Neser ne Elbasan votohet per vendin vakant per deputet..
Te shohim.. ne se do te fitoje Fukarai, Fahri Balliu, i fukareshes PD ose Valentina, ministresha super milionere e Miliardieres PS.
ja cthote Shekulli
---------
Kreu i PS-sė sė bashku me aleatėt mbyll fushatėn nė Elbasan. Mungon Gjinushi
Nano: Sdo tė humbasė opozita, por Fahriu
Ditėn e diel nuk do tė humbasė as opozita, por do tė humbasė Fahriu se ėshtė kandidat mė i dobėt
ELBASAN Ditėn e diel nuk do tė humbasė as opozita, por do tė humbasė Fahriu se ėshtė kandidat mė i dobėt. Kėshtu u ėshtė drejtuar dje banorėve tė zonės elektorale nr. 52 tė Elbasanit kryeministri dhe kryetari i PS-sė Fatos Nano, nė ditėn e fundit tė fushatės pėr kandidaten Valentina Leskaj. Nė mitingun e zhvilluar nė pallatin e sportit Tomorr Sinani, Nano u tha tė pranishėmve se ju tashmė e keni zgjedhur kandidaten tuaj tė progresit dhe jam i bindur se qytetarėt e Elbasanit e kanė vlerėsuar zgjedhjen tonė, siē kanė vlerėsuar zgjidhjet qė ne socialistėt dhe progresistėt kemi realizuar nė tė mirėn tuaj. Unė besoj se pėr ju ėshtė e mjaftueshme qė ju tė dalloni epėrsinė e thellė tė kandidates sonė, tė dalloni tek ajo epėrsinė profesionale dhe njerėzore me rivalėt e saj. Duke kaluar nė zonėn 52, tha Nano, i preka me dorė gjėrat qė kanė filluar tė ndryshojnė, qė nga uji i pijshėm, pėrmirėsimi i rrugėve dhe ndriēimit, falė projekteve tė punės sė suksesshme tė ministres Valentina Leskaj, qė me punėn e saj i ka fituar tashmė pėrgjegjėsitė dhe atributet e deputetes sė zonės suaj. Nė saj tė punės suaj, Elbasani po fiton lehtėsinė e komunikimit me kryeqytetin dhe me botėn dhe qytetarėt elbasanas po ndiejnė se vetėm duke votuar kėtė tė diel me realizėm, duke pėrmbushur interesat dhe pėrpjekjet e tyre, do ta ndryshojnė mė thellė jetėn e tyre. Mė besoni, edhe personalisht jam krenar se Valentina, njė ministre e qeverisė qė unė drejtoj, i ka bindur tashmė tė gjithė qytetarėt pėr dimensionin human tė sipėrmarrjes sonė tė vėshtirė, por tė suksesshme, -u shpreh kryetari socialist para elektoratit elbasanas. Ai nėnvizoi se rruga e transformimeve qė po ndjekim, me gjithė vėshtirėsitė ekonomike qė po kalojnė sė bashku, nuk mund ti lėkundė marrėdhėniet midis njerėzve. Ndaj e ndiej tė nevojshme t`u rikonfirmoj se nė kėtė rrugė tė rikrijimit tė solidaritetit e tė vlerave humane do ta ndiejmė veten tė gjithė bashkė shumė shpejt qytetarė tė Europės sė Bashkuar. Ne kemi arritur me anėn e qeverisjes sonė tė shtetit tė sė drejtės tė rikthejmė besimin e qytetarėve, kemi pėrmbushur tashmė shumė nga boshllėqet e trashėguara tė tranzicionit, e kemi futur vendin nė njė fazė tė re zhvillimi qė ka si destinacion Bashkimin Europian. Kjo do tė kėrkojė ndėrmarrjen e njė vargu masash qė kurrsesi nuk do tė mund tė realizohen pa pjesėmarrjen e qytetarėve, pa pjesėmarrjen tuaj, -deklaroi kreu i qeverisė.
Nė krah tė socialistėve, dje nė Elbasan kishin ardhur edhe pėrfaqėsues tė partive aleate tė koalicionit Aleanca pėr Shtetin. Aty ishin kryetari i PAD-sė Neritan Ceka, kryetari i PA Lefter Xhuveli, sekretari i pėrgjithshėm i PSD-sė Engjėll Bejtja, deputeti Paskal Milo, ndėrkohė qė mungonte kryetari i PSD-sė Skėnder Gjinushi, deputeti i PBDNJ-sė Ligoraq Karamelo, ministrja socialiste Arta Dade, ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle, Saemira Pino, Durim Hushi, Taulant Dedja si dhe drejtues lokalė. Ndėrsa Leskaj tha se PS dhe aleatėt qė mė zgjodhėn mua si kandidate nė kėtė zonė kanė treguar nė kėto vite qeverisje se janė pėr njė gjithėpėrfshirje, dhe unė, ashtu siē u kam thėnė dhe kėto ditė tė fushatės do tė jem deputetja e tė gjithėve, nuk do tė kursej asnjė, duke vėnė nė funksion tė gjitha mundėsitė, pėrkushtimin tim pėr t'ju zgjidhur problemet, pėr tju pėrfaqėsuar sa mė denjėsisht nė Parlament. Nė miting pėrshėndetėn edhe aleatėt e PS-sė.
Kujtim Boriēi
-------------
Pra dhe dy nga pjesmarresit ne vrasjen e Azemit..Taulant Dedaj dhe Neritan Ceka jane rreshtuar me Milarderet dhe kandari te shohim nga do anoje..
Krijoni Kontakt