Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 64 prej 64
  1. #61
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nje rast per ta qmuar dhe vlersuar nënën, mund ta fitoni duke shikuar kete video>>


    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #62
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Prinderit




    Dy dritat e syve te mi
    Dy sytë e jetes sime plot dritë
    Dy mundesit qe me dhan mundesi te jem f'mi
    Dhe dy arsye, qe ne fund te tunelit te shoh dritë



    Nen kembet e nenes sime, gjendet Xhenneti i premtuar
    Në pikat e djerses se babait tim, jeta ime eshte ndertuar
    Dy sytë e ballit tim, meritojnë lotin e sinqertë
    Meritojnë ti jepet rrespekti dhe dashuria e blertë



    O Zot bekomi dy prinderit e mi
    Sikur dy sytë e ballit qe lotojnë per ty
    Sepse ishin keta, qe na edukuan qe kur ishim f'mi
    Na rriten dhe gezuan, me besim shperblimi ne ty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 30-12-2009 më 18:09
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #63
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nëna është më shumë se dielli, uji e ajri

    Tregon Ebu Hamza, që shoqëronte Ebu Hurejren, kur ky erdhi në shtëpinë e tij, foli me zë të lartë dhe me një ton që nuk shprehte përpos se dashuri, mirënjohje, mallëngjim dhe kënaqësi. Me këtë ton hareje i dha selam nënës së tij, duke thënë: “O nëna ime, të mëshiroftë All-llahu, që më edukove dhe u kujdese për mua kur isha i vogël.” Ndërsa ajo, nëna, ia ktheu: O biri im, All-llahu të shpërbleftë me mirësitë, dhe qoftë i kënaqur me ty, ashtu siç jam e kënaqur unë që më respektove në pleqëri.” (Buhariu & Muslimi).



    Nga kjo histori dhe nga kjo përshëndetje, kuptojmë qartë se me të vërtetë vetëm diçka është më e bukura dhe më e mira në botë: e ajo është nëna. Nëna bën çdo gjë për fëmijët e saj, ndërkohë që, sado të përpiqet një fëmijë, nuk arrin të bëjë atë çka bën një nënë për të.

    S’ka dyshim që edukimi i fëmijëve bëhet në mënyrë graduale, kalon nëpër disa etapa, ashtu siç është shfaqja e hënës, vlera dhe shkëlqimi më i epërm i të cilës bëhen të dukshme në kohën dhe momentin e duhur; duke qenë edukuesja e fëmijëve, nëna është një shkollë e përkryer, ajo përgatit brezat e ardhmërisë. Nisur nga kjo, mund të pohojmë me të drejtë dhe me gojën plot se nëna është më shumë se dielli, uji e ajri, më shumë se tri këto komponentë bazë për të jetuar, pasi, po nuk pate edukatë, nuk ke as ndriçim në sy, zemër dhe mendje. Po nuk pate moral të mirë, nuk ke ajër të pastër dhe, oksigjeni është i pamjaftueshëm për ty. Po nuk pate dije të dobishme, je i etur dhe vuan për një pikë ujë, e uji është burimi i jetës. E, nëna e mirë i jep të gjitha këto.

    Andaj, edhe sikur të kemi mundësi t’i sillemi rreth e rrotull botës, me dëshirën për ta takuar njeriun që sakrifikon më shumë dhe me kënaqësi e ndërgjegje për ne, s’do të mund të gjejmë njeriun më ideal pos nënës, sepse ajo është i vetmi njeri që na fal dashuri pa pasur kurrfarë interesi përpos së jetës sonë të lumtur dhe me mbroth.

    Një përqafim, një përkëdhelje, madje, edhe një puthje e saj, jep forcë dhe kënaqësi. Jep energji dhe bën që të harrosh brengat, mërzitë, vuajtjet po edhe dhembjet që ke.

    Do ta kuptosh prindin kur të bëhesh vet prind

    Edhe pse shumë prindër i dëgjon duke thënë këtë fjali që tashmë ka përftuar ngjyresa thuajse sa proverbiale, po aq edhe retorike, sipas të cilave vetëm ata që janë prindër e kuptojnë më së shumti ndjenjën e prindërve dhe se ata janë syresh që përkujdesen më së shumti për prindërit, është vështirë të gjesh ose, nëse gjen, janë shumë shumë të pakët ata që e dëshmojnë këtë që thonë e që kërkon prindi. Arsyeja pse? Sepse kanë zënë vendin e nënës ose të prindërve grua / burri dhe fëmijët.

    Lidhur me këtë realitet, kemi një sërë shembujsh dëshmues, duke u nisur nga azilet e pleqve, që janë të stërmbushur, pastaj shtëpitë e mbetura vetëm me pleq fillikat, ngase fëmijët jetojnë jashtë vendit, apo të ndarë prej tyre, për arsye e shkaqe të ndryshme, që kanë të bëjnë me kënaqësitë e kësaj bote dhe janë ferr për botën tjetër, nëse mbesin të tilla.

    Nuk është plotësim i kërkesave dhe obligimeve prindërore vetëm një lutje drejtuar All-llahut, nëse e bëjnë këtë me sinqeritet dhe bindje të plotë, ose një përshëndetje në mëngjes dhe në mbrëmje, apo një vizitë njëherë në javë, muaj ose vit, sepse nëna kërkon më shumë dhe ka nevojë t’i ketë fëmijët pranë, edhe nëse i janë bërë ata gjyshër. Nëse duam të shfletojmë dhe të dimë rreth përgjegjësive ndaj prindërve, do të hasim në një urti që thotë; “Babai i dhuron fëmijës një vresht, por ai s’i dhuron atij as një eshkë”.

    Kjo na lë të kuptojmë se prindi për fëmijën jep çdo gjë, e fëmija për prindin asgjë ose shumë pak, madje fare pak. Kjo sepse në trurin e tij ka të koduara vetëm sinjalet grua-burrë dhe fëmijë e këto nuk e lejojnë të mendojë rreth prindërve të tij.

    Për ta kaluar temën më shumë rreth klimës së sotme që po mbizotëron tek ne, si dhe për të thënë se përgjegjësia ndaj prindërve më shumë u takon djemve sesa vajzave, deri me rastin e martesës së tyre, porse kjo s’do të thotë assesi se vajzat duhet të mendojnë se janë liruara plotësisht prej lutjeve, vizitave, respektit, butësisë, madje, edhe kujdesit, aq sa kanë mundësi. Në lidhje me këtë, po cekim një urti tjetër që thotë:

    “Sado e mirë te jetë gruaja, ajo kurrë nuk do të arrijë ndikimin që pati nëna në jetën tënde, në formimin e personalitetit tënd, dhe në orientimin e sjelljes tënde.”

    -Sot kupton pa vështirësi, mëson, dëgjon, sheh që nënat janë harruar, dhe shpesh dëgjon fjalët me të cilat shprehin dhembjet dhe mërzitë për shkak se nuk gëzojnë respekt, dashuri e afri nga fëmijët e tyre.

    - Sot shumë shpesh takon çifte me fëmijët e tyre në parqe, ekskursione apo në ndonjë vend tjetër ku ata zgjedhin për ta kaluar ditën ose fundjavën për të pushuar dhe për t’u qetësuar nga ditët e lodhshme të punës, ndërsa rrallë ose fare e takon një familje të tillë që shoqërohet edhe nga gjyshërit.

    - Jo rrallë dëgjon për zgjedhje të dhuratave speciale për gruan, asnjëherë ose shumë rrallë dëgjon për zgjedhjen e një dhurate speciale për nënën.

    - Nëse nëna rënkon nga ndonjë sëmundje, mundohet që ta fshehë sa më shumë atë, sepse i dhimbet i biri, nuk do që ta shqetësojë, kurse ky bir e viziton një herë dhe vetëm gjatë ditës, e asnjëherë nuk del që ta shohë natën, aq më pak që t’i rrijë tërë natën mbi kokë.

    - Nëse nëna ushqehet edhe me një kafshatë buke të thatë dhe, nëse ka shije, ajo këtë më me dëshirë ia jep fëmijës së saj, fëmijët jo vetëm që nuk e bëjnë këtë, po as nuk mendojnë të paktën që ta kishin këtë dëshirë që e ka nëna.

    - Nëse djali i saj del në ndonjë udhëtim ose vonohet pak, nëna kurrë nuk rehatohet, as gjumin nuk e bën të rehatshëm, nga frika dhe mërzia për të, se mos po e gjen ndonjë gjë e ligë, kurse djali i saj nuk e çel telefonin të flasë me të dhe t’i tregojë sesi është, por e lë të mjaftohet me telefonatën që i përcjell nusja p.sh.

    - Nëna, edhe nëse hidhërohet nga i biri, edhe nëse këtë hidhërim e shpreh në fqinjësinë e saj, prapë pendohet për këtë që ka thënë dhe përsëri të njëjtat mirësi i dëshiron të birit. Përveç kësaj, ajo i flet e para dhe njëkohësisht i ofron dashuri amnore. A thua vallë, gruaja e bën këtë, apo burri duhet të përpiqet që ta marrë me të mirë gruan?!

    - Kur nëna të duhet aq shumë, siç e thotë ajo pjesë e njerëzve që cituam më lart, të tingëllon e pabesueshme kur dëgjon për çdo ditë ankesat e grave: “…nëna jote kështu po bën, kështu po thotë, s’po mundem ta duroj etj.”, ku të gjitha këto ankesa në të shumtën e rasteve janë cinike, urrejtje, si shkak i asaj pse nëna është pjesë në atë familje.

    - Nëna, edhe nëse ndahet nga fëmijët për shkaqe të ndryshme, qoftë divorci, ose vdekje e burrit apo diçka tjetër, ajo kurrë si harron fëmijët e saj, përkundrazi, bën përpjekje vazhdimisht që t’i takojë, sepse zemrën e ka të lidhur ngushtë me ta. E nëse ka fëmijë të tjerë, ajo me të gjitha format dhe përpjekjet fut dashuri mes tyre si dhe largon urrejtje për njëri-tjetrin. Kurse gruaja, nëse ndahet, ajo harron dashurinë dhe e urren me tërë qenien e saj, e nëse ka fëmijë dhe i ka me vete, mbjell gjithnjë urrejtje për babanë e tyre, ndoshta edhe me pa të drejtë, vetëm dhe vetëm që fëmijët ta urrejnë.

    Duke mos sjellë shembuj të tjerë, dhe duke mos dashur që të jetë i gjatë ky diskutim, gruaja ka vend meritor tek burri, ne e pranojmë se nuk jemi aspak kundër idesë dhe të drejtës së gruas për të zënë vendin që meriton te burri, për aq sa ia ka dhënë All-llahu, por, assesi nuk themi se gruaja duhet të ketë vend më meritor sesa nëna, sepse, nëse e themi këtë, na sfidon Kur’ani dhe hadithi i Muhammedit, alejhis-selam. Andaj, lidhur me këtë, kemi citatet kur’anore që flasin qartë dhe bindshëm:

    “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".(el-Israë, 23 dhe 24).

    “Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur të jepet llogaria.” (Ibrahim, 41)

    “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.” (Lukman, 14 dhe 15)

    Ndërsa nga kopshti i haditheve të Muhammedit, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, do të shkoqisim vetëm disa prej tyre që flasin për temën në fjalë.

    Abdullahu thotë: E pyeta të Dërguarin, alejhis-salatu ves-selam, se cila është puna më e dashur tek All-llahu, ai më tha: “Namazi në kohën e tij, pastaj respekti ndaj prindërve, pastaj xhihadi në rrugën e All-llahut”.(Buhariu).

    Asimi transmeton nga gjyshi i tij që thotë: Thashë “O i dërguar i All-llahut, kush meriton më së shumti respektin? Tha: “Nëna jote”, e pastaj? Tha: “Nëna jote”, e pastaj? Tha: “Nëna jote”, i thashë: po pastaj? Tha: “babai yt, pastaj të afërmit e tjerë sipas radhës.” (Buhariu)

    Ibën Abasi thotë: Erdh një burrë te i Dërguari alejhis-selam, dhe i tha: Unë shkova të fejohem me një grua, dhe ajo refuzoi, dhe kur shkoi një tjetër ajo pranoi, dhe nga xhelozia shkova e vrava atë. A ka për mua tevbe? I Dërguari alejhis-selam i tha: “A e ke nënën gjallë?” I tha: Jo. Pastaj i tha: “Atëherë pendohu tek All-llahu, dhe përpiqu që të bësh sa më shumë vepra të mira.”

    Dhe Ibën Abbasi e pyet: Përse e pyete nëse e kishte nënën gjallë? Përgjigjet: “Unë nuk di ndonjë punë tjetër që të afron më shumë tek All-llahu sesa respekti ndaj nënës.” (Buhariu)

    Urtësia e ajeteve kur’anore dhe haditheve të Muhammedit, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, flasin mjaft dhe shumë më tepër sesa ne, të fundit, andaj po themi një lutje që All-llahu të na e bëj pranverë të zemrës Kur’anin famëmadh dhe Sunnetin e Muhammedit, alejhis-selam, sepse vetëm atëherë do të dimë të dallojmë gjërat ashtu siç duhet dhe siç jemi urdhëruar nga All-llahu dhe i Dërguari i Tij.

    Shkruan: Valbona KELMENDI
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 31-12-2009 më 06:09
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #64
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Dashuria për nënën




    Tregimi në vijim është një ngjarje e shkurtër, mirëpo shumë tërheqëse dhe kuptimplote. Mbetem me shpresë se do t’ju pëlqejë shumë...



    Pas 21 vitesh martesë, hasa në një dashuri të çiltër. Para disa kohësh fillova ta kaloja kohën me një grua të ve që prej 19 vitesh. Gruaja ime më tha:

    - E di shumë mirë se sa e do atë.

    Gruaja për të cilën më këshillonte shoqja ime që të kaloja çaste me të ishte nëna ime, e cila kishte mbetur e ve që para 19 vitesh. Punët dhe obligimet e shumta si dhe tre fëmijët kishin bërë që ta vizitoja nënën time shumë rrallë. Një ditë prej ditësh, gjeta kohë që ta ftoja nënën time për darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe nëna u bë merak kur ma dëgjoi zërin. Nuk e kishte zakon që të fliste me dikë në kohë të vona dhe më pyeti:

    -Si je biri im?

    -Mirë jam nënë,- iu përgjigja.

    -Të telefonova nga ndërgjegjja për të kaluar disa çaste me ty.

    Më pyeti:

    -Vetëm ne të dy?

    U mendua pak dhe më tha:

    -Më pëlqen propozimi yt.

    Ditën e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa për në shtëpinë ku banonte nëna ime. Ndihesha paksa i shqetësuar... Kur arrita në shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë.

    Ishte veshur bukur dhe m’u duk se kishte veshur fustanin e fundit që i kishte blerë babai im pak para se të vdiste. Duke buzëqeshur si një engjëll, më tha: -Biri im, të gjithëve u kam thënë se sonte do të dal me djalin tim dhe që të gjithë janë gëzuar, andaj të gjithë me padurim presin kthimin tim për t’ua sqaruar hollësitë e këtij takimi.

    Shkuam në një restorant jo të zakonshëm, mirëpo i bukur dhe i qetë. Nëna u mbështet në krahun tim dhe dukej si një zonjë. Pasi u ulëm, fillova të lexoja listën e gjellëve, ndërsa nëna mund të lexonte vetëm shkronjat e mëdha. Gjersa po lexoja listën e ushqimeve, nëna, e cila më shikonte me një buzëqeshje të gjerë, me dy buzët e saj të çara nga mosha, më ndërhyri duke thënë:

    -Kur ishe i vogël, unë isha ajo që lexoja për ty.

    -Ndërsa tani ka ardhur koha të ta kthej këtë borxh dhe ja unë po lexoj sot për ty. Çlodhu dhe pusho nëna ime- i thashë.

    Gjatë tërë mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë të rëndomtë, me përjashtim të nostalgjive dhe përditshmërisë sonë. Qëndruam aq shumë, saqë ishte bërë shumë vonë. Pasi u kthyem dhe arritëm te dera e shtëpisë, nëna m’u drejtua me këto fjalë:

    -Kam dëshirë që të dalim së bashku përsëri, mirëpo me kusht që të paguaj unë.

    Ia putha dorën dhe i thashë lamtumirë. Pas disa ditësh më erdhi lajmi se nëna kishte ndërruar jetë. Kishte vdekur nga një sulm në zemër.

    E tërë kjo ndodhi për një kohë shumë të shkurtër, saqë unë nuk munda të bëja asgjë për të. Kaluan disa ditë dhe nga posta më erdhi një letër e dërguar nga restoranti në të cilin kishim darkuar unë dhe nëna ime. Në të kishin qenë disa fjali të shkruara nga dora e nënës sime:

    "Kam paguar faturën para kohe, duke e ditur se nuk do të kem rastin të takohem me ty përsëri. Me rëndësi është se bëra pagesën për dy persona, për ty dhe gruan tënde. Ti assesi nuk mund ta përshkruash vlerën e asaj nate në të cilën darkuam së bashku. Të dua shumë biri im!”

    Në atë moment arrita të kuptoja domethënien e fjalës "dashuri” apo "të dua”. Nuk mund ta kuptosh domethënien madhështore të kësaj fjale derisa nga dashuria jote të mos vjelë mirësi dhe bukuri edhe pala tjetër, ashtu siç bëri nëna ime. Asgjë nuk ka vlerë më shumë se prindërit, e në veçanti nëna. Dhuroja kohën që ata meritojnë. Duhet ditur se ky është obligim i ynë nga Allahu ndaj prindërve, prandaj këto gjëra nuk shtyhen. Në këtë rast më ra ndërmend tregimi kur qe pyetur Abdullah ibën Omeri: "Nëna ime është e moshuar, nuk mund të lëvizë fare dhe më duhet ta bart në çdo vend, madje edhe kur kryen nevojën. Nganjëherë nuk ka fuqi që ta përmbajë veten, kështu që e kryen nevojën duke qenë në duart apo në shpinën time. A mendon se e kam kryer obligimin ndaj saj?” Ibën Omeri u përgjigj: "A ke harruar fëmijërinë tënde kur edhe ti veproje kështu me nënën tënde? Ti po i shërben duke shpresuar vdekjen e saj, ndërsa ajo të shërbente ty, me gjithë mundimet dhe lodhjet që kishte, duke shpresuar jetën dhe lumturinë tënde.”

    Me të vërtetë dallim i madh në mes këtyre dy qëndrimeve. Shpresojmë se porosia dhe mesazhi i kësaj ngjarjeje do të arrijë edhe tek ata që ende i kanë prindërit gjallë. /islamgjakova/ Nga gjuha arabe: Mr. Feim Dragusha
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 11-10-2010 më 11:42
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Folklori dhe vallet Shqiptare nuk figurojne ne Amerike
    Nga Hyllien në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •