Close
Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 412
  1. #61
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mungesa e vitaminės B12, zvogėlim i trurit

    Zvogėlimi i absorbimit tė vitaminės B12 ėshtė i lidhur me disa ērregullime nervore.

    Njė studim i ri britanik sugjeron se sasia e pamjaftueshme e vitaminės B12 nė gjak te tė moshuarit shkakton zvogėlimin e masės trunore.

    Kėto pohime ata i bazojnė nė njė studim pesėvjeēar me disa qindra tė moshuar, tė moshė mbi 70-vjeēare, i cili ka treguar se personat tė cilėt kishin pasur nivele mė tė ulėta tė vitaminės B12 nė gjak, kishin pasur vėllim mė tė vogėl trunor.
    Sui generis

  2. #62
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ushqimi mediteran mjaft i shёndetshёm

    Nutricionistёt, specialistёt e ushqimit, pajtohen se ushqimi mediteran ёshtё i pėrkryer, ndėrsa hulumtimet e reja kanё treguar se ёshtё edhe mё i dobishėm se sa ёshtё menduar deri tani.

    Tё dhėnat e bashkuara nga 12 studime ndёrkombёtare, pёrfshirё mbi njё milion e gjysmё tё hulumtuar (1 547 299), ka treguar se personat qё ushqehen me ushqim mediteran, kanё shkallё mё tё ulёt tё vdekjes pёr 9%.

    Personat qё ushqehen me ushqim mediteran, kanё edhe 6% mё pak gjasa pёr karcinomё, 9% mё pak vdekje nga sėmundjet kardiovaskulare dhe 13% mё pak gjasa pёr tu prekur nga sėmundjet e Alzheimerit dhe Parkinsonit.
    Sui generis

  3. #63
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Femrat, sporti dhe inkontinenca

    Pėr shkak tė fshikėzės sė dobėt tė urinės, femrat nuk janė nė gjendje tė merren me sportet amatore, ka treguar njė hulumtim nė Itali.

    10% e femrave tė anketuara kanė deklaruar se kanė qenė tė detyruara tė heqin dorė nga sporti pėr shkak tė inkontinecės (pamundėsisė sė mbajtjes) sė urinės si pasojė e stresit.

    Autorėt e studimit pohojnė se sportet kryesore nga tė cilat femrat ėshtė dashur tė heqin dorė kanė qenė basketbolli, atletika, tenisi dhe mundja.

    Studiuesit me tutje rekomandojnė qė kėto femra nuk duhet hequr dorė nga sporti i cili iu pėlqen, porse duhet tė paraqiten te mjeku pėr ta diagnostikuar dhe mjekuar gjendjen e tyre.
    Sui generis

  4. #64
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndikimi i aktivitetit fizik nė apetit

    Nė numrin mė tė ri tė revistės "International Journal of Obesity", ofrohet njė studim i problemit me tė cilin pėrballen tė gjithė ata qė dėshirojnė tė bien nė peshė pėrmes ushtrimeve tė fuqishme trupore.

    Duket se kontroll mė tė mirė mbi apetitin kanė personat tė cilėt janė fizikisht aktivė, nė krahasim me ata joaktivė. Mekanizmi i veprimit nuk ėshtė i qartė, por mendohet se rol kyē kanė peptidet tė cilat lirohen pas ushqimit dhe krijojnė ndjenjė tė ngopjes.

    Edhe mė herėt ėshtė e ditur se aktiviteti i rregullt fizik, krahas ushqyerjes sė duhur, ėshtė kyē pėr ruajtjen e masės sė ulur trupore, ndėrsa mendohet se nė kėtė mjaft ndihmon edhe ndikimi i stėrvitjeve trupore nė apetit.
    Sui generis

  5. #65
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vera mbron nga pasojat e rrezatimit

    Antioksiduesi resveratrol i pranishėm nė verėn e zezė dhe nė pemė, mund tė ofrojė mbrojtje nga pasojat ekspozimit ndaj rrezatimit, pohojnė shkencėtarėt amerikanė.

    Testimet nė minj, tė realizuara nga Universiteti Johns Hopkins kanė treguar mėnyrėn si resveratroli i acetiluar mund tė pengojė disa nga dėmtimet tė cilat shkaktohen nga rrezatimi.

    Shkencėtarėt besojnė se ky zbulim do tė mundėsojė zhvillimin e terapive tė reja pėr trajtimin e viktimave tė incidenteve radiologjike dhe nukleare.

    Aktualisht nuk ekzistojnė barna tė padėmshme dhe jo-toksike tė cilat do tė siguronin mbrojtje tė ngjashme me resveratrolin e acetiluar.
    Sui generis

  6. #66
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Asnjė lloj i rrezitjes nuk ėshtė i sigurt

    Tre studime kanė treguar se rrezet ultravjollcė tė cilat lėshohen nga solariumi, nuk janė mė tė mira sesa rrezet e diellit.

    Tė dhėnat tregojnė se nuk ekziston asnjė fakt i cili ofron rrezitje tė sigurt.

    Rrezet ultravjollcė pavarėsisht se nga e kanė burimin, shkaktojnė kancer tė lėkurės, ndėrsa supozimet pėr dobinė nga kėto rreze (siē ėshtė prodhimi i vitaminės D), janė tė tepėrta.

    Kanceri i lėkurės ėshtė njėra nga sėmundjet mė tė shpeshta malinje nė SHBA me miliona raste tė reja tė diagnostikuara gjatė vitit 2008, ndėrsa llogaritet se nė tė ardhmen 1/5 e njerėzve do tė zhvillojnė njė lloj kanceri gjatė jetės sė tyre.

    Shkaktar kryesor i rrezikut pėr tė gjitha llojet e kancerit tė lėkurės janė rrezet ultravjollcė.
    Sui generis

  7. #67
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tė shkėlqyeshmit konsumojnė pemė dhe perime

    Njė studim kanadez, ku janė pėrfshirė 325 nxėnės tė shkollave tė mesme, ka treguar se nxėnėsit me nota mė tė larta, janė konsumues tė shpeshtė tė pemėve dhe perimeve.

    Nxėnėsit shkėlqyeshėm kishin konsumuar sasi mė tė mėdha tė pemėve dhe perimeve nė raport me vlerėn mesatare qė rekomandohet.

    Nga ana tjetėr, konsumimi i qumėshtit ka qenė pothuajse i ngjashėm te nxėnėsit e suksesshėm dhe ata tė dobėtit.

    Autorėt e studimit tani pėr tani nuk mund ta shpjegojnė lidhshmėrinė ndėrmjet konsumimit tė pemėve dhe perimeve dhe suksesit nė shkollė.
    Sui generis

  8. #68
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Jeta pas kancerit tė gjirit

    Femrat tė cilat i kanė mbijetuar kancerit tė gjirit pohojnė se kanė kualitet tė lartė jetėsor.

    Vetėm 15 vite pas largimit tė tumorit nga gjiri dhe pas rrezatimit, mė pak se 5% e tyre ankohen nė dhimbje.

    Femrat tė cilat kanė bėrė ndėrhyrje kirurgjike pėr ta larguar tumorin nga gjiri dhe pas kėsaj i janė nėnshtruar terapisė me rrezatim, nė pėrgjithėsi kanė kualitet tė ngjashėm jetėsor pėr mė shumė vite, ngjashėm sikurse femrat tė cilat nuk e kanė pėrjetuar sėmundjen.
    Sui generis

  9. #69
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me Omega-3 kundėr njollave tė verdha

    Nėse dėshironi ta ruani tė pamurit dhe ta shmangni rrezikun nga degjenerimi si dhe paraqitja e njollave tė verdha, tipike pėr njerėzit e moshuar, atėherė nė ushqimin tuaj duhet tė ketė edhe peshk tė pasur me omega-3, acide yndyrore tė pangopura, sė paku njė herė nė javė.

    Shkencėtarėt i kanė analizuar tė dhėnat pėr ushqyeshmėrinė e 150 pacientėve dhe 2.170 personave tė shėndoshė tė moshės sė njėjtė. Rezultatet kanė treguar se personat tė cilėt konsumojnė peshk, tė pasur me omega-3, kanė pėr 50% gjasa mė tė vogla tė vuajnė nga njollat e verdha.

    Veprim tė ngjashėm kanė edhe antioksiduesit siē ėshtė luteina, i pranishėm tek perimet e gjelbra si dhe vitamina C. Edhe pse hulumtimet rreth kėsaj problematike ende nuk kanė pėrfunduar, ekspertėt kėshillojnė se antioksiduesit mund tė paraqesin njė plotėsim pėr terapinė e parandalimit tė kėsaj sėmundje tė syve.
    Sui generis

  10. #70
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vitamina C mund tё ulё efektin e barnave antikanceroze

    Pёrdorimi i tepėrt i vitaminės C mund ta zvogėlojё efektin e barnave tё cilat pėrdorёn nё terapinė e pengimit tё zhvillimit tё tumorit.

    Hulumtimet kanё teguar se pas konsumimit tё barit i cili shkatėrron qelizat tumorale sё bashku me vitaminėn C nё formё tabletave, njё e treta deri nё 70% e qelizave tumorale kanё mbijetuar.

    Shumё studime nё tё kaluarёn iu kanё rekomanduar pacientёve tё pėrdorin vitaminėn C, pasi qё bёhet fjalё pёr njё antioksidues natyral i cili mund tё veprojё nё qelizat tumorale.

    Por studimet e reja kanё treguar se barnat antikanceroze kanё pasur efekt mё tё dobėt kur pacienti i ka konsumuar ata nё kombinim me vitaminėn C.

    Kjo ndodh pasi qё vitamina C i mbron strukturat brenda qelizės tumorale, tё njėjtat tё cilat duhet tё shkatėrrohen nga barnat. Nё studimet mё tё reja janė shfrytėzuar doza tё mёdha tё vitaminės C.

    Mjekёt thonё se doza e madhe e antioksiduesve e zvogėlon veprimin e barnave. Andaj preferohet qё pacientёt ta marrin atё me anё tё ushqimit tё shёndetshёm, dhe jo me anё tё medikamenteve tё pasura me vitaminё C.
    Sui generis

  11. #71
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me brokoli merrni frymė lehtė

    Njė studim i ri ka treguar se brokoli ka ndikim pozitiv te sėmundjet kronike tė mushkėrive.

    Duhanpirėsit tė cilėt vuajnė nga sėmundjet kronike obstruktive tė mushkėrive kanė nivel tė ulėt tė antioksiduesit tė quajtur NRF-2.

    NRF-2 mbron mushkėritė nga proceset inflamatore, ndėrsa brokoli pengon shkatėrrimin e NRF-2, dhe nė kėtė mėnyrė mbron dėmtimi e mushkėrive.
    Sui generis

  12. #72
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mbipesha dhe aborti

    Femrat e trasha tė cilat kanė abortuar spontanisht, janė tė prira qė sėrish tė abortojnė nė krahasim me femrat me peshė normale trupore.

    Nė njė studim ku kanė marrė pjesė 696 femra tė cilat kanė pasur abort tė pashpjegueshėm, ėshtė zbuluar se rreziku pėr njė tjetėr abort ka qenė 73% mė i madh pėr femrat me mbipeshė trupore nė raport me femrat me peshė normale.

    Autorėt e studimit kanė pohuar se ky hulumtim ėshtė i pari i kėtij lloji i cili shpjegon lidhshmėrinė ndėrmjet indeksit tė masės trupore (BMI) dhe abortit.

    Kėshtu, ėshtė treguar se femrat e trasha tė cilat kanė aborte tė pėrsėritshme, vazhdimisht janė tė rrezikuara pėr njė abort tjetėr, dhe pėr kėtė arsye ato kanė nevojė qė tė dobėsohen nėse dėshirojnė ta mbajnė shtatzėninė deri nė fund.
    Sui generis

  13. #73
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shafrani mbron nga sulmet nė tru

    Studimet e reja kanė zbuluar se pėrbėrėsit aktiv tė mėlmesave indiane mund tė jetė shumė ndihmues nė parandalimin ose para terapisė sė sulmeve nė tru.

    Pėrbėrėsit e shafranit indian mund tė jenė mjaft tė dobishėm nė parandalimit e gjakderdhjeve nė tru, qė janė ndėr shkaktarėt kryesor tė vdekjeve, duke penguar mpiksjen e gjakut nė enė.

    Hulumtuesit ende nuk kanė kuptuar mėnyrėn e veprimit tė shafranit, por mendohet se kjo vjen falė efektit antioksidues dhe antiinflamator.

    Shafrani indian ėshtė dėshmuar tė jetė i dobishėm edhe nė parandalimin e kancerit dhe sėmundjes Alzheimer.
    Sui generis

  14. #74
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Luftoni gjenet, qėndroni tё dobёt

    Sipas studimeve tё reja, madje edhe ata persona tё cilёt janė gjenetikisht tё predisponuar tё kenё kilogramё tё tepėrta, mund tё jenё tё dobėt nёse janė fizikisht aktiv.

    Personat tё cilat kanё dy kopje tё gjenit tё trashёsisё, kanё 70 % gjasa pёr tё qenё obesё (tё shёndoshё).

    Por, hulumtimet e reja kanё treguar se personat me gjenin e rezikshёm tё trashёsisё, tё cilёt vazhdimisht angazhohen fizikisht, kanё masё trupore si edhe ata pa kёtё gjen tё pakёndshёm.

    Obeziteti nuk ёshtё vetėm problem fizik, por edhe shėndetėsorё. Personat e trashё kanё prirje mё tё mёdha pёr tu prekur nga sėmundjet e zemrės dhe diabeti.
    Sui generis

  15. #75
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ushqejeni trurin

    Aktiviteti intelektual nxit apetitin pėr ushqim pėr shkak tė kėrkesė sė organizimit pėr glukozė, pohojnė shkencėtarėt.

    Disa nga participantėt vullnetarė ėshtė dashur ta pėrshkruajnė njė tekst tė cilin e kanė lexuar paraprakisht dhe grupi tjetėr ka zgjidhur disa teste kompjuterike, ndėrsa grupi i kontrollit gjatė gjithė kohės ka pushuar.

    Pas njė kohe tė gjithėve u ėshtė ofruar ushqim. Grupi i cili kishte pėrshkruar tesktin e lexuar kishte konsumuar 203 kcal, ndėrsa zgjidhėsit e testeve 253 kcal mė shumė sesa ata qė kishin pushuar.
    Sui generis

  16. #76
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjidhėnia zvogėlon rrezikun pėr kancer

    Femrat tė cilat nė fazėn mė tė hershme jetėsore japin gji janė mė pak tė rrezikuara pėr t’u sėmurė nga kanceri i gjirit.

    Ky pohim mbėshtetet nė tė dhėnat e grumbulluara nga World Cancer Research Fund, nga 7.000 studime tė realizuara mė parė.

    Nga kėto studime ėshtė treguar se gjidhėnia zvogėlon prirjen pėr zhvillimin e kancerit pėr afėr 4.8%

    Studimet e mėparshme kanė treguar se gjidhėnia zvogėlon prirjen pėr mbipeshė te fėmijėt qė pinė qumėshtin e nėnės dhe ndikon pozitivisht nė mbrojtjen e infeksioneve

    Rekomandohet qė sė paku gjashtė muajt e parė tė jetės, fėmijėt tė ushqehen kryesisht me gji, ndėrsa mė pastaj tė fillojė kombinimi i qumėshtit tė nėnės me ushqime tjera.
    Sui generis

  17. #77
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ushqimi i tepėrt e dėmton trurin

    Njė studim i ri ka zbuluar se ushqimi i tepėrt nuk ndikon negativisht vetėm nė linjėn trupore, por mund ta ērregullojė seriozisht funksionin e trurit.

    Studimet e mėparshme kanė treguar se konsumimi i tepėrt i ushqimit ndikon nė shfaqjen e proceseve inflamatore nė indin muskulor dhe tė mėlēisė, qė pėr pasojė kanė zhvillimin e sėmundjeve metabolike.

    Ndėrsa studimi i ri ka zbuluar se procese tė ngjashme inflamatore vėrehen edhe nė tru pas ngopjes sė tepruar.

    Ky ndryshim ėshtė vėrejtur nė trurin e minjve, mirėpo nėse e njėjta gjė vėrehet edhe te njerėzit, atėherė ky studim mund tė sjellė deri te njohuritė e reja pėr t’i luftuar sėmundjet e zemrės dhe diabetin.
    Sui generis

  18. #78
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe vera edhe lėngu i rrushit tė dobishėm

    Studimet e reja tregojnė se ngjashėm sikurse vera, edhe lėngu i rrushit nga ndikim pozitiv nė mbrojtjen e zemrės dhe parandalimin sėmundjeve kardiovaskulare.

    Alkooli zgjeron enėt e gjakut dhe rrit nivelin e HDL-kolesterolit (“kolesterolit tė mirė”), mirėpo rolin kryesor nė shėndetin e zemrės dhe enėve tė gjakut, e kanė pėrbėrėsit e verės, flavonidet dhe resveratroli.

    Studimet mė tė reja tregojnė se lėngu nga rrushi, ngjashėm me verėn, mbron zemrėn, duke zvogėluar rrezikun e paraqitjes sė ngjizjes sė gjakut dhe ngjitjes sė LDL-kolesterolit (‘kolesterolit tė keq”) nė muret e enėve tė gjakut.
    Sui generis

  19. #79
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtatzėnia dhe skizofrenia

    Stresi nė shtatzėni ėshtė i lidhur me paraqitjen e skizofrenisė.

    Shpeshtėsia e paraqitjes sė skizofrenisė ėshtė mė e lartė te fėmijėt nėnat e tė cilėve nė stadet e hershme tė shtatzėnisė kanė qenė nėn stres.

    Skizofrenia shpesh ėshtė pasojė e stresit tė nėnės gjatė jetės intrauterine, kur nėna ėshtė e ndikuar nga humbja e ndonjė tė dashuri, pėrjetimi i ndonjė tragjedie apo pengesa ndryshme socio-ekonomike.

    Skizofrenia ėshtė gjendej psikiatrike e cila pėrshkruhet si ērregullim mendor i cili karakterizohet me anomali nė perceptimin dhe shprehjen e realitetit.
    Sui generis

  20. #80
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Leximi ndihmon humbjen nė peshė?

    Njė hulumtim i shkencėtarėve amerikanė nga Universiteti Duke sugjeron se leximi mund t’u ndihmojė vajzave qė tė humbin nė peshė.

    Nė studim janė analizuar 31 vajza tė moshave ndėrmjet 9 dhe 13-vjeēare tė cilat kanė lexuar njė libėr, ku protagonisti kryesor ka qenė i trashė dhe ka pasur vėshtirėsi me vetėkontrollin, ndėrsa 33 vajza tjera me moshė tė ngjashme kanė lexuar njė tjetėr libėr, i cili nuk ka pėrmbajtur karaktere me mbipeshė trupore.

    Ndėrsa njė grup prej 17 vajzash nuk kanė lexuar asnjė libėr, dhe ky grup ėshtė konsideruar si grup i kontrollit.

    Pas gjashtė muajsh tė kėtij programi ėshtė vėrejtur zvogėlim i peshės trupore te tė gjitha grupet, mirėpo rezultate mė tė mira janė vėrejtur te grupi i vajzave tė cilat e kishin lexuar librin me personazhin me mbipeshė trupore.

    Te kėto vajza humbja nė peshė ka qenė dyfish mė e madhe sesa ato vajza tė cilat e kanė lexuar librin pa personazh tė trashė, ndėrkohė humbja nė peshė te vajzat tė cilat nuk kanė lexuar aspak, ka qenė shumė e vogėl.
    Sui generis

Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Psikologjia nė shėrbim tė shėndetit
    Nga salihaj nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 12:42
  3. Dita Botėrore e shėndetit
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  4. E verteta nuk eshte gjithmone e nevojshme
    Nga Tannhauser nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2006, 23:03
  5. RENDESIA E LUTJES (a eshte e nevojshme te lutemi?)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •