Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 36 prej 36
  1. #21
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Dreni e Joni

    Dreni edhe Joni
    Tani dor për dore
    Do te shkojn ne shkoll
    Do të lozin futboll

    Joni ja pason Drenit
    Dreni gole shënon
    Të dy të lumtur
    Fitorja po afron

    Ne oborr të shkolles
    Lozin me shume femije
    Dreni ja pason topin
    Jonit me dredhi

    Joni e kuptoj
    Se duhet te shenon
    Ja shkeli syrin Drenit
    I tha se e kupton

    Ne aksionin tjeter
    Dreni prap topin pason
    Kurse Joni me koke
    Gole e shenon

    Po ti pash se bashku
    Si e bejn lojen keta dy
    Siku te ishin lojtar
    Te Çellsit ne Angli
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  2. #22
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Një Prilli

    Rina sot nga shkolla
    Vjen me shume gëzime
    Ç’far ta genjej Mamin
    Sillte ca mendime

    Do ti them keshtu
    Do ti them ashtu
    Ngeli e gjora Rina
    Ter diten tuj mendu

    Pa prit mas Joni
    Rinen e ftoj në loj
    Dhe sa filluan bashk
    Joni e tradhetoj

    Rina Rina ai i tha
    Sot kam pa qudi
    Në fillim të pranveres
    Rrush në një hardhi

    Rina rrumbullake
    Harroj për 1 Prill
    Vrapoi në oborr
    Rrushin për ta gjbir

    Joni i vogel qeshi
    Qeshi me bire në faqe
    Sot është një Prilli
    Mori manushaqe.


    25 Mars 2010
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  3. #23
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Gjinkalla e kopshtit tim

    Në kopshtin e shtëpis sime
    Një gjinkall bukur këndon
    Sa her unë i afrohem kopshtit
    Menjëher gjinkalla pushon.

    Unë nuk jam fëmij i keq
    Mori e dashura gjinkall
    Asnjëher nuk do të pengoj
    Thuaja kënges si më parë..

    Posa largohem pak unë
    Ajo këngen e saj fillon
    Unë kënaqem duke e ndëgjuar
    Në oborr deri natën vonë.
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    TI, MOJ ORë



    Ti moj orë
    tërë e bardhë,
    sikur borë
    atje në mal,
    përse qartë
    më mashtrove,
    kohë të saktë
    s'më tregove?!

    Atje në shkollë
    mbërrita vonë,
    më vënë njollë:
    -Gjumash!-më thonë.
    Ora vrik
    foli pastaj:
    -Vogëlush prit
    ti ke faj!


    Me duart qetë
    lotët fshinë,
    nis t'ankohet
    në ushqim:
    -Bateriat bosh
    m'u kanë hargjuar,
    t'i ndërroshë
    ke harruar!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    FLAMUJT E VJESHTëS
    1



    Natyra çdokujt
    shpirtin ia harlisë,
    me llojlloj flamuj
    bukur është stolisë!


    Flamujt e lehtë
    me shumë ngjyra,
    i qepi kjo vjeshtë
    me penjtë e mira!


    Dielli po shikon
    qesh sipër kreshtës,
    n'erë kah valojnë
    flamujt e vjeshtës!


    Shiu i fildisht
    trupin ua pastron,
    era me atë bisht
    njomës i miklon!


    N'breg ca vogëlushë
    po mendojnë t'lumtur,
    ç 'flamur kjo fushë
    e ka më të bukur ?!


    -Atë me ngjyrë të zi
    apo të kuqremtë,
    atë me ngjyrë ari
    apo me të blertë?!


    Mes veti gjatë
    n'zë kanë biseduar,
    por për cilin sakt
    vendim s'kanë pruar!


    Në ndihmë iu erdh
    gjyshi mustakëzi,
    ai u tha prerë:
    -Ngjyra kuq e zi!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    LOTëT E VAZOS



    Skaj rrugës
    në trotuar,
    lotët vazos
    i rridhnin valë!


    Vajton ditën
    vajton natën...
    ia ndalën rritën
    dhe e ngulfatën!


    -N'vend se lulet
    të rrisi unë,
    bërlloku m'hudhet:
    -Shkllum e shkllum!


    -Kësaj i thonë:
    Jo kulturë!
    Të keqen tregon
    të mirën kurr!


    Kalimtarët tok
    i lutë mirë:
    -Mos hudhëni bërllok
    keni pak mëshirë!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    THUPRA





    -Ti, moj thupër
    q'i rreh duar,
    a ke zemër
    pa më thuaj?!



    Gjithë vogëlushë
    të urrejnë,
    kokën anash
    nga ti kthejnë!




    Nuk ke vend
    jo kërkund,
    koha yte
    morri fund!





    -Të kanë frikë
    gjithë pa masë...
    -Ik,moj ik
    s'po të flas!


    Përgjithmonë
    hyr n'muze,
    kurrë në shkollë
    mos u kthe!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    QESHU O QYTET


    Hapi,hapi krahët
    si zogu n'fluturim,
    në ty vocërrakët
    hareshëm ia mësy'në!


    Me flamuj në duar
    tok po marshojnë,
    n'rresht të gëzuar
    rrugës paradojnë!


    Këngëve trimërie
    në zë ia thonë,
    zemrat kësaj vegjëlie
    sa shumë i gufojnë!


    Qyteti gumëzhinë
    fytyra i buzëqeshë,
    rrobat bukur i rrin
    sa mirë është vesh!


    Si dielli rrezear
    qeshu qytet sot,
    rritën mos e ndalë
    rritu dhe më fortë!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    PESë VëLLEZëR

    (Kushtuar trojeve shqiptare )

    Me llullë në dorë
    e shall në prehër,
    gjyshi kishte fol
    për pesë vëllezër!


    - Pesë vëllezër:
    -Janë si pesë gurra
    melodi që vargojnë!
    - Janë si pesë ura
    lumin që shalojnë!
    - Janë si pesë shkëmbë
    në mal që rrinë!
    -Janë si pesë mëndë
    që mbledhin urtinë!


    Pakës plaku
    u ndalë dhe pushoi,
    pastaj te oxhaku
    sërish vazhdoi!


    -Pesë vëllezër:
    -Janë si pesë qershi
    lidhur në rrfanë!
    - Janë si pesë dashuri
    lindur nga një nënë!
    -Janë si pesë shqiponjë
    që hidhen n'lartësi!
    - Janë si pesë heronj
    që vdesin për liri!


    Kokën lëkund lehtë
    n'fund tha i qetë:


    -Pesë vëllezër janë
    si pesë bisqe n'gemb,
    pesë trima me famë
    që kush nuk i tremb!

  10. #30
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    100 vjetori i Pavarsise

    Sa ma fat qe jam
    Nuk e marr me mend
    Andaj morra lapsin
    Qe ta mbaj ne mend

    Gjyshi me tregonte
    Gjithmon per nje fest
    Eshte festa jote e bukur
    Kuq e zi mori Rines

    Qe sa vite e kujtoj
    Kur vinte nentori
    Ai gjithmon me thoshte
    Urime festa e zotit

    Tani mire e kuptoj
    Perse me tha keto fjal
    Vuajti shume per kete dite
    Une kete 100 vjetor ta gezoj

    Un jam shume krenare
    Per ate qe gyshi me mesoj
    100 vjetorin e pavarsise
    Ai ne zemren time do ta festoj

    Urime urime per 100 vjetor
    Me gjyshin tim ne zemer
    pavarsin te gjithe shqiptareve
    JU Urojm.
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga Roi Lexo Postimin
    100 vjetori i Pavarsise

    Sa ma fat qe jam
    Nuk e marr me mend
    Andaj morra lapsin
    Qe ta mbaj ne mend

    Gjyshi me tregonte
    Gjithmon per nje fest
    Eshte festa jote e bukur
    Kuq e zi mori Rines

    Qe sa vite e kujtoj
    Kur vinte nentori
    Ai gjithmon me thoshte
    Urime festa e zotit

    Tani mire e kuptoj
    Perse me tha keto fjal
    Vuajti shume per kete dite
    Une kete 100 vjetor ta gezoj

    Un jam shume krenare
    Per ate qe gyshi me mesoj
    100 vjetorin e pavarsise
    Ai ne zemren time do ta festoj

    Urime urime per 100 vjetor
    Me gjyshin tim ne zemer
    pavarsin te gjithe shqiptareve
    JU Urojm.

    Urime Roi, Ju dëshiroj të gjitha të mirat...
    Po ku keni humbur i nderuar?

  12. #32
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Vjersha për të dashurit tanë: Fëmijët

    Dola eshte e semure

    Dola ka temperature,
    i djeg balli porsi furre.

    Po ilacet nuk i pi,
    i mbledh buzet dhe ben: <<Iii!>>

    -Nuk i dua, jane te hidhur!
    Po bertet me ze te ngjirur.

    Vijne rrotull ne shtepi,
    si t'ia bejne, s'di njeri.

    Pa vjen mjeku dhe i flet:
    -Hape gojen, hajde shpejt!

    Pa shiko aty ne bark
    qesh semundja pa merak...

    E degjon?... Degjo si qesh,
    i hap buzet vesh me vesh.

    Dola hesht, shikon perqark
    e ve doren permbi bark.

    -Hajde shpejt te pime ilacet!-
    E puth mjeku ne dy faqet.-

    Vertet pak te hidherojne,
    po semundjen ta largojne.

    Dola s'flet, po rri mendon...
    Ka gabuar, e kupton.

    Dhe tani gabimin ndien,
    doren zgjat, ilacet merr.

    Sigurisht nje dite me pas
    do jete prape shend e gaz.

    (Betim Muco)

  13. #33
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Vjersha për të dashurit tanë: Fëmijët

    Ku do futesh pa mustaqe?

    O macok, more macok,
    qenke fare camarrok!

    Hop ketu e hop atje,
    dy gure bashke nuk i le.

    M'i fut lapsat nen kolltuk,
    kur te shaj, s'ke fare turp.

    Mbledh mustaqet me inat
    sikur te ka njeri faj.

    Po ta dish qe ne mengjes
    une mustaqet do te t'i pres.

    Ku do futesh pa mustaqe?
    S'do kesh sy e s'do kesh faqe!

    (Betim Muco)

  14. #34
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Vjersha për të dashurit tanë: Fëmijët

    Vajza dhe Hena

    -Hene, moj e bukura hene,
    te prita, ku ishe mbreme?
    Per ty gjumi s'me ka zene!

    -Cupeze, moj symanare,
    mbreme rete s'me lane fare
    te te shihja ne dritare.

    -Hene e verdhe porsi ftua,
    eja dhe luaj me mua,
    ja, dhe topi im u shpua...

    -Po s'jam top, moj, po jam hene,
    driten dielli me ka dhene,
    Token tuaj kam per nene.

    (Betim Muco)

  15. #35
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Vjersha për të dashurit tanë: Fëmijët

    Bien fletet

    Bien fletet lehte,
    bien permbi toke,
    pemet zhveshur mbeten,
    ndoshta kane ftohte.

    Token e mbulojne
    me jorgan me gjethe,
    dheun mbajne ngrohte
    dhe mardhin per vete.

    Sa cudi qe pemet,
    ndryshe nga ne njerezit,
    veshin rroba veres
    dhe dimrit i zhveshin...

    (Betim Muco)

  16. #36
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Vjersha për të dashurit tanë: Fëmijët

    Pergjigjet buzagaz

    Shetitje doli Dola jone
    me babin e saj sot,
    shikon perqark si e cuditur
    dhe pyetje beka plot.

    Pse dielli qenka sa nje top
    dhe hena diten s'ndrit?
    Po yjet kush i ndez mbi bote,
    pyjet kush i ujit?

    Po cezmat lart kush i leshon
    qe nis e bie shi?
    Dhe c'gjuhe flasin keta zogjte
    qe s'i merr vesh njeri?

    Po lopa pse ha camcakez?
    Ja dhembet si i lot...
    Po pemet kush i bojatis,
    kush e fryn eren fort?

    Babi pergjigjet e pergjigjet,
    merzitet per nje cast.
    Pastaj kujton femijerine,
    pergjigjet buzagaz!

    (Betim Muco)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  5. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •