Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi

    Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    E diel, 11-05-2008, 10:21pm (GMT+1)

    Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare

    Jeton Kelmendi, ėshtė njė poet dhe publicist i kohėrave moderne, lindur mė 1978 nė Pejė. Shkollėn fillore dhe tė mesmen ai i kreu nė vendlindje, ndėrsa studimet e larta nė Prishtinė. Nėn autorėsinė e tij, lexuesi shqiptar ėshtė ndeshur jo vetėm ne Kosove, ku ai punon pėr shumė media, por edhe jashtė vendit, e sidomos ne Belgjike, Paris dhe sė fundi nė Bukuresht (Rumani). Shkrimet e Kelmendit, po luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė ēėshtjen dhe realitetin shqiptar, duke tėrhequr vėmendjen e medias dhe duke u pėrkthyer gjerėsisht nė gjuhėn vendase, sidomos ne ēėshtjet politike aktuale. Por edhe poezitė e Kelmendit, janė te pėrkthyera gjithashtu nė disa gjuhė dhe janė pjesė e disa antologjive. Ato kane pasur vazhdimisht lexues me pėrmasa te gjėra, si dhe janė ndjekur nga njė kritike pozitive, qe e ka cilėsuar poezinė e Kelmendit, njė poezi bashkėkohore, moderne si dhe poezi me premisa ndikuese nė esencėn e letėrsisė shqiptare. Edhe pse nė njė moshė relativisht ende tė re, biografia e botimeve te Kelmendit ėshtė shumė e ngjeshur.

    Shekulli i Premtimeve, 1999
    Pėrtej Heshtjes, 2002
    Nė qoftė mesditė, 2004 Jeton Kelmendi, ėshtė njė poet dhe publicist i kohėrave moderne, lindur mė 1978 nė Pejė. Shkollėn fillore dhe tė mesmen ai i kreu nė vendlindje, ndėrsa studimet e larta nė Prishtinė. Nėn autorėsinė e tij, lexuesi shqiptar ėshtė ndeshur jo vetėm ne Kosove, ku ai punon pėr shumė media, por edhe jashtė vendit, e sidomos ne Belgjike, Paris dhe sė fundi nė Bukuresht (Rumani). Shkrimet e Kelmendit, po luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė ēėshtjen dhe realitetin shqiptar, duke tėrhequr vėmendjen e medias dhe duke u pėrkthyer gjerėsisht nė gjuhėn vendase, sidomos ne ēėshtjet politike aktuale. Por edhe poezitė e Kelmendit, janė te pėrkthyera gjithashtu nė disa gjuhė dhe janė pjesė e disa antologjive. Ato kane pasur vazhdimisht lexues me pėrmasa te gjėra, si dhe janė ndjekur nga njė kritike pozitive, qe e ka cilėsuar poezinė e Kelmendit, njė poezi bashkėkohore, moderne si dhe poezi me premisa ndikuese nė esencėn e letėrsisė shqiptare. Edhe pse nė njė moshė relativisht ende tė re, biografia e botimeve te Kelmendit ėshtė shumė e ngjeshur.

    Shekulli i Premtimeve, 1999
    Pėrtej Heshtjes, 2002
    Nė qoftė mesditė, 2004
    Mė fal pak Atdhe, 2005
    Ku shkojnė ardhjet 2007
    Zonja Fjalė 2007
    Sa fortė janė rralluar letrat nė gjuhen Rumune nė Bukuresht 2007
    Fryma, ėshtė nė botim nė gjuhėn Angleze ne SHBA

    Te jesh poet ėshtė madhėshtore, por jo secilės madhėshti nė botėn qė jetojmė, poeti ka kėrkuar t“i thure njė poezi. Ishte ky mendimi i pare qe me lindi, tek lexoja njė poezi te poetit Kelmendi, ne vargjet e se cilės arrin te gjesh vėrtetė madhėshtinė e dėshiruar, sidomos kur lexon fundin e poezisė...

    "Nėnė ti je emri ynė qė shndrit nė qiell
    E tokė"

    Janė vargje kėto, kushtuar krenarisė se njė kombi, siē ėshtė Nene Tereza pėr te gjithė ne shqiptaret, njė madhėshti, para se cilės poeti nuk mund te qėndroje indiferent. Ndaj duke dashur te lexojmė edhe me shume pėr ndjesinė e poetit mbi figurėn e njė prej personazheve madhore, qe inkurajon dhe shpesh i jep njė grade superiore ne krijimtarinė e tij poetike. Ndaj do te kishim dėshire te dinim:

    Ē“pėrfaqėson pėr ju njė figure e tille, siē ėshtė ajo e Nene Terezės dhe si ėshtė pritur njė poezi e tille nga lexuesi shqiptar apo dhe ai i huaj (nėse ėshtė pėrkthyer ne njė gjuhe tjetėr kjo poezi?
    Kelmendi: Nėna jonė Terezė, tek unė pėrfaqėson majėn mė tė lartė tė krenarisė sonė kombėtare. Ajo padyshim, ėshtė sinonim i shpirtit dhe mirėssisė shqiptare. Kam provuar ta shkruaj njė poezi tė mirė pėr ketė figurė qė nga viti dy mijė dhe ja kam dal ta bėjė diēka te tille, nga fundi i vitit tė kaluar. Nė fakt kam shkruar dhjetėra poezi dhe kur mendoja sa e madhe ėshtė Nėna Terezė, poezitė e mia pėr tė, nuk me pėlqenin. Poezia pėr tė cilėn ju pyesni ėshtė botuar nė disa revista dhe website nė gjuhėn shqipe dhe kam marrė shumė urime pėr ketė poezi, qė mė flenė nė zemėr.

    Ndėrsa lexojmė pėr ju, ndėr tė tjera nė biografinė pėrmbledhėse, kemi edhe njė pikė shumė interesante, qė nuk mund ta lexosh tek biografitė e poeteve te tjerė. Jeton Kelmendi, ėshtė edhe "veteran i UCK-sė". Nuk e di pse ashtu spontanisht, me erdhėn nė mend vargjet e tė madhit Migjen:
    "Mjerimi pjek femine para se te burrnohet/ don ta mesoje ti iki grushtit qe i kercnohet"...
    Ndaj etja pėr lirinė e Kosovės dhe kėrkimi me ngulm i realizimit te ėndrrės sė fjalės se lire, nuk mundi t“ju lere pas, edhe pse ne njė moshe te re, pėr te qene i rreshtuar nė radhėt e njė ushtrie. Megjithatė qėllimi pėr te cilėn kryhej njė lufte, mbase ju kishte burrėruar pėrpara kohe.
    C’farė domethėnie ka sot pėr ju, njė pėrvojė e tille historike dhe a mund tė na tregoni diēka konkrete, mbi mbresat e atij viti?

    Kelmendi: Sa herė qė popullit i kanoset rreziku i zhbėrjes, tė gjithė qytetarėt e vendit kanė obligim pėr t“a mbrojtur. E vėrtetė qė kam qenė i ri, akoma pa i mbushur tė njėzetat, por fatin e patėm tė tillė dhe pa modesti e them se nuk kam bėrė gjė. Kam kryer vetėm njė pjesė tė vogėl tė obligimit ndaj atdheut tim. Ėshtė e vėrtetė se lufta ėshtė edhe njė pėrvojė e madhe e jetės, por pas krenarisė qė ke mundur ti shėrbesh atdheut, ke edhe shumė pakėnaqėsi. Dihet paslufta i ka euforitė dhe perfiterte e vet dhe ata shpėrfillin tė vreten dhe vlerat reale, gjė kjo qė mė sė shumti prek ish-luftėtaret.

    Sot... pas kaq vitesh pėrpjekjesh, vuajtjesh, stėrmundimi dhe mbi te gjitha, heroizmi...Kosova gėzon pavarėsinė e saj. 17 shkurti i 2008-s, do te mbetet ne zemrat e ēdo shqiptari, date e pėrmasave historike, ndaj edhe te tilla data, nuk mund te kalojnė pa u pėrjetuar thellė, nga emocione tė forta nė zemrėn e njė poeti. Ku ndodheshit ose mė sakte, ku e festuat 17 shkurtin e kėtij viti? Gjithashtu c“domethėnie ka pėr njė poet dhe njė publicist si ju, kurorėzimi i njė Kosove tė pavarur?

    Kelmendi: Po, ėshtė e vėrtetė se Kosova qė nga 17 shkurti ka njė gjysmė pavarėsi. Nėse e shikojmė pak mė mirė, Kosova vetėm ka bėrė njė hap drejt pavarėsie, por nuk ėshtė pavarėsi e plotė. Si poet e kam festuar ashtu si njė artist i Kosovės, kurse si publicist dhe njohės i politikės sė Prishtinės dhe relacioneve ndėrkombėtare-Kosovė, kam pasur mendime tė pėrziera. Me 17 shkurt kam qenė nė Bruksel dhe e kam festuar me vetveten, duke shikuar TV tona dhe manifestimin e shqiptarėve kudo nėpėr botė.

    C“mendoni mbi gjendjen politike shqiptare nė pėrgjithėsi, pra parė nė prizmin, Shqipėri-Kosovė-Maqedoni?

    Kelmendi: Nė fakt shqiptarėt sot janė mė mirė se kurdoherė mė parė, nėse shikojmė historikisht. Shqipėria po ecėn drejt Evropės, u thirr nė NATO dhe qė ėshtė mė rėndėsi ėshtė duke u zhvilluar ekonomikisht. Kosova ėshtė nisur drejt krijimit tė mekanizmave, qė e bėjnė shtetin funksional. Maqedonia dita ditės po u shkon nė favor shqiptarėve, duke u bėrė faktor kyē ata. Problem i madh mbeten raportet politike ndėrmjet faktorėve shqiptar, nė tė tria vendet. E tėra kjo, ėshtė pasojė e njerėzve tė politikės sė vjetėr nė Shqipėri. Nga Kosova pas vdekjes sė Ibrahim Rugovės, politika atje ėshtė dezorientuar dhe tani manipulohet dhe mashtrohet opinioni nga koalicioni i dy partive mė tė mėdha. Nuk ka opozite reale nė Kosovė, kurse Hashim Thaēi kontrollon ēdo gjė nė vend. Kur flasim pėr Maqedoninė, dhe politikėn shqiptare atje, ėshtė pėr tė ardhur keq, se si shqiptaret nuk dinė ta menaxhojnė vetėn. E vėrteta ėshtė se tė tria vendet, janė nė top listėn e vendeve mė me korrupsion nė Evropė. Ky ėshtė edhe problemi mė i madh drejt integrimit nė strukturat Euro- atlantike.

    Njė foto, shpesh flet mė shumė se qindra fjalė. Megjithatė, njėrėn prej tyre, do doja veēanėrisht ta komentonit pak me gjėrė. Ėshtė fjala pėr njė takim krejt tė veēantė tuajin, siē ėshtė ai me presidentin, politikanin e njė niveli botėror, Ibrahim Rugova. Cilat janė mbresat dhe pėrjetimi i atij takimi ne sytė e Kelmendit dhe c“mund te thoni pėr figurėn e Rugovės dhe rolin aq tė rėndėsishėm te tij, si figure politike nė kurorėzimin me Kosovėn si shtet tė pavarur?

    Kelmendi: Me ish-presidentin Rugova jam takuar disa herė. Ne kemi tė drejt tė flasim ēka tė duam pėr figurėn e tij, sepse ishte yni. Disa e shajnė duke menduar se janė patriot, nėse flasin keq pėr tė, tė tjerėve ua zė diellin edhe pėr sė vdekuri, disave u shėrben edhe tani pėr interesat e tyre nga mė tė ndryshmet. Ai tani nuk ėshtė mė nė jetė, por emri i tij mendoj ėshtė sinonim i lirisė dhe demokracisė nė Gadishullin Ilirik. Fotot qė kam me Ibrahim Rugovėn sa herė i shikoj, ma sjellin ndėrmend njė fjalė tė tij qė ma kishte thėnė dikur “nuk ėshtė lehtė tė jesh i mirė dhe ta duash atdheun pa hile, a interes”. Mund ta them me plot gojėn se pas disa kohe historia do mat me kohen e Rugovės, kurse e vėrteta, do ta verė atė nė nderin e kombit.

    Tek flasim pėr figurėn e Rugovės, fare natyrshėm n“a shkon mendja, tek ai qė do tė mbetet krenaria e kombit shqiptar, tek ai qė i dha ngjyrėn e gjakut te tij, lirisė se shtetit mė tė ri nė botė, Adem Jasharit. Si e pėrshkruan Jetoni Kelmendi ketė figure madhore?

    Kelmendi: Njė gjė ėshtė shqetėsuese pėr mua si intelektual. Shoqėria shqiptare nė pėrgjithėsi ka njė ves tė keq qė e ka trashėguar nga mentaliteti ballkanik. Pėr ta ngritur dikė, duhet ta pėrulim tjetrin. Kur jemi kėtu tė Adem Jashari, dimė se disa bashkėkombas tanė, pėr ta ngritur figurėn e heroit, pėshtyjnė mbi Rugovėn. Mendoj se ne kemi vend pėr tė tė gjithė dhe kur bie fjala pėr vlerat e Kosovės, unė kam njė fjalė Adem Jashari ėshtė Zemra, kurse Ibrahim Rugova truri i Dardanisė.

    Ju jeni njė poet shumė i talentuar, por ajo qė spikat kohėve tė fundit nė shtypin shqiptar, ėshtė aktiviteti juaj i gjerė nė media dhe kryesisht nė politikė.

    C“vend zė politika nė jetėn tuaj, duke e krahasuar me letėrsinė?

    Kelmendi: Arti dhe letėrsia pėr mua, janė dashuri pa tė cilėn nuk mundem, kurse politika ėshtė profesion, ngaqė unė jam njeri i medies dhe media ėshtė shtėpia e politikės. Tek mediat shqiptare ju e dini, unė shkruaj kohė pas kohe dhe kryesisht kritikoj fenomenet dhe dukuritė e pėrquduara tė politikanėve tanė. Mendoj se ne publicistėt dhe intelektualet nė pėrgjithsi, duhet tė shohim drejt dhe jo tė jemi servil tė politikės. Ju lutem, ju e dini qė unė kritikoj edhe tė majtėn, edhe tė djathtėn dhe jo siē bėjnė disa kolegė tė mitė nė Tiranė dhe Prishtinė. Thjeshtė mendoj se kėshtu ne i kontribuojmė shoqėrisė dhe ndikojmė nė uljen e dukurive tė kėqija politike.

    Autorėt e preferuar pėr ju, nga letėrsia shqiptare dhe ajo e huaj?

    Kelmendi: Kryesisht lexoj nga autorė tė huaj, por natyrisht edhe shqiptar. Veē asaj profesionale, lexoj dhe poezi, romane, drama etj dhe ato kryesisht nga interneti. Nga autoret tanė lexoj librat e miqve dhe kolegėve tė mijė si Agron Tufa, Ndue Ukaj, Arjan Leka e tė tjerė. S'po i pėrmend tani tė gjithė. Por edhe pse lexoj dhe preferoj kėta autorė dhe shumė tė tjerė, do doja tė vecoj nė kėtė rast dhe emrin e tė madhit Isamil Kadare, vepra e tė cilit po ndikon pozitivisht nė njohjen e emrit te shqiptarit nėpėr botė.
    Njė poet, njė publicist, kėrkon te jetė pothuajse pėr gjithēka i informuar.
    Kjo ka tė bėjė kryesisht me natyrėn gazetareske tė personit. Thjesht doja njė pėrgjigje te shkurtėr. A ėshtė Jetoni kurioz nga natyra?

    Kelmendi: E vėrtet se pėrpiqem tė jem i informuar, me aq sa kam mundėsi. Dihet mirė se nėse nuk i pėrcjell gjėrat, ato ecin shpejt dhe informatat janė ushqim pėr tė ecur nė hap me kohėn. Duhet tė kemi parasysh se nė ditėt tona, jeta ėshtė shumė dinamike, prandaj kėrkon angazhim dhe pėrkushtim tė madh. Ėshtė e natyrshme, se tek unė ka ndikuar edhe profesioni dhe puna gazetareske.
    Siē e kam thėnė edhe mė lart, edhe pse nė njė moshe tė re, ju keni punuar nė mėnyrė intensive dhe keni kurorėzuar nė shtyp njė sėrė botimesh. Me ēfarė po merreni konkretisht tani dhe a do tė ketė mundėsi lexuesi sė shpejti tė lexojė diēka te re nga ju?

    Kelmendi: Nė natyren time, ėshtė qė mos tė ngutem tė botoj shumė, por tė pėrpiqem qė kur botoj tė mos botoj gjithēka. Kam disa libra pėr botim: njė pėrmjedhje poezish pres tė dal nė SHBA kėto ditė diku. Po ashtu, po pėrpiqem edhe nė gjuhen Frėnge, ta botoj njė libėr. Pėr lexuesin shqiptar ndoshta nga fundi i vitit, mund tė nxjerr dy libra, njėrin me poezi dhe tjetrin dramė.

    Ku jetoni momentalisht dhe hera e fundit qė keni qenė nė Kosovė?

    Kelmendi: Unė jetoj nė Bruksel shumicėn e kohės, por edhe nė Paris shkoj nga dy dite nė javė. Sa i pėrket Kosovės, sė fundi e kam vizituar nė janar tė kėtij viti.

    Artistet nė pėrgjithėsi dhe poetėt nė veēanti, janė njerėz tė ndjeshėm nga natyra. Ata janė tė parėt qė e pėrjetojnė, qofte mirėsinė dhe bukurinė e kėsaj jete, ashtu dhe te kėqijat e mangėsitė e saj. Si mendoni, (duke qėnė njė njohės i mirė i realitetit shqiptar), cili ėshtė problemi ose mangėsia kryesore e kėtij realiteti, qe do te ndikonte ne njė jetė mė tė mirė dhe mbarėvajtje bashkėkohore?

    Kelmendi: Nėse shikojmė natyrėn e atdheut, gjithandej ka shtrihen tokat shqiptare, ne kemi bukuri tė rralla natyrore, por se sa dimė ne ta mirėmbajmė atė dhe sa investojmė nė bėrjen e kushteve pėr turizėm, ėshtė diēka krejt tjetėr. Nga sipėrfaqja e madhe qė ka Shqipėria, deri tek bjeshkėt e bukura, tė gjitha duan njė investim nė bėrjen e kushteve mė tė mira. Nė atė mėnyrė, qė tė bėhen tėrheqėse pėr syrin e turistėve tė huaj. Mua natyra mė jep forcė dhe imagjinatė pėr tė krijuar art, kur jam nė duke vizituar, sidomos vendet e tilla nė atdhe.

    Meqė dhe unė jam poete, do doja tė them, thjesht qė pėrveē letėrsisė, tek unė muzika zė njė vend tė rėndėsishėm. Po Jetoni, a dėgjon ndonjėherė muzikė me volum tė lartė, apo jeni kryesisht njė tip i qete?? ...dhe nėse po, cilėn rryme muzikore, ose kėngėtarė preferoni?

    Kelmendi: Do tė nisėm nga thinja e popullit “le tė mė ēoi ai qė ėshtė rrėzuar vet”. Pra meqė ju jeni poete, e dini mė sė miri se si ėshtė jeta e poetit. Unė pėr nga natyra jam shumė i qetė, por muzikėn e preferoj shumė. Varėsisht nga ambienti, ashtu e dėgjoj muzikėn, p. sh. Kur ndodhėm nė bjeshkėt e Dukagjinit dhe nė Rugovė e dėgjoj Dervish Shaqėn dhe e pėlqej me zė sa mė tė lart. Kur jam nė me shoqėri, dėgjoj atė qė ėshtė e preferuar pėr njerėzit qė janė me mua. Ndėrkaq kur jam vetėm, degjoj mė sė shumti balada, qoftė shqip, qoftė anglisht. Kėngėtar tė preferuar kam disa prandaj s’ po ju jap emėr.

    Nėse do te kishe mundėsinė te jepje ndihmėsen tende nė realitetin qė jetojmė, ku mendon konkretisht qė duhet ndryshuar diēka?
    Kelmendi: (Qesh) Fatmirėsisht, qė nuk jam nė njė pozitė tė tillė qė mund tė ndryshoj shumė. Sikur tė isha nė njė pozitė tė tillė, do ta ndryshoja gati, gjithēka qė na shoqėron nė jetė, pasi syri im sheh shumė parregullsi nė shoqėrinė tonė. Do ta ruaja pa e ndryshuar bukurinė e vajzave shqiptare, qė unė i quaj bukė vargu dhe ujė fjale.

    Sot ju jeni njė poet dhe publicist i njohur...Nėse letėrsia, ose fusha e medias nuk do tė ishte profesioni juaj, ne cilin profesion do e shihnit veten tjetėr?

    Kelmendi: Nė fakt unė kam edhe nje profesion, jam biokimist, por atė nuk e kam dhe aq pėr zemer, prandaj nuk punoj nė atė fushė. Profesion tjetėr qė e dua shumė, ėshtė aktrimi por edhe filozofia mė shkon pėr zemėr. Cilėndo nga kėto dyja po ta kisha duke specializuar, nuk do isha pishman.

    Pėrveē artit te tė shkruarit dhe publicistikes, si e kalon kohen e lirė Jeton Kelmendi?

    Kelmendi: Jam njė ithtarė i tė shėtiturit dhe tė vizituarit tė vendeve dhe monumenteve. Ėshtė e rregullt vizita ime nė ndonjė nga vendet dhe muzetė e Evropės. Merrem dhe me sport ngapak, jo rregullisht por nė menyrė pasive, kėshtu e kaloj kohėn e lirė, kur nuk lexoj gjė.

    A e ka gjetur ai shpirtin binjak, me tė cilin ndan dhe ndėr ēastet mė tė bukura?

    Kelmendi: Kjo pyetje para disa vitesh ėshtė konsideruar provokim, por sot njė pyetje reale. Dihet se artistet janė pak aventurist nė shpirt dhe nuk janė tė vetmuar kurrė, por unė jo, nuk e kam gjetur akoma njeriun e tillė. Njeriu im do tė jetė shqiptar, nga atdheu im, ketė ja kam premtuar vetes dhe kur do ta kem, ėshtė nė tė ardhmen. Dua qė njeriu i jetės t’mė flasė shqip.


    Qyteti mė romantik pėr ju, ėshtė...?

    Kelmendi: Vjena dhe Parisi, nga vendet e huaja, kurse Berati, nga qytetet e atdheut.

    Keni njė shprehje apo thėnie tė preferuar, qė mund ta quanit "moto" tė jetės suaj?

    Kelmendi: Po, shiko tė tjerėt dhe orjentoje veten. Kjo ėshtė motoja ime e jetės, por dhe porosia pėr miqtė e mij.

    Njė opinion, apo njė sugjerim mbi faqen elektronike "Zemra shqiptare"...Pėr shembull nėse dėshironi tė lexoni kryesisht diēka me shume?

    Kelmendi: Zemra Shqiptare, ėshtė njė agjenci prej mė tė mėdhave dhe mė tė vizituarave nė gjuhėn Shqipe tė kėtij lloji. Shefit tė kėsaj faqe i dėshiroj sukses dhe punė tė mbarė. Bėn njė punė tė shkėlqyeshme, kurse ju Alma, ju falėnderoj pėr pyetjet e gjithanshme dhe komplete, pėr njė intervistė nė detaje.

    Edhe unė, do doja t“ju falenderoja gjithashtu, qe patėt mirėsinė dhe kohėn, pėr t“ju pörgjigjur ēdo pyetjeje drejtuar nga unė. Njėhkohėsisht, ju uroj frymėzim nė rrugėn e bukur tė artit dhe shpresoj tė kemi mundėsinė tė bashkėbisedojmė pėrsėri herė tė tjera.

    Intervist,marre nga Zemer shqiptare...

    p.s.kerkoj ndjese nese kjo tem nuk eshte ne vend te caktuar,ndaj luas drejtuesit e ketij Fsh,qe ta bartin ne vend te caktuar sipas tyre...

    Jufalemnderit
    Hajla.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hajla : 16-08-2008 mė 00:29
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Lamtumirė Fjalė!

    ( Polemikė apo Elegji? )

    ARKIVA >>AUTORET>>FLURANS ILIA

    Nė librin Brihadaranyaka – Upshanishad , gjendet fabula e Hinduve ku pėrshkruhet fragmenti i zbėrthimit tė fjalėve “Datta, dayadhvam, damyata”, fjalė qė lėshohen shpateve tė malit Himavant, njėrit prej pėrbėrėsve tė maleve Himalaje, fjalė qė zbresin mbi qeniet njerėzore nga maja mė e lartė e planetit, pėrpos zėrit tė bubullimės. Fabula flet pėr zotat e njerėzve dhe demonėve, qė me radhė iu lutėn at Prajapatit me fjalėt “Folna , o Zot!”. Ēdo grupi tė veēantė Ai ia kthehu pėrgjigjen me njė tė vetme rrokje: “Da”. Secili syresh e shkoqiti atė rrokje tė vetme tė bubullimės sipas mėnyrės sė vet. Disa prej njerėzorėve e interpretuan si fjalėn “Datta” (qė do tė thotė: jap lėmoshė). “Da” tha bubullima, dhe tė tjerė e interpretuan si fjalėn “Dayadhvam” (qė do tė thotė: ushqej dhembshuri). Tė tjerė nuk nguruan ta interpretojnė madje si fjalėn “Damyata” (qė do tė thotė: ushtro vetėpėrmbajtje). Pra me njė rrokjezim tė vetėm tė Fjalės sė Qiellit, u gjithpėrfshinė dhėnia e ndihmės, dhembshuria dhe vetėpėrmbajtja.
    Fjala nė tė folmen zakonore shqiptare, nė kėngėt epike dhe legjendat, ka njė karakter tė gjithėpushtetshėm mbi ndėrgjegjen e ēdo individi, si tė jetė e diktuar prej sė larti, ku ēdo funksion i saj ndėrlidh fate jetėsh njerėzore. Shprehjet “I kam dhėnė fjalėn”, “Ia kam marrė fjalėn”, “Fjala vret mė tepėr se pushka”, “Fjala shėron”, “Jam nė besė tė fjalės”,etj, i japin fenomenit Fjalė, njė karakter mitologjik ndėr shqiptarėt. Fjala, pėr Grekėt e lashtė do tė thotė Logos, dhe “logos” pėrfshinė ēdo lloj komunikimi. Mund tė shqipėrohet edhe si Mesazh. Te Ungjilli sipas Gjonit thuhet: “Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė. Nė fillim, (kur Perėndia krijoi gjithēka), tashmė ishte Ai qė quhet ”Fjala”. Ky kishte qenė gjithmonė me Perėndinė dhe ishte vet Perėndi. Nė Atė ėshtė jeta; dhe jeta ishte drita e njerėzve... Dhe Fjala u bė mish, dhe jetoi mes nesh, dhe ne pamė lavdinė e Tij, Lavdia e tė vetėlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė.” Pėr Shėn Gjonin Fjala ka njė domethėnie tė tillė saqė ai e pėrdor pėr ta njėjtėsuar me Krishtin, por njėherazi, ajo shėrben pėr tė siguruar identitetin e qenieve njerėzore, shkruan Dr. Hart Wegner.
    Me tingujt e parė tė zilkave diabolike tė celularėve qė njoftuan mbėrritjen e kohėve moderne dhe ndėrprerjen e fjalės burrėrore tė bisedave nė mes miqsh; me betonimin e pa shpirt tė bregdetit tė Durrėsit ku gjysma e tabelave mbartin emra tė huaj dhe gabime drejtshkrimi; me ndotjen e ujėrave dhe dhunimin e shtratit tė lumenjve; pothuajse qiellgėrvishtjen e plotė tė Tiranės; me shkatėrrimin natyral dhe arkitektonik nė mbarė vendin; me kufizimin e pamjes ku tė merr malli tė pėrqafosh njė degė tė vetmuar pishe, apo tė puthėsh njė lule tė vetme, qė pėrbėn shpirtin e ekzistencės; me konservimet e mėrzitshme televizive dhe me mishin e tymosur tė fjalėve mediatike; me kompjuterizimin dhe dixhitalizimin e tė menduarit tė lirė; me asfiksimin e gjuhės shqipe nė bunker; Fjala, gjithmonė e mė pak ngelet e gjallė ndėr libra tė bukur-shkruar; edhe kėta dyshues disa herė nė krahasim me epideminė qė rritet duke zbehur imunitetin shpirtėror tė njė brezi rinor qė pothuajse nuk shfleton asnjė faqe letrare, qė ushqehet nxitimthi me hormonet e sandviēit tė shpejtė, Made in McDonnald’s, tė globalizmit tė atij brezi qė haptazi e konsideron poezinė si ushqim qė u bie shtėng nė stomak, dhe qė u djerrit kohėn e ekspozimit tė llapės qė shpėrvilet ditė-kafeneve. “Mendoj se poezia e vėrtetė, shkruan Xhim Morrison, nuk pėrpiqet tė thotė, ose deklamoj, diēka. Ajo thjesht tė jep ēelėsin e mundėsive, ose pėrzgjedhjeve. Tė hap tė gjitha portat. Ti mund tė hysh nė cilėndo prej tyre qė e ke tė hapur pėrpara vetes, dhe qė e shikon tė arsyeshme. Dhe ėshtė kjo besoj arsyeja e vetme, qė arti poetik ka kaq shumė vlera sepse tė drejton drejt pėrjetėsisė. Ai ėshtė i pėrjetshėm. Pėr aq kohė sa njerėzimi do tė ekzistoj do tė ketė fjalė, dhe kombinime artistike fjalėsh. Asgjė tjetėr, nuk mundet tė mbijetojė kundrejt shkatėrrimit total pėrveē poezisė, vargjeve dhe kėngėve.”
    A ka ardhur koha tė themi: Lamtumirė Fjalė!? A duhet konsideruar kjo, si njė polemikė, nga ana jonė, qė e mbajmė ende veten tė shtrėnguar fort, me besė e me shpresė, brenda besimit tė urdhrit tė Fjalės? Brenda familjes sė nderuar tė bibliofilėve. Apo mos thjesht diskutimi ynė ka trajtat e njė elegjie pak ēaste pėrpara se terri tė bjerė ngadalė? Unė kam besimin se do tė jemi gjithmonė mirė brenda kufijve ku idetė tona mbeten tėrėsisht njerėzore. E meqenėse Fjala, e ka gjithmonė me vete kėtė bekim, pėr tė qenė ashtu si ne, e pagėzuar me frymė pėrjetėsie nė tė ardhme, e pėrbėrė prej mishi e prej gjaku nė tė tashme, gjithmonė: Pėr aq kohė sa njerėzimi do tė ekzistojė, atėherė, do tė kemi vazhdimisht kėngė dhe poezi nė sofrėn e shoqėrisė. Nė qoftėse fjala e bukur e poezisė, ka shtėnė tek ju urtėsisht diēka, pa fuqimisht asgjė, ose energjikisht gjithēka, ka ndodhur pikėrisht sepse ajo ka pėrcjellė tek njėrės tė ndryshėm reflektimin e kufijve tė karakterit planimetrik tė arkitekturės sė shpirtit tė gjithsecilit, tė atyre rrugėve qė pikėrisht ata kanė parė, thellėsisht kanė ndier, totalisht kanė dėshiruar, ende vazhdojnė tė ėndėrrojnė, tė pasqyruara nė to.
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Eksluzive--Dashuri sipas shqiptarėve...

    Dashurojnė me pasion, po me kaq pasion vrasin nė emėr tė dashurisė, robėrojnė nėn kėtė emėr, ndėshkojnė, falin, dhurojnė vazhdimėsi. Ja cilėt janė shqiptarėt nė raportet e dashurisė! Shoqėria shqiptare me vitet ka pėrjetuar forma tė ndryshme tė tė dashuruarit, nga “dashuritė e ndaluara” ku “mėkatarėt” paragjykoheshin dhe duhet tė martoheshin nė mos me dėshirė, tė detyruar, tek “liria” e dashurisė sot, ku ndjenja gjithėnjerėzore po fiton dimensionin e munguar. Meshkuj qė nuk janė mė aq tradicional, por qė akoma e mbajnė njė kėmbė peng dhe femra qė kėrkojnė tė luftojnė si tė barabarta nė njė betejė qė u pėrket tė dya palėve njėlloj. Kjo ėshtė beteja shqiptare pėr dashurinė.

    Dashuria ėshtė konsideruar gjithmonė si ndjenja mė e bukur qė njeriu pėrjeton. Ajo do tė vazhdojė tė mbetet e tillė edhe pse kohėt ndryshojnė, idetė tjetėrsohen. Ėshtė ndjenja qė ripėrtėrin shpirtin, e rilind atė. Ėshtė ajo pėr tė cilėn shpeshherė luftojmė ta kemi. Historitė pėrsėriten, nė kohė tė ndryshme, me personazhe tė ndryshme. E njėjta gjė ndodh kudo. Nė vende tė ndryshme dashuria pėrjetohet njėsoj, midis njerėzve, tė cilėt dinė tė luftojnė dhe ta mbrojnė dashurinė qė i ka bashkuar. Por nga ana tjetėr ajo ka karakter tė caktuar dhe pėrjetohet nė varėsi tė kulturave tė ndryshme. Forca dhe pasione tė vrullshme, tradhėti e “thika” pas shpine, nėn njė emėrues tė pėrbashkėt, lufta e pakuptueshme e ndjenjave. Kjo ėshtė dashuria, e ēuditshme me mėnyrat e saj. Nėse do tė kalonim nė pjesė tė ndryshme tė rruzullit tokėsor kjo ndjenjė e bukur duket se ka karakter tė caktuar nė varėsi tė kulturave dhe njerėzve, qė e pėrjetojnė. Shqiptarėt janė njė popull me karakteristika tė ēuditshme nė ndjenjėn e dashurisė.

    Tranzicion ndjenjash...

    Shoqėria shqiptare mund tė cilėsohet si njė nga shoqėritė, e cila ka pėrjetuar forma tė ndryshme tė tė dashuruarit. Kjo falė ndryshimit tė kohėrave, qė e kanė karakterizuar kėtė shoqėri, duke ndikuar nė mėnyrė tė ndjeshme nė vendosjen e rregullave tė ndryshme, tė cilat kanė qenė njė diktat pėr mėnyrėn e arsyetimt, botėkuptimit dhe krijimit tė lirshmėrisė individuale. A kanė qenė shqiptarėt gjithmonė tė lirė tė jenė vetvetja dhe tė dashurojnė ashtu siē mund tė dashurohet vėrtet? Nė fakt, jo. Shumė njerėz do tė jepnin pėrgjigje tė ndryshme, por duke arritur nė tė njėjtin rezultat. Dikur shqiptarėt e shihnin tė natyrshme tė fshihnin ndjenjat tyre, pasi dashuria midis tė rinjve konsiderohej e ndaluar nwse ajo do ishte e dukshme edhe jo e fshehtė. Dhe nė fakt nuk kishe se si tė veproje ndryshe, nėse do i referohemi periudhės sė diktaturės, tė cilėn e jetuam pėr vite me radhė. Sistemi i cili krijoi nė mendėsitė shqiptare njė kulturė atavike dhe mentalitet tė prapambetur. Dashuria ishte “tabu”. Dy tė rinj duhet tė martoheshin dhe mė pas tė dashuroheshin, pasi nėse do ndodhte e kundėrta shumė prej tyre do vuanin, jo pėr faktin se nuk mundėn tė luftonin pėr ta jetuar, por pėr faktin se nuk do tė kishin shansin ta provonin kėtė luftė tė mirėfilltė dashurie.

    Dashuria ne liri

    Megjithatė me kalimin e viteve mentaliteti i shoqėrisė ka ndryshuar e deri diku ėshtė moderuar, madje edhe duke i kaluar parashikimet e sociologut mė optimist. Mbi frenimet e dikurshme kanė lindur ide tė tjera. Ide, tė cilat shkaktohen nga shkatėrrimi i shumė tė tjerave. Me ndryshimin e tyre ndryshoi bashkėjetesa e shumė pėrjetimeve, koncepteve apo fenomeneve nė njė shoqėri tjetėr. Pikėrisht periudha pas-komunizėm, apo e thėnė ndryshme demokracia, solli natyrshėm mendime dhe botėkuptime tė tjera tek tė gjthė ne. Ose le ta themi mė thjesht, arriti “tė shkėlqente” pjesėn e fshehur tė shpirtit shqiptar. Ndjenja qė dikur nuk pati mundėsi tė pėrjetohej me tė gjtha nuancat e saj, sot shfaqet “lakuriq”, madje shpesh me njė lakuriqėsi neveritėse. Pa paragjykime! Ēdokush ėshtė i lirė tė jetojė, por deri nė atė kufi ku nuk cenohet liria e tjetrit. Shoqėria shqiptare ka ndryshuar, ( me tė dyja anėt e njė medaljeje), duke sjellė me vete ndryshime tė njė mentaliteti, dikur tė rrėnjėsor nė prapambetje tė kota e tė pakuptimta. Tė rinjtė shqiptarė janė ata tė cilėt kanė krijuar edhe shembujt e njė shoqėrie tė civilizuar, e cila duke pėrcjellė tendenca tė reja drejt modernes dhe tė pavarurės ka krijuar edhe stereotipe kulturorė nė mėnyrėn e tė dashuruarit.

    Stereotipi mashkullor


    Megjithė kėto ndryshime dhe tendenca sociale tė reja, duhet tė pranojmė se jetojmė ende nė njė shoqėri maskiliste. Meshkujt, kryesisht synojnė tė tregojnė tiparet e njė “tė forti”, ku femrat duhet tė jenė ato, qė duhet tė binden e tė pėrshtaten. Ata mund tė cilėsohen si individė, tė cilėt kanė njė natyrė tė veēantė sidomos nė krijimin e raporteve specifike nė shoqėri dhe dashuri. Shumica e tyre ka trashėguar nga brezat e tjerė atė pjesė mentaliteti, i cili ka jetuar me vite nė shoqėrinė shqiptare. E nė fakt s’kishte si tė ndodhte ndryshe. Shumė prej tyre le tė themi qė janė disi tė “infektuar” nga mėnyra e tė jetuarit mes dy epokave. Kalimi nga diktatura nė komunizėm natyrisht qė la gjurmė tek tė gjithė ne. Tė qenurit i “lirė” do t’u pėlqentė tė gjithėve, por kjo liri do tė shihej e kufizuar pėrballė partneres sė tyre. Tepėr tė kujdesshėm, “sytė katėr” pėr tė parė ēdo lėvizje tė saj, pėr ta pėrndjekur deri nė fajėsi (pa dashur tė pėrgjithėsojmė). Si natyra mesdhetare, meshkujt shqiptarė do tė dallohen gjthmonė pėr egoizmin dhe xhelozinė, qė kanė ndaj partneres sė tyre. Dinė tė dashurojnė, dashurojnė ndoshta me tėrė forcėn e tyre, por shpesh herė dėshtojnė nė mėnyrėn se si e transmetojnė kėtė ndjenjė. Shumė prej tyre vuajnė nga komplekse, ekzistenca e tė cilave nė shumė vende perėndimore nuk njihet mė. Shpeshherė ata e shohin veten si njė racė “superiore”. Ndonjwherė tė fiksuar pėr tė qenė dominant, reflektues tė njė shpirti posesiv po aq sa edhe shumė burrėror. Nėse do t’i krahasonim me meshkujt tipikė perėndimorė, shqiptarėt dinė tė dashurojnė ndryshe, kompleksivė duke i bėrė ata tė dallohen sė tepėrmi pėr mėnyrėn se si i tregojnė ndjenjat nė raporte tė ndryshme dashurie.

    Stereotipi femeror

    Pozitat inferiore duket se kanė nisur tė zbehen disi. Figura femėrore nė Shqipėri ēdo ditė lufton pėr tė qenė nė njė rol tė denjė nė shoqėri. Do tė tregoheshim shumė tė pavėrtetė nėse do tė tregonim vetėm kėtė panoramė. Formimi i femrave shqiptare ndryshon nga qytetet e mėdha nė ato mė tė vogla apo edhe nė zona tė largėta, ku kėmba e njeriut nuk shkel. Nėse kalon “vijėn e verdhė” tė kryeqytetit nė njė vėzhgim tė shpejtė nuk mund tė mos befasohesh nga “zelli” qė tregojnė gratė teksa punojnė nė arė, kujdesen pėr kafshėt e shtėpisė dhe mė pas duhet tė kthehen nė familje pėr tė vazhduar akoma deri nė orėt e vona tė natės rolin e tyre si kujdestare, pranė burrit dhe fėmijėve. Nė kėtė familje tradicionale, dashuria ėshtė e diktuar nga sytė e fqinjit, farefisit, plakut mė tė vjetėr apo edhe fshatit. Por po tw zhvendosemi nw qytete tw tjera mw tw zhvilluara diēka ndoshta ka ndryshuar. Nėse dikur ishte njė tabu thyerja e njė lidhje dashurore nga frika ndaj familjes apo shoqėrisė, duket se kėto zakone tė vjetra po largohen me kohėn. Dhe iniciativėn e “frikshme” femrat kanė ditur ta ndėrmarin mė lehtė. Ndikimi i shumė eksperiencave tė huaja i kanė bėrė tė rinjtė shqiptarė tė mendojnė se seksi nuk ėshtė mė njė tabu. Ēėshtja e virgjinitetit qė dikur konsiderohej e tillė, ka bėrė tė shihet ndryshe nga ndikimi i shumė kulturave tė huaja, tė importuara nė vend edhe nga niveli i lartė i emigracionit. Emancipimi i femrės shqiptare ka bėrė qė edhe meshkujt t’i shohin gjėrat pak mė ndryshe. Edhe pse pėr shumicėn e tyre do ishte vėshtirė tė martoheshin me njė vajzė e cila ka patur eksperienca seksuale. Pėrkushtimi, qė kanė vajzat shqiptare nw njė lidhje dashurie ėshtė vėrtet pėr t’u admiruar. Shumė prej tyre janė ato qė duan njė lidhje tė vėrtetė, tė gjatė e tė bukur. Pasi tė tilla janė ato. Tė ndjeshme, tė pėrkushtuara dhe tė ndryshme. Tė vendosura tė bėjnė ēdo gjė pėr ta mbrojtur dashurinė e tyre. Sepse kjo ėshtė dashuria, njė marrėveshje qė zemrės nuk i bėhet dot.

    Djemtė dhe vajzat shqiptarė, janė midis tė rinjve tė paktė qė megjithė komplekset qė kanė, konsiderohen si grupmoshat qė dashurojnė mė shumė. Qė nė adoleshencė ata i provojnė dashuritė e para me shumė emocion duke i parė me shumė pėrgjegjėsi dhe sy kritik pėr tė ardhmen. Shumė prej tyre pėrfundojnė nė martesė. Fakt qė ndryshon tėrėsisht nė shumė vende tė botės si nė Amerikė apo Europė, ku martesa shihet si njė iniciativė shumė serioze pėr t’u ndėrmarrė.

    Si perkufizohen djemt shqiptar?

    Nga forumet e ndryshme dhe diskutimet shqiptare djemtė shqiptarė shprehen se dinė tė dashurojnė dhe kėrkojnė tė dashurohen. E kanė tepėr tė vėshtirė tė flasin pėr ndjenjat e tyre midis miqve mė tė ngushtė, siē ndodh rėndom me femrat. Shpeshherė nė marrėdhėnie intime nuk duan tė tregojnė dobėsitė e tyre, pasi i tremben mendimit tė partneres dhe gjykimit nga shoqėria. Shumica e tyre ende ruajnė nė kokė mentalitetin se femra me tė cilėn do tė ndajnė jetėn duhet tė jetė e “paprekur”, paradoksalisht vijon praktika e jetės sė tyre. Krenaria mashkullore e quan “ofendim” kur femra shpreh dėshirėn pėr tė qenė ajo ofruesja e njė pagese nė ambiente tė ndryshme, nė shumė vende tė Europės detaje tė tilla janė tė padallueshme. Edhe pse janė burrėrorė, interesantė, simpatikė, tė komunikueshėm, u pėlqen tė tradhėtojnė dhe tė falen sidomos, por kurrsesi tė njėjtėn gjė nuk do e mendonin pėr tė dashurėn e tyre.

    Si perkufizohen vajzat shqiptare?

    Femrat, nga natyra e ndjeshme janė mė tė hapura kundrejt dashurisė. Ato e kanė sa tė lehtė po aq edhe tė vėshtirė tė kalojnė nga njė lidhje nė tjetrėn. Shohin shumė pėrgjegjėsi qė nė lidhjen e parė dhe i marrin gjėrat mė seriozisht se meshkujt. Heqin dorė nga shumė liri personale pėr tė mbrojtur tė ardhmen e njė lidhjeje. U pėlqen qė tė flasin me partnerėt e tyre hapur nė lidhje me ēdo gjė edhe pse shpesh herė nuk mirėkuptohen ose konsiderohen si mendjelehta. Ato dinė ēfarė duan dhe e kėrkojnė vazhdimisht, por jo gjithmonė arrijnė ta marrin, ndoshta pėr shkak tė rrethanave apo edhe pse ndonjėherė mungon doza e duhur e guximit, apo edhe vetėvlerėsimit. Kanė frikė tė besojnė nė aftėsitė e tyre, por dinė nga ana tjetėr tė tregohen dinjitoze. Sigurisht qė janė tė bukura dhe tė lindura pėr tė dashuruar. Shumica e tyre duan tė kenė pėrkrah meshkujt shqiptarė, dhe jo tė juaj.

    Marre nga: Revista Shqip
    Editor per Veriu Portal GONNY
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

Tema tė Ngjashme

  1. Intervistė ekskluzive e gazetės Fakti me Rufi Osmanin
    Nga Studenti-Te nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2007, 09:33
  2. Intervistė me zėdhėnėsin e NATO-s gjatė bombardimeve nė Kosovė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:06
  3. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39
  4. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •