Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 249
  1. #41
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "Maqedonia Veriore", emri më i diskutuar

    Vazhdojnë negociatat Athinë-Shkup për zgjidhjen e krizës politike

    Emri më i përafërt, që po diskutohet në bisedimet treshe mes Athinës-Shkupit dhe OKB-së, është "Maqedonia Veriore". Këtë e la të kuptohet, vetë i dërguari i Ban Ki Mun-it, Metju Nimiç. Gjatë ditës së djeshme, ndërmjetësuesi i OKB-së, Nimiç, vizitoi Shkupin, ku u takua me krerët zyrtarë të Maqedonisë. Emisari i OKB-së theksoi se "biseduam për disa mundësi për zgjidhjen e çështjes për emrin në procesin ekzistues. Edhe Presidenti, por edhe Kryeministri treguan një qëndrim të vetëm, lidhur me çështjen", deklaroi mediatori Nimiç, pas takimit në Qeveri me

    Kryeministrin Nikolla Gruevski. Në pyetjen e gazetarëve, nëse emri "Maqedonia Veriore" në disa variante është propozimi për të cilin bisedohet, Nimiç nuk dha përgjigje konkrete. "Nuk është fshehtësi se po kërkojmë formulim që do t‘i kënaqë të dy palët. Ky emër është përmendur në shtyp këto ditë. Nuk do të përgënjeshtroj e as konfirmoj. Shumë emra janë përmendur në vitet e kaluara dhe për këtë arsye nuk do të flasë për emër konkret", deklaroi Nimiç. Thotë se nuk ka afat të caktuar për zgjidhjen e çështjes, por kjo periudhë është shumë e rëndësishme dhe për këtë shkak nuk duhet të lëshohet mundësia për përparim. Nimiç, pas takimeve me Presidentin Branko Cërvenkovski dhe me Kryeministrin Nikolla Gruevski, edhe një herë konfirmoi se bisedimet janë përqendruar në kontestin për emrin, edhe pse ekzistojnë edhe çështje tjera. Ndërmjetësuesi i OKB-së prej Shkupit udhëton për në Selanik në takim me negociatorin grek për emrin, Adamantios Vasilasik.

    Polemikat

    Athina dhe Shkupi janë përplasur sërish për çështjen e emrit. Ditën e djeshme, shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis dhe Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, kanë replikuar në distancë, duke shuar shpresat për një zgjidhje të shpejtë të krizës. Gruevski, duke akuzuar Athinën, theksoi se, "nëse Greqia pengon integrimet euroatlantike, atëherë qeveria do të përqendrohet në zhvillimin e fuqishëm dhe serioz të shtetit.

    Kryeministri deklaroi se të gjitha indikacionet tregojnë se Greqia nuk dëshiron të zgjidhet problemi për emrin, siç tha "të paktën jo deri nga gjysma e vitit të ardhshëm, deri në zgjedhjet për Parlamentin Evropian". "Greqia do të bëjë ç‘mos që ky proces në shtator të mos përfundojë me sukses dhe fajtori të jetë Republika e Maqedonisë. Në qarqet diplomatike është shumë e rëndësishme se kush është fajtori, edhe pse kjo nuk është vendimtare", tha Gruevski. Ndërkaq, ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, ka deklaruar se ndërmjetësi Metju Nimiç ka mandat për të negociuar vetëm çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë, shkruan e përditshmja greke "Naftemboriki". Arsyeja e kësaj deklaratë të shefes së diplomacisë greke, është letra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, dërguar Kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Gruevski nga fundi i muajit të kaluar i dërgoi letër Ban Ki Munit, me të cilën kërkon, përveç emrit, në rend dite të kthehen edhe çështje tjera të lidhura me emrin. Ban Ki Mun në përgjigjen e tij, theksoi se së pari, duhet zgjidhur kontesti për emrin dhe pastaj, sipas tij, do ta hapej rruga për zgjidhjen e çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me emrin.


    Shqip
    Sui generis

  2. #42
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Selanik: Nimic takoi Vasilakisin

    Greqia dhe Maqedonia kanë qasje serioze dhe dëshirojnë për ta zgjidhur çështjen e emrit, tha ndëmjetësi i OKB-së, Mejtu Nimic pas takimit me negociatorin grek Adamantis Vasilakis.

    Siç njoftoi radioja greke “Skaj”, Nimici ka kërkuar më shumë kohë për zgjidhjen e konstestit për emrin mes Shkupit dhe Athinës.

    I pyetur nga gazetarët se a ka propozuar në Shkup dhe Selanik ndonjë emër konkret për zgjidhje e kontestit, diplomati amerikan është përgjigjur se punët akoma nuk janë konkretizuar dhe kur të jetë momenti më i përshtatshëm do të dalë më propozim konkret.

    Nga ana tjetër, negociatori grek, Adamantis Vasilakis deklaroi se ai personalishtë është optimist dhe nëse të dyja anët tregojnë konstruktivitet në negociata, mund të arrihet zgjidhja e problemit.

    Sipas tij negociatat mes dy vendeve janë duke përparuar me një tempo të ngadalshëm.


    (INA)
    Sui generis

  3. #43
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nimic: Nevojitet më shumë kohë që të zgjidhet emri

    Ndërmjetësuesi Metju Nimic vlerësoi se duhet më shumë kohë për zgjidhjen e dallimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit, pas takimit që sot e mbajti me negociatorin grek në Selanik.

    Nevojitet akoma kohë që të formulohet propozimi konkret për zgjidhjen e çështjes së emrit. Megjithatë Maqedonia dhe Greqia kanë qëllime serioze që kjo çështje të zgjidhet. Ky është vlerësimi i ndërmjetësit të OKB Metju Nimic pas takimit me negociatorin grek Adamantios Vasilakis. Pas takimeve të ndara dje në Shkup si dhe bisedimet e sotme në Selanik, Nimic ka deklaruar se të dyja palët kanë treguar pozicione të qarta, se çfarë mund të pranohet dhe se çfarë jo, edhe pse punët ende nuk janë konkretizuar që të arrihet deri në propozimin konkret. Ndërmjetësi bëri thirrje që të gjitha çështjet e tjera që janë ngritur, të lihen anash dhe fokusi të vihet vetëm tek zgjidhja e emrit.

    “Shumë çështje u hapën të cilat unë do t'i quaja si çështje periferike ndaj asaj qendrores për emrin. Disa prej tyre janë më shumë e disa më pak relevante ndaj çështjes së emrit. Propozoj që t'i lemë anash ato, dhe të zgjidhim çështjen e emrit”, ka thënë Nimic.

    Negociatori grek Adamantios Vasilakis vlerësoi se negociatat, tani për tani po ecin ngadalë, por vlerëson se me vullnet të mirë dhe durim çështja mund të zgjidhet.

    “Unë nga natyra jam optimist. Nëse ka durim do të vihet deri te zgjidhja. Duhet të kemi durim dhe të punojmë ngadalë”, ka shtuar Vasilakis..

    Vizita e Nimicit në Shkup dhe Athinë, përkon me presionin në rritje të administratës amerikane që çështja të mbyllet në mandatin e presidentit Xhorxh Bush ndërsa marrëveshja të formalizohet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB në shtator. I pyetur se a planifikon negociata në nivel më të lartë, Nimic nuk u përgjigj por tha se ky është vit shumë i rëndësishëm për çështjen e emrit.

    “Nuk mund të parashikoj nëse do të ketë dhe kur mund të ndodh një gjë e tillë. Në shtator është Asambleja e përgjithshme e OKB. Duhet ta shfrytëzojmë kohën”, ka deklaruar Nimic.

    Për çështjen e emrit siç shkruanin mediat greke, kanë biseduar edhe kryeministri grek Kostas Karamanlis dhe shefja e diplomacisë Dora Bakojani. 'Nuk ka afat kohor'- ka thënë Bakojani. Edhe pse ka refuzuar të komentoj deklaratat e kryeministrit maqedonas se 'Greqia me qëllim po zgjat procesin për shkak të zgjedhjeve për parlamentin evropian' ajo tha se pala maqedonase nevojiten qëllime më thelbësore dhe më të sinqerta, dhe se gjuha e retorikës duhet të kapërcehet.


    Alsat
    Sui generis

  4. #44
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Analistët të ndarë rreth zgjidhjes së shpejtë të çështjes së emrit

    Intensifikimi i bisedimeve rreth çështjes së emrit në këtë periudhë ka lënë hapësirë për debate të shumta, mund të presim ose jo zgjidhje të kontestit shumëvjeçar midis Shkupit dhe Athinës.

    Profesori i së drejtës ndërkombëtare dhe ish - ministër i Jashtëm Lubomir Fërçkoski thotë se procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit ka hyrë në fazën përfundimtare dhe shumë shpejtë mund të pritet zgjidhja e saj. Ndërsa Rizvan Sulejmani nga Instituti për studime politike shprehet pesimist se mund të kemi zgjidhje të shpejtë të çështjes së emrit për shkak se sipas tij autoritetet vendase kanë frikë të ballafaqohen me opinionin pas kompromisit eventual me Greqinë.

    “Në shtator ose tetor ne do të duhet këtë ta zgjidhim me Po ose Jo. Në raste të JO-së , ne nëse nuk e zgjidhim çështjen e emrit ne do të hymë në një izolim afatgjatë dhe Maqedonia do të hyj në një skenar të ri politik, plotësisht të paqartë dhe të rrezikshëm. Mendoj se pavarësisht nga populizmi i garniturës qeveritare, ata nuk janë mjaft të fortë dhe bixhozxhinj të bëjnë një gjë të tillë me shtetin”,vlerëson Fërçkoski.

    “Sipas të gjitha gjasave ky proces sipas meje nuk do të mbaroj shpejt dhe për atë ekzistojnë dy arsye. Qeveria ka vlerësime të gabuara se Greqia nuk është e interesuar ta zgjidhet problemin dhe mbi këtë qëndrim ndërton strategjinë . Dhe çështja tjetër që mund ta parashtroj si dilemë, a thua qeveria dhe në përgjithësi kreu shtetëror frikohen ta zgjidhin problemin sepse në atë moment kur do të dihet një zgjidhje, ajo zgjidhje me siguri nuk do të jetë zgjidhje të cilës do t'i aplaudohet sepse do të jetë zgjidhje e kompromisit dhe do të duhet shumë mund, shumë angazhim t'i shpjegohet opinionit se cila është ajo zgjidhje”, konsideron Sulejmani.

    Profesori Fërçkoski vlerëson se pakoja e fundit për zgjidhjen e kontestit të emrit pavarësisht se cila do të jetë formulacioni apo emri konkretë që do të ndryshojë fusnotën IRJM nuk guxon të refuzohet .

    “Mendoj se pakoja që do të na ofrohet në shtator- tetor është pako e mirë dhe nuk duhet të refuzohet, nuk guxon të lëshohet. Ai është emri Maqedonia Veriore ose e Epërme me garanci plotësuese të cilën amerikanët me siguri do ta vënë jo në marrëveshjen direkte me grekët por në rezolutën e KB e cila duhet ta zëvendësoj rezolutën 817 me të cilën jemi pranuar ku do të garantohet liria e përdorimit të termit Maqedoni për ne, pra gjuha maqedonase, shtetësia, nacionaliteti. Ajo me një fjalë nënkupton garanci të identitetit ndërsa nga ana tjetër emri paraprakisht do të zgjidhej me emrin veriore ose e epërme”, theksoi Fërçkoski.

    Edhe Fërçkoski edhe Sulejmeni thonë se zgjidhjet që përfolën në opinion ditëve të fundit si Maqedonia Veriore ose e Sipërme janë të pranueshme për Maqedoninë pasi që këto formulacione nuk prekin identitetin maqedonas dhe se me këtë vetëm precizohet pozita gjeografike e shtetit.


    Alsat
    Sui generis

  5. #45
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    "Maqedonia Veriore", emri më i diskutuar???


    Po ne qe jetojme ne Pjesen Perendimore te Maqedonise Veriore?! Po ata qe jane ne Pjesen Jugore te Maqedonise Veriore.

    Imagjinoni kete:

    Ne nje fshat ne Maqedonine Veriore Jugore ka shperthyer nje zjarr. Ore ndajeni mendjen, o Veriore o Jugore.

    V.k. - shtet koti...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148
    Te nderuar forumist,

    Sa i perket ceshtjes se emrit te Maqedonis praktikisht une jam kunder cdo mareveshje qe do te dilte nga dyja palet arsyeja eshte e thjesht... une per vete nuk e pranoje kombin e ashtuqujatur maqedonas sepse te gjithe e dim se kombi i ashtuquajtur maqedonas si eshte formue.

    Nje gje se kam te kjart se si disa individe duan qe te jene pjese e negociateve duke e legjitimuar dhe duke i dhene mundesin nga hiqi mu be dicka qe kurre ska qen,dhe me kete deshirohet qe barbari i ardhur nga karpatet te behet komb pa eksistue.

    Te dashur vellezer, e shikoni se si greku nuk leshon pe, mendoje se ne kemi me shum drejta se greku mos me pranue emrin maqedonas,pse ne jemi tkurr dhe akoma po e tkurrim veten tone ???duhet te kemi guxim dhe ti themi shkaut se ti sje maqedonas,maqedonasit e vjeter ishin vellezerit tane.

    Cfaredo mareveshje qe do te kete neve shqiptareve na demton ,une mendoje se eshte koha adekuate qe me (TAKOZVANI MAKEDONCI) me u nda njeher e pergjithmon ata le te shkojne me bullgar apo me serbe e ne dihet me shqypni dhe kosove bashk.

    me respekt

    Stentori-BXL
    Experience is the best teacher...

  7. #47
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Une do thoja se shqiptaret e maqedonise kane ne kete ceshtje nje rendesi qe me sjell ndermend nje shprehje qe perdor Julius:

    Ne pleqte e Kelcyres jemi kunder bashkimit te dy Gjermanive !
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #48
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bakojani: Nuk ka afate të caktuara në negociatat për emrin

    Kreu shtetëror grek nuk u takua me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic. Gjatë kohës kur ai po takohej me negociatorin grek, Vasilakis në Selanik, shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani dhe kryeminstri, Karamanlis realizuan një takim në Athinë.

    Ministrja Bakojani e përsëriti pozicionin e Athinës zyrtare se, zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët, emër me përcaktim gjeografik i cili do të shërbente për të gjitha përdorimet.

    Nuk ka afate të caktuara në negociatat greko-maqedonase për çështjen e emrit, tha Bakojani.


    (INA)
    Sui generis

  9. #49
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Lidhur me emrin e Maqedonise, ekzistojne dhe ca tema tjera. Shihni dhe kete
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #50
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski: Formula e dyfishtë, kompromisi i vetëm për emrin

    Kreu i Qeverisë, Nikolla Gruevski deklaroi se, formula e dyfishtë është kompromisi i vetëm që Maqedonia mund ta bëjë për zgjidhjen e kontestit për emrin.

    Gruevski deklaroi se ky pozicion i është paraqitur edhe ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic në takimin e fundit.

    “Nuk arritëm pajtueshmëri me Nimicin, dhe unë i kumtova se prap është më mirë edhe njëherë të mendohet dhe të gjehet mënyra për ta bindur anën tjetër, të shkojmë sërish drejt asaj që përmban kompromis”, tha Gruevski.

    Sipas tij, idetë e fundit të Nimicit kanë shkuar në linjë me qendrimin grek, për një emër i cili do të shërbente për të gjitha përdorimet, që për ne është i prapanueshëm.

    "Nimic në një farë mënyre propozon diçka që do i ngjante përdorimit të një emri të ri, për përdorim të plotë ndërkombëtarë. Por kjo për ne ishte e papranueshme dhe këtu u ndalëm”, tha Gruevski.

    Ministrja Bakojani të premten e përsëriti pozicionin e Athinës zyrtare se, zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët, emër me përcaktim gjeografik i cili do të shërbente për të gjitha përdorimet.

    E ashtuquajtuar formulë e dyfishtë është propozimi zyrtar i Shkupit. Maqedonia pranon idenë e përdorimit të një emri të posaçëm në marrëdhëniet e ndërsjellta me Greqinë por do emrin e saj kushtetues, Republika e Maqedonisë, që të përdoret në komunikimet me vendet e tjera.


    (INA)
    Sui generis

  11. #51
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski refuzon propozimin e ndërmjetësit Nimic

    Kryeministri Nikola Gruevski tha se ka kërkuar nga ndërmjetësi Metju Nimic të gjejë mënyrë për të bindur Grqinë të pranojë formulën e dyfishtë për emrin.
    Maqedonia i kthehet pozitës së vjetër rreth çështjes së emrit gjegjësishtë formulës së dyfishtë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Gruevski i cili ka deklaruar se pozita zyrtare e qeverisë nga e cila nuk do të heq dorë në bisedimet me Greqinë është formula e dyfishtë, një emër për botën dhe një tjetër për Greqinë.

    "Në këtë pjesë patjetër e kam të them se në një pjesë të madhe përputhen qëndrimet, për iden e mbrëmshme të Nimicit, pjesë në të cilën nuk arritëm pajtueshmëri me Nimicin, unë i tregova se prap se prap është më së miri që edhe njëher të mendoj dhe të gjej mënyrën për ta bindur palën tjetër, të orientohemi përsëri drejt asaj që në vete përmban kompromis, e ajo është formula e dyfisht", deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

    Gruevski ka konfirmuar se në takimin e fundit ndërmjetësi Metju Nimic ka propozuar si zgjidhje një emër për përdorim të përgjithshëm që ka qenë i papranueshëm për palën maqedonase.

    "Ai në një farë mënyre propozon diçka që do i ngjante përdorimit të një emri të ri, për përdorim të plotë ndërkombëtarë. Por kjo për ne ishte e papranueshme dhe këtu u ndalëm. Disa nga idetë e tij ishin interesante dhe një pjes të tyre analizuam, por një nga gjërat me të cilat ne nuk mund të pajtohemi dhe nuk ka logjik të shkohet mëtej ishte pikërishtë kjo. Në vezhdojmë të këmbejmë ide dhe kuptohet disa prej tyre mund të jenë të pranueshme për ne disa jo", theksoi Gruevski.

    Ministrja e jashtme greke Dora Bakojani dje pas vizitës së ndërmjetësit Nimic në Selanik dhe konsultimeve që kishte me kryeministrin Karamanlis deklaroi se qëndrimi zyrtar i Athinës është se zgjidhja e kontestit të emrit duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët, ndërsa emir i ri të përmbajë në vete parashtresën gjeografike e cila do të përdorej në komunikim të përgjithshëm, e jo vetëm në komunkimin dypalësh. Pas takimeve në Shkup dhe Selanik ndërmjetësi Nimic deklaroi se të dyja palët kanë treguar pozicione të qarta, se çfarë mund të pranohet dhe se çfarë jo, edhe pse punët ende nuk janë konkretizuar që të arrihet deri tek zgjidhja konkrete për emrin.


    Alsat
    Sui generis

  12. #52
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Banka "Ziraat" me filiale në Tetovë e Gostivarë

    Zëvendës kryeministri turk Nazim Ekren tha se hapja e bankës në këto hapësira do të ndikojë në përshpejtimin e investimeve turke
    Në Gostivar dhe Tetovë banka turke 'Ziraat' hapi filjalet e saj. Për Turqinë, zgjerimi i sektorit bankar, shton mundësitë për rritjen e investimeve turke në Maqedoni. Kështu vlerëson zv/kryeministri i Turqisë Nazim Ekren i pranishëm në hapjen e filialave.

    "Vlerësoj se hapja e bankës në këto hapësira do të ndikojë në përshpejtimin e investimeve që vijnë nga Turqia në Maqedoni, të cilat për momentin arrijnë vlerën 170 milion dollarë", tha zëvendës kryeministri turkNazim Ekren.

    Drejtori i përgjithshëm i Bankës, Xhan Akin Çagllar tha se kjo bankë do të jetë e hapur për qytetarët që të zhvillojnë biznesin duke ditur se si Gostivari sikurse edhe Tetova njihen si qytete me perspektivë ekonomike.

    "Për shkak të lidhjeve që kemi me vednet fqinje dhe për shkak të rritjes ekonomike ne kemi ardhur këtu dhe kemi një slogan që gjithkund që shkojnë bizenmenët turq ne i shoqërojmë në përpjekjet e tyre që ti përmirësojnë shkëmbimet tregëtare me ato vende", theksoi drejtori I përgjithshëm I bankës Xhan Akin Çagllar.

    Maqedonia dhe Turqia, kohë më parë kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për tregëti të lirë si dhe marrëveshjen për parandalimin e tatimit të dyfisht me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve.


    Alsat
    Sui generis

  13. #53
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    LSDM kërkon lëshime në negociatat për emrin

    Partia më e madhe opozitare në Maqedoni LSDM kërkon nga pala maqedonase lëshime në negociatat për emrin kushtetues të vendit.

    Nënkryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se Maqedonia patjetër duhet të bëjë lëshime në pjesë e përdorimit ndërkombëtar të emrit. Sipas tij, kjo duhet të ndodhë shkaku i situatës së rëndë ekonomike në vend, si dhe rrezikun nga izolimi i Maqedonisë nga ana e Greqisë dhe mbështetësve të saj.

    “Nuk është patriot ai që në këtë kohë e hap çështjen e pakicës maqedonase dhe Kishës Ortodokse, por ai që ju siguron jetë të begatshme qytetarëve. Kur të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s, mund t’i hapin të gjitha çështjen të cilat na kanë munduar në të kaluarën”, tha Zaev për Radion Evropa e Lirë.

    Ai tha se kryeminstrit, Nikolla Gruevski i intereson vetëm rejtingu i tij dhe jo edhe perspektivat e Maqedonisë.


    (INA)
    Sui generis

  14. #54
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bilalli: Gruevski nuk dëshiron zgjidhjen e çështjes së emrit

    Pas vizitës në Shkup dhe Selanik ndërmjetësi Nimic pritet t’i vazhdojë bisedimet intensive me autoritet e dy vendeve në fillim të shtatorit.

    Kthimi në pozitat e vjetra të kryeministrit Gruevski në bisedimet për emrin dhe paraqitja e formulës së dyfishtë si mënyra e vetme për të zgjidhur kontestin, sipas profesorit Mersel Bilali edhe njëherë konfirmon se kreu i Qeverisë nuk dëshiron zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi. Sipas tij kryeministri Gruevski është duke kontribuar në bllokimin e procesit të bisedimeve. Ndoshta këtë e bën me qëllim të mirë por në histori shumë shtete janë shkatërruar me qëllimin më të mirë të udhëheqësve të tyre, thotë Bilalli, duke shfaqur shqetësimet e tij se Gruevski si duket është duke i braktisur politikat e tij pro-perëndimore.

    “Disa analiza tejet relevante çojnë në drejtim të mendimit se ndoshta është qëllim edhe ndërrimi i opsionit pro-perëndimor me atë pro-lindor, i cili mund të jetë projekt afatgjtë dhe nuk duhet hedhur këtë opsion në ujë”, analizon Bilalli.

    Për dallim nga Billali ish-ministri i Jashtëm Sllobodan Çashule thotë se procesi nuk është duke u bllokuar nga autoritet e Shkupit por nga Athina zyrtare e cila sipas tij nuk dëshiron përparimin e Maqedonisë dhe vendeve tjera të Ballkanit drejt BE-së.

    “Unë nuk e shoh bllokimin tek ne, ne kemi qëndrim të qartë që nga viti 1995, problemet janë në Greqi. Qeveria dhe shteti grek nuk kanë kapacitet demokratik dhe as vullnet dhe forcë politike për të pranuar çfarëdo zgjidhje e cila do të nënkuptonte përmirësim të përgjithshëm të situatës në Ballkan, konsolidim dhe stabilizim të tij dhe integrim në BE, pra problemi është te grekët jo tek ne”, konsideron Çashule.

    Edhe Bilalli edhe Çashule pajtohen se Maqedonia nuk mund të mbijetoj jashtë NATO-s dhe BE-së. Sipas tyre çdo propozim për zgjidhjen e çështjes së emrit siç janë propozimet Maqedonia e Veriut, e Epërme ose Republika e Maqedonisë -Shkupi janë shumë më të mira se sa të ngelet në përdorim referenca Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

    “Realisht është jashtë logjikës së shëndoshë të mendohet se Maqedonia do të kishte mundur, siç u tha kohë më parë edhe jashtë proceseve euro-atlantike, ajo nuk u ka ndodhur edhe shteteve më të zhvilluara dhe më të fuqishme dhe më homogjene, nuk ka shanse t’i ndodh Republikës së Maqedonisë”, vlerëson Bilalli.

    “Emri kushtetues nuk ndryshohet, kjo duhet t’u bëhet e qartë qytetarëve të Maqedonisë dhe duhet njëherë e përgjithmonë të ndërpritet ky manipulim. Formula e dyfishtë është kjo: emri kushtetues ngelet i përjetshëm, ndërsa në OKB pranohet të kemi një emër shumë më dinjitoz se FYROM-i”, thotë Çashule.

    Pas vizitës në Shkup dhe Selanik ndërmjetësi Nimic pritet t’i vazhdojë bisedimet intensive me autoritet e dy vendeve në fillim të shtatorit, ndërsa parashikimet flasin se zgjidhje e problemit mund të pritet deri në fund të shtatorit, për shkak të insistimit të Uashingtonit që kjo çështje të mbyllet para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.


    Alsat
    Sui generis

  15. #55
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Miloshoski: Greqia nuk është e gatshme për kompromis

    Shefi i diplomacisë maqedonasë, Antonio Miloshoski tha se Greqia nuk është e përgatitur për kompromis në zgjidhjen e kontestit për emrin.

    Deklarata e tij erdhi si reagim ndaj deklaratës dhe vlerësimit të shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani se kryeminstri, Nikolla Gruevski me propozimin për formulën e dyfishtë bënë gabim serioz, dhe mbanë përgjegjësi për pengesat që mund të paraqiten në procesin e negociatave dhe më gjërë për kursin e integrimeve euroatlantike të vendit.

    "Deklarat e ministres Bakojani vetëm vërteton vlerësimet e mëhershme se Greqia, punon në skenarin me të cilin duke përdorur çështjen e emrit, dëshiron të mbuloj disa skandale të mëdha korruptive”, tha Miloshoski për televezionin “Kanal 5”.

    Edhe Miloshoski vlerëson se formula e dyfishtë është më e përshtatshmja për zgjidhjen e çështjes së emrit.

    E ashtuquajtuar formulë e dyfishtë është propozimi zyrtar i Shkupit. Maqedonia pranon idenë e përdorimit të një emri të posaçëm në marrëdhëniet e ndërsjellta me Greqinë por do emrin e saj kushtetues, Republika e Maqedonisë, që të përdoret në komunikimet me vendet e tjera.


    (INA)
    Sui generis

  16. #56
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Greqia nuk lejon ‘maqedonizimin’ e diplomacisë së saj

    Me këso sjellje nuk është e mundur zgjidhja për emrin, dhe përgjegjësinë për bllokimin e perspektivës evropiane të Shkupit do ta mbajë Nikolla Gruevski, deklaroi shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani në një intervistë për televizioni “Mega”, me rastin e deklaratave të fundit të kryeministrit maqedonas.

    Bakojani tha se Athina e dëshiron zgjidhjen e emrit por nuk do të lejojë "maqedonizimin" e diplomacisë greke.

    “ Ne dëshirojmë zgjidhje. Politika greke është e qart dhe pa hamendje. Greqia nuk do të lejoj që politika e jashtme e saj të “maqedonizohet” sepse kemi edhe çështje tjera të rëndësishme me të cilat duhet të merremi”, ka theksuar Bakojani.

    Ajo edhe është shprehur se Shkupi nuk do të ketë perspektivë evropiane përderisa nuk zgjidhet kontesti për emrin.



    (INA)
    Sui generis

  17. #57
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bocevski: Greqia nuk dëshiron zgjidhje për emrin

    Greqia është pala e cila nuk dëshiron ta zgjidhë kontestin për emrin, deklaroi sot zv/kryeministri për çëshjte evropiane, Ivica Bocevski.

    „E gjith bota e ka qartë se cila është pala e cila nuk dëshiron zgjidhjen e kontestit, ajo është republika, kryeqyteti i së cilës është Athina”, tha Boceski për agjencine e lajmeve Makfaks, i pyetur për t'i komentuar informatat e shtypit grek se ndërmjetësuesi Metju Nimic mendon për "ngrirjen" e negociatave për emrin.

    Ai tha se Maqedonia edhe më tej mbetet aktive dhe pjesëmarrëse konstruktive në procesin e negoviatave për emrion.

    Gazeta konservatore "Katimerini" sot shkruan se ndërmjetësuesi Nimic është duke shqyrtuar mundësinë që t'i "ngrijë" negociatat, nëse Maqedonia vazhdon me qëndrimin jokooperues deri në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të KB--ve nga fundi i shtatorit.


    (INA)
    Sui generis

  18. #58
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rajs me plan për zgjidhjen e çështjes së emrit

    Sekretarja shtetërore amerikane Kondoliza Rajs, më 23 shtator, do të paraqesë një plan për zgjidhjen e çështjes së emrit, theksojnë burime diplomatike.

    Sipas burimeve të njëjta, Rajs do ta paraqesë planin në prani të ministrave të punëve të jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë.

    Plani, më 24 shtator, do të paraqitet edhe para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Maqedonia dhe Greqia më shumë se një dekadë zhvillojnë negociata për zgjidhjen e dallimeve rreth emrit, për shkak të cilit Maqedonia në samitin e NATO-s në Bukuresht nuk mori ftesë për hyrje në Aleancën.



    /Makfaks/
    Sui generis

  19. #59
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski - Tentime të fundit për zgjidhje për emrin

    Bëhen tentimet e fundit në një periudhë më të gjatë për zgjidhjen e kontestit maqedonaso-grek për emrin, ndërsa nëse përfundojnë pa sukses vijon periudha e status-kuosë, konsideron kryetari Branko Cërvenkovski.
    "Ky me siguri do të jetë një ndër tentimet e fundit, nëse jo edhe i fundit në një periudhë më të gjatë kohore, nëse merret parasysh se së shpejti do të mbahen zgjedhjet në SHBA, në pranverë do të ketë zgjedhje në Maqedoni, ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm zgjedhje për Evroparlamentin në Greqi. Nëse tani nuk arrihet sukses vijon periudha e status-kuosë me të gjithë konsekuencat që do të rezultojnë nga kjo", shprehet kryetari Cërvenkovski në intervistën për televizionin Alfa.
    Cërvenkovski shprehet se ndoshta "gjatë javës së ardhshme, në bazë të vërejtjeve të tekstit që e prezantoi mediatori Metju Nimic në rundin e fundit të bisedimeve do të përgatitet një tekst më konkret për të cilin do të shohim nëse është i pranueshëm ose jo".

    Kryetari i Maqedonisë bën të ditur se administrata amerikane, mandati i së cilës skadon në nëntor është "e vendosur si asnjëherë më parë që ky kontekst të zgjidhet dhe me një fjalë të na fusë në NATO… Kjo është periudhë dhe moment që kurrë nuk do të na përsëritet".

    Cërvenkovski në intervistën shprehet se "kryeministri dhe Qeveria tentojnë ta minimizojnë rëndësinë e integrimit tonë evroatlantik. Qasja e tyre është se do të ishte mirë që kjo të ndodhë, por nëse kjo nuk ndodhë, paskemi pasur koncept për zhvillim të gjithëmbarshëm të Maqedonisë. Por, kjo nuk është e saktë. Koncepti i tillë nuk ekziston. As që është prezantuar, as që mund të prezantohet. Në varijantën e tillë koncepti i vetëm është koncepti për mbijetim".



    /Makfaks/
    Sui generis

  20. #60
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    SHBA mbështesin procesin e negociatave për emrin

    Ambasada amerikane në Shkup nëpërmjet një njoftimi sot bën të ditur se SHBA-të vazhdojnë të mbështetjen e plotë për zgjidhjen e shpejt të çështjes së emrit të Maqedonisë.

    “Qeveria e Shteteve të Bashkuara vazhdon mbështetjen e plotë të procesit të ndërmjetësimit të Kombeve të Bashkuara, të kryesuar nga Ambasadori Nimic, dhe dëshiron zgjidhje të shpejtë të çështjes të emrit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
    Siç nënvizohet, zgjidhja e këtij kontesit është në interest ë të dy shteteve dhe të rajonit në përgjithësi.

    “Çfarëdo raporte se Shtetet e Bashkuara ndjekin drejtim tjetër, nuk janë të bazuara në fakte”, thuhet në komunikatë.

    Reagimi i autoriteteve amerikane pasoi pas publikimeve të lajmeve të fundit nga disa media se SHBA-të mund të tërhiqen nga mbështetja e procesit të negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë, nëse deri në tetor nuk do të arrihet zgjidhje midis Shkupit dhe Athinës.



    (INA)
    Sui generis

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga BOKE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •