Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 249
  1. #21
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga faruk_01 Lexo Postimin
    per veten tende flet ketu...apo nese po eshte ne regull nese jo ske drejt te flasish ne emer te gjith shqiptareve.
    Pse te lenduan aq shum fjalet e mia o zotni, a mos valle i perket edhe ti atyre te lartpermendurve ?



    Ps.: S'kan qene budallenje ata qe kan thene se e verteta lendon.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2006
    Postime
    29

    Emri i Maqedonisë Antike

    Nuk është fjala për emrin,por për krejt Maqedoninë Antike.Sherret e Grekëve,të Bullgarëve dhe të Sërbëve,duke spekulua për orekset e tyre ekspansioniste Ma-
    qedoninë Antike e kanë bërë problem.Shkenca shqiptare ka bërë faj të madh që
    nuk është interesua sa është dashtë për Maqedoninë Antike.
    Sllavët e IRJ të Maqedonisë dhe Greqia më dhanë shkas që të hulumtoj më
    tepër,jo vetëm për emrin-toponim Maqedonië,por për krejt Maqedoninë Antike.
    Nga të dhënat dokumentare kam ardhë në përfundim se krejt për Maqedoninë
    Antike u ka takua dhe u takon që ta thonë fjalën shkencore Shqiptarët.Mua gjith-
    monë më ka pasë okupua kureshtja që të dijë më shum për emrin Maqedonia.
    Pikërisht kanë qenë dokumente sërbe që kanë kënaqë kureshtjen teme,ka qenë
    historiani sërb Zhivko D.Petkoviq i çerekut të parë të shek.të kaluar.Ai në veprën
    e vet Maqedonija staroga veka,Beograd,1926,fq.4 thotë,citoj:"Në shprehjen Ema-
    tija,për kah vlera,theksohet pjesa Math-,e cila i përgjegjet pjesës MAQ- në fjalën Maqedonija,në të cilën pjesë shkronja e tretë shenjon një farë zëri që vështirë
    mund të shqiptohet në gjuhën greke dhe latine.Megjithatë,thotë ai,shprehja MAT,
    MATH ndodhet në fjalorin e gjuhës arnaute dhe don të thotë VELIKI/A."
    Një fakt i tillë,jo vetëm që kënaqi kureshtjen teme,por,njëherit,më dha shtytje
    që hulumtimin ta vazhdoj me shpresa më të sigurta.
    Të dhënat historiko-filologjike më mësuan se edhe në fillim të mileniumit të dytë para Kr. në arealin e Ballkanit Qëndror,duke fillua prej Ilirisë Jugore (Epirit)
    në perëndim e deri në Troadë në lindje dhe prej Thesalisë në jug e deri në Lyn-
    kestië,Pellagonië,Peonië e Thrakië në veri,duke përfshië Hallkidikun e Detin e Thrakisë (Egjeun) qenëka krahina e madhe e Edonëve ose Edonia.Maqetia rreth
    derdhjes së lumit Cërna (Erigon) në lumin Vardar (Aksios) dhe Emathia rreth
    rjedhës së poshtme të lumit Vardar e deri në Detin Egje qenkanë enklava të vo-
    gla të Edonisë.Nga ana tjetër,Helenët të njejtit teritor i thënkanë herë Edonia
    herë Emathia.Edonia vërtetë ka qenë e madhe,por Emathia e vogël.Andej nuk
    ka mundë që një teritor të math ta quajnë me emrin e një teritori të vogël.Nje-
    rëzve të Antikës,sigurisht, u ka erdhë më mirë të thonin MATH EDONIA sesa
    Edonia e Madhe.Meqë simbas regullave linguistike grupi konsonatik -TJ- = Q,si-
    edhe grupi -KJ- = Q,si ke emri-toponim MAKJETIA.MAQETIA,që u këmbyekan
    lehtë simbas lingustëve,sepse -K-,në të vërtetë,ka qenë K e butë,si KJ në disa
    të folme gege (kjanë = qanë)atëhere MATH EDONIA / MATJ EDONIA =MAQEDONIA.
    Kjo është nji përmbledhje e shkurtë,sa për njoftim se emri Maqedonia eshtë në bazë të gjuhës arbnore,shqipe.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2006
    Postime
    29

    Emri i Maqedonisë Antike

    Nuk është fjala për emrin,por për krejt Maqedoninë Antike.Sherret e Grekëve,të Bullgarëve dhe të Sërbëve,duke spekulua për orekset e tyre ekspansioniste Ma-
    qedoninë Antike e kanë bërë problem.Shkenca shqiptare ka bërë faj të madh që
    nuk është interesua sa është dashtë për Maqedoninë Antike.
    Sllavët e IRJ të Maqedonisë dhe Greqia më dhanë shkas që të hulumtoj më
    tepër,jo vetëm për emrin-toponim Maqedonië,por për krejt Maqedoninë Antike.
    Nga të dhënat dokumentare kam ardhë në përfundim se krejt për Maqedoninë
    Antike u ka takua dhe u takon që ta thonë fjalën shkencore Shqiptarët.Mua gjith-
    monë më ka pasë okupua kureshtja që të dijë më shum për emrin Maqedonia.
    Pikërisht kanë qenë dokumente sërbe që kanë kënaqë kureshtjen teme,ka qenë
    historiani sërb Zhivko D.Petkoviq i çerekut të parë të shek.të kaluar.Ai në veprën
    e vet Maqedonija staroga veka,Beograd,1926,fq.4 thotë,citoj:"Në shprehjen Ema-
    tija,për kah vlera,theksohet pjesa Math-,e cila i përgjegjet pjesës MAQ- në fjalën Maqedonija,në të cilën pjesë shkronja e tretë shenjon një farë zëri që vështirë
    mund të shqiptohet në gjuhën greke dhe latine.Megjithatë,thotë ai,shprehja MAT,
    MATH ndodhet në fjalorin e gjuhës arnaute dhe don të thotë VELIKI/A."
    Një fakt i tillë,jo vetëm që kënaqi kureshtjen teme,por,njëherit,më dha shtytje
    që hulumtimin ta vazhdoj me shpresa më të sigurta.
    Të dhënat historiko-filologjike më mësuan se edhe në fillim të mileniumit të dytë para Kr. në arealin e Ballkanit Qëndror,duke fillua prej Ilirisë Jugore (Epirit)
    në perëndim e deri në Troadë në lindje dhe prej Thesalisë në jug e deri në Lyn-
    kestië,Pellagonië,Peonië e Thrakië në veri,duke përfshië Hallkidikun e Detin e Thrakisë (Egjeun) qenëka krahina e madhe e Edonëve ose Edonia.Maqetia rreth
    derdhjes së lumit Cërna (Erigon) në lumin Vardar (Aksios) dhe Emathia rreth
    rjedhës së poshtme të lumit Vardar e deri në Detin Egje qenkanë enklava të vo-
    gla të Edonisë.Nga ana tjetër,Helenët të njejtit teritor i thënkanë herë Edonia
    herë Emathia.Edonia vërtetë ka qenë e madhe,por Emathia e vogël.Andej nuk
    ka mundë që një teritor të math ta quajnë me emrin e një teritori të vogël.Nje-
    rëzve të Antikës,sigurisht, u ka erdhë më mirë të thonin MATH EDONIA sesa
    Edonia e Madhe.Meqë simbas regullave linguistike grupi konsonatik -TJ- = Q,si-
    edhe grupi -KJ- = Q,si ke emri-toponim MAKJETIA.MAQETIA,që u këmbyekan
    lehtë simbas lingustëve,sepse -K-,në të vërtetë,ka qenë K e butë,si KJ në disa
    të folme gege (kjanë = qanë)atëhere MATH EDONIA / MATJ EDONIA =MAQEDONIA.
    Kjo është nji përmbledhje e shkurtë,sa për njoftim se emri Maqedonia eshtë në bazë të gjuhës arbnore,shqipe.
    Dr.sci.Fehim Reçani

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Ceshtja e emrit ka dale ne vitet '90,por emri iu vu nga Tito. Ku ishin atehere grekerit?Kurre te mos zgjidhet,aq me mire

  5. #25
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Katimerini: SHBA presion Greqisë për çështjen e emrit

    E përditshmja greke” Katimerini” shkruan se SHBA-të sërish kanë filluar një rreth të ri të trysnive mbi Greqinë me qëllim që Maqedonia t`i bashkangjitet NATO-s edhe përkundër kontestit të pazgjidhur për emrin.

    Sipas burimeve diplomatike greke, trysnia nga Uashingtoni është e pritur duke marrë parasysh faktin që mandati i administratës së Xhorxh Bushit është nga fundi.

    Gjithashtu pas zhvillimeve më të reja në Gjeorgji, SHBA-të duan të dërgojnë porosi të qartë se me vendosmëri i mbështesin shtetet të cilat janë në sferën e tyre të ndikimit, komenton gazeta.

    Reagimi i mediave greke pasoi menjëherë pas deklaratës së djeshme të sekretares amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs, e cila tha se kontesti rreth emrit nuk duhet të jetë pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

    “Qëndrimi ynë është që Maqedonia duhet të anëtarësohet në NATO. Shpresat janë që konstesti rreth emrit, tash do të mund të zgjidhet më shpejtë”, tha Rajs.


    (INA)
    Sui generis

  6. #26
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035

    Indiference e vetedijes kombetare

    Ky eshte nje cast shume i rendesishem historik. Dhe fatkeqesisht ne shqiptaret vazhdojme te qendrojme indiferent perderisa te tjeret po vene themelet e shtetit te tyre ne trojet tona etnike. E gjithe kjo eshte vetem pasoje e disa individeve (te vetquajturve baballare te kombit dhe partnere strategjik) qe kane arritur ta na percajne dhe te na verbojne kundrejt ceshtjeve shume me te rendesishme. Cfar ironie!!!- Me sa pompozitet e kremtojme marreveshjen e Oherise, me te turpshme te historise tone- marreveshje qe na la pa asnjefar statusi. Nevzat Halili disa here propozon emrin e Maqedoni-Iliride ose Ilirido Maqedoni por ne menyre te patrupshme has ne vesh te shurdher, posacerisht te partive dhe subjekteve politike qe e marrin veridiktin e popullit. Me kete rast do te permend deshmine historike te historianit boteror francez Alfons De La Martin, i cili thot: Akilin, greket e gjeten atje, poashtu edhe Aleksandrin e madh, turqet e gjeten Skenderbeun. Keta te tre jane te nje gjaku, te nje gjeni, te nje fisi. Kjo nenkupton se Maqedonia e vjeter ka qene pjese e trungut Ilir dhe ku jemi na te mjeret qe fare nuk bezajme, as intelektualet e Shqiperise, as te Kosoves, as te tjere dhe lejojme qe ardhacaket sllav te Karpateve me aq dinjitet dhe vendosmeri te shpallin veten trashegimtar te Lekes se madh. Si dhe grekerit qe nuk kane asgje te perbashket me maqedonet e vjeter as nga gjaku, as nga fisi as nga gjeni. Vetem pervetesojne, pervetesojne… dhe nje dite do te na pervetesojne te gjitheve.
    Kjo eshte vetem nje vetedije e ndrydhur ne erresiren e injorances. Valle neve na duhet ndonje nje mrekulli qe te na zgjoje!?
    • The rest is silence.


  7. #27
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bilalli: Kontesti me Greqinë – rrezik për tensione ndëretnike

    Moszgjidhja e kontestit për emrin me Greqinë mund të shkaktojë tensione brenda Maqedonisë, pasi shqiptarët nuk pajtohen me mbetjen e tyre jashtë proceseve integruese evropiane.

    Kështu deklaroi për Radion Evropa e Lirë, analisti Mersel Bilalli, njohës i zhvillimeve ndërkombëtare dhe këshilltar për politikë të jashtme në Qeverinë e ish-kryeministrit Vllado Buçkovski.

    Sipas Bilallit në dy muajt e ardhshëm pritet që shumë gjëra të qartësohen rreth kontestit greko-maqedonas për çështjen e emrit të Maqedonisë.

    "Unë mendoj se këto dy muajt e ardhshëm do të bëhen tentimet e fundit nga ana e SHBA-ve për realizimin e fundit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, megjithatë kjo do të jetë vetëm pjesë e dëshirës së tyre.Unë nuk jam i bindur se pushteti aktual i Maqedonisë ka disponim për zgjidhjen e problemit me Greqinë dhe për pasojë muajt e ardhshëm me siguri se do të ndeshemi me situata pak më të kthjellta", tha Billalli.

    Ai theksoi se, procesi i refuzimit është tepër i dëmshëm për Maqedoninë.

    "Pra, nëse zgjat procesi i refuzimit, atëherë në Maqedoni do të imponohet një mendim tjetëfare, i cili mund të jetë kundërshtues në radhë të parë mes dy bashkësive etnike dhe kjo do të hapë një proces tepër të dëmshëm për Maqedoninë", tha Bilalli.


    (INA)
    Sui generis

  8. #28
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Ooo njerez po askush nuk e pranon ket shtet , edhe gjate kohe do ngel pa emer
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  9. #29
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Emri, Nimic viziton Shkupin

    Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic gjatë kësaj javë do të qëndroj në Shkup, me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë.

    Në këtë takim, Nimici dhe autoritetet maqedonase do të shqyrtojnë mundësinë se a mund të arrihet progres për zgjidhjen e kontestit të emrit deri në muajin shtator.

    Nimici javën e kaluar deklaroi se në takimet me palët negociatore greke dhe maqedonas në Nju Jork, bisedimet janë fokusuar vetëm në çështjen e zgjidhjes së kontestit të emrit.

    “Tema qendrore ka qenë emri, edhe pse shumë çështje midis Greqisë dhe Maqedonisë janë të lidhura me këtë çështje”, deklaroi Nimic.

    Sipas tij, dy vendet janë dakorduar që çështja bazë për të cilën duhet të bisedohet është gjetja e zgjidhjes për emrin e Maqedonisë.

    “Ka shumë çështje të hapura midis dy vendeve, disa janë afatgjate, disa afatshkurtëra, por shumë janë të lidhura me emrin. Mandati im është problemi i emri.Ekzistojnë edhe çështje të tjera por zgjidhja kryesore është problemi i emri, ndërsa kjo do të ishte edhe një rrugë e hapur për zgjidhjen e kontesteve të tjera”, deklaroi ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic.

    SHBA-të kanë shtuar presionet ndaj palëve negociatore dhe shpresojnë për një zgjidhje të shpejtë për emrin, e cila do t'i ndihmonte stabilitetit në rajon.


    (INA)
    Sui generis

  10. #30
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski: Maqedonia nuk mund të presë

    Presidenti Cërvenkovski i ka quajtur të rrezikshme deklaratat e kryeministrit Nikolla Gruevski se Maqedonia mund pres me vite për t’u bërë pjesë e NATO-s për shkak të kontestit të emrit me Greqinë.

    Nuk ka alternativë tjetër politike për Maqedoninë përveç NATO-s dhe BE. Duhet të punojmë dhe sa më shpejtë të bëhemi anëtare e këtyre strukturave, ka deklaruar Presidenti Cërvenkovski në fjalimin e tij me rastin e shënimit të 18 gushtit-ditës së Armatës së Maqedonisë.

    “Jam i bindur thellë se për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE nuk ekziston alternativë reale politike. Nuk besoj e as që është e mundur të ofrohet platformë politike alternative e cila do të përmban rekomandime të mjaftueshme të cilat do të nënkuptojnë se në kuadër të tyre Maqedonia mund në vitet e ardhshme të jetë shtet më i sigurt, më demokratik dhe më i pasur. Po ashtu është gabim do thosha edhe rrezik për ardhmërinë tonë nëse dikush mendon se është e mundur Maqedonia të mbetet jashtë proceseve integruese euroatlantike një kohë më të gjatë ndërsa brenda ta zhvilloj demokracinë, të mbaj balancën ndëretnike dhe t’i zbatojë reformat me kualitetin e duhur”, tha Presidenti Branko Cërvenkovski.

    Zhvillimet e fundit në rajon, marrja e ftesës për NATO nga Shqipëria dhe Kroacia si dhe pavarësia e Kosovës, sipas presidentit imponojnë që Maqedonia të jetë më aktive edhe në promovimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit rajonal, ndërsa ministri i Mbrojtjes Konjanovski ka përsëritur se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE.

    “Në Ballkan vitet e fundit kontesti strategjik politik e rajonal vazhdojnë të ndryshojnë me shpejtësi të madhe. Institucionet e Kosovës miratuan deklaratën për pavarësi ndërsa Kroacia dhe Shqipëria u ftuan që vitin e ardhshëm të bëhen anëtare të plotfuqishme të NATO-s. Bëhet fjalë për ndryshime të mëdha politike me ndikim të madh ndaj trendeve primare që e diktojnë dinamikën e përgjithshme rajonale. Maqedonia do të duhet jo vetëm ta ndjek zhvillimin e ndodhive por edhe në ecje ta adaptoj strategjinë e saj ndaj kushteve të reja të krijuara si dhe të kërkoj aleat në planin ndërkombëtar të cilat do të dëshirojnë dhe do të mund të kontribuojnë për realizmin e interesave tona kombëtare dhe shtetërore”, theksoi Cërvenkovski.

    “Ballkani është zonë e ndryshime të mëdha. Maqedonia çdoherë tenton ato ndryshime t'i shndërroj në përparësi, vetëm ashtu do të jemi të njohur edhe si shtet edhe si rajon i cili kontribuon për qetësi botërore dhe siguri. Për këtë shkak Maqedonia duhet të jetë anëtare e NATO-s dhe BE. Si ministër i mbrojtjes besoj sinqerisht në këtë politik dhe në kuadër të qeveris në mënyrë të paluhatshme do të punojmë në realizmin e këtij qëllimi”, deklaroi Konjanovski.

    Armata e Maqedonisë u themelua më 18 gusht të vitit 1992, ndërsa në ceremoninë qendrore morën pjesë diplomatë të misioneve të shumta në Maqedoni, presidenti i parë i republikës Kiro Gligorov, kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski, anëtarë të qeverisë por jo edhe kryeministri Nikolla Gruevski.


    Alsat
    Sui generis

  11. #31
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia Ok ideve të Nimicit

    SHKUP-Në prag të vizitës së ndërmjetësit Metju Nimic në Shkup, Presidenti i Maqedonisë, Branko Cervenkovski realizoi një takim koordinues lidhur me çështjen e emrit kushtetues të vendit.

    Siç njoftoi kabineti i presidentit, krerët e Maqedonisë ndërtuan një pozicion të pajtueshëm lidhur me idetë të cilat u prezantuan nga ana e ndërmjetësit Nimic, në kohën e takimit të fundit që u mbajtë me 13 gusht në Nju Jork.

    Në takim morën pjesë, presidenti, Branko Cërvenkovski, kryeministri, Nikolla Gruevski, shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Miloshoski dhe negociatori, Nikolla Dimitrov.

    Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic do të mbërrijë të premten në Shkup për t’u takuar me kreun shtetëror maqedonas, ku dhe do të kërkojë zgjidhjen e konstestit shumë vjeçar mes Shkupit dhe Athinës.



    (d.b/INA/BalkanWeb)
    Sui generis

  12. #32
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cështja e emrit, Cërvenkovski takon sot Gruevskin

    SHKUP- Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski do të zhvillojë sot një takim koordinues me kryeministrin, Nikolla Gruevski. Sipas njoftimit nga presidenca maqedonase Në takim do të bisedohet lidhur me mosmarrëveshjet për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Takimi zhvillohet në prag të vizitës së ndërmjetësit Metju Nimic në Shkup, i cili me autoritetet maqedonase do të diskutojë për mënyrën e gjetjes së një zgjidhje të përbashkët për çështjen e emrit.



    (s.g/Ina/Balkanweb)
    Sui generis

  13. #33
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çështja e emrit, Nimici nesër në Shkup

    Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic nesër do të arrijë në Shkup për t’u takuar me kreun shtetëror maqedonas. Vizitën e konfirmoi edhe kabineti i presidentit të Maqedonisë përmes një komunikate për media.

    Në këtë takim, Nimici dhe autoritetet maqedonase do të shqyrtojnë mundësinë se a mund të arrihet progres për zgjidhjen e kontestit të emrit deri në muajin shtator.

    Ndërkaq siç njoftoi organizata botërore, Nimici të premten do ta vizitojë edhe Greqinë, ku në qytetin e Selanikut do të takohet me përfaqësuesit grekë.

    Pas këtij raundi të bisedimeve pritet që në fillim të muajit shtator, ndërmjetësuesi i OKB-së të paraqes propozim të ri për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë.

    Nimici, sipas burimeve, në konsultimet e fundit me përfaqësuesit e Shkupit dhe Athinës propozoi emrin "Maqedonia Veriore" në pesë variante.

    Raund i ri i negociatave që do të mbahen nesër dhe pasnesër, vjen nën presionin e fuqishëm të Uashingtonit, i cili pret zgjdhje të shpejtë për emrin dhe vendim për pranimin e Maqedonisë në NATO.



    (INA)
    Sui generis

  14. #34
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar më parë nga KUSi Lexo Postimin
    Ooo njerez po askush nuk e pranon ket shtet , edhe gjate kohe do ngel pa emer
    Po si te ndrohet emri duhet te ndrohen shaum sende tjera per at frajgen maqedont se de mbesin pa shtet pa kurxho, po line ku de shkojm ne masandi me ke do bashkohena
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  15. #35
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Bakojani: Nimici ka mandat vetëm për negociatat për emrin

    Metju Nimic ka vetëm një mandat dhe ato janë negociatat për emrin, konsideron shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani.
    Duke reaguar ndaj letrës së sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (KB) Ban Ki Mun, dërguar kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, Bakojani në deklaratën për mediumet greke, sqaron se "përmbajtja e letrës është e qartë vetvetiu, e kjo është se mandat i Nimicit janë vetëm negociatat për emrin".
    Gruevski nga fundi i muajit të kaluar i dërgoi letër Ban Ki Munit, me të cilën kërkon, përveç emrit në rend dite të kthehen edhe çështje tjera të lidhura me emrin. /Makfaks/
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  16. #36
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Filloi takimi Cërvenkovski- Nimic

    Filloi takimi mes ndërmjetësit, Metju Nimic dhe presidentit të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

    Sipas paralajmërimeve në këtë takim temë e bisedimeve do të jetë vetëm çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë.

    Nimic, pritet në këtë takim të njoftohet me qëndrimin e presidentit lidhur më kontestin greko-maqedonas për çështjen e emrit.

    Pas këtij takimi, ai do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Nikolla Gruevskin i cili tani më është shprehur se lidhur me emrin ka një qëndrim të harmonizuar me presidentin.

    Vizitën e radhës, emisari i OKB-së do ta realizoj nesër në Selanik, ku do të njoftohet edhe me qëndrimin e autoriteteve greke lidhur me emrin.


    (INA)
    Sui generis

  17. #37
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski: Greqia synon dështimin e negociatave

    Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një periudhë më të gjatë Greqia pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski para takimit me ndërmjetësin Nimic.

    Sipas tij, nëse Greqia pengon integrimet euroatlantike, atëherë qeveria do të përqëndrohet në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit.

    Gruevski tha se Greqia do të bëjë ç'mos që negociatat për emrin të dështojnë dhe neve të na paraqesin si fajtorë.

    “ Greqia do të bëjë ç'mos që negociatat të mos kenë sukses dhe neve të na paraqesin si fajtorë. Grekët do të shikojnë të gjejnë arsyje që të mos zgjidhet çështja e emrit dhe ne të biem si fajtorë”, tha Gruevski.


    (INA)
    Sui generis

  18. #38
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nimic: Është moment i rëndësishëm për t’u gjetur zgjidhje për emrin

    “Diskutimet ishin konstruktive dhe serioze. Biseduam për disa mundësi për zgjidhjen e çështjes së emrit në procesin ekzistues”, tha ndërmjetësi Nimic, pas takimit me kreun shtetëror maqedonas.

    Nimic theksoi se në takimet me presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë ka dëgjuar qëndrimin e tyre të harmonizuar lidhur me çështjen e emrit.

    Në pyetjen e gazetarëve se a është emri “Maqedonia Veriore” në disa variante, propozimi që është diskutuar, Nimic nuk dha përgjigje konkrete.

    “Nuk është fshehtësi se po kërkojmë formulim që do t’i kënaq të dyja palët në negociata. Ky emër është përmendur edhe në shtyp këtyre ditëve. Nuk do ta demantoj as vërtetoj”, tha Nimic i cili refuzoi të flas për një emër konkret.

    Ai shtoi se nuk ka një afat të caktuar për zgjidhjen e emrit, por kjo periudhë është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të lëshohet shansi për progres.

    Emisari i OKB-së, theksoi se negociatat me kryeministrin, Nikolla Gruevski dhe presidentin, Branko Cërvenkovski janë fokusuar vetëm në çështjen e emrit.


    (INA)
    Sui generis

  19. #39
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia e Sipërme e Veriore propozime të Nimicit

    Ndërmjetësi Metju Nimic konfirmoi se ka disa ide në kërkim të një zgjidhje për emrin të pranueshme për të dy palët.

    Pa hollësi lidhur me propozimet konkrete për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emrin, ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic pas takimeve me presidentin Branko Crvenkovski dhe kryeministrin Nikolla Gruevski tha se “bisedimet janë në një fazë të rëndësishme dhe se nuk duhet humbur shansi”.

    “Nuk ka afate kohore ne bisedime, por kisha për të thënë se kjo periudhë tani është e rëndësishme për bisedimet dhe konsideroj se nuk duhet ta lëmë mundësinë që të përpiqemi të arrijmë një farë përparimi në këtë periudhë. Nuk mund të parashikoj se a do të kemi sukses, por mendoj se kjo është një periudhë e rëndësishme dhe se nëse e lëmë, kush e di se çfarë do të ndodhë pas disa muajve“, deklaroi ndërmjetësi Metju Nimic.

    Siç është konfirmuar zyrtarisht Nimici në Shkup me kreun shtetëror erdhi që të shqyrtojë idetë për zgjidhje të mundshme të propozuara në raundin e fundit të bisedimeve. Ndonëse jozyrtarisht konfirmohet se bëhet fjalë për variantet e emrave: Maqedonia e Sipërme dhe Veriore, Nimic nuk deshi të komentojë.

    “Ekzistojnë disa ide që hapin mundësi për zgjidhje. Nuk është e fshehtë se po kërkojmë formulimin që do t’i kënaqë të dy palët. Ai emër është përmendur këto ditë në shtyp. Nuk do t’i përgënjeshtroj e as do t’i konfirmoj njoftimet. Shumë emra u përmendën gjatë viteve të kaluara dhe prandaj nuk do të flas për emrin konkret“, shtoi Metju Nimic.

    Hollësi zyrtare për bisedimet nuk ka as nga pala maqedonase, përveç informacioneve jo zyrtare se ndërmjetësi hoqi dorë nga propozimi i mëparshëm, emri për të cilin do të merret vesh me Greqinë të përdoret edhe në marrëdhëniet bilaterale në vendet që deri më tani e kanë njohur emrin kushtetues. Siç konfirmoi edhe Nimic në deklaratën e tij, u arrit marrëveshja që bisedimet të përqëndrohen vetëm në çështjen e emrit e jo edhe me çështjet e identitetit dhe të tjera që u hapën në ndërkohë nga pala greke dhe ajo maqedonase. Nimic u largua nga Shkupi, me qëndrimin e qartë dhe unik të presidentit Cërvenkovski dhe kryeministrit Gruevski lidhur me atë se çfarë është e pranueshme. Edhe këto qëndrime të premten në Selanik do t’ia transmetojë negociatorit grek Adamantios Vasilakis. Megjithatë kryeministri i Maqedonisë para takimit me Nimicin shprehu dyshimin se Greqia do t’a bllokojë zgjidhjen e problemit të emrit deri në zgjedhjet e vjeshtës për Parlamentin Evropian.

    “Të gjitha të dhënat tregojnë se Greqia nuk dëshiron të zgjidhet problemi me emrin të paktën jo deri në mesin e vitit të ardhshëm kur priten zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe ajo do të bëjë çmos, sipas mendimit tim, që ky proces tani në shtator të dështojë“, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski.

    Se si do të vazhdojnë bisedimet dhe a do të ketë së shpejti propozim formal për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, kjo do të varet, siç parlajmëroi edhe Nimic edhe nga qëndrimet që do të marrë nga Athina.


    Alsat
    Sui generis

  20. #40
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nimic në Selanik për çështjen e emrit

    Pas vizitës në Shkup, ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic sot do të arrijë në Selanik për t’u takuar edhe me autoritetet greke.

    Në këtë takim, Nimici dhe përfaqëusesit grekë do të shqyrtojnë mundësinë se a mund të arrihet progres për zgjidhjen e kontestit të emrit deri në muajin shtator.

    Metju Nimic, pas takimit të djeshëm me kreun shtetëror të Maqedonisë theksoi se, është me rëndësi që gjatë kësaj periudhe të gjehet një zgjidhje për emrin.

    “Nuk ka një afat të caktuar për zgjidhjen e emrit, por kjo periudhë është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të lëshohet shansi për progres”, tha Nimic.

    Në pyetjen e gazetarëve se a është emri “Maqedonia Veriore” në disa variante, propozimi që është diskutuar, Nimic nuk dha përgjigje konkrete.

    “Nuk është fshehtësi se po kërkojmë formulim që do t’i kënaq të dyja palët në negociata. Ky emër është përmendur edhe në shtyp këtyre ditëve. Nuk do ta demantoj as vërtetoj”, tha Nimic i cili refuzoi të flas për një emër konkret.

    Qeveria e Maqedonisë përmes komunikate sqaroi se në takimin me ndërmjetësin e OKB-së, nuk kanë biseduar për ndonjë emër konkret, por për disa detaje të ideve të plasuara nga ai.

    Pala maqedonase shprehet pesimiste lidhur me mundësinë e zgjidhjes së kontestit për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.

    Kryeministri i Maqedonisë të enjten deklaroi se, të gjitha indikacionet tregojnë se Greqia nuk dëshiron të zgjidhet problemi për emrin, siç tha "të paktën jo deri nga gjysma e vitit të ardhshëm, deri në zgjedhjet për Parlamentin Europian".

    Sipas tij, nëse Greqia pengon integrimet euroatlantike, atëherë qeveria do të përqëndrohet në zhvillimin e fuqishëm dhe serioz të shtetit.

    Raund i ri i negociatave që po mbahet në Shkup dhe Selanik, vjen nën presionin e fuqishëm të Uashingtonit, i cili pret zgjdhje të shpejtë për emrin dhe vendim për pranimin e Maqedonisë në NATO.


    (INA)
    Sui generis

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga BOKE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •