Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    “Si i thonë iriqit italisht”, testi absurd për kryeinfermierët

    Por kur konkursi degjeneron në intervista "pa bukë", e pa pikën e lidhjes me profesionin atëherë gjërat ndryshojnë. Kështu ka ndodhur në qendrën spitalore universitare, "Nënë Tereza". Reforma aq shumë e përfolur për kryeinfermieret e pavijoneve ka habitur jo vetëm personelin që është intervistuar nga drejtuesit e zyrës së kryeinfermiereve të përgjithshëm të spitalit, por edhe këdo që dëgjon mënyrën sesi janë bërë intervistat. Kështu pasi 88 kryeinfermieret e QSU kanë dorëzuar jetëshkrimet përkatëse pranë zyrës së kryeinfermierisë së përgjithshme në drejtori, secila prej tyre është marrë në pyetje nga kompetentet e kësaj zyre. E pas disa pyetjesh naive lidhur me profesionin, radha u ka ardhur njohurive për gjuhët e huaja. Në këtë pikë kryeinfermierja e përgjithshme ka dashur t'i testojë sa më mirë vartëset. Teksa disa prej tyre kanë pranuar se dinë gjuhë të huaja e përkatësisht italishten, pyetja e radhës që u është bërë ka qenë pikërisht kjo "Si i thonë iriqit në gjuhën italiane?" apo "Si i thonë kafshon në gjuhën italiane". Këtë e pranuan me gojën e tyre pjesa më e madhe e kryeinfermiereve, disa prej tyre të ofenduara të tjerat, duke shpërthyer në të qeshura. Në fakt pak mend do të kuptosh se as iriqi e as kafshimi nuk kanë asnjë lloj lidhje me terminologjinë që përdoret në personelin e mesëm. Të tilla pyetje nuk bëhen prej kohësh as në ambasadën më dorështrënguar për viza në vendin tonë, ku qëllimi i vetëm është të të përcjellin pa pasur mundësinë të marrësh një të tillë.
    Reforma
    Por në prezantimin e nisjes së reformës në personelin e mesëm rreth një muaj më parë drejtuesit e QSU folën vërtet për kritere e për konkurs. Në kuadër të kësaj reforme kryeinfermieret e pavijoneve janë të parat që do t'i nënshtrohen testimit për të ruajtur vendin e punës, ndërsa në një fazë të dytë reforma do të prekë dhe 1 200 infermieret e këtij spitali. Sipas drejtuesve të spitalit, reforma synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit infermieror, prishjen e lidhjeve klienteliste dhe funksionimin e shërbimeve. Ata kanë deklaruar gjithashtu se në spital nuk do të ketë më infermiere me shkollë të mesme. Kjo në një kohë kur në këtë spital rreth 60% e infermierëve nuk e kanë arsimin e lartë, por kanë mbi supe vite të tëra pune, eksperiencë, trajnime jashtë vendit, me të cilët janë përpjekur të mbushin këtë boshllëk. Për pjesën më të madhe të tyre, t'i heqësh nga puna pas 20 vjetësh nuk është e drejtë.

    Kriteret

    Shkolla e lartë e Infermirisë mesatare mbi 9 15 pikë
    Arsimi i mesëm profesional nota mbi 9 9 pikë
    Kursi i kuadrove të mesme mjekësore 2 vjet nota mbi 9 7 pikë
    Aftësitë dhe cilësitë (profesionale, drejtuese, komunikuese) 10 pikë
    Trajnime profesionale pas diplomimit 1 pikë
    Botime 3 pikë
    Libra 5 pikë
    Njohuritë kompjuterike 1 pikë



    Panorama
    Sui generis

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ka lidhje ka, ja te vjen ty ne infermieri nje italian qe e ka kafshuar iriqi dhe fillon e bertet-Mi ha morso il ricio! Nese infermieret nuk e kuptojne, ca behet me te?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ka lidhje,
    nga titulli kujtova se mos pyetej ajo pyetje per provimin e infermierise, por perderisa thuhet qarte "testimi per gjuhet e huaja", sigurisht qe nese ti pretendon te dish shume mire italisht duhet te dish te pakten si i thone "kafshoj",pse jo dhe si i thone iriqit. Ne te kundert thuaj qe "nuk e di italishten" dhe mos u skandalizo nga pyetjet.

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    shume e thjeshte plako shtoji nje iiiiiiiiiiiiiii dhe te del iric.
    ne nje bisede me nje italiane i them supoziamo..............ajo me thote thuhet suponiamo.
    i them: rendesi ka qe e more vesh ca desha me thene.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    shume e thjeshte plako shtoji nje iiiiiiiiiiiiiii dhe te del iric.
    ne nje bisede me nje italiane i them supoziamo..............ajo me thote thuhet suponiamo.
    i them: rendesi ka qe e more vesh ca desha me thene.
    lol

    ashtu me ndodh dhe mua

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: “Si i thonë iriqit italisht”, testi absurd për kryeinfermierët

    po pra riccio, i thone e sakte

  7. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: “Si i thonë iriqit italisht”, testi absurd për kryeinfermierët

    Mu kujtua nje **** qe dyshonte qe une flisja disa gjuhe te huaja,dhe tek italishtja me pyeti si i thone "puter ariu'.
    Kur ja thashe po me shikonte me dyshim e me habi. Cudi me shqipot

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: “Si i thonë iriqit italisht”, testi absurd për kryeinfermierët

    As infermieret dhe as Doktorret nuk e kane per DETYRIM mesimi e te gjitha gjuheve te huaja, por vetem ajo qe eshte subjekt mesimor!
    A dine infermieret Italiane si i thone "Mi ha morso il serpento/lupo/cane etj ne Shqip?!


    Italishtja nuk eshte gjuha nderkombetare, Anglishtja eshte e tille.

    Detyrimi parimor i nje infermieri-je eshte profesionalizmi dhe dituria ne fushe.



    Pastaj, a ka Shqiptare qe s'flasin apo s'kuptojne Italisht?@

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: “Si i thonë iriqit italisht”, testi absurd për kryeinfermierët

    Testet e gjuhes duhet Te ndertohen gjithmone mbi bazen e disa
    Udhezimeve nga Ministria e Shendetsise
    Dhe Jo ti lihet. Liri e plote dhe spontanitet
    nje krye infermiereje bozo
    Bozo do Te thote karagjoze,kllaun.
    sinonime(fjale me kuptim Te njejte)
    Me fjalen bozo Jane fjalet
    Fofao
    Vovo
    Dhe Rano Mekdano.
    testi I gjuhes duhet Te ishte fokusuar
    NE keto aspekte
    1.njohja e gramatikes
    2.aftesite dhe kualiteti NE Te folur
    3.aftesite per Te shkruar korrekt fjale shprehje
    Dhe paragrafe
    4.aftesi per Te bere raport diagnostik
    Dhe analize Te situates shendetsore Te nje pacienti
    Komplet me shkrim dhe Te folur NE gjuhe Te huaj
    5.test per njohjen e terminologjise mjekesore
    Te specialitetit qe ka intern
    Mieri NE gjuhe Te huaj.
    njohja e terminilogjise professionals NE gjuhe
    Te huaj presupozon Te dihen NE italisht
    App anglisht. Te pakten 10 mije terms shkencore
    Fjale qe perdoren NE profesionin e infermierit.
    keto gjera kerkojne drejtim dhe udhezime
    Nga ministria qe Te zhvilohen korrekt
    Dhe me profesionalizem dhe Jo Te behen kuturu
    Spontane..
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 17-05-2018 më 22:20
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema të Ngjashme

  1. Teatri absurd
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 24-04-2003, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •