Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 249 prej 249
  1. #241
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    ‘Emri’, Ban Ki Mun: Gati të ndihmoj personalisht


    Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun ka shprehur gatishmëri që personalisht të angazhohet në zgjidhjen sa më të shpejt të çështjes së emrit. Këto komente Ban Ki Mun i bëri pas takimit me presidentin Gjorge Ivanov në Ohër. Mesazhet e krerëve të Maqedonisë, Ban Ki Mun do t’i përcjell në Athinë përmes ndërmjetësit Metju Nimic ndërsa do të angazhohet që pala grek të respektoj vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, kërkesë kjo e shtruar nga presidenti Gjorge Ivanov.
    “Do të angazhohemi maksimalisht që të bisedojmë me qeverinë greke. Menjëherë pas vizitës, do ta dërgoj përfaqësuesin tim personal Metju Nimic që të përcjell bisedën tonë këtu. Unë personalisht do të tentoj të kontaktoj me kryeministrin Samaras që të ndihmoj në përshpejtimin e procesit. Është për keqardhje që dy vende fqinje nuk arritën në tërësi ti shfrytëzojnë potencialet e tyre për bashkëpunim rajonal, pajtim dhe zhvillim. KB do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të lehtësojnë procesin. Bëhet fjalë për problem afatgjatë. Jemi të vetëdijshëm për vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë dhe do ti marrim parasysh të gjitha aspektet”, deklaroi Ban Ki Mun, sekretar i përgjithshëm i KB.
    Presidenti Ivanov ka theksuar se kontestet bilaterale nuk duhet të keqpërdoren por duhet të zgjidhen në pajtueshmëri me marrëveshjet ndërkombëtare. Ai kërkoi që pala greke të negocioj vetëm në kuadër të kornizës që parasheh Marrëveshja e përkohshme dhe rezoluta e KB.
    “Kërkova nga sekretari i përgjithshëm dhe ndërmjetësi Nimic të sigurojnë respektim të rezolutës së KB dhe të kujdesen që negociatat për emrin të zhvillohen në kornizën e përcaktuar e cila ekziston me rezolutën e OKB-së dhe marrëveshjen e përkohshme. Ai është parakusht të arrijmë deri te zgjidhja e pranueshme për këtë problem që na rëndon 20 vite. Çdo dalje nga kjo kornizë vetëm na largon nga zgjidhja e përbashkët e pranueshme”, tha Gjorge Ivanov, president.
    Temë diskutimi kanë qenë edhe marrëdhëniet ndëretnike në vend ku sekretari i përgjithshëm i KB ka kërkuar nga qeveria të implementojë në tërësi Marrëveshjen e Ohrit.
    “Qeveria ka bërë hapa të rëndësishëm në definimin e strategjive nacionale sa i përket dallimeve. Megjithatë ekzistojnë edhe më tej tensione mes bashkësive etnike. Inkurajoj qeverinë që të respektoj gjithë atë që është shkruar në Marrëveshjen e Ohrit të nënshkruar para 11 viteve”, tha Ban Ki Mun, sekretar i përgjithshëm i KB.
    Presidenti Ivanov kërkon që pala greke të tregoj vullnet për të negociuar dhe të pranoj ftesat e Maqedonisë. Sipas tij është e paimagjinueshme që gjatë 20 viteve të mos ketë takim mes presidentëve të Greqisë dhe Maqedonisë. Deri më tani presidenti Gjorge Ivanov ka dërguar 4 ftesa për takim deri tek homologu i tij grek të cilat nuk kanë rezultuar me sukses.

    Alsat M
    Sui generis

  2. #242
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Emri, Greqia kërkon bashkëbisedues të sinqertë


    Athina zyrtare ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Nikolla Gruevski pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB Ban Ki Mun për gatishmëri të gjetjes së zgjidhjes së pranueshme dhe zhbllokimin e procesin integrues përmes respektimit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995. Retorikën e tillë, Greqia e ka cilësuar si propagandë të vazhdueshme dhe të lodhshme për përdorim vendas.
    “Kjo tregon se zoti Gruevski nuk e ka shfrytëzuar takimin për përparim drejt zgjidhjes së çështjes së emrit por përkundrazi, e ka keqpërdoruar atë duke tentuar ta paraqes palën greke të pa interesuar për të zgjidhur problemin” - thuhet në kumtesën e ministrisë së jashtme greke.
    “Zoti Gruevski e përshëndeti formimin e qeverisë së re greke me sulme fyese dhe akuza të pabaza. Ne nuk do të bëhemi pjesë e ashpërsimit artificial të marrëdhënieve të cilat Gruevski tenton t’i provokojë për qëllime politike vendore. Ne theksojmë qartazi; me qëllim të arritjes së zgjidhjes, Greqia kërkon bashkëbisedues të besueshëm dhe të sinqertë. Shkupi do të duhet ta dëshmojë këtë në praktikë” - thuhet më tej në kumtesë. Në të ritheksohet se Greqia vazhdimisht tregon gatishmërinë e saj për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit në kuadër të negociatave të parashikuara në rezolutën e këshillit të sigurimit të OKB-së dhe vendimit të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Ashtu siç edhe u paralajmërua, sot ndërmjetësi Metju Nimic ia përcolli fjalët e kreut shtetëror të Maqedonisë përfaqësuesit grek Ademantios Vasilaqis në Selanik. Nimic ka theksuar se për OKB-në, çështja e ermit është e një rëndësi rajonale nga aspekti i sigurisë, ndaj edhe i jepet prioritet. Vasilaqis nga ana tjetër ka theksuar se dëshira e vetme e palës greke është që të gjendet zgjidhje për emrin dhe se deklaratat emotive nuk i ndihmojnë procesit. Në takimin me Nimicin, Vasilaqis shprehu edhe vërejtjet për çështjen e ngritur nga kryeministrit Nikolla Gruevski për pakicën maqedonase.

    Alsat M
    Sui generis

  3. #243
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Analistët: ‘Vizita e Ban Ki Mun, protokollare’


    Vizita e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun në Maqedoni nuk do të lëvizë procesin drejt zgjidhjes së çështjes së emrit, nëse për të nuk angazhohen seriozisht pala greke dhe maqedonase. Kështu i komentojnë Denko Maleski dhe Biljana Vankovska pritjet nga vizita e Ban Ki Mun-it ku në fokus të takimeve që realizoi me kreun shtetëror ishte problemi i emrit.
    “Do të thosha ‘Jo’... nuk mund të presim pothuajse asgjë si rezultat konkret. Këto që dëgjuam më shumë janë fraza diplomatike që dëgjuam. Rezultat konkret do të ketë vetëm atëherë kur të dyja palët do të jenë vërtetë serioze dhe të sinqerta në qëllimin që të gjejnë zgjidhje kompromisi. Deri atëherë do të vazhdojë kjo politikë e akuzave të ndërsjella të Greqisë dhe Maqedonisë se pala tjetër është ajo që nuk lëshon pe”, ka deklaruar ish diplomati Denko Maleski.
    “Personalisht nuk pres që në një periudhë të afërt të shkohet në negociata intensive, pasi edhe qeveria e Samarasit si duket nuk do të jetë afatgjate pasi Greqia me siguri do të duhet të mendojë për dalje nga eurozona dhe kjo do të shkaktojë një larje hesapesh të brendshme dhe reforma të thella. Unë nuk pres befasi, vetëm nëse ndodhë ndonjë mrekulli dhe bashkësia ndërkombëtare e bind palën greke që si kundër-shpërblim të lëshojë pe ndaj emrit, përkatësisht, të respektojë vendimin e gjykatës ndërkombëtare dhe të lejohet që Maqedonia të marrë datën për negociata dhe anëtarësim në NATO me referencën IRJM”, shprehet profesoresha universitare Biljana Vankovska.
    Vizita e numrit ‘një’ të OKB sipas analistëve, tregon interesin e tij për problemet ende të hapura në Ballkan për të cilat angazhohet, dhe se nuk pritej që ai të sillte zgjidhje të problemit të emrit.
    “Barrën e problemeve të pazgjidhura e ndjen edhe sekretari i përgjithshëm. Një prej atyre problemeve është edhe çështja e emrit me Greqinë, megjithatë ajo që nuk mund të pritet nga sekretari i përgjithshëm i një organizatë botërore, e cila para së gjithash është një forum i madh diplomatik dhe jo qeveri botërore, është që ai të vij me zgjidhje”, tha Maleski.
    “Opinioni maqedonas ishte i gatshëm të dëgjoj diçka specifike për çështjen e emrit, ndërkohë që, ajo që mori nga Ban Ki Mun, ishte porosi e dykuptimtë diplomatike. Fillimisht në një takim joformal ai përmendi disa herë emrin Maqedoni me të cilën do të thosha se nxiti eufori naive, ndërsa të nesërmen, në parlament ishte në këpucët e tij të vjetra të diplomatit i cili është luojal ndaj organizatës dhe fuqive të mëdha”, shton Vankovska.
    Gjatë shëtitjes në Ohër dhe në komunikimin me presidentin Ivanov, Ban Ki Mun përdori emrin ‘Maqedoni’, duke theksuar se edhe Koreja, vendi prej nga ai vjen, e quan vendin ‘Makedonija’. Maqedonia njihet me emrin kushtetues nga rreth 130 shtete.

    Alsat M
    Sui generis

  4. #244
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Palët të tregojnë vullnet për zgjidhjen e çështjes së emrit


    Nimic theksoi se autoritetet në Shkup kanë interes dhe dëshirë për zgjidhje të çështjes, ndërsa sipas asaj që e ka dëgjuar kjo është prioritet edhe i Qeverisë së Athinës.

    Zgjidhja e vetme për çështjen për emrin është që të dyja palët të dakordohen, dhe nëse shprehin vullnet që të mbyllet problemi, shpresoj se mundemi të lëvizim në drejtimin e vërtetë, deklaroi ndërmjetësuesi KB-së në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin Methju Nimic pas takimit të sotëm në Selanik me përfaqësuesin grek Ademantios Vasilakis.

    Nimic e ka informuar Vasilakisin për bisedimet me kreut shtetëror të Maqedonisë që ai dhe sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun i kishin dje dhe pardje në Shkup dhe Ohër. Ndërmjetësuesi Nimic edhe mbrëmë ka pasur takim pune me Vasilakisin.

    I pyetur për deklaratën e Ban Ki-munit se personalisht do të angazhohet për zgjidhjen e çështjes për emrin, Nimic tha se sekretari i përgjithshëm ka dhe ka pasur rol në procesin që nga fillimi i tij.

    "Rezoluta 817 e KB-së dhe Marrëveshja kohore parashikojnë se për çështjet kyçe duhet të bisedohet nën patronazhin e Organizatës botërore. Në këtë rol të rëndësishëm ka edhe sekretari i përgjithshëm me përfaqësuesit e emëruar të tij për këtë çështje, të cilët rregullisht i dorëzojnë raport", tha Nimic.

    Për KB-në kontesti për emrin është çështje e rëndësishme rajonale e cila e rrezikon sigurinë në rajon dhe për këtë arsye i jepet prioritet, shtoi Nimic duke theksuar se Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun është shumë i interesuar që të dy palët të vijnë deri në zgjidhje.

    Ndërmjetësuesi theksoi se autoritetet në Shkup kanë interes dhe dëshirë për zgjidhje të çështjes, ndërsa sipas asaj që e ka dëgjuar nga Vasilakisi kjo është prioritet edhe i Qeverisë së Athinës.

    "Dëshira e vetme e palës greke është që të gjehet zgjidhje për çështjen për emrin e IRJM-së. Gjithsesi se deklaratata shumë emotive nuk ndihmojnë, por Qeveria greke po përpiqet të bëjë gjithçka që mundet që ngadalë të gjendemi në rrugicën e vërtetë", deklaroi Vasilakis.

    (INA)
    Sui generis

  5. #245
    Maqedonia shume shpejt do te shpebehet ne dy pjese, ku nje pjese do ta mari Shqiperia dhe nje pjese Kosova
    Revolution 1848

  6. #246
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-05-2012
    Postime
    28
    Egzistenca e këtij shteti është një fatkeqësi për kombësit e tjera që e popullojnë sepse janë të detyruar të përballojnë të gjitha pasojat që rrjedhin nga përpjekjet e sllavofonëve për të krijuar një idenditet të tyre kombëtar; duke qënë se idenditeti që kërkojnë të krijojnë kontestohet nga disa shtete dhe kombe finj të tyre, atëhere edhe agresiviteti i tyre do të jetë i ashpër ndaj kujtdo që do kërkojë që të reagojë dhe të mos pranojë të ndjekë veprimet e deritashme të këtyre sllavofonëve. Edhe pasi të zgjidhet problemi i emrit, agresiviteti i sllavofonëve do të rritet, në veçanti ndaj shqiptarëve të cilët do ti shikojnë si një rrezik ndaj hegjemonisë së tyre në këtë shtet.Prandaj sa më shpejt të shpërëhet ky shtet, kaq më mirë do të jetë për kombësitë që jetojnë atje.

  7. #247
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski ka vendosur të heshtë për çështjen e emrit!


    Kryeministri Nikolla Gruevski vendosi t’i jep fund replikave me fqiun jugor që shkëmbehen për çështjen e emrit. Muajt në vijim mediat nuk do të mund të marrin asnjë prononcim nga kryeministri Nikolla Gruevski për këtë kontestin shumë vjeçar të emrit me Greqinë. Kështu thuhet në kumtesën për opinion nga zyra e kryeministrit. E gjithë kjo, thuhet më tej në letër, bëhet me qëllim të mos keqpërdorimit të deklaratave të Gruveskit nga individ dhe politikan grek për të shpërqendruar vëmendjen nga kontesti bilateral. Vendimin për heshtje rreth kësaj çështje e ka pohuar edhe vet kryeministri Gruevski duke thënë se kjo do të vazhdojë deri sa nuk ka lëvizje konkrete në drejtim të zgjidhjes së problemit me emrin.
    “Si gjest me të cilin dëshirojmë të mundësojmë të mos keqpërdoren deklaratat e mija edhe ato qëllim mira si provokim apo ngjashëm, për këtë arsyje do të përmbahem nga deklaratat për këtë çështje, kuptohet deri në momentin derisa nuk arrijmë diçka thelbësore. Nëse ka diçka thelbësore kuptohet se do të duhet ta publikoj para opinionit. Megjithatë derisa nuk ka diçka konkrete dhe thelbësore do të përmbahem nga deklaratat, me qëllim që mos keqpërdoren në drejtim të gjetjes së alibi-it për prolongim të zgjidhjes së këtij problemi”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
    Në letër nuk mungojnë ftesat për takim me homologun grek Samaras duke caktuar madje edhe data konkrete por edhe duke lënë mundësinë që të caktohet vendi dhe koha sipas dëshirës nga pala greke.
    “Në interes të përforcimit të dialogut mes dy vendeve dhe krijimin e impulsit dhe ambientit pozitiv, Gruevski i ofron kryeministrit grek Andonis Samaras më shumë termine për takim edhe atë më 2 gusht, 15 gusht, 2 shtator, 15 shtator por edhe termine tjera dhe lokacione
    që do të përcaktohen nga pala greke. Kryeministri Gruevski për shkak të dhënies së prioritetit të lartë të kësaj çështje shpreh gatishmëri të anuloj aktivitetet e caktuara më herët, udhëtime apo vizita nëse ato përputhen me terminin eventual të propozuar nga pala greke”.
    Sa i përket reagimit nga pala greke për pakicën maqedonase në Greqi që ishte temë e bisedës në takimin me sekretarin e përgjithshëm të OKB, nga zyra e kryeministrit e theksojnë se kjo çështje nuk është qëndrim i Gruevskit, por kjo është theksuar në raportin e deputetes speciale për të drejtat e njeriut të Kombet e Bashkuara, Gej Mekdugal.

    Alsat M
    Sui generis

  8. #248
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski: ‘Gruevski me politikën e tij mbron interesat e Greqisë’


    Qeveria e Gruevskit e jo opozita është ajo që mbronë intersat e Greqisë dhe dëshmi për këtë është pozita ndërkombëtare në të cilën gjendet Maqedonisë. Kështu Lideri i partisë më të madhe opozitare Branko Cervenkovski i është përgjigjur pretendimet se opozita punon kundër interesave të shtetit. Kreu i LSDM-së tha se është shumë pak i njoftuar me vizitën e sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki Mun në Maqedonia por tha se koha do të dëshmojë nëse ajo do të jepe rezultate në drejtim të zhbllokimit të procesit integrues
    “Unë promovoj qëndrimet dhe interesat e popullit të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Atë që mendoj se është më e mirë për këtë popull, për këta qytetar, për këtë shtet e bëj haptazi dhe me sinqeritet. Tani pas 6 vjet qeverisje të Gruevskit shoh se çfarë ai promovon, çfarë politike zbaton dhe në cilin nivel të ulët në planin ndërkombëtar gjendet vendi ynë. Nëse disa çështje me dashje apo pa dashje , qëllimisht ose pa qëllim i mbrojnë interesat greke, ajo është qeveria në krye me Nikolla Gruevskin”, tha Branko Cervenkovski, kryetar i LSDM.
    Cërvenkovski është prononcuar edhe për kandidaturat dhe bashkëpunimin politik në zgjedhjet e ardhshme lokale. Për dallim nga bashkë partiakët e tij që u ofruan mbështetje partive tjera për Kërçovën, Cervenkovski ka ofruar mbështetje edhe në komunat tjera, por vetëm me kusht nëse ku kandidati do të gëzonte mbështetjen maksimale nga qytetarët e asaj komune.
    “Nëse në Kërçovë, Strugë ose diku tjetër ekziston ndonjë person që është i kapshëm dhe i pranueshëm nga gjithë qytetarët dhe nëse ne në bazë të kësaj i japim mbështetje, ne nuk na pengon t’i japim përkrahje edhe VMRO-DPMNE-së, por nëse ekziston një person i tillë”, tha Branko Cervenkovski, kryetar I LSDM.
    Në pyetjen nëse do të prishet koalicioni pas paralajmërimeve për arrestimin e ish kryeministrit Lupço Georgievski, Cervenkovski tha se nëse ndodh kjo atëherë ajo do të paraqes motiv shtesë për bashkimin e gjithë atyre që angazhohen për shtet juridik dhe demokraci. Komentet u bënë në Ohër në kuadër të fushatës “ Verë pune” ku LSDM ka promovuar ri-kandidimin e kryetarit aktual të Ohrit, Aleksandar Petreski. Nga VMRO-DPMNE e quajtën ofendim ri-kandidimin e Petreskit për shkak se siç theksojnë ata ai simbolizon 8 vjet qeverisje korruptive, të masakrës urbane dhe të mungesës së investimeve në Ohër.

    Alsat M
    Sui generis

  9. #249
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia është Greqi


    Partia ultranacionaliste greke “Agimi i Artë” ka theksuar se Maqedonia është greke dhe se për të asnjëherë nuk do të hiqet dorë.

    “Pozicioni ynë është i qartë dhe prioritet mbetet mbrojtja e historisë, atdheut dhe gjithçkaje që është Maqedoni. Maqedonia nuk është emër që duhet ti jepet dikujt. Ne nuk i`a huazojmë dhe nuk i`a japim askujt. Ajo është historia jonë, shpirti jonë, ajo është Greqi”, ka theksuar deputeti i kësaj lëvizje neonaciste, Hristos Papas.

    Kjo lëvizje neonaciste kundërshton edhe emërtimet dhe propozimet si Maqedonia e Epërme apo Maqedonia Veriore. “Emri Maqedoni nuk është emërtim gjeografik. Bëhet fjalë për territor dhe për kohë dhe paralelisht tregon se bëhet fjalë edhe për identitet dhe histori kombëtare”, ka theksuar deputeti i “Agimit të Artë”, Hristos Papas.

    “Agimi i Artë” ka kërkuar nga Qeveria greke që të dal në shesh dhe publikisht ti thotë popullit grek se cilët janë pozicionet rreth kontestit të emrit, për shkak se sipas tyre bëhet fjalë për një problem serioz.

    (INA)
    Sui generis

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga BOKE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •