Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e spirobeg
    Anėtarėsuar
    22-04-2008
    Postime
    84

    Terma psikologjik

    Give your shot ! ... nese dini me shume veq shtoni ketu ..

    Skicofrenia - Ērregullim i rėndė psikik qė karakterizohet nga dėmtimet nė tė menduar, nė pėrceptim dhe nė emocione.

    Psikoterapia -Psikoterapia ėshtė njė llojė terapi nė formė tė bisedės qė ndihmon tė gjeni mėnyra se si t’i pėrballoni problemet qė ju i pėrjetoni pėr momentin. Qėllimi ėshtė qė tė ju jap mundėsi qė tė punoni kah njė jetė mė tė kėnaqshme dhe mė tė pasuruar.
    Procesi/tretmani psikoteraupetik shkon mė thellė se konsultimi: ju ndoshta do tė inkurajoheni qė tė shikoni mė dendėsisht nė tė kaluarėn tuaj, posaqėrisht nė fėmijėrinė dhe marrėdhėniet me personat mė tė rėndsishėm nė jetėn tuaj.

    Kognicioni
    - Aktivitet mental, siē ėshtė: vėmendja, memoria, zgjedhja e problemeve, tė menduarit, inteligjenca.

    Instinkti- Sjellje e trashėguar dhe shumė stereotipike e njejtė pėr tė gjithė antarėt e njė lloji, qė shfaqet shpesh nė formė tė plotė nė mungesėn e rasteve tė dukshme pėr ta mėsuar atė.

    Halucinacion - Pėrjetim i objekteve dhe dukurive, tė cilat nuk veprojnė nė shqisat e njeriut (nuk egzistojnė ngacmues tė jashtėm). Halucinacionet shpesh pėrbėjnė simptoma tė njė sėmdunjeje mendore.

    Depresioni - Gjendje shpirtėrore patologjike e njeriut, qė shfaqet me njė lodhje tė pėrgjithshme, me dobėsimin e guximit e tė vetėveprimit, rėnie shpirtėrore.

    Autizmi - Ērregullim i cili ndikon ne aftėsinė e personit pėr t’u lidhur me te tjerėt. Individėt autistik kanė probleme me komunikim, formim te lidhjeve me njerėz te tjerė dhe kanė mungesė te teorisė se mendjes. Njerėzit autistik zakonisht iu shmangen kontakteve shoqėrore dhe drejtohen ne ambiente monotone qė paraqesin njėlloj ngushėllimi. kėto probleme shpesh iu referohen vendeve anėsore te dėmtuara. Nganjėherė disa individė autistik demonstrojnė dhunti te jashtėzakonshme ne disa aktivitete (p.sh. aftėsia e pėrpikte pėr ta vizatuar ndėrtesėn, apo llogaritja e 7 figurave te numrave themelor), megjithėkėtė kėto aftėsi janė te pazakonta. Autizmi ėshtė gjendje e rrallė (afėrsisht 4 ne 10000 te lindur) qe zakonisht ėshtė e trashėguar por mund te shkaktohet nga dėmtimi i trurit.

    Atashim - Proces gjatė tė cilit individi shfaq sjellje qė nxisin afėrsi me objekte ose persona tė veēantė.

    Ankth - Ankthi (ose anksioziteti) ėshtė njė gjendje ndjenjore e njeriut, tė cilėn e karakterizon pėrjetimi i drojės sė madhe, i trysnisė dhe i pasigurisė.

    Anketim - Anketim ėshtė njė metodė hulumtuese. Gjatė kėsaj metodė stidime probandet (pra personat qė intervestohen) u japin pėrgjigje pyetjeve zakonisht nė formė tė shkruara.

    Animizėm - Njė karakteristikė e tė menduarit tė fėmijėve nė periudhėn (stadin) paraoperacionale tė teorisė sė Piaget-it nė tė cilėn fėmijėt tentojnė t’u japin jetė objekteve jo tė gjalla, posaēėrisht atyre qė lėvizin dhe janė aktive si p.sh. era dhe retė e nganjėherė lodrat dhe objektet tjera.

    Androgjin - Androgjin ėshtė njė lloj tip i personalitit, ku personi shfaq si karakterstika mashkullore ashtu edhe ato femerore.

    Afazia- Ērregullim gjatė tė cilit personi humbet aftėsine pėr tė kuptuar se ē'thuhet.

    Afekt - Afektet janė pėrjetime emocionale, qė paraqiten papritmas dhe me furi jashtėzakonisht tė lartė, me ndryshime tė mėdha fiziologjike dhe zgjasin shkurt. Disa nga afektet janė: tmerri, dėshpėrimi i thellė apo tėrbimi.
    Gjendjet afektive janė shpėrthime tė paprituara ndjenjash, qė lindin kur njė ngacmuesi prek thellė qenien e njeriut dhe lajmi ėshtė i papritur.
    Gjendja afektive mund tė shprehet me qė qarė apo me bėrtitje, etj, tė cilat njeriu zakonisht e ka vėshtirė t'i frenojė apo ndalojė.
    E kundėrta me sjelljen (ēfarė dikush bėn nė njė situatė), dhe kognicionin ose njohurinė (si mendon dikush rreth situatės).

    Komplianca – ėshtė njė formė e ndryshimit tė qėndrimit i cili arrihet kur njerėzit bėjnė kėrkesa tė drejtpėrdrejta dhe tė hapura.
    Komplianca ka disa forma tė shprehjes. Ajo pėrfshin jo vetėm kėrkesėn e miqve dhe shokėve pėr ndihmė ( A mund tė bėsh diēka pėr mua?) por, edhe kėrkesėn e rrezikshme tė shitėsit pėr tė shfrytėzuar njė “okazion” tė uljes sė ēmimeve ( Blini diēka me ēmim tė ulėt!).
    Komplianca mund tė realizohet nė rrugė tė ndryshme, me premtime, me mashtrime, me pėrkdhelje, me falenderime, me politikė, me arsyetime, por edhe me kėrcėnime tė fshehura.
    Teknikat e kompliancės janė: Ingratacioni, lajkatimi, kontrolli i pėrshtypjes, vetėdeprekacioni, vetėhapja, kėmba nė derė, dera nė fytyrė etj.

    Obedienca – Nė shumė fusha tė jetės, si nė raportet e drejtuesve tė biznesit me vartėsit, tė oficerėve ushtarakė me ushtarėt, tė prindėrve me fėmijėt, tė drejtuesve tė policisė me plicėt etj., nė vend tė konformizmit me presionin e mjedisit, apo tė taktikave tė kompliancės, pėrdoret mė shpesh urdhri, autoritetim detyrimi pėr t’u bindur. Obedienca ėstė njė nga format e ndikimit shoqėror, qė, nė dallim nga tė tjerat, e realizon ndryshimin e qėndrimit duke e detyruar objektin nėpėrmjet komandimit dhe direktivave tė atuoritetit.

    Katarisi – Nė kuptimin aktual tė katarisit mendohet qė zgjimi i fortė emocional mund tė shkarkohet nėpėrmjet shprehjes motorike tė dhunshme duke e nxjerrė jashtė atė. Mekanizmi i katarisit supozohet se pėrfshin ndėrveprimin e komponentėve emocionalė tė ndjenjave, ekspresivė dhe fiziologjikė. Duke amplifikuar ekspresivitetin, individi e ēliron dhe e lehtėson organizmin, e pakėson zgjimin dhe nė tė njėjtėn kohė, ndryshon ose deamplifikon gjendjen e ndjenjave subjektive.

    Kohezioni – Shumė studiues menojnė se opinioni minoritar i dikujt qė ėshtė jashtė grupit tonė na ndikon mė pak se sa i njėjti opinion minoritar i dikujt brenda grupit tonė. Njė heteroseksual qė pėrpiqet pėr tė drejtat e homoseksualėve ėshtė mė bindės pėr heteroseksualėt sesa do tė ishte njė homoseksual. Kohezioni ėshtė lidhja e anėtarėve tė njė grupi kryesisht nėpėrmjet tėrheqjes dhe pėlqimit.

    Unanimiteti – Kur shumica ėshtė dakord me gabimin, atėherė edhe subjekti e ka tė lehtė tė konformohet. Por, kur dikush nuk ėshtė dakord me shumicėn, atėherė niveli i konformizimit pakėsohet nė ¼ e nivelit tė mėparshėm. Pra ne mund ti rezistojmė mė mirė ndikimit social kur kemi njė mbėshtetje morale. Sidoqoftė, mirė apo keq, edhe njė zė i vetėm mosaprovues mund ta thyejė unanimitetin e mazhorancės, mbėshtetja e tij e rrit shumė kurajon sociale tė individėve tė tjerė dhe pavarėsinė e tyre.

    Egocentrizmi - Shumica e njohurive qe kemi lidhet me kujtimet autobiografike, me tė dhėnat pėr mjedisin e jashtėm, pėr ngjarjet dhe njerėzit me tė cilėt kemi qenė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė. Njė qytet tė caktuar ne e kujtojmė kryesisht me rrugėt, ndėrtesat dhe vendet qė kemi parė dhe kemi vizituar vetė. Pikėrisht, tendenca pėr tė kujtuar mė mirė informacionin qė lidhet me veten quhet egocentrizėm.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga spirobeg : 17-08-2008 mė 10:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •