Por kur konkursi degjeneron në intervista "pa bukë", e pa pikën e lidhjes me profesionin atëherë gjërat ndryshojnë. Kështu ka ndodhur në qendrën spitalore universitare, "Nënë Tereza". Reforma aq shumë e përfolur për kryeinfermieret e pavijoneve ka habitur jo vetëm personelin që është intervistuar nga drejtuesit e zyrës së kryeinfermiereve të përgjithshëm të spitalit, por edhe këdo që dëgjon mënyrën sesi janë bërë intervistat. Kështu pasi 88 kryeinfermieret e QSU kanë dorëzuar jetëshkrimet përkatëse pranë zyrës së kryeinfermierisë së përgjithshme në drejtori, secila prej tyre është marrë në pyetje nga kompetentet e kësaj zyre. E pas disa pyetjesh naive lidhur me profesionin, radha u ka ardhur njohurive për gjuhët e huaja. Në këtë pikë kryeinfermierja e përgjithshme ka dashur t'i testojë sa më mirë vartëset. Teksa disa prej tyre kanë pranuar se dinë gjuhë të huaja e përkatësisht italishten, pyetja e radhës që u është bërë ka qenë pikërisht kjo "Si i thonë iriqit në gjuhën italiane?" apo "Si i thonë kafshon në gjuhën italiane". Këtë e pranuan me gojën e tyre pjesa më e madhe e kryeinfermiereve, disa prej tyre të ofenduara të tjerat, duke shpërthyer në të qeshura. Në fakt pak mend do të kuptosh se as iriqi e as kafshimi nuk kanë asnjë lloj lidhje me terminologjinë që përdoret në personelin e mesëm. Të tilla pyetje nuk bëhen prej kohësh as në ambasadën më dorështrënguar për viza në vendin tonë, ku qëllimi i vetëm është të të përcjellin pa pasur mundësinë të marrësh një të tillë.
Reforma
Por në prezantimin e nisjes së reformës në personelin e mesëm rreth një muaj më parë drejtuesit e QSU folën vërtet për kritere e për konkurs. Në kuadër të kësaj reforme kryeinfermieret e pavijoneve janë të parat që do t'i nënshtrohen testimit për të ruajtur vendin e punës, ndërsa në një fazë të dytë reforma do të prekë dhe 1 200 infermieret e këtij spitali. Sipas drejtuesve të spitalit, reforma synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit infermieror, prishjen e lidhjeve klienteliste dhe funksionimin e shërbimeve. Ata kanë deklaruar gjithashtu se në spital nuk do të ketë më infermiere me shkollë të mesme. Kjo në një kohë kur në këtë spital rreth 60% e infermierëve nuk e kanë arsimin e lartë, por kanë mbi supe vite të tëra pune, eksperiencë, trajnime jashtë vendit, me të cilët janë përpjekur të mbushin këtë boshllëk. Për pjesën më të madhe të tyre, t'i heqësh nga puna pas 20 vjetësh nuk është e drejtë.
Kriteret
Shkolla e lartë e Infermirisë mesatare mbi 9 15 pikë
Arsimi i mesëm profesional nota mbi 9 9 pikë
Kursi i kuadrove të mesme mjekësore 2 vjet nota mbi 9 7 pikë
Aftësitë dhe cilësitë (profesionale, drejtuese, komunikuese) 10 pikë
Trajnime profesionale pas diplomimit 1 pikë
Botime 3 pikë
Libra 5 pikë
Njohuritë kompjuterike 1 pikë
Panorama
Krijoni Kontakt