Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Thumbs up Nju Jork, një shqiptare në jurinë e “American Idol”

    NJU JORK- E kandiduara për fitimin e çmimit Grammy, këngëtarja, kompozitorja dhe autore e teksteve të këngëve Kara DioGuardi e cila pak kohe më parë dha edhe një intervistë ekskluzive për ”Gazeta Shqiptare”, e bija e ish-kongresmenit me origjinë shqiptare Jospeh J. DioGuardi do të jetë krah panelit të jurisë si Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, në edicionin e tetë të spektaklit më të famshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës "American Idol".

    Premiera pritet të fillojë në Janar 2009 dhe do të ketë eskluzivitetin e kanalit më të madh televizivë amerikanë Fox News. Lajmi u bë i ditur nga udhëheqësi dhe producenti i njohur i këtij spektakli Simon Cowell.

    Presidenti i këtij spektakli" American Idol" tha se për shtatë edicionet e kaluara Paula Abdul qëndroi me eksperiencën e saj, si e vetmja femër në panelin e gjykimit në të gjitha edicionet e American Idol.
    “Me Kara DioGuardi në krah të saj, Paula i ka "shpatullat e ngrohta" qe të bëjë edhe më shumë në këtë spektakël" theksoi Simon Coëell në konferencën e shtypit kur konfirmoi se Kara DioGuardi do të jetë në panelin e jurisë në sesionin e tetë të “American Idol”.

    Kara DioGuardi si autore këngësh është dalluar edhe në mesin e yjeve e njohura të muzikës: Kelly Clarkson, Christina Aguilera, Gëen Stefani, Celine Dion, Faith Hill, Carrie Underëood and Pink.
    Shqiptaro-amerikanja ka marrë çmimin si kompozitorja më e mirë e vitit në muzikën “Pop”.

    (s.g/NEWS24/Balkanweb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Interesant ky lajmi.Hera e pare qe degjoj per kete femer.Cfare emri qe i kane vene!Se mendoja se mund ta perdornin dhe shqiptaret kete emer.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    interesante

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Zuchero
    Anëtarësuar
    09-02-2004
    Vendndodhja
    Delray Beach, Florida
    Postime
    29
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Interesant ky lajmi.Hera e pare qe degjoj per kete femer.Cfare emri qe i kane vene!Se mendoja se mund ta perdornin dhe shqiptaret kete emer.
    Emri i saj shpjegohet me faktin qe eshte me prejardhje Arbereshe.
    Be careful about reading health books. You may die of a misprint.
    --Mark Twain--

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Zuchero Lexo Postimin
    Emri i saj shpjegohet me faktin qe eshte me prejardhje Arbereshe.
    Vertet? Arbereshet e perdorin me k apo c se ne Shqiperi nje emer i tille nuk ekziston dhe kam frike se ta marrin per keq po t'ja vesh femijes.

  6. #6
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Para sa brezash na qenka kjo shqipetare? Sec kam nje pershtypje qe me afer kane shumica majmunin se kjo te qenit shqiptare.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  7. #7
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Ptuu t'ma besh nqs kjo din nje fjal shqip.
    ca beni kot llam llam vdiqet cik qe gjithe bota te ket prejardhjen shqiptare, po behemi dhe ne me keq se greket, megalloman
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga donna76 Lexo Postimin
    Ptuu t'ma besh nqs kjo din nje fjal shqip.
    ca beni kot llam llam vdiqet cik qe gjithe bota te ket prejardhjen shqiptare, po behemi dhe ne me keq se greket, megalloman
    moj bella topolona,...lol

    po pse beni kshu,

    ajo eshte shqiptare me zemer, i jati o arberesh e jema cifute,

    nese katnaret e shqiptrise behen greke, jevgj, rome etj per perfitim, ishin arbereshet e italise qe e rilinden shqiptarizmin.

    kshu qe kjo goc, o shqiptare dhe familja e saj ka bere dhe ben shume per shqiprine.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    po mire xhuxhu shko thoji njehere "c'kemi? do te pergjigjet gje? ama ashtu me prejardhje te gjithe nga eva e adami jemi neve .


    te kuptohemi s'e kam inatin me ate, po me keta qe bejne titulla sensazionale, ekzagjerejshen gjithmone keta gazetaret.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga donna76 Lexo Postimin
    po mire xhuxhu shko thoji njehere "c'kemi? do te pergjigjet gje? ama ashtu me prejardhje te gjithe nga eva e adami jemi neve .


    te kuptohemi s'e kam inatin me ate, po me keta qe bejne titulla sensazionale, ekzagjerejshen gjithmone keta gazetaret.
    Topolona,

    e di si do me pergjigjet

    tasqebap me topo demi

    lol

    edeh njehere, i jati dhe e jema e saj jane nder veprimtaret me aktive per ceshtjen shqiptare ne amerike dhe bote. keshtu qe edhe e bija s'ka si te mos mbruhet me shqiptarizem.

    ne algjeber ka nje teoreme qe quhet teorema e dy policve. nese ti ndodhesh ndermjet 2 policve ti do shkosh ku te cojne ata.

    kta matematicient e forumit muind te na shpjegojne me mire ,...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •