Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    NIKOLLA, shefi i vertete i PS-se.

    GSH sot.
    -------------------
    Kush ėshtė Nikola Geixh


    --------------------------------------------------------------------------------

    Greko-amerikani Nikola Geixh u bė i njohur nė Shqipėri nė harkun kohor tė viteve 94-95. Ishte koha kur president i vendit ishte Sali Berisha dhe u arestuan 5 minoritarė grekė me akuzėn pėr spiunazh tė favor tė Greqisė. Geixh ishte shefi i POAKA, Organizatės Panepirote tė Amerikės dhe njė nga drejtuesit kryesorė tė lobit grek nė SHBA. Ai drejtoi fushatėn kundėr Berishės nė SHBA duke e sulmuar si"diktator".Presidenti i atėhershėm e ndaloi hyrjen e Geixh nė vendin tonė duke e quajtur si "antishqiptar". Por Geixh ka patur gjithmonė marrėdhėnie shumė tė mira me tė majtėn shqiptare. Madje nė shtyp u shkruajt se Metės takimin me Bushin njė vit mė parė ia mundėsoi ai.
    --------------------------------------

    Mullaqe Medhenjte NANO e META drejtojne Kupolat e Mafies.
    Te dy jane masha te Nikolles.
    "Proletaret" tone socialiste kane shancin te provojne atdhetarine e tyre.

    SALIU heziton te na thote se agjent i kujt eshte KLOSI.
    Nikolla i Gaxhajve i nderseu Nikollet e Lesajve me 96-97-ten dhe permbysi Demokracine.
    Serioze puna.

    Boll me ne dore te mafies se Angjeleve.

    Kush eshte Marsel Skendo???

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Eshte skandaloze dhe fyese sesi spiunet tek ne jane aq te sigurte e dalin fare hapur.

    Une nuk e di ,

    por sikur te dale ndonje trim e tia numeroje ne balle dhe nanos e metes ai do te jete nje HERO qe vraru dy spiune grek dhe do te jete i nderuar nder shqiptare sa te jete jeta.


    A ka me hapur se kaq:


    Kryeminister, na sqaro per tenderin e Korfuzit!
    Nga Ilir Yzeiri/ Sot eshte shume e lehte te marresh qofte pozen e nacionalistit, qofte ate te analistit euroatlantik qe i nderton skemat e argumentimeve mbi parimin e rishikimit te kodeve tradicionale. Ne te dyja rastet mund te behesh interesant dhe ne te dyja momentet je ne mode, pse gjithmone gjenden spektatore qe mund te kendellen edhe me sintagmen e "fqinjve armiq", edhe me sintagmen e "integrimit fqinjesor". Por kjo eshte nje teme me vete. Keto dite, gazeta "Koha Jone" e para dhe me pas edhe disa te perditshme te tjera ngriten shqetesimin se Greqia po e gllaberon pak nga pak ekonomine shqiptare, se fqinji i Jugut po e tepron me nderhyrjen ne punet e shqiptareve, se praktikat e vjetra te shtetit helen duket se po vihen ne jete me metoden e re te bashkepunimit dhe te integrimit rajonal. Problemi duket se shperfaqet ne disa rrafshe. Ne fillim duhet te shtrojme pyetjen: A duhet te mbaje ne veshtrim politika shqiptare historine e ketij vendi, pra kur ndertohet sot politika e jashtme a duhet llogaritur e shkuara? Ne qofte se duhet te llogarisim edhe te shkuaren, cfare modifikimesh duhet t'i bejme asaj? Nderkaq, ajo qe pranohet nga te gjithe, qofshin keta shqiptare, qofshin te huaj, eshte se ne rryme te shekujve, sic thoshte Cabej, Shqiperia ka qene nje qender ritreksioni dhe jo intekresioni, qe do te thote se areli i saj ka ardhur duke u rrudhur, jo duke u zgjeruar. Vetedija historike e shqiptareve, qofte edhe per kete shkak, ne ndryshim nga ajo e fqinjve nuk shfaqet si ngasje per te vizatuar me ngyrat e saj te ardhmen, perkundrazi, shqiptaret ne rryme te shekujve kane treguar me shume prirje per te qene te hapur dhe pragmatiste. Pa dashur te bej shume histori, me nje veshtrim te shpejte, mund te kujtojme se shteti i sotem shqiptar dhe shteti i Kosoves kane qene realizime te vullnetit te banoreve te ketyre trevave per te ruajtur identitetin e tyre, per te rezistuar ndaj represionit te fqinjve dhe rezultat i triumfit te vullnetit ftabardhe te vendeve dhe diplomacise euroamerikane. Shqiptaret, ndoshta jane nga te rrallet kombe qe nuk kane bere asnje lufte pushtuese. Ne fillim te shkekullit, Austro-Hungaria, nga njera ane dhe Italia nga ana tjeter, ishin faktore te konsiderueshem qe frenuan etjen e fqinjve tane per te na gllaberuar teresisht. Ne kohen e mbretit Zog aleatet e natyrshem te shtetit shqiptar ishin Anglia, Italia dhe Amerika. E dyta, lufta e tregjeve apo ekspansioni ekonomik ne nje shoqeri te hapur eshte prirje e zhvillimit. Nga qarkullimi i mallrave dhe i ideve nuk humbet askush, por te gjitha keto natyrisht behen me qellim qe te fitojme sa te jete e mundur ne shqiptaret pa cenuar natyrisht identitetin dhe integritetin e askujt. E treta, shqetesimin per marredheniet jo korrekte, madje diskriminuese te Athines me Shqiperine, po i ngrejne edhe te huajt, qe do te thote se problemi eshte me serioz se sa e perjetojme ne. Me ne fund, ajo qe nuk mund te pranohet ne asnje rrethane eshte siguria cinike qe i ka dhene vetes lobi fondamentalist grek me ne krye Nikos Gaxojanis(N. Geixh) per te formuar kabinetet shqiptare. Kjo siguri dhe ky cinizem eshte i papranueshem. Kryeministri Majko duhet te na sqaroje te gjitheve se deri ne c'mase eshte verifikuar ndikimi dhe urdhri i ketij lobi per te diktuar ne zgjatjen e qeverisjes se socialisteve. Ne shtyp eshte shkruar se ne Korfuz Nano dhe Meta jane takuar dhe kane diskutuar per ta mbajtur pushtetin me cdo kusht me sponsorizimin e ketij lobi. Shtypi pat botuar edhe nje fotografi ne zgjedhjet e 24 qershorit me ane te se ciles deshmonte se Geixh kishte ardhur ne Sarande dhe i shoqeruar edhe nga ambasadori i SHBA-se, Limnpreht, pasi kishte bere fushate elektorale per nje perfaqesuese te Omonias, kishte ngrene edhe nje dreke. Ky person eshte njeriu qe ne kohen kur Berisha ishte president, pra Kryetar i shtetit te shqiptareve dhe vizitoi SHBA-ne, sajoi incidente flagrante dhe fyese. Kynjeri qe ka nje urrejtje patologjike per shqiptaret dhe qe ne librin e tij "Tregjet e ardhshme ne Ballkan" shpall hapur se Greqia duhet te diktoje zhvillimet makroekonomike ne Shqiperi, se Shqiperia nuk duhet te lejohet te zhvilloje ekonomine prodhuese se faktori shqiptar ne Ballkan eshte nje rrezik per Greqine, ky njeri qe eshte i bezdisshem edhe per vete greket e moderuar, ky njeri drejton realisht PS-ne dhe i detyron socialistet qe ta mbajne pushtetin me cdo kusht, ka ardhur koha ta kuptoje se vetedija e vitit '97 eshte tejkaluar. Zoti Kryeminister, ti per hir te ndjenjave realiste qe ke shfaqur, duhet te japesh shpjegime per rolin e Nikolas Geixh ne fatin e ketij vendi. Ti duhet t'u kerkosh kolegeve te tu ne Greqi qe kur te vijne ne Shqiperi te diskutojne per problemet e Ballkanit edhe me Abdi Baleten, pastaj Fatos Nano dhe Ilir Meta le te diskutojne edhe me Geixh-in. Ne qofte se Partia jote, zoti Kryeminister duhet te mbaje pushtetin me cdo kusht, pra duhet te jete nje loder ne duart e lobit te Nikolas Geixh, ti ke rastin e arte zoti Kryeminister qe votebesimin per te qeverisur kete vend t'ua lesh ne dore shqiptareve. Eshte me mire te vendosin ata se si duhet te qeverisin dhe jo Nikolas Geixh.


    (Dhe céshte me u cuditshmja ky shkrim eshte nga koha jone.)


    Eshte e tmerrshme :

    Ne rast se dhe shqiptari i fundit nuk bindet se kush eshte nano dhe meta dhe mbas ketij shkrimi atehere une nuk gjej fjale per te pershkruar poshtersine e tij.


    Pra faktet jane te qarta:

    Ne sa te jene komunistat jemi thjesht nje koloni greke.

    Shqiptare ngrihumi e mos duroni!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anton : 06-05-2002 mė 13:39
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    Ēfarė janė kėto qė kėrkon Anton ? Tė vrasi njeri Nanon dhe Metėn. Mos e thuaj he burr se shqiptarėt as guxojnė tė votojnė kundėr tyre e jo mė tė guxojnė ta vrasin. Me siguri qė ka ende nga ata qė mbajnė mend llomotitjet e Nanos pėr gjoja parą tė kthyera dhe u duket se vertet Nano do bėjė mrekullira. Si nuk del dikush dhe tė bėjė atė mė tė paktėn: Tė organizoj njė opozitė kundėr komunistėve qė nė tė gjitha epokat pumojnė pėr tė huajt dhe pėr xhepat e tyre. Nejse, kur s'ka tė djathtė... e majta shinė sa majtas dhe djathtas....Ti kėrkon...Nejse...mbase ndonjė ditė edhe Nano edhe Meta dhe gjithė kokėtrashėt e marrin pėrgjigjen.
    Rycki

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ilir Meta, Fatos Nano dhe Nikolas Gejxh, takohen nė Korfuz
    Pėrse “lobi grek i SHBA” ėshtė kundėr takimit Majko Bush?!
    Kush ėshtė Nikolas Gejxh, njeriu qė hap dyert e socialistėve nė Uashington dhe pse ngriti nga shtrati Ilir Metėn dhe Fatos Nanon pėr t’u takuar nė Korfuz

    Mero Baze

    Kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano, dhe ish kryeministri Ilir Meta, kanė lėshuar, dje, Shqipėrinė dhe janė takuar nė ishullin e Korfuzit me kryetarin e “POAKA” Organizata Panehelenike Greke e Amerikės Kanadasė dhe Australisė, Nikolas Geixh (Nikolas Gage, ose Niko Gaxojani), nė pėrpjekje pėr tė penguar njė takim tė mundshėm tė kryeministrit aktual, Pandeli Majko, dhe presidentit tė Republikės, Rexhep Meidani, nė SHBA me presidentin Bush. Takimi i cili, sipas burimeve tė afėrta me tė dy drejtuesit socialistė, u realizua dje, nė ishullin e Korfuzit, synon dy objektiva kryesore: Sė pari, gjetjen e njė garanti pėr njė Pakt mes Nanos dhe Metės nė tė ardhmen dhe sė dyti, pengimin e mbėshtetjes sė administratės aktuale amerikane ndaj kryeministrit Pandeli Majko, pėr tė cilin lobi grek i SHBA ka rezerva pėr qėndrimet e tij nacionaliste, sidomos nė drejtim tė Kosovės. Zoti Majko dhe zoti Meidani u nisėn dje, nė SHBA, nė njė Samit tė OKB-sė dhe kanė paralajmėruar njė takim tė mundshėm me presidentin amerikan, Bush. Nikolas Gejxh ėshtė njė figurė e shquar e grekėve tė SHBA-sė, njė gazetar brilant i New Jork Times dhe autori i njė libri besteller qė tregon fatin e Greqisė nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20-tė dhe kohėn e luftės civile. Ai fitoi autoritetet tek lobi grek i SHBA, kur nė fund tė viteve 80-tė, duke pėrdorur mbėshtetjen e administatės amerikane, u angazhua kundėr kryeministrit grek, Andreas Papandreu, i cili me qėndrimet e tij antiamerikane po dobėsonte fuqinė e lobit grek nė SHBA. Nga njė nacionalist i krahut tė djathtė grek, ai u bė zėdhėnės i ideve pėr copėtimin e Shqipėrisė dhe bashkimin e asaj qė quhet Vorioepir me Greqinė. Ai drejton prej 15 vjetėsh organizatėn mė tė madhe lobiste tė grekėve tė SHBA-sė, Kanadasė dhe Australisė, e cila mbledh fonde dhe fianancon veprimtaritė nacionaliste nė Greqi, kryesisht kundėr Shqipėrisė. Nė vitin 1994 emri i Nikolas Gejxh u shfaq nė dosjet hetimore tė Prokurorisė greke, si i pėrfshirė nė instruktimin e terroristėve qė sulmuan kufirin shqiptar nė Peshkėpi, ku u vranė dy ushtarakė shqiptarė. Nikolas Gejxh pranoi se mund tė kishte folur nė telefon me njė prej terroristėve, por se nuk ishte nė dijeni tė planeve tė tyre. Nė takimet e pėrvitshme tė POAKA nė SHBA kanė marrė pjesė rregullisht prej vitit 1994 deri nė vitin 1998 dhe socialistė shqiptarė, kryesisht me origjinė greke, por dhe njė sėrė politikanėsh tė tjerė shqiptarė tė partive tė tjera tė majta. Duke qenė njė person me probleme, pėr shkak tė ngjarjeve nė Peshkėpi, ai ka qenė person “non grata” nė Shqipėri, deri nė vitin 1997. Nė vitin 1996 ai u rreshtua fort nė krah tė kryetarit tė Partisė Socialiste, Fatos Nano, nė betejėn e tij me kundėrshtarėt politikė brenda partisė, duke i dhėnė atij njė mbėshtetje serioze amerikane. Ai financoi pėr njė kohė tė gjatė disa drejtues lokalė tė minoritetit grek nė Shqipėri. Me ardhjen nė pushtet tė ish kryeministrit Ilir Meta, pozitat e tij nė Shqipėri u forcuan sė tepėrmi. Ai mbėshteti nė fushatėn e fundit elektorale Kostandina Bezhanin, vajzėn e njė prej pesė tė dėnuarėve nė vitin 1995, pėr spiunazh nė favor tė Greqisė. Sė bashku me zonjushėn Bezhani, Gejxh ka disa projekte pėr investime nė Sarandė, sidomos nė industrinė farmaceutike. Mbėshtetja e tij pėr kryeministrin, Ilir Meta, ka qenė ekstreme, sidomos nė rastin e 28 Nėntorit, kur dėshmitarė tė besueshėm thonė se ai ka qenė nė zyrėn e kryeministrit, kur ėshtė urdhėruar arrestimi i Berishės. Nė fushatėn elektorale tė qershorit 2001, ai sė bashku me ambasadorin e SHBA, Jozef Limpreht, duke shkelur rregullat e njė fushate tė ndershme elektorale kanė shkuar nė Sarandė dhe kanė bėrė fushatė tė hapur pėr kandidaten e pavarur tė pakicės greke, qė kandidonte pėrballė ministrit aktual tė Rendit, Stefan Ēipa, dhe gazetarit, Filip Cakuli. Pėrpara kėsaj thuhet se Nikolas Gejxh, dhe Konstandina Bezhani sponsorizuan dhe arritėn tė realizojnė takimin e kryeministrit, Ilir Meta, me presidetin Bush nė shtėpinė e bardhė nė Maj tė vitit tė kaluar. Takimi, pėr tė cilin thuhet se janė paguar shuma marramendėse, i shėrbeu si njė mbėshtetje e qartė Kryeministrit nė fushatėn e zgjedhjeve tė 24 Qershorit, mbėshtetje qė ai e keqpėrdori deri nė vjedhjen e votave. Nė kohėn qė zoti Nano nisi betejėn kundėr kryeministrit, Ilir Meta, Gejxh ka qenė nė anėn e kundėrt tė tij. Angazhimi i tij i ri nė kėtė konflikt, mund tė sjellė zhvillime tė papritura nė kreun socialist. Pėrveē njė pajtimi tė mundshėm mes Nanos dhe Metės, besohet se tema kryesore e bisedės mund tė jetė shaktėrrimi i mundshėm i njė takimi tė kryeministrit, Pandeli Majko, nė Uashington me presidentin, Xhorxh Bush, takim i cili mund tė shuajė ėndrrėn e Fatos Nanos pėr president, por dhe shpresėn e Ilir Metės pėr t’u rikthyer si kryeministėr. Nėse Majko dhe Meidani nuk takohen me presidentin Bush, atėherė tė gjithė duhet tė kuptojmė, se pėr tė zezėn tonė, ende nuk kemi arritur tė kemi njė kartėvizitė kombėtare pėr tė trokitur nė derėn e Shtėpisė sė Bardhė.







    Mua me duket nje koment kot ky i meros.
    Majko eshte nje lolo.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Anton,

    Majko mund te jete kot, por ai ka treguar nje seriozitet te madh ne lidhje me Kosoven mandje edhe Maqedonine.

    Thjesht vajtja e Majkos ne Kosove, propagandimi e rruges Durres - Prishtine, si edhe miqesia familjare qe Majko ka ne Kosove i trembin qarqet greke.


    Vlora
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vlora : 06-05-2002 mė 18:23

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Qosja hesht.

    Kryeshefi i Spiuneve te PS-se ne Kosove, akademyk Qosja nuk ndihet per Korrupsionin socialist...per Korfuzin socialist per Klosin socialist.
    Sa "parimor" eshte ky profesor i madh...

    Po ashtu krahu stalinist ne Kosove i perfaqsuar nga Ashimi, Haliti, Ernest Luma etj nuk ndihen per faktin qe si vegla te PS-se qe jane tani do kene si kryetar Nikolla Gagen..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ivetmuar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    7

    re

    :a E more vellezer. Me keto qe po lexojme me kujtohet Leka Zogu kur ishte ne Shqiperi pas revolucionit te kuq komunist te '97, i cili tha se shqiperija rrezikon te humbase si shtet i pavarur brenda 10 vjetesh. Asnjeri nuk e besoj at'here. Por vitet kalojne shpejt dhe me duket se na kane ngelur edhe 3-4 vite te tjere.

    Hajt te jemi mire, te pakten te kemi frymen gjalle.

  8. #8
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    Nuk e gjen gje Shqiperine as ne 10 vjete as ne 100 vjete.
    Keto jane simptoma qe pak a shume i ka kaluar shumica e shteteve madje edhe ato me te fuqishme te botes.
    Vete SHBA ka kaluar rreziqe te tilla...lufte civile, korrupsion, vrasje te kater presidenteve, vrasje, racizem, diskriminim, kriza te thella ekonomike......etj etj... por te gjithe e dime se kush eshte SHBA tani.
    Edhe Shqiperia do ti kaloje keto hap pas hapi, problemi eshte qe pse na ra ne
    Winners Don't Quit

  9. #9
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Nuk e gjen gje Shqiperine as ne 10 vjete as ne 100 vjete.
    Keto jane simptoma qe pak a shume i ka kaluar shumica e shteteve madje edhe ato me te fuqishme te botes.
    Vete SHBA ka kaluar rreziqe te tilla...lufte civile, korrupsion, vrasje te kater presidenteve, vrasje, racizem, diskriminim, kriza te thella ekonomike......etj etj... por te gjithe e dime se kush eshte SHBA tani.
    Edhe Shqiperia do ti kaloje keto hap pas hapi, problemi eshte qe pse na ra ne
    Oj Kreshnik, meqe ngjihemi pak a shume une po te them per kete qe thuash per SHBA-an nuk jane te verteta. SHBA-ja nuk mundet te krahasohet ne asnje periudhe me Shqiperine dhe kombin Shqiptare. SHBA gjate gjithe kohes ne historin e saj si udheheqes ka pasur njerez atdhetare.

    Kater Presidentet e USA-es qe jane vra, vetem shikoj datat se kur jane vra ata, Linkolne eshte kandituare per President te USA-es me 1860 dhe eshte vrar si President me 1865, 1960 Kennedy eshte kandituar per President dhe eshte vrar si President me 1963 , 1900 eshte kandituar McKleni dhe eshte vrar si President me 1901, 1840 Harrisoni ka kandituar per President dhe ka vdekur ne office (nuk dijet se si ka vdekur), Fillmore gjithashtu eshte kandituare ne vitin 1850 per President dhe ka vdekur ne office (si President), Garfiled eshte kandituar per President ne 1880 dhe eshte vrar si President, 1920 eshte kandituare per President Harding dhe ka vdekur si President me 1923 (si ka vdekur nuk dihet), Regani eshte kandituare per President ne vitin 1980 dhe eshte sulmuar te vritet si President por pasuksese.
    Tani e kemi Mr. Bushin qe eshte kandituar si President ne vitin 2000 por ta shohemi a do te vdes apo jo ne office.
    Kjo eshte Historia e Presidenteve te USA-es, kush eshte kandituar si President ne vitin 0 eshte vrar apo kane tentuar ta vrajne, perveq Thomas Jeffersonit i cili eshte kandituar dhe ka fituar ne zgjedhjet e 1800 deri ne 1809. Lind pyetja pse kjo ndodhe? Nuk ka sqarim akoma.

    Lufta Cilive per qfare arsyje ka ndodhur ne USA? South, North, te drejtat e zezakve, South nuk ka pranuar etj gjera qe nuk eshte tema t'e shtjellojme ketu.

    Shqiperia sipas mendimit tim fatekeqesishte eshte duke shkuar ne humner me keta "patriota" qe jane duke e udhehequr. Sipas mendimit tim fajet i ka populli, pse i lejone te qeverisin ata. Asnje force ne bote nuk mundet te luftoje kunder deshires se nje populli.
    Populli vendose, populli zgjedhe.

    P.s. me falni qe dola pak nga tema.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  10. #10
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te dashur

    Majko ,

    eshte pjese e strategjise komuniste per te pasur nje "te paster"

    Ata jane te nje zgjuarsije te larte dhe majkon e vene si te pafajshem , por ne fakt ai nuk ka asnje pushtet dhe asnje ndikim nder ta.

    Po ju kujtoj vetem talljet e nanos qe i bente pandit kur konkuronin te dy per kryetar.
    (pandi akoma nuk ka pire ilacet etj)

    Ky eshte pandushi.

    Ajo qe me skandalizon eshte se ata jane aq te sigurte sa dalin fare hapur.

    Ne duhet te bejme ne peticion te hapur parlamentit dhe gjith popullit shqiptar.
    Qe te dy spiunat te perjashtohen menjere nga te qenit deputet.

    Tani opozita ka rast qe te dale perfundimisht nga parlamenti e te mos ulet ne nje salle me spiunat e hapur te greqise.

    Une do te shkoja deri ne greve urije per ti pare ata plehra jashte parlamentit shqiptar.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  11. #11

    Andon

    Po ti po deshe ri edhe pa buke e uje por Nano e Meten nuk e leviz as Topi .per kete jam i sigurte .
    Jam ne pritje te Mbretit te shohim se cfare mund te bej Lartemadheria e tije qe ti shpore keto gjakprishur.

  12. #12
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I nderuar,

    Ahmet Zogu ka vdekur!

    Ne nuk duhet te presim por duhet patjeter qe secili te BEJE dicka.


    Ne nuk duhet te presim, por te ndihmojme njeri tjetrin.

    Te gjithe te djathtet pa perjashtim.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  13. #13
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    ZBULOHET SKANDALI NANO E META NE KORFUZ MARRIN 500 MIJE DOLLARE NGA NIKOLA
    GEJXH NE KORFUZ

    Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA

    NEW YORK NY : E ashtuquajtura Lėvizja pėr autonominė e Vorio Epirit ose
    Qeveria Epiri i Jugut nė mėrgim, qė nė Shqipėri i takon tė jetė Epiri i
    Veriut, nė Shtetet e Bashkura tė Amerikės, ėshtė organizat ilegale dhe
    udhėhiqet nga caqe shoviniste e anti-shqiptare nė SHBA, tė cilat kanė
    qėllime grabitaqare nė coptimin e Shqipėris. Kryetari i saj ėshtė Nikolas
    Geixh (Nikolas Gage, ose Niko Gaxojani) i cili udhėheq dhe organizatėn
    tjetėr "POAKA" Organizata Panehelenike Greke e Amerikės Kanadasė dhe
    Australisė.

    Ditėn e diel nė numėrin e saj tė fundit gazeta mė e madhe nė gjuhėn greke nė
    SHBA" Elenikos Kuriu" nė faqen 7A,.boton artikullin ku thuhet se e
    ashtuquajtura Lėvizja pėr autonominė e Vorio Epirit ose Qeveria Epiri i
    Jugut nė mėrgim pėfundoi me sukses fushatėn e mbledhjes sė ndihmave pėr kėtė
    organizat ilegale, e cila kapi shumėn e 500 mijė dollarve amerikan. Po sipas
    saj kryetari Nikolas Geixh (Nikolas Gage, ose Niko Gaxojani) deklaron pėr
    kėtė gazetė se nė kėtė fushat kanė kontribuar caqe nacionaliste greke
    biznesmen tė suksesėshėm nė amerikė.

    Duke folur mė tej pėr qėllimin e kėsaj fushate ai thotė se kjo shumė e
    madhe do ti dorzohet disa zyrtarave tė lart shqiptarė pa arritur tė pėrmend
    emra konkret, se pėr kė bėhet fjalė konkretisht, veēse thotė se gjithēka
    ėshtė e zyrtarizuar duke mos ju trembur atoriteteve amerikane pėr ndonjė
    hetim se nga kanė ardhur kėto pare dhe ku janė tė destinuara. Mė poshtė ai
    pranonė se kėtė organizatė ai e drejton prej 15 vjetėsh dhe pretendon se
    ėshtė organizata mė tė madhe lobiste tė grekėve tė SHBA-sė, Kanadasė dhe
    Australisė, e cila mbledh fonde dhe fianancon veprimtaritė nacionaliste nė
    Greqi, kryesisht kundėr Shqipėrisė.

    Pikėrisht pėr kėtė ai thotė nė artikull se kėtė shumė parashė do ta financoi
    pėr njė kohė tė gjatė tek disa drejtues lokalė tė minoritetit grek nė
    Shqipėri pasi qė ka marr edhe aprovimin e qeverisė shqiptare( tė cilėn disa
    mjete greke tė informimit e kanė quajtur "considers "Albania" government a
    "Vorio Epiri" government and carries the editorial". Gejxh thotė se ka disa
    projekte tė "mėdha" pėr investime nė Sarandė, sidomos nė industrinė
    farmaceutike, shėrbmiet komunale, informatikėn e infrastrukturėn e ndėrtimin
    e njė Sptiali tė Madh ushtarak grek me ndihmėn e qeverisė greke, pra tė
    gjitha kėto sipas tij vetėm nė jug tė Shqipėrisė nė atė pjesė qė ai e
    potenconė shpesher nė artikull Lėvizja pėr autonominė e Vorio Epirit ose
    Qeveria Epiri i Jugut nė mėrgim, qė nė Shqipėri i takon tė jetė Epiri i
    Veriut.


    Kjo do tė thotė qė me dėshirė "dėrgata socialiste" nė Korfuz tė djelėn e ka
    ngrėnė sapunin pėr djathė! nė takimin e sė djelės Nano Meta nė Korfuz me
    spiunin dhe antishqiptarin mė tė egėr Nikolas Geixh (Nikolas Gage, ose Niko
    Gaxojani.

    Sipas njė informacioni imtim thuhet se Lėvizja pėr autonominė e Vorio
    Epirit ose Qeveria Epiri i Jugut nė mėrgim brenda tė Drejtės Ndėrkombėtare
    ka pėrgatitur edhe njė skenar tragjik pėr Shqipėrinė i "gatuar" nga lobi
    grek dhe kryetari saj Nikolas Geixh (Nikolas Gage, ose Niko Gaxojani.. I
    cili rezultonė nė atė se nė Greqi, tė paktėn nga ana gjeografike akziston
    Epiri i Jugut. Nė Shqipėri ėshtė Epiri i Veriut. Me vullnet tė qeverive nė
    Tiranė dhe Athinė, mund tė organizohen dy referendume. I pari nė Greqi. I
    dyti nė Shqipėri. Nė referendum mund tė kėrkohet krijimi i du federatave.
    Pra, nuk kemi asnjė ndryshim tė kufijve midis Shqipėrisė dhe Greqisė: Ėshtė
    hapur vetėm "drita jeshile." Dhe se po me vullnet tė qeverive nė Tiranė e
    Athinė tė arrihet marrveshja qė pėr herė tė parė flamurin e Vorio Epirit t'a
    pėrdorin edhe nė jug tė Shqipėris
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Kur’ani i Mrekullueshem edhe pėr jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  4. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •