Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31

Tema: Maks Velo

  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,399
    Postimet nė Bllog
    17
    Maks Velo: Gruaja ime agjente e Sigurimit, dėshmoi kundėr meje nė gjyq

    Nga: FATMIRA NIKOLLI

    TIRANE - Arkitekti e piktori Maks Velo vjen sot nė njė rrėfim pa dorashka. Njė rrėfim qė merr shtysė nga pastelet e tij. Secila prej veprave ka njė botė kujtimesh pas e ai nuk ngurron qė tė ndalet tek secila, pėr tė na thėnė se si lindi.
    Kushdo qė e ka takuar atė, e di se ka karakter tė veēantė. Ėshtė i drejtpėrdrejtė nė biseda, i thotė me tė njėjtėn forcė zėri si miqtė e si armiqtė, por mbi tė gjitha ka njė tė metė-vlerė tė madhe: Nuk ka frikė tė flasė. I patakt? Jo, pėrkundrazi. E ka zėt t'i thėrrasėsh 'zoti Velo', kėshtu qė mė e mira ėshtė ta thėrrasėsh Maks.
    Disa javė mė parė, mbase mė shumė se njė muaj, na pat thėnė se po pėrgatiste tė botonte pastelet e hershme tė tij. "Ka kohė, do iu lajmėroj, do jenė pak kopje qė do i shpėrndaj pėr miqtė mė tė afėrt e pėr gazetarėt", pat thėnė ashtu shkarazi, kur e takuam krejt rastėsisht nė pedonalen e Toptanasve. Pėr rreth njė muaj ai shkoi nė Francė ku organizoi disa ekspozita e javėt fluturuan ashtu pa u ndjerė. Ia behu nė Tiranė sėrish kėtė fillimjavė. Bie telefoni dhe Maksi pas pėrshėndetjeve tė rastit thotė se u kthye e se nė dorė ka librin. E lėmė tė takohemi tė nesėrmen. Ėshtė tejet korrekt nė orare intervistash, aq sa ka mbėrritur pėrpara, ulur tek "Epiri" pranė kinema "Millennium". Ėshtė orar dreke dhe dielli i korrikut ėshtė krejt i pamėshirshėm. Maksi na flet pėr shumėēka, si i bėri pikturat dhe pse i bėri? Si i takoi personazhet e tyre dhe farė historish kanė? Dėshira e veēantė pėr tė pikturuar ciganet, kuksianėt e labėt.
    Janė 38 vepra tė para burgut, e mė pas janė ato tė pas burgut.
    E nisim rrėfimin me vitin 1961.
    Ju i keni dedikuar njė pastel nė vitin 1961. Si i njohėt Puzanovėt?
    I kam njohur nga afėr dhe me Viktorinė kemi qenė nė disa ekspedita. I takova pėr herė tė parė mė 1954. Viktoria ka themeluar sektorin e artit mesjetar qė ishte nė bodrumet e vilės sė Zogut, ku ėshtė sot Shoqata e tė Burgosurve Politikė. Ishin tre veta atje, Viktoria, Theofan Popa dhe Koēo Zhegu. Me Viktorinė kam qenė edhe nė Berat mė 1956, ku ajo kopjonte afresket e kishės sė Shėn Mėrisė. Ajo ka kopjuar 35 afreske qė janė nė Muzeun e Korēės. Janė kopje precize, i punonte me ngjyra dheu e kishte njė aftėsi tė jashtėzakonshme. Ka rėndėsi tė pėrmend, se ajo ka kopjuar afresket e kishės sė Vaut tė Dejės para se tė shembej dhe tė vetmet "dokumente" janė punėt e Viktorisė.
    I kisha miq Puzanovėt e kam mėsuar prej tyre.
    Ē'keni mėsuar prej saj?
    Nga Viktoria, mė shumė kam mėsuar nga heshtja se sa nga fjala, se ishte e heshtur, punonte vazhdimisht. Ka katėr artikuj shumė tė rėndėsishėm, qė janė baza e bizantologjisė sonė. Janė ripunuar nga tė tjerė, janė marrė tezat e saj, janė bėrė doktoratura tė bizantologėve tanė. S'ka pasur shenja mirėnjohjeje nga Akademia e Shkencave. Ėshtė e dhimbshme mosmi-rėnjohja jonė pėr njerėz qė kanė punuar pėr kulturėn tonė. Ajo ka shkuar nė kushte tė vėshtira nėpėr kisha, male e fshatra. Ishte e para qė ēoi vėmendjen e opinionit botėror tek arti ynė bizantin. Prej Viktorisė pat ardhur Llazarjevi nė Tiranė, - bizantologu mė i madh nė botė. Kam kėtė portret qė e kam bėrė nė dhomėn e tyre. I kisha afėr me shpi, unė banoja tek "Hoxha Tasim" e ata tek doktor Kėrēiku, i cili qe treguar jashtėzakonisht bujar dhe nuk iu ka marrė qira atyre. Shkoja shpesh. U futa te dhoma. Ata rrinin gjithnjė nė njė pozicion, ose lexonin tė dy, ose Vasili lexonte e Viktoria ėndėrronte.
    "Pastruesja e zyrės" e 1963-it, ėshtė njė personazh i vėrtetė?
    Po. Ėshtė pastruesja e Komitetit Ekzekutiv. Punoja pėr Parkun e madh me njė grup me bullgarė. Prej tyre, na kishin lėshuar sallėn mė tė madhe, atė kryesoren. Aty ishin ca kolltukė tė veshur me pelushė e atlase tė kuq. Pastruesja u ul aty nė qoshe dhe unė i thashė qė doja t'i bėja njė vizatim.
    Po pasteli me varre, ēfarė do tė thotė?
    Ėshtė imagjinatė, por bazohet deri diku tek Gjiro-kastra e Berati. Ideja ėshtė se gjysma e qytetit ėshtė myslimane e gjysma e krishterė; varret janė tė ndara, ka kisha dhe xha-mi. Po tė shohėsh vizatimin, ėshtė vizatimi im i parė kubist e njėkohėsisht, kėtu fillova tė bėja format e para abstrakte, pra nė vitin 1964.
    Tri gra nga Shėngjergji...
    Mė bėnin shumė pėrshtypje, se shajakun e kishin shumė tė trashė dhe veshjet e tyre merrnin forma shumė tė forta, shumė tė rrumbullakosura. Banonin diku pas Dajtit dhe vinin nė pazar. Mė kanė mbetur nė mendje. Nė fakt, ngacmimet primitive mė kanė ndjekur nė tė gjithė artin tim modern. Po ta shohėsh janė edhe tri forma, edhe tri volume tė mėdha abstrakte.
    Sa iu rrėmben "ky primitivitet?
    Ne nuk jemi akoma nė gjendje tė kuptojmė vlerėn qė ka pasur primitiviteti ynė. Tributė tona primitive kishin vlerė tė jashtėzakonshme. Unė kam punuar dy tribu, lebėrit dhe kuksianėt. Pėr shembull, veshja e kuksianėve, ajo e zeza ka prerjet mė kubiste tė veshjeve botėrore. Mė ka pėlqyer arti ynė popullor.
    Nė vitin 1968 keni bėrė edhe njė punė me kunguj. Ka ndonjė arsye te veēantė?
    Mė pėlqenin kungujt dhe i mbaja nė studio. Pse? Mė tėrhiqnin format e jashtme me realitetin tonė. Kungujt mė pėlqenin se mė kujtonin Dardhėn, fėmijėrinė... E bėra nė njė tavolinė tė rrumbullakėt prej druri. Origjinalin e 1968-ės e kam, por kam bėrė edhe njė me porosi qė ma kanė kėrkuar.
    Vihet re se janė shumė tė pranishme ciganet nė punėn tuaj. Pse? ēfarė iu tėrheq tek ato?
    Ciganet ishin pasuri e pashterueshme, nė formė, nė ngjyrė, mėnyrė sjelljeje, lėvizjeje... Kėtė ciganen e 1969-ės e kam bėrė me imagjinatė, pastaj e bėra edhe me vaj, ishte e madhe rreth 1 m e 68 cm. Ma morėn, ma dogjėn po unė dua ta ribėj, sepse ėshtė nė fotografinė e dosjes sė burgut. E kanė fotografuar para djegies.
    Pse ta kenė djegur? Ku e kishte problemin me regjimin vepra?
    Unė e kam tė qartė pse e dogjėn, po e kam tė vėshtirė ta them. Mendoj se djegia e kėsaj vepre apo dėnimi im, ishte i tėri nga ligėsia e artistėve. Nuk ishte Dega e Brendshme, as ministria, as pushteti popullor qė i bėnte ato, por ishte ligėsia e artistėve.
    Pra, kolegėt tuaj ishin tė ligė? Pse?
    Po, se sot asnjeri prej tyre nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė botimin qė bėj unė. Ka 20 vjet dhe asnjėri s'e ka bėrė, sepse asnjė s'ka punė si tė miat. Ata e dinin se ēfarė punėsh kisha unė dhe donin qė ato punė tė zhdukeshin. Edhe sot ėndėrrojnė tė mė zhdukin... Unė nuk bėja ndonjė luftė me ta, por e kuptonin se kjo qė bėja unė ishte ndryshe, nuk ishin realizėm socialist. Kjo duket qartė me ekspertizėn qė ka bėrė Kujtim Buza.
    Tani qė isha nė Francė, njė gazetar mė mori njė intervistė. Ai kishte lexuar ekspertizėn dhe vendimin e gjyqit. I kishte bėrė pėrshtypje njė fjali ku thuhej se "Maksi, megjithėse ecėn nė rrugėt e Tiranės, me mendje ėshtė nė rrugėt e Parisit, New-Yorkut, Pekinit"... Gazetari qeshte dhe thoshte se ėshtė aftėsi e jashtėzakonshme qė "tė jesh diku e njėkohėsisht tė jesh edhe nė tri vende tė tjera. Si ėshtė e mundur tė tė akuzojnė pėr njė aftėsi?".
    Keni realizuar edhe njė bojaxheshė. Duket njė komuniste tė devotshme. Si erdhi kjo vepėr?
    Ka njė histori tė bukur. Nė vitin 1969, vendosa edhe unė njėherė tė bėhesha piktor i realizmit socialist. E kam me gjithė mend. Thashė, do bėj njė vepėr qė tė ma pranojnė. Vendosa tė shkoj nė njė kantier dhe shkova nė njė nga kėto pallatet qė po bėheshin asokohe. Marr pastelet dhe gjej bojaxheshėn me tė gjitha konditat qė kėrkoheshin: Duke punuar, e veshur, me rroba... E bėra mbi njė metėr dhe e ēova nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Nuk ma pranuan as kėtė dhe unė hoqa dorė pėrfundimisht nga realizmi socialist.
    Duket e vrenjtur, edhe pse komuniste... Mbase kėtu qėndronte problemi?
    Epo unė nuk i transformoja dot. Nuk i bėja dot tė qeshura dhe ajo ishte mjeshtri mė vete.
    Si i ruajtėt kėto pastele?
    Disa u dogjėn, disa kanė shpėtuar. Ka pasur shumė, s'i kanė marrė tė gjitha. Tani qė isha nė Bretanjė, fondacioni mė bleu vetėm njė punė, atė tė grave zadrimore. Ata mė kėrkuan qė tė ekspozoja punė shqiptare, kishin interes pėr punėt shqiptare. Kam vizituar muzeun e veshjeve tė femrave tė Bretanjės; ato ishin tė gjitha veshje tė zeza, me kėpucė tė drunjta, - punime me dorė, - ndėrsa ne e kemi me shumė ngjyra.
    Kemi edhe njė bllok ndėrtesash nė Tiranėn e hershme pa trafik...
    Ėshtė njė bllok banesash tek 'Brryli' nė Tiranė, nė kohėn qė ndėrtoheshin. Sikurse e sheh, ka dritėn e Tiranės dhe realitetin e kohės, vinē, kullė druri, karrocė dore. E doja profesionin, e doja ndėrtimin dhe e kam bėrė me dashuri.
    U pėlqye kjo? Ndėrtimi i 'Shqipėrisė sė Re'?
    Jo, edhe kėtė nuk e pranonin, e donin fallco. S'e kuptoj. Ndėrtimi ynė ishte me shumė vėshtirėsi, saqė mendo, ėshtė bėrė njėherė njė sesion shkencor pėr karrocėn e dorės, (qesh). E gjeta tani tek revista "Ndėrtuesi", e mendon dot se me sa vėshtirėsi punohej? Pra, realizmi ynė ishte falsitetit dhe piktorėt tanė u bėnė mjeshtra tė falsitetit. Prandaj nuk i duan punėt e mia, se kjo nxjerr tė vėrtetėn se sa fallco ėshtė tėrė fondi i galerisė.
    E keni pėrjetėsuar detin e Vlorės, nė kohėn kur qe i pastėr. Pse shkonit?
    Po, shkoja shpesh nė Vlorė se kisha tim vėlla. Kur e panė nė Francė kėtė pikturė tani, mė thanė se nė tė ka fovizėm (nga fov - i egėr). Ngjyrat nuk janė ato tė vėrtetat. Unė bėja ato qė doja, si tė mė vinin.
    Si e mbani mend plazhin e kohės?
    Ishte shumė i pastėr, nuk kishte ndotje, ruhej bregdeti. Sot s'e kemi mė.
    Ndryshon shumė mėnyra e sotme e tė pushuarit me atė tė kohės suaj? Veshja e femrave?
    Ndryshon, por unė nuk e quaj njė pasuri sepse pasurinė e njeriut nuk e bėn kostumi i banjės, por vlerat e personale. Atėherė kishte njė gjė, qė ishin mė tė kujdesshėm, kishte mė shumė ndjenjė, mė shumė miqėsi e mė shumė sinqeritet, ndėrsa sot ka shumė shtirje e falsitet.
    Keni disa punė nė Pezė. Si e keni kaluar me banorėt e kėtij fshati?
    Shumė mirė, mė kanė pritur mirė. Mė ēuan pėr riedukim nė Pezė. Ata banorėt s'donin t'ia dinin se isha pėr riedukim. Ishte njė kooperativė e madhe qė pėrfshinte 23 fshatra. Nė fillim shkova si inxhinier, pastaj si gjeometėr, pastaj mė ēuan pėr tė punuar nė arė me gratė dhe kam edhe vlerėsim brigade. Nga pezakėt ruaj kujtime tė jashtėzakonshme dhe qė nuk e pėrfillnin faktin se isha si armik aty. As qė bėheshin merak. Nė Ndroq kam punuar po ashtu, sepse i pikturoja zonat. Kodrat janė tė jashtėzakonshme pėr t'u pikturuar.
    Atje ishit kur iu arrestuan?
    Po. Shkoja nė Pezė me njė mikun tim qė punonte si veteriner. Ai mė tha se kishin pushkatuar dy poetė nė Librazhd. Pushkatimi solli njė fakt tė panjohur qė nuk ėshtė studiuar akoma: Hetuesit duhet tė pushkatonin sa mė shumė njerėz qė tė ngriheshin nė detyrė!
    Pra, e kishin si kriter?
    Po. Ngriheshin nė detyrė, sa mė shumė veta tė dėnonin e tė pushkatonin. Edhe hetuesi im Dhimitėr Shkodrani pushkatoi nė Fier Xhavit Sallakun, nėnkryetarin e Komitetit Ekzekutiv, ndaj u gradua, erdhi nė Tiranė dhe do tė mė hetonte mua, madje donte tė mė pushkatonte, se kisha akuza tė rėnda qė tė ēonin nė pushkatim. Nuk e di se kush ka ndėrhyrė qė mė ndryshuan akuzat. Atėkohė ishin arrestuar Edison Gjergo e Ali Oseku, kėshtu qė e kisha radhėn unė. Sigurisht, ishte peshqesh i Lidhjes sė Shkrimtarėve qė pėr mua s'ishte Lidhje Shkrimtarėsh por kriminelėsh, sepse nuk ka Lidhje Artistėsh qė tė dėnojė njerėzit e vet.
    Unė s'kisha vrarė njeri; kisha disa vizatime qė mund t'i kritikonin se nuk i pėlqenin, po s'kishin lidhje me krimin. Kujtim Buza thoshte se Maksi ėshtė kundėr grave socialiste e realizmit, por unė nuk kisha shkruar se isha kundėr, unė bėja punėn time, ata tė veten. Arti ėshtė perceptim personal, ėshtė mbivendosje, ėshtė sjellje e re. Ėshtė tjetėr gjė se kush ka vlerė, por s'ke tė drejtė ta zhdukėsh, siē mė kanė shkrirė e djegur 248 punė.
    E ndjenit nevojėn e penelit nė burg?
    E vetmja gjė qė kėrkova kur isha nė burg. Njėherė kur erdhi mamaja tė mė takonte ishte tė mė sillte disa penela. Meqenėse ngjyrat nuk lejoheshin, thashė se pėr penelat s'kishte urdhėr ndalimi.
    Jua lejuan?
    Po, ēuditėrisht mendova nė fillim, pastaj e kuptova. Tė nesėrmen erdhi polici dhe mė kėrkoi njė penel. Unė e dija qė kishte njė taksė. Vetėm sa i provoja nė dorė, i prekja, ua ndjeja butėsinė.
    Burgu dėmtoi karrierėn tuaj, ju vetė. Po me familjen ē'u bė? Si ndikoi tek ata?
    Burgu i shkatėrroi ata tė shtėpisė sime. Motra, Diana, atė ditė qė unė u arrestova pati njė krizė dhe e ēuan nė spital. Pastaj e hoqėn nga puna edhe Dianėn edhe Rozėn. Pirron e hoqėn nga kryekirurg nė Vlorė nė Himarė. Babai vdiq i dėshpėruar mė 1982 kur unė isha nė Spaē, por shyqyr Zotit, nuk i hoqėn nga Tirana edhe pse bėnė 100 tė zeza tė tjera. Por, ajo kohė nuk ka marrė fund, vazhdojnė lidhjet indirekte me tė gjitha mėnyrat. Realizmi socialist vazhdon nė forma tė tjera. Askush nuk u bė Krisht dhe nuk kėrkoi falje. Unė e botova librin pėr tė cilat u bėra kriminel.
    Keni edhe nudo, ku i keni bėrė?
    Nė njė fshat nė jug tė Francės. Atje i organizonte komuna mundėsitė pėr tė realizuar piktura nudo. Kėtu nė Tiranė nuk gjen dot njė modele nudo pėr tė punuar.
    Prania e femrės nė pikturat tuaja, ėshtė e dukshme. Herė e bardhė, herė cigare, herė e veshur trashė, e herė tė tjera format i duken lehtėsisht. Por ju, nuk keni folur pėr femrėn nė jetėn tuaj. Pėrse?
    E para, ne nuk jemi njė popull civil qė flasim pėr gjėra delikate, intime. Nuk jemi tipa qė i themi tė gjitha gjėrat publikisht. E dyta, kam pasur njė eksperiencė shumė tė hidhur me gruan me tė cilėn u martova. Ja, pėr kėtė.
    Si ishte kjo eksperiencė e hidhur?
    Ishte agjente e Sigurimit. E kam pasur dėshmitare nė gjyq dhe e kam tė vėshtirė ta prek kėtė temė, e kam tė vėshtirė tė flas, - tė paktėn derisa tė dalin dokumentet, tė cilat s'po i marr dot. Sepse, edhe dokumentet nga arkivat nuk iu jepen tė gjithėve, iu jepen disave. Dua mė shumė tė botoj dokumentet se sa tė flas vetė. Edhe ato janė me rekomandime politike.
    Sa i takon femrės, unė kam folur nėpėr libra pėr tė, pėr femrat nė pėrgjithėsi. Nė akt-akuzė kam shumė akuza pėr femrat.
    Me tė drejtė, apo pa tė drejtė?
    Sigurisht, kam bėrė gabime edhe unė, nė kuptimin qė, si djalė i ri, isha i ēlirėt dhe pa paragjykimet qė kishte koha. Megjithatė, mendoj se nuk ėshtė e rėndėsishme kjo. E rėndėsishme ėshtė femra qė influencon nė artin qė njė artist bėn.
    Gratė e Pikasos janė bėrė pikturė. Po tė kishte pasur vetėm njė marrėdhėnie me to, s'do tė kishin atė dhunti qė kanė. Nė atė rast, pra nė rastin kur e pikturon, atėherė merr njė domosdoshmėri shpjegimi i gruas qė ėshtė nė artin tėnd, edhe nėse e ke grua, edhe nėse s'e ke grua. Nė kėtė kuptim, unė nuk kam pasur nudo tė njė tė dashure, s'bėja dot, dhe nuk mund tė bėj dot as sot. Njė femre shqiptare s'mund t'ia kėrkosh kėtė. Unė, nudot qė kam bėrė i kam realizuar nė njė fshat nė jug tė Francės. Ne nuk kemi e nuk jemi tė tillė njerėz qė tė vlerėsojmė femrėn e trupin e saj, e pastaj tė japim edhe shpjegime.
    Cila ėshtė femra ideale pėr njė artist?
    Varet nga artisti. Frojdi bėnte nudo femrat e shėmtuara, tė shėndosha e me shumė dhjamė, tė shėmtuara pra, ndėrsa Modiliani tė bukurat, tė dobėtat. Pra, ndryshon nga njėri tek tjetri.
    Atėherė ju, jeni mė shumė si Frojdi apo si Modiliani?
    Unė nuk kam pasur shumė mundėsi tė bėj nudo. E ėndėrroj edhe sot tė bėj nudo. Madje unė i bėj kėshtu: Ato qė kam nė vizatime, qė i kam bėrė nė Francė, i hedh nė ngjyrė vaj, por nuk bėhet kėshtu, duhet ta kesh modelen pėrballė. Nudoja tek artistėt ėshtė si punė hyjnore, domethėnė kur lodhet nga tė tjerat vepra ose kur ka probleme, bėn njė nudo qė tė pastrojė mendimet. Kėto mundėsi unė nuk i kam, nuk i bėj dot. Por e kam peng kėtė. Ndaj edhe unė i bėj pastelet jashtė.
    E keni takuar mė ish-bashkėshorten tuaj?
    Jo, s'e kam takuar, sigurisht qė jo. Madje, kur e shoh nga larg ndryshoj trotuar.
    Pse ua bėri kėtė? Pse dėshmoi kundėr jush?
    Ėshtė problem shumė i gjatė dhe s'dua t'i futem. Unė dua tė nxjerr letrat qė ato kanė ēuar tek Nexhmije Hoxha, nė Komitetin Qendror tė Partisė. Duhet tė botohen letrat, e kur tė botohen ato, s'ka mė nevojė pėr shpjegime. Ato ishin nėnė e bijė dhe ishin tė dyja agjente tė Sigurimit. Kėtė gjė, unė e mora vesh mbas martese. E ėma e saj kishte dėnuar njė kėpucar. Kur e mora vesh u tmerrova, por e kisha marrė vesh vonė dhe kishte marrė fund ēdo gjė. Kur u bėra gati tė ndahesha, - i bėra planet, do kėrkoja divorcin, - m'u kundėrvunė dhe bėnė kundėrveprimin. Ėshtė njė nga tragjeditė e shumta tė asaj kohe. Ėshtė problem delikat.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,399
    Postimet nė Bllog
    17
    Ish-gruaja: Unė sigurimse? Nuk do ta toleroj mė Maks Velon

    Nga: REZARTA DELISULA

    TIRANE - Ajo s'ka pranuar kurrė tė flasė. 20 vitet e fundit ka dėgjuar shumė nga ish-bashkėshorti, e sė fundi, tė jetė edhe spiune e Sigurimit tė Shtetit, bashkė me nėnėn e saj. Quhet Luēiana Naraēi, vajzė e njė familjeje tė nderuar shkodrane, ish-gruaja e Mak Velos. Eshtė rritur nė Tiranė dhe profesioni i saj, qė e ka ushtruar mot e jetė, farmaciste, e bėn po aq publike nė shoqėri. Eshtė njė grua e gjatė, bionde me sy bojėqielli, e kulturuar. Respektojmė tė drejtėn e zonjės, Luēiana Naraēi, ish-Velo, pėr tė mos publikuar foton e saj si dhe farmacinė ku ajo ushtron profesionin e farmacistes, nė pozicionin e drejtueses teknike, inkuadruar nė sh.p.k nė ortakėri (gjithsej 4 ortakė). Kontaktuam me Z.Luciana Naraēi me datė 13.07.2012, dhe ajo me sportivitet i pėrgjigjet pyetjeve tona.
    Z.Naraēi apo ish-Velo, Mund tė bėni njė replikė pėr atė ēfarė ka thėnė ish bashkėshorti juaj nė intervistėn e dhėnė pėr Gazetėn Shqiptare, ku ju quan ju, dhe nėnėn tėnde, agjente e sigurimit tė shtetit?
    I jam drejtuar Z.Maks Velo me datė 12.07.2012 me njė shkresė bashkangjitur me dokumentacionin cituar nė tė dhe, nė ecurinė e ditėve nė vijim, kohė kjo e mjaftueshme e vėnė nė dispozicion tė Z.Maks Velo, pėr tė kontaktuar me mua te adresat e kontaktit tė evidentuara nė shkresė.
    Si e pritėt lajmin e Gazetės Shqiptare ku ish-bashkėshorti juaj ju akuzon si agjente, ēfarė po bėnit?
    Isha duke fjetur, krahas punės qė kam nė profesionin tim delikat (tregtim barnash me pakicė pėr njerėz), kam edhe angazhime tė shumta pėr ēėshtje tė rėndėsishme, pėr njėrėn nga tė cilat qė ishte me afat tė pėrcaktuar, kisha punuar deri herėn nė mėngjes, rreth orės 2.40. U vura nė dijeni nga njė shoqe (e mirė, ja di shumė pėr nder) qė kisha dalė nė Gazetėn Shqiptare sė bashku me mamanė. Ashtu, pa e kuptuar nė thelb problemin, ju drejtova tekstualisht kėshtu: Ėėėė tė keqen, shko ma blej pak Gazetėn Shqiptare. Mbasi bėri pak rezistencė, mu pėrgjigj mė zė tė fortė; Mirė po ta blej, por nuk ta sjell. Gjithsesi nė fund tė ditės mu vunė nė dispozicion tre Gazeta Shqiptare.
    Ju lutem mund tė na sqaroni pse nė shkresėn drejtuar Maks Velos keni pėrmendur termin rivendosje nė afat? Pse njė paraqitje kaq zyrtare?
    Keni tė drejtė qė pyesni, por unė ja drejtoj Z.Maks Velo, e mendoj se Z.Maks Velo e kupton shumė mirė. Po ju sqaroj. Me Z.Maks Velo kam pasur njė lidhje zyrtare qė ka filluar me martesė dhe po zyrtarisht ka pėrfunduar me divorc nė vitin 1976. Pėr kėtė arsye u ktheva rreth 36 vjet mė lart nė kohė, pra e thėnė mė qartė; kėtė efekt mė krijon sa herė bėn artikulimin e radhės, njė herė pėr mua e njė herė pėr vjehrrėn e tij, e kėtė herė nė mėnyrė "alla grande", pėr tė dyja sė bashku, siē edhe duket, pėr tė krijuar QYTETARĖ DOSJE pėr qėllimet e tij. Fillimisht po i them Z.Maks Velo qė nė kohėn qė pret pėrgjigjen e aplikimit tė tij, nga Komiteti Qendror, pėr hallin qė e ka zėnė e, qė nuk po e zgjidh dot akoma, nė mėnyrė qė tė kontribuoj sado pak, po i vė nė dispozicion publikisht adresėn e banimit tė ish-vjehrrės sė tij qė ėshtė; Varrezat e Shish Tufinės, parcela X, rreshti nr.Y pėr numrin individual nuk e ndihmoj dot, tė mė kuptojė tė paktėn nė kėtė rast, sepse ėshtė njė fakt qė dihet, ka shumė mbipopullim nė atė zonė, por jam e bindur qė e gjen po tė ketė pak vullnet e tė pyesė komshinjtė.
    Po dokumentacioni bashkangjitur qė ju nuk pranoni tė na e vini nė dispozicion ēfarė paraqesin?
    Keni shkresėn, lexojeni, gjejeni, prandaj jeni gazetare qė tė zgjoni nga gjumi me avantazhin e befasisė. Unė nuk pranova t'ju i vė nė dispozicion dhe, nuk do tė pranoj sepse, nuk do tė jem asnjėherė dakord me cenimin e personave tė pafajshėm qė kanė njė sėrė privacionesh nė jetėt e tyre nga gabimet e tė tjerėve, e akoma mė keq, kur kėta persona kanė pasur fatin e madh qė ti jepet mundėsia e tė qėnit prind.
    Kohė e gjatė, vendime gjyqėsore... si e shpjegoni faktin qė ju i referoheni Maks Velos, ish-bashkėshortit tuaj, sinqerisht me dashamirėsi?
    Po, dhe sinqerisht e kisha me dashamirėsi, mbasi shpresoja se Z.Maks Velo ta kuptojė me sinqeritet kėtė dashamirėsi. Tė qetėsohej, dhe pėr herė tė parė tė ulej, tė lexonte e tė rilexonte duke mbajtur shėnime, nga dokumentacioni qė i kam dėrguar dhe sė fundmi tė kuptojė qė me personin tim po jua them edhe njė herė, tė flas vetėm nė mėnyrė zyrtare, duke filluar nga viti 1976, sepse absolutisht nuk do ta toleroj tė mė flasė duke kėrcyer degė mė degė, nga maja e thanės e, duke ngatėrruar dynjanė.

    Deklarata e Maks Velos: Gruaja ime, agjente e sigurimit
    Mė 10 korrik 2012 artisti Maks Velo nė njė intervistė tė dhėnė pėr Gazetėn Shqiptare deklaroi se ish-gruaja e tij ka qenė agjente e sigurimit dhe ka dėshmuar kundra tij nė gjyq. "Ishte agjente e Sigurimit. E kam pasur dėshmitare nė gjyq dhe e kam tė vėshtirė ta prek kėtė temė, e kam tė vėshtirė tė flas, - tė paktėn derisa tė dalin dokumentet, tė cilat s'po i marr dot. Sepse, edhe dokumentet nga arkivat nuk iu jepen tė gjithėve, iu jepen disave. Dua mė shumė tė botoj dokumentet se sa tė flas vetė. Edhe ato janė me rekomandime politike", thotė ai duke shtuar; Unė dua tė nxjerr letrat qė ato kanė ēuar tek Nexhmije Hoxha, nė Komitetin Qendror tė Partisė. Duhet tė botohen letrat, e kur tė botohen ato, s'ka mė nevojė pėr shpjegime. Ato ishin nėnė e bijė dhe ishin tė dyja agjente tė Sigurimit. Kėtė gjė, unė e mora vesh mbas martese. E ėma e saj kishte dėnuar njė kėpucar. Kur e mora vesh u tmerrova, por e kisha marrė vesh vonė dhe kishte marrė fund ēdo gjė. Kur u bėra gati tė ndahesha, - i bėra planet, do kėrkoja divorcin, - m'u kundėrvunė dhe bėnė kundėrveprimin.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Rrėfimi i Maks Velos: Si mė denoncoi gruaja te Sigurimi i Shtetit

    Arkitekti dhe piktori i njohur flet pėr burgimin nė Spaē.

    “Dorėzoi nė hetuesi fotot e familjes. S’e di nė ishte e detyruar. Mbante miqėsi me hetuesit e babait tim”

    Aktakuza u hartua nga 3 artistė. 12 tė tjerė dėshmuan nė gjyq.

    Kolegėt qė mė akuzuan s’mė kanė kėrkuar akoma falje.

    Nė Spaē flinim nė kapanon 52 veta nė 40 metra katrorė.


    Maks Velo ishte 43 vjeē, kur nė derėn e shtėpisė sė tij trokitėn njerėzit e Sigurimit tė Shtetit. Ishte 35 vjeē, njihej si piktor, arkitekt. Ishte njė nga ata tė rinj qė, siē ėshtė shprehur Ismail Kadarjea nė njė prej librave tė tij, binte menjėherė nė sy dhe dukej ndryshe nga tė rinjtė standardė tė kohės. Ishte njė njeri modern, i cili merrej me pikturė nė qendėr tė Tiranės. Pėr emisionin “opinion” tė gazetarit Blendi Fevziu, ai sjell njė dėshmi qė fokusohet nė marrėdhėniet nė regjimin komunist, mėnyrėn si u burgos dhe denoncimin nga njė prej njerėzve mė tė afėrt nė familje, bashkėshortes sė tij.

    Zoti Velo, mbetet njė pjesė ende e padokumentuar plotėsisht ēėshtja e regjimit komunist, raporti mes krijuesit dhe regjimit, por edhe gjendjes sė burgjeve, pse kjo mungesė?
    Ka njė literaturė me rreth 35 vepra tė 35 aktorėve qė kanė shkruar pėr burgun, por keni tė drejtė pėr diēka. Ėshtė njė e vėrtetė e madhe, pasi pjesa mė e rėndėsishme e personave qė vuajtėn nė burgje, vdiqėn pėrpara viteve ‘90 dhe kishin frikė tė shkruanin. I vetmi qė ka shkruar ėshtė Engjėll Ēoba. Dhe ka fiks frymėn e kohės. Ėshtė shumė i saktė nė ato qė ka shkruar. Tė gjithė ata qė dolėn nga burgjet nė vitet ‘50-’60, kishin frikė tė shkruanin. Ata ishin intelektualėt mė tė njohur. Burgjet shqiptare kanė pasur 3 periudha, njėra deri nė vitin ‘60, tjetra ‘60-‘73 dhe periudha tjetėr ishte ‘73-‘90. Domethėnė, nė fazėn e parė u futėn ata qė vinin nga regjimi i vjetėr dhe intelektualėt mė tė njohur. Nga kėta ka shumė pak kujtime. Periudha e dytė ka kujtime, por ėshtė periudha qė Enveri prishet me rusėt dhe fut nė burg njerėz. Periudha tjetėr 73-90 ėshtė periudha qė ka mė shumė kujtime. Nga pjesa e parė kemi pak kujtime dhe mua mė vjen keq. Se njė nga kėta njerėz, pėr shembull ishte Arshi Pipa, i cili nuk ka letėrsi dokumentare. As Kasėm Trebeshina gjithashtu.
    As fėmijėt nuk kanė mbledhur kujtimet e prindėrve tė tyre…
    Nuk flisnin ata. Kishin frikė tė tmerrshme.
    Nė ē’kuptim frikė tė tmerrshme?
    Kishin frikė, jo nė kuptimin se mund t’i tradhtonte vajza ose djali, por kishin frikė se vajza ose djali mund tė thoshin ndonjė fjalė, donin t’i ruanin fėmijėt. Mua mė kujtohet im atė qė nuk mė ka thėnė asgjė pėr Burrelin. Nuk mė ka treguar asgjė. Kėtė e provuam vetė ne. Pėrndryshe, si mund tė shpjegohet ai numėr aq i madh bashkėpunėtorėsh dhe spiunėsh brenda dha jashtė kampit?!
    Ju u arrestuat nė moshėn 33-vjeēare…
    Mė fal, se e kam llogaritur gabim. Jam arrestuar nė vitin 1978, isha 43 vjeē.
    Ndėrkohė kishit njė karrierė 20-vjeēare pas shpine, pse u arrestuat?
    Problemi pėr mua nuk ishte as artistik, as ekonomik. Ishte ēmenduria totale e Enver Hoxhės. Ai ishte njė pėrbindėsh.
    Ē’punė kishte Enver Hoxha me ju?
    Ai e kishte me artin, nuk e kishte me mua personalisht. Ai e nisi me artin. Ajo shkonte shkallė-shkallė. Ai tha kush janė kėta qė kanė bėrė kėto tė kėqija dhe ndiqeshin dhe dėnoheshin. Pėr shembull, unė tani kam marrė dosjen time nga Ministria e Brendshme, ma dha Kastriot Dervishi. Ėshtė dosja totale e hetuesisė dhe e gjykimit. Janė 214 faqe, meqenėse ka njė ligj qė atyre qė u ėshtė bėrė gjyqi nė publik, kanė tė drejtė ta marrin dosjen. Mua mė ėshtė bėrė gjyqi nė publik, prandaj e mora dosjen. Dhe, po tė shohėsh, janė rreth 12 artistė tė mi, qė thonė Maksi ka sjellė artin modern.
    Artistė, kolegė tuajėt?
    Po, po, tė gjithė. Dhimitraq Trebicka, Skėnder Milori, Kujtim Buza, Foto Stamo, Hektor Dule e plot tė tjerė. Ėshtė lista sot. Sot asnjėri nga kėta nuk e pėrsėrit atė gjė. Nuk e thonė sot qė Maksi e ka sjellė artin modern, thonė qė e kanė sjellė ata kupton? Atje ėshtė akuza. Unė dėgjova edhe kėtė tė Edison Gjergos. E kam pasur shok tė ngushtė dhe e kam dashur shumė. Unė nga jeta ime dy piktorė tė vėrtetė kam njohur, Mihon edhe Gjergon.
    E keni njohur Mihon?
    E kam njohur, e kam pasur pedagog. I kam shkuar nė shtėpi. Kisha shok djalin e tij. I kam shkuar nė studio, atje tė Teatri, kur bėnte skenat. Mihoja ishte njeri i heshtur, i menduar. Ishte ekzakt si impresionistėt francezė. Atė bėnte Mihoja nė artin e tij. Ishte simfonist i ngjyrės. Nga ana tjetėr, Edison Gjergo ishte piktor i vėrtetė i artit modern, gjysmė i ēmendur nė kuptimin e ekseseve. Arti modern e kėrkon kėtė si Van Gogu, si tė gjithė kėta. Arti modern kishte dehje nga dy gjėra, nga konjaku dhe nga ngjyrat. E shihja se si ai te ajo studioja e tij ato ngjyrat ishte gati t’i hante. Kishte njė sens pėr ngjyrėn, njė dashuri pėr ngjyrėn. Dhe mė bėhet qejfi qė thotė qė Maksi ka influencuar qė unė bėra atė art. Sigurisht nuk ėshtė e vėrtetė. Ėshtė e vėrtetė vetėm nė kuptimin qė unė isha mė i madh nė moshė, Edisoni mė dėgjonte, vinte shpesh nė studion time, unė i shkoja. Pėrfundoi keq ajo miqėsi, sepse nuk i shkova as nė varrim nga shkaku i Spaēit. Ai u bė spiun edhe nė kamp. Ka qenė edhe nė gjyqin e atyre gazetarėve tė Radio Tiranės qė u pushkatuan. Pata njė diskutim tė gjatė me Edisonin dhe aty u shkėputėm. Megjithėse ka edhe njė denoncim nga Spaēi qė u botua edhe nė gazetė, pėr bisedat e mija pėr artin me Edisonin. Edhe aty na survejonin. Ishte njė nga Kruja, i burgosur. Ai ka ēuar njė raport. Pra, kėta ishin tė dy. Edisoni ishte vėrtet njė potencial shpėrthyes me gjithė ekseset e tij.
    Ėshtė e vėrtetė qė edhe bashkėshortja ka denoncuar pėr ju?
    Ėshtė e vėrtetė. Ėshtė denoncimi aty. Janė fotografitė.
    Ju ishit i divorcuar nė atė kohė?
    Jo. Sepse ajo e thotė aty, qė “unė kėrkova nė librat e tė atit”. Pra, ajo kishte kėrkuar edhe nė dhomėn e babait.
    Ishte e detyruar t’ju denonconte. Mund tė ma shpjegoni, ju ishit i martuar dhe gruaja ju denoncoi te Sigurimi dhe ėshtė madje nė dosje hetimore?
    Nuk e di. Po ėshtė edhe nė dosje. U botua ajo. Ajo i ka dorėzuar fotot qė unė nderoja ushtarėt italianė kur isha i vogėl. Atje nė Korēė, kur erdhėn italianėt nė 1939, u bė festė e madhe, me valle, me gajde. Unė e kisha shtėpinė karshi. Kam bėrė foto me ushtarėt italianė. Isha fėmijė nė atė kohė. Ajo kishte miqėsi me vajzėn e Nevzat Haznedarit dhe unė i kėrkova me insistim qė ta ndėrpriste kėtė miqėsi, sepse Nevzati e kishte ndjekur babain nė Korēė dhe donte ta fuste nė burg. Ajo nuk e bėri kėtė, bile i shkonte Nevzatit nė shtėpi me torta. Kėtu fillova tė dyshoj, edhe qė kur e ėma e Luzhianės kishte denoncuar njė kėpucar. Ishte arrestuar ai.
    Si mund tė dyshojė njeriu te gruaja e vet, me tė cilėn jeton nė shtėpi? Ėshtė shumė e pakuptueshme pėr njė pjesė tė njerėzve.
    Po kėtu shpjegohet, nuk e kam nga ana personale, por tregohet mėnyra si ishte indoktrinuar rinia. Ajo, kur e kam njohur unė, sa kishte mbaruar gjimnazin, u fut nė Inxhinieri, nuk e bėri dot dhe unė e futa nė Farmaci. Pra, se si kjo ishte udhėzuar tė kontrollonte shtėpinė dhe ka gjetur ato, dhe e thotė vetė i mora dhe i ēova nė degė. Nuk jam i qartė Blendi, por di tė them se janė shumė veprime tė instruktuara. Pas kėsaj, unė vendosa tė ndahem. Kanė bėrė veprime shumė tė rėnda. E ėma dėrgoi njė letėr nė Vlorė se im vėlla Pirro, kur u bė dasma, solli njė qengj. I shkroi letėr Degės sė Brendshme. E hoqėn vėllain nga shefi i Kirurgjisė nė Vlorė, nga aty e ēuan nė Himarė.
    Kishit fėmijė?
    Kishim fėmijė.
    Si mund tė arrinte regjimi qė brenda njė familjeje tė detyronte apo tė bindte gruan pėr tė denoncuar burrin, babain e fėmijėve?
    Kėtu ka zhvillime. Kjo nuk shkonte mirė me pjesėtarėt e familjes. Sigurimi e nxiti kėtė gjė. Filloi shkallė-shkallė, sepse Sigurimi filloi tė bėnte mbledhje nė lagje. Dhe unė i thashė qė nuk mundet qė problemet e familjes t’i ēosh nė lagje dhe nė Sigurimin e Shtetit. Ata e shfrytėzuan pėr kėtė punė.
    Jeni takuar pasi keni dalė nga burgu?
    Jo, nuk jam takuar. Bile, unė kam paguar vazhdimisht pėr fėmijėn, edhe kur dola nga burgu. Dhe ajo nuk ma ka lėnė ta shikoj qė 1 vjeē.
    Nuk e keni parė?
    E kam parė 2-3 herė, por nuk kam pasur asnjė kontakt me kėtė fėmijė.
    Ku ndodhet fėmija sot?
    Ėshtė nė Amerikė.
    Kontakton me tė?
    Jo. Sepse unė i kėrkova tė dinte tė vėrtetėn. Ai tha jo. Domethėnė ka pasur shumė influencė. I ndėrroi edhe mbiemrin kur isha unė nė burg. Ajo ka bėrė shumė veprime kundėr familjes sime, motrave, babait. Ėshtė shumė e rėndė. Ėshtė problemi qė njė indoktrinim kaq i rėndė tregon se shteti kishte shumė ndikim.
    Cila ishte akuza?
    Akuzat e saj nuk u pranuan, sepse kishte konflikt interesi. Por qė kjo i ka dhėnė tė gjitha, fotografitė, tė dhėnat e pikturave, ikonat.
    Ēfarė ndodhi me pikturat?
    Janė konfiskuar 248 punė. Tė gjitha bashkė: piktura, vizatime, tempera. Janė 13 ikona. Janė 13 punime tė mjeshtėrve popullorė. Janė libra, revista tė cilat nuk m’u kthyen asnjėherė. Me vendimin pėr pafajėsinė, unė duhet tė shpėrblehesha pėr kėto. Unė s’kam marrė asnjė lek.
    Ēfarė ndodhi me to?
    Nuk e di. Unė vajta dhe pas ‘90-s kam takuar Ruko Sakon, e cila ishte sekretare e Arkivit. Mė tha, Maksi, kėtu kanė qenė, mė kanė dhėnė urdhėr pėr t’i djegur. I kam djegur nė kaldajė, tha. Janė djegur tė gjitha, pėrveē disa punimeve nė dru. Pėrveē disa punimeve nė dru, nga tė cilat kishte vjedhur nga arkivi 4-5. I gjeta unė dy prej tyre.
    T’i ktheu?
    Mė ktheu dy prej tyre. Pjesėn tjetėr nuk kam marrė asgjė.
    Cila ishte akuza?
    Akuza ishte agjitacion-propagandė, art modern, influencė perėndimore.
    Ē’domethėnė influencė perėndimore?
    Influencė perėndimore sipas tyre. Pikaso pėr ta ishte kriminel. Matisi ishte xhelat.
    U pėrmendėn si emra?
    Janė tė shkruara, por mė e rėndė ėshtė akt-akuza e lidhjes. Kryetar ishte Dritėro Agolli, sekretar Kujtim Buza. Ai e ka formuluar akuzėn, edhe pse ėshtė edhe nga Skėnder Milori, Foto Stamo. Akuzėn e kam pėrkthyer nė disa gjuhė dhe ajo ėshtė e pabesueshme. Sepse thonė, nuk ka mundėsi njė akuzė e tillė.
    Sa vjet u dėnuat me kėtė akuzė?
    Unė u dėnova nė maksimum. Ali Oseku u dėnua 3 vjet. Edison Gjergo, 8. Unė u dėnova 10 vjet pėr ndikime moderniste nė art, nė pikturė, arkitekturė. Kam edhe shumė ish-studentė, tė cilėt kanė denoncuar. Pėr ato vepra qė ishin nė bakėr te “Vollga”. Edhe pėr ato tė gjitha bashkė u ēova nė Spaē. Aty gjeta Edisonin. Nė momentin e parė Edisonit nuk ia mora me shumė rėndėsi, pasi njė pjesė e atyre qė thoshte aty ishin tė vėrteta. Ne kishim diskutuar. Me pėrjashtim tė njė gjėje, tė cilėn unė nuk ia kisha thėnė, por ishte me shumė rėndėsi. Nuk ishte qė tė thoshe se Picaso ėshtė i mirė, duhet qė tė ishte realizmi socialist i keq. Kėtė nuk e kisha thėnė, por kjo ishte akuza kryesore. Nuk e kisha sharė ndonjėherė realizmin socialist, pasi nuk kisha punė me tė. Ata e donin kėtė formulim. Ata e donin dhe Edisoni e ka thėnė.
    Dhe kur mbėrritet nė Spaē?
    Kur mbėrrita nė Spaē, u tmerrova. Jo tė gjithė qė ishin nė Spaē, ishin pėr politikė. Nga 1300, le tė themi, 300 ishin pėr politikė. Shumica ishin ordinerė, pėr vjedhje apo gjėra tė tjera.
    Si ishte jeta nė burg?
    Jetėn ta nxinin vetė tė burgosurit. Mua mė caktuan ditėn e parė afėr tavanit. Atje ishte tmerr se ishte me 3 kate, ajėr i rėndė. Kur zbrita nė mėngjes, mė kishin vjedhur pantallonat. Mė kanė vjedhur xhaketėn.
    Sa veta ishit nė kapanon?
    Ishim 52 veta nė 40 metra katrorė. Mė pak se 2 veta pėr metėr katror. Rreth 80 cm ishte pjesa ku duhet tė flije. Donin tė nxirrnin material.
    Sa vjet ndenjėt nė burg?
    Ndenja 7 vjet e pak. Nga viti ‘79-‘86.
    Si ishte burgu, pėrveē faktit qė flinit 52 veta nė 40 metra katrorė?
    Atje ishte njė llahtar i vėrtetė. E para, vendi ėshtė i tmerrshėm. S’ka diell, temperaturė shumė tė ulėt. E dyta ishte tmerri i galerive, tė cilat ishin fare tė pasiguruara. E treta, ushqimi qė hanim, vetėm lakra. E katėrta riarrestimet, pasi ishte atmosfera e pushkatimeve deri nė vitin 1982, kur vrau vetė Mehmet Shehun ishte tmerr. Hetuesit gradoheshin kur pushkatonin. Unė dyshoj qė poetėt e Librazhdit janė pushkatuar pėr kėtė arsye. Ky hetuesi Dhimitėr Shkuadorani pushkatoi nė Fier Xhavit Sallakun dhe erdhi nė Tiranė kur mė mori mua, bashkė me Viktor Konomin, kryetarin e gjyqit. U graduan nė Tiranė.
    Si kalonte njė ditė nė burg?
    E para ishte koha e gjumit. Ēoheshim nė mėngjes, pasi binte alarmi. Ishte njė curril. Ftohtė. Ishte njė acar 10 muaj dimėr atje. Banjat e pėrbashkėta, pastaj shkonim pėr mėngjes.
    Ēfarė hanit?
    Ēaj me bukė. Njė fetė buke. Tri feta bukė nė ditė. Nė drekė kishim njė pjatė supė dhe njė pjatė supė nė darkė. Ata qė punonin nė galeri, kishin njė copė tė vogėl mishi. Unė kam lavdėruar njė herė publikisht atė komandantin e kampit, Meto Kontin, pikėrisht pėr kėtė gjė, sepse Metua ishte i vetmi qė e vuri me shpatulla pėr muri Drejtorinė e Minierės. Sepse nė ishim nė komandė tė dyfishtė. Nga Ministria e Brendshme qė nxirrte materiale dhe nga minierat pėr anėn teknike. Kishte njė marrėveshje tė shkruar mes dy ministrive dhe, pėr ata qė bėnin tė burgosurit dhe pėr ata qė duhet tė bėnin ministritė pėr tė burgosurit. Ata nuk e zbatonin kėtė dhe Metua u tha qė tė burgosurit po i bėjnė detyrimet e tyre dhe i tejkalojnė, ai i detyroi dhe njė ditė nuk i nxori tė burgosurit.
    Ju nuk punuat?
    Punova.
    Si ishte puna aty?
    Ishte njė tmerr i paimagjinueshėm. Unė duhet tė ngjitesha 40 metra vertikalisht nė njė vrimė, kur uji binte nga sipėr nė tė katėr anėt. Ti duhet tė futeshe nė njė duēkė (quheshin ato mes kateve). Duhet tė merrnim materialin dhe e hidhnim nė njė hinkė dhe pastaj binte poshtė. Aty e merrnim materialin. Kėto ishin xhepa me material qė hidhej vertikalisht. Njė herė njėrit nga Burreli iu shojt llamba dhe ra prej aty dhe e nxorėn copa-copa. Punova rreth 1 vit e gjysmė. Kisha njė raport nga zemra unė. Po ma zhdukėn, po pastaj erdhi njė komision mjekėsor, i cili bėri vlerėsimin dhe punova nė sipėrfaqe pastaj. Shkova dhe nja dy herė nė spital
    vijon nesėr…

    Prejardhja
    I diplomuar si arkitekt, Velo i ka kushtuar mė shumė kohė sesa profesionit tė tij zyrtar njė pasioni mė tė herėt, pikturės, po kaq sa edhe qėmtimit tė stautetave popullore, gdhendjes nė dru dhe letėrsisė e shkrimeve nė pėrgjithėsi. Ka lindur nė Paris nė 1935, pjesė e njė familjeje dardharėsh. Babai i tij ishte mjek dhe u kthye nga Franca pėr t’u vendosur nė Korēė. Maks Velo kaloi aty fėmijėrinė dhe mė pas u transferua nė Tiranė. Nė kryeqytet u lidh me rrethet letrare, ku spikat miqėsia me bashkėmoshatarin e tij, njė ndėr tė rinjtė mė tė talentuar, shkrimtarin e famshėm Ismail Kadare. Paralel me studimet pėr Arkitekturė, ai u evidentua edhe nė pikturė, ndonėse piktura e tij ishte larg asaj tė realizmit socialist.

    Modernisti
    Qytetarėt e Tiranės e kujtojnė kur me kavaletė nė dorė hidhte nė telajo imazhe tė Tiranės sė vjetėr dhe pazarit nė ditėt mė tė ngarkuara tė tij. Por, piktura dhe shpirti i tij i lirė u perceptuan negativisht nga regjimi komunist dhe Sigurimi i Shtetit. Kėshtu vijoi deri nė vitin 1990, kur pėrmbysja e komunizmit i hapi njė tjetėr jetė. Autori i disa librave dhe disa ekspozitave kudo nė botė ai vijon tė jetojė intensivisht, si pėr tė rifituar atė kohė qė komunizmi ia mori me pėrdhunė.

    Arrestimi
    Maks Velo u arrestua dhe u dėnua pas njė akti qė la gjurmė nė jetėn e tij. Njė ndėr denoncuesit ishte edhe bashkėshortja e tij, njė ndėr personat me tė cilėt kishte ndarė jetėn. Ata qė i dolėn nė gjyq dhe qė i bėnė ekspertizėn ishin 3 kolegė, tre piktorė tė cilėt edhe sot nuk i kanė kėrkuar falje pėr gjestin e tyre. U dėnua dhe bėri 8 vite burg nė njė ndėr kulagėt mė famėkeqe tė komunizmit, nė Spaē. Mbijetoi dhe, kur doli, nisi tė punojė si punėtor nė Fabrikėn e Abrazivit nė Tiranė. Nė fund tė dėnimit refuzoi tė bashkėpunojė me Sigurimin e Shtetit, edhe pse u kėrcėnua prej tij. Jeta nė liri ishte po kaq e izoluar sa edhe nė burg. Tė njohurit nė Tiranė bėnin sikur nuk e shihnin, ndėrsa mbrėmjeve rindėrtonte koleksionin e tablove, tė cilin Sigurimi ia kishte konfiskuar dhe djegur.

    BLENDI FEVZIU

    PANORAMA

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Rrėfimi i Maks Velos: Si mė denoncoi gruaja te Sigurimi i Shtetit

    Maks Velo: Tentuan gjashtė herė tė mė rekrutonin si spiun

    Flet Maks Velo, artisti qė i mbijetoi burgut tė diktaturės.

    Kur dola nga Burgu i Spaēit pas 7 vjetėsh e gjysmė, mė bėnin pėrshtypje femrat dhe makinat”

    Piktori i njohur tregon pėr shmangien e miqve pas daljes nga burgu.
    “Agolli bėnte sikur s’mė shihte, Kadare mė pėrqafoi”

    “Gruaja jo vetėm qė s’mė ka kėrkuar falje, por vazhdon ende…”


    Aktualisht ėshtė piktor, arkitekt, shkrimtar e plot dhunti tė tjera artisti, por gjatė diktaturės ai ishte vetėm njė “armik i pėrjetshėm” i klasės. Gati dy dekada tė jetės i ka kaluar nė burgim, ose i internuar.

    Ky ėshtė Maks Velo dhe, ēfarė do tė lexoni mė poshtė, ėshtė rrėfimi i tij pėrballė gazetarit tė njohur Blendi Fevziu, nė studion “Opinion” tė televizionit “Klan”. Pas pjesės sė parė ku Velo fokusohej te tradhtia e gruas sė tij qė e denoncoi te Sigurimi i Shtetit, sot kujtimet e ndalin artistin nė tė tjera ngjarje e personazhe…
    Nga koha qė kaluat nė burg, cilėt ishim miqtė tuaj tė afėrt?
    Unė miq tė afėrt kisha pak. Nė kohėn qė ishte Fatos Lubonja kisha Fatosin, sepse me Fatosin shkuam bashkė, d.m.th. ata ishin ai grupi qė u dėnua dhe unė isha me atė autobus. Me Fatosin, me Robert Vullkanin. E kam pasur shok gjatė gjithė kohės. Belin, njė nga ata tė grupit muzikor. Pak shokė kam pasur, nuk hapesha shumė.
    Pėr ēfarė flisnit, kishit frikė?
    Nuk ishte puna e frikės, por ishte njė kod i pashkruar qė nuk duhej tė flisje gjėra me zarar, sepse nuk kishe asnjė. Flisnim gjėra pa zarar.
    Sa herė nė muaj takoheshit me familjarėt?
    Njė herė nė muaj, por ishte e vėshtirė tė vijė nė Spaē. Mamaja vinte me tė afėrm tė tjerė tė burgosurve, tė cilėt merrnin taksi se nuk mund tė vihej ndryshe. Ishin gra. Rreth 3-4 herė nė vit.
    Lejohej ushqimi?
    Po, lejoheshin ca gjėra. Sa mund tė mbanin ato ca reēel, djathė, kafe. Kishim dyqan qė mund tė merrnim ndonjė gjė aty. Kishte dhe kuzhinier qė ti i jepje materialin dhe e ndaje ushqimin pėrgjysmė.
    Si e mban mend ditėn e vdekjes sė Enver Hoxhės nė burg?
    E mbaj mend mirė, shumė mirė, se edhe e kam shkruar. Ėshtė botuar edhe nė frėngjisht. Pati disa zhvillime pėrpara. Ishin tė ēuditshme. Nė muajt janar-shkurt na erdhi njė tabor i madh me kuadro tė lartė, tė cilėt na futėn nė mbledhje. Me pecetė tė kuqe nė tavolinė, sepse ne nuk na lejohej e kuqja, ishim armiq tė sė kuqes. Ishte komandanti i kampit, nga Presidiumi, Gjykata. Filluan mbledhjen me njė gjuhė shumė tė butė, jo familjet tuaja i pėrkasin popullit dhe ju po edukoheni, do dilni. Por mund tė jenė bėrė edhe gabime. Ne nuk po kuptonim se ē’po bėhej dhe ishte njė histori shumė e bukur. Nejse u mbyll dhe thanė kush ka pyetje. Ishte njė jevg nga Durrėsi, qė tha me leje: Unė, tha, jam dėnuar 3 vjet pėr vjedhje pulash. Edhe mė thanė qė tė tė ndihmojmė tė tė nxjerrim. Mė morėn dhe mė fotografuan tė Ambasada Polake, te muri. Dhe u paraqita nė grupin e polakėve si ndėrlidhės i grupit tė polakėve mė Ambasadėn dhe mė dėnuan 16 vjet. Tani unė kam 13 vjet kėtu. Si do bėhet puna ime?
    Tani, pse ishte kjo? Kjo ishte, sepse Enver Hoxha ishte keq dhe kishin frikė se mos shpėrthente revolta nė kampe. Prandaj vinin tė qetėsonin situatėn. Mė vonė e kuptuam kėtė ne.
    Atė ditė (ditėn e vdekjes sė Enver Hoxhės) mua mė morėn dhe shkuam se kishte rėnė njė shkėmb brenda kaparonit tė ushtarėve. Ne vajtėm tė thyenim shkėmbin. Tė rregullonim murin. Unė po dėgjoja muzikėn e altoparlantit. Ishte njė muzikė funebre. Nė njė moment, polici na tha mblidhini tė gjitha dhe i mblodhėm ne. Zbritėn tė gjithė brigadat dhe u bėnė lajmėrimet.
    Ėshtė e vėrtetė qė i shkruat telegram solidariteti tė vesė sė Enver Hoxhės?
    Jo. Domethėnė ka pasur njė tė ēmendur nga Vlora, i cili tha dua t’i ēoj njė telegram. Bile pati njė akt heroik nga njė shok nga Vlora, njė Astrit Xhaferi. Se unė nuk i kuptoj se si i dekorojnė tė persekutuarit. Dekorojnė ata qė nuk e meritojnė dhe nuk dekorojnė Astritin. Sepse ishim nė kapanon edhe hyri Policia me ata tė komandės dhe erdhi pėr kėtė punė pėr telegramin qė do t’i ēohej Enver Hoxhės. U drejtuan nga Astriti, i cili bėrtiti shumė i vendosur dhe ata dolėn jashtė. Telegram nuk ėshtė shkruar.
    A kishit shpresė se pas vdekjes sė Enver Hoxhės mund tė liroheshit?
    Po, patjetėr qė po. Kishim shpresė dhe pastaj erdhi amnistia e ‘86-s, me tė cilėn unė u lirova.
    Z. Velo, u liruat nė janar tė vitit 1986. Si ishte Tirana pas 7 vitesh e gjysmė mungese?
    Tashi, ai ishte njė moment i papėrshkrueshėm. Ne dolėm dhe ndenjėm gjithė natėn aty nė zjarr…
    Si, gjithė natėn ndenjėt nė zjarr?
    Pastaj aty na bėnin mbledhje. Kishte ardhur ajo Gjela Biba nga Rrėsheni e ca tė tjerė. U hapėn dyert e dolėm. Kishte dėborė. Po ecnim, sepse autobusėt nuk vinin dot, ishin poshtė nė Reps. Ishte momenti mė i bukur i jetės, ku merr njė farė dinjiteti. Sepse burgu kėtė ka, aty brenda sikur tė heqin dinjitetin.
    Ē’domethėnė qė ta heqin dinjitetin?
    Domethėnė qė ka njė farė poshtėrimi. Se ti e di qė nuk je dėnuar me tė drejtė. Madje, mua mė thirrėn dy ditė para lirimit, qė donin tė mė rekrutonin pėr spiunim. Ishte hera e gjashtė…
    Si u thatė atyre?
    Ishte njė bisedė shumė interesante, se vazhdoi gati 1 orė. Ata e filluan bisedėn me kėtė: E dimė qė je dėnuar kot!
    Jua thanė vetė?
    Po, ma thanė vetė. Nuk e di pse ma thanė… Mbase donin tė mė jepnin njė goditje psikike. Pas 7 vitesh e gjysmė mė tha: E dimė qė je dėnuar kot! Edhe mė thanė qė nga komanda kishin folur mirė, sepse unė nuk isha futur asnjė ditė nė birucė. D.m.th. respektoja rregullat, se nuk kisha ndėr mend tė dilja i sakatuar nga burgu. Pra, ishte hera e gjashtė qė vinin pėr tė mė rekrutuar, 3 herė mė erdhėn vetėm nė Spaē. Njė radhė mė pyeti Zef Malaj, shefi i degės sė Tiranės, mė pyeti pėr Meksin. Njė tjetėr erdhi njė zv.drejtor, kėta tė fundit ishin oficerė. Edhe mė bėnė propozimet. Mė thanė qė do tė tė japim pafajėsinė, do tė tė shpėrblejmė, do tė tė kthejmė prapė nė punė ku ishe, por duam qė tė bashkėpunosh.
    Cila ishte pėrgjigjja?
    Pėrgjigjja ishte: Unė pesė herė kam refuzuar. Po, e dimė, – mė thanė. Vazhdova: Unė pėr ju nuk kam asgjė. Ju keni bėrė njė shkollė, jeni oficerė tė Ministrisė sė Brendshme. Nė tė gjithė botėn oficerėt rekrutojnė agjentė. Unė kam bėrė njė shkollė, nėse doni pėr atė shkollė, pėr atė punė qė kam, jam gati qė tė punoj pėr ju, si arkitekt, si inxhinier. Ndryshe, unė nuk punoj dot pėr ju. Se tri gjėra unė nuk i bėj dot nė jetė: tė vjedh, tė jem homoseksual, tė spiunoj.
    Si reaguan?
    Nė fund pastaj mė thanė qė ti je armik i pėrjetshėm, do punosh gjithė jetėn punėtor.
    Punėtor nė fakt punove ti?
    Po, deri nė gusht tė vitit 1991.
    A ushtruan keqtrajtim gjatė kohės qė ke qenė nė hetuesi para dhe pas?
    Mė ēuan me kategorinė e parė, kur ligji pėr ata qė kishin mbaruar arsimin e lartė, ishte qė tė marrin kategorinė mė tė lartė. Ndėrsa unė gjatė gjithė kohės kam punuar nė kategorinė e parė, me pagėn mė tė ulėt. Te “Abrazivi”, te uzina mė vdekjeprurėse me pluhur, deri nė gusht 1991. Nuk e harroj kurrė, para se tė mė thėrrisnin ata, Xhahit Xhaferri mė ka thėnė, se e kisha shok atė: “Maks, mundohu t’ua presėsh, ndryshe ata nuk do tė tė lėnė kurrė rehat kur tė dalėsh”.
    Kanė ushtruar dhunė, tortura gjatė kohės kur ke qenė nė burg apo nė hetuesi?
    Po, hetuesi. Torturat ishin tė shumėllojshme. P.sh. tė hapnin derėn dhe tė tregonin njė llahtar, njė njeri tė veshur me njė thes. Ose tė pėrgatisnin si aktor, nuk e di, por ta nxirrnin faaapppp, tė gjakosur, tė goditur, tė rrahur. Ishte shumė e rėndė psikologjikisht. Mua mė ēuan nė psikiatri pėr kontroll, ėshtė edhe nė dosje. Por kur shkova nė spital, ata mjekėt ishin tė predispozuar tė mė ndihmonin, duke qenė se edhe unė vetė kisha 3 mjekė nė shtėpi: babanė, motrėn, vėllanė. I njihnin tė gjithė, por edhe mua mė njihnin. Unė nuk pranova. U thashė mjekėve: jo, unė jam nė rregull. Nuk pranova qė tė marr raport. Po tė doja, mund tė kisha bėrė raport. Madje, tani kam takuar atė shefin e psikiatrisė dhe ai tha: Maksi ka qėndruar si burrat atje. Nuk pranova raportin dhe mė kthyen.
    Kur dolėt, si ishte jeta jashtė?
    Kur zbritėm nga autobusi te “Partizani”, mė kanė bėrė pėrshtypje dy gjėra: femrat dhe veturat.
    Nė ē’kuptim femrat dhe veturat?
    Po, nuk kishim parė femra me sy.
    Shtatė vjet e gjysmė nuk kishit parė femra?
    Kishim parė nga ato mirditoret e veshura qė sillnin domate, por femėr me kėmbė, me gjoks, me krahė, nuk kishim parė. Vetėm njė herė erdhi mjekja okuliste e Rrėshenit dhe u bė radha aty qė ē’tė tė them… Edhe njė herė tjetėr, unė isha shtrirė aty nė birucė, pėrtokė, kur hapet dera dhe shoh njė palė kėmbė femrash. Ouuuu, thashė unė. Shoh kėmbėt, shoh kokėn. Nejse, ēohem unė. Mė thotė: Jam zv.prokurorja, keni ankime, mė thotė? Ankimeeee, i thashė unė (qesh). Asnjė ankim.
    Femrat dhe makinat thatė qė ju bėnė pėrshtypje. Po makinat, pse?
    Se kishin hyrė ato makinat polake tė reja. Sepse tė qėndrojnė nė kokė, tė fiksohen nė imazh ato gjėrat kur ke ikur nė burg, asgjė nuk di ti gjatė asaj periudhe. Dhe sheh menjėherė ndryshimet, kishte njė jetė mė ndryshe sesa atėherė…
    Si u sollėn njerėzit pasi dole nga burgu?
    Sikur nuk mė shihnin fare.

    Kisha gjithė ata tė njohur dhe bėnin sikur nuk mė shihnin fare. Njė rast ekstrem i Dritėro Agollit, kishte dalė nga “15-katėshi” dhe bėri sikur nuk mė pa fare, ndėrkohė qė unė po kthehesha nga puna. I vetmi, i vetmi, i vetmi qė mė ka folur nė mes tė rrugės, ka qenė Ismail Kadare. Unė po ikja pėr nė shtėpi, kur te “15-katėshi” Kadare kishte dalė bashkė me Helenėn nė rrugė dhe unė bėra sikur nuk i pashė. Kur Kadareja bėrtiti: O Maks! U habita. Sigurisht ndalova, u pėrqafuam

    Nuk ju flisnin tė njohurit?
    Kisha gjithė ata tė njohur dhe bėnin sikur nuk mė shihnin fare. Njė rast ekstrem i Dritėro Agollit, kishte dalė nga “15-katėshi” dhe bėri sikur nuk mė pa fare, ndėrkohė qė unė po kthehesha nga puna. I vetmi, i vetmi, i vetmi qė mė ka folur nė mes tė rrugės, ka qenė Ismail Kadare.
    Si tė ka folur nė mes tė rrugės?
    Unė po ikja pėr nė shtėpi, kur te “15-katėshi” Kadare kishte dalė bashkė me Helenėn nė rrugė dhe unė bėra sikur nuk i pashė.
    Ishe mėsuar tė bėje sikur nuk i shihje njerėzit?
    Po, po, ishte teknikė e pėrsosur. Kur Kadareja bėrtiti O Maks, u habita.
    Ndalove?
    Sigurisht ndalova, u pėrqafuam. Mė tha qė pasdite tė vish te shtėpia. Edhe mė dha atė pikturė qė sot e ke ti. Kadare e kishte ruajtur dhe ma ktheu atė pasdite kur u takuam.
    Si u ndjeve kur bėre vizitėn, pas njė kohe kur njerėzit nuk tė shihnin?
    Kadareja ėshtė njė personazh shumė i veēantė dhe mė vjen keq kur shpesh e godasin ose i thonė insinuata. Sigurisht qė ai nuk mund tė bėnte mė shumė kundėr Enverit. Do tė ishte njė marrėzi e madhe sikur ai tė reagonte. Nuk mund tė reagonte mė tepėr. Por ai ėshtė shumė njerėzor, miqėsor, i dashur, i vėrtetė, ai i kupton njerėzit dhe gjėrat tamam.
    Njė pyetje pėrtej kėsaj. Thatė qė pėr njė periudhė 5-vjeēare njerėzit “nuk tė shihnin” nė rrugė, nuk tė pėrshėndesnin. Ēfarė ndodhi pas vitit 1990?
    Pas vitit 1990 ndryshoi menjėherė. Ishte e ēuditshme se sa filluan ndryshimet, ashtu filluan edhe njerėzit; si aktorė tė pėrsosur tė shikonin, pastaj tė buzėqeshnin, pastaj thoshin: Oooo Maksi. Sikur nuk kishte ngjarė gjė. Njė nga gjėrat mė tė kėqija tonat ėshtė hipokrizia. Mungesa e dinjitetit. Ėshtė mėnyra se si lėvizin, si ndėrrojnė, se si ata qė mė kanė dėnuar u bėnė disidentė…
    A je pėrballur ndonjėherė me ata qė tė kanė dėnuar?
    Sigurisht qė jam pėrballur. Ka dy mėnyra se si veprojnė ata. Mėnyra qė mė ka ngjarė 3 herė me 3 dėshmitarė, ėshtė qė sa i afrohem, fillon dhe ulėrin ai. Ulėrin me tė madhe mes njerėzve, kėshtu qė ti detyrohesh dhe ikėn.
    Po pse ulėrin ai?
    E ēuditshme ėshtė qė mė ngjau me tre veta, po njėsoj. Sa u afrohesh, ulėrijnė dhe, ngaqė gjendesh mes njerėzve, detyrohesh tė ikėsh. Nuk ka kėrkuar asnjėri “pardon” (falje).
    Megjithėse kaluat 7 vite e gjysmė nė burg dhe ju shkatėrruan jetėn…
    Shkoi 18 vjet ajo punė, 1973-1972. Se ishte 5 vjet nė Pezė, Ndroq, 8 nė burg dhe 5 tė tjera…
    Dhe askush nuk kėrkoi falje?
    Asnjeri. Ja, e ke lexuar ndonjėherė ti ndonjėrin qė thotė se po i kėrkoj falje Maksit…
    Pėrfshirė bashkėshorten tuaj?
    Sigurisht qė jo vetėm nuk mė ka kėrkuar falje, por vazhdon akoma… D.m.th. ne nuk e kemi atė kulturėn e ndjesės. Amerikanėt ti e di, thonė dhjetė herė nė ditė: Sorry, sorry, sorry. E vetmja ėshtė Liri Belishova, qė e ke nxjerrė ti nė emision dhe e ka thėnė. Edhe Bedri Spahiu. Vetėm kėta tė dy janė. Asnjeri tjetėr.
    Si je ndier nga gjithė kjo histori?
    Kjo ėshtė nė njė kuadėr tė pėrgjithshėm. Ti e sheh se si zhvillohet jeta kėtu. Sa vrasje ka ēdo ditė. D.m.th. unė jam i bindur pėr kėtė, qė kjo ėshtė njė akumulim historik, nuk ėshtė sot. Kjo ligėsi pėr njėri-tjetrin, kjo mospasja e guximit pėr tė vėnė vlerat e tjetrit nė evidencė, pėr tė pasur njė hierarki tė vlerave… Dhe nuk ka as te njerėzit qė janė mė tė menēurit, jo mė te tė tjerėt. Pra, nuk ekziston hierarkia e vlerave.
    Sa gjurmė ka lėnė burgu nė jetėn tėnde?
    Sigurisht qė gjurmė ka lėnė shumė, por ajo qė unė bėra, ishte qė kėto t’i ktheja nė gjurmė artistike. Dhe ti e di qė ai cikli i vizatimeve pėr burgun qė ti ke paraqitur, vlerėsohet nė botė. Shkėlzen Maliqi ka thėnė qė “ėshtė mė i miri nė historinė e artit botėror pėr kėtė gjė, pėr burgun”. Tani nė tetor del njė libėr nė “Columbia University”, New York, ka 3 vizatime kopertinė dhe 3 brenda, ka edhe tregime nga profesori Segal, ai di shqip dhe mė ka shkruar nė shqip… Pra, unė mundohem qė edhe ato qė kam shkruar, poezi, kujtime etj., t’i kthej nė art. Megjithatė, mėnyra, hipokrizia e madhe, aftėsia pėr tė eliminuar epoka tė tėra dhe pėr t’i transformuar nė dobi tė tyre, me paturpėsinė mė tė madhe. Pėr shembull, mua mė kanė marrė tė gjitha pronat nė Dardhė. Ishte shtėpia e gjyshit, babait, aty kanė lindur, janė martuar… Ka bėrė njėri stallėn dhe mė tha: Eja kėtu, e shikon sėpatėn, ta hap kokėn! Dhe kryeplaku mė tha nė vitin 2006 qė tė mos vish mė nė fshat. Kam qė nė vitin 2006 qė nuk kam shkelur mė nė fshat.
    Ke frikė tė shkosh nė pronėn tėnde?
    Kam frikė. I bėra Prokurorisė sė Korēės njė shkresė, promemorie, por asnjeri nuk ēan kokėn.
    - vijon -

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Rrėfimi i Maks Velos: Si mė denoncoi gruaja te Sigurimi i Shtetit

    Eh grate... dhe miqte...

  6. #26
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Rrėfimi i Maks Velos: Si mė denoncoi gruaja te Sigurimi i Shtetit

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin

    Maks Velo ishte 43 vjeē, kur nė derėn e shtėpisė sė tij trokitėn njerėzit e Sigurimit tė Shtetit. Ishte 35 vjeē, njihej si piktor, arkitekt. Ishte njė nga ata tė rinj qė, siē ėshtė shprehur Ismail Kadarjea nė njė prej librave tė tij, binte menjėherė nė sy dhe dukej ndryshe nga tė rinjtė standardė tė kohės.
    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    Kur dola nga Burgu i Spaēit pas 7 vjetėsh e gjysmė, mė bėnin pėrshtypje femrat dhe makinat”


    Aktualisht ėshtė piktor, arkitekt, shkrimtar e plot dhunti tė tjera artisti, por gjatė diktaturės ai ishte vetėm njė “armik i pėrjetshėm” i klasės. Gati dy dekada tė jetės i ka kaluar nė burgim, ose i internuar.

    vijon-
    Mos e vijo fare se nuk ja vlen
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Rrėfimi i Maks Velos: Si mė denoncoi gruaja te Sigurimi i Shtetit

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin
    Mos e vijo fare se nuk ja vlen
    ua po ku e vure re mor burre
    Keta gazetaret kemi,ske ci ben

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Rrėfimi i Maks Velos: Si mė denoncoi gruaja te Sigurimi i Shtetit

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin
    Mos e vijo fare se nuk ja vlen
    Po o ka rrjedhur maksi, qe "sndodh",...lol

    o gazetari-ja, qe edhe kjo "sndodh" asnjihere
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Rrėfimi i Maks Velos: Si mė denoncoi gruaja te Sigurimi i Shtetit

    maksi duhet ta dije qe burgun e ka bere per veten e vet dhe se c`do njeri sot ka hallet e veta. nuk kalohet jeta duke qare. shqiperia nuk ka nevoje per nje mandele afrikane. ai qe eshte i zoti e tregon veten sot ne kapitalizem.
    sa piktura ka shite maksi? zero, ashtu si edi rama.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2010
    Postime
    121

    Pėr: Maks Velo

    Po ke te drejte ka shume nevoje per 3000,000 milion zorzope te pa cipe e faqezinje qe te vjen tup te thuash qe jam shqiptar kudo ne bote
    Ne pasi i pime qumeshtin,me pas gjakun e shqyerja copa-copa, jemi ne aktin e inēestit me mostruoz.
    Kapitalizmi sbehet me vjedhje me vrasje de diplloma fallco e me pagese,me poshtersira, spiunlleqe, lepirje bythash,vrasje e vllavrasje.Kapitalizmi yt squhet kapitalizem,Ai quhet :"Heee me te qshifffsha roobt"Me fal per shprehjen kapitaliste shqiptare.

  11. #31
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Rrėfimi i Maks Velos: Si mė denoncoi gruaja te Sigurimi i Shtetit

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    shqiperia nuk ka nevoje per nje mandele afrikane. ai qe eshte i zoti e tregon veten sot ne kapitalizem.
    Pse nuk ja the kėtė Saliut kur vėndosi nė krye tė palamentit dordolecin Arbnori ėė ?? Apo i duhej "Mandela" nė atė kohė Saliut pėr t'i treguar popullit qė ...Ja, ne jemi ata tė vuajturit, shtresa e tė cilės po udhėheq drejt demokracisė dhe lirisė !! Ama edhe pse sot pas 23 vjetėsh tė burgosurit politik dhe familjet e tyre vazhdojnė tė jenė tė deklasuar, tė pa dėmshpėrblyer dhe njėkohėsisht tė urryer nga politika. E pse tė mos jenė tė urryer kur kjo politikė , pėr 23 vjet ka treguar bindshėm se sillet si satelit i PPSH-ės duke u pėrfaqsuar, me djem, vajza, nipa e mbesa byroje, bile edhe me vetė antarė byroje, tė cilėt po udhėheqin nė sferat mė tė larta tė shtetit dhe gjygjsorit. Na rroftė demokracia dhe liria e cila vlejti vetėm pėr 1 gjė .... vetėm pėr tė llapur pa na hyr ferr nė kėmbė as neve qė llapim kot dhe as atyre pėr tė cilėt llapim ... pėr tė tjerat, ishte mė mirė nė komunizėm.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •