Close
Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 412 prej 412
  1. #401
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Osteoporoza dhe marramendja

    Marramendja ėshtė e lidhur me osteoporozėn, tregon njė studim i ri i publikuar nė revistėn "Neurology".

    Personat me osteoporozė janė tė prirė qė tė pėrjetojnė marramendje- ērregullim i veshit tė brendshėm qė jep ndjenjėn e marramendjes. Kjo ēon deri te ērregullimet e metabolizmit tė kalciumit te personat tė cilėt vuajnė nga marramendja.

    Ekspertėt besojnė se marramendjen e shkaktojnė kristalet jostabile tė karbonatit tė kalciumit, tė cilėt lėvizin nėpėr tubet e ndjeshme tė veshit tė brendshėm.

    Shkencėtarėt koreanė kanė analizuar 209 persona tė cilėt vuanin nga marramendja, tė cilės nuk u dihej shkaktari, ndėrsa nė grupin e kontrollit janė pėrfshirė 202 participantė tė shėndoshė.

    Rezultatet kanė treguar se individėt me osteoporozė (me dendėsi tė vogėl tė eshtrave), kishin qenė tri herė mė tė prirė pėr tė pasur marramendje nė raport me grupin e kontrollit; ndėrsa ata me ostopeni (njė shkallė para zhvillimit tė osteoporozės), kishin qenė dy herė mė tepėr tė rrezikuar pėr tė pasur marramendje nė raport me grupin e kontrollit.

    Osteoporoza ėshtė sėmundje e eshtrave, ku dendėsia minerale e eshtrave ėshtė e zvogėluar dhe kėshtu rreziku pėr frakturat e eshtrave ėshtė i madh.
    Sui generis

  2. #402
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kanella e shėndetshme pėr diabetikėt

    Nutrition Today nė edicionin e fundit tė revistės i ka nxitur shkencėtarėt tė studiojnė mė nė detaje ndikimin e kanellės nė shėndetin e njeriut.

    Kanella shfrytėzohet si mėlmesė me mijėra vite pėr shkak tė aromės sė saj, ndėrsa pėrdorimi i saj nė mjekėsi ka filluar nė Egjiptin e lashtė. Kjo mėlmesė ėshtė edhe pjesė e mjekėsisė tradicionale kineze.

    Hulumtimet e deritanishme i pėrshkruajnė kėsaj bime njė ndikim tė fuqishėm nė uljen e nivelit tė glukozės nė gjak, qė ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme pėr personat me diabet tip 2.
    Sui generis

  3. #403
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sheqeri dhe aknet

    Njė kohė tė gjatė ėshtė menduar se ėshtė e pakuptimtė tė fajėsohet ēokollata pėr akne, megjithatė, studimet e fundit flasin diēka tjetėr.

    Duket se nuk ėshtė aq i rėndėsishėm sheqeri nė vete, por indeksi glikemik, qė do tė thotė shpejtėsia me tė cilėn njė ushqim e rrit nivelin e glukozės nė gjak.

    Indeksi i lartė glikemik rezulton me njė fluks tė insulinės, ndėrsa pasojė ėshtė lėkura e yndyrshme dhe ndezjet. Ushqimet me indeks tė lartė glikemik janė p.sh. buka e bardhė, drithėrat e pasura me sheqer dhe pastat.
    Sui generis

  4. #404
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Arrat pėr mendje mė tė mprehtė

    Shtimi i njė sasie tė konsideruar tė arrave ushqimit tė shėndetshėm, mund tė jetė njė ndihmesė e madhe pėr personat e moshuar pėr t’i ruajtur funksionet e turit.

    Me kalimin e kohės plaket edhe truri, i cili pėson shumė ndryshime nė qelizat nervore. Ndryshimet vėrehen nė vėshtirėsinė pėr tė mbajtur baraspeshėn, nė koordinim si dhe nė tė mbajturit mend.

    Por, studimet e fundit tė zhvilluara nė minj tregojnė se arrat mund tė ndihmojnė nė ruajtjen e trurit tė freskėt.

    Arrat i sigurojnė organizimit polifenole dhe substanca bioaktive tė cilat zvogėlojnė numrin e qelizave tė dėmtuara nervore dhe nė kėtė mėnyrė kanė njė efekt kundėr plakjes sė trurit.
    Sui generis

  5. #405
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Konsumoni vazhdimisht mjaltin!

    Mjalti ėshtė ėmbėltuesi i parė natyral i njeriut, ndėrsa ka edhe njė sėrė efektesh pozitive nė organizmin e njeriut.

    Studimet e vazhdueshme i pėrshkruajnė mjaltit kėto efekte: antimikrobik, antiviral, antiparazitar, antiinflamator, antioksidues, antikanceroz. Studiuesit kėshillojnė mjaltin edhe pėr sportistėt si njė burim i theksuar energjie.

    Por pėr t’u arritur shumica e efekteve, mjalti duhet tė merret nė mėnyrė tė rregullt. Dozat e preferuara janė nga 50 deri nė 80 gram nė ditė.
    Sui generis

  6. #406
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hekuri mbyt qelizat kanceroze

    Shkencėtarėt gjermanė duke hulumtuar qelizat e limfomės, kanė arritur tė zbulojnė se nėse nė ato qeliza futen sasi tė mėdha tė mineralit tė hekurit, shkaktohet lirimi i radikaleve tė lira tė dėmshme pėr vetė qelizat kanceroze.

    Qelizat kanceroze mbrohen nga radikalet e lira nė mėnyrė qė i ēaktivizojnė ato duke i lidhur pėr proteinat tė cilat pėrmbajnė hekur dhe nė kėtė mėnyrė nxitin stresin oksidues.

    Nė fund, stresi oksidues i dėmton molekulat dhe materialin gjenetik tė pranishėm nė qelizat e karcinomės dhe nė kėtė mėnyrė shkakton vdekjen e tyre.

    Autorėt e studimit supozojnė se me anė tė injektimit selektiv tė hekurit nė qelizat kanceroze do tė mund tė shėrohet sėmundja, duke mos i dėmtuar qelizat e shėndosha, mirėpo janė tė nevojshme edhe disa studime shtesė pėr ta vėrtetuar njė gjė tė tillė.
    Sui generis

  7. #407
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anėtarėsuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Te falenderoj Doktor Rapsoul, lexova shum gjera interesante.. me pelqyen jasht mase, te uroj suksese.

    Tjeta, Loti.
    |- Mė Pikņj NPik Loti, Nė Fņrm Realiteti -|

  8. #408
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ushqimi mediteran mė i mirė pėr zemėr

    Njė hulumtim i shkencėtarėve kanadezė nga Universiteti McMaster ka treguar se ushqimi mediteran ėshtė zgjedhja ideale pėr shėndetin e sistemit kardiovaskular.

    Ky studim ka analizuar tė dhėnat nga disa studime tė mėparshme tė cilat kanė studiuar ndikimin e ushqimit nė shėndetin e zemrės, tė realizuara nė 50 vitet e fundit nė Evropė, SHBA dhe Azi.

    Rezultatet kanė treguar se ushqimi i pasur me sasi tė madhe tė pemėve, perimeve, vajit tė ullirit dhe drithėrave, zvogėlojnė dukshėm pėrqendrimin e kolesterolit nė gjak dhe nė kėtė mėnyrė reduktojnė rrezikun pėr zhvillimin e sėmundjeve kardiovaskulare.
    Sui generis

  9. #409
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Anemia dhe shtatzėnia

    Studimet e fundit nė shtatzėna kanė treguar se sasitė e vogla tė hekurit janė po aq efektive sa edhe dozat e mėdha, nė shėrimin e anemisė.

    Nė studime kanė marrė pjesė 180 shtatzėna me anemi. Ato janė ndarė nė tre grupe, tė cilat kanė marrė nga 20, 40 ose 80 miligram hekur nė ditė, gjatė 8 javėve.

    Suksesi nė shėrimin e anemisė nuk kishte dallime tė dukshme duke marrė parasysh dallimet nė dozė, ndėrsa mundimet gastrointestinale nė anėn tjetėr kishin qenė shumė mė tė shprehura.

    Studimi kėshtu nxjerr si pėrfundim se rritja e dozės sė hekurit me qėllim tė shėrimit tė anemisė tek shtatzėnat, mė shumė ka efekte negative se sa pozitive.
    Sui generis

  10. #410
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndikimi i diabetit nė funksionimin e trurit

    Kontrollimi i dobėt i diabetit tip 2 mund tė lė pasoja tė pėrhershme nė tru, sugjeron njė hulumtim i shkencėtarėve skocezė nga Universiteti i Edinburghut.

    Situatat gjatė tė cilave vjen deri te ulja e rrezikshme e nivelit tė sheqerit nė gjak mund tė sjellin deri te dobėsimi i kujtesės dhe zvogėlimi i funksioneve tjera njohėse, tregojnė tė dhėnat e grumbulluara nga 1.066 participantė me diabet tip 2.

    Pjesėmarrėsit nė studim kanė qenė tė moshave ndėrmjet 60 dhe 75-vjeēare, ndėrsa kujtesa, konkludimi logjik dhe aftėsia e pėrqendrimit tė tyre janė testuar me ndihmėn e shtatė testeve. Autorėt e studimit shtojnė se afėr 1/3 e personave me diabet tip 2 nė kėtė moshė (ndėrmjet 60 dhe 75-vjeēare), kanė vėshtirėsi me episodet e pėrqendrimit tė ulėt tė sheqerit nė gjak

    Studimet e mėparshme kanė treguar se diabeti tip 2 shton prirjen pėr zhvillimin e sėmundjes Alzheimer (gjatė tė cilės bien funksionet psikike, nė radhė tė parė kujtesa, mendimi dhe inteligjenca).
    Sui generis

  11. #411
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ushqimi mesdhetar dhe karcinoma e prostatės

    Karcinoma e prostatės ėshtė forma e dytė mė eshpeshtė e kancerit te meshkujt.

    Disa studime tė reja nė lidhje me rėndėsinė e ushqimit nė parandalimin e kancerit tė prostatės, rekomandojnė konsumimin mė tė shpeshtė tė likopenit dhe selenit, ndėrsa kufizojnė konsumimin e tepėrt tė kalciumit, i cili mund tė jetė i dėmshėm.

    Marrja e β-karotenit, qoftė me anė tė ushqimit ose nė formė preparatesh nuk ka ndonjė rol shumė tė madh. Tė dhėnat e reja tregojnė se vitaminat E dhe D mund tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė parandalimin e kėsaj sėmundje.

    Megjithatė, forma mė e mirė pėr parandalimin e karacinomės sė prostatės ėshtė konsumimi i ushqimit tradicional mesdhetar.
    Sui generis

  12. #412
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjithė artikujt pasi kam harruar tė pėrmend meren dhe publikohen nga gazeta elektronike Telegrafi.

    Ju dėshirojmė tė gjithė anėtarėve lexim tė kėndshėm dhe tė ndjekin temėn edhe nė zhvillimet e reja nė lidhje me shėndetin etj etj..
    Sui generis

Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Psikologjia nė shėrbim tė shėndetit
    Nga salihaj nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 12:42
  3. Dita Botėrore e shėndetit
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  4. E verteta nuk eshte gjithmone e nevojshme
    Nga Tannhauser nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2006, 23:03
  5. RENDESIA E LUTJES (a eshte e nevojshme te lutemi?)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •