Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 98 prej 98
  1. #81
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Peshk shpatė me hudhėr

    Materialet pėr 4 persona

    * 4 lugė supe vaj ulliri
    * fileto peshku shpatė ose toni (rreth 1 kg)
    * kripė dhe piper
    * 1 lugė supe hudhėr e shtypur
    * 1/2 filxhani verė e bardhė
    * 1 lugė e vogėl lėng limoni
    * majdanoz i grirė hollė.

    Pėrgatitja

    Nxeheni furrėn nė 200C, njėkohėsisht vendosni tiganin me vaj nė zjarr tė nxehet.

    Vėreni peshkun tė skuqet duke e lyer mė parė me lėngun e limanit dhe kripėn dhe piperin, ktheheni tė tiganiset edhe nga ana tjetėr.

    Hiqeni nga zjarri, vėreni nė tepsi dhe futeni nė furrė. Nė njė tigan tė vogėl hidhni hudhrėn tė skuqet nė zjarr tė ngadalshėm duke e trazuar vazhdimisht deri sa tė tretet, shtoni verėn, duke e rritur temperaturėn e pllakės.

    Lėreni tė ziejė deri sa tė mpikset salca. Me kėtė salcė lyeni peshkun dhe futeni nė furrėn e nxehtė pėr 20min.

    Shėrbehet nė njė pjatė tė madhe duke e mbuluar me salcė dhe me majdanoz.
    Sui generis

  2. #82
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Picė me patėllxhanė dhe Parmexhan

    Materialet:

    * 1 filxhan kungull i njomė i prerė nė copa
    * 1/2 kg patėllxhanė tė prerė nė copa tė vogla
    * 1 porcion djathė me erėza
    * 1 1/2 filxhan salcė me turshi
    * 1/2 filxhan djathė Mocarela i prerė
    * 1/4 filxhan djathė Parmexhan i grirė
    * 1/4 lugė ēaji piper i kuq
    * 1/4 lugė ēaji rigon.

    Pėrgatitja:

    1. Vendosni tė piqet brumi i picės pėr 15 minuta nė temperaturėn 400 gradė.

    2. Rrisni temperaturėn 425 gradė.

    3. Pikė sė pari nė brumin e pjekur shtroni njė shtresė tė konsiderueshme tė salcės me turshi dhe mė pas shtoni tė gjithė pėrbėrėsit e tjerė, duke mos harruar estetikėn e vendosjes sė tyre. Lėreni tė piqet pėr 10 minuta.
    Sui generis

  3. #83
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Makarona me peshk ton

    Pėrbėrėsit pėr 2 persona:

    * 250 gr makarona flutur
    * 60 gr ose njė kuti konserve peshku ton
    * 2 speca jeshil apo tė kuq
    * njė grusht majdanoz
    * 2 luge vaj ulliri
    * lėngu i njė limoni
    * 2-3 thelpinj hudhre
    * kripė, piper i zi

    Udhėzime pėr pėrgatitje

    Nė njė tenxhere zieni makaronat. Nė anėn tjetėr pritini hollė specat, shtojini sipėr thelpinjtė e grirė hollė tė hudhrave, vajin, lėngun e limonit, kripėn, piperin, majdanozin dhe peshkun ton tė cilit ia keni hequr vajin mė pėrpara. Sė fundmi pėrziejini kėto me makaronat e sapoziera (tė cilave nuk do t’i keni hedhur yndyrė tjetėr!).
    Sui generis

  4. #84
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pilaf me mish dhe vezė

    Pėrbėrėsit:

    * Oriz (100 gram )
    * Mish viēi
    * 2 kokrra vezė
    * Domate
    * Erėza (sipas dėshirės)
    * Kripė, piper

    Pėrgatitja:


    Zihet mishi dhe me lėngun e mishit pėrgatitet dhe pilafi (pilafi i ka masat 1 me 2, dmth. 1 gotė oriz donė 2 gota ujė tė ngrohtė. Nė fillim vihet pak gjalpė apo vaj ulliri dhe pėrzihet orizi gjeri sa tė marr njė ngjyrė tjetėr (dmth tė lyhet n’vaj) dhe i hidhet uji. Nė rast se nuk doni tė pėrdorni vajra, atėherė mund ta bėni me verė tė bardhė.

    Ndėrkohė qė pilafi zien me zjarr tė ulėt pėr 20 minuta, mishi vihet pėr t’u skuqur.
    Pasi tė kenė mbaruar tė gjitha kėto, pilafi hidhet nė njė pjatė tė gjerė. Rrihen vezėt dhe mund t’i hidhni erėza dhe barishte, dhe pėrzihet me orizin.
    Hahet sa mė shpejt, sepse ėshtė mė e shijshme.
    Sui generis

  5. #85
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Supė me mish, vezė dhe limon

    Pėrbėrėsit

    * mish tul; sa tė dėshironi
    * 2 karota
    * majdanoz sipas dėshirės
    * njė filxhan me oriz supe
    * kripė (sipas nevojės)
    * piper i zi
    * 1 kokėrr vezė
    * 1 gjysmė limoni

    Udhėzime pėr pėrgatitje

    E marrim mishin dhe e hedhim nė tenxhere tė ziej. Pasi tė jetė zier mirė e nxjerrim nga tenxherja dhe me duar e thėrrmojmė nė copa shumė tė vogla. Mė pas marrim tiganin dhe i hedhim vajin.

    Qėrojmė karotėn, e presim hollė, e vėmė tė skuqet nė tigan dhe bashkė me karotėn e vėmė mishin tė skuqet.

    Pasi t’i kemi skuqur i hedhim nė tenxheren qė e ziejmė mishin. Hedhim orizin e majdanozin dhe i lėmė tė ziejnė. Mė pas marrim vezėn, e hedhin nė pjatė, shtrydhim gjysmėn e limonit. Ndėrkohė duhet tė trazojmė supėn deri sa tė bėhet gati.
    Sui generis

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    sod isha me shoqe ne restoran e shoqet kerkuan nji ambelsir qe quhej Sabaillon , une skam hangher kurr ket e thash ok ta kerkoj.

    kamarieri apo kuzhinieri e mur aparatin e ndezi afer neve dhe ne tenxhere qiti:
    4 te kuq te ves, 4 lug super sheqer dhe nji got alkool portuges kishte ngjyren sikur vena dhe i perzi keto deri sa u trash..
    dhe na sherbeu te nxeta ne gota .....
    ishte super super, vetem thoja me vete vezet a kan qen BIO apo industriale ?...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #87
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Desert me dredhėza

    Pėrbėrėsit:

    * 1/2 kg dredhėza tė freskėta ose nga frizi,
    * 100 gr sheqer,
    * 1 qeskė krem tė rrahur.

    Pėrgatitja:

    Shtypen dredhėzat me sheqer nė blender,ose kalohen nė sitė.

    Derdhen nė 6 pjata tė vogla.

    Nė mes vihet nga njė lugė krem i pėrgatitur. Kremit mund t’i shtohet pak pure dredhėzash duke e pėrzier me pirun.

    Pėrreth hidhet nga njė lugėz krem. Vizat tėrhiqen me rrėmojėse ose majė thike.

    Nė vend tė kremit tė rrahur, nė mes mund tė vihen toptha akulloreje.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #88
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Qofte me salcė domatesh

    Pėrbėrėsit:

    * 1/2 kg.mish tė bluar,
    * 1 qepė nė rende,
    * 1 vezė,
    * majdanoz tė grirė hollė,1 lugė mustardė, kripė, piper dhe vaj pėr skuqje.

    Pėr salcė nevojiten:

    * 4 domate,
    * 3 lugė vaj,
    * 1 qepė e kaluar nė rende,
    * 3 thelpinj hudhre,
    * erėza sipas dėshirės,nenexhik, feslixhen ose rigon.

    Pėrgatitja:

    Nė masėn e mishit tė bluar, hidhet qepa e kaluar nė rende, vezė e tundur, kripė, piper, majdanoz, mustardė.

    Masa pėrzihet mirė dhe ndahet nė qofte tė cilave u jepet forma e rrumbullakėt ose vezake dhe palosen nė enė qelqi, tė lyer me yndyrė, e mandej futen nė furrė tė nxehtė pėr t’u pjekur.

    Nė fultere ose tenxhere me yndyrė tė nxehtė,fėrgohet qepa dhe hudhra e grimcuar.

    Kur qepa merr njė ngjyrė tė kuqėrremtė shtohen domatet e qėruara dhe tė prera nė kubik tė vegjėl, erėzat, kripa dhe piperi.

    Salca e zier hidhet mbi qofte tė pjekura, futet edhe pėr disa ēaste nė furrė dhe shėrbehet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #89
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Paragjellė orizi me perime- Ora

    Pėrbėrėsit:

    * 200 gr oriz,
    * 3 vezė,
    * 2 tranguj turshi,
    * 1 spec i kuq turshi ose i freskėt,
    * 1 filxhan bizele,
    * 200 gr majonezė ose ajkė,
    * 50 gr kaēkavall,
    * kripė, lėng limoni,1 lugė mustardė (senf) dhe disa kokrra ulliri.

    Pėrgatitja:

    Nė tenxhere me dy litra ujė tė nxehtė me kripė, zihet orizi pėr 15-20 minuta, shpėrlahet me ujė tė ftohtė dhe kullohet mirė. Vezėt zihen 8 minuta prej ēastit kur fillon tė vlojė uji, qėrohen, priten nė 12 rrathė tė bukur (pėr orė).

    Pjesėt e mbetura priten nė pjesė tė imėta, sikurse edhe specat, trangujt, kaēkavalli dhe pėrzihen mirė e me kujdes me djathė, bizele tė ziera, oriz, lėng limoni dhe me gjysmėn e ajkės ose majonezės.

    Masa e pėrgatitur derdhet nė njė pjatė tė cekėt,tė rrumbullakėt,paksa mė tė madhe. Sheshohet mirė, lyhet me ajkė dhe mbi radhiten 12 copat e vezėve tė prera nė rrathė. Nga kokrrat e ullirit priten pjesė tė gjata dhe nė ēdo vezė vihen numrat prej 1-12.

    Nė mes vendoset njė rrepkė e kuqe ose domate, nėn tė vihen akrepat e prerė nga lėvorja e trangullit. Sallata pėrreth mund tė zbukurohet me fletė sallate tė gjelbėr,kopėr,rrepka tė kuqe ose ullinj.

    Kjo paragjellė, qė mund ta zėvendėsojė darkėn, zbukurohet sipas shijes sė amvisės. Kjo paragjellė, si dhe sallatat e tjera,mund tė pėrgatitet edhe nė mungesė tė ndonjėrit nga artikujt e pėrmendur.

    Ėshtė atraktive sidomos nėse servohet kur edhe ėshtė ora e caktuar pėr t’u ngrėnė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #90
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anėtarėsuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    RaPSouL, nje guzhinier perfket, e shikoj un qe pjestaret e forumit i paske mbajtur ne form me gatimet e tua, kur te besh ndonje dark na bej ndonje ze vlla
    |- Mė Pikņj NPik Loti, Nė Fņrm Realiteti -|

  11. #91
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Tullumbat

    Pėrbėrėsit:

    * 9 filxhan kafeje ujė,
    * 1 filxhan kafeje vaj,
    * njė majė thike kripė,
    * 7 filxhan kafeje miell,
    * 3 filxhanė kafeje niseshte,
    * 1 pluhur paste,
    * 6 kokrra vezė,
    * 1 litėr vaj.

    Sherbeti: 1 ½ kg. sheqer, 7 ½ dcl ujė, 1 lėng limoni, 1 sheqer vaniljeje. Sherbeti vlon 7 min.

    Uji vlon me njė majė thike kripė dhe 1 lugė vaj. Largohet nga zjarri. Hidhet mielli i pėrzier me niseshte dhe pluhur paste. Pėrzihet mirė dhe prapė kthehet nė zjarr qė tė fėrgohet gjersa tė mos ndahet nga luga dhe ena. Pasi tė ftohet brumi, i hidhen vezėt njė nga njė duke tundur mirė me mikser, gjersa tė fitohet njė brumė i njėllojtė. Njė litėr vaj hidhet nė tenxhere pėr t’u nxehė. Me brumin e pėrgatitur mbushet forma e dhėmbėzuar dhe nėpėrmjet saj nxirren tullumbat drejtė nė yndyrė tė nxehtė. Hidhen pjesė-pjesė dhe fėrgohen nga tė gjitha anėt gjersa tė zverdhen nė ngjyrė ari. Nėse skuqen shpejtė, ulet pak zjarri. Hiqen nga vaji me lugė tė shpuar dhe futen drejt nė sherbet tė ftohur. Gjersa tė fėrgohen tė dytat, tė parat qėndrojnė nė sherbet, pastaj largohen nga sherbeti dhe palosen nė njė enė tė thellė, e kėshtu veprohet gjersa tė harxhohet i tėrė brumi. Sherbeti qė mbetet hidhet mbi tullumba, nė mėnyrė qė ato tė lagen plotėsisht nė sherbet. Shėrbehen me shurup trėndafili, limonadė, bozė etj. Shije tė veēantė kanė nėse shėrbehen 2-3 pėr person tė vendosura nė misuri mbi tamėloriz.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #92
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Fli Kosove

    Pėrbėrėsit:

    * 2 kg miell,
    * 400 gr mazė ose gjalpė,
    * 3 dcl ajkė ose kos i trashė,
    * kripė, ujė.

    Pėrgatitja:

    Nė enė 5-6 litėrshe, hidhen ujė, kripė dhe duke e tundur i shtohet mielli i situr, gjersa tė gatuhet njė brumė mė i hollė se i petullave (sa tė mvishet gishti). Nė tepsi tė nxehtė, tė lyer me yndyrė, hidhet nė shirita me xhezve brumi i pėrgatitur, nga rrethi i tepsisė deri afėr mesit. Piqet nėn saē,ose nė furrė,shkalla e lartė,e kyēur vetėm pjesa e sipėrme e furrės nė temperaturė tė lartė. Posa tė marrė njė faqe ngjyrė tė verdhė dhe pikla tė kafenjta, spėrkatet me mazė ose yndyrė tė bashkuar me ajkė ose kos dhe gjalpė. Hidhet pėrsėri njė shtresė brumi tashmė nė tė njėjtėn mėnyrė por midis dy rrathėve nė vende tė zbrazėta. Piqet, lyhet me mazė pėr tė vazhduar nė tė njėjtėn mėnyrė, gjersa tė harxhohet i tėrė brumi. Pasi tė piqet e tėra, sipėrfaqja e flisė lyhet mirė me yndyrė dhe tepsia vendoset nė prush,mbulohet me saē,ose futet nė furrė tė kyēur nė tėrėsi,nė shkallėn e ulėt,pėr t’u pjekur pėrfundi edhe 15-20 minuta nė temperaturė tė lartė. Shėrbehet me djathė, kos, turshi, mjaltė etj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #93
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Supė-krem me kokė peshku

    Pėrgatitja:

    Priten nė copa tė vogla,1 qepė, 3 patate, 1 rrėnjė majdanozi, 1 presh. Fėrgohen nė gjalpė ose margarinė. Shtohen 3-4 kokė dhe eshtra peshku, 10 kokrra piper, 2 fletė dafine, 2 kokrra karafil, 1 litėr ujė dhe ¼ lit. qumėsht.

    Kėto zihen nė temperaturė tė ulėt 30 minuta. Largohen kokat e eshtrat nga supa dhe pastrohet mishi nga to. Supa kullohet dhe vihet nė zjarr. 1/4 qumėsht tundet me 1 tė verdhė veze, 2 lugė ajkė, 2-3 lugė lėng limoni, 1 lugė worēester-salcė, 1 domate e kaluar nė rende, 2 lugė tė rrafshuara niseshte dhe i hidhet supės duke e pėrzier vazhdimisht. Supės i shtohen mishi dhe njė gotė perime tė ziera, sikurse: karotė, bizele, lulelakėr dhe majdanoz i grirė hollė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #94
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    Lum nusja qe t'merr ty necky :P
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  15. #95
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Receta e eurokremit ne menyre te thjeshte (shtepie)

    Nevoiten:
    1-Margarin
    1-Liter qumsht
    3-Gota sheqer
    3-Gota miell
    1-Peciv-1-Vanill
    2-Luge Kakao


    Pergatitja

    Qumshtin e vloni
    Pasi te vloje Qumshti e leni te ftohet pak pastaj i ja qitni te gjitha dhe e perzini mire
    Ne fund i qete neper tablla me u ftohe



    Ju befte mire



    Kete di me be vete



    Citim Postuar mė parė nga prishtinase Lexo Postimin
    Lum nusja qe t'merr ty necky :P
    flm

  16. #96
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Toptha me arra tė bluara

    Pėrbėrėsit:

    * 100 gr gjalpė
    * 100-150 gr sheqer pluhur
    * 1 vezė (e freskėt)
    * 150 gr ēokollatė
    * 150 gr arra tė bluara
    * 2 lugė supe rum
    * 50 gr arra tė grimcuara
    * 50 gr bajame tė grimcuara
    * 50 gr ēokollatė e grimcuar

    150 gr ēokollatė shkrihet mbi avull. Tundet gjalpi i zbutur me mikser. Shtohet sheqeri pluhur, veza dhe vazhdon tundja gjersa masa tė bėhet e njėllojtė. Hidhet ēokollata e shkrirė dhe e ftohur pak, rumi, si dhe arrat e bluara tė cilat pėrzihen mirė gjersa masa tė homogjenizohet. Futet nė frigorifer ½ ore, pastaj nxirren me lugė tė vogėl dhe bėhen goglat me madhėsi sipas dėshirės (afro 35 copė). Topthat kalohen nė ēokollatė, arra dhe bajame tė gjitha tė grimcuara.

    Nėse topthat pėrgatiten nė ēast dhe brumi ėshtė pak i hollė, shtohet 1 lugė arra ose keks i bluar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #97
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Pulė e mbushur me oriz

    Pėrbėrėsit:

    * 1 pulė afro 1 ½ kg
    * 1 filxhan ēaji oriz (basmati)
    * 100 gr gjalpė
    * 1 qepė
    * 1 lugė mustardė(senf)
    * kripė, piper
    * vegetė, ruzmarin tė freskėt ose tė tharė

    Pula pastrohet, fshihet, lyhet nga tė gjitha anėt me mustardė. I hidhet kripė, piper, vegetė dhe ruzmarinė. Nė ndėrkohė, zihet orizi 10 min. nė ujė me kripė. Qepa e grirė imėt, fėrgohet nė 50 gr gjalpė gjersa tė zbutet. Hidhet orizi i kulluar, fėrgohet pak me qepė, hidhet pak kripė e vegetė dhe me kėtė masė orizi, mbushet pula. Vendoset nė tavė ku do tė piqet, mbi i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit e nxehur mirė,por jo e djegur dhe ½ gotė ujė. Pula mbulohet me alufolie dhe futet nė furrė tė nxehtė me temp.200 gradė Celsius pėr t’u pjekur 1 orė.

    Zbulohet nga folia, laget me lėngun tė cilin e lėshon gjatė pjekjes dhe vazhdon tė piqet edhe 30 min. gjersa tė skuqet mirė.

    Shėrbehet me mbushjen dhe sallatė sipas dėshirės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #98
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Speca tė tharė tė mbushur me groshė

    Pėrbėrėsit:

    * 300 gr groshė
    * 1 qepė
    * 1 filxhan kafeje oriz
    * 50 gr arra tė bluara
    * 12 speca tė tharė, mė tė mėdhenj
    * 4 lugė pure domatesh ose salcė mė tė dendur
    * gjalpė ose vaj ulliri
    * piper i kuq dhe i zi, kripė, vegetė
    * disa fletė naneje ose nane e tharė,sipas dėshirės ruzmarinė dhe erėza tė tjera.

    Grosha ulet nė mbrėmje, pastaj derdhet uji i valės sė parė dhe zihet nė zjarr tė ulėt gjersa tė zbuten kokrrat. Fėrgohet qepa gjersa tė zbutet. Hidhet specall (biber i kuq), 3/4 e salcės sė domateve dhe nė atė masė derdhet grosha pa ujė. Hidhet kripė, piper, vegetė, nane, erėza sipas dėshirės, arrat e bluara dhe orizi. Masa pėrzihet me kujdes nė mėnyrė qė kokrrat e groshės mos tė ndrydhen. Specat pastrohen nga farat,pėrvėlohen dhe nė valė qėndrojnė afro ½ orė. Me masėn e groshės mbushen specat. Hidhet salca e mbetur e pėrzier me ujė, pėrderisa tė mbulohen specat dhe pak vegetė mbi speca. Tava futet nė furrė tė nxehtė me temperaturė 200 gradė Celsius shkalla e ulėt e furrės dhe piqen pėr ½ orė. Shėrbehet me pogaēe ose bukė misri.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. RECETA ( te provuara)
    Nga Lule Portokalli nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 15:32
  2. Pėrmbledhja e recetave
    Nga [Perla] nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:18
  3. ju lutem kush ka receta te embelsirave dhe gjellerave
    Nga gjuli nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 14:34
  4. Fjalet eukaristike te Jezusit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:34
  5. Receta nga kuzhiniere me fame boterore
    Nga Dita nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 02:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •