Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187

    Çfarë mendoni a duhet shqiptarët të shkojnë Mekë për haxhë

    Ju pyes të gjitheve ata qe jane musliman te fort, a duhet ne shqiptaret te shkojne ne haxhe deri sa keta arabet e m..it nuk na pranuan ende,
    Une e kam patur nje diskutim te fort me disa kusherir te mi qe duhet te bojkotojme haxhin deri sa ata nuk na pranojne.
    Nese ne nuk egzistojme per ata pse ata te egzistojne per ne.
    ju faleminderit.
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  2. #2
    CEO of QuestionAnswerism Maska e Admir Masurica
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Postime
    39
    Feja ne shtetet demokrat t'evropes nuk marrin pjese ne politik!
    kete qe shkruan ti eshte debil!dhe pa argumente pranueshem!
    to live and die in my homeland

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga nostradamus99 Lexo Postimin
    Ju pyes të gjitheve ata qe jane musliman te fort, a duhet ne shqiptaret te shkojne ne haxhe deri sa keta arabet e m..it nuk na pranuan ende,
    Une e kam patur nje diskutim te fort me disa kusherir te mi qe duhet te bojkotojme haxhin deri sa ata nuk na pranojne.
    Nese ne nuk egzistojme per ata pse ata te egzistojne per ne.
    ju faleminderit.
    A duhet , normal qe duhet sepse s ka lidhje ajo me politik .


    Citim Postuar më parë nga Admir Masurica Lexo Postimin
    Feja ne shtetet demokrat t'evropes nuk marrin pjese ne politik!
    kete qe shkruan ti eshte debil!dhe pa argumente pranueshem!
    Po e ketyre qyqanave te ton duhet me ju kallzu ajo amerikanja qysh me ba politik .

    Pershendetje
    KOSOVA E MADHE

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Kosova dhe Islami

    Kosova dhe Islami



    http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=48426







    Ben Andoni



    Dy ngjarje në kohë të ndryshme. Pak muaj më parë, në Prishtinë ,në prag-ditën e pavarësisë, kancelari i Ipeshk[visë së Kosovës, Shan Zefi, iu dha t‘i zgjonte urat e zjarrit në vend. "Po të mos ishit ju katolikët e Kosovës, po të mos ishit ju, që e keni mbrojtur në shekuj këtë vend dhe keni dëshmuar se jeni para gjithë të tjerëve, që e shkelën këtë dhé, a mendoni se do të kishte pavarësi", është shprehur ai në një meshë në "Shën Masjan" në Malishevë. Para kësaj ngjarjeje, në një hapësirë tjetër, i pyetur në intimitet një nga imamët e xhamive të Tiranës se si do të vepronte komuniteti shqiptar, nëse vëllezërit myslimanë diku do të merrnin peng një gazetar shqiptar, do përgjigjej thjesht: "Bëj hyzmet vetes. Zoti të ruajt"...

    Në dukje, pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën të dy ngjarjet i shkonin ditët e fundit, apatisë së qeverisë së Kosovës dhe platformës së saj po aq të humbur për njohjen e shtetit të ri. Dhe, kahu i menduar ishte ai mysliman. Për sa i përket numrit të njohjeve. Edhe afërsisë. Në një farë mënyre, mungesa e njohjes së tyre deri më tani ka qenë një shenjë jo e mirë për kosovarët. Të paktën për mbështetjen e tyre. Por le të shikojmë me kujdes. Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i njëjti njeri që ditët e para të pavarësisë i përmendte thjesht si numra votat e padyshimta të dhjetëra vendeve Islamike, këtë javë ia ka derdhur fajin e mosnjohjes qeverisë. Me po të njëjtën siguri. Në të njëjtën valë kanë qenë dhe shumë nga njerëzit që kanë luftuar me kohë nga ana institucionale për procesin e pavarësisë. Kryediplomati kosovar, Skënderi, ka qenë gati për tehun e gijotinës nga gjithë anët, ndërsa krahasimi me kolegun e tij të ri serb... ka qenë gati utopike. Të gjithë e dinë, për hir të së vërtetës se diplomati kosovar lufton në një pamundësi. Një element ka qenë i dukshëm pas viteve ‘90 dhe sidomos pas luftës së Kosovës, kur e gjithë vëmendja e shqiptarëve iu drejtua Perëndimit. Anashkalimi që iu bë me vite të tëra një botë të mrekullueshme Lindore nuk mund të harrohej aq lehtë prej tyre. Me një popullsi mbi 90% myslimane, kosovarët e identifikuan veten gjithmonë si shekullarë. Njësoj me ata, shqiptarët përtej kufirit, në theksimin e sforcuar të karakterit Perëndimor duket se e bënë edhe më të vështirë urën e mrekullueshme disa shekullore, që lidhte shqiptarët me Lindjen. Edhe kur fati e solli që serbët në agresionin e tyre e stërpërsëritën argumentin se Kryqi Ortodoks është mbytur nga Gjysmëhëna, liderët kosovarë kudo luajtën vetëm me kartën e shtypjes dhe problemeve të territorit. Në takimin e mezipritur me vendet e Konferencës Islamike, atëherë i dërguari kosovar Enver Hoxhaj do të shprehej: "Ne ndodhi që i takojmë religjionit mysliman. Jemi një shtet shekullar dhe një shoqëri shekullare dhe ky është roli i vërtetë që kemi luajtur në 200 vitet e fundit".

    Përgjigjja e Organizatës Islamike, në lidhje me Kosovën, pas Konferencës, dihet. Më optimistët dhe ata pro-qeverisë në Kosovë thanë se mbështetja do të jepej më vonë, kur më pragmatistët panë një fushë të madhe beteje. Në fakt, shqiptarët e këtej dhe andej kufirit nuk janë përballur si duhet me këtë organizatë për nga respekti. Kjo është dukur nga niveli i përfaqësimit. Jo vetëm se në Dakar, ku ajo duhej të përfaqësohej me një nivel më të mirë, sepse përballë kishte funksionarët më të lartë të shteteve respektive. Çuditërisht, në vite, shqiptarët e këtej dhe përtej kufirit janë sjellë gati me ofendime ndaj tyre. Berisha gati u denigrua në afrimin e tij pragmatik me Konferencën, ndërsa socialistët e harruan fare dhe e zbritën në nivelet më të ulëta. Matanë kufirit, i ndjeri Rugova, u tregua gjithmonë shpërfillës ndaj saj. Ndaj, pro-West i theksuar i shqiptarëve nuk u pa kurrë mirë. Me gjithë avokaturën e Turqisë tek organizata, vota për Kosovën mbeti vetëm me mbështetjen e pak vendeve pro-SHBA. Ndërkohë angazhimi i botës Islame mbeti dhe mbetet parësor, kur flitet për Bosnjën dhe respektin ndaj saj. Mbase me një trashëgim historik, por Bosnja gjithmonë është parë si një avanpost i myslimanëve në Evropë dhe si vëllai i tyre i vogël përballë egërsisë së botës ortodokse. Jemi të ndërgjegjshëm se problemi ngatërrohet jo pak, kur flitet për Kosovën. Në skakierë është Kurdistani dhe enklavat e Azerbajxhanit, problemi i Saharës Perëndimore me Berberët, Algjeria etj. Janë problemet me shiitët kudo. Është problemi palestinez. Dhe, përtej tyre është trashëgimia. Që një nga publicistët e njohur kosovarë e lidhte me trashëgiminë e Titos dhe shfrytëzimin e tij pragmatik për Serbinë. Kurse për ironi, kroati Tito, për hir të së vërtetës pati meritën e ekuilibrimit dhe shfryrjes së serbëve në Federatë. Ndërsa në Botë ideimin e një organizate, vendet e të cilës edhe sot i janë gjithmonë mirënjohëse. Kjo e justifikon mungesën e efikasitetit të njohjes së Kosovës dhe mbështetjen serbe. Kurse, një nga dinjitarët myslimanë në Prishtinë, të gjithë problemin e shikon jashtë komunitetit mysliman të Kosovës. Duhet që shtetarët kosovarë të trokasin, sepse ata janë të dobët dhe sado që vendet islamike kanë ndihmuar për vendet e kultit dhe zbutjen e varfërisë është e pamundur që drejtuesit e tyre fetarë të ndikojnë në parësinë e shteteve respektive. Veçmas këto vende kanë probleme territoriale, por edhe reale me Rusinë dhe Serbinë... Kurse për sa i përket komunitetit shqiptar, roli është tejet i dobët. Jo vetëm për ngritjen... por edhe koherencën e tyre. Të mjafton të shikosh larminë e ndërtimeve të kultit, përballjen e dobët me problemet apo përshtatjen e shumë njerëzve, që të shikosh se sa larg janë një koncepti të drejtë të Islamit në Shqipëri, komuniteti mysliman. Këto nuk harrohen. Ndaj avokatia kosovare nuk duket e lehtë. Interesant ka qenë ideja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që kohë më parë ka hedhur një ide për angazhimin e disa personaliteteve përfshirë edhe Ismail Kadarenë drejt botës Islame. Vetëm se në këtë ngatërresë koha nuk pret, ndërsa injorimi i faktorëve të ndryshëm dhe përfaqësimi kosovar ka humbur shumë pikë. Në vend të reflektimit, Kryeministri Thaçi ka mbrojtur qeverinë dhe politikën e tij ditët e fundit. Në Beograd, serbi me look perëndimor, Jeremiç, ka theksuar se "në shtator ose tetor mund të arrihet marrëveshja në Këshillin e Sigurimit për praninë ndërkombëtare civile në Kosovë dhe vendimi për pavarësinë të paraqitet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe arritjes së marrëveshjes në Këshillin e sigurimit të KB për praninë civile ndërkombëtare në krahinë".

    Me këtë serbët llogarisin mandatin dhe praninë ndërkombëtare civile, që "nënkupton pjesëmarrje të BE nën ombrellën dhe në kuadër të Rezolutës 1244, por pa ndërhyrje në sovranitet të Serbisë dhe pa autorizime që të zbatohet plani i Ahtisarit", ka thënë Jeremiç. Pak e vështirë tash për serbët, ndërsa për kosovarët çështja është më e thjeshtë, sepse janë në rrugë. Atyre u duhet që sa do t‘i dalin këto shtete dhe të tjera në ndihmë Kosovës në shtator kur Serbia do të kërkojë votën e tyre për të miratuar Rezolutën me të cilën krijohen kushtet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta thotë fjalën për legalitetin e pavarësisë së Kosovës.

    "Kurrë", u përgjigj dhe vetë Shan Peçi atë ditë, por pastaj pak ditë më parë u kërkoi një falje të madhe myslimanëve.



    Kanë mbetur edhe pak ditë derisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë verdiktin për pavarësinë e Kosovës. Serbët me gojën e ministrit Jeremiç po luajnë me të gjithë mundësitë, kurse kosovarët vazhdojnë me sytë kah qielli. Një shpresë e madhe do të ishte mbështetja e botës Islame. Por, Kosova dhe Shqipëria kanë luajtur gjithmonë... me Perëndimin
    KOSOVA E MADHE

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Vendeve arabe duhet qartësuar natyrën e pavarësisë së Kosovës, thotë Muhamet Mustafa


    Ne duhet të përmirësojmë nivelin e informimit mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet arabe, tha drejtori i institutit “Riinvest”, Muhamet Mustafa, në prag të konferencës e cila do të mbahet nesër, me temën ”Kosova dhe Bota Arabe”, dhe, mbi këtë bazë të krijohet një mirëkuptim më i madh i këtyre shteteve për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
    Vendet arabe nuk e kanë të qartë se Kosova vërtet është shtet i pavarur, apo është krijuar artificialisht nga shtet perëndimore, andaj ne do informojmë drejt se Kosovës i takon ne mënyrë natyrore pavarësia, tha Muhamet Mustafa, drejtor i Institutit “Riinvest”, në prag të Konferencës e cila do të mbahet nesër në Prishtinë”, me temën “Kosova dhe Bota Arabe”.
    “Dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë akterët e shteteve arabe në menyrë që mbi këtë bazë të krijohet një mirëkuptim më i madh i këtyre shteteve për njohjen e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të ndryshojë perceptimi mbi Kosovën, sepse atje ekziston një brengë, se athua Kosova është një shtet i krijuar artificialisht nga shtetet perëndimore”, ka thënë Mustafa.
    Ndërsa Resul Rexhepi, nga Bashkësia Islame e Kosovës tha se, ani se nuk dihet ndonjë afat kohor, pritet që së shpejti të fillojë njohja e pavarësisë së Kosovës nga vendet arabe.
    KOSOVA E MADHE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga Admir Masurica Lexo Postimin
    Feja ne shtetet demokrat t'evropes nuk marrin pjese ne politik!
    kete qe shkruan ti eshte debil!dhe pa argumente pranueshem!
    Vertet mendon qe feja dhe politika nuk kane lidhje ti je aq naive qe as vet nuk mundesh ta paramendon.
    Tregom a ka nje popull krishter qe e sundon populli musliman,dy timori kurfare lidhje politike nuk ka patur dhe perendimi ja dha pavarsin
    feja dhe politika nuk ka lidhje te ata qyqana pra te arab.
    Palestina, cecenija dhe tjera vende nuk ka rendesi per ata njerez qe kurani thot duhet mi ndihmu, nese nuk kan zyz me ndihmu ushtarakisht mundem me kuptu
    por per Kosoven qe na kane pranue shtetet demokratike dhe katolike,
    Arabet nuk dojne te na pranojne thjesht qe pi lipihen rusit dhe serbit
    qe keta te fundit i kane shfaros pupujt boshnjak dhe çeçen
    pra per mue arabet jan ma te zi si serbet jane plus trathtar.
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    A duhet , normal qe duhet sepse s ka lidhje ajo me politik .




    Po e ketyre qyqanave te ton duhet me ju kallzu ajo amerikanja qysh me ba politik .

    Pershendetje

    Per mua do te jet trathtia me e madhe ai qe do shkon ne meke per haxhe
    ne kete kohe kur bota arabe e injeron popullin e kosoves
    Nese shqiptaret kane pak patriotizem MEKA X DERI ARABET NUK E NDEROJNE MENDIMIN.

    Nese doni te keni mirnjohje prej Zotit, Zoti do ju çmon me teper ti jepni ato paret
    te varferve sikur arabeve dhe agjencioneve.

    Gjithashtu populli duhet ti bojkotojne e kritikojn agjencionet qe do ti oranizojne udhtimet te trathtaret.
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga nostradamus99 Lexo Postimin
    Vertet mendon qe feja dhe politika nuk kane lidhje ti je aq naive qe as vet nuk mundesh ta paramendon.
    Tregom a ka nje popull krishter qe e sundon populli musliman,dy timori kurfare lidhje politike nuk ka patur dhe perendimi ja dha pavarsin
    feja dhe politika nuk ka lidhje te ata qyqana pra te arab.
    Palestina, cecenija dhe tjera vende nuk ka rendesi per ata njerez qe kurani thot duhet mi ndihmu, nese nuk kan zyz me ndihmu ushtarakisht mundem me kuptu
    por per Kosoven qe na kane pranue shtetet demokratike dhe katolike,
    Arabet nuk dojne te na pranojne thjesht qe pi lipihen rusit dhe serbit
    qe keta te fundit i kane shfaros pupujt boshnjak dhe çeçen
    pra per mue arabet jan ma te zi si serbet jane plus trathtar.
    Mos e kritiko askend te huajin te mesohemi ta kritikojm vetveten .
    Por paske prituar te lexosh.



    Në takimin e mezipritur me vendet e Konferencës Islamike, atëherë i dërguari kosovar Enver Hoxhaj do të shprehej: "Ne ndodhi që i takojmë religjionit mysliman. Jemi një shtet shekullar dhe një shoqëri shekullare dhe ky është roli i vërtetë që kemi luajtur në 200 vitet e fundit".
    Ja shiko qfare thot nje prej politikaneve tone .
    KOSOVA E MADHE

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Vendeve arabe duhet qartësuar natyrën e pavarësisë së Kosovës, thotë Muhamet Mustafa


    Ne duhet të përmirësojmë nivelin e informimit mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet arabe, tha drejtori i institutit “Riinvest”, Muhamet Mustafa, në prag të konferencës e cila do të mbahet nesër, me temën ”Kosova dhe Bota Arabe”, dhe, mbi këtë bazë të krijohet një mirëkuptim më i madh i këtyre shteteve për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
    Vendet arabe nuk e kanë të qartë se Kosova vërtet është shtet i pavarur, apo është krijuar artificialisht nga shtet perëndimore, andaj ne do informojmë drejt se Kosovës i takon ne mënyrë natyrore pavarësia, tha Muhamet Mustafa, drejtor i Institutit “Riinvest”, në prag të Konferencës e cila do të mbahet nesër në Prishtinë”, me temën “Kosova dhe Bota Arabe”.
    “Dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë akterët e shteteve arabe në menyrë që mbi këtë bazë të krijohet një mirëkuptim më i madh i këtyre shteteve për njohjen e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të ndryshojë perceptimi mbi Kosovën, sepse atje ekziston një brengë, se athua Kosova është një shtet i krijuar artificialisht nga shtetet perëndimore”, ka thënë Mustafa.
    Ndërsa Resul Rexhepi, nga Bashkësia Islame e Kosovës tha se, ani se nuk dihet ndonjë afat kohor, pritet që së shpejti të fillojë njohja e pavarësisë së Kosovës nga vendet arabe.
    Kosova artificiale vertet qesharake

    Po shihet sa mend kane ata te shkretires, hoxhallaret tane duhet me iu vizatue
    çeshtjen tone
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga nostradamus99 Lexo Postimin
    Per mua do te jet trathtia me e madhe ai qe do shkon ne meke per haxhe
    ne kete kohe kur bota arabe e injeron popullin e kosoves
    Nese shqiptaret kane pak patriotizem MEKA X DERI ARABET NUK E NDEROJNE MENDIMIN.

    Nese doni te keni mirnjohje prej Zotit, Zoti do ju çmon me teper ti jepni ato paret
    te varferve sikur arabeve dhe agjencioneve.

    Gjithashtu populli duhet ti bojkotojne e kritikojn agjencionet qe do ti oranizojne udhtimet te trathtaret.
    Mos ja fut kot shkuarja ne haxh nuk ka asnje lidhje me politiken ja nje fakt qe duhet ta pranojn Kosoven Arabet se s bene .
    Shkuarja ne Haxh behet nepermjet pasaportes dhe po se njohi pasaporten e Kosoves qfare do thot pastaj , ju ndalua hyrja e muslimaneve ne Meke per haxh .
    Guxojn ta bejne nje gje te tille ata s' ma do mendja . Po epranoj pasaporten e pranon edhe shtetin . Vetem te mos e kritikojm vetem te huajin por edhe vetveten , shikoji lirisht politikanet tane dhe ndikimit atje dhe si i injorojn vazhdimisht ata , qeshtja eshte se ti ke interes jo ata dhe kete duhet ta shtien ne koke shqipetaret njehere e pergjithmon .
    Kaloni mire
    KOSOVA E MADHE

  11. #11
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    "Ne ndodhi që i takojmë religjionit mysliman. Jemi një shtet shekullar dhe një shoqëri shekullare dhe ky është roli i vërtetë që kemi luajtur në 200 vitet e fundit".
    Pse sipas teje ç'duhet të thoshte:

    - Ne falemi 5 herë në ditë
    - Ne s'pimë alkool
    - Ne s'kemi kulturë Europinane, po arabike.
    - Ne jemi një shtet islamist dhe ligji ynë është sheriati
    - Ne s'jemi shoqëri shekullare por fetare.

    etj..

    (Me pak fjalë të gënjente?)

    Shkaku pse arabët (bota islame) nuk e njeh Kosovën si shtet është thjeshtë se janë aleat të Rusëve (me rregull 3-shi aleat të serbëve), dhe s'mund të pajtohen me faktin që Kosova u çlirua, u pavarësua dhe ju njoh kjo pavarësi nga Europa dhe Amerika (vendet e qafirave, siç i quajnë ata).
    Life's too short to remove USB safely.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Mos e kritiko askend te huajin te mesohemi ta kritikojm vetveten .
    Por paske prituar te lexosh.



    Në takimin e mezipritur me vendet e Konferencës Islamike, atëherë i dërguari kosovar Enver Hoxhaj do të shprehej: "Ne ndodhi që i takojmë religjionit mysliman. Jemi një shtet shekullar dhe një shoqëri shekullare dhe ky është roli i vërtetë që kemi luajtur në 200 vitet e fundit".
    Ja shiko qfare thot nje prej politikaneve tone .
    Pra si thua qe feja dhe politika spaskan lidhje.

    1, Pse bota katolike na ndihmoj gjate dhe pas lufte, arabet nuk paskan tru aspak
    nese franca ka problemin korsik. anglia irlandez, kanada te kebekut, etj
    ata rezikuan per te na njohur, kurse arabet nuk dojne te na ndihmojne as si vellezer feje as diç tjeter. duhet ta dini ne per ta nuk egzistojme,
    me heret me brengoste palestina por tani ishala çifuti i hift prej kairos e deri teherani ishalah.

    2 nese feja nuk ka lidhje me politik, pse arabet investojn ne xhamia ne shqiperi maqedoni, kosove e jo ne ekonomi dhe arsim,
    sa kane faj politikanet tane me teper kan faj hoxhallaret ata jan fajtor kryesor.
    kur kan ra ne gujza per xhamia me heret pse nuk e bejn tani per pavarsin.
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Mos ja fut kot shkuarja ne haxh nuk ka asnje lidhje me politiken ja nje fakt qe duhet ta pranojn Kosoven Arabet se s bene .
    Shkuarja ne Haxh behet nepermjet pasaportes dhe po se njohi pasaporten e Kosoves qfare do thot pastaj , ju ndalua hyrja e muslimaneve ne Meke per haxh .
    Guxojn ta bejne nje gje te tille ata s' ma do mendja . Po epranoj pasaporten e pranon edhe shtetin . Vetem te mos e kritikojm vetem te huajin por edhe vetveten , shikoji lirisht politikanet tane dhe ndikimit atje dhe si i injorojn vazhdimisht ata , qeshtja eshte se ti ke interes jo ata dhe kete duhet ta shtien ne koke shqipetaret njehere e pergjithmon .
    Kaloni mire

    Jo jo Arabia saudite duhet te jet iniciatore per njohjen e kosoves tek bota arabe
    e pastaj do shofim sinqeritetin e saj nuk pine uj vetem sauditet ta njohin kosoven
    nese arabet dojn me vepru si musliman atehere ja momenti dhurata me e mire per bajram do jet njohja.
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  14. #14
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Pse sipas teje ç'duhet të thoshte:

    - Ne falemi 5 herë në ditë
    - Ne s'pimë alkool
    - Ne s'kemi kulturë Europinane, po arabike.
    - Ne jemi një shtet islamist dhe ligji ynë është sheriati
    - Ne s'jemi shoqëri shekullare por fetare.

    etj..

    (Me pak fjalë të gënjente?)).
    Me pak fjale jam musliman sepse ndodhi keshtu me kete qfare muslimani tregon ti ?
    Eshte dashur te thot jemi shtet me shumic muslimane edhe pike ja ashtu si tha ajo amerikanja e jo te shet dokrra ketu .


    Shkaku pse arabët (bota islame) nuk e njeh Kosovën si shtet është thjeshtë se janë aleat të Rusëve (me rregull 3-shi aleat të serbëve), dhe s'mund të pajtohen me faktin që Kosova u çlirua, u pavarësua dhe ju njoh kjo pavarësi nga Europa dhe Amerika (vendet e qafirave, siç i quajnë ata).[/QUOTE]


    Sepse kane interesat e tyre me Ruset eshte fakt askush si moho po deri kur ju do ti mohoni qe botes arabe po i behet gjithmon nje injorim dhe si pret qe ata te lusin ani prit shqiptar deri te del bar .
    Turp nga ana e Shqiperise ka hyre ne Konferencen Islamike dhe bene shaka ja do te rri ja do te largohem , se kur ishin pro greket ne pushtet ne Shqiperi aty ishte kulmi se qfare benin ata . Se pari veten pastaj te tjeret te tregohemi realist .

    Citim Postuar më parë nga nostradamus99 Lexo Postimin
    Pra si thua qe feja dhe politika spaskan lidhje.

    1, Pse bota katolike na ndihmoj gjate dhe pas lufte, arabet nuk paskan tru aspak
    nese franca ka problemin korsik. anglia irlandez, kanada te kebekut, etj
    ata rezikuan per te na njohur, kurse arabet nuk dojne te na ndihmojne as si vellezer feje as diç tjeter. duhet ta dini ne per ta nuk egzistojme,
    me heret me brengoste palestina por tani ishala çifuti i hift prej kairos e deri teherani ishalah.

    2 nese feja nuk ka lidhje me politik, pse arabet investojn ne xhamia ne shqiperi maqedoni, kosove e jo ne ekonomi dhe arsim,
    sa kane faj politikanet tane me teper kan faj hoxhallaret ata jan fajtor kryesor.
    kur kan ra ne gujza per xhamia me heret pse nuk e bejn tani per pavarsin.
    Edhe qka tani me ane te xhamive politik a ? Hajde mendje hajde .
    Pse komandantet e Uqk -se i perzune ushtaret vullnetar nga bota arabe . Apo presin shqiptaret edhe me i lut a ? Qka eshte duke ndodh me investimet qe kane dashur ti bejne injorim total , politikanet tane jane te gjithe servila kete e dine te gjithe andaj mos u beni kinse ju jeni injorant ne kete drejtim .
    Me ju dha sa ju kane dha te huajve edhe Serbia vet at pranon pavarsine dert mos ki se edhe vet Serbia del me pro pavarsise se Kosoves .
    Prit shqiptar deri te del bar .
    Nje e keqe tek ne eshte ende nuk dime te punojm per shtet edhe kurr skemi dite edhe ndoshta kurr s kena me dite , sepse ne nuk dime politik .
    Ajt u mbushnin mend InshAllah najher
    Ndryshuar për herë të fundit nga eldonel : 25-08-2008 më 16:36
    KOSOVA E MADHE

  15. #15
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    E shikoj qe ketu ka njerez qe e cilesojne veten teper Patriota e ne fakt jetojne ne Kanada, fjala eshte per ty Nostradamus qe ne fakt e luan rolin e Nasradin Hoxhes me plot humorin tend.
    Meqe qenke Nostradamus a ka gjasa te parashikosh ti se kur do te jete njohja e pavaresise se kosoves nga shtetet arabe duke e marre parasysh qe me duket ke filluar edhe te agjerosh aq shume qe brengosesh per kete qeshtje.

    Kjo eshte pune Lobimi edhe meqe Kryeministri shkoi ne Izrael per njohjen e Pavaresise se Kosoves te njejten gje duhej te lobonte edhe tek shtetet arabe per njohjen sa me te shpejte te pavaresise se kosoves.

    Fidelma O'Liri eshte nje Amerikane qe perkunder Sulmeve Terroriste qe bene disa grupacione te vetzgjedhura si mbrojtes te islamit ( qe ne fakt une nuk i perkrah ).
    Dmth Fidelma u be pjesetare e Fese Islame edhe e vizitoi para 1-2 viteve Meken a do te thote qe kjo eshte tradheti ndaj shtetit te vet ? Pergjigja eshte JO!

    Kaq ishte per sonte kjo teme duhet te mbyllet sepse eshte nje teme teper e konsumuar.

    Faleminderit per postimet e juaja ... shpresoj se disa pergjigje u kuptuan ketu nuk ka nevoje te diskutohet me shume.

    Edhe nje gje ke parasysh ti nostradamus99 se pergjat kohes kur ti hap tema te ngjajshme une duhet te qendroj deri ne oret e vona edhe ta mirembaje ne kohen kur ti je ne gjumin me te mire.

    Keshilla ime : Hap tema te dobishme jo tema qe shkaktojne polemika te panevojshme.

    TEMA MBYLLET KETU.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  16. #16
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Me pak fjale jam musliman sepse ndodhi keshtu me kete qfare muslimani tregon ti ?
    Shkruje edhe iher këtë fjali, se se marr vesh se ça do me thënë.
    Eshte dashur te thot jemi shtet me shumic muslimane
    Argument i fortë ky

    Dmth ky qenka shkaku që se kanë njoft? Nuk e dinë arabët që është shtet me shumicë myslimane, se CNN përditë këtë gjë thotë -> "predominantly muslim".

    Turp nga ana e Shqiperise ka hyre ne Konferencen Islamike dhe bene shaka ja do te rri ja do te largohem
    Shqipëria duhet të largohet sa më parë nga kjo Konferencë që se ka njohur ende Kosovën, bile si shenjë proteste. Arabët kanë rëndësi numri në njohjen e Kosovës, se rëndësi tjetër s'kanë. Shtetet më të fuqishme/demokratike të botës e kanë njohur. Kjo ka rëndësi. Arabët e kanë tregu sa herë veten në lidhje me shqptarët, nuk e shoh të çuditshme faktin që nuk e njohin Kosovën. Më vjen keq vetëm për ata talebano-vehabista që kanë ngelur si bajga, se deri më parë na çanin dërrasat me shtetet arabe.
    Life's too short to remove USB safely.

  17. #17
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nje sqarim i vogel, nuk eshte nevoja te hapet teme e re. Ekziston nje (ose me shume). Me konkretisht klikoni me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=2006631#post2006631

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Kënga e Gjergj Elez Alisë
    Nga Ullmar Qvick në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:29
  5. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •