Makarona me kungull, speca tė kuq dhe proshutė e tymosur
Pėrbėrėsit pėr 4 veta:
* 400g makarona
* 100g proshutė e tymosur
* ¼ spec tė kuq
* 200g kunguj me lėkurė tė gjelbėr
* 1 thelpi hudhėr
* kripė, piper
Lani me kujdes specat dhe kungujt. Vini hudhrėn dhe vaj ulliri nė zjarr. Shtoni proshutėn, tė prerė nė copa tė vogla dhe lėreni tė skuqet. Prisni specat dhe kungujt nė rripa tė hollė dhe hidhini nė tiganin e nxehtė, duke filluar me kungullin, pastaj specat; shtoni kripė dhe piper.
Ndėrkohė qė vegjetalet skuqen nė tigan, zieni makaronat; kullojini dhe hidhini edhe ato nė tigan duke i lėnė 2-3 minuta tė pėrzien tė gjitha bashkė, por mos harroni tė hiqni mė parė hudhrėn.
Nė kėtė pjatė bashkohen shija delikate e perimeve, si ajo e kungullit dhe shija e plotė e proshutės sė tymosur. Ky ėshtė njė gatim i lehtė, sepse nuk rėndohet nga mishi, pasi sasia e pėrdorur ėshtė e pakėt. Duket se nuk i mungon asgjė, pėrveē njė vere tė bardhė.
Sui generis
Patate tė skuqura me salcė djathi dhe vezė
Materialet pėr 4 persona
· 600 gr. patate
· 200 gr. djathė kaēkavall, i butė, i grirė
· 2 thelpinj hudhre tė prera hollė
· 100 ml. verė e bardhė
· 200 ml. krem qumėshti
· 2 tė kuqe vezėsh
· 2 lugė gjelle majdanoz
· 60 gr. gjalpė
· kripė dhe piper
Pėrgatitja
1. Lani shumė mirė patatet; i lyeni me pak gjalpė dhe nė vazhdim i mbėshtillni me letėr alumini. I piqni nė furrė pėr 1 orė, derisa tė zbuten,
2. Menjėherė mė pas u hiqni cipėn: i prisni nė copa tė mėdha dhe i vendosni nė njė enė tė lyer me gjalpė.
3. Sipėr patateve hidhni pak djathė tė trashė tė butė, tė grirė trashė.
4. Rrihni kremin e qumėshtit me verėn, tė kuqet e vezėve dhe kripėn e piperin. Shtoni djathin e grirė, hudhrėn, majdanozin dhe i pėrzieni mirė tė gjitha materialet.
5. I spėrkatni patatet me masėn prej djathi dhe I piqni derisa djathi tė shkrijė. E servoni gatimin menjėherė.
Ju befte mire.
Sui generis
O Rapi edhe kuzhinjer je bo
UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA!
Kek me hurma dhe banane
Materialet pėr 8-10 persona
* 250 gr. hurma pa bėrthamė
* lėkurė dhe lėng nga 1 limon
* 2 banane tė pjekura
* 200 gr. gjalpė i butė
* 180 gr. sheqer
* 3 vezė
* 230 gr. miell pėr kek
* 1/2 luge kafeje bakin
* feta molle (tė cilat do tė sheqerosen me 3 lugė gjelle sheqer)
Pėrgatitja
Nė fillim vendosni hurmat, lėkurėn dhe lėngun e limonit nė njė tenxhere ku keni hedhur 90 ml. ujė. I zieni atė pėr 5 minuta, derisa hurmat tė zbuten. Mė pas i rrihni nė mikser me qėllim qė tė qullen dhe tė bėhen pelte. Nė njė tas shtypni bananet me pirun, derisa tė shkrihen plotėsisht.
Rrihni ne mikser gjalpin dhe sheqerin derisa tė formohet njė masė prej shkume. Shtoni nė tė bananet dhe vezėt dhe vazhdoni rrahjen.
Pasi tė keni hedhur nė miell sasinė e caktuar tė bakinit e kaloni atė nėpėr sitė dhe mė pas e hidhni nė masėn e gjalpit dhe vazhdoni ta rrihni nė mikser, duke pasur shpejtėsi tė ulėt. Masėn e zbrazni nė forma tė lyera mė parė me gjalpė dhe pėrpiquni tė rregulloni sipėrfaqen e tyre, e cila nuk duhet tė ketė tė ngritura apo tė ulura. Pėrsipėr shtroni 1/2 e masės me hurma.
Shtroni mbi kėtė masė njė shtresė tjetėr me banane dhe mė pas vini pėrsėri nga masa me hurma. Nė fund (shtresa e tretė) duhet tė jetė nga masa me banane. E piqni kekun nė temperaturėn 180 gradė celsius. Pasi tė jetė pjekur e hiqni nga forma dhe para se ta servoni e zbukuroni me fetė molle.
Sui generis
Perime tė furrės
Pėrbėrėsit pėr gjashtė persona:
* 660 gr lulelakėr jeshile
* 500 gr bishtaja dhe karota
* 3 lugė margarine
* 2 lugė kaēkavall tė grirė
* Kripė
* Piper
Pėr beshamelin
* 3 luge margarine
* 4-5 luge miell
* 1 kg qumėsht
* 1 arrė e grirė
* 2 vezė
* 1 filxhan djathė
* kaēkavall i grirė
Pėrgatitja
Ziejmė perimet nė tenxhere me presion dhe i lėmė derisa tė pinė tė gjithė ujin dhe mė pas i hedhim margarinė pėrsipėr.
Pėr beshamelin
Nė njė tenxhere hedhim margarinėn, miellin dhe i pėrziejmė. Hedhim qumėshtin e nxehur me pėrpara, derisa tė pėrftohet njė krem. E lėmė kremin pėr disa minuta nė zjarr dhe hedhim arrėn e grirė, vezėn, kripėn, piperin dhe djathin e grirė. Vendosim lulelakrėn jeshile rreth njė enė balte. Mbushim qendrėn me bishtajat dhe karotat, hedhim pėrsipėr beshamelin, djathin kaēkavall dhe e fusim nė furrėn e nxehur nė 220 gradė pėr 30 minuta.
Sui generis
Strudel me spinaq dhe karota
Materialet pėr 8 persona
* 1 ose 2 peta byreku
* 450 gr. spinaq
* 400 gr. karota
* 50 gr. djathė kaēkavall 2 thelpinj hudhre
* 1 tufė majdanoz
* 60 gr. pistakė (fistekė)
* 50 gr. rrush i thatė
* 2 lugė gjelle vaj ulliri
* 40 gr. gjalpė
* 1e kuqe veze
* kripė, piper
Pėrgatitja
1. Prisni karotat nė forma rrethore. I skuqni me gjysmėn e hudhrės; shtoni nė te majdanozin dhe i hidhni kripe e piper. E shtroni kėtė masė nė petėn e byrekut.
2. Pastroni me kujdes spinaqin; e shtrydhni; e prisni nė copa tė trasha dhe e skuqni me pjesėn tjetėr tė hudhrės. Pasi tė shtoni kripe dhe piper e hiqni nga zjarri. Menjėherė mė pas hidhni rrushin e thate, pistakėt (fistekėt) dhe djathin kaēkavall.
3. E pėrzieni mirė kėtė masė dhe e shtroni nė petėn e byrekut, mbi shtresėn me karota qė hodhėt mė parė. (Shpėrndani copat e djathit nėpėr tė gjithė petėn, me qėllim qė tė mos ketė vetėm nė njė vend).
4. E vendosni ‘strudelin’ nė njė tepsi tė lyer me gjalpė dhe pėrsipėr e lyeni me tė kuqtė e vezės, tė cilėn e keni rrahur mė parė me pak ujė.
5. E piqni ushqimin pėr 45-50 minuta. Kur tė jetė
Gati, sipas preferencave e servoni tė ftohtė ose tė ngrohtė.
Ju befte mire!
Sui generis
Te lumt Oj Tetove,
Na knaqe me keta receta te faleminderit shume...
Te jem shume mirenjohes..
Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...
Qofte mė lėng
Materialet:
• 1 kg mish i grirė
• 2 speca tė kuq dhe i bluani
• 1 shkop kanellė e copėtuar
• 1/2 filxhan oriz i pagatuar
• 2 lugė gjelle qepė tė grira
• 1 kokėrr vezė
• 1 thelb hudhre
Salca:
• 3 kupa sallatė jeshile e grirė
• 2 filxhan qepė tė grira
• 1 kupė me karota tė prera nė copa tė vogla
• ½ selino e grirė
• 1 lugė gjelle pudėr djegėse
• 2 kupa lėng mish pule
• 1 kupė salcė domateje
• ½ kupė patate tė grira dhe tė pjekura
Pėrgatitja:
1. Hidhni nė njė tigan mishin, specat e kuqė tė bluar dhe i skuqni nė njė temperaturė mbi mesataren, pėr 2 minuta.
2. Kombinoni 2 lugė ēaji kanellė, kripėn, orizin, qepėt, mishin, vezėn dhe hudhrat nė njė tas tė thellė. Formoni 24 qofte.
3. Nė njė tigan hidhni lakrėn, karotėn dhe selinon, gatuajini pėr 8 minuta, duke i trazuar vazhdimisht. Shtoni pudrėn djegėse, lėngun e mishit dhe domatet dhe lėrini tė ziejnė. Hidhni qoftet dhe lėrini pėr 15 minuta. Nė fund hidhni edhe patatet dhe gatuajini pėr 20 minuta ose derisa patatja tė ketė zier mirė.
Sui generis
Lulelakėr pikante me domate
* 1 kokė lulelakėr, e ndarė nė copėza
* 4 domate tė qėruara
* 1 thelb hudhėr
* 1 spec i djegės, i tharė
* Pak rigon
* 1 lugė gjelle majdanoz i grirė
* Kripė e vaj ulliri
Shkėrmoqni specin e kuq djegės dhe hidheni nė tigan bashkė me hudhrėn e ndarė nė dysh. Skuqini lehtė pėr 1-2 minuta.
Shtonin aty copėzat e lulelakrės dhe domatet e prera nė copa e mė pas kripė e rigon.
Lėrini tė gatuhen nė zjarr pėr 15-20 minuta dhe pjata do tė jetė gati kur domatet “tė jenė shkrirė” nė tė e lulelakra tė mos jetė zbutur shumė.
Spėrkateni me majdanoz pėrsipėr dhe ajo ėshtė gati pėr t’u shėrbyer si njė pjatė mė vete ose si njė salcė pėr pjatat tė tjera makarona, oriz, perime…)
Sui generis
Tortė me krem
Pėrbėrėsit
Pėr koren e tortės:
* kuti masė pėr kore
* 200 ml ujė tė nxehtė
* 100 g vaj apo margarinė
* 2 vezė
Pėr kremin:
* 600 ml qumėsht tė ftohtė
* 70 g sheqer
* 100 g ēokollatė
Pėrgatitja
Qiteni nė njė enė pėrzierjen pėr brumė, shtoni ujė, vaj dhe pėrziejeni ngadalė me mikser elektrik derisa brumi tė fillojė tė ndahet nga ena dhe lėreni qė tė ftohet, e mė pas qitni dy vezė.
Njė tė tretėn e sasisė qiteni nė kallėp tė mbėshtjellė me letėr pėr pjekje, me diametėr 20 cm dhe piqeni nė furrė tė nxehur nė temperaturė 200°C, pėr 20 minuta.
Nė tė njėjtėn mėnyrė piqeni edhe pjesėn e dytė dhe tė tretė tė brumit.
Nė njė enė tė thellė qiteni qumėshtin, shtoni sheqer, pluhur pėr krem dhe pėrziejeni me mikser elektrik, pėr 3 minuta, me shpejtėsinė mė tė madhe. Nė gjysmėn e kremit qiteni ēokollatėn e shkrirė.
Koren e pjekur lyejeni me kremin e ēokollatės, mbulojeni me koren e dytė, atė lyejeni me krem dhe, nė fund, mbulojeni me koren e tretė, tė prerė.
Sui generis
Sallatė me peshk
Pėrgatitja: 25 minuta Pjekja: 15 minuta Kalori: 460 pėr porcion
Pėrgatitja pėr 4 persona:
• 280 gr oriz pėr sallatėn
• 2 qepė tė kuqe
• 2 domate
• 4 sardele nė vaj
• 1 spec jeshil
• 100 gr sallatė
• 1 tufė borzilok
• 4 lugė vaj ulliri
• Kripė, piper
Pjekja: Lėre orizin nė 3 litra ujė tė vluar tė kriposur. Kulloje. Pėr ta ftohur fute nė ujė tė ftohtė.
Pėrgatitja: Qėrojini qepėt dhe prit nė copa tė vogla. Futi pėr 15 minuta nė ujė tė ftohtė qė tu largohet pak shija e fortė dhe mė pas kulloji. Laji e thaji domatet dhe priti imėt. Laje, pastroje specin dhe pastaj prite nė copa. Priti nė copa sardelet pasi ike kulluar. Sė bashku futi tė gjitha nė njė tas sallate bashkė me sallatėn e larė dhe tė grirė. Shto orizin. Shoqėroji me kripė, piper e vaj si dhe me borzilok tė grirė.
Sui generis
Koktej i stinės
Pėrbėrėsit
* 60 ml vodka
* 30 ml liker
* 30 ml lėng shege
* 30 ml lėng limoni
* Feta portokalli ose lėkurė limoni nė formė spiraleje pėr zbukurim
Lloji i gotės: gotė pėr koktej
Udhėzimet
Tundini pėrbėrėsit nė njė pėrzierės pijesh bashkė me akull. Kullojini mė pas nė njė gotė kokteji tė freskėt. Mund t’i ngrini buzėt e gotės me sheqer. Duket si pika mė e fortė e koktejit - pse tė mos e provoni?
Disa, madje, sugjerojnė edhe pėrzierje me portokaj tė hidhur, por nuk prish punė edhe po nuk i gjetėt. Meqenėse shėrbehet nė njė gotė, ku zakonisht shėrbehet Martini, shumica e ngatėrrojnė koktejin me tė, por nuk ėshtė e njėjta gjė. Provojeni dhe do tė jeni nė njė mendje me ne! Shėrbehet pa akull.
Sui generis
Biftek i zier me perime
Pėr 2 persona:
* 2 copa mish viēi, pa dhjam
* 2 karota
* 2 speca jeshilė
* 2 kunguj
* rigon, kripė, piper i zi, rozmarinė
* 1 lugė e madhe vaj
* ujė me sy
Pėrgatitja:
Copat e mishit rrihen deri sa tė bėhen me petashuqe. Mė tej sipėr tyre hidhen erėzat dhe pėrzihen me to.
Pritini karotat, kungujt dhe specat nė copa mesatare dhe pėrziejini dhe kėto tė fundit me erėzat mirė.
Lėrini mishin dhe perimet njė copė herė sa deri sa erėzat tė depėrtojnė aromėn e tyre mbi to.
Mė pas nė njė tigan vini vajin tė skuqet dhe sipėr vėni mishin dhe perimet. Mė tej pa i skuqur fare (nėse doni dhe mund t’i skuqni) shtoni ujin nga to mė ngadalė dhe nė sasi tė vogla.
Bėjeni kėtė vazhdimisht, duke i kthyer perimet dhe biftekėt disa herė deri sa tė jenė gatuar. Nė fund fare edhe ujin duhet ta kenė pirė pak a shumė. Servirini tė nxehta. Ju bėftė mirė!
Sui generis
Pulė me kėrpudha
Nevojiten:
* 4 copė mish tė bardhė tė pulės (ose kofshė) pa lėkurė e eshtra
* 250 gr kėrpudha tė grira
* 1 filxhan qumėsht
* 1 filxhan kafeje verė tė bardhė
* 1 filxhan galetė
* 1 tė bardhė lė vesė
* lėngun e gjysmė limoni
* gjysmė luge kopėr tė thatė
* kripė, piper.
Shtypeni mishin e bardhė me ēekiē tė bėrxollave, por nė vend tė mishit tė bardhė mund tė pėrdorni edhe kofshėt dhe kaēikėt (duke ua hequr ashtin).
Zini kėrpudhat nė verė tė bardhė, lėng limoni dhe kopėr, derisa tė mos avullohet gati e tėrė vera.
Preni pėrmes ēdo pjesė tė mishit tė bardhė, mbusheni me kėrpudha e pastaj mbėshtilleni mirė duke i vėnė njė rrėmojcė.
Uleni ēdo copė nė qumėsht ku keni qitur tė bardhtė e tundur tė vesė, lyeni me galetė dhe renditni nė tepsi.
Futni nė furrė tė nxehur tė cilės ia ngadalėsoni temperaturėn nė 190 gradė celsius dhe piqeni rreth 35 minuta, derisa mishi tė mos bėhet i butė dhe i kuqėrremtė.
Sui generis
Japrakė me sallatė jeshile
Pėr 6 persona:
* 1/2 kg. peshk pastėrma (bakalaro)
* 24 gjethe sallate jeshile 1 filxhan oriz
* 1 qepė tė grirė
* pak hudhėr
* 4-5 bisqe selino tė prerė hollė
* pak piper kokėrr
* 1 domate, se cilės i ėshtė hequr cipa dhe ėshtė prerė hollė
* 3 lugė gjelle margarinė
* 1 konservė domateje tė prerė hollė
* kripė dhe piper
Pėrgatitja:
1. Fillimisht pastroni peshkun nga kripėsia e tij, hiqni cipat dhe halat dhe e prisni nė copa.
2. Pėrvėloni gjethet e sallatės jeshile dhe i lini tė kullojnė.
3. Pėrzieni copat e peshkut me orizin, qepėn, hudhrėn, selinon, piperin dhe domaten. Provoni shijen dhe i hidhni nga pak kripė dhe piperin kokėrr.
4. Vendosni pak nga masa e krijuar nė ēdo gjethe sallate jeshile dhe i lidhni nė formė japrakėsh. I vini ato nė radhė nė tenxhere, ku ėshtė hedhur mė parė margarinė. Shtoni kripė dhe piper. I mbuloni me njė pjatė dhe i lini tė ziejnė pėr rreth gjysmė ore afėrsisht.
Sui generis
Pule gordon blu
Koha e pėrgatitjes 1 orė e 30 minuta
Pėrbėrėsit
4 gjokse pulash
1 kupė me djathė kaēkavall tė grirė
1/2 kupė proshutė tė grirė
kripė
piper
4 lugė mustardė
2 vezė
2 lugė vaj
1/2 kupė miell
1/2 lugė kripė
Vaj
Pėrgatitja
Marrim gjokset e pulės dhe i rrahim lehtė, derisa tė bėhen tė buta. Nė njė enė pėrziejmė djathin kaēkavall me proshutėn.
Lyejmė gjokset e pulave me pak kripė dhe me piper tė zi, i mbushim me mustarde dhe me pėrzierjen e djathit dhe proshutės. I mbyllim dhe bėjmė role.
I kapim me shkopinj anėt, qė tė mos dalė mbushja dhe pastaj i vendosim nė frigorifer.
Nė njė enė tjetėr rrahim vezėt me vajin. Pėrziejmė miellin me kripėn, i lyejmė gjokset e pulės qė sapo i kemi nxjerrė nga frigoriferi, i zhysnim nė pėrzierjen e vajit dhe vezėve dhe i fusim pėrsėri nė frigorifer.
Ndėrkohė, gradojmė furrėn nė 190 gradė. Marrim njė tigan tė thellė, skuqim copat e pulės derisa tė piqen nga tė gjitha anėt.
Heqim shkopinjtė dhe i vendosim nė tepsi pėr t'i pjekur pėr 15-20 minuta. Serviret e ngrohtė.
Sui generis
Gurabije me bajame
Pėrbėrėsit:
1 1/2 filxhanė ēaji me gjalpė te freskėt
1 1/3 filxhan ēaji me margarinė
3 vezė tė freskėta
1 filxhan ēaji me sheqer
1 filxhan sheqer pluhur pėr spėrkatje
1 filxhan kafe konjak
1 lugė kafeje sodė
1 lugė kafeje vanilje
1 kg miell
1 1/2 filxhan ēaji bajame tė grira
1 1/2 filxhan ēaji ujė
Pėrgatitja
Pėrziejmė margarinėn me gjalpin e freskėt me sheqerin, i shtojmė edhe vezėt e freskėta dhe i pėrziejmė pėr gati 10 minuta.
Nė vazhdim hedhim miellin, konjakun, sodėn, vaniljen, bajamet, derisa tė bėhet njė masė e butė.
E lėmė pak brumin tė pushojė dhe pastaj e ndajmė nė forma sipas dėshirės.
Pasi kemi bėrė format, i vendosim nė njė tepsi tė lyer nė vaj dhe i pjekim nė temperaturė mesatare pėr 25-30 minuta.
Pas pjekjes i nxjerrim nga furra, i hedhim pak ujė dhe sheqerin pluhur.
Sui generis
Krijoni Kontakt