duar dhe vallėzojnė, por me trupa tė anuar nė tė djathtė dhe nė tė majtė. Edhe pjesa tjetėr e sipėrfaqės brenda rombit ėshtė e pėrpunuar me
    figura, tė cilat krijojnė njė tėrėsi, qė ndoshta pėr historianėt e artit kan njė kuptim tė posaēėm.
    Dy figurat e vogla, tė punuara mbi dhe nėn rombin e madh paraqesin njė figurė luleje. Edhe kėto kanė formėn e rombit, tė rrethuar me njė vijė-gravurė valore me gjatėsi tė njejtė. Vendosja e kėtyre dy figurave ėshtė nė mėnyrė simetrike por me pamje tė kundėrta, dhe kur tė shihet i tėrė gravimi tė duket se ajo ka njė simetri tė tėrėsishme horizontale. Vendosja e kėtyre figurave nė stelė ka edhe simetrinė vertikale si tė stelės ashtu edhe tė figurės, sepse edhe hapira prej kėndeve skajore tė figurės me skajet e stelės janė tė njejta. Sekendejmi mund tė thuhet se skalitėsi i kėsaj steleje ka qenė njė pėrson qė ka pasė pėrvojė tė duhur profesionale pėr punimin e tyre.
    Stela e gjetur nė Kmetoc, e sjellur nga Serbia nga Qendra Rajonale pėr Trashėgimi Kulturore tė Gjilanit ka edhe njė karakteristikė tjetėr. Ajo edhe nė pjesėn e prapme tė sajė ka njė figurė. Kjo figurė ėshtė e rrumbullakėt dhe nė te ėshtė skalitur Dielli pėrcllues. Skajet e rrethit janė larg skajit tė stelės nga 8 centimetra, ndėrsa largėsia nga pjesa mė e epėrme e stelės dhe rrethit ėshtė 11 cm. Diametri i kėsaj figure ėshtė 12.5 cm.
    Nisur nga pika qėndrore e rrethit, janė tė gravuara 12 rremba nė formė harku, e tė cilėt shkojnė paralel njeri me tjetrin. Kur tė vėshtrosh kėtė figurė tė duket se ke pėrpara njė propeler qė sillet. Sekendejmi ky rreth, qė nuk e ka vijen kufizuese rrethore ėshtė i ndarė nė 12 pika, apo ka 12 kėnde.
    Njė kėso figure ėshtė gjetur edhe nė Dobėrēan tė Gjilanit, por qė ai dallon nga ky i stelės sė Kmetocit. Figura e diellit pėrcllues i gjetur nė Dobėrēan, ėshtė i vendosur nė njė gur fisnik qė duket se ka shėrbuer pėr pjesėn e epėrme tė derės dhe ka 11 harqe. Nė mes ka njė rreth tė vogėl por edhe pjesa fundore e rrethit ėshtė e kufizuar me vijė fundore tė gravuar. Objekti i gjetur nė Dobėrēan ruhet tek pronari i saj.
    Stela e gjetur nė Kmetoc, paraqet njė raritet, si pėr nga materiali-gur fisnik, ashtu edhe pėr nga figurat, qė janė tė rralla nė kėto anė, andaj edhe duhet tė zgjojnė kėrshėrinė e ekspertėve nga lėmia e arkeologjisė dhe tė historiesė sė artit. Kurse lidhshmėria teritoriale e Kmetocit me Dobėrēanin dhe figurat e njejta tė Diellit pėrcllues, tė gjetura nė dy objekte tė destinimeve tė ndryshme, dėshmojnė pėr njė shkallė tė lartė tė kulturės tė banorėve tė moēėm tė kėtij vendi dhe pėr lidhshmėrinė e tyre ndaj njė kulti.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15

    Kalatė nė komunėn e Dardanės

    Gjurmė civilizimesh nė komunėn e Dardanės

    Kalatė nė komunėn e Dardanės


    Ukshin Zajmi

    Dardana ėshtė komunė nė lindje tė Kosovės. Ajo aktualisht ka njė territor prej 532 kilometrash katror, i cili, mė shumė se gjysma u takon maleve tė Gallapit, pėrmes tė cilave gjarpėrojnė lumenjt, tė cilėt krijojnė korridore kalimesh nėpėr kėto mjedise. Lartėsitė e maleve dhe shtrirja e rrugėve pėrgjatė pellgjeve tė lumenjve kėtij territori ia shtojnė pozitėn gjeostrategjike, veti kėtė qė nė kohėt e moēme e shfrytėzuan Dardanėt pėrkatėsisht Galabėt, e mė vonė edhe pushtetet tjera.
    Vendndodhjet e shumta arkeologjike dhe gjurmėt e pėrpunimit tė xehes nė kėtė anė dėshmojnė se ky terren ka qenė i banuar qė nga parahistoria. Artana si qytet i moēėm, por edhe supozimi se nė pjesėn veriore tė Gallapit ndodhet Justiniana Prima, e ngritur nė themele tė njė vendbanimi dardan, dėshmon se territori i komunės sė sotme tė Dardanės, pėrkatėsisht banorėt e moēėm tė kėsaj ane kanė kontribuar si nė furnizim tė tregjeve tė kėtyre dy qendrave tė mėdha ashtu edhe nė mbrojtjen e tyre.
    Pikėrisht pėr kėtė qėllim, pra pėr vėzhgimin e komunikimit qytetarė, pėr pushimin e luftėtarėve dhe pėrf riparimin e paisjeve dhe paimeve luftarake, madje edhe pėr paralajmėrimin e ndonjė rreziku nga sulmet e ndryshme qė vie nga pellgu i lumit, qė sot quhet Kriva Reka, u ngritėn kėto kala: nė Domoroc, nė Trojė (ish Topanicė), Dardanė, Hajnoc (lagja Buxhenicė), Gurbardh (ish Strezoc) dhe nė Mirash (ish Krilevė). Kėto gjashtė kala janė tė ngritura thuaja nė njė vijė tė drejtė dhe qė tė gjitha kanė shikueshmėri nė Lumin Krivareka, dhe kalaja e fundit nė Mirash, ajo i gjendet nė anėn veriore Artanės. Kalaja e Mirashit, qė supozohet se ka qenė nė vendin e quajtur Kulinė, e cila ėshtė shumė afėr me gjytetin e Marecit, duhet tė ketė qenė njė pralagjė veriore e Artanės, nga e cila ėshtė furnizuar edhe me xehe, sepse nė kėtė territor ka shumė gjurmė tė zgjurės sė xeheve(samakova). Pos kėsaj nga kėtu mund tė ketė vazhduar roli i tyre edhe nė drejtimin e pjesės tjetėr tė maleve tė Gallapit drejt Justiniana Primės. Kalaja e parė e kėtij rrjeti kalashė, ajo nė Domoroc, ėshtė e ngritur nė kėndin e bashkimit tė lumit tė Hogoshtit me Kriva Rekėn, dhe kėshtu ajo ka vėshtruar rrjedhėn e tė dy lumenjve dhe ka pamje edhe me rrjedhėn e lumit Morava.
    Kalaja e Koprės (ish Kopėrnicės) supozohet se ka qenė edhe gjytet ( dr.Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovės, Dardana dhe Artana, Prishtinė, 2004, faqe 126), ka lidhshmėri me kalanė e Domorocit dhe me ate tė Temalit (ish Kranidellit) e kėshtu vėshtrohet edhe rrjedha e lumit tė Desivojcės, e cila pastaj pėrmes qafėmalit kalon nė pėrroin e Shumanit nė drejtim tė Justiniana Primės, por, kjo kala ka edhe shikueshmėri tė drejtėpėrdrejtė edhe me majėn e kodrės sė lartė tė Artanės. Kalaja tjetėr, qė aktualisht dihet se ka ekzistuara ėshtė ajo e Busavatės, e cila mund tė kontaktoi me kalanė e Dardanės por edhe me kalanė e Pėrlepnicės tė komunės sė Gjilanit dhe qė ka shikueshmėri me Artanėn. Pėrndryshe Busavata llogaritet se ka qenė paralagjė e Artanės sė dikurshme.
    Nė komunėn e Dardanės ėshtė evidentuar edhe vendbanimi i moēėm Gjytet nė Gjyrishec, gradishta nė Korminjan tė Poshtėm dhe kulina nė Ujmir (ish Kremenetė). Gjyteti i Gjyrishecit, sipas Prof.dr. Rexhep Doēit ( Onomastika ilire-shqiptare nė Ballkan, Prishtinė 2006, faqe, 32-33) duhet tė jetė Gurasoni (Kastell in Dardanien) i A.Mayerit, e i cili sipas Prof. M. Domit, fillon me rrėnjėn GUR. Gjuhėsisht ky mendim mund tė qėndroi, por faktikisht, nė Gjyrishec materiali gur nuk ėshtė edhe aq i bollėkshem
    Tė gjitha kėto kala, qė populli i ka ruajtur si toponime, por qė shumica e tyre kanė edhe gjurmėt, sepse themelet e tyre ekzistojnė edhe sot, dėshmojnė pėr civilizimet e lashta nė kėto anė, por kėto objekte faktori njeri i Kosovės, me punėn dhe investimet e veta, ende nuk i ka cytur tė flasin pėrmes argumenteve qė mėshefėn nė vete, pėr kohėn kur u ngritėn dhe pėr nivelin e standardit e tė punės sė civilizimeve qė i ndėrtuan. Njė gjė e tillė ėshtė domosdo kohe, sepse nga kėtu zė fill historia e kėsaj ane.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15

    Kishė e pa hulumtuar nė Urbisht tė Kmetocit

    Ukshin Zajmi: Kishė e pa hulumtuar nė Urbisht tė Kmetocit




    Nė lindje tė Gjilanit ndodhet fshati Urbisht i Kmetocit (ish Vėrbica e Kmetocit) dhe deri tė ky vendbanim mund tė shkohet udhės sė asfaltuar deri nė Kmetoc, e prej kėtu, nė tė djathtė,ngjitet, po ashtu, rrugės sė asfaltuar deri nė Urbisht. Nė saje tė pozitės gjeografike dhe mundėsisė sė ofrimit nga lumi i Pėrlepnicės, si nga Kmetoci ashtu edhe nga Banja e tashme e Mirashit, ku vend duket tė kenė qenė i banuar qė nga kohet e lashta.Pėr kėtė dėshmojnė edhe gjetjet arkeologjike. Nė vendin e quajtur “Rreze”, qė ėshtė nė lindje tė fshatit, gjatė punėve bujqėsore janė gjetur fragmente dhe enė qeramike. Sipas gjetjeve tė mėhershme, e qė ruhen nė muzeun e Kosovės (Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovės-Gjilani, Prishtinė, 2004, faqe 174) thuhet, se nė njė varrezė eshtė gjetur edhe njė shpatė. Nė njė shkallė tė kodrinės mbi arat nė “Rreze” ndodhen themelet e njė kishe tė vjetėr. Kėtė toponim e kanė trashėguar nga banorėt e mėhershėm shqiptarė tė Urbishtit, tė cilėt u shpėrngulėn nė vitin 1925 pėr nė Turqi, e disa prej tė cilėve jetojnė edhe tani nė Gjilan. Ky topnim, u ruajt edhe nga serbet dhe malazezėt kolon qė erdhėn kėtu, e tė cilėt nuk e sllavizuan kėtė toponim, por e quajtėn –“kod kishe”=”te kisha”.
    Lisat pėr rreth vendit tė kėsaj kishe dėshmojnė se popullata si shqiptare e hershme, pastaj ajo serbe e malazeze, e mė vonė, prap ajo shqiptare, nuk e kanė prekur kėtė vend, edhepse aktualisht nuk shihen muret, por vendndodhja hetohet. Nė popull pėr kėtė vend janė thurrur lloj-lloj legjendash, njė prej tė cilave thot, se aty ka ari, por, ate e ruan njė gjarpėr. Banorėt, thonė se aty pari kanė parė gjarpėrinj, por askush nuk ka prekur nė at vend tė shenjt.
    Hulumtimi i themeleve tė kėsaj kishe tash ka leverdi tė dyfisht, sepse artefaktet e gjetura do tė flasin pėr lashtėsinė e saj, por, edhe pėr ate se vetėm 1.500 metra nė lindje tė kėtij vendi ndodhet banja e Mireshit, tash nė pronėsi private, tė cilėn nė sezon, brenda ditės e vizitojne mbi 1000 vizitorė. Afėrsia e kishės me kėtė banjė do tė tėrheq edhe turistėt e rastit, por edhe vizitorėt e banjės. Sekendejmi, komuna e Gjilanit, banorėt e Urbishtit tė Kmetocit dhe pronari i banjės duhet sė bashku tė investojnė pėr hulumtime, sepse do tė kenė leverdi tė pėrbashkėt - zhvillimin e turizmit rekreativ, shėrues dhe tė trashėgimisė kulturore. Pėr tė ndėrlidhur kėtė veprimtari duhet tė angazhohet Qendra Rajonale pėr Trashėgimi Kulturore nė Gjilan, e cila duhet tė harton projektin pėr hulumtim tė pėrbashkėt arkeologjik nė kėtė lokalitet tė vjetėr, sigurisht iliro-dardan.

    Foto: Vendi ku ka qenė kisha iliro-dardane nė Urbisht tė Kmetocit
    Banja e Mireshit 1.500 metra ne lindje te kishės
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15

    Kalatė nė komunėn e Vitisė

    Gjurmė lashtėsie nė Anamoravė

    Kalatė nė komunėn e Vitisė

    Ukshin Zajmi


    Komuna e Vitisė shtrihet nė pjesėn jug-lindore tė Kosovės dhe teritori i saj shtrihet nė pellgun e Moravės sė Binēės, pėrkatėsisht nė rrjedhėn e epėrme tė saj, nė viset malore veri-perendimore tė Karadakut tė Shkupit dhe njė pjesė i takon edhe rrėnzės jugore tė maleve tė Zhegosit. Kėsaj komune aktualisht i takojė 297 kilometra katror, nė tė cilėn gravitojnė 43 vendbanime sė bashku me vetė qytezėn. Teritori i kėsaj komune pėrmes pellgut tė Moravės lidhet me Gjilanin dhe Bujanocin prej nga del nė rrugėn Beograd-Shkup-Athinė, ndėrsa nė pjesėn jug-pėrendimore pėrmes luginės sė Glibushės lidhet me Ferizajin dhe me rrugėn Prishtinė - Shkup.
    Konfuguracioni i relievit tė kėsaj komune dėshmon pėr njė pozitė strategjike, e cila ėshtė shfrytėzuar po pėr kėtė qėllim qė nga parahistoria. Kėtė territor Dardanėt e shfrytėzuan pėr nevojat e veta tė banimit, tė tokės pjellore por edhe pėr xehtari. S’do mend, ata edhe investuan nė territorin e vet. Gjurmė tė kėtyre investimeve ka edhe nė teritorin e Vitisė sė sotme. Kėto tė mira materiale qė banorėt e kėsaj ane i vendosėn kėtu, e, qė sot, ose janė gėrmadha ose gjinden rastėsisht duke punuar tokėn, janė gjetur si nė terrene malore ashtu edhe nė ato tė rrafshta. Nė kėtė kontekst duhet pėrmendur Smirėn, Kllokotin, Budrigėn e Gėrmovėn si terrene tė ulta fushore. Nė pjesėt mė tė ngritura dėshmitė janė ndoshta mė tė shumta, por pėr t’i gjetur ato lypset se pari hulumtim tė vendndodhjeve e pastaj edhe veprime konkrete nė zbulimin e tyre. Nė kėtė territor ka mė tepėr se 30 kisha tė vjetra, pastaj ka manastire, kulina e samakova tė shumta.
    Kalatė, pėrkatėsisht gjurmėt e kalave nė komunėn e Vitisė ndodhen nė kėto vendbanime: Binēė, Gushet (ish Goshicė), Gėrnēar, Lugishtė (ish Lubishtė), Mjak, Stubėll tė epėrme dhe Tėrpezė. Tė gjitha kėto vende i takojnė terrenit malor ndėrsa objektet e kalave kanė qenė tė ngritura nė kondrina qė kanė vėzhguar rrjedhen e lumenjve dhe drejtimet e rrugėve, por, edhe qė kanė pasė njė rreze mė tė madhe vrojtimi edhe nė terrene tė tjera. Pėrndryshe, ato kanė pasė edhe mundėsi komunikimi nė mes vete, qoftė pėrmes shenjave tė ndryshme apo edhe pėrmes bartjes sė informative me njerėz.
    Nė kėtė kontekst, kalaja e Gushetit ka pasė pamje tė mire nė rrjedhėn e lumit por edhe hapsirėn e madhe fushore tė pellgut tė epėrm tė Moravės sė Binēės, bile ka pasė mundėsi komunikimi pėrmes shenjave edhe me kalanė e Tėrpezės e kėshtu tė ndėrlidhėn informatat nė mes tė maleve tė Karadakut e tė maleve tė Gadishit, por qė tė dyja kanė vėzhguar edhe lėvizjet nė drejtim tė Ferizajit e Gjilanit. Kalaja e Mjakut ėshtė ngritur nė nji lartėsi mė tė madhe mbidetare dhe ajo komunikon me Kodrėn e Furrės, vend strategjik, prej nga shihet i tėrė rrafshi i Kosovės, por edhe pjesa tjetėr nė anėn e Maqedonis. Tė theksojmė se nė Mjak ėshtė edhe njė kala tjetėr e kohės otomane, qe njihet me emrin Kalaja e Ramush Pashės. Kjo kala dhe ajo e Binēės kanė vėzhguar rrjedhėn e djathtė tė lumit burimor tė Moravės sė Binēės. Kalaja e Lugishtės dhe e Gėrnēarit kanė vrojtuar nga ana e majtė luginėn e rrjedhės sė lumit tė Letnicės. Kalaja e Stubllės sė epėrme, pos qė vėzhgon rrjedhėn e djathtė tė lumit tė Letnicės, ajo bėnė njė lidhje me Kalanė e Pidiēit (vrojtuese) tė komunės sė Gjilanit, e kėshtu ka ēasje tė dyfisht tė vrojtimit edhe tė lumit tė Kardakut.
    Karshi kėtyre kalave, qė gjenden nė rrezen veriore tė rrėnzės sė Karadakut tė Shkupit, qėndron kalaja e Tėrpezės. Ajo nga ana e vet jugore nė drejtim tė lindjes dhe perendimit ka njė gamė tė madhe tė hapsirės nė mbikqyrje. Kjo ka njė afėrsi dhe njė lidhshmėrie optike me Kalanė e Malmirit tė Gjilanit, e kėshtu edhe bėhet njė lidhje korrespondimi edhe me rrafshin e Kosovės, pėrkatėsisht me Lypjanin.
    Renditja e kėtyre kalave, tė cilat janė njė hallkė e zingjirit tė kalave tė tjera nė territor tė komunės sė Kaēanikut, Ferizajit e tė Gjilanit kanė pasė arsyeshmėrinė e tyre si nė aspektin e sigurise, tė pėrgatitjės dhe gatishmėrisė ushtarake ashtu edhe nė aspektin e pėrcjelljes sė tėrė jetės shoqėrore tė Dardanisė. Por, pėr tė kuptuar rolin e tyre mė mirė e pėr ta arguementuarme fakte, kėto kala duhet hulumtuar nė mėnyrė profesionale, pėr ēka lypset punė, por edhe investim. Pėrndryshe, rėndėsia e tyre shihet edhe nė supozimet e historianėve e arkeologėve se nė afėrsi tė Kalasė sė Gushetit ndodhet qyteti dardan Arabantion (Edi Shukriu) ndėrsa Adem Murati mbron konstatimin e Ēiro Truhelkės sė ky vendbanim dardan (Arabantioni) duhet tė ketė qenė nė mes tė Kalasė sė Tėrpezės dhe Kalasė sė Binēės. Pėrndryshe, supozimet e tilla mbetėn vetėm supozime pa u bėrė njė kėrkim profesional, andaj nė kėtė sferė duhet tė angazhohen me investime edhe organizatat shėruese-turistike, qė ekzistojnė nė Kllokot, por edhe qytetarėt, sepse me gjetjen e kėtij vendbanimi nė kėto anė do tė ketė njė hov mė tė madh zhvillimor tė turizmit, pėr ēka leverdia ekonomike do tė jetė e shumfishtė.

    foto: mbreteresha dardane
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anėtarėsuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Sipas nje kerkimi ne keto vitet e fundit, ne trevat e Kosoves Lindores/Lugines se Presheves, me saktesishte ne fshatin Zhunice te komunes se Preshevesm jane gjatur disa gjera me vlere te vecanta...
    Me kujtohet, se ne nje vend paten gjetur themelet e nje bazilike, e cila dukej per bukuri, por fatkeqesihte udheheqes te ketyre ekspeditave ishin Serb nga Beogradi, dhe gjithe rezultate i morren me vehte, dhe vendin e mbuluan perseri sikur te mos kishte ndodhur asgje...

    Thuhet se kjo treve, eshte e pasur shume per nga ana arkeologjike...pasi jane gjetur shume gje sende Ilire, te cilat jane te vecanta, dhe nuk kane ngjajshmeri me asnje gjesend tjeter te gjetur neper vende tjera...

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15

    Nė Luginėn e Preshevės u evidentuan 360 vendndodhje arkeologjike

    RinorZ, po e postojmė njė shkrim qė ėshtė hartuar para 7-8 muajsh pėr disa hulumtime arkeologjike nė Luginėn e Preshevės


    Hulumtimet arkeologjike nė Luginėn e Preshevės

    U evidentuan 360 vendndodhje arkeologjike



    Ukshin Zajmi

    Pas hulumtimit tė 130 venbanimeve tė Luginės sė Preshevės, pėrkatėsisht nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė janė regjistruar 360 vendndodhje arkeologjike. Kėto vendndodhje janė evidentuar gjatė rekognostifikimit tė kėsaj zone nga Enti pėr mbrojtjen e monumenteve nga Nishi. Sipas mediave serbe, kjo ėshtė puna mė e madhe e bėrė deri mė tash nga ky institut, e qė ėshtė finansuar nga Ministria e kulturės tė Serbisė. Nė kėtė territor, tė banuar me shqiptarė nė Serbi, deri mė tash, pos punės rreth rekognostifikimit, fare pak janė bėrė hulumtime arkeologjike, pos Kėshtjellės sė Bushtranit dhe vendit tė quajtur Kacipup tė Rahovicės sė Preshevės, nė vitet 1977/78. Kjo punė ėshtė bėrė brenda tri viteve, dhe ekspertet serb thonė se do tė botojnė edhe njė libėr rreth kėsaj veprimtarie.
    Lokalitete e evidentuara janė mė tė moēme edhe se 1200 vjet para epokės sonė e deri nė fillim tė shekullit tė XIV-tė, thonė pėrfaqėsuesit e kėsaj ekipe nga Beogradi, Nishi dhe Vraja.Thuhet se kanė evidentuar vendbanime antike, kėshtjella (kala) dhe nekropole. Lokalitetin qė e pėrmendin mė sė shumti ėshtė ai i Kėrshevicės, njė kishė e ngritur mbi njė themel tė vjetėr 12 km nga Vranja nė drejtim tė Prohor Pēinjės. Muratimi i kėsaj kishe i takon teknikės Opus mixtum –muraturė e pėrzier me gurė dhe breza tullash.
    Nė fshatin Bilaē thuhet se kanė gjetur varreza romake, konstatim ky nga fjalėt e banorėve tė kėtushėm, tė cilėt, nga moskujdesi dhe mungesa e shkollimit, kanė pranuar oferten serbe, se ēdo gjė e vjetėr nė kėtė anė ėshtė e romakėve. Sipas shkrimeve serbe, thuhet senė fshatin Lanik (?) tė Preshevės kanė hetuar mihje tė “egra” tė dashamirėve tė arkeologjisė, nė njė nekropolė, ku sipas tyre janė gjetur varreza tė rendomta dhe urna me hirin e tė vdekurve.
    Mihjet dhe tėhuajėsimet e gjetjeve arkeologjike nga teritori i Luginės sė Preshevės, ekspertėt i emėrtojnė me lloj-lloj emrash, e asnjėhere nuk konstatojnė se pėr hulumtimet e pa bėra nė kėto anė fajet i kanė pikėrisht ata, sepse kėtė anė e kanė lėnė pas dore, e tash kanė ngarendė pėr tė bėrė rekognostifikimin dhe pėr t’i vlerėsuar ashtu si dojnė vetė gjetjet dhe vendet arkeologjike tė kėsaj ane, e harrojnė se pikėrisht nė qendėr tė Vrajės nė vitin 2003 u janė tėhuajsuar qindra metelik argjendi tė kohės sė Deronėve, shekulli VI-V para epokės sonė. Dhe kėtė tėhuajsim ata e vlerėsojnė kėshtu:” Duke mos ditur vlerėn e vėrtetė tė kėtyre monedhave raritete, gjetėsi, 15 copa ua dha fqinjėve, 43 i shiti thuajse fale, kurse 23 mė vonė i gjetėn arkeologėt e Muzeut popullor tė Vrajės” (Veēernje Novosti, 20.10.2003). Vlenė tė theksohet se vetėm nė komunėn e Preshevės dihet pėr kalatė: e Rahovicės, Stanecit, Ostrovicės, Bushtranit, Preshevės, ajo e lagjės Gjinaj nė Depcė, e lagjės Iseukė nė Caravajkė, dy kalatė nė fshatin Sefer, e tė mos flasim pėr komunėn e Bujanocit e tė Medvegjės, tė cilat kanė teritor shumė mė strategjik.
    Mėnyra e kryerjes sė kėsaj pune hulumtuese tė ekspertėve serb, siē thot pėr njė medium tė shkruar serb, arkeologu Toni Ēershkov, djali i Emil Ēershkovit, i cili ka hulumtuar nė Kosovė, “ėshtė bėrė pėrmes ndihmės sė madhe tė banorėve vendas, tė cilėt shpesh herė na ndihmojnė edhe si udhėrrėfyes”, madje edhe konstaton se,” madje ka raste kur edhe ata, banorėt e vendeve pėrkatėse, nuk dijnė se ēka ka nė fqinjėsi”.(Glas Javnosti, 23.11.2005, faqe 16.)
    Mbetėt tė shihet se si kėto vendndodhje do tė deshifrohen nė publikimin qė do t’i bėhet kėsaj pune, por nė saje tė gjithė asaj qė ėshtė thėnė deri mė tash, nė asnjė rast nuk pėrmendet se nė kėto troje dikur kanė jetuar Dardanėt, dhe se ata kanė pasė njė kulturė tė zhvilluar, veprimtari tė pasur nė sferėn e eksplorimit dhe pėrpunimit tė metaleve dhe nė punimin e armėve dhe tė stolive. Mirėpo, njė gjė dihet, nėse synohet qė edhe mė tutje politika serbe tė ndryshon historinė e vet, atėherė do tė thuhet se shumė vendndodhje arkeologjike nė Luginėn e Preshevės janė tė kohės ilire, e nėse mbetėt nė qėndrimet e historisė sė deri tashme, atėherė elemnti ilir e Dardan do tė mundohet tė fshihet.

    Foto: Foto e vjetėr nga Presheva
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Policia provokon qytetarėt edhe nė rajonin e Tetovės!
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-01-2009, 19:58
  3. Gjendja e futbollit nė rajonin e Ballkanit perendimor!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 17:17
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •