Postuar më parë nga
komandosi
Sekretari i Shtetit të Serbisë në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale,Zeljko Vasiljevic,ka një ide për përmirësimin e imazhit demografik të Serbisë.Projekti i tij nënkupton sjelljen e së paku
100,000 grave nga Vietnami,Kambogja,Laosi,dhe Burma,te cilat do te martoheshin me beqarët serb
Beograd — “Në dy vitet e ardhshme, edhe 120 vende tjera të Serbisë do të mbeten pa asnjë banorë. Kjo është një sipërfaqe gjigante. Do të kemi me mijëra hektarë që s’do të ketë kush t’i punojë. Andaj, mendoj se nga ato shtete, përveç grave, do të duhej të sillnim edhe familje të tëra me numër të madh anëtarësh dhe me fëmijë të moshës së re. Që prej tyre të krijojmë qytetarë të besueshëm të këtij shteti, e të cilët do të jepnin kontributin e tyre të plotë ekonomik përmes rritjes së kafshëve në ato zona. Atëherë s’do ndodhte që Serbia të zvogëlohet gjithnjë e më tepër, sepse do të kishim kënd ta vendosnim”, i tha Vasiljevic gazetës ‘Press’. Ai pohoi se imazhi demografik i Serbisë është katastrofal dhe se një situatë e tillë kërkon masa radikale. “Kemi 250,000 meshkuj që jetojnë nëpër fshatra dhe që s’mund të gjejnë gra për martesë. Mirëpo, ekzistojnë shumë vende në botë që kanë tepricë grash. Një pjesë mund t’i gjejmë edhe nëpër shtetet ortodokse, si Moldavia, Ukraina, Rusia... Por, unë nuk kam
për qëllim që ta dobësoj potencialin biologjik të shteteve tona mike. Sipas meje, zgjidhja e vetme është që të sjellim gra nga Lindja e Largët”, mendon Vasiljevic. Sipas tij, zgjidhje e vërtetë janë shtetet si Laosi, Burma, Vietnami dhe Kamboxhia. “Ato kanë të religjionit budist,që është shumë i afërt me fenë ortodokse. Arsyeja e dytë, dhe kryesore, është fakti se ato gra kanë kultin e lindjes, kështu që për to s’është kurrfarë problemi të lindin tre, katër ose pesë fëmijë. Vijnë nga mjediset rurale, andaj kjo do të na zgjidhte edhe mungesën e fuqisë punëtore në bujqësi. Ato
automatikisht do të mund të gjenin punë në bujqësi, do të kishin burim të të ardhurave, ndërkaq shumica e bashkëshortëve të tyre të ardhshëm janë mjaft të fuqishëm ekonomikisht sa për të mbajtur familje”, theksoi sekretari i shtetit. Edhe pse, sipas tij, nuk është e domosdoshme që të gjitha gratë të jenë nga ato shtete.“Mua më janë lajmëruar miq nga Ambasada e Ukrainës dhe më kanë treguar se në një rajon ukrainas kanë shumë më tepër femra se meshkuj, dhe se ata janë të gatshëm që në këtë projekt të bash jam i gatshëm që ta formoj ekipin tim të njerëzve që do të punonin në këtë çështje”, ishte këmbëngulës Vasiljevic.Vasiljevic madje deklaroi se, po të mos ishte i martuar, s’do të kishte asgjë kundër martesës me një tajlandeze.“Syri s’më kish luajtur! Për më tepër, as fakti që i ka pak sytë e zgjatur dhe që është paksa e verdhë, s’më pengon fare!”, theksoi ai.
Ndaj vlerësimit të gazetarëve se, pas kësaj interviste Vasiljevic mund të pres edhe reagime të ti-pit “Ky qenka çmendur”, ai me gatishmëri u përgjigj: “S’më pengojnë komentet e tilla. Kam dëgjuar unë tashmë komente‘ky qenka i çmendur’, ‘ky s’paska lidhje’... e ato më së shpeshti i jepnin gratë, sepse frikësohen nga konkurrenca”.
Krijoni Kontakt