Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Te Dielen ne Elbasan

    Neser ne Elbasan votohet per vendin vakant per deputet..
    Te shohim.. ne se do te fitoje Fukarai, Fahri Balliu, i fukareshes PD ose Valentina, ministresha super milionere e Miliardieres PS.



    ja cthote Shekulli
    ---------

    Kreu i PS-sė sė bashku me aleatėt mbyll fushatėn nė Elbasan. Mungon Gjinushi

    Nano: S’do tė humbasė opozita, por Fahriu

    “Ditėn e diel nuk do tė humbasė as opozita, por do tė humbasė Fahriu se ėshtė kandidat mė i dobėt”

    ELBASAN – “Ditėn e diel nuk do tė humbasė as opozita, por do tė humbasė Fahriu se ėshtė kandidat mė i dobėt”. Kėshtu u ėshtė drejtuar dje banorėve tė zonės elektorale nr. 52 tė Elbasanit kryeministri dhe kryetari i PS-sė Fatos Nano, nė ditėn e fundit tė fushatės pėr kandidaten Valentina Leskaj. Nė mitingun e zhvilluar nė pallatin e sportit “Tomorr Sinani”, Nano u tha tė pranishėmve se “ju tashmė e keni zgjedhur kandidaten tuaj tė progresit dhe jam i bindur se qytetarėt e Elbasanit e kanė vlerėsuar zgjedhjen tonė, siē kanė vlerėsuar zgjidhjet qė ne socialistėt dhe progresistėt kemi realizuar nė tė mirėn tuaj. Unė besoj se pėr ju ėshtė e mjaftueshme qė ju tė dalloni epėrsinė e thellė tė kandidates sonė, tė dalloni tek ajo epėrsinė profesionale dhe njerėzore me rivalėt e saj”. Duke kaluar nė zonėn 52, tha Nano, i preka me dorė gjėrat qė kanė filluar tė ndryshojnė, qė nga uji i pijshėm, pėrmirėsimi i rrugėve dhe ndriēimit, falė projekteve tė punės sė suksesshme tė ministres Valentina Leskaj, qė me punėn e saj i ka fituar tashmė pėrgjegjėsitė dhe atributet e deputetes sė zonės suaj. Nė saj tė punės suaj, Elbasani po fiton lehtėsinė e komunikimit me kryeqytetin dhe me botėn dhe qytetarėt elbasanas po ndiejnė se vetėm duke votuar kėtė tė diel me realizėm, duke pėrmbushur interesat dhe pėrpjekjet e tyre, do ta ndryshojnė mė thellė jetėn e tyre. Mė besoni, edhe personalisht jam krenar se Valentina, njė ministre e qeverisė qė unė drejtoj, i ka bindur tashmė tė gjithė qytetarėt pėr dimensionin human tė sipėrmarrjes sonė tė vėshtirė, por tė suksesshme, -u shpreh kryetari socialist para elektoratit elbasanas. Ai nėnvizoi se “rruga e transformimeve qė po ndjekim, me gjithė vėshtirėsitė ekonomike qė po kalojnė sė bashku, nuk mund t’i lėkundė marrėdhėniet midis njerėzve. Ndaj e ndiej tė nevojshme t`u rikonfirmoj se nė kėtė rrugė tė rikrijimit tė solidaritetit e tė vlerave humane do ta ndiejmė veten tė gjithė bashkė shumė shpejt qytetarė tė Europės sė Bashkuar”. “Ne kemi arritur me anėn e qeverisjes sonė tė shtetit tė sė drejtės tė rikthejmė besimin e qytetarėve, kemi pėrmbushur tashmė shumė nga boshllėqet e trashėguara tė tranzicionit, e kemi futur vendin nė njė fazė tė re zhvillimi qė ka si destinacion Bashkimin Europian. Kjo do tė kėrkojė ndėrmarrjen e njė vargu masash qė kurrsesi nuk do tė mund tė realizohen pa pjesėmarrjen e qytetarėve, pa pjesėmarrjen tuaj”, -deklaroi kreu i qeverisė.
    Nė krah tė socialistėve, dje nė Elbasan kishin ardhur edhe pėrfaqėsues tė partive aleate tė koalicionit “Aleanca pėr Shtetin”. Aty ishin kryetari i PAD-sė Neritan Ceka, kryetari i PA Lefter Xhuveli, sekretari i pėrgjithshėm i PSD-sė Engjėll Bejtja, deputeti Paskal Milo, ndėrkohė qė mungonte kryetari i PSD-sė Skėnder Gjinushi, deputeti i PBDNJ-sė Ligoraq Karamelo, ministrja socialiste Arta Dade, ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle, Saemira Pino, Durim Hushi, Taulant Dedja si dhe drejtues lokalė. Ndėrsa Leskaj tha se “PS dhe aleatėt qė mė zgjodhėn mua si kandidate nė kėtė zonė kanė treguar nė kėto vite qeverisje se janė pėr njė gjithėpėrfshirje, dhe unė, ashtu siē u kam thėnė dhe kėto ditė tė fushatės do tė jem deputetja e tė gjithėve, nuk do tė kursej asnjė, duke vėnė nė funksion tė gjitha mundėsitė, pėrkushtimin tim pėr t'ju zgjidhur problemet, pėr t’ju pėrfaqėsuar sa mė denjėsisht nė Parlament”. Nė miting pėrshėndetėn edhe aleatėt e PS-sė.
    Kujtim Boriēi

    -------------

    Pra dhe dy nga pjesmarresit ne vrasjen e Azemit..Taulant Dedaj dhe Neritan Ceka jane rreshtuar me Milarderet dhe kandari te shohim nga do anoje..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Zoti Brari
    Me dhimbje ,por fituese do te jete Miljaderja sic thoni edhe Ju.
    Nuk eshte e moralshme te kandidosh me postin e shtetit si minister sepse dihen epersite.Te jepte doreheqjen,te shkonte si qytetare dhe te kerkonte bvoten e Elbasanasve.Eshte e vertete qe kandidati PD nuk gezon respekt ne Elbasan,ne kete qytet me vlera ka me qindra burra dhe gra qe kane moralin e duhur te marrin votat aktualisht sot ne emer te PD,pasi megjithe faturen e rende qe ka marre PD nga afrimi me Nanon,perseri qytetaret duhet te reflektojne me nje vote kunder politikave te renda ne dem te jeteses se qytetareve nga partia shtet,nga gjendaj ne te cilen eshte katandisur ekonomia shqiptare.Qytetare qe rrenohen perdite,familje qe shkaterrohen per dite,femije qe abandonojne shkollen dhe shesin ne rruge,arsimi pa interesa per mesuesit,spitale dhe sherbime mjerane,vrasje,komisare qe arrestohen me buje dhe falen per tu rikthyer ne detyre.Qytet ku politika ka shkarkuar tensionet.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne Klan ka kte Humor kto dite:

    -------

    Bar West

    Batuta e javes

    Kete here i takon popullit te Vlores, i cili me te pare kryeministrin Fatos Nano qe mberriti ne sheshin e Flamurit, i thuri vargje e i kendoi si me poshte: O Fatosi i anese, Vlora ty te ka dhene bese, jemi me ty ne cdo kthese, si nendetsja 105.

    Fati i prostitutave

    Lufta kunder trafikut klandestin perfundoi me djegien e skafeve, ajo kunder droges me djegien po nga kryeministri te disa thaseve me hashash, ndersa eshte ngritur nje pikepyetje e madhe lidhur me trafikun e prostitucionit. Cfare do te behet me prostitutat? Ne Partise Socialiste ka plasur nje debat i madh dhe propozimet variojne nga djegia e dy- tre moldaveve nga vete kryeministri e deri tek varianti i Hajdaragaes per pallim ne shesh te hapur, ose fshatce. Ky variant nuk eshte se s'ka gjetur perkrahje, por ka ngecur pasi ne dy aksionet e para (skafet dhe droga) protagonist ka qene kryeministri Nano. Gjithsesi ka kohe dhe me pare duhet hartuar lista e prostitutave te kapura nga policia.

    Djemte e Valentines

    Eshte gezuar kur e kandiduan per deputete ne Elbasan, por kur ka pare fushaten e Berishes, ka te ngjare qe Valentina Leskaj te jete penduar. Lideri i PD i nderroi emrin duke quajtuar zonja Babezia, e akuzoi per korrupsion dhe deklaroi se ajo kishte edhe nje firme ndertimi. Kur e degjoi kete, ministrja nuk duroi pa reaguar: "Nuk eshte e vertete, firma s'eshte e imja, por e dy djemve te mi". Pas kesaj, shume i cuditur, Berisha mesohet te kete thene: "Ore po kesaj burri ia ka sjelle djemte, nuk i paska te vetet?".

    -----------------


    Valentina do te fitoj ne balotazh sepse nuk po le gur pa levizur.


    Mileti i jep voten asaj sepse mendon:

    C'do fitoj me Fahriun e Demokratikes..Cfar fitova me PD-ne?
    Asgje..
    Nga demokratikja fituan ata qe nuk votuan asnjihere per ate.
    Po te fitoj Fahriu..ai ska fuqi as plehrat ti pastroje qytetit..as ujin nuk ja rregullon..as fuqi me hap "vende te reja pune" nuk ka sepse Punet i ka PS ne dore kudo.
    Kurse me Valentinen njerzit shpresojne te fitojne..
    Ata e dine se PS per propogande "leviz malet" e nga kjo thone ata se ndonji gur i maleve do u bjere per rrisk.
    Fahriu eshte fukara..
    Valentina i ka thaset me dollare pa numrim..
    Po nuk i pati vete e ndihmon Caci..Bizhga..Fino etj.
    Fahriut do i japin vote idealistet..
    Po sa idealiste ka ajo lagja?
    Natyrisht ka me shume interesaxhinj se sa idealiste..

    C'ben Pollo me partine e tije ne Elbasan..
    Ata luajne rolin e "Shuntit"..
    Pra ata "shuntojne" votues nga PD-ja dhe PS-ja mbetet me te vetet e PD hollohet..
    Socialisti nuk e hedh te PD as e Pollos as e Berishespor te PPSH-ja e tije e dashur..
    Pra Pollo ndihmon indirekt PS-ne.
    Po keshtu Neritani..etj.

    Elbasansit (zona e Taulant Dedes) kane votuar per Taulant Deden..
    Ata mund te justifikohen sepse kur votuan nuk dinin kush eshte Taulanti..
    Por ka nji vit qe gjyqi Azemit mbaroj..
    Ky gjyq megjithse me prokurore socialiste.. gjykates Socialiste.. hetues Socialiste.. deshmitare socialiste.. police burgu e Gjykate Socialiste.. nuk e zhduku dot nji te vertete..
    Ate te vertete qe .. boterisht e di gjithe Shqiperia dhe Elbasani se Azemin e vrau JAHO SALIHI, oficer socialist i Policise, pra qe Taulanti ka genjyer paturpesisht kur e mori ne mbrojtje Jahon duke thene se... Naten kur u vra Azemi tek dera e PD-se ne Tirane.. ..Ai Jaho ka qene ne Tropoje me Taulantin..

    Kjo genjeshter eshte e vertetuar nga Gjykata dhe gjykata pranoj dhe denoj Jahon me burgim te perjetshem pikerishte sepse nuk ka qene ne Tropoje me Taulantin e Socialisteve..por atentatori kryesor qe zbrazi kallashin mbi Trupin e Azemit ne Trotuarin nen zyrat e Sali Berishes..

    Po te kishte BURRA..zona ku Taulanti ka fituar si deputet..duhej te ishin ngritur e te kerkonin REVOKIMIN e mandatit te Taulantit.

    Asnji nuk e beri kete..
    Pra burracaket socialiste dhe ata demokrate..e kane qepur hale-gojen e kane thene.."ci q... tom azemit mer jahu..ta kena mir me kit Taun..se na maro noj pun ai m-ut"..
    Kjo eshte filozofija e Popullit tone..majmun e sahanlepires..

    Prandaj do fitoj Valentina..se kan ngordh Trimat ne Elbasan.. S'kane faj..Njerzit dun me hanger 3 her ne dite..

    PS eshte BANKE Zvicrre..mos rrodhi do pikoje "naj gja" prej asaj per elbasanllite..e Konstantin Kristofo..idhit.

    PD-ja eshte Burkina-Faso..e kush shkon mbas fukarenjve..

    RRofte Fotoksina ...

    Fukaralleku maskaralleku..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    22
    NANO -BERISHA dy vellezer siamze ,ps - pd dy parti me nje trup dhe dy koka,pd+PS=PPSH ,12 VJET me pare kur gjithshka po shkulej nga renjet ne lindje te EUROPES pritej qe edhe ne shqiperi dicka do ndodhte,....luanet po perpiqeshin per gjahun ,por edhe hienat po lepinin buzet per ta shijuar,,,dhe vertet keshtu ndolli ,qindra dhe mijra luane ne gjithe shqiperine u ndeshen ,u gjakosen me bishen diktature,dhane jeten dhe po te bejme llogarite me gjak te ftofte pas 12 vjetesh,do shohim as edhe nje luan te komandoje,edhe po ka ndonje ''LUAN'' tani ai eshte pa dhembe,ose eshte shume i pire pasi dhembet i ka te qumshtit akoma e nuk ka mundesi te kafshoje.por jane te gjitha hienat me te shpifurat nga gjithe kafshet e tjera,me te pa ngopurat dhe me te zurmeshmet, me te shtuarat ne numer dhe te komanduara nga nje kucke ,te ritura me nje qumesht dhe te shperndara ne cdo ane .12 vjet me pare ppsh=99% TE VOTAVE tani PS+PD=99%[perfshi ketu stelitet e vegjel te se medhejve sipas porosise se nenes ppsh] TE shperndare te PSD,PA,PAD,PDr, e P,,,P,,,,P,,,P,,,P,,,P,,,P,,,P,,,P,,,P,,,.QE E UNE nuk e di sa parti te majta ka te ne,98 apo 99 pasi edhe deputetet nga 140 [130 jane njesoj te majte] ,keshtu qe, se votohet ne elbasan per nje deputet ,ose votohet ne gjithe shqiperine eshte njesoj per popullin ,do apo nuk do ai 98% JANE TE MAJTE vetem emri eshte ndryshe, DERI ,DER DO BEJE SHQERE SKA PER TE BERE KURE, keshtu qe si VALKA e ps ,si FARIU I pd njesoj jane nga nje DERE kane dale ,ashtu sikurse te njejtat futyra qe po shohim per 12 vjet si deputete,e per kushedi sa vjet te njejtit do shohem ,per te njejtit do votojme ,cfare na sollen 12 vjet ,te njejten gje do sjellin edhe kushedi sa shekuj .ata bejne zhurme per njeri tjetrin ,kur dicka nuk i kenaq ,por nuk e kafshojne njeri tjetrin,me nje fjale bejne spektakel me ne per te na lene goje hapur , na japin sapunin per djathe,e llafet e tyre per te na vene ne gjume.pra vellezrit siameze jane njelloj ,kur qesh njeri ,qesh edhe tjeti,kur qan njeri qan edhe tjetri,kur van njeri vuan edhe tjetri ,kur vdes njeri eshte i detyruar te vdese dhe tjetri.por deri ketu vellezrit tane siameze nuk mudet te vijne,pra PS per PD ose anasielltas bejne gjithska te jete e mundur te jene te shendeteshme ,se po iku njera eshte e pa shmangeshme se do ike dhe tjetra ....... ......me mire von se kure populli e ka kuptuar.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Elbasani jep alarmin per deshtimin e politikes aktuale

    Ndonese me shume premtime dhe rromuje e nisen dhe e mbaruamn fushaten elektorale kandidatet e dy forcave politike kryesore ne Shqiperi, votim i se dieles na tregoi sesa besim ka sot elektorati shqiptar tek politika. 32% pjesmarrja ne votim eshte nje SOS per politikanet tane te cilet mbasi e lod“hen e raskapiten üpopullin tone kane filluar te merzisin Evropen me sukseset e tyre dhe sipas informacioneve qe dergojne ne kancelarite evropiane tashme Shqiperia i ka te gjitha. Nuk ka me vrasje, nuk ka me territore te pakontrolluara nga policia, nuk ka me korrupsion,e trafiqe te paligjshme, nuk ka me protesta, e kryesorja akujt e dy kampeve u shklrine dhe nga uji i tyre tani jane mbushue plot e perplot liqenet tona te cilet Shqiperine e furnizojne 24 ore me energji te panderprere!?! Pika qe su bie!
    Populli eshte ai qe me shume se askush i shikon dhe i vlerson te gjitha mbrapshtite politike, sepse eshte ai qe demtohet i pari.
    Kur lexon apo degjon fjalimin e Nanos ne Elbasan ateher vetiu lind pyetja: A genjen Nano apo elektorati? Sepse sipas Nanos atyre nuk iu mungon asgje, biles me fitimin e kandidades se PS do filloje Lluksi. Shqetsimi im ne kete shkrim eshte se kur elektorati i Elbasanit nje qytet i njohur nga vlerat ne te gjitha fushat e jetes, po elektorati i cili eshte larg Tiranes, dhe larg zhurmes se gjeneratirve elektrike, apo ajrit te kondensionuar ne Vere, si do ti pres zgjedhjet e ardhshme. Kam frike e qofsha i gabuar se nuk ka per ti pierdhur fare keta njerez te cilet nuk iu zgjidhin asnje problem, nuk iu sigurojne drita, uje e qetesi. Nuk kerkon shume populli yne por kur ti vije ne maje te hundes dhe kjo nuk do te zgjas shume mbasi bollu luajt me fatet e tij , ka per te shperthyer mire. Shpresoj e uroj qe cdofamilje shqiptare pavarsisht se cfare niveli apo krahine qofte besimi partiak apo fetar ti festojne shendosh e mire krishlindjet e Vitin e Ri 2003 me harmoni pa krisma armesh i ishalla me drita !

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Kosova nė udhėkryq
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •