Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 31

Tema: Maks Velo

  1. #1
    ***
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Postime
    851
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Maks Velo

    Maks Velo ka lindur nė Paris, mė 31 gusht tė vitit 1935. Pas lindjes sė tij, familja Velo u kthye pėrsėri nė Shqipėri, nė qytetin e Korēės, ku Maksi ka kaluar edhe fėmijėrinė. Gjatė kėtyre viteve, atij i pėlqente tė vizitonte herė pas here Dardhėn, qė ėshtė edhe vendi i origjinės sė prindėrve. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranė Institutit Politeknik, nė degėn e Inxhinierisė sė Ndėrtimit. Mė pas, specializohet pėr arkitekturė dhe nė vitin 1960, merr pjesė nė projektimin e parė qė u bė nė Tiranė. Ka punuar mė tej pranė byrosė sė projektimit tė Tiranės. Pastaj, vitet '78-'79 pėrkojnė edhe me periudhėn mė tė vėshtirė tė jetės sė tij, pasi gjatė kėsaj kohe, ai arrestohet dhe dėnohet me dhjetė vjet burg.

    Maks Velo, ėshtė autor i njė sėrė botimesh tė tjera si, "Kokėqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele pėr arkitekturėn", "Kohė antishenjė", "Jeta ime nė figura ", etj. Ai ėshtė njė artist qė krijon nė disa gjini tė artit, pikturė, prozė, poezi, publicistikė sikundėr ėshtė i angazhuar nė ēėshtje tė aktualitetit shqiptar. Shkrimet e tij gjithnjė kanė ngjallur gjithnjė polemikė pėr forcėn dhe sinqeritetin e mendimit.

  2. #2
    ***
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Postime
    851
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Maks Velo: Jam i lumtur qė rigjeta dashurinė time tė fėmijėrisė, birrėn “Korēa”


    Ka disa momente tė cilat mbeten tė pashlyera pėr tė gjithė jetėn. Nė kujtesėn tonė me kalimin e viteve bėhet selektimi i informacionit duke ruajtur si thesar ato qė janė me tė vėrtetė tė rėndėsishme dhe qė kanė arritur tė prekin ndjenjat tona. Pikėrisht njė moment tė tillė na rrėfen artisti i njohur Maks Velo i cili ndan me lexuesin kohėt e largėta tė fėmijėrisė sė tij nė qytetin e bukur tė Korēės. Nė fakt as qė mund ta imagjinonim qė artisti i njohur paska patur njė lidhje kaq shpirtėrore me njė objekt qė ai e quan krenaria e Korēės, fabrikėn ku nė vogli tė tij prodhohej birra Korēa dhe siē e thotė vetė artisti “po tė mos ishte ajo fabrikė dhe dy tre objekte tė tjera tė rėndėsishme, ai qytet nuk do tė kishte atė vlerė”. Rigjen dashurinė e tij mbas shumė vitesh por kėsaj radhe ndryshe. Nė ndryshim nga njerėzit ku vitet lėnė gjurmė duke u konvertuar nė plakje, Velo rigjen pijen e tij tė dashur, mė tė re dhe mė tė freskėt se kurrė. E takuam artistin e njohur pak ditė mė parė teksa pinte birra “Korēa” nė ditėt e “Festės sė Birrės” nė kodrat e liqenit. Si gjithmonė me pamjen e tij prej njeriu tė dashur dhe shumė babaxhan edhe pse jeta nuk i ka ofruar shumė ēaste tė lumtura, ai ka ditur tė marrė kėnaqėsi dhe tė mbushet me artin e tij, me miqtė qė nuk e lėnė asnjėherė vetėm, por edhe me pijen e tij tė zemrės, birrėn “Korēa”. Velo si njė mjeshtėr i skulpturave, di po kaq mirė tė gdhendė njė fjali monumentale kur e pyet pėr gjėrat qė ai ka pėr zemėr. Prandaj teksa flet pėr birrėn “Korēa”, tė mahnit pėrshkrimi i tij tejet artistik ndėrkohė qė ti mund tė presėsh thjesht njė impresion prej pijetari tė thekur. Kėto janė artistėt, njerėz tė paparashikueshėm dhe shumė tė ndjeshėm ndaj tė veēantės dhe mbi tė gjitha ata mbeten arkiva tė gjalla tė momenteve kur janė ndjerė me tė vėrtetė tė lumtur.
    Zoti Velo, ju kemi parė ditėt e “Festės sė Birrės” duke pirė birra “Korēa”. Njė zgjedhje e rastėsishme apo njė preferencė e konsoliduar tashmė?
    Unė jam nga Korēa, kėshtu qė birra “Korēa” mbetet njė nga kujtimet mė tė bukura tė fėmijėrisė sime. Fabrika ku prodhohej kjo birrė u kthye nė njė simbol pėr kėtė qytet. Pasi ajo nuk ishte thjesht njė vend ku prodhohej birrė dhe kaq, por ishte fabrika e kėnaqėsisė njerėzore pėr tė gjithė korēarėt. Bėhet fjalė pėr vitet ‘30, kohė kur bėheshin festa tė ndryshme dhe gjithmonė simboli i festės ishte birra “Korēa”.
    Na tregoni njė moment tė fėmijėrisė suaj, qė lidhet pikėrisht me kėtė fabrikė?
    Kam qenė jo mė shumė se gjashtė vjeē kur ika pa leje nga shtėpia dhe u arratisa tek kroi i Sherkos, tamam aty ku ishte ndėrtuar fabrika e birrės “Korēa”. Ishte njė ndėr gėzimet e mia tė fėmijėrisė ai vend.
    Po pėr qytetarėt e tjerė tė Korēės ēfarė pėrfaqėsonte ky produkt, me emrin e qytetit tė tyre?
    Birra “Korēa” ka fatin e madh tė jetė njė produkt qė ka historinė e tij,ajo ka njė autoritet qė krijohet nga biografia. Ishte fabrika e parė e pijeve nė Shqipėri dhe ky ishte njė fat i madh pėr ne qė jetuam atė periudhė. Mė vjen mirė qė jo vetėm atėherė por edhe sot birra “Korēa” ka arritur tė ruajė njė seriozitet nė raport me blerėsit, duke u bėrė kėshtu simbol i ndershmėrisė dhe korrektėsisė.
    Pse u ndėrtua pikėrisht nė Korēė ajo fabrikė?
    Ishte koha Zogut, po bėhej industrializimi i vendit dhe u zgjodh Korēa mbasi aty ka njė favor tė madh pėr shkak se mund tė gjesh ujė teknollogjik qė vjen nga Mborja. Ky ėshtė njė fat i madh pėr njė fabrikė pijesh. Por dua tė theksoj se ajo nuk ishte thjesht njė fabrikė, por simbol i kulturės sė atij qyteti bashkė me kinema Mazhesik, Luksin dhe Pazarin e Vjetėr. Jo vetėm shqiptarėt por edhe tė huajt kur vinin nė atė qytet, kėnaqeshin duke pirė birra “Korēa”. Fabrika ishte mė e mira nė Ballkan dhe kjo shpjegon edhe dhėnien e dy ēmimeve nė Selanik nė ato vite.
    Po mbas Ēlirimit ēfarė ndodhi me fabrikėn e birra “Korēa”?
    Pati njė vazhdimėsi prodhimi duke mbetur si gjithmonė birra mė e mirė nė Shqipėri megjithėse prodhohej me pakicė dhe nė lokale mbarohej menjėherė.
    Si e pėrjetuat rikthimin e “mikes” suaj tė fėmijėrisė pak vite mė parė?
    Kur mora vesh qė birra “Korēa” do rifillonte, por kėsaj radhe me njė teknollogji shumė moderne, gjithsesi isha nė merak pėr kualitetin e saj. Por sinqerisht sot jam i lumtur teksa pi pėrsėri birrėn time tė preferuar por me njė cilėsi shumė mė tė lartė. Kur u hap fabrika tashmė e rikonstruktuar, unė isha i ftuar nga pronari i saj. Mbeta i impresionuar. Ambienti i tejkalonte tė gjitha kėrkesat e njė fabrike. Ēdo detaj ishte i menduar jo vetėm profesionalisht, por edhe artistikisht. M’u kujtua menjėherė njė manastir nė veri tė Francės ku prodhohet njė liker 500-vjeēar. Atje njerėzit shkonin jo vetėm pėr tė shijuar likerin, por edhe pėr vlerat monumentale qė mbarte vendi ku prodhohej ky liker. E vlerėsoj ekzigjencėn dhe kėmbėnguljen e pronarit pėr atė mrekulli qė ka bėrė, pasi realisht jo gjithkush mund ta bėnte.
    Ju pini vetėm birra “Korēa”?
    Realisht po, sepse ėshtė e shijshme, e lehtė, shumė cilėsore dhe ruan shėndetin qė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė gjithė ne. Dua tė theksoj se Korēa i ka dhėnė emrin birrės, ndėrsa birra i ka dhėnė shumė prestigj Korēės por edhe Shqipėrisė.
    Birra “Korēa” ka marrė njė ēmim shumė tė rėndėsishėm nė Londėr njė vit mė parė, e quajtur “Kurora e Artė e Cilėsisė”. Si mendoni ju pse e kanė vlerėsuar ata kėtė pije shqiptare?
    Vetėm pėr cilėsinė pa diskutim. Disa herė iu kam ofruar miqve tė mi ēekė dhe francezė birra “Korēa” dhe ata kanė mbetur tė impresionuar nga shija e saj. Do tė kisha dėshirė qė edhe produktet e tjera tė qytetit tim tė dashur, Korēės tė ishin nė nivelin e kėsaj birre. Ne jemi njė vend i vogėl dhe kemi nevojė pėr simbole tė degustimit. Kemi nevojė pėr produkte prestigjioze si birra ime e preferuar qė mban emrin e qytetit tim tė dashur, Korēės.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,866
    Faleminderit
    18
    156 falenderime nė 133 postime
    KOT ME PYT,

    ca ka ktu per elite kombetare ????

    apo se e ka von ne avatgar nji forumist
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,532
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    MAKS VELO AT CORNELL UNIVERSITY
    Albanian dissident to speak about his experience as an
    artist under the communist dictatorship.

    Public lecture open to the community:
    March 12, 2003 at 5:00PM
    Cornell University Campus
    McGraw Hall 165
    Ithaca, New York 14853

    One of Albania's most prominent dissidents, Velo is
    trained as an architect and works across the areas of
    art, poetry and fiction, criticism, and urban planning.

    Accused of "modernist tendencies" in his artistic and
    architectural work during the communist regime, Velo was
    arrested in 1978 and interrogated for six months. His
    personal collection of paintings, sculptures and
    collectibles was brutally destroyed. He was released
    from prison in 1986 and sent as a manual worker in a
    factory in the capital Tirana.

    Following the political changes of 1991, Velo was
    appointed architect at the Institute of Studies and
    Design in Tirana. Since then, he has written extensively
    in various newspapers, published collections of poetry,
    fiction and essays, and exhibited his artwork in
    numerous countries across the world.

    Velo's work is a testimony to a unique creativity borne
    out of the cruelty of the totalitarian communist regime
    and the artist's personal experience.

    His lecture at Cornell is part of the Cornell Council
    for the Arts "Art and Politics: Politics and Art"
    initiative. It is organized by the Society for European
    Affairs at Cornell University, with the support of the
    Student Assembly Finance Commission, the Dean of
    Students, the International Students Programming Board,
    the Government Department, and the Society for
    Humanities at Cornell.


    Maks Velo eshte nje antetar i "elites kombetare" ai ka kontribuar ne arkitekture,pikture dhe letersi.

    Tirana : Arkitekture & Konkurse
    by Maks Velo
    January 2005, Book

    Klubi Karavasta
    by Maks Velo
    January 2004, Book

    Nene Tereza : Vizatime
    by Maks Velo
    January 2003, Book

    Esse Per Diktaturen Komuniste
    by Maks Velo
    January 2003, Book

    Kostumi I Marteses : Tregime
    by Maks Velo
    January 2002, Book

    Zhdukja E Pashallareve Te Kuq Te Ismail Kadarese : Anketim Per Nje Krim Letrar
    by Ismail Kadare, Maks Velo
    January 2002, Book



    Maks Velo, nje shpirt i lire

    Shkas nga nje liber i Maks Velos

    Aty, ne festivalin e Butrintit, Maks Velo me dhuroi librin e tij *100 poezi*. Kjo me dha shkas te flas per Maksin poet, por edhe per Maksin njeri te guximit.

    *Poezine e krahasoj me kohen - thote ai, - me nje fragment kohe. Me kohen kur kaloj ne nje ure. Vertet jane dy brigje, shpesh te ndryshme, por ne ato momente ti je dhe ne ajer, dhe ne toke, dhe mbi uje. Dhe poezia eshte uje, ajer, toke.* Ky eshte nje vegim kozmogonik, gjithepo edhe poetik. Uni i tij eshte shumepamor, si nje kaleidioskop njemije sysh e ngjyrash. Ai pranon dhimbjen e kryqezimit (Rrefimi), kompromisin me te ligen (Egersia), por edhe besnikerine ndaj vetes (Besnikeri), vuajtjen e pamatur njerezore qe prej saj *edhe lisat vazhdojne te shtremberohen* (Vuajtje njerezore), besnikerine dhe tradhtine kur *nga tradhtia lind/dashuria tjeter* (Qendresa e tradhtuar), veshtrimin qe ka vecse dashuri (Keshilla), mevehtesine dhe identitetin e forte (I veteperjashtuar), rimisherimin budist te vetvetes si rikthim, strehe, rrenje (Do te kthehem).

    Imazhet e vargjeve te Velos shpesh kane shume qartesi brenda, levizin si ne nje film, ashtu sikunder nga lendorja dhe loja kozmike e planetit plak ne terr ngjizet mendimi metaforik i dyzimit, i ambiguitetit dhe i paradoksit te njohjes se vetvetes prej drites se arsyes, guximit a rastesise (Kometa bishtegjate e planetit te vjeter).

    Doemos do te kishte ne kete liber poezi qe persiaten ne thelbet e trishtimit, si plaku me bastunin ulur ne sofat; poezi, le ti quajme *filozofike*, sikurse ka poezi imazhesh, poezi te clireta, poezi peizazhesh e meditacionesh per Parisin, gjer edhe *lodra fjalesh ritmike te tipit onomatopeik*, krijuar nga ushtria e germave turke qe kane mbetur ne gjuhen shqipe, jo thjesht tek fjalet (Xhamllek xhenet).

    Dhe tani dua qe ti largohem paksa librit te tij te fundit me 100 poezi. Sepse Maks Velo eshte me se pari piktor, arkitekt dhe me pas publicist. Nga Parisi ku lindi, sikur mori vegimin keshtjellor dhe estetik te ketij metropoli-enderr artistesh. Ai mbaroi fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit ne Institutin Politeknik ne Tirane, me 1957, por dashurine e pare, artin, kurre se leshoi duarsh. Ne vitet 1960-1973 ishte nga arkitektet me te njohur qe projektoi, fale nje koncepti te ri, godina te ndryshme sociale, rruge dhe parqe ne Tirane e gjetke. Ndaj ky dimension e therret ne beteja, gjithsahere shemtia dhe betoni i sulen blerimit, natyres dhe intimitetit te qyteve tona.

    1973-1975 jane vitet kur u kritikua rrepte nga organet partiake per *ndikime te huaja* ne art dhe arkitekture, gjersa edhe u burgos, ne v. 1978. Koleksioni i tij me ikona mesjetare e skulptura baritore ne dru si dhe shume tablo ne pikture u asgjesuan nga organet e censures, si *dekadente*. Nje marri e kohes. Nje pogrom ndaj artit dhe shpirtit te krijimit, qe te kujton djegiet e librave neper sheshe nga hitlerianet.

    Ne librin autobiografik dhe eseistik *Kohe antishenje*, ai ben autopsine se si lindi shenja e tij e vecante piktorike, ato forma te kerrusura trupash te burgosurish ne galerite e tmerrit, ai kongjilli ne vater, ato trajta grafike ashpersisht te prera, si cungje, qe te kujtojne doren e njeriut te lashte teksa ky vizatonte mbi shkembinjte a guvat e qemotshme.

    Pas marrjes se pafajesise me 1991, Maksi rishfaqet me sukses, si figure e njohur e artit dhe si intelektual, ne lemite qe ndiqte para burgimit: pikture, arkitekture, letersi, publicistike. Perpos 15 ekspozitave kolektive, kombetare dhe nderkombetare ku mori pjese ne Shqiperi, Aleksandri (Egjypt), Moske, Bukuresht, Itali, France, Greqi dhe USA, vetem ne vitet 1991-2004 ai realizoi 37 ekspozita personale ne Shqiperi, vende te ndryshme te Europes, SHBA. Ka botuar 14 libra, me poezi, tregime, romane, publicistike si dhe albume me vizatime. Eshte nga pionieret e artit modernist ne Shqiperi, ku kerkimet ne forme, stilizimet e mprehta, simbolet, gjuha metaforike, gjesendet dhe mjediset sureale, sidomos ne grafike, jane bere pjese e personalitetit te tij krijues, ngahere ne shqetesim e kundershti me klishete socrealiste.

    Por ja, paska nje paradoks: asnje pune e tij nuk eshte blere nga Galeria Kombetare; nuk ka studio, as shtepi sperfitoi, kurrgje. Se shteti spara i ka qejf bubullimtaret e mendimit te lire, por puthadoret. Por Maksi, pas asaj shfryrjes se njohur vlonjate, as ia ka nderur dhe as ia nder doren te majmurve e barkfryreve te shtetit. I pranishem ne media dhe me esete artistike te kohes, ai ka deshmuar cilesi arti dhe mendimi, i perkushtuar ndaj kerkimeve te reja ne modernizimin e gjuhes se artit pamor shqiptar, te arkitektures dhe te cilesise se jetes pergjithesisht.

    Maksi eshte nje rebel. Nje kordhetar ne fushat ku perpunohet opinioni dhe thuhet e verteta. E verteta *troc*, ashtu *cope*, sic pelqen ta thote ai. Ne sa e sa artikuj e biseda ai sta perton, qofsh ti ne poltronen me te larte, qofsh ne balte. Eshte nga ata njerez qe *grinden* edhe me vetveten, sgjejne paqe, sepse duan te ndertojne paqen, ti japin krahe te vertetes.

    Sado te vrazhdta, nganjehere te skajshme, gjithsesi ai smungon ta shperfaq veten, pa ojna e bojna. Disa artikuj te tij kane tronditur opinionin, vetedijen tone qytetare. Skane qene zilka, por kambana. Per agresionin dhe orgjine e betonit ne qytetet tona. Per identitetin e shprishur shpirteror kombetar te shqiptareve. Per Kadarene dhe Qosen. Per recidivet e forta te fondamentalizmit islamik. Per te drejtat e te burgosurve dhe te perndjekurve politike. Per genjeshtaret dhe te paaftet qe uzurpoje institucionet e artitā€¦

    *Keshtu gjate jetes/ miresite dhe kurajon/ i rimora sa here rashe/ nga nje i rastesishem/ perbri/ Tani kush ka nevoje/ le te vije te rindeze/ flaken e shuar te jetes/ nga trupi im/ ne i duhet per rrugetimā€¦*

    Sa dhimbsuri, kthjelltesi, miresi, por edhe filozofi kane keto vargje. Nje ekuaresti, vecse e tipologjise romantike e rilindese te sakrifices. Le ta quajme, madje, prometeizem, sa here qe sjellim ndermend coperat e melcise se cdo qendrestari nga sqepat e hutineve te mashtrimit, krimit dhe poshtersise. Ashtu eshte, i nderuari Maks, sikunder thoni ju per vetveten. Prandaj e mora penen dhe dy fjale bashkengjitur porosise suaj fisnike desha te thoshja ne kete shkrim. Guximin, po guximin, admiroj tek Ju. Dhe sinqeritetin, ciltersine e intelektualit. Te parin se kam sic e keni ju, packa se boll kam shkruar e kritikuar (per teatrin, dramaturgjine, letersine etj.) *Kritiku mban pergjegjesi, me thate, ndryshe ske pse shkruan*.

    Por kritiku sot jo vetem qe eshte i papaguar, por edhe i pambrojtur: nga shteti, nga opinioni publik, i lincuar nga zilite dhe kurthet e meskinitetit, nga taboret e mediokritetit, gjer tek hakmarrja ndaj familjes, femijeve. Keta jane, si i quani Ju, *te rastesishmit perbri*. *Ti sje as i martuar, as femije ske, je i vetem, paradigem niceane, ndaj dhe guxon me shume*, i thashe une. Dhe e dija se kjo logjike nuk funksiononte, sadoqe kishte nje *barre mend* brenda dhe dukej si teper *e arsyeshme*. E verteta eshte se formatin e Maks Velos mund ta gjesh e ta perlindesh vetem ne zemrat rebele dhe mendjet e lira. I tille ishte, eshte dhe ashtu do te mbetet ai, miku i te Vertetes. Sterkembezat e *te rastesishmeve perbri*, packa se edhe e kane rrezuar e lenduar, ai serish eshte ngritur e serish kordhen se ka leshuar.

    Maksi eshte kozmopolit, admiron Perendimin, posacerisht Francen, me Parisin, Senen, Katedralet. *Cfare artistesh jane ata qe nuk shkruajne poezi, kenge apo nuk pikturojne dicka nga vendet e Europes ku kane shkuar e jetojne? Arti ka kodet e veta, ska kufij, piramida, dogana, *kombesi*. *Kombesia* e tij eshte perkryerja, bukuria.* Me kete shfrim, Maks Velo kerkon nje pendese nga kombi i vet, sidomos nga intelektualet: pendese prej rremetit te komunizmit dhe erozionit qe solli sundimi otoman. Keto dy ide jane bibla e tij, ne mos gabofsha. Dhe pertej tyre: Liria. Liria politike, ajo e mendimit, posacerisht liria e krijimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 06-09-2008 mė 10:35

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    29 falenderime nė 21 postime
    maksi admiron edvinin..
    maksi admiron nje tirane pa bar lule bahce e peme..por beton squfur xham.. e varavingo miliona makinash..

    maksi sot eshte b.ith e brek me ata qe instaluan shtetin qe te burgos ne biruca me nga 10 20 vjet per nje llaf goje..
    pik..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    324
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    njof njonin qe bohet keq sa nigjo fjalet e ronsishme ''elita shqiptare'' biles i trazohet stomaku....sot per shum arsye objektive,me te vertet te tilla.s ka kushte me thon ''el.kom.''pmv ka lloj ngjyres ose mun themi pikrisht per shkak te saj se dyti, e per shkak te interesit vulgar se pari.....
    nejse xhonem se u vec pes klas kom, po a mun m thot nonjoni mu ene fukarejve qer se cilat jon kriteret qe karakterizojn apo tipizojn ''eliten''?

    e di kuj i them elit u?
    Rexhep Mitrovices per njat artikull qe shkroj,a part pozicjonimit politik,se nji intelektual i vertwet sado qe, qoffte ene mceftas,mshi... me pofitike dmth qendro ku e ku mo nolt
    Tahir Kolgjinit, per njat liber mi te shkretin tradhtar Esat Pasha e ca gjona tjera
    Farinata degli Umberti, po se patet ngju noj her lexoni nji shenim me germa t vogla ke ''Ferri'' i Aligerit ...po botimi i par ktu e nja 30 vite mo par

    sa per Maxin,me sinqeritet e dashamirsi, them se,ne shkallen hierarqike prei
    fatos deri ke AP, ti akordohet titolo fatos....jo aq per vlera intelektuale a tjeter se sa per personazhitetin e tij....
    Thirrje komtare urbi et orbi '' Te lejm ne rrenat ne budallalliqet,rrnoft Qazim be Mulletja''
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 06-09-2008 mė 23:17

  7. #7
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,532
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Maks Velo ka kontribuar shume per pikturen shqiptare





    Hapet ne Durrės ekspozita personale e piktorit te njohur Maks Velo
    E Enjte, 13 Janar 2005
    Piktori Maks Velo ka hapur dy ditė me pare ne Galerine e Artit "Jozef" ne Durrės njė ekspozite me 35 punime te tij, kryesisht ne akrilik. Ne ceremonine e perurimit te ekspozites, piktori Ksenofon Dilo qe ka pershendetur, ka vleresuar stilin e veēantė dhe frymėn e re artistike, qe Maks Velo solli ne artet tona figurative. Velo ka prezantuar ne ekspoziten e tij tė parė ne Durrės punime, ne te cilat trajtohet tema e fatit te njeriut shpesh here i percudnuar dhe here te tjera ne kerkim te identitetit te humbur. Artdashesit pjesmarres ne perurimin e ekspozites vleresuan punimet "Ceta e Shahin Matrakut", "Labereshat", etj. Kompozimet janė punuar ne periudhėn 1990-2002, ndėrsa ekspozita hapet me njė peisazh nga qyteti i Durresit. Kjo ėshtė ekspozita e 38-te personale e piktorit Maks Velo, ndėrsa ka marrė pjesė edhe ne 17 ekspozita te tjera kolektive brenda vendit, si dhe ne Francė, Poloni, Itali, Egjipt, SHBA, Tunizi, etj.



    Ekspozita/Piktura e Maks Velos, pas gjysmė shekulli nė Durrės

    Maks Velo, Koralet lavi pas gjysmė shekulli nė Durrės


    Elsa Demo

    Lavia, ėshtė fisnike. Jo pėr tė paragjykuar kanavacėn, po ėshtė tjetėr gjė. E freskėt nė rezistencėn e saj. Pra tė jesh piktor, nuk do tė thotė intuitė, kulturė e instikt, dhe zanat do tė thotė. Maks Velo i mbetet besnik teknikės me letėr tė lagur, lavisė apo vizatimeve me tush. Ashtu siē do tė paraqitej pėr herė tė parė nė publik, me 35 vizatime varur nė muret e kubesė sė Torres sė Durrėsit nė 8 maj 1958. Bėhet gati gjysmė shekulli dhe Velo ekspozon pėr herė tė dytė nė Durrės, nė galerinė e re "Jozef", e cila pėr fat ndodhet afėr Torres. Ka ekspozuar 35 punė tė viteve 90-2002. Velo ekspozon rrallė, pėr tė mos thėnė fare, me ekspozita personale. Tek-tuk sheh ndonjė punė tė tij nė ndonjė ekspozitė kolektive. Tek kjo paraqitje e fundit, ai sjell njė seri punėsh ku ngjyra dhe lėvizja e figurave tė krijojnė pėrfytyrimin e koraleve. Nė tėrėsi ėshtė njė valle koralesh me gjitha nuancat qė ato japin kur drita e diellit i pėshkon nė fund tė ujėrave. Ai qė e njeh nga afėr pikturėn e Velos, apo ata qė janė frenuar ta shohin do tė gjejnė nė kėtė ekspozitė rrėfimin naiv prej fėmijė dhe pjekurinė e artistit qė nuk e nxė piktura. Formatet janė mė tė mėdha sikur shenjta primitive tė Velos kėrkojnė mė shumė hapėsirė dhe vetiu tė ndjellin njė lloj gėzimi.
    Me pikturėn, letėrsinė, polemikėn, publicistikėn, studimin, Maks Velo, ėshtė njeriu dhe intektuali qė me frymėn e dyshimit racional qė e karakterizon, i ka shėrbyer nga pak dhe gjithmonė ndėrgjegjes sonė tė pėrbashkėt e tė trazuar, intelektuali i ndėrgjegjes nė ditėt tonė mė tė vėshtira.
    Intervista
    Nuk ėshtė pak, gati gjysmė shekulli, pėr t'ju pyetur si e shihni qytetin ku "keni hapur" ekspozitėn e parė nė muret e Torres sė Durrėsit, dhe tani po ekspozoni pėr herė tė dytė.
    Nė ekspozitėn time tė parė kam paraqitur 35 vizatime nga Durrėsi. I pėrkisnin rrugicave tė kėtij qyteti. Tė gjitha ishin peizazh urban. Pas gjysmė shekulli, patjetėr qė qyteti ka ndryshuar shumė nė kontekstin social e urban, veē qendrave tė vjetra me trashėgimi me influenca pėrtej Adriatikut dhe sigurisht edhe me ndikime nga bota islame. Kishte edhe njė seri vilash tė viteve '20 qė pėr mua ishin mė tė bukurat. Sot ka njė ēorientim tė pastudiuar mirė. Tirana dhe Durrėsi, janė dy qytete qė kanė pėsuar mė shumė agresion nė kontekstin urban. E quaj tė rėndėsishėm vendimin qė Kėshilli i Minstrave mori kėto ditė qė ndalon ndėrtimet e larta nė zonat arkeologjike. Ndėrsa nė kontekstin social, nė Durrės, kanė ndėrruar shumė gjėra pėr mirė. Kjo ėshtė tendencė e qyteteve bregdetare. Dikur, tė gjithė ne qė shkonim nė Durrės, gjėja e parė qė tė shkonte nė mendje, ishte tė arratiseshe. Tani me kėtė lėvizje tragetesh kjo ėshtė tejkaluar.
    Atėkohė, do tė ekspozoja pėr herė tė parė nė atė kube kalaje, ndėrsa tani nė njė galeri qė premton dhe jep garanci pėr njė ekspozim dinjitoz tė veprave tė artit. Kjo ėshtė iniciativė personale e Aurel Kaculinit, por qė besoj se ka ardhur edhe nga njė kėrkesė intuitive e qytetarėve. Durrėsi pretendon tė shkrihet me Tiranėn nė njė tė ardhme. Prandaj duhet tė fillojė edhe fuzioni i vlerave kulturore, tė mos ketė shumė dallim ndėrmjet dy qyteteve. Pararendės pėr kėtė ėshtė arti. Ne kemi parė se kėto ditė Durrėsi ka qenė protagonist me teatrin, pikturėn dhe muzikėn. Ky fuzion duhet t'i kalojė barrierat zyrtare dhe artistėt e Tiranės ta ndiejnė veten jo si nė njė qytet tjetėr provincial. Nė kėtė kuadėr, edhe ekspozita ime ėshtė nė kėtė marrėdhėnie.

    Nė kėtė ekspozitė, njė nga elementėt qė u konstatua ishte ky kalimi qė kanė bėrė figurat tuaja nga miniatura, nė format mė tė madh, sikur kėrkojnė hapėsirė mė shumė.
    Kjo ka ardhur natyrshėm. Tė gjitha vizatimet janė nė letėr, lavi dhe akrilik dhe vetėm njė nė vaj. Nuk kam ndonjė paragjykim pėr kanavacėn, por unė zgjedh atė qė mė kėnaq mė shumė dhe mė ka plotėsuar ato kėrkesat e mia ndaj pikturės. Vizatimet nė letėr i punoj nė sasi tė madhe. Nė Shqipėri akoma nuk ėshtė kuptuar kjo gjė nga galeristėt dhe koleksionistėt. Letra ARCHE qė unė pėrdor nuk plasaritet dhe ngjyra nuk ndėrron.

    Pėrse i quani figura imazhet qė ju hidhni nė letėr. Figurė dhe imazh mund tė duket lojė fjalėsh…
    Unė bėj teatėr. Janė shumė shenja pėr tė cilat mė kanė thėnė qė janė dhe "shumė skulpturale". Janė njė sinfoni figuracioni. Unė mundohem tė pikturoj njė muzikė konfigurative tė cilat transmetojnė njė gjerdan bėrthamash tė koncentruar marrėdhėniesh njerėzore. Dhe mendoj se janė njė ekspresionizėm abstrakt, shumė primitiv, i pasuruar qysh nga ajo ekspozitė e parė nė vitin 58.

    ēfarė ju ka mbetur nga 35 vizatimet e asaj kohe?
    Ato janė, kanė shpėtuar, pasi nė vitin 75, para arrestimit tim i nisa drejt Francės, dhe i mora nė 1992. Disa i kam ekspozuar.

    Nga vizatimet e asaj kohe qė gjeni mėnyrėn pėr t'i treguar nganjėherė, duken tendenca tė qarta tė pikturės qė ju bėni sot, sidomos kontakti dhe adhurimi juaj pėr artin figurativ popullor.
    Eshtė bėrė njė hop cilėsor pas vitit 92 kur shkova nė Paris. Kontakti me artin modern mė bėri t'i rivlerėsoj, t'i pastroj, t'i kualifikoj krijimet e mia. Njeriu dhe artisti koshient (sepse ka dhe artistė jo koshientė nė atė qė bėjnė), bėn njė rivlerėsim tė veprės sė vet. Megjithatė artisti bėn njė gjetje nė jetėn e vet, prurja e tij personale ėshtė njė, vetėm njė. Kjo lloj figure qė pėrmendėm mė sipėr ėshtė njė mpiksje, koagulim i brendshėm qė tė kthesh nė konfiguracion gjithė marrėdhėniet njerėzore qė nga primitiviteti deri mė sot dhe pėr kėtė mė janė dashur edhe cikle tė tėra pėr t'u shprehur.
    Nė to janė marrėdhėnie ndėrmjet dy figurave: marrėdhėnie e figurės me traun qė pėr mua ėshtė simbol i ndėrtimit dhe punės; marrėdhėnia me sferėn si trajtesė e fluiditetit dhe ėndrrės; cirku si njė ēudi dhe kėrkesė pėr tjetėrsim; dhe tragjizmi e egėrsia njerėzore nė ciklin e diktaturės.

    Nė fakt me kėtė ēikėl tė fundit, pėr njė kohė ju jeni paragjykuar si piktor qė s'dini tė bėni tjetėr veē "figurave", tė fiksuara pėr tmerr pas diktaturės. Kėshtu janė parė deri vonė.
    Sepse ishte prezantimi im i parė pas 20 vjetėsh, i dhimbshėm, i fuqishėm, ai i vitit '91. Dhe u krijua pėrshtypja sikur s'dija tė bėja gjė tjetėr. Nė tė vėrtetė ai ishte reflektimi im i gjatė nė burg. Hedhja e atij cikli ishte shumė i shpejtė dhe u mbyll brenda dy vjetėsh. Pas tij erdhi marrėdhėnia me kryqin, si simbol i sakrificės njerėzore.
    Nė fund tė fundit, unė nuk kam ndonjė paragjykim pėr mėnyrėn e shprehjes dhe pėr kėtė kam botuar albumet me vizatime portrete dhe albumin pėr Nėnė Terezėn.

    Nga sa u shprehėt del se ju e njihni pikturėn tuaj.
    Kur e shoh ecurinė time, vė re se jam ndalur nė fenomene me gravitet qė duhen shprehur me figuracion. Mendoj se thjeshtėsia dhe primitiviteti ėshtė kontakti mė i fuqishėm me artin modern. Sepse unė pranoj atė pjesė tė modernitetit qė ėshtė racional dhe njerėzor. Dhe jam shumė i ftohtė ndaj modernitetit si lojė qė reflekton mungesėn e aftėsive profesionale.

    Sulltan, jeniēerė, tumane, janė "personazhet" tuaj qė na kujtojnė gjithashtu njė fenomen qė ka rėnduar nė historinė tonė. Ju pse i zgjidhni?
    Jam munduar tė jap gjithė atė kronikė tė dhimbshme tė Shqipėrisė nė kontakt me botėn islame. Meqė jeniēerėt kanė qenė repartet mė tė pamėshirshėm dhe tė pėrgatitur pėr masakra. Ishin repartet pararojė tė sulmeve nė Ballkan e Evropė. Jeniēerėt janė simbol i tėrė tė keqes qė ne pėsuam nga Orienti.

    Keni njohur mė parė artin popullor apo atė modern kur ky i fundit tek ne ishte i ndaluar jo vetėm tė bėhej, edhe tė shihej me sy?
    Nuk ėshtė ekzakt kėshtu. Nė vitin 55 kishte nisur tė qarkullonte libri sovjetik dhe nė periudhėn 50-70 ne mund tė shihnim art modern. Nuk duhet harruar atėkohė influenca e kinemasė italiane e franceze. Por unė mendoj se artisti duhet tė ketė nė dorė njė gjė konkrete, tė prekshme. Objekti ka njė fuqi qė s'e ka libri. Nė kėtė kuptim isha i dhėnė pas artit popullor. Ai ka njė primitivitet dhe modernitet tė jashtėzakonshėm qė nė kėrkimin e formės tejkalon edhe artistėt e kultivuar. Sidomos nė raportin e ngjyrave nė tekstil, tejkalon edhe artistėt e dekorativitetit.
    Kam vazhduar tė shkruaj pėr artin popullor. Kjo tregon se raporti im me tė nuk ėshtė i sipėrfaqshėm as i pėrkohshėm.
    Dhe tani pasi pashė e pasi dola, mendoj se arti ynė popullor ėshtė shumė i fuqishėm. Nė ekspozitėn e fundit nė "George Pompidou", tė artistit Max Ernst, pashė edhe njė seri maskash motivet e tė cilave Ernst i kishte marrė nė Amerikė. Por maskat nė gur, tė cilat i kam parė dhe studiuar nė disa fshatra tė Korēės, si Dardha, me fuqinė abstraguese e tejkalonin forcėn e artit tė Ernst.

    Pėr herė tė parė nė publik
    Nė vjeshtė shkova nė Durrės dhe mora njė vilė nė plazh; dimrin e kalova aty. fillova tė mendoj pėr tė plotėsuar ciklin me vizatime nga arkitektura qytetare. Shpesh dilja nė rrugicat e vjetra tė Durrėsit dhe bėja vizatime. Duke shkuar anės bregdetit shihja se nė Torrėn e kalasė hynin e dilin jevgat fshesare. Njė mbasdite hyra aty. Ishte dimėr dhe kishin ndezur zjarr, tymi shpėrndahej nė tėrė kupolėn me tulla. I bėra njė letėr kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv ku i propozoja pastrimin e Torrės. Kjo u pranua dhe unė bėra restaurimin e saj. Aty, nė vitin 1958 ēela njė ekspozitė me vizatimet e bėra nė Durrės. Kjo ka qenė ekspozita ime e parė nė publik. Parqita vizatime me tush si dhe fotografi tė rrugėve dhe banesave tė vjetra. Disa nga ato i kam akoma. Pas njė vit qėndrimi, e pashė se aty nė Komunalen e Durrėsit nuk mund tė bėja asgjė, ndaj u largova nga Durrėsi me dėshirėn time.
    Marrė nga libri i Maks Velos "Paralel me arkitekturėn" 1998

    Ksenofon Dilo
    E kam ndjekur krijimtarinė e Maks Velos prej vitit 1959, kur skiconte nė Pazarin e Vjetėr. Mė pėlqente qė njė arkitekt merrej me pikturė. Piktura e tij ka pasur njė gjuhė tė ndryshme nga ajo e bashkėkohėsve tė asaj kohe, njė prirje moderne qysh nė zanafillė. Eshtė njė nga disidentėt e heshtuar tė asaj kohe. Ndoqa ekspozitėn e fundit nė Durrės ku gjeta njė artist tė konsoliduar, qė i kishte shtuar krijimtarisė sė tij gamėn e subjekteve. Kėtu i referohem edhe ekspozitės sė tij tė parė pas 20 vjetėsh, atė tė vitit 1991, kur Velo na njohu mė me ato miniaturat e tij bardh e zi. Suprizė pėr mua ishte kėtė herė koloriti shumė i kultivuar, i ēuditshėm, nė ato tablo si nė mugėtirė. Maks Velo ka shumė pėr tė thėnė.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    879
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Eshte per tu cuditur; Maxi ka bere burg politik ne kohen e Enverit dhe sot perseri shoqerohet me enveriste.

    Ne Shqiperi nuk eshte cudi te lajthisesh.

  9. #9
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,532
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Maks Velo: Kush mė burgosi


    INTERVISTA
    Maks Velo
    Piktori i mirenjohur Maks Velo, ne nje interviste per Blendi Fevziun ne emisionin e tij te perjavshem te Tv Klan, “Opinion+”, rrefen gjithcka per jeten e tij. Arkitekt, piktor, shkrimtar, Velo ndalet qe nga ardhja ne jete ne Paris, vala e ndjekjes dhe arrestimit e deri ne koleksionin e mrekullueshem prej nje mije veprash qe disponon

    Arkitekt, piktor, shkrimtar? Cili do te ishte percaktimi me i mire, qe une mund te perdor per ju?

    Une nuk i kam bere keto gjera, ne kuptimin, as per falsitet, as per pasuri. Nuk mund t’i ndaj. Une kam kaluar nje aktivitet si studiues, kam shume botime, kam shume artikuj, rreth 20 artikuj i kam vetem per artin popullor.

    Zoti Velo, jeni i lindur ne Paris, me mama me nenshtetesi amerikane, por dardhar ne thelb. Nje miksim shume i cuditshem...

    Ne Dardhe kane qene 22 piktore ikonografe dhe kishin nje atelie ne malin Athos. Nje nga ata paraardhesit e mi ka qene nje nga keta prifterinjte ikonografe. Gjyshi, nga ana e babait, kishte nje sharre ne Janine, prisnin trupa dhe i shisnin ne qytet. Babai studioi ne Zosimea dhe pastaj ne Athine universitetin per mjekesi dhe u kthye. Tani te marrim gjyshin e mamase. Ne 1900 iken mergimtaret e pare nga Korca ne Amerike. Ishte Koli Kristofori, qe eshte dhe shqiptari i pare qe ka prekur token amerikane, bashke me 17 te tjere dhe mbas tyre shkuan dhe nga fshatrat, e nga te paret ka qene gjyshi nga ana e mamase. Mamaja lindi ne Boston dhe erdhi vajze ne Dardhe per te kaluar dhe disa kohe.

    Dardhare qe niseshin drejt Amerikes, pa pasur nje informacion per te, besoj...?

    Po, sigurisht, perderisa ishte grupi i pare. Babai punonte mjek ne Korce dhe ne kohen e Zogut drejtoria e shendetesise nuk kishte asnje okulist ne Shqiperi. Ndaj dhe e cuan ne Paris per specializim. Ne kete kohe vjen dr. Kristidhi nga Manastiri. Sidoqofte, babai beri specializimin ne Paris dhe une linda gjate kohes qe ai beri specializim, pra ishte dhe vellai tjeter.

    Po me pas, babai yt ka banuar ne Tirane apo ne Dardhe?

    Jo. Kur u kthyem, u kthyem ne Korce, prape, dhe ishte mjek ne spitalin e Korces. Gjithe ato vite i kaluam ne Korce, pushtimin italian, luften.

    Mbani mend dicka nga ajo kohe?

    Po, sigurisht. Madje kisha fotografi, qe m’i nxoren dhe ne gjyq, isha i vogel, me italianet.

    Dhe perse vlente kjo fotografi ne gjyq?

    Per te me thene qe isha fashist.

    Ne c’moshe ishe ne ate kohe?

    Atehere isha 4 vjec.

    Si ishte Korca, qe ju mbani mend ne rinine tuaj te hershme?

    Ne fakt, Korca ishte nje qytet me disa vlera te rendesishme, te trasheguara. Domethene, atje kishin shume rendesi te gjitha festat fetare.

    Kishte meri midis myslimaneve dhe ortodokseve?

    Qe te jem i sakte, nuk ishte problemi nese kishte meri, por qe kishte nje disnivel te theksuar. Nga lumi dhe nga ana tjeter, shihej disniveli i ndryshimit te menyres se jeteses. Pastaj ishte nje pazar shume i mire, shume i bukur, shume i gjalle, me gjithe zejet, ishin hanet, ishin gjashte hane.

    Si ishte Korca e atyre viteve?

    Korca e atyre viteve ishin qytet me nje jete shume borgjeze, me Birra Korcen, me kafene Kursalin, me koncertet qe jepeshin.

    Kishte Kursal dhe ne Korce?

    Po kishte.

    A ka ndonje domethenie fjala Kursal?

    Duhet te jete ndonje emer kafeje, ku shkonin keta jashte ne Athine ose ne Rome dhe e sillnin. Pastaj, me rendesi ishin dy kinema, “Maxhestiku” dhe “Lluksi”. “Lluksi” u dogj dhe ngeli “Maxhestik”, qe me vjen keq qe u transformua si sauna. Aty shihnim filmat.

    Cila ishte shtysa qe ju coi drejt studimeve per arkitekture?

    E para, qe ketu sa u celen institutet. Ishin celur pedagogjiket ne 47-48 dhe atehere filluan u celen me ndihmat e ruseve: bujqesori, mjekesori dhe inxhinieria, keto te treja. Meqenese une jashte nuk mund te shkoja dot.

    Pse nuk mund te shkoje jashte?

    Nuk mund te shkoja dot, se ishte puna e biografise.

    Cili ishte problemi juaj me biografine, babi juaj kishte qene mjek?

    Po, por ishte nje mjek, te cilin e kishin denuar dy here. Nje here Petrit Dumja me cetat e Kolonjes dhe nje here se kishte marre ilacet, qe kishte blere dhe i vendosi ne qilar. Nuk i dorezoi e ia konfiskuan, edhe e denuan. Domethene, ishte nje njeri jo i partise, ishte i terhequr, e cuan ne Maliq, ne Kelcyre, ne Burrel, mezi e kthyen, pra nuk ishte i pare me sy te mire.

    Perse zgjodhet arkitekturen?

    E para, nuk ishte arkitekture, por ishte Instituti Politeknik, ishte inxhinieri ndertimi dhe ne, disa, qe ishim me te mire, une dhe Petraq Kolevica te kursi yne dhe te tjere, na specializuan per arkitekture.

    Kishit ndonje pasion ju, personalisht, per te?

    Sigurisht qe kisha, sepse une vizatoja, vizatoja qe i vogel. Madje, isha akoma student, kur kam bere ekspoziten e pare ne korridoret e gjimnazit “Qemal Stafa”, qe eshte tani. Aty tek korridoret kam bere punet, qe i ekspozova ne Berat, Gjirokaster, Sarande, duke shkuar atje. Keshtu qe, ishte hera e pare, qe nje student ekspozonte dicka dhe pastaj ekspoziten tjeter e bera tek Tora e Durresit, se me cuan ne Durres dhe aty e restaurova Toren. Pastaj bera ne Tirane.

    Ju thate se e kishit shume te veshtire te shkonit me shkolle jashte per arsye te biografise. A menduat qe duke u marre me art me biografine qe kishit ju mund te kishit me shume probleme?

    Ti mua me njeh mire dhe une jam nje njeri i pasionit. Une nuk kam shume logjike ne kuptimin e zgjedhjes se ketyre gjerave. Cdo gje e kam bere me pasion, as nuk e kam bere per fitim, per poste, per grade etj. Pra, mua me conte pasioni drejt cdo gjeje dhe u dogja nga pasioni.

    Si u dogje nga pasioni?

    U dogja, sepse shkova ne Spac, eshte gati si ai ferri i kucedres.

    A e keni mesuar ndonjehere, perse shkuat ne Spac, ka shume njerez qe shprehen sot, se nuk e dine shkakun real pse jane burgosur...?

    Sic te thashe, une gjithmone kam vepruar me instinkt dhe qe nga viti ‘64 ka vizatimet e para abstrakt, qe i kam, se shpetuan, disa se i kisha ne France, e i mora ne ‘92.

    Si i niset ne France?

    I nisa me nje profesor francez, qe jepte shkolle tek gjuhet e huaja.

    Ishte e mundur kjo ne ate kohe?

    Tani, une shkova atje dhe e takova ne oborr. Kaq ishte e mundur dhe i nisa e i mora ne ‘92.

    Ju pritet afro 20 vjet...

    Po. Pra, une u mora me art abstrakt dhe u mora me analizen e artit primitiv shqiptar, sepse ajo m’u duk gjeja ku une mund te merrja dicka. Domethene, etnografia, guret e punuar, furrat, druvaret, kenget.

    Ju keni pasur edhe nje koleksion, nuk e di nese e keni ende?

    Kam pak, kam disa gjera dhe iu dhashe koleksionit te grumbullimit te skulptures popullore. Pra, cdo gje qe ishte primitive ne Shqiperi, mua me terhiqte dhe nga kjo nxirrja, dhe keto, po t’i shohesh tani, nuk jane vetem figura primitive, qe vijne nga nje burim i larget. Kjo me beri qe te mpiksem dhe te konsolidohem qe ne ‘64-en. Une bija gjithmone ne sy dhe nje pjese e ketyre artisteve, me detyra te posacme, i dinin te gjitha me saktesi se cfare kisha une ne sirtar. Ne fakt, kur me arrestuan...

    Ata dinin me saktesi dhe cfare kishit ju ne shtepine tuaj?

    Po, te gjitha gjerat.

    Sigurimi?

    Po.

    Pra ju keni qene ne ndjekje te vazhdueshme deri nga njerez te aferm?

    Vazhdimisht, sepse ishin te gjitha bisedat, te gjitha gjerat, ishin 10 vjet, 15 vjet. Qe nga ‘60.

    Dhe ku u arrestuat?

    Ne 1978, me 14 tetor.

    Pra, per 18 vjet, afersisht, ju keni qene ne ndjekje. A e ndjenit ju kete ndjekje, kete kercenim?

    Une ndjekjen e ndieja, por gjithmone njeriu ka nje shprese, qe kjo eshte kot, qe ata do te kuptojne, se une nuk kam asnje gje te keqe, se realisht nuk kisha asnje gje te keqe. Punoja shume dhe eshte nje pjese e punes dhe nuk ka se si, e para. E dyta, qe une keto gjera nuk i beja me imponim, nuk i varja mureve, i kisha ne shtepi, nuk kishte asnje gje. Por, pastaj precipitoi... Po te shohesh materialet e fundit te mbledhjeve te byrose, jane te tmerrshme, jane njerez perbindesha dhe t’i shohesh me radhe se si ato akuzojne dhe pastaj kapen ata qe akuzohen.

    Cili ishte kercenimi, qe ju i sillnit shoqerise shqiptare?

    Kercenimi ishte ky: Shoqeria jone ka pasur nje doze ligesie dhe e ka, ne nje mase shume te madhe.

    Edhe e ka ende?

    E ka akoma. Ne nje mase shume te madhe, nje berthame ligesie.

    Ne ate kohe e ka pasur me shume?

    E ka pasur me shume?! Ku shfaqet?

    Sepse atehere mund te realizoje kete gje, tani nuk e realizon dot aq shume.

    Ku shfaqet kjo ligesi?

    Une kete e kam perballur tek koleget. Une kam disa vizatime te ’64-es, qe jane me rendesi, jo vetem per mua, por per historine e piktures sone dhe asnje nuk vjen ta bleje ne galeri. Asgjekund nuk blen dot nga ato dhe ata e dine kete, ja ligesia. Pervec spiunimit qe me bene, dolen 13 artiste atje, qe me akuzonin me sallen plot. Gjyqi im ishte i vetmi gjyq me artiste, qe u be me publik. As Mihallaq Luarasi, as Edison Gjergo, te gjithe, askujt nuk i eshte bere gjyqi ne publik. Gjyqet beheshin ne nje dhome. Kurse gjyqi im ne Tirane u be ne publik me ftese.

    Ju u arrestuat ne 14 nentor 1978. Ku ishit momentin e arrestimit?

    Dola nga shtepia, po shkoja ne trotuar, te trotuari i Demnerit, atje ku eshte tani bixhozi, aty me ka thirrur nga mbrapa hetuesi Dhimiter Shkodrani dhe me moren.

    E mendove, qe ne momentin e pare, qe po te arrestonin?

    Po, po, e dija.

    Dhe ku iu cuan?

    Direkt ne qeli.

    Sa kohe qendruat ne qeli?

    Gjashte muaj. Deri ne prill te 1979, kur u be gjyqi.

    Keto gjashte muaj ne qeli ishit vetem apo me njerez te tjere?

    Isha vetem pese muaj, kur u mbyll dosja, pastaj me futen dy veta. Nje pilot, te cilit i kishte ngjare nje aksident me avion dhe Gjergj Pecin.

    Cila ishte akuza?

    Akuzat, ato i formulonin ne nje menyre qe te goditeshe, qe po te kishe ndonje gje atje, ta varje veten ne moment. Ishte shume e rende.

    Cila ishte akuza konkrete, qe ju bene?

    Konkrete ishte, kunder vijes se partise, kunder artit te realizmit socialist, i degjeneruar, shoqerisht i demshem.

    I pranuat keto akuza?

    Nuk i pranova ne asnje gjyq. Domethene, ajo salla ka qene plot.

    Ne c’date ju nxoren ne gjyq?

    Ne 16 prill 1979, gjashte muaj pas arrestimit.

    Mund te ma tregoni se si nisi?

    Gjyqi u be ne gjykaten te Rruga e Durresit ne katin e siperm dhe ishte me ftesa. Erdhi mamaja, por nuk e lejuan te futet. E lejuan vetem kur u dha vendimi. Gjate te gjithe seances nuk e lejuan. Ishin 13 deshmitare.

    Cilet ishin keta?

    Shumica ishin artiste.

    Miqte te tu apo jo?

    Gjithe miqte e mi. Madje dy i kisha pasur studente, u kisha dhene mesim. Madje i kundershtova sa munda. Skena kishte nga me absurdet. Prokurori thoshte - Vang Gongu, edhe une i thosha: “Zoti prokuror, nuk thuhet ashtu, por Van Gogu”. Me thoshte mua, duke vene ne tavoline nje koke te Xhelardos ne dru: “Ja cfare ka bere i akuzuari”. I thosha une: “Kjo nuk eshte puna ime, por e mjeshtrit popullor. Ti ia ke mesuar ta beje keshtu. - S’ka se si t’ia mesoj une atij, se nuk degjon ai, edhe sikur t’ia mesoj”. Me nje fjale skena qesharake, absurde. Ngrinin vizatimet e mia, qe ishin nja 100 pune, qe ua tregonin salles dhe ajo qe nuk e harroj kurre, qe u dha vendimi dhe tere salla duartrokiti me ovacion.

    Kjo ishte nje gje e zakonshme ne ate kohe...?

    Gje e zakonshme, po, por nje gje shume e poshter.

    E kujtoni ende kete duartrokitje?

    Gjithmone, sa here me dalin perpara te gjithe artistet, jane fals te gjithe.

    Si jane fals te gjithe?

    Jane fals, jane njerez pa vlere.

    A ju ka qelluar, qe kur keni dale nga burgu te perballeni me ndonje prej atyre njerezve, qe ju kane akuzuar?

    Po, jam perballur. Per shembull, me nje deshmitar qe ka qene Dhimiter Trebicka, ish-drejtori i galerise, dhe me tha; “Maksi, une, tha, nuk isha mire nga mendte e kokes”. I thashe, po te ishe drejtor, ishe mire, po mos ishe mire nga mendte e kokes, nuk do te ishe drejtor i galerise. Po ti per drejtor ishe ne rregull dhe per te leshuar deshmi kunder meje nuk ishe ne rregull?!

    A ke ndjere ndonjehere deshiren per t’u hakmarre ne nje menyre apo ne nje tjeter ndaj tyre?

    E kam kete deshire, qe te gjithe te dine se kush jane ata, se cfare kane thene ata.

    Cilat ishin akuzat e tyre, pak a shume?

    Akuzat keto ishin... “Maksi na ka folur ne mesim per artin modern. Ky njeri eshte i degjeneruar, ky mbron Perendimin, shikojini punet. Ky grate shqiptare i ben nudo”.

    I benit me te vertete nudo?

    Po kisha bere atje ne institut, tek akademia. Ishte modelja qe pozonte dhe kur kishte pozuar per studentet, kisha bere edhe une, nuk kisha bere gjera te tjera, pervec asaj. Po ishte problemi, se ky ishte kunder gruas shqiptare, kunder emancipimit. Eshte me Kinen, me Mosken, me Ameriken. Te lexosh marrezite e ekspertizes, se bere nga Kujtim Buza, Foto Stamo e Skender Milori jane... sa qe njehere ne Mineapolis ne Minesota ia dhashe kryetarit te Bashkimit te Gazetareve te Minieapolis. Ishim ne nje barbeky dhe ia dhashe te lexonte vendimin e gjyqit dhe me tha, se kjo nuk eshte e mundur, ti e ke bere vete kete. Nuk arrinte ta besonte.

    Sa vjet u denuat me keto?

    Maksimumi me kete nen merrje 10 vjet dhe dua t’ju them, qe ne Bullgari, ne kete kohe, neni i agjitacion-propagandes ishte 2-3 vjet. Te ne ishte 3-10 dhe atje ishin 30 te denuar. Kete te fundit e kam lexuar tek “Ylli i Drites”, nje studim i nje akademiku bullgar.

    Sa vjet ndenjet ne burg?

    Bera 8 vjet burg ne Spac.

    Ne momentin e arrestimit u demtua koleksioni qe ju kishit?

    Po, po, sigurisht. Ata vajten ne menyre barbare. Ishte Kujtim Buza ai qe beri seleksionimin, si me thene. Domethene, qe nuk i moren te gjitha, u moren ato qe ishin armiqesore. Nje kamion te tere moren, nje kamion “Zis”, qe e kisha perpara ne hetuesi, e sa here shkoja atje, i shihja ato punet e mia te hedhura. Tere jeta ime e hedhur dhe pastaj me vendim gjyqi u dogjen.

    Ju vinte keq kur shihnit, megjithese ne ato kushte kur iu kercenohej jeta kjo ishte nje dhimbje me e vogel?

    Megjithate, te vjen keq, sepse zvogelohet ajo qe ti ke dashur dhe qe ke punuar duke e pare te perbaltur. I dogjen te gjitha keto pune.

    Pra nga koleksioni juaj, i atyre puneve moderne te asaj kohe, nuk ka mbetur me asgje?

    Jo, ato i dogjen. Shpetuan disa. Ishte nje perballe zyres se ruajtjes te ketyre te konfiskuarave: ishte zyra e permbarimit dhe nje permbarues e njihte ate zonjen qe punonte atje, Rupo Sako, dhe, sic me tha vete, mbas punes, kur mbaronte, nje nga ato e fuste ne cante.

    Dhe t’i ktheu me pas?

    Me ktheu gjysmat.

    Cila ka qene jeta ne burgjet shqiptare te asaj kohe? Ju keni qene ne burg nga viti 1978 deri ne 1986.

    Gjithmone ka nje raport ndermjet jetes normale, jashte, dhe burgut. Ky raport shfaqet ne te gjitha format, me godinen, me rregullat, me ushqimin, me jetesen, me revista.

    Kam lexuar ne nje nga librat tuaj mbas viteve ’90, ku thoshit, se momenti me i lumtur ishte apeli i mengjesit. Si mund te kete njeriu kenaqesi nga apeli i mengjesit?

    Tani duhet ta percaktoj, qe aty beheshin dy apele gjate dites, sepse ishte nje tarrace e madhe, qe e kishte bere Bumci kete dhe ne te cilen nuk lejoheshim te hipnim gjate dites, vetem gjate kohes se apelit. Por apeli zgjaste derisa mblidheshin njerezit, kerkoheshin.

    Sa veta ishin ne Spac gjate asaj kohe?

    Kur vajta une ishin 800, kur ika nga aty ishin gati 1300. Maksimumi Spaci ka arritur ne 1380 vete.

    1400 veta dhe sa metra katrore?

    Ishin vetem dy pallate dhe arritem ne nje dhome 52 veta.

    Ne c’permasa dhoma?

    Ne 3 kate dhoma ishte 10 metra me 4 dhe na u zvogelua deri ne 80 centimetra gjeresia e deri ne 60 centimetra, qe arriti ne fund.

    Cfare ishin njerezit e tjere, qe ishin ne nje dhome me ju?

    Tani nuk eshte mire te m’i besh keto pyetje, sepse une i kam thene dhe kam krijuar nje fare reaksioni. Domethene, eshte problemi qe, kete shtesen qe bene ata, e bene ne nje menyre shume te justifikuar dhe qe jep rezultate deri me sot. Cila eshte kjo? Ne fillim nuk ishin keshtu; burgjet 47, 48 dhe 50 ishin vetem politike. Pastaj filluan qe te fusin modelin e kampeve te Siberise, ku nuk futeshin vetem keta njerez, por futeshin edhe vrases ordinere. Prandaj, une kam kerkuar vazhdimisht te hapen dosjet dhe dosjet e te denuarve dhe te shihen sa jane politike puro dhe sa jane hajdute. Per shembull, vriste ai ne veri dhe kalonte kufirin ne Jugosllavi dhe e kthenin jugosllavet, sic eshte ekstradimi sot dhe e denonin 8 vjet per vrasjen dhe 8 vjet per arratisjen, si edhe me bashkim nenesh, 16, dhe e sillnin politik. Ky nuk kishte asnje lidhje me politiken. Kishte nje numer pafundesisht te tille.

    Ishin te dhunshem ne burg?

    Sigurisht. Me kane vjedhur gjithe ato gjera. Ne kete rast policia ishte shume me e mire se sa keta. Njehere njeri donte te me hidhte ne furnele, nje kuksian. Me hodhi, me shtyu, por u kapa mbas vagonit.

    Pse?

    Sepse na vune te punonim te dyve ne nje nivel. Nivel quhej kur e hidhje materialin poshte dhe pastaj dilte e ishte nje hinke e madhe 60 metra e thelle, ku hidheshin materialet. Ne kete rast, keta shikonin njerezit dhe i analizonin. Ata i kishin thene qe ky artist, njeri i bute, njeri qytetar dhe t’i vere perfund?! Dhe ai me tha mua: Do t’i besh ti te gjitha, edhe une do te rri! Si? - i thashe une. Ketu ishte problemi. Une nuk pranova, atehere u konfliktuam, vajta ne zyren teknike dhe me thane jo, do vazhdosh. Ne vagonin e hiqnim te dy dhe kur shkova te furnela, ai me shtyu me gjithe vagon dhe u kapa ne vagon. E dola pastaj dhe u zume me kandilat, me cau. Pastaj shkova te komandanti i kampit, Meto Kondi, dhe ai i ardhur dhe e hoqen.

    Zoti Velo, cilet ishin personazhet e njohur te jetes artistike, qe ishin bashke me ju ne burg?

    Po une aty kisha Edison Gjergon, i cili u lirua me pare. Kisha Fatos Lubonjen. Fatosi pastaj shkoi ne Burrel. Ishte Ngjela, por qe qendroi shume pak. Ngjela, sic eshte edhe sot, edhe ne burg nuk pyeste as per polici, as per neve. Mendjemadh...

    Krijonte probleme?

    Jo, jo, nuk krijonte probleme. Por, menyra e te qendruarit, mosperfilles me te gjithe.

    Cilat ishin metodat me ekstreme, qe perdoreshin ne burgjet shqiptare? Ka shume pak letersi dokumentare. Pervec asaj qe keni shkruar ju ka disa te Agim Mustes, eshte liber-denimi i Fatos Lubonjes, qe eshte shume interesant, por nuk ka shume. Cili ishte problemi me i veshtire, menyra me ekstreme qe perdornin ne burgjet shqiptare?

    Une kam bere nje liste me sa jane autore te burgjeve. Jane nja 30 autore. At Zefi qe ka nje nga deshmite me rreqethese te burgjeve. Prandaj shoqata nuk funksionoi, shoqata u kthye ne nje vend vjedhjesh dhe veprimesh aspak korrekte e aspak dinjitoze.

    Cili ishte problemi me i tmerrshem?

    Ishte ridenimi.

    Ky ishte mekanizmi me i tmerrshem qe mbante zap burgun?

    Mekanizmi ishte keshtu, mekanizmi i spiunimit. Ministria e Brendshme vendoste cilet nuk do te dilnin nga burgu dhe ia conin listen operativit te kampit dhe operativi, me ane te spiuneve te brendshem, bente ridenimin e tyre. Edhe ketu eshte shume jonormale, qe nje njeri - qe ka cuar dy-tre veta ne plumb dhe i cili ka dale deshmitar per 30 veta - merr shperblime, do te marre parį, si gjithe te tjeret.

    Kjo eshte nje gje, qe kam pershtypjen se nuk zgjidhet?

    Jo, zgjidhet. Por nuk kemi dashur ne ta zgjidhim, sepse perderisa te tjeret e kane zgjidhur, mund ta zgjidhim edhe ne.

    Po flisnim per burgjet shqiptare, po flisnim per nje realitet shume te dhimbshem, por edhe shume pak te dokumentuar me pas. Ju me thate qe ekzistojne rreth 30 autore...

    Eshte shume e dhimbshme qe ne e prishem. Te pakten te kishim mbajtur Spacin dhe ishte e mundshme.

    A ka ndonje tentative per ta kthyer Spacin ne nje muze?

    Une nuk besoj, se nuk mund te rikthehet ne kete kuptim, jo se nuk mund te instalohet perseri. Por, problemi qendron se kush ka garanci, qe nuk e shkaterrojne prape. Ata kane vjedhur shinat e tri hekurudhave, kane vjedhur stacione treni, zhduken monumente.

    Do te ishte me mire t’i kemi dhe te kujtojme apo t’i harrojme?

    Jo, duhet t’i kujtojme, se gjithe bota i kujton, se po te ishte keshtu bota perendimore, gjermanet do t’i kishin zhdukur kampet. Po ato mbahen per t’u bere me te mire. Prandaj mbahen, qe kjo t’i sherbeje kujteses. Kujtesa eshte gjithmone nje fenomen qe pastron.

    A ju duket se kujtesa na ka lene pak ne kete drejtim?

    Por, ne i bejme me qellim, nuk na le kujtesa. Por ne e leme kujtesen rruges dhe ecim perpara, sepse duam te bejme te tjera.

    Ne folem per realitetin e burgjeve, por nje realitet kaq i trishtueshem ka qene edhe postburgu apo jo?

    Ne janar ‘86 u lirova...

    Si perfshihej ne shoqeri nje ish-i burgosur, sa e veshtire ishte?

    Tani ishte problemi ketu, ata mua me bene nje oferte. Tri dite para lirimit me thirren tre oficere te sigurimit, ishte hera e shtate, e sigurisht me ofruan qe te bashkepunoj dhe une nuk pranova. Dhe nese une do bashkepunoja dhe m’i thane te gjitha. Me thane: “e dime qe je denuar kot”. Ma thane vete, pasi kisha mbaruar burgun. Nese do te bashkepunosh, do te kthejme arkitekt, do te japim pafajesine, do te shperblejme etj, etj. Une i thashe kete gje: “une tre gjera ne jete nuk i bej dot, te spiunoj, te jem homoseksual dhe te vjedh”. Po te isha se do ta kisha bere deri tani, se kjo eshte hera e shtate, edhe jua permenda.

    Nuk reaguan dhunshem?

    Jo. U munduan per nje ore te me bindnin. Por, ne fund, pastaj, me thane me qetesi, se ti je armik i betuar, do shkosh punetor gjithe jetes. Dhe kur dola, ketyre te shtepise nuk iu thashe. Menjehere me nisen tek abrazivi me kategorine e pare dhe duke shkelur ligjin e shtetit, qe edhe kur dergohesh per riedukim, kuadrot e larte cohen me kategorine me te larte.

    C’beje tek abrazivi?

    Punoja punetor. Mbaja thaset.

    Per sa vjet keni punuar atje?

    Deri ne korrik te 1991.

    Pra, per 5 vjet keni punuar punetor. Si qellonte, si ishte jeta e nje ish-te burgosuri; dilte nga burgu ne liri, a kishte percmim, a kishte diferencime?

    Po. Te gjithe te benin sikur te ishe nje fantazme. Domethene, nje cope ajri qe levizte dhe nuk te shihnin fare. Keshtu, edhe pastaj, mbas ‘91 u perqendrua vemendja, u hapen edhe buzeqeshjet, edhe dashurite.

    Mund te ma shpjegoni pak me mire kete, se c’domethene qe ishit nje fantazme qe nuk...

    Domethene, te shikoje rruges e asnjeri nuk te shihte.

    Benin sikur nuk shihnin?

    Po, sigurisht.

    Dhe nuk pershendesnin....

    Jo, asnjehere. I vetmi, i vetmi dhe e kam thene, e kete gje nuk e harroj, ka qene Kadareja...

    Te cilet te kane pershendetur?

    Jo vetem me kane pershendetur, por ka qene perpara 15-katershit; une po kthehesha nga abrazivi dhe bera sikur nuk i pashe, qe t’u shpetoja. Ata me bertisnin dhe kjo eshte e shkruar qe eshte e vertete. Kur kam pare Driterone me Alfred Ucin qe po ecnin aty te trotuari. Sigurisht, qe i njihja dhe bene sikur une nuk ekzistoja fare. Bene nje grimase, nje pershendetje te lehte.

    A ju ka qelluar ndonje mik i afert, qe nuk ju ka folur...

    Te gjithe.

    Si mund te jetonte nje njeri kaq i izoluar, kur edhe miqte benin sikur nuk e shihnin, zoti Velo?

    Po pastaj kishte nje gje, duke kaluar burgun kjo gje nuk llogaritej me dhe une kete gje e kisha pare nje here me perpara, te Lek Totoja, te cilin e kisha pasur ne klase ne gjimnaz. Ai u fut ne burg dhe menyra se si sillej Leka, se si shkonte, se si ai bente dhe ate teknike bera edhe une pastaj.

    Ju thoni qe ishte nje arrestim kot, erdhi kot, deshmite ishin. Nderkohe ne librat tuaj, ju vete keni thene, se kishit vendosur te arratiseshit...?

    E mire... Por, une tani nuk e bera arratisjen dhe atje une ashtu kam shkruar. Kisha deshire te arratisesha, shkova deri ne Sarande, por nuk bera arratisje. Tani arratisja ime ishte me teper, si ta quaj, se e kam ketu, tani qe une e kam pasaporten amerikane, do te jetoja ne Shqiperi. Ky eshte fakti qe lidhja ime me Shqiperine eshte shume e forte. Por, ishte me teper nje agjitacion artistik, sesa nje urrejtje per Shqiperine.

    Ju keni jetuar ne ate shoqeri, keni pasur mundesine, patet fatin qe te jetonit me pas, sepse shume veta nuk arriten te dalin pertej kufijve te 1990. A ka pasur elita reale Shqiperia para viteve ‘90 dhe a ka pasur nje jete te dyfishte?

    Tani elite ka gjithmone. Domethene, edhe ne nje shoqeri primitive, ku jane fare primitive, si ne Afrike, ka nje elite. Keshtu qe, e kishte nje elite dhe, per shembull, une kisha mik mjaft te afert Skender Luarasin, qe ishte nje njeri i mencur, nje njeri qe te frymezonte. Pra, kishte nje elite, nuk ishte problemi qe nuk kishte elite. Problemi ishte, se kjo elite ishte shume e trembur, shume e deformuar, ketu ishte problemi. Kishte nje reformacion, domethene, qe kishte nje pjese qe rezistonte ne heshtje dhe kishte nje pjese qe tradhtonte veten edhe per hir te...

    A do te rishikoni dicka tek vetja, ndaj akuzave qe i keni bere Lidhjes se Shkrimtareve?

    Jo, jo. Ata jane sjelle shume keq. Une po te them nje gje, qe nuk e kam thene ndonjehere. Ne Dardhe ishin rreth 30 familje dhe jepej mish nje here ne jave. Te Naska ishte kasapi dhe merrej nje qengj ose nje dele, therej te shtunave dhe ndahej, ne kohen e komunizmit them. Kryetari i Lidhjes bente telefon dhe thoshte: “Ma piqni mishin!”. Dhe tere fshati ngelej pa ngrene mish.

    C’domethene kjo?

    Ju mund ta verifikoni te kryeplaku i Dardhes, Koli Skende, qe ma ka thene mua. Ishte anetar partie, drejtor i shkolles dhe shko pyet ate, eshte e vertete apo jo. Dhe ka pasur raste qe e ka marre ne telefon prej Tirane dhe i ka thene: “Nuk vij dot, por po nis makinen, “Gaz”-in e Lidhjes dhe ma fusni ne plasmas e ma nisni ne Tirane!”.

    Gjithsesi, akuzat tuaja kane shkuar pertej kesaj...

    Mire, mire, por kjo me ka vrare shume, kur ma kane thene, treguar. E kishte perseritur disa here, vinte ne Korce, po edhe ne Tirane kete gje. Nje tjeter ishte ne Dardhe; kishte mbledhur letraret e rinj te Devollit qe ishin te tere myslimane dhe mbasi hengri e piu mire raki dardhe e djathe edhe mish, i tha, kauret do i zhdukim. Pastaj mbasi fjeti u cua dhe kuptoi se c’kishte thene edhe tha qe gabova. Pra, tani vijme ke lidhja. Cili eshte mendimi per lidhjen... sigurisht qe deri nga viti 45 edhe ju e njihni mire ate situaten, kishte shkrimtare, kishte botues, kishte artist, kishte piktor qe sa kishin filluar. Paskali, Mioja, Buza, sa kishin filluar dhe une i kam pare edhe ekspozitat e para. Per shembull, ekspoziten e 57 qe u be tek akademia, te salla e akademise poshte. Dhe ishte ekspozita e pare. Sigurisht qe lidhja beri nje pune te rendesishme. Domethene, u organizuan, u benin ekspozita, ndihmonte artistet dhe ndikoj ne jeten kulturore. Problemi eshte ketu se cfare ishte rezultati i kesaj pune? A eshte rezultati i bilancit pozitiv apo negativ?

    Si ju rezulton ju bilanci?

    Bilanci me rezulton qe pervec Kadarese qe nuk ishte produkt i lidhjes per mua. Eshte produkt personal, produkt i Gjirokastres, i te tjera rrethanave. Te tjere ka, Petro Marko, ka shkrimtare te vecante. Por, ne teresi i gjithe ai produkt, te besh kete gje te marresh te gjitha cmimet e Republikes, e cmimeve te para ne ekspozite dhe te ndertosh nje ekspozite me cmimet e para te piktura e skulptura e te shkosh t’i shohesh. Do shohesh qe eshte negacioni me i madh ne historine e artit te botes.

    Perse eshte negacioni me i madh?

    Sepse eshte antiart, Blendi. Ti qe i blen ato, se i blen ato qe i kerkon ato te luftes, nuk i blen si art por si antiart, si deshmi te nje kohe. Por, deshmi antiartistike.

    T’ju bej nje pyetje qe nuk i jane bere shume personazheve, ndoshta edhe per specifiken e tyre. Ju keni qene nga ata njerez qe keni aspiruar te dilni pertej asaj shoqerie ku jetoni. Nje shoqeri diktatoriale, jo e lire, me antivlera dhe jo me vlera. Tani qe kemi dale ne nje shoqeri te ndryshme nga ajo qe ne fund te fundit mbeshtet mbi lirine. A ndjeheni i zhgenjyer nga kjo shoqeri, apo keni besuar nje enderr reale, nje enderr qe vlente...?

    Une mendoja se fajin e kishte komunizmi. Jo vetem komunizmi. Dua te them se nuk ishte komunizmi qe na coi ne ate gjendje, ishte para komunizmit, ishte 500 vjet Turqi, ketu eshte problemi. Eshte e pashmangshme, ajo periudhe do te paguhet. Ne ate kondita jemi vendi i vetem sepse ato nuk nderruan fene, greket, bullgaret, serbet asnjeri nga keto vende nuk e tradhtoj fene.

    Pra, ju thoni qe jane problem te mbartura?

    Jane te mbartura te gjithe dhe shih dokumentacionin e klerikeve katolik qe shkruajne per veriun 600 vjet perpara, 500, 400, jane po te njejtat gjera qe i ke sot dhe i gjithe problemi eshte kjo. Mungesa e dashurise per punen, qe eshte problemi thelbesor i shoqerise shqiptare.

    Zoti Velo keni botuar shume libra. Nje prej tyre sic e thashe eshte botuar ne Paris se bashku me ilustrime... Eshte nje botim special. Doja t’ju thosha dicka tjeter, dua te lexoj dicka ne fund qe shkruan se ky liber eshte ne 30 ekzemplare, qe eshte liber per koleksionist. 20 ekzemplar titullohet “Spac” dhe 10 ekzemplare titullohen “Rreps” e tre ekzemplare numerohen nga I-ja te III-ja. Pse 20 “Spac” dhe 10 “Rreps”?

    Tani ketu thote qe eshte shtypur ne 1500 ekzemplare ne maj 1988. Dua te shenoj edhe nje gje qe e kam per detyre qe kjo eshte perkthimi i fundit i Kristian Montekos, pastaj ajo u nda nga jeta dhe qe ishte perkthyesja me e mire franceze dhe e kam nje nder. Tani botuesi i kesaj vepre kishte nje shtepi botues tradicionalisht per tekste shkollore nga gjyshi dhe per here te pare do te fillonte tekstin shkollor, por dhe do te fillonte edhe letersi. Atehere, meqenese une isha edhe shkrimtar edhe piktor, mendoi qe te behej edhe nje botim ne 33 kopje qe jane per koleksioniste me nje cmim shume te shtrenjte. Domethene jane 20 ekzemplar “Spaci” qe eshte kjo, me tjeter kopertine dhe kjo ka nje tjeter gravure brenda, kurse ajo ka tjeter.

    Sa kushtonte nje ekzemplar i tille?

    Kjo eshte te 500 euro besoj nje liber i tille. Domethene ajo blihet nga koleksionist pasanike qe e kane si per nder eshte me leter japoneze dhe e pa grisur. Jane edhe tre ekzemplare, por me duket se kjo 500 me duket eshte kjo treshja. Jane edhe tre me lekure qe duhet te jene me te shtrenjte.

    Shkruani perdite?

    Po une punoj ne ate periudhe kohe qe me pushton. Nganjehere jam i imazhit nganjehere jam i volumeve dua te punoj arkitekture, skulpture dhe nganjehere jane shkrimet domethene ajo qe ne ate periudhe e kam te paperballueshme qe duhet ta bej eshte se nuk kam pasur edhe ndonje fitim te madh.

    Cili eshte projekti me i madh qe keni ne mendje per te gjitha keto fusha?

    Une kam deshire, kam disa projekte arkitekture ne dore. Kam disa makete skulpturash dhe dua te bej ndonje ne qytet dhe kam ja pese libra qe duan te botohen. Tani del nje liber nga “Toena” dhe titullohet “100 poezi” e del ne panairin e librit dhe pastaj dua te botoj ate librin me studimet, shume me rendesi ajo. Ne radhe te pare per imazhet qe ka teatri popullor dhe pastaj kam librin per arkitekturen. Do te deshiroja nje liber me kujtimet e burgut, keto projekte kam.

    Shpresoj qe nje pjese e kujtimeve qe keni sjelle sot nuk kane qene te dhimbshme per ju vete?

    Jo, jo. Aftesia e njeriut eshte qe cdo gje ta transformoje ne art edhe dhimbjen. Edhe une kete e kam bere. Pa dhimbje keto vizatime nuk beheshin, i gjithe ky produkt pa dhimbje nuk behej.

    Sa eshte koleksioni juaj?

    Po mund te jete 1000 vepra.

    Vazhdoni te shisni apo i ruani?

    Une kam kenaqesi kur njerezit i marrin dhe me vijne shume mesazhe te mira.

    Intervistoi pėr OPINION+
    Blendi Fevziu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 06-09-2008 mė 23:20

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    29 falenderime nė 21 postime
    maksi past jeten e gjate e krijimtari te sukseshme ne pikture e arkitekture..
    por.. une nuk pash asnjihere shqetsim nga maksi per cka po behet neper qytet tona qe masakrohen cdo dite nga mafia e ndertimit..

    ai i tregoj tosit lubonj dhembet nje dizaj kur tosi lubonj kritikonte vepren e mafies se ndertimit.
    tosi lubonj megjithse nuk njihet si arkitekt.. shpesh ka treguar vizione moderne per qytetin e tiranes etj.. duke mbajtur anen..e jeshillekut e te vlerave te tjera..

    pra maksi ju kundervu tosit pikerisht pse tosi e sheh te miren te bukuren modernen.. me tiran qe ruhen ndertimet historike dhe me zgjerim te hapsirave jeshile..

    pra maksi eshte me mafien e ndertimit qe dihet ka per shef edvinet e ps-se por dhe tjere..

    pra paraja o skrapar.. e ka bere maksin qe te ndihet mire ne shoqeri te boseve te ndertimit qe jane kelisher enveriste shumica..

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    182
    Faleminderit
    2
    7 falenderime nė 6 postime
    maksi eshte me mafien e ndertimit qe dihet ka per shef edvinet e ps-se por dhe tjere.
    Dihet, dihet po s'ka gje se ne 2005 gjate fushates elektorale padroni i Brarit ka premtuar qe do ta fusi Mafin ne burg.
    Brari tani ka 3 vjet qe po pret ....

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    248
    Faleminderit
    1
    4 falenderime nė 4 postime
    O uajt-najt na vrave syte me ate shkrimin bold

    E kam degjuar intervisten e Maksit

    Sigurisht qe eshte figure per tu vleresuar,si artist shumeplanesh qe eshte

    Po mua me kane bere pershtypje here pas here disa mendime dhe deklarata jo vetem ekscentrike (kete ja lejon profesioni),por edhe jo dashamire (sipas mendimit tim). Dhe keto nuk jane te thena ne gjaknxehtesi e siper,por jane mendimet e tij.Psh sipas Maks Velos Tirana eshte pushtuar 2 here: Nje here nga Labet ne vitet 50', dhe heren e dyte nga Tropojanet ne vitet 90'. Keto jane deklarata percarese qe nuk i takojne nje figure te tille,aq me teper nje artisti.

    Brari ka te drejte kur thote se ai duhet te ishte ne nje linje me Lubonjen ne lidhje me masakrimin urbanistik te Tiranes. Si artist duhet te ishte shume i ndjeshem ne lidhje me kete, gje te cilen une nuk e kam vene re.

    Per mendimin tim nuk eshte figure e plote, ka goxha mangesi dhe mendime jo pozitive.
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  13. #13
    ***
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Postime
    851
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Begby Lexo Postimin
    Brari ka te drejte kur thote se ai duhet te ishte ne nje linje me Lubonjen ne lidhje me masakrimin urbanistik te Tiranes. Si artist duhet te ishte shume i ndjeshem ne lidhje me kete, gje te cilen une nuk e kam vene re.
    Mendimi yt eshte i drejte. Nje figure aktive, dhe mbi te gjitha nje arkitekt i njohur si Maks Velo, duhet te ishte me kritik ndaj nje kryebashkiaku qe kohet e fundit po shfaqet me masakrues se kurre me pare gjate periudhes ne krye te bashkise. Maks Velo ka qene gjithmone kritik ndaj kryebashkiakeve te meparshem dhe i ka kritikuar hapur per masakrat urbane qe kane bere, gje per te cilen shijoji edhe disa copa drunjsh mbi kurriz. Nuk e kuptoj pse hesht ndaj masakrave urbane te Edi Rames i cili po shkaterron qendren e Tiranes e cila nuk ka shume kohe qe eshte shpallur monument kulture, duke i ngjeshur disa 20-katesh te shemtuar te cilet nuk kane asnje lidhje me arkitekturen aktuale te qendres.

  14. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,906
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Ky Maks Velo, jo qe nuk hyn ne eliten kombetare, por ne nje artikull qe e kam lexuar prej tij, ben pjese plotesisht, pa asnje dyshim, ne eliten antikombetare.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    248
    Faleminderit
    1
    4 falenderime nė 4 postime
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Ky Maks Velo, jo qe nuk hyn ne eliten kombetare, por ne nje artikull qe e kam lexuar prej tij, ben pjese plotesisht, pa asnje dyshim, ne eliten antikombetare.
    Nuk doja te isha kaq i ashper per hir te aftesive te tij si piktor,arkitekt dhe shkrimtar. Vetem se here pas here e meriton kete vleresim qe i ke bere ti.
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  16. #16
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    564
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ku eshte vendi im midis elitave. Do ta hapi ndokush nga ju apo ta hap vete.

    Ku u bo dhe Maksi midis Elitave? Le te me thoje dikush se cilin projekt arkitektonik ka bere ky Maksi? Veē llap-llap neper tv apo gazeta dhe antare komisioni ka qene.

    Ka pasur postime te karakterit anti-kombetar (megjithate nuk e fus ne ate kategori) ky Maksi yne. I kerkoj administratoreve ta heqin kete teme nga ky nen-forum.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  17. #17
    ***
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Postime
    851
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25 Lexo Postimin
    Ku u bo dhe Maksi midis Elitave? Le te me thoje dikush se cilin projekt arkitektonik ka bere ky Maksi? Veē llap-llap neper tv apo gazeta dhe antare komisioni ka qene.

    Ka pasur postime te karakterit anti-kombetar (megjithate nuk e fus ne ate kategori) ky Maksi yne. I kerkoj administratoreve ta heqin kete teme nga ky nen-forum.
    Pse ēa ka antikombetare Maksi?

  18. #18
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,532
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Eshte impresive poooor,digjeni nuk eshte e jona

  19. #19
    ***
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Postime
    851
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ja per shembull per kullat ne Bulevardin "Deshmoret e kombit" Maksi ka thene qe jane masaker urbane. Po tani Maksi nuk do marri Rruspen e ti prishi vete. Me qe ra fjala, imagjinoni Maks Velon siper Bulldozerit duke prish kullat e Bulevardit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Conquistador : 14-11-2008 mė 17:18

  20. #20
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,578
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 5 postime
    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Eshte per tu cuditur; Maxi ka bere burg politik ne kohen e Enverit dhe sot perseri shoqerohet me enveriste.

    Ne Shqiperi nuk eshte cudi te lajthisesh.
    Mire e the, legena te tille ka me shumice tek ne

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •