Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rriten cmimet e ushqimeve

    Nga Korrieri:


    -----------

    Vijne festat, "cmenden" cmimet.


    Fillimi i kesaj jave shenoi rritje tjeter te cmimeve te produkteve kryesore ushqimore ne tregjet shqiptare, ne krahasim me javen e kaluar.
    Sipas te dhenave zyrtare nga dikasteri i Bujqesise, cmimet e shitjes jane rritur me 20 leke/kg per vajin ushqimor dhe 2 leke/kokrra per vezet, nderkohe qe 54% e prodhimeve bujqesore rezultojne me rritje te cmimit te shitjes.
    Sipas specialisteve te bujqesise, periudha e festave karakterizohet nga nje rritje spekulative e cmimeve te shitjes se ushqimeve nga tregtaret, per shkak te rritjes se kerkeses se konsumatoreve.
    Sipas tyre, organet e specializuara shteterore ndjekin politika liberale, per vete konjukturen e sistemit te tregtise se lire qe ndiqet prej nje dekade ne vend, dhe nuk arrijnete kontrollojne cmimet ne tregjet e pakices dhe mjaftohen vetem me sensibilizimin e konsumatoreve dhe tregtareve.
    Nje faktor tjeter ne rritjen e cmimeve, sipas specialisteve, eshte mungesa e energjise elektrike, e cila ka prekur me shume industrine agroperpunuse si dhe sezonaliteti i prodhimeve.
    Me rritje te cmimit rezultojne edhe artikujt e grupit mish e nenprodukte mishi.
    Mishi i deles shitet 600 leke/kg,
    Mishi i vicit blihet me 675 leke/kg.
    Krahas tyre vihet re rritje cmimesh dhe per artikujt e tjere ushqimore si miell, oriz, vaj ulliri etj.
    Ne tregjet e vendit vazhdon te rritet ndjeshem edhe cmimi i shpendeve

    ---------------




    As Mizi..as Nano..as Saliu as Meksi.. nuk kane care kaptinen per rritjen e Cmimeve..
    A thua PARATE i presin njerzit me gershere..
    Ne gjithe Boten ulen cmimet ne fund te vitit si per konkurence si per ti gezuar njerzit ne prag-festat.
    Qeveritaret tane fitojne miliona ne dite me ato marifetet e tyre keshtu qe grate e qeveritareve as qe duan tja dine per Cmimet.


    Te shohin Moisiun a do te kujtohet per kete super-hall te njerzve.
    Moisiu, i cili nuk ka shume kohe qe ishte fukara si gjithe Populli, duhet te beje dicka..

    Te shohim...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Zoti Brari
    Une nuk e di se ku jeton,por mos u shqetso,eshte e zakonshme.Kjo shkon deri ku nuk mban me,pastaj fillojme dhe flasim me vete.Ka burime te tjera te hyrjes se parase,tashme ato jane minimizuar.Nuk ka opozite ne Shqiperi,ne asnje vend nuk do te rrinin keshtu.Te kujtojet kur beheshin mitingje,ne Tirane nuk gjeje vend ku te rrije,edhe shkopa gome edhe perseri dilnin ne miting si socialist ashtu dhe demokrate.Tani nuk e dine per kete te dalin,per ke te flasin nuk e di se nga te vjene keqja.Duhet me dy gishta ,me grusht ne krahun tjeter,me dore ne brez nuk ka nevoje se mbretit i kane rene breket.
    Njerezit do te cohen nje dite,por veshtire ti bindesh,kur te dalin ne rruge per te bertitur,nuk i dihet se ke do te dergoje Ramiz Alia te dale ne krye te behet lidert,sigurisht te jete dere blloku mik i dashur.E pe Presidentin,ishte burre,erdhi me te shtena topi,beri parade ushtarake,ne pallat te Brigatave thirri dhe Ramizin mqs se shoku Enver nuk eshte mes nesh.Parde dhe shqiptaret po i bien pantallonat.Rripi ekonomise perdite shterngohet,si ne europe,edhe energjia,edhe telefoni me TVSH,ne europe ta shkarkojne po pate aktivitet,ne Shqiperi as te mos shkoje mendja he burre.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Cudi dhe shqetesim qe ndodh gjithmone ne prag festash ne Shqiperi.
    Ne nje kohe ku kudo ne bote per festat,si nga privati dhe nga shteti,behet perpjekje qe te gjitheve t'u krijohet mundesia te gezojne sa me shume.

    Jepen ndihma e behen promosione te ndryshme ne te gjithe artikujt ushqimore.Dhe kjo behet se eshte feste.

    O zot deri kur do te zgjas keshtu ne Shqiperi.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  4. #4
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Kjo do te vazhdoje deri kur ne Shqiperi te vendoset shteti i vertete dhe jo shteti i hajduteve dhe mafiozeve.
    Kam frike se kjo do te zgjase nje cike si shume. Mjere shqiptaret qe presin dicka nga ********* politike Fatos Berisha dhe Sali Nano.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  5. #5
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    A e keni degjuar ndonjehere konceptin e kerkeses dhe ofertes?
    Tregtaret i rrisin cmimet dhe ato vazhdojne te blihen.
    Shteti nuk ka pse perzihet, nuk kemi me socializem o popull.
    Nuk po shoh ndonje tregtar qe me mire ti prishet malli sesa ta shesi me lire. Ata falimentojne.
    Pra cmimet jane te tilla pasi kerkesa eshte e tille.
    Jo po dashkeni shtetin ju ti kontrolloje te jgitha, cu kuptu atehere. Kapitalizem miqt e mi, kapitalizem.
    Populli, duhet ti diktoje vete cmimet, duke mos i blere ato produkte ku jane te shtrenjta po le ti detyroje tregtaret te konkurrojne, pra konsumatori jo shteti.
    Ti po deshe veja domates cmimin $100, po ta bleu njeri bravo te qofte, veja 150 neser. Po po nuk ta bleu njeri, do ja vesh neser 80 se nuk ke ku shkon. Nuk ka pse perzihet shteti. Shteti ti marri taksat atyre tregtareve, aq e ka ai punen, jo tu diktoje cmimet, perndryshe nuk ke me ekonomi tregu, por centralizim si ne kohe te Enverit. Ne se ju ka marre malli per ate kohe, thuajeni troc, perndryshe nuk ka asnje arsye per tu ankuar.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ushtari ti ke llogjik kapitalisti dhe harron qe nuk eshte bash kapitalizem atje.
    Liria nuk eshte e tille aty qe dhe ushtari dhe kapterri dhe koloneli kane mundesi te shesin vajguri dhe duke shitur te tre vajguri te detyruar nga konkurrenca te fillojne te ulin kush me shum e kush me pak cmimin e vajgurit dhe ta bejne me cmim te arsyeshem.
    Ku ta gjesh keshtu.
    Jo ushtar i Dashur.

    Kur shkon ushtari me marr nji cop leter qe i jep te drejt te shes vajguri ...qe ne dere te ministrise a Bashkise i kerkohet Rrushfet.
    Mbasi e rrjepin ushtarin i japin nji cop leter.
    Pastaj ushtari shkon me gjet nji bidon ose Bot ose dyqan vajguri qe te sjelle aty vajgurin e te filloj shitjen.
    Mirpo ushtari ska para me privatizu dyqan sepse dyqanin e ka privatizu kapterri dhe bot nuk blen dot se paret i humbi per rrushfetin e letres ose licencen.
    Pra ushtari ngelet biznesmen ne Deshire se ne Realitet ai eshte tashme jo shites vajguri por bleres qyqari.
    Pra ushtari nuk luan me rol ne konkurence.
    Ngelet Kapterri shites vajguri.
    Me qe kapterri me Mallin e shtetit te komunizmit lujti e bleu dyqanin e vajgurit ai behet aleat jo me ushtarin brek-grisur po me kolonelin pronar autoboti.
    Koloneli gjithmon i forte me miq e shoke ne ministri e Bashki per 5 lek bleu Botin e Ndermarrjes ose Komunales.
    Dhe Koloneli i thot Kapterrit ..kapterr un te bie vajgurin ti shit ne Dyqan.
    Dhe Koloneli e ben Cmimin.
    Koloneli e ka kapterrin si ne komunizem vartes te cilin e mban mire kurse ushtari eshte perseri Skllav.

    Ky lloj kapitalizmi eshte ne Shqiperi dhe ky eshte jo..kerkes -oferte sepse mamaja ushtarit do me bo kafen ne mjes dhe smund te presi sa ta uli cmimin koloneli dhe shkon e blen me pensionin e saj qesharak vajgurin.
    Po keshtu gruja ushtarit kur del ne pazar me ble Sapun nuk pret sa ta uli cmimin koloneli i sapunve..por e blen e shkreta me ate cmimim qe e shet kolonel-sapuni.
    Edhe babai ushtarit kur del me nipin dhe kalon para dyqanit te akulloreve..ndjen se nipi e terheq nga xhaketa..dhe do akullore.
    Dhe babai ushtarit..ato paret e fundit te Pensionit blen akullore pa pyetur per cmimin sepse dhe po pyeti nuk luan asnji rol. Kolonel-akullorja ka vu cmimin sipas qejfit dhe s'pyet baban e ushtarit.
    Nuk pyet as nipi per cmimin por bertet..dua akulloreeeeeeee..

    Po ata qe duan buke..Sa dit mund te presin per ulje cmimi prej Konkurrences?
    Sa rri Ti ushtar pa Buke?
    RRi 5 vjet sa te ujdisen gjerat simbas teorive te Mitro Celes Gramoz Pashkos, Adamsit e Smithit?

    Jo mor jo..po brenda dites ti blen buken se nuk duron pa buke stomaku shkrete.. dhe nuk ja le mallin ti prishet as kolonel-Miellit...as kolonel Sapunit...as kolonel-Vajgurit..

    Dhe Kolonelet Sundojne..
    Ushtaret qe jane Shumica e Popullit ngordhin.

    Keshtu ushtar teoricieni shkalluar.



    Tash ja c'thot Gazeta per cmimet


    Koha jone
    --------------



    Nje nate = nje muaj pune

    Cmimet qe ofrojne lokalet luksoze te Tiranes per naten e Vitit te Ri

    Hotel Rogner 320 dollare cifti

    Bar Restoran Piacca 360 mije leke cifti

    Hotel Diplomati 300 mije leke cifti

    Hotel Mondiali 280 mije leke cifti

    Bar Restorant Kalsbergu 400 mije leke cifti

    Manjola Zeka

    Lokalet luksoze te kryeqytetit ofrojne programe te kendshme per naten e Vitit te Ri, por vetem per ata qe xhepat i kane te mbushur
    plot.
    Nuk e kane kete mundesi te papunet, ata qe jetojne me asistence por as buxhetoret.
    Me aq para sa duhet te paguaj nje cift per te festuar naten e Vitit te Ri, nje familje mund te kaloje nje muaj ne menyren me te mire. Si gjithmone, ne krye te cmimeve te "kripura" qendron "Hotel Rogneri" ku nje cift duhet te paguaje 320 dollare, qe perfshihet edhe fjetja dhe mengjesi i dites se neserme. Pronaret akoma nuk e kane krijuar taman imazhin se me cfare do ti kenaqin klientet e tyre, ne kete nate.
    Edhe pronotimet sapo kane filluar. Sapo kaloi festa e Krishtlindjeve dhe menuja e re akoma nuk eshte pergatitur.Shume te rezervuar kur flasin per cmimet. Deshirojne te tregojne se ne lokalet e tyre ofrohet nje nate e paharrueshme, por pa permendur cmimin. "Mund te them se kemi bere gati menune, programin, dhuratat dhe cmimet qe do te ndahen per te ftuarit por nuk me pelqen qe te them se sa eshte cmimi qe duhet te paguajne per nje nate. Ata qe jane te interesuar mund te telefonojne vete dhe te bejne porosine. E ftuar ne kete nate ne lokalin tone do te jete Artiola Toska"- ben te ditur pronarja e lokalit qe nuk ka deshire te identifikohet. Por, gjithsesi, mesohet se cmimet jane mjaft te kripura edhe aty. Nje cift duhet te paguaje 300 mije leke (te vjetra) per ate nate. Nderkohe qe disa nga pronaret, menaxheret e pergjithshem nuk kane deshire fare te flasin per shtypin. Menaxherja ime nuk do qe te prononcohet per gazeten. Megjithese akoma nuk i kemi filluar taman pronotimet"- thote recepsionistja tek "Piacca". Duket se cmimet e larta qe ofrojne per te kenaqur ne nje nate te vetme, nuk duan t'i bejne te ditura per te mos trembur klientelen. "Une pyeta dhe m'u duk shume shtrenjte. Bashke me gruan duhet te paguaj 360 mije leke. M'u duk nje cmenduri dhe ika sapo mesova cmimin.
    Aty mund te shkojne vetem te huajt, politikanet dhe biiznesmenet"- beri te ditur per "KJ" nje qytetar nga Tirana. Hotel "Diplomat" pret me kenaqesi klientet nen humorin e kendshem te Met Beges dhe Mariana Kondit. Duket se ketu '_i eshte pak me i leverdisshem se ne lokalet e tjera."Mendoj se 140 mije leke per person nuk eshte ndonje cmim i larte. Pastaj ne ketu kemi klientelen tone dhe zakonisht duke u nisur nga eksperienca e viteve tjera, jane ata persona te cilet preferojne te vijne me shume ne lokalin tone"- ben te ditur njeri nga menaxheret e ketij lokali. Tek "Kalesbergu" mesohet se e ftuar do te jete vetem Irma Libohova. "Mos na pyet shume per cmimin, thuaj se aty do te kalohet nje nate e mrekullueshme. Pastaj ata qe kane leke do te vijne te festojne.
    Keshtu eshte kjo bote. Ky eshte nje lokal qe preferohet gjithmone edhe kur nuk ka festa"- shton njeri nga menaxheret.

    ------------





    Ketu po...kapitalizmi ka te drejte te mbaje cmimin sa te doje.

    Populli thjeshte le te festoje ne Shtepi.
    Por problemi eshte se Kolonelet e restoranteve jane shoke me kolonelet e Bukes, Mishit, frytave dhe Populli ska nga tja mbaje.

    Edhe ne shpi kur duan te rrine perseri duhen blere gjera e keto..gjera nuk i Leviz fare konkurrenca sepse..koloneli Restorantit i thot Kolonelit te Mishit..Mos ul cmim mer kaqol..se ta blej un Kofshen e Vicit se kam te kliernt Bashkim Finon e Cac Angjelin..ne restorantin tim..dhe ata s'pjerdhin per cmimin tim.

    Po.

    Per Cacat..asgje sjane cmimet me lart..se me nji tender ata fitojne 1 milion Dollare..sic fitoj me tenderin e pasaportave 900 000 dollare dhendri Dritero Agollit.

    Po babai ushtarit ..as portokalle per zbukurim tavoline nuk blen dot..

    E ti ushtar behu me ushtaret jo me ata qe e q... n ushtarin..e baben e ushtarit.

  7. #7
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    O Braro, o vllai tem, po mire o vlla, se mire me u anku dime te gjithe.
    Po ti si mendon se duhet te veprohet qe te dilet nga kjo gjendje?
    Te entralizohet prape ekonomia?
    Te hiqen taksat?
    He ndonje veprim konkret.
    Un prap se prap them(per korrupsionin i ke ra pikes) qe tregu rregullohet vete pa i fut hunet qeveria(jam icik konservativ ne kete pike, si Bushi prandaj dhe nuk e honeps dot BE(lol)
    Tashi me thoni ju si mund te ndryshohet gjendja, se nuk i ve dot faj tregtarit pse maksimalizon fitimin.
    Un te isha tregtar, ne fillim do ja vesha cmimin portokalleve 100$ kokrra, dhe ti e di shume mire qe ne si milet mrapc qe jena, do i blejme, jo se nuk ka ne ven tjeter me $50, po do i murremi komshiut qe un i bleva ke Ushtari, dhe do shesesh pordh. Apo e kam gabim?
    Un kam kaq vjet pa ik ne Tirone, po kur degjoj qe darkat shkojn ka 50 dollare per dy veta, kur un ne amerike paguaj 30, nuk ja vej fajin as pronarit te restorantit, e as qeverise, por kosumatorit pordhac qe do me impresionu lagjen, gocat, dashnoren, nusen etj, dhe shkon e i jep ato 50$ qe i ka qit me gjak, o te vetin o te nai tjetri.
    Shteti qe duhet te ndaloje korrupsionin nuk ka te diskutuar por qe te perzihet me cmimet nuk me duket e drejte, nisur dhe nje here nga botkuptimi im.
    Megjithate, un jam i hapur per sugjerime, jo se kam gje ne dore jo(lol) po per te pare se ajemi te zotet te japim zgjidhje apo si gjithmone jemi vetem mjeshtra per te ngritur probleme!
    Me respekt Shvejku!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e {Princi}
    Anėtarėsuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Buried Alive
    Postime
    266
    rritet kerkese ---------------> rritet cmimi...
    puna eshte se kjo ndodh vec ne shqiperi....

  9. #9
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    po pra kte e morem vesh.
    si te ndryshohet gjendja eshte fjala, nuk duhet te mjaftohemi me konstatimin e problemit.
    Po lexoja tek shekulli, luksin e Bllokut, dhe skamjen e periferise.
    Aty pronaret po thonin se ata qe i blejne nuk ju dridhet dora per paret.
    Hajde gjeje ti tashi.
    Mirepo, paraja eshte para, dhe ajo i dikton ligjet e tregut.
    Eshte shume e thjeshte, po ti dhe ai Bloomi jot(lol) nuk e kuptoni, dhe doni te fusi shteti hundet kudo.
    Shteti ka si funksion vetem te garantoje qetesine, kufijte, dhe jeten e shtetasve te tij. Aq ka per detyre shteti, si dhe te mos vdese njeri nga uria, shteti nuk eshte as baba e as mama.
    Te tjerat i rregullon vete ekonomia e tregut.
    Falkt eshte qe nuk po falimenton asnje tregtar ngaqe nuk po ju shiten prodhimet, sidomos ushqimet, qe ai do s'do do i shesi, e i prishen.
    Tashi kur tregtari e blen p.sh. mollen 1$ kokrra, paguan tatimin, e zejme 50c, transporti i del nja 50c per kokerr, po do paguaj qiran e dyqanit, dritat, ujtin etj,, pra ja dhe $1 plus dhe fitimin e tij natyrisht qe molla do te te kushtoje 4-5$.
    Shteti nuk ka te drejte morale tu kerkoje llogari tregtareve, pasi nuk ju ka ofruar asgje, as mbrojtje, as drita, as uje, asgje, pra shteti nuk ka pse te perzihet.
    Un ende jam i mendimit se gjerat vihen ne vendin e vet vetem me ane te ndergjegjesimit te konsumatoreve, si ne NYC ku je ti, ai po ta kehs prodhuar nga eksperimente me kafshet, PETA ta bojkoton, po erdhi nga Kina, ndonje qe nuk i do kinezet ta bojkoton etj.
    Ky eshte mendimi im i thjeshte.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Rritja e cmimeve te artikujve te shportes ne Shqiperi me rastet e festave tregon qe shteti shqiptar nuk eshte ne gjendje te kontrolloje tregun shqiptar dhe te mbroje interesat e konsumatorit te thjeshte.

    Perfitimin me te madh konsumatori nuk e sheh tek rritja e pageve buxhetore qe eshte minimale por tek mbajtja e inflacionit ne nivele te ulet dhe kontrollin mbi artikujt e shportes, qe jane artikujt e perdorimit te perditshem.

    Kjo e ka emrin keq-qeverisje dhe ne nje vend si Shqiperia qe eshte vendi me i varfer ne Europe, mos kontrolli i cmimeve te artikujve te shportes nuk eshte papergjegjshmeri, eshte krim njerezor. Per konsumatorin e thjeshte kjo do te thote me shume shpenzime ne kete fund viti dhe me pak artikuj te blere ne tavolinat dhe familjet shqiptare.

    Lavdi Zotit qe punojne shqiptaret ne emigracion qe te hane ata ne Shqiperi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #11
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Albo, une keto te gjitha i kuptoj, po hajde pra jepni nje zgjidhje reale, si te ndryshohet, se per tu gjetur problemet i kemi gjetur.
    Ja te ishe ti, si Albo ne krye te qeverise, c'do te beje?
    Mos me thoni nderhyrje me tavane cmimesh, se kjo i merr frymen tregtrarit, dhe vjen era socializem.

  12. #12
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ka zgjidhje si nuk ka. Taksim dyfish, trefish, 10fish, 100fish, per tregtaret qe IMPORTOJNE pothuaj ēdo gje, paraja e vjelur ne ket menyre shkon te te papunet dhe pensionistet ne menyre qe ata te kene te blejne. Nga ana tjeter kjo duke bllokuar importin masiv, stimulon prodhuesit ne VEND (fshataret, pjesa me e varfer), te gjejne TREG per shitjen e prodhimeve te tyre, TE PASUROHEN dhe ata, duke mos e braktis fshatin dhe Shqiperine.

    Neqofte se keto gjera nuk i ben QEVERIA, do ti bej KOHA. Ne ēfare menyre; duke sjelle Enverin Nr° 2 (i pari nuk ra nga qielli) ne pushtet, i cili do ti kapi per kembesh keta tregtaret e sotem e do ti vari me kok poshte, si dhe femijet t'ja u ēoje ne llucen e muzeqese.
    Shqiptaret e tregtaret, duhen te nxjerrin mesime nga historija.
    Ne ato maja rrypa rrypa nje here ma hipe e nje here ta hipa, kjo eshte kenga e saj.

  13. #13
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Ka dy zgjidhje per kete. E para tatim mbi fitimin, ku te tatohet vetem vlera qe ke shtuar mbi ate qe ke blere, shite sa te duash pastaj . Dhe e dyta konkurence e ndershme dhe rruge te hapura per te gjithe. Tani dardha e ka bishtin mbrapa. Ne te dyja menyrat cenohen kokat qe na drejtojne sepse i cenohen monopolet keshtu qe i bie se edhe vitet qe do te vijne do te ndodhe e njejta gje. Per mua nje zgjidhje do te ishte.................... me mire po e le me kaq se kush e di sa do me shani pastaj.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  14. #14
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Ornament, plotesisht me tyjam dakort, qe te taksohen dhe te vihen dogana te larta per ato mallra qe eksportohen, sidomos produkte ushqimore, ne kete menyre te stimulohet prodhimi i fermereve shqiptare.
    Ne gjiteh boten subvencionohen fermeret, me para ose me masa proteksioniste.
    E shef pra qe zgjidhje ka, po jo te merremi vetem me ankesa.
    Kush e do pulen hungareze, le ta paguaje "si frengu pulen" (no pun intended, kush e do te Vores le ta bleje shqiptare.
    Mirepo qe te nxiten fermeret per mendimin tim, duhet me pare te zgjidhet ceshtjet e pronesise, dhe pastaj te fillojne investimet ne bujqesi, se nuk investon njeri pa tapi!

Tema tė Ngjashme

  1. Rriten pensionet per 555 mije pensionist
    Nga Florim07 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 12:21
  2. Konfindustria: Ēmimet e karburanteve duhet tė jenė 25% mė tė ulėta...
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2008, 06:27
  3. Festat, fillon “ēmenduria” e rritjes sė ēmimeve
    Nga Lioness nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-12-2006, 20:31
  4. Inside trader- aksionet e dites
    Nga Ardi-1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 08:44
  5. Ēmimet e energjisė elektrike rriten, gjendja ngelet njėsoj
    Nga gabriel nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 20:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •