Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Stresi dhe Shėndeti

    Tė nderuar antarė,

    Mė poshtė nė kėtė temė do ju sjell njė pjesė tė njė libri qė trajton stresin e njeriut dhe ndikimet nė shėndetin e tyre.
    Pėrkthimin e kam bėrė unė nga Anglishtja, dhe ua dedikoj antarėve tė Forumit Shqiptar dhe tė gjithė lexuesėve qė mund tė kenė nevojė pėr tė.

    Do ju isha mirėnjohės qė tė mos ndėrhyni me postime deri sa tė kem mbaruar me tė gjithė pjesėt e tekstit, pėr tė mos penguar rrjedhshmėrinė e tekstit.
    Ju falėnderoj pėr mirėkuptimin tuaj!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    STRESI DHE SHĖNDETI


    - Ēdokush e di qė gjendjet psikologjike shkaktojne reagime fizike. Kur jemi nervoz pėr njė provim tė rėndėsishėm, ndjehemi sikur kemi lepurin nė bark. Tė merakosur pėr njė fjalim publik, shpeshherė vizitojmė tualetin. Kur “hamė veten” pėr njė konflikt me njė antar tė familjes, kemi njė dhimbje tė fortė koke. Nėse njė stres i tillė zgjat, mund poashtu tė sjellė (tek ata me probleme fiziologjike) puērra nė lėkurė, sulme astmatike, ose tension tė lartė gjaku.
    - Shumė njerėz janė mė pak tė vetėdijshėm se si mund sjellja tė vrasė. Sjelljet tona ndikojnė nėse njė ditė do bėhemi viktima tė njė nga katėr shkaktuesit kryesorė tė sėmundjeve dhe vdekjes: ērregullim zemre, kancer, goditje, dhe infektim kronik tė mushkėrrive. Akademia Nacionale e Institutit Shkencor tė Medicinės (1982) tregoi ca nga shkaqet e vdekshmėrisė qė shkaktohen nga sjellja e njerėzve – duhani, alkooli, marrėdheniet seksuale pa mbrojtje, injorimi i urdhėrave tė doktorėve, ushtrime tė pamjaftueshme, pėrdorimi i narkotikėve tė ndaluar, dhe tė ushqyerit e dobėt. Nėse do mund tė kuptojmė dhe t’i ndryshojmė kėto burime sjelljesh qė shkaktojnė sėmundje, do mund t’i minimizonim vuajtjet e njerėzve dhe tė zmadhojmė shpresat e tyre pėr njė jetė mė cilėsore. Pėr tė ndjekur kėto qėllime, psikologėt dhe doktorėt krijuan fushėn interdisiplinare tė mjekėsisė sė sjelljes (bihevioristike), qė njėson njohuritė e sjelljes dhe mjekėsisė.
    - Psikologjia shėndetėsore siguron kontributin psikologjik pėr mjekėsinė bihevioristike. Pėrfshin shumicėn nga 3500 psikologėt qė tash janė nė fakultetet e shkollave mjekėsore tė Kanadasė dhe SHBA-sė (Michaelson, 1993). Psikologėt shėndetėsor pyesin: Si pėrcaktohet stresi qė ndjejmė nga perceptimi i njė situate? Si ndikojnė emocionet dhe personaliteti jonė drejt rrezikimit nga ērregullimet tona? Si e shohin njerėzit kur janė tė sėmurė, dhe kur kėrkojnė trajtim? Ēfarė qėndrime dhe sjellje ndihmojnė parandalimin e sėmundjeve dhe promovojnė shėndetin dhe mirėqenien? Si mund tė reduktojmė ose tė kontrollojmė stresin?
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Stresi dhe Sėmundjet

    Ēfarė ėshte stresi? Deri ku, dhe me ēfarė mekanizmash stresi kontribuon pėr ērregullimet e zemrės, infektimet, dhe kancerin? Cilat lloje njerėzish janė mė shumė tė rrezikuar pėr sėmundjet e lidhura me stresin?

    - Duke ecur shtigjeve drejt vendkampimit Rocky Mountain, Karl dėgjon njė fėshfėritje tek kėmba e tij. Hedh njė shikim tė shpejtė dhe sheh njė gjarpėr me zile, trupi i tij mobilizohet pėr luftim ose arratisje: tendosen muskujt, i vlon gjaku, zemra i rreh shpejtė. Zhduket, duke vrapuar drejt sigurisė sė kampit. Sapo mbėrrin atje, muskujt e Karlit relaksohen ngadalė dhe rrahjet e zemrės dhe frymėmarrja i qetėsohet.
    - Karen largohet nga shtėpia e saj nė periferi njė mėngjes dhe, e vonuar nga ndėrtimi i rrugės, mbėrrin tek parkingu i stacionit hekurudhor periferik fiks nė kohė pėr tė parė trenin e orės 8.05 tė largohet. Pasi merr trenin e ardhshėm, ajo mbėrrin nė qytet vonė dhe hap rrugėn pėrmes turmės plotė e pėrplotė me kėmbėsorė. Sapo mbėrrin ke banka e saj, ajo i kėrkon falje klientit tė parė, i cili pyet veten ku ka qenė Karen dhe pse raporti i tij i njė ēerek investimi nuk ėshtė gati. Karen bėn tė pamundurėn pėr tė qetėsuar klientin. Mė pas, ajo vėren muskujt e saj tė tendosur, dhėmbėt e shtėrnguar, dhe stomakun qė i dridhet.
    - Pėrgjigja e Karlit nga stresi i shpėtoi jetėn; ndėrsa Karen mundi tė shtonte rrezikun pėr ndonjė ērregullim zemre, tension tė lartė gjaku, dhe probleme tjera shėndetėsore qė kanė lidhje me stresin. Pėr mė tepėr, e ndjerė nėn presion, ajo mund tė flinte dhe tė ushtronte mė pak dhe tė pintė cigare e alkool mė shumė, duke rrezikuar mė tepėr shėndetin e asaj afatgjatė.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Stresi dhe stresuesit

    - Stresi ėshtė njė koncept dredharak. Njerėzit nganjėherė e pėrdorin shprehjen stres pėr tė pėrshkruar kėrcėnimet dhe sfidat (“Karen ishte e stresuar”), herėve tjera pėr tė pėrshkruar reagimet tona (“Kur Karli e pa gjarpėrin me zile, ai pėrjetoi njė stres therrės”). Shumica e psikologėve do e definonin trenin e ikur tė Karenit si “stresues,” reagimet fizike dhe emocionale tė Karlit si “reagim stresi,” dhe procesin pėrmes tė cilit Karl dhe Karen u lidhėn me ambientin si stres. Nė kėtė mėnyrė, stresi nuk ėshtė vetėm njė nxitje apo njė reagim. Ėshtė procesi pėrmes tė cilit ne vlerėsojmė dhe pėrballojmė kėrcėnimet dhe sfidat qė na rrethojnė.
    - Kur perceptohen si sfida, stresuesit mund tė kenė efekte pozitive, duke na nxitur dhe motivuar neve pėr t’i mposhtur problemet. Atletėt e kampionateve, hostėt e suksesshėm, dhe mėsuesit mė tė mėdhenj dhe udhėheqėsit, tė gjithė lulėzojnė dhe shquhen kur nxiten nga njė sfidė. Por mė shpesh, stresuesit kėrcėnojnė burimet tona – statusin dhe sigurinė tonė nė vendin e punės, shėndetin apo mirėqenien e atyre qė i duam, besimet tona tė thella, imazhet tona (Hobfoll, 1989). Dhe kur njė stres i tillė ėshtė i ashpėr ose i zgjatur, mund tė jetė dhe i dėmshėm.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Sistemi Reagues i Stresit

    - Megjithėse interesimi mjekėsor mbi stresin daton qė nga koha e Hipokratit (460 – 377 PK), ėshtė dashur deri nė vitin 1920 qė fiziologu Walter Cannon tė konfirmojė se reagimi ndaj stresit ėshtė njė pjesė e njė sistemi tė unifikuar tė mendjes dhe trupit. Ai vėrejti se i ftohti ekstrem, mungesa e oksigjenit dhe incidentet qė nxisin emocione, tė gjitha kėto shkaktojnė njė derdhje tė epinefrinės (adrenalinė) dhe norepinefrinės (noradrenalinė). Kėto hormone tė stresit hynė nė sistemin e qarkullimit tė gjakut pėrmes fundit tė nervit simpatik nė pjesėn e brendshme tė gjėndrave veshkore. Siē kemi parė nė diskutimin e Kapitullit 13 pėr nxitjet emocionale, kjo ėshtė vetėm njė pjesė e reagimit tė sistemit nervor simpatik. Kur alarmohet nga cilado prej shumė shtigjeve (rrugėve) tė trurit, sistemi nervor simpatik zmadhon ritmin e rrahjeve tė zemrės dhe frymėmarrjes, devijon gjakun drejt muskujve skeletorė, dhe ēliron yndyrė nga rezervat trupore – tė gjitha kėto pėr tė pėrgatitur trupin pėr ato qė Cannon i quan lufto ose mbathja. Nė tėrėsi, ky reagim ndaj stresit i erdhi Cannonit si mrekullisht i pėrshtatshėm. Fiziologėt poashtu kanė identifikuar njė sistem tė dytė tė reagimit ndaj stresit. Me urdhėrat e lėvozhgės sė trurit (pėrmes hipotalamusit dhe gjėndrave tė hipofizės), pjesa (mbėshtjellėsja) e jashtme e gjėndrės veshkore tajit hormonin e stresit kortisol.
    - 40 vitet hulumtim mbi stresin tė shkencėtarit kanadez Hans Seyle (1936, 1976), zgjeruan zbulimet e Cannonit dhe ndihmuan tė bėjnė stresin njė koncept tė madh edhe nė psikologji, edhe nė medicinė. Ngjarja qė pėrshkruan arritjen e Seyle nė konceptin e tij tė reagimit ndaj stresit ėshtė njė ngjarje qė ia vlen tė kujtohet nė kohėt e dekurajimit intelektual. Duke shpresuar tė zbulojė ndonjė hormon tė ri seksual, Selye injektoi minjtė me ekstrakte tė hormoneve vezore. Ai zbuloi tre efekte: zgjerėmin e lėvozhgės sė veshkave, tkurrjen e gjėndrave tymus (qė pėrmbajnė qelizat e bardha tė gjakut tė cilat luftojnė kundėr infektimeve), dhe ulcerė tė gjakosur. Meqė asnjė hormon i njohur deri tani s’ka prodhuar simptome tė tilla, Selye u ngazėllye. “Nė moshėn 28, unė si duket isha nė gjurmėt e njė hormoni tė ri.”
    - S’u desh tė kalonte shumė kohė deri kur ngazėllimi i tij tė kthehej nė zhgėnjim. Kur i injektoi minjtė me lėngje tė tjera, vėrejti tė njėjtat ndryshime. Mjerisht, Selye arriti nė pėrfundim qė rezultatet s’ishin nė sajė tė njė hormoni tė ri.
    Tė gjitha ėndėrrat e mia pėr zbulimin e njė hormoni tė ri u shkatėrruan. Gjithė koha dhe gjithė materialet e futura nė kėtė kėrkim shkuan dėm…U dėshpėrova aq shumė saqė pėr ditė tė tėra s’kam mundur tė kap punė me dorė. Kam ndenjur kot nė laboratorin tim, gjithė kohėn, duke “ngrohur vezėt”…Periudha e ardhshme e analizave tė shumta tė mbyllura doli tė ishte faktor vendimtar nė karierėn time, mė hapi rrugėn pėr gjithė punėn qė do vinte mė pas…Pėrderisa vazhdimisht tentoja t’i kapėrceja eksperimentet e mia tė mjera dhe interpretimet e mundshme tė tyre, befasisht mu shkrep ideja qė dikush mund t’i shihte ato nga njė kėnd krejtėsisht i ndryshėm. Po tė kishtė diēka tė tillė, si njė reagim i vetėm jospecifik i trupit ndaj ēfarėdo dėmtimi…ndėrlikimi i pėrgjithshėm mjekėsor i sindromit do ishtė i pamasė! (1946. f 24 – 26)


    - Pėr tė vėrtetuar kėtė lėmsh, Selye studoi reagimet e kafshėve ndaj stresesh tė ndryshme si goditja elektrike, trauma kirurgjike, dhe kufizimit tė lėvizjes. Ai zbuloi se reagimi i trupit ndaj stresit ishte shumė i pėrgjithshėm – si njė alarm i vetėm kundėr vjedhėsve qė aktivizohet, kushdo qė tė jetė futur brenda shtėpisė – dhe qė ai e quajti Syndromi i Pėrgjithshėm i Pėrshtatjes (GAS).
    - Selye e shihte GAS tė ndarė nė tre faza. Tė themi qė vuani nga njė traumė fizike apo emocionale. Nė Fazėn 1, ju pėrjetoni njė reagim alarmues pėr shkak tė njė aktivizimi tė befasishėm tė sistemit nervor simpatik. Rrahja e zemrės ngjitet shpejt pėrpjetė. Gjaku shkon drejt muskujve skeletor. Ndjeni ligėshtinė e goditjes. Me resurset e mobilizuara, ju jeni tė gatshėm tė luftoni sfidėn gjatė Fazės 2, rezistencės. Temperatura, presioni i gjakut, dhe frymėmarrja ngelin nė nivel tė lartė, dhe ka njė derdhje tė befasishme hormonesh. Nėse zgjat mė shumė, stresi mund pėrfundimisht tė zbrazė rezervat tuaja trupore gjatė Fazės sė 3, rraskapitjes. Me rraskapitje, ju jeni mė tė prekshėm nga sėmundjet ose biles, nė rastet mė ekstreme, edhe nga shembja ose nga vdekja.
    - Kėrkimet mė tė reja zbulojnė dallime delikate nė reagimet trupore ndaj stresuesve tė ndryshėm. Sidoqoftė, disa ekspertė mjekėsorė sot grinden me ēėshtjen themelore tė Selye: Stresi i tejzgjatur mund tė sjellė dėmtim fizik. Disa nga studimet e fundit kanė marrė skanime MRI tė trurit tė njerėzve qė kanė pėrjetuar njė vėrshim tė tejzgjatur hormonesh, si pasojė e abuzimi tė pandėrprerė, njė lufte, apo njė sėmundje endokrine (Sapolsky, 1996). Shumica kanė njė hipokampus tė tkurrur, struktura e brendshme e trurit vitale pėr tė braktisur kujtimet e hollėsishme (deklarative). Zbulime tė tilla shpiejnė drejt shqetėsimeve praktike tė psikologėve tė sotėm tė shėndetėsisė: Ēfarė e shkakton stresin? Cilat janė efektet e stresit? Dhe si mund t’i lehtėsojmė ato efekte?
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #6
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ngjarje Stresuese nga Jeta

    - Sa tė stresuar jemi varet nga si i vlerėsojmė ngjarjet. Njė person i vetėm nė shtėpi heq nga mendja zhurmat e saj kėrcitėse dhe nuk pėrjeton stres; njė tjetėr dyshon se ėshtė futur dikush dhe alarmohet. Njė person e sheh njė punė tė re si njė sfidė tė mirėseardhur; dikush tjetėr e sheh si njė dėshtim tė rrezikshėm. Kėrkimi ėshtė fokusuar nė reagimet tona ndaj tre llojeve tė stresuesve: katastrofave, ndryshimeve tė rėndėsishme, dhe sherreve tė zakonshme.

    Katastrofat
    Katastrofat janė tė paparashikueshme, ngjarje tė njė mase tė gjerė siē janė luftėrat dhe fatkeqėsitė natyrore tė cilat pothuajsė ēdokush i vlerėson si kėrcėnuese. Edhepse njerėzit shpeshherė i ofrojnė njėri tjetrit ndihmė dhe ngushėllim pas ngjarjeve tė tilla, pasojat shėndetėsore mund tė jenė mjaft shprehėse. Tre shembuj:

    1. Nė ditėn e tėrmetit tė vitit 1994, Los Angeles pėrjetoi njė ngritje pesėfish tė infrakteve tė papritura vdekjeprurėse – sidomos nė dy orėt fill pas tėrmetit dhe fare afėr epiqendrės sė saj. Tendosja fizike (vrapimit, ngritja e copave) ishtė njė faktor nė vetėm 13 pėrqind tė vdekjeve, stresi nga ikja ishte shkak i vdekjve tjera (Muller & Verrier, 1996).
    2. Nė vitin pas rrėzimit tė njė avioni Jumbo Jet 747 nė Lockerbie, Skoci, policėt pasi kishin pėrjetuar presion duke tentuar pėr tė gjetur eshtra njerėzish dhe pasi kishin patrulluar zonėn e fatkeqėsisė – pėsuan njė ngritje prej 38 pėrqind nė sėmundjet afatshkurta (Paton, 1992).
    3. Nė Republikėn Beloruse, ku shiu solli mbeturinat mė tė kėqija radioaktive nga fatkeqėsia nukleare e Ēernobilit, edhe ata qė u larguan nga vendlinja dhe shoqėria e tyre, edhe ata qė qėndruan nė atė ambient kėrcėnues, tė gjithė pėrjetuan stres tė ashpėr. Sėmundjet qė kishin tė bėnin me stresin siē ėshtė tensioni i lartė i gjakut dhe ēregullimet e zemrės u sipas tė dhėnave u trefishuan (Kolominsky & Parkhomenko, 1993)


    A prodhojnė efekte kaq tė mėdha fatkeqėsitė nė komunitet? Pas grumbullimit tė tė dhėnave nga 52 studime tė tilla tė vėrshimeve katastrofike, uraganeve dhe zjarreve, Anthony Ruboni dhe Leonard Bickman (1991) gjetėn efektin tipik mė tė thjeshtė por megjithatė tė vėrtetė. Nė zgjimin e fatkeqėsisė, masat e ērregullimeve psikologjike, siē ėshte depresioni dhe shqetėsimi (sikleti), u ngritėn mesatarisht pėr 17 pėrqind. Aksidenti nuklear nė Three Miles Island krijoi simptome tė ngjashme stresi tek banorėt e rajonit (Baum & Fleming, 1993). Edhe refugjatėt qė braktisin shtėpitė e tyre poashtu provojnė njė ngritje nė masė tė ērregullimeve psikologjike. Stresi i tyre buron nga trauma e ērrėnjosjes dhe ndarjes nga familja si dhe nga sfida e pėrshtatjes nė njė kulturė tė huaj, me gjuhėn e saj tė re, etnicitetin, klimėn dhe normat sociale (Williams & Berry, 1991). Nė tė gjitha kėto raste, pasojat shėndetsore shpesh vijnė pas njė stresi tė tejzgjatur.

    Ndryshimet e rėndėsishme jetėsore
    Tipi i dytė i ngjarjeve stresuese nė jetė janė ndryshimet e rėndėsishme personale nė jetė – vdekja e ndonjė tė dashurit, humbja e njė punė, njė martesė ose njė ndarje. Disa psikologė studiojnė efektet e ndryshimit tė jetės duke ndjekur njerėzit kohė pas kohe pėr tė parė nėse ngjarje tė tilla i paraprijnė sėmundjeve. Tė tjerėt krahasojnė ndryshimet nė jetė tė cilat rikujtohen nga ata qė kanė ose s’kanė vuajtur njė problem tė caktuar shėndetsor, siē do ishte njė sulm nė zemėr. Njė rishikim i kėtyre studimeve i autorizuar nga Akademia Nacionale e Shkencave zbuloi qė njerėzit qė kanė ngelur tė ve nė koėht e fundit, tė pėrjashtuar, ose tė ndarė janė mė tė kapshėm nga sėmundjet (Dohrenwend & tjerėt, 1982). Njė studim Finlandez i bėrė me 96,000 vejushė konfirmoi dukurinė: Rreziku i vdekshmėrisė sė tyre dyfishohet nė javėn pas vdekjes sė partnerit tė tyre (Kaprio & tjerėt, 1987). Pėrjetimi i njė grumbull krizash e vendos njė person nė njė rrezik akoma mė tė madh.
    - Pse, atėherė, ca njerėz ndihen tė stresuar pas njė ndryshimi tė madh nė jetė ndėrsa tė tjerėt nuk preken nga kjo? Ajo qė ka mė shumė rėndėsi se sa vetė situata ėshtė vlerėsimi jonė ndaj saj. Pensionimi nga dikush mund tė shihet nga njė person si kohė pėr t’u reklaksuar dhe pėr t’u kėnaqur, ndėrsa nga njė person tjetėr si njė kėrcėnim pėr identitetin dhe tė ardhurat. Aborti mund tė krijojė stres pėr femrat qė moralisht e kundėrshtojnė abortin dhe qė u mungon pėrkrahja e parnterit ose prindėrve. Sidoqoftė, shumica e grave qė vlerėsojnė ndryshe nuk pėrjetojnė ndonjė shqetėsim tė ashpėr pas abortit (Adler & tjerėt, 1990; Major & tjerėt, 1990; Russo, 1992). Ngjarjet e jetėve tona rrjedhin drejt njė filteri psikologjik. Stresi rritet mė pak nga ngjarjet vetvetiu se sa nga vlerėsimi qė i bėjmė ne.

    Telashet e pėrditshme
    Siē e kemi parė nė Kapitullin 13, lumturia jonė buron mė pak nga fati i mirė qė na ndjek se sa nga reagimet tona ndaj ngjarjeve tė pėrditshme – njė notė e shkėlqyeshme nė njė provim, njė letėr qė ju pėrmbush njė dėshirė, fitoja e ekipit tuaj nė ndeshjen finale.
    - Ky parim funksionon edhe pėr ngjarjet negative, poashtu. Bezditė e pėrditshme mund tė jenė burimet mė tė rėndėsishme tė stresit (Kohn & Macdonald, 1992; Lazarus, 1990; Ruffin, 1993). Kėto telashe tė pėrditshme pėrfshijnė trafikun nė orėn e pikut, bashkė-banorėt acarues, linjat e gjata tė pritjes nėpėr banka ose dyqane, angazhimi i tepėrt, dhe vėndosja gabim e gjėrave. Edhe pse ca njerėz thjeshtė mund t’i ngrejnė supet ndaj problemeve tė kėtilla, tė tjerėt “stresohen” shumė nga shqetėsimet e tilla. Kėsisoji, 6 nė 10 njerėz thonė qė ndjejnė “stres tė madh” sė paku njėherė nė javė (Harris, 1987).
    - Me kalimin e kohės kėto stresues mund tė shtohen dhe tė shkaktojnė probleme nė shėndet dhe mirėqenie. Midis banorėve tė getos urbane, shumica e tė cilėve pėsojnė streset ditore qė shoqėrojnė varfėrinė, papunėsinė, njėprindshmėrinė, mbingarkesėn, niveli i hipertensionit ėshtė mjaft i lartė. Nga 1990 – 1993, pas rėnies sė socializmit nė ish Bashkimin Sovjetik, Rusia pėrjetoi divorce, vrasje, vetvrasje dhe ēregullime e sėmundje qė janė tė lidhura me stresin – dhe mosha mesatare e burrave nė Rusi u rrėzua afėr 5 vite, nė 58.9 vjet moshė mesatare (Holden, 1996). Pėr dallim nga kėto grupe tė stresit tė lartė, ka njė nivel tė ulėt tė sulmeve nė zemėr midis atyre qė jetojnė jetė tė qetė “manastiri” (Henry & Stephens, 1977).
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Kontrolli i perceptuar
    Katastrofat, ndryshimet e rėndėsishme jetėsore, dhe telashet e pėrditshme dhe konfliktet ajnė veēanėrisht stresuese kur i vlerėsojmė ato edhe si negative edhe tė pakontrollueshme. Nėse dy mi pranojnė shok simultan, dhe qe vetėm njėri nga minjtė mund tė rrotullojė rrotėn pėr tė ndaluar goditjet (shokun), miu i paaftė bėhet akoma mė i prekshėm nga ulcerat dhe i ulet imuniteti nga sėmundjet (Laudenslager & Reite, 1984).
    - E njėjta ndodh dhe me njerėzit: nėse s’i kemi gjėrat nėn kontroll e kemi shumė mė tė lehtė pėr t’u sėmur. Siē e kemi parė nė Kapitullin 14, pacientėt mė tė vjetėr nė azil qė kanė njė kontroll tė pakėt tė perceptuar mbi aktivitetet e tyre janė tė prirur pėr t’u sėmur mė shpejtė dhe tė vdesin mė parė nga ata qė kanė mė shumė kontroll mbi aktivitetet e tyre (Rodin, 1986).
    - Njė faktor i afėrm qė ndikon vullnetin tonė ndaj stresimit ėshtė optimizmi. Psikologėt Michael Scheier dhe Charles Carver (1992) njoftojnė qė optimistėt – njerėzit qė pajtohen me deklaratat e tipit “Nė raste tė pasigurta, zakonisht pres mė tė mirėn” – pėrballojnė mė mirė me ngjarjet stresuese dhe gėzojnė shėndet mė tė mirė.
    Gjatė muajit tė fundit tė njė semestri, studentėt qė njihen si optimistė thonė qė ndihen mė pak tė lodhur dhe kanė mė pak kollė, mundim dhe dhimbje. Optimistėt poashtu i pėrgjigjen stresit me ngritje mė tė vogla tė presionit tė gjakut, dhe ata shėrohen mė shpejtė nga operacionet nga bajpasi i zemrės. Njė studim qė ėshtė bėrė me 2428 finlandezė tė moshės mesatare pėrgjatė 10 vitesh zbuloi qė numri i vdekjeve midis burrave me pikėpamje tė ftohtė dhe pashpresė ishtė mė shumė se dyfishi qė u gjet tek pala optimiste.
    - Pse humbja e kontrollit tė perceptuar dhe pesimizmi i paraprijnė problemeve shėndetėsore? Studimet me kafshė tregojnė – dhe studimet me njerėz konfirmojnė – se humbja e kontrollit provokon njė derdhje tė hormoneve tė stresit. Kur minjtė nuk mund ta kontrollojnė shokun (goditjen) ose kur njerėzit ndihen tė paaftė pėr tė kontrolluar mjedisin e tyre, nivelet e kortisolit rriten dhe bie imuniteti (Rodin, 1986). Kafshėt e ngujuara prandaj pėrjetojnė mė shumė stres dhe janė mė tė ekspozuara ndaj sėmundjeve se sa kafshėt e egėra (Roberts, 1988). Grumbullimi qė ngjan nė lagjet e mbipopulluara, burgje, dhe nė konviktet studentore ėshtė njė burim tjetėr i ndjenjės sė zvogėluar tė kontrollit – dhe niveleve tė rritura tė hormoneve tė stresit dhe presionit tė gjakut (Fleming & tė tjerėt, 1987; Ostfeld & tė tjerėt, 1987).
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Stresi, Personaliteti dhe Sėmundjet

    Edhe pse tė rralla pėrpara kėtij shekulli, ēregullimet e zemrės – ngushtimi i enėve qė ushqejnė muskujt e zemrės – u bėnė nga viti 1950 shkaktari kryesor i vdekjeve nė Amerikėn Veriore. Veē historisė familjare tė sėmundjes, shumė faktorė tė sjelljes dhe psikologjikė rrisin rrezikun e sėmundjeve tė zemrės – duhani, dhjamosja, dieta e yndyrės sė lartė, pasiviteti fizik, presioni i ngritur i gjakut, dhe niveli i ngritur i kolesterolit. Faktorėt psikologjikė tė stresit dhe personaliteti poashtu luajnė njė rol mjaft tė madh.
    - Nė vitin 1956, kardiologėt Meyer Friedman, Ray Rosenman, dhe kolegėt e tyre ngecėn me ca tė dhėna mbi rėndėsinė e njė funksioni (Friedman & Ulmer, 1984). Duke studiuar shprehinė e tė ngrėnit tek gratė e bardha tė Ligės Juniore tė San Franciskos dhe tek bashkėshortėt e tyre, Friedman dhe Rosenman zbuluan se gratė konsumonin njėlloj kolesterol si edhe bashkėshortėt e tyre, sidoqoftė ato ishin shumė mė pak tė prekshėm nga sėmundjet e zemrės. A ishte vallė pėr shkak tė hormoneve tė tyre tė seksit femėr? Jo, studiuesit pandehėn, sepse gratė Afrikano-Amerikane me hormonet e njėjta tė seksit por qė pėrballojnė mė shumė stres janė njėsoj tė ekspozueshme ndaj sėmundjeve tė zemrės si edhe bashkėshorėt e tyre.
    - Presidentja e Ligės Juniore mendoi qė e dinte pėrgjigjen. “Nėse nė tė vėrtetė dėshiron tė dish ēfarė do ju sjellė bashkėshortėve tanė ndonjė sulm nė zemėr, do ua them. Stresi,” tha ajo e dėshpėruar, “stresi qė duhet tė pėrballojnė nė punėt e tyre. Pse, kur burri im vjen nė shtėpi natėn, i mjafton vetėm njė martini pėr t’i hapur nofullat.”
    - Pėr tė testuar idenė qė stresi rrit prekshmėrinė nga ēregullimet e zemrės, Friedman dhe Rosenman matėn nivelin e kolesterolit nė gjak dhe shpejtėsinė e mpiksjes sė 40 nėpunėsve tatimorė. Nga Janari nė Mars, tė dy kėto indikatorė qė paralajmėrojnė rrezikun nga zemra ishin tėrėsisht normal. Pastaj, kur kontabilistėt filluan tė nxitojnė pėr t’i pėrfunduar tė ardhurat e tatimeve tė klientėve tė tyre dhe t’i kompletojnė para skadimit tė afatit mė 15 Prill, kolesteroli i tyre dhe mpiksja u ngritėn nė nivele tė rrezikshme. Nė Maj dhe Qershor, pasi kaloi afati i fundit, kėto pėrmasa u kthyen nė normale. Mundimi i studiuesve u shpagua: Stresi i paraprin sulmeve nė zemėr.
    U fiksua kėsisoji skena pėr studimin klasik 9 vjeēart tė Friedman dhe Rosenman tė mė shumė se 3000 njerėzve tė shėndoshė tė moshave 35 deri 59. Nė fillim tė studimit, ata intervistuan ēdo njeri pėr 15 minuta mbi punėn e tyre dhe zakonet e ngrėnies. Gjatė intervistės, ata vėrejtėn mėnyrat e tė folurit tė njerėzve dhe modelet tjera tė sjelljes. Ata qė dukeshin mė reagues, garues, mė tė furishėm, tė padurueshėm, tė vetėdijshėm pėr kohėn, shumė tė motivuar, agresiv gojarisht, dhe qė mund t’i zemėroje shumė shpejtė u quajtėn Tipi A. Njė numėr afėrsisht i barabartė qė ishin mė tė butė, mė tolerantė e mė gazmorė u quajtėn Tipi B. Si mendoni ju, cili grup ishte mė i prirur ndaj sulmeve tė zemrės?
    - Deri nė momentin kur u krye studimi, 257 nga meshkujt kishin pėsuar sulme nė zemėr, 69 pėrqind e tė cilėve ishin pjesėtarė tė Tipit A. Pėr mė tepėr, as njė nga Tipi B i saktė – mė tė butėt dhe mė tė qetėt e grupit – nuk kishte pėsuar sulm nė zemėr.
    - Siē ndodh shpeshherė nė shkencė, ky zbulim ngazėllyes provokoi interes tė madh publik. Por, pas periudhės sė muajit tė mjaltit, ku zbulimet dukeshin pėrfundimtare dhe revolucionare, studiues tė tjerė filluan tė pyesnin. A janė kėto zbulime tė besueshme? Nėse po, ēfarė ishte elementi toksik i profilit tė Tipit A? Vetėdija mbi kohėn? Ndjesia garuese? Agresiviteti?
    - Njerėzit e Tipit A mund tė jenė mė tė prirur ndaj sėmundjeve tė zemrės pėr dy arsye. E para, individėt e tillė konsumojnė mė shumė duhan, flejnė mė pak, dhe pinė mė shumė lėngje mė kofeinė, e qė tė gjitha kėto janė tė shoqėruara me rreziqe pėr zemrėn (Hicks & tė tjerėt, 1982, 1983). E dyta, temperamenti i tyre mund tė ndikojė direkt ne sėmundjet e zemrės. Nė situata relaksuese, zgjimi i Tipit A dhe Tipit B nuk ėshtė i ndryshėm. Por kur tė ngacmohen, sfidohen, ose tė kėrcėnohen me njė humbje kontrolli. Individėt e Tipit A janė psikologjikisht mė reagues. Sekrecionet e tyre hormonale, frekuencat e pulsit, dhe presioni i gjakut ngrihen, pėrderisa Tipi B qėndron mė i qetė (Lyness, 1993). Pėr shembull, kur Redford Williams (1989) kėrkoi njerėzve nė Univerzitetin Duke pėr tė zgjidhur probleme tė thjeshta matematikore (me njė shpėrblim pėr mė tė shpejtin), hormonet e stresit tė studentėve tė Tipit A u ngritėn mė shumė se dyfishi i atyre tė Tipit B. Kėto hormone pėrshpejtojnė grumbullimin e pllakėzave (tufa tė ngjashme si guralecė tė formuara nga depozitat e kolesterolit) nė muret e arterieve, duke shkaktuar aterosklerozė, ose “forcim tė arterieve”. Ateroskleroza poashtu i bėnė njerėzit reaktivė mė tė ekspozuar ndaj presionit tė lartė tė gjakut, njė faktor i rrezikshėm pėr goditje dhe sulme nė zemėr (Schneiderman & tė tjerėt, 1989),.
    - Kėto zbulime sugjerojnė se individėt reaktivė tė Tipit A janė mė shpesh tė “gatshėm pėr betejė.” Kur ngacmohen ose sfidohen, sistemi i tyre nervor simpatik rishpėrndan rrjedhėn e gjakut drejt muskujve dhe larg organeve tė brendshme siē ėshtė mėlēia, e cila largohen yndyrnat dhe kolesterolin nga gjaku. Pėr mė tepėr, stresi – qė nganjėherė aktivizohet nga vetvetja – mund tė shkaktojė ritmet e ndryshuara tė zemrės qė, nė ato qė kanė zemra tė dobėta, mund tė shkaktojė vdekje tė papritur (Kamarck & Jennings, 1991). Nė mėnyra tė tilla, mendja dhe zemra e njerėzve bashkėvepron.
    - Studimi mė i ri zbulon se bėrthama toksike e Tipit A nuk ėshtė njė jetė me ritėm tė shpejtė por mė shumė ka tė bėjė me emocionet negative - sidomos zemėrim tė shoqėruar me njė temperament agresiv (Miller & tė tjerėt, 1996, Williams, 1993). Efekti i personalitetit tė prirur pėr t’u zemėruar paraqitet mė qartė nė studimet nė tė cilat intervistuesit vlerėsojnė sigurinė verbale dhe intensitetin emocional. (Nėse pauzoni midis njė fjalie, njė person i tillė, i prirur ndaj zemėrimit, mund tė ndėrhyjė dhe ta pėrfundojė fjalinė pėr ju). Midis tė rinjėve dhe tė rriturve tė moshave mesatare, ata qė reagojnė me zemėrim ndaj pak gjėrave janė mė tė ekspozuar ndaj sulmeve koronare. Njė studim u krye me studentė tė moshave mbi 25 nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Univerzitetin Duke. Ata qė ishin tė prirur pėr tė qenė armiqėsor dhe cinikė ishin pesėfish mė tė rrezikuar pėr tė vdekur nė njė moshė tė re nė krahasim mė kolegėt e tyre mė tė qetė dhe mė tė besueshėm (Williams, 1989).
    - Zemėrimi s’ėhtė i vetmi emocion i dėmshėm. Depresioni, poashtu, mund tė jetė vdekjeprurės. Qendrat pėr studiuesit e Kontrollit tė Sėmundjeve, studiuan tė rritur qė kishin njė ndjenjė mungese shpresash ose sė paku njė depresion tė lehtė. Tė krahasuar me ata qė s’kishin ndjenja tė kėtilla, kėta njerėz tė shkurajuar ishin mė tė rrezikuar nga sėmundjet e zemrės nė 12 vitet e ardhėshme. Kjo ishte e vėrtetė edhe pas kontrollit tė mėtejshėm nė bazė tė moshės, gjinisė, konsumimit tė duhanit, dhe faktorėve tė tjerė tė lidhur me sėmundjet e zemrės (Anda & tė tjerėt, 1993). Nė vitet pas infarktit, njerėzit e deresionuar kanė njė rrezik tė katėrfishtė pėr probleme tė mėtejshme tė zemrės (Eaton & tė tjerėt, 1996, Frasure-Smith & tė tjerėt, 1995). Depresioni qė shoqėron humbjen e bashkėshortes ngjashėm zmadhon rrezikun nga infarkti ose nga goditjet e ndryshme nė zemėr (Akademia Nacionale e Shkencave, 1984).
    - Efektet toksike tė emocioneve negative ndihmojnė tė sqarohet pse afėr njė ēerek e pacientėve mjekėsor vuajnė nga njė lloj ēregullimi nė disponim osė nga njė shqetėsim, dhe pse 4 nė 10 pacientė tė sėmurė kronik vuajnė ose kanė vuajtur ndonjė ēregullim psikiatrik (Cohen & Rodriguez, 1995; Katon & Sullivan, 1990). Emocionet negative kanė pasoja fizike, dhe poashtu mund tė shpiejnė drejt praktikave tė dobėta tė shėndetit.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #9
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Stresi dhe Rezistenca ndaj Sėmundjes

    Jo shumė kohė mė parė, termi psikosomatik pėrshkruante simptomet fizike tė shkaktuara nga aspekte psikologjike. Pėr tė shtruar njerėzit, ky term linte tė kuptohej se simptomet ishin joreale – ato ishin “vetėm” psikosomatike. Pėr tė shmangur konotacionet e tilla dhe pėr tė pėrshkruar mė sė miri efektet origjinale psikologjike ose gjendjet psikologjike, shumė ekspertė sot i referohen sėmundjeve psikofiziologjike. Kėto sėmundje, tė cilat pėrfshijnė disa forma tė hipertensionit dhe dhimbjeve tė kokės, janė tė lidhura me stresin. Njė person i stresuar mund tė ketė teprim tė sodiumit ose lėngjeve, tė cilat, sė bashku me shtėrngimin e mureve muskulore tė arterieve, kontribojnė nė ngritjen e presionit tė gjakut (Light & tė tjerėt, 1983).
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Stresi dhe Sistemi i Imunizuar

    Provat qė sėmundjet psikofiziologjike janė relae vijnė nga qindra eksperimentet qė zbulojnė ndikimin e sistemit nervor dhe endokrin nė sistemin e imunitetit. Sistemi i imunizuar ėshtė njė sistem kompleks i vėzhgimit qė mbron trupin duke izoluar dhe shkatėrruar bakteriet, viruset, dhe substancat tjera tė jashtme. Pėrfshin dy lloje tė qelizave tė bardha tė gjakut, tė quajtura limfocite. Limfocitet B formohen nė palcėn e ashtit dhe lirojnė kundėrtrupa qė luftojnė me infektimet bakteriale. Limfocitet T formohen nė tymus dhe nė indet e tjera limfatike dhe sulmojnė qelizat e kancerit, viruset, dhe substancat e jashtme – biles edhe ato “tė mirat”, siē janė organet e transplantuara. Njė agjent tjetėr i sistemit tė imunizuar ėshtė makrofagu (“ngrėnėsi i madh”), i cili zbulon, gjurmon, dhe gėlltit pushtuesit e dėmshėm. Mosha, ushqimi, gjenetika, temperatura e trupit, dhe stresi, tė gjitha ndikojnė aktivitetin e sistemit tė imunitetit.
    - Sistemi i imunizuar mund tė gabojė nė dy drejtime. Duke u pėrgjigjur shumė fortė, mund tė sulmojė dhe indet origjinale trupore, duke shkaktuar artritis ose njė reagim alergjik. Ose mund tė reagojė dobėt, duke lejuar, tė themi, njė virus herpes nė gjumė tė shpėrthejė ose qelizat e kancerit tė shumėfishohen. Gratė kanė imunitet mė tė fortė se burrat (Morell, 1995). Kjo i bėn ato mė pak tė prekshme nga infektimet. Por poashtu i bėn mė tė prekshme nga sėmundjet vetėsulmuese, siē janė lupus (njė emėr i pėrgjitshėm i sėmundjeve tė ndryshme tė lėkurės qė shpeshherė dėmtojnė dhe organet e brendshme dhe eshtrat), ose skleroza e shumėfishtė.
    - Sistemi i imunizuar nuk ėshtė njė kalorės pa kokė. Mė saktė, ky sistem kėmben informata me trurin dhe sistemin endokrin. Truri regullon sekretimin e hormoneve tė stresit, tė cilat nė kthim ndrydhin limfocitet qė luftojnė sėmundjet. Kėsisoji, kur kafshėt janė fizikisht tė mposhtur, janė mė pak aktivė nėse i nėnshtrohen goditjeve elektro shok, zhurmės, grumbullimit, ujit tė ftohtė, disfatės sociale, apo ndarjes amėnore (Maier & tė tjerėt, 1994). Njė studim vėzhgoi reagimin e sistemit tė imunitetit tė 43 majmunėve pėr mbi 6 muaj (Cohen & tė tjerėt, 1992). Njėzet e njė prej tyre ishin stresuar meqė u kishin ndėrruar shokėt e dhomės – tre ose katėr majmunė tė ri – ēdo muaj. Krahasuar me majmunėt qė kanė qėndruar nė grupe stabile, kėta majmunėt e tjerė qė janė pėrēarė nė aspektin social zhvilluan njė sistem tė shtypur imuniteti.
    - A e mposht ngjashėm sistemin e imunitetit tė njerėzve stresi? Merrni parasysh kėto:

    1. Grumbullimi i tė dhėnave tregon se stresi ul rezistencėn e trupit ndaj infektimeve tė epėrta tė frymėmarrjes njėlloj si herpesi (Cohen, 1996).
    2. Nė tre misione tė ndara Skylab, sistemet imune tė astronautėve treguan njė efektivitet tė zvogėluar menjėherė pas stresit tė rihyrjes dhe aterimit nė ujė (Kimzey, 1975; Kimzey & tė tjerėt, 1976).
    3. Zėnkat martesore nuk janė tė mira pėr shėndetin. Derisa 90 ēifte tė reja kaluan gjysėm ore duke diskutuar probleme tė ndryshme nė martesėn e tyre, disa u zemėruan mė shumė se tė tjerėt – dhe patėn dobėsim imuniteti menjėherė tė nesėrmen (Kiecolt – Glaser & tė tjerėt, 1993).
    4. Mekanizmat qė luftojnė stresin tek studentėt janė mė tė dobėta gjatė kohės me stres tė lartė, siē janė javėt e provimeve, dhe nė ditėt kur ata janė tė mėrzitur (Jemmott & Magloire, 1988; Stone & tė tjerėt, 1987). Nė njė eksperiment, njė pėrjetim stresues ngriti ashpėrsinė e simptomeve tė pėrjetuara nga vullnetarėt tė cilėt me dashje ishin infektuar me njė virus tė ftohti (Dixon, 1986). Nė njė rast tjetėr, tek 47 pėrqind e personave qė jetonin jetė plotė stres u paraqit menjėherė i ftohti pasi njė virus ishte lėshuar nė hundėt e tyre, por vetėm 27 pėrqind e atyre qė jetojnė jetė pa stres u ndikuan nga virusi (Cohen & tė tjerėt, 1991, 1993, 1995).
    5. Akademia Nacionale e Shkencave (1984) tregon se hidhėrimi dhe depresioni qė pasojnė vdekjen e bashkėshortes zvogėlojnė mbrojtjen e imunitetit (qė ndihmon pėr tė sqaruar shtimin e infektimeve midis atyre qė kanė mbetur tė ve para pak kohėsh). Nė fakt, depresioni i ēfarėdo lloji synon tė mposhtė sistemin e imunitetit (Herbert & Cohen, 1993; Weisse, 1992). Kėsisoji, nė njė studim tė pacientėve me leukemi qė prisnin tė kalonin njė transplant tė palcės sė eshtrave, 12 nga 13 pacientė tė dėshpėruar vdiqėn brenda njė viti. Midis shumicės qė s’ishin tė dėshpėruar, 39 pėrqind ishin akoma gjallė pas dy vitesh (Cohen & tė tjerėt, 1991).


    Ndikimet e stresit nė imunitet krijojnė ndjenja fiziologjike (Maier & tė tjerėt, 1994). Stresi, siē e kemi parė, pėrfshin njė reagim tė zmadhuar lufto-ose-mbathja. Stresi devijon energjinė drejt muskujve dhe trurit, duke mobilizuar trupin pėr njė veprim. Reagimi i imunitetit ndaj sėmundjeve ėshtė njė sistem garues midis energjish.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  11. #11
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Stresi dhe Kanceri
    Stresi dhe emocionet negative siē ėshtė depresioni poashtu kanė qenė tė lidhura me kancerin. Pėr tė hulumtuar njė lidhje tė mundshme midis stresit dhe kancerit, eksperimentuesit kanė transplantuar qeliza tumori tek brejtėsit ose iu kanė dhėnė atyre substanca qė shkaktojnė kancerin. Ato brejtės qė poashtu kanė qenė tė ekspozuar ndaj streseve tė pakontrollueshme, siē janė goditjet e pashmangshme, ishin mė tė prirura pėr t’u goditur nga kanceri (Sklar & Anisman, 1981). Me sistemin e imunitetit tė dobėsuar nga stresi, tumoret e tyre u zhvilluan mė shpejtė dhe u rritėn mė shumė.
    - Disa hetues kanė treguar se njerėzit, poashtu, janė nė njė rrezik nė rritje nga njė kancer, njė vit ose diēka mė shumė pas pėrjetimit tė njė depresioni, paaftėsie, ose pas njė humbjeje tė madhe. Pėr shembull, kanceri shfaqet mė shpesh midis atyre qė kanė humbur bashkėshortėt, janė divorcuar ose jetojnė ndaras. Njė studim i bashkėshortėve qė kanė humbur gratė nga njė kancer i gjirit, pėrcaktoi njė arsye tė saktė: Gjatė dy muajve tė parė pas vdekjeve tė bashkėshorteve tė tyre, reagimet e limfociteve tek burrat qė kanė pėsuar humbje tė tilla tė mėdha kishin rėnė (Schleifer & tė tjerėt, 1979).
    - Njė tjetėr studim iu dha njė test personaliteti 2018 burrave tė moshės mesatare tė cilėt punonin pėr Western Electric Company nė vitin 1958. Gjatė 20 viteve qė pasuan, 7 pėrqind e atyre qė s’ishin nė depresion dhe 12 pėrqind e atyrė qė sadopak ishin nė depresion vdiqėn nga kanceri (Persky & tė tjerėt, 1987). Njė studim i madh Suedez zbuloi se njerėzit me njė histori stresi nė vendin e punės kishin njė rrezik 5.5 herė mė tė madh nga kanceri i zorrės sė trashė, se sa ata qė s’kishin treguar pėr ndonjė problem tė tillė nė vendin e punės (Courtney & tė tjerėt, 1993). Nė tė dyja studimet, diferenca e kancerit nuk ishte pėr shkak tė dallimeve nė moshė, konsumim tė duhanit, pirjes sė alkolit, ose karakteristikave fizike.
    - Pėr mė tepėr, pacientėt e kancerit qė s’preferojnė tė flasin pėr tė dhe qė grumbullojnė nė vete emocionet negative kanė mė pak gjasa mbijetese nė krahasim me ata qė ndjenjat e tyre i shprehin me fjalė (O’Leary, 1990; Temoshok, 1992). Njė sondazh i kryer nga 649 specialistė tė kancerit nga UCLA (Univerziteti i Kalifornisė nė Los Angelos), tė cilėt kishin trajtuar mė shumė se 10,000 pacientė me kancer, mbėshtetėn idenė se qėndrimi i pacientit ėshtė i rėndėsishėm. Katėr nė pesė nga kėto doktorė vlerėsuan “njė qasje pozitive drejt sfidės nga sėmundja” dhe njė “vullnet tė fortė pėr tė jetuar” si kontribues tė mėdhėj tė jetėgjatėsisė (Cousins, 1989).
    - Nė javėt e para pas pranimit tė diagnozės, pacientėt me kancer dhe ata me virusin HIV janė tė merakosur dhe tė depresionuar mė tė drejtė (Andersen, 1989; Antoni & tė tjerėt, 1991). A ėshtė e mundur qė shtytja e shpirtit luftues tė tyre tė ndihmojė mbijetesėn e tyre? A ka mundėsi qė shpresa tė ngrejė trupin duke lehtėsuar emocionet negative qė dėmtojnė sistemin e imutitetit pėr tė luftuar kancerin?
    - Me pacientėt me kancer, disa studime thonė qė po. Pacientet qė i janė nėnshtuar Mastektomisė (operacionit pėr heqjen e gjirit tek femrat) tė cilat shpalosin njė pėrcaktim pėr tė mposhtur kancerin e tyrė tė gjirit, mbijetojnė mė gjatė se sa ato qė janė stoike ose ndihen tė pashpresa (Hall & Goldstein, 1986; Pettingale & tė tjerėt, 1985). Njė studim me 86 gra qė ndiqnin njė terapi pėr kancerin e gjirit nė Shkollėn Mjekėsorė tė Univerzitetit Stanford zbuloi qė ato gra qė merrnin pjesė nė terapitė grupore mbijetuan mesatarisht 37 muaj, dyfishin e mbijetesės mesatare prej 19 muajsh tė atyre qė s’merrnin pjesė rregullisht nė terapite e tilla (Spiegel & tė tjerėt, 1989). Hetuesi, psikiatri David Spiegel (1993), u trondit. Ai priste qė grupet e suportit tė lehtėsojnė stresin emocional tė lidhur me kancerin, megjithėse priste qė tė zbulonte qė mė shumė emocione pozitive do ndryshonin rrjedhėn e kancerit.
    - Pėr tė gjetur lidhjet midis kancerit dhe emocioneve, duhet tė mbajmė mend qė tresi nuk krijon qeliza kanceri. Pėr me tepėr, stresi i rrit ato, duke dobėsuar mbrotjet natyrale tė trupit kundėr ca qelizave riprodhuese dhe tė liga. Edhe pse njė gjendje e relaksuar, shpresėplotė mund tė shtojė kėto mbrojtje, duhet tė jemi tė vetėdijshėm nė linjėn e hollė qė ndan shkencėn nga mendimi jonė pozitiv e shpresėdhėnės. Proceset fiziologjike nė punė nė AIDS ose kancer tė shtuar nuk dalin lehtė nga binarėt duke shmangur stresin ose nga njė shpirt i relaksuar dhe pak i pėrcaktuar (Kessler & tė tjerėt, 1991).
    - Poashtu duhet tė mbajmė mend se reaktiviteti jonė emocional ėshtė pjesėrisht i trashėguar. Siē e pranoi teologu Reinhold Niebuhr nė “lutjen e tij tė paqes”do bėnim mirė qė t’i pranonim ato gjėra pėr veten qė s’mund t’i ndryshojmė dot, t’i ndryshojmė ato qė mundemi, dhe tė kėrkojmė menēuri nė njohjen e dallimeve. Duke studiuar bashkėveprimin emocional, trurin dhe sistemin imunitar, psikologėt e shėndetit kėrkojnė menēurinė e duhur pėr tė bėrė dallimin midis efektit pseudoshkencor hokus-pokus dhe efekteve origjinale tė emocioneve nė shėndet.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  12. #12
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Kushtėzimi i Sistemit Imunitar
    Njė person qė vuan nga alergjia nga bari, nė momentin qė sheh njė lule nė tavolinėn e restoranit, duke mos kuptuar qė ėshtė plastike, fillon tė teshet. Pėrvojat e tilla lėnė tė kuptosh qė stresi nuk ėshtė ndikimi i vetėm psikologjik nė sėmundjet e trupit. Kushtėzimi i thjeshtė klasik mund tė jetė njė ndikim i shtuar. Kjo ngre njė pyetje intriguese: Nėse kushtėzimi ndikon reagimet e dukshme psikologjike tė trupit, a mund tė ndikojė poashtu dhe sistemin imunitar? Psikologu Robert Ader dhe imunologu Nicholas Cohen (1985) zbuluan se pėrgjigja ėshtė PO. Ader erdhi deri tek zbulimi duke studiuar mospėlqimin e shijeve tek minjtė. Ai bėri njė pėrzierje nė pijen e minjve ku ujin e ėmbėlsuar me zaharinė e pėrziu me njė injektim tė njė droge qė ndikonte nė dėmtimin e sistemit imunitar. Pas disa pėrsėritjeve tė eksperimentit, edhe uji i ėmbėlsuar (i pastėr, pa drogė) krijonte probleme tek sistemi imunitar i tyre, njėlloj sikur tė kishte pėrbėrjen e drogės aty. Njė keqėsim i tillė i kushtėzuar i sistemit unitar mund tė trefishojnė prekshmėrinė e kafshės nga njė rritje tumori kur ushqehet njė karcinogjen (Blom & tė tjerėt, 1995).
    - Shumė pyetje mbi rolin e imunitetit dhe si shfrytėzojmė potencialin shėrues qė ka ngelin pa pėrgjigje. Nėse ėshtė e mundur tė kushtėzohet dėmtimi i sistemit imunitar, a nuk do ishte poashtu e mundur edhe zmadhimi i tij? A mund tė jetė kjo e vemtja mėnyrė ku hapjet qetėsuese tė padėmshme – trajtimet qė s’kanė efekte biokimike –tė ndihmojnė shėrimin? A mund njė rast i tillė ndonjėherė tė vendosė tė njėjtėn gjendje shėndetėsore qė vendos njė ilaē? Kėrkimet nė zhvillim e sipėr sė shpejti mund t’u pėrgjigjen kėtyre pyetjeve.
    - Tani pėr tani, mund t’i shohim tė dhėnat qė tregojnė mėnyrėn nė tė cilėn stresi nganjėherė ndikon nė rezistencėn tonė ndaj sėmundjeve. Stresi nganjėherė forcon jetėt tona duke na ngritur dhe motivuar. Njė jetė pa strese ėshtė mjaft e vėshtirė tė jetė sfiduese ose produktive. Por poashtu tė njėjtėn e bėn dhe me burimet e shterrura pėr luftė ndaj kėrcėnimeve tė brendshme tė shėndetit tė trupit tonė. Kur stresi ėshtė i momentit, kostoja ėshtė e parėndėsishme. Kur vazhdojnė acarimet e pakontrolluara, kostoja mund tė jetė mjaft e dhimbshme.
    - Nė njė moment, mund t’i ngazėllehemi fuqive vetė-shėruese tė njerėzve qė kanė njė ndjenjė kontrolli dhe njė qasje pozitive ndaj jetės. Nė njė plan afatgjat, vetėbesimi, stabiliteti, dhe rezistimi i mėtejshėm ndaj stresit vijnė jo nga shmangia prej sfidave por nga mposhtja e tyre (Friedman, 1991; Taylor & Armor, 1996).
    - Gjithė kėto kėrkime mjekėsore mbi mėnyrėn e sjelljes pėrkujtojnė mė shumė mbi njė nga temat mė thelbėsore tė psikologjisė moderne. Trupi dhe mendja bashkėveprojnė vazhdimisht. Ēdogjė psikologjike ėshtė njėkohėsisht dhe fiziologjike. Dhe meqė gjendjet psikologjike janė ngjarje fiziologjike, ato ndikojnė pjesėt tjera tė sistemit tonė fiziologjik. Siē Indiani i menēur Santi Parva pranoi para 4000 vitesh, “Ēregullimet mentale vijnė nga shkaqe fizike, dhe njėlloj ēregullimet fizike vijnė nga shkaqe mentale.”


    PĖRMBLEDHJE

    Sjelljet e njerėzve dhe reagimet ndaj stresit janė ndikime madhore nė shėndet dhe sėmundje. Psikologjia shėndetėsore kontribon nė fushėn interdisiplinare tė mjekėsisė bihevioristike, e cila siguron mėnyra tė reja pėr parandalimin dhe trajtimin e sėmundjeve. Midis shqetėsimeve tė psikologjisė sė shėndetit janė efektet nga stresi, kėrkimi dhe ndjekja e trajtimeve mjekėsore, dhe promovimi i njė jetese mė tė shėndoshė.
    - Stresi dhe stresuesi Walter Cannon vėshtroi stresin, procesin pėmres tė cilit ne vlerėsojmė dhe reagojmė ndaj ngjarjeve qė na sfidojnė ose na kėrcėnojnė neve, si njė sistem “lufto ose mbathja”. Hans Selye e shihte si njė sindrom i pėrshtatjes sė pėrgjithshme tė pėrbėrė nga tre nivele (alarm/rezistencė/dobėsim). Studimi modern mbi stresin vlerėson pasojat shėndetėsore tė ngjarjeve katastrofale, ndryshimeve tė rėndėsishme nė jetė si dhe telasheve tė ditės. Ngjarjet janė stresuese kur i shohim ato si negative dhe tė pakontrollueshme.
    - Stresi, Personaliteti dhe Sėmundjet e zemrės Ēregullimet koronare tė zemrės, shkaktari numėr njė i vdekjeve, ėshtė lidhur me personalitetin e Tipit A i cili tė pėrkujtojmė ishte garues, i furishėm, i padurueshėm dhe sidomos qė zemėrohej lehtė. Nėn stres, trupi i njė personi reagues, armiqėsor nxjerr mė shumė hormone qė pėrshpejtojnė ndėrtimin e pllakave nė muret arteriale tė zemrės.
    - Stresi dhe Rezistenca ndaj Sėmundjes Stresi devijon energjinė nga sistemi imunitar, duke e bėrė njė person mė tė prekshėm nga infektimet dhe sėmundjet. Edhepse stresi nuk shkakton sėmundje sich ėshtė kanceri, megjithatė mund tė ndikojė nė zhvillimin e tė njėjtave. Eskperimentet e reja tregojnė se si kushtėzimi poashtu ndikon reagimet e sistemit imunitar.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  13. #13
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    PROMOVIMI I SHĖNDETIT

    Promovimi i shėndetit nuk parashesh vetėm trajtimin e sėmundjeve por poashtu edhe implementimin e strategjive qė ndihmojnė nė parandalimin e sėmundjeve ose shtimin e mirėqenies shėndetėsore. Ēfarė taktikash mund tė pėrdorin njerėzit pėr tė reduktuar sėmundjet qė kanė tė bėjnė me stresin? Ēfarė ndikon nė sjelljet qė shkatėrrojnė shėndetin, sic ėshtė konsumimi i duhanit? Dhe sa efektive janė programet qė kanė pėr synim tė ndihmojnė njerėzit tė ndėrpresin duhanin ose tė humbasin peshė?

    Tradicionalisht, njerėzit kanė kėrkuar nga doktorėt ndihmė vetėm pėr tė gjetur diagnozėn ose pėr trajtimin e sėmundjeve. Kjo, pak a shumė, i ngjan praktikės sė disa njerėzve qė dėrgojnė makinėn ke mekaniku vetėm kur kjo tė prishet. Tani qė e kuptojmė qė sjelljet tona kanė efekt tė drejtėpėrdrejtė nė shėndetin tonė, vėmendja fokusohet gjithnjė e mė shumė nė mirėmbajtjen e shėndetit – nė mėnyrat e pėrballimit tė stresit, parandalimit tė sėmundjeve, dhe promovimit tė mirėqenies.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  14. #14
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Pėrballimi i stresit
    Pėrballimi i stresit mund tė nėnkuptojė konfrontimin apo ikjen nga problemi dhe ndėrmarrja e hapave parandaluese ndaj rishfaqjes sė saj. Pėrballimi mund tė pėrfshijė praktikėn lufto ose mbathja, zmbrapsja e sfidave ose shmangia e tyre, zgjidhja e problemit ose distancimi nga to. Sidoqoftė, stresorėt janė nje pjesė e pashmangshme e jetės. Ky fakt, i lidhur me rritjen e vetėdijes qė rishfaqja e stresit lidhet me ēregullimet e zemrės, imunitetin e reduktuar, dhe sėmundjeve tjera trupore, na jep njė porosi tė qartė. Nėse stresi nuk mund tė eliminohet nga ndryshimi ose injorimi i situatės, kemi mėsuar mė sė miri pėr ta menaxhuar. Menaxhimi me stresin pėrfshin ushtrimet e Aerobikės, biofidbek (njė metodė me tė cilėn njė person mėson kontrollimin e ritmit tė zemrės ose proceseve tjera mendore ose fizike, duke pėrdorur informacione nga regjistrimi i kėtyre proceseve), relaksim dhe mbėshtetje sociale.

    Ushtrimet e Aerobikės
    Ushtrimet e Aerobikės janė ushtrime qė rrisin pėrshtatjen e zemrės dhe mushkėrrive. Qartazi, ushtrimet e tilla forcojnė trupin. Por a i japin shtytje dhe shpirtit?

    Ushtrimet dhe Disponimi
    Shumė studime sugjerojnė qė ushtrimet e aerobikės mund tė reduktojnė stresin, depresionin dhe shqetėsimet. Njė e treta e tė rriturve nė SHBA ushtrojnė rregullisht, dhe studimet tregojnė se ata poashtu i pėrballojnė mė mirė ngjarjet stresuese, shfaqin mė shumė vetėbesim, dhe janė mė rralė tė depresionuar se ata qė ushtrojnė mė pak (Brown, 1991; Hogan, 1989; Prevention, 1995). Por nėse e konstatojmė kėtė observim mbrapsht – qė njerėzit e stresuar dhe tė depresionuar ushtrojnė mė pak – shkaku dhe pasoja bėhen jo tė qarta.
    - Eksperimentet zgjidhin dykuptimėsinė duke i caktuar tė stresuarėve, tė dėshpėruarve ose atyre qė kanė shqetėsime tė bėjnė ushtrime aerobike ose trajtime tė tjera. Nė njė eksperiment tė tillė, Lisa McCann dhe David Holmes (1984) caktuan njė tė tretėn e njė grupi studentesh tė cilat kishin njė lloj depresioni mė tė butė pėr tė ndjekur njė program ushtrimesh aerobike dhe njė tė tretės tjetėr i sugjeruan tė ndiqte ushtrime relaksimi; dhe njė e treta e mbetur, njė grup kontrolli, nuk morri kurfarė trajtimi. 10 javė mė pas, gratė e ushtrimeve tė aerobikės raportuan njė rėnie mė tė madhe tė depresionit. Shumica e tyre, nė plotėkuptimin e fjalės, i kishin ikur telasheve tė tyre.
    - Mė shumė se 100 studime tjera konfirmuan se ushtrimet reduktojnė depresionin dhe shqetėsimet (Long & van Stavel, 1995; Petruzzello & tjerėt. 1991; Scott & Pepperell, 1992). Sondazhet e pėrsėritura, disa nga agjensitė shtetėrore tė shėndetit, zbulojnė qė Kanadezėt dhe Amerikanėt janė mė tė sigurt nė vetvete, mė tė vetėdisiplinuar, dhe nė aspektin psikologjik mė elastikė nėse fizikisht janė tė shėndetshėm (Stephens, 1988). Madje, dhe njė ecje 10 minutėshe stimulon ngritje tė mirėqenies duke ngritur nivelet e energjisė dhe duke ulur tensionin (Thayer, 1987, 1993).
    - Studiuesit po pyesin veten pse ushtrimet aerobike lehtėsojnė efektet e stresit dhe emocionet negative. Ata e dinė qė ushtrimi pėrforcon zemrėn dhe zvogėlon edhe presionin e gjakut edhe reagimin e presionit tė gjakut ndaj stresit (Perkins & tė tjerėt, 1986; Roviario & tė tjerėt, 1984). Ushtrimet poashtu rendisin kemikaliet nga farmacia e brendshme e trupi tonė duke ngirut prodhimin e transmetuesve tė ngritjes sė disponimit siē janė norepinefrina, serotonina, dhe endorfinet.

    Ushtrimet dhe shėndeti
    Studimet tjera zbulojnė se ushtrimi poashtu i sjell dobi shendetit.

    1. Njė studim gjashtėmbėdhjetė vjeēar i 17,000 ish nxėnėsve tė Harvardit (tashmė nė moshė mesatare) zbuloi se ata qė kishin ushtruar rregullisht mund tė jetonin mė gjatė (Paffenbarger & tė tjerėt, 1986).
    2. Njė studim i 15,000 punėtorėve tė Control Data Corporation zbuloi se ata qė kishin ushtruar kishin 25 pėrqind mė pak vizita tė kryera nė spital nė krahasim me ata qė s’kanė kryer ushtrime (Anderson & Jose, 1987).
    3. Njė raport tė dhėnash nga 43 studime zbuloi se, krahasuar me tė rritur joaktivė, njerėzit qė ushtrojnė vuajnė 50 pėrqind mė pak nga sėmnudjet e zemrės (Powell & tė tjerėt, 1987)


    Nga njė vlerėsim, ushtrimi mesatar i shton jetės mesatare tė njė njeriu 2 vjet jetė. “Mbase Zoti nuk do qė tė na minusojė kohėn e kaluar duke ushtruar nga koha jonė e paraparė nė Tokė,” bėn shaka Martin Seligman (1994, faqe 193).
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  15. #15
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Biofidbeku dhe Relaksimi

    Kur disa psikologė filluan tė eksperimentojnė me mėnyrat pėr tė trajnuar njerėzit pėr tė pėrmirėsuar rrahjet e tyre tė zemrės dhe presionin e gjakut pėrmes kontrollit tė vetėdijshėm, shumė nga kolegėt e tyre menduan se ata ishin tė ēmendur. Kėto funksione janė, para sė gjithash, tė kontrolluar nga sistemi nervor autonom (“jovullnetar”). Me pas, nga fundi i tė gjashtėdhjetave, eksperimentet nga psikologėt e respektuar filluan t’i bėjnė mosbesuesit tė habiten. Neal Miller zbuloi se mijtė mund tė modifikonin rrahjet e tyre tė zemrės nėse ju jepet njė stimulim i kėnaqshėm i trurit kur rrahjet e zemrės sė tyre janė pėrshpejtuar ose janė ngadalėsuar. Mė vonė, studiuesit zbuluan se disa njerėz tė paralizuar mund poashtu tė mėsonin tė kontrollojnė presionin e tyre tė gjakut (Miller & Brucker, 1979).
    - Miller po kryente eksperimente me biofidbekun, njė sistem pėr regjistrim, zmadhim, dhe grumbullim tė dhėnash mbi reagimet delikate psikologjike. Instrumentet e biofidbekut janė krahasuar me njė pasqyrė. (Norris, 1986). Instrumentet nuk kontrollojnė trupin njėlloj si njė pasqyrė nuk na krehė flokėt. Mė saktė, duke pasqyruar rezultatet e pėrpjekjeve personale tė njė njeriu, i lejojnė njė personi tė vlerėsojė se cilat teknika janė mė efektive nė kontrollimin e njė reagimi psikologjik.
    - Pėr shembull, njė sensor regjistron tensionin nė muskulin e ballit tė njė personi me dhimbje koke kronike. Njė kompjutor procedon kėto informata fiziologjike dhe aty pėr aty ia pėrcjell tė dhėnat personit nė njė imazh tė kuptueshėm lehtė. Derisa personi relakson muskulin e ballit, akrepi nė ekran bie poshtė, ose njė dritė bėhet mė e fortė. Detyra e pacientit ėshtė tė mėsojė tė kontrollojė akrepin ose dritėn, dhe kėsisoji tė mėsojė tė kontrollojė tensionin nė muskulin e ballit dhe dhimbjet e kokės qė e shoqėrojnė.
    - Fillimisht, hulumtuesit dhe praktikuesit e biofidbekut thanė qė njerėzit mund tė mėsonin tė rrisnin prodhimin e valėvė alfa tė trurit, t’i ngrohnin duart e tyre, dhe tė ulnin presionin e gjakut – tė gjitha shenjat e njė gjendjeje mė tė relaksuar. Kėto raporte nxitėn edhe ngazėllim edhe njga 4,000 studime, nga tė cilat mė shumė se 400 vetėm nė Rusi (Sokhadze & Shtark, 1991). Pas njė dekade studimesh, hulumtuesit u ndalėn pėr tė vlerėsuar rezultatet dhe konkluduan qė pohimet e para pėr biofidbekun kishin qenė tė fryera jashtėmase (Miller, 1985). Biofidbeku nuk ju mundėson ca njerėzve tė ndikojnė tek temperatura e gishtave tė tyre ose ke tensioni i muskujve tė ballit, dhe mund tė ndihmojė sadopak nė uljen e intenzitetit tė migrenės dhe dhimbjeve kronike (King & Montgomery, 1980; Qualls & Sheehan, 1981; Turk & tė tjerėt, 1979).
    - Nėse relaksimi ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e biofidbekut, a mund tė jetė njė antidot natyral ndaj stresit atėherė? Kardiologu Herbert Benson (1976 deri 1996) u intrigua me kėtė mundėsi kur kuptoi se medituesit me pėrvojė mund tė ulnin presionin e tyre tė gjakut, tė pėrmirėsonin rrahjet e zemrės, dhe konsumimin e oksigjenit, si dhe ngritjen e temperaturės nė gisht. Mund ta pėrjetoni thelbin e kėtij reagimi tė relaksimit, siē e quan Benson, menjėherė tani: Merrni njė pozitė tė rehatshme, merrni frymė thellė, dhe relaksoni muskujt tuaj nga gishtat e kėmbėve deri nė ballė. Tani pėrqėndrohuni nė njė fjalė ose njė frazė. (80 pėrqind e pacientėve tė Bensonit preferuan tė pėrqėndroheshin tek lutja e tyre e preferuar.) Mbyllni sytė dhe lejoni qė mendimet tjera tė fluturojnė larg kur ato mundohen tė imponohen pėrderisa ju po pėrsėrisni frazėn tuaj vazhdimisht pėr 10 ose 20 minuta. Kėsisoji, shumė njerėz raportuan qė kishin ndjerė njė qetėsi tė madhe gjatė ditės. Stresi pėrkeqėson dhimbjet, infertilitetin, dhe pagjumėsinė, dhe poashtu dėmton sistemin imunitar. Relaksimi meditues i kundėrvihet gjithė kėtyre efekteve, thotė Benson. Njė studim mahnitės caktoi 73 banorė tė azilit tė pleqve qė disa nga to tė bėjnė sė paku njė herė meditime gjatė ditės, ndėrsa pjesa tjetėr nuk do meditonte fare. Pas tre vitesh, njė ēerek nga ata qė s’kishin medituar kishin vdekur, ndėrsa nė grupin e medituesve tė gjithė ishin gjallė (Alexander & tjerėt, 1989).
    - Nėse viktimat e infarktit, pjesėtarė tė Tipit A mund tė mėsoheshin tė relaksohen, a mund tė reduktohet rreziku nga njė sulm tjetėr i mundshėm tek ata? Meyer Friedman dhe kolegėt e tij kanė zgjedhur rastėsisht qindra pacientė tė moshave mesatare, sipas pėrshkrimit tė mėsipėrm, nė San Francisco nė njė nga dy grupet. Grupi i parė morri kėshillat standarde nga kardiologėt qė kishin tė bėnin me meditimet, dietat, dhe zakonet e ushtrimeve. Grupi i dytė morri kėshillat e ngjashme, plus mbėshtetje tė vazhdueshme dhe kėshillim nė modifikimin e stilit tė jetės – si tė ngadalėsojnė dhe si tė relaksohen nė ecje, nė tė folur, si tė hanė mė ngadalė’ duke buzėqeshur tė tjerėve ose duke qeshur me vete; duke pranuar gabimet; duke u munduar tė shfrytėzojnė kohėn pėr t’u kėnaqur; dhe duke ripėrtėrirė besimin e tyre religjioz. Gjatė tre viteve qė vijuan, grupi i dytė pėrjetoi mė pak se gjysmėn e sulmeve tė pėrsėritura tė zemrės qė kishtė pėrjetuar grupi i parė gjatė tė njėjtė kohė. Kjo, shkroi Friedman, ėshtė njė reduktim i paparė, spektakolar nė pėrsėritjen e sulmeve tė zemrės. Njė studim pak mė i vogėl Britanez ngjashėm caktoi nė dy grupe viktimat eventuale tė sėmundjeve tė zemrės nė grupe kontrolli dhe modifikimi tė stilit tė jetės (Eysenck & Grossarth-Maticek, 1991). Gjatė 13 viteve qė pasuan, poashtu u zbulua njė 50 pėrqind reduktim i masės sė vdekjeve midis atyrė qė ishin trajnuar pėr tė ndryshuar mendimin dhe mėnyrėn e tyre tė jetesės.
    - Ngelet pėr studiuesit tjerė tė bėjnė punė tė pėrpikta pėr tė identifikuar cilat nga ushtrimet e shumta tė Friedmanit pėr reduktimin e stresit mund tė jenė tė dobishme. Edhekur Friedman grumbullonte tė dhėnat, studiuesit tjerė studionin amortizatorėt tjerė tė stresit. Pėr shembull, qeshja funksionon ngjashėm si ushtrimet, na ngre, na masazhon muskujt, dhe pastaj na relakson (Robinson, 1983). Kjo mund tė ndihmojė pėr tė sqaruar gjetjet se ngjarjet stresusese tė jetės janė mė pak shqetėsuese pėr njerėzit me humor tė mirė (Lefcourt & Davidson – Katz, 1991; Nezu & tė tjerėt, 1988). Megjithėse me siguri do ishte pak e tepėrt tė thonim qė “qeshja ėshtė ilaēi mė i mirė”, nuk ka ndonjė arsye tjetėr pėr tė besuar qė ata qė qeshin jetojnė mė gjatė.

    “Nuk ka shumė qeshje nė medicinė,
    por ka shumė medicinė nė njė qeshje”.

    HUMORISTI JOSH BILLINGS (1818 – 1885)
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  16. #16
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Mbėshtetja Sociale

    Linda dhe Emily kishin shumė gjėra tė pėrbashkėta. Kur inervistoheshin pėr njė studim tė kryer nga psikologu social i UCLA Shelley Taylor (1989), tė dyja gratė nga Los Angeles ishin tė martuara, kishin rritur nga tre fėmijė, kishin vuajtur nga tumor tė ngjashėm nė gji, dhe ishin shėruar e rikuperuar nga operacioni dhe nga gjashtė muaj kemoterapi. Por kishte njė dallim. Linda, njė e ve nė tė pesėdhjetat e hershme tė saj, jetonte vetėm, ndėrsa fėmiėjt e saj ishin shpėrndarė nė Atlanta, Boston dhe Europė. “Ajo ishtė bėrė e ēuditshme nė mėnyrat qė njerėzit nganjėherė bėjnė kur janė tė izoluar,” raportonte Taylor. “Duke mos patur njeri pėr tė ndarė mendimet gjatė ditės, ajo ēuditshėm i zbrazte ato nganjėherė me tė huajt, pėrfshirė dhe intervistuesin tonė.”
    - Tė intervistoje Emilyn ishte poaq e vėshtirė por nė njė tjetėr mėnyrė. Telefonatat bėnin pengesa. Fėmijėt e saj, qė jetonin aty pranė, futeshin e dilnin nga shtėpia, duke lėnė diēka aty shpejtė e shpejtė, e duke lėnė dhe nga njė puthje. Burri i saj i lajmėrohej nga puna pėr njė bisedė tė shkurtėr. Dy qentė e saj bredhnin brenda shtėpisė, duke pėrshendetur vizitorėt me entuziazėm. Mbi tė gjitha, Emily “dukej e qetė dhe e kėnaqur, e pėrkėdhelur nė ngrohtėsinė familjare.”
    - Tre vite mė pas, studiuesit u munduan tė riintervistonin garrtė. Linda, me ē’kishin mėsuar ata, kishte vdekur para dy vitesh. Emily akoma po mbėshtetej me dashuri familjar dhe shoqėrore dhe ishte e lumtur dhe e shėndoshė si gjithmonė.
    - Meqė dy kancerė s’janė identikė, nuk mund tė jemi tė sigurtė se dy gjendjet e ndryshme shoqėrore kanė ndikuar fatin e Lindas dhe Emilyt. Por ato ilustrojnė pėrfundimin e arritur nga disa studime tė mėdha: Mbėshtjetja sociale – tė ndjehesh i/e pėlqyer, afirmuar, dhe tė kesh inkurajim nga miqtė e afėrt dhe familja – sjell lumturi dhe shėndet.
    - Nėse rezultati duket qartė, imagjioni pse marrėdhėniet e afėrta mund tė kontribojnė tek sėmundjet. Lidhjet shpeshhere janė tė mbushura me stres, sidomos nė kushtet e jetesės ku s’ka privatėsi (Evans & tė tjerėt, 1989). “Ferri janė tė tjerėt,” shkroi Jean-Paul Sartre. Peter Warr dhe Roy Payne (1982) nė Universitetin e Sheffield pyetėn njė tė rritur Britanez, nėse diēka, e kishte lodhur emocionalisht njė ditė mė parė. “Familja” ishtė pėrgjigja e tyre mė e shpeshtė. Edhe kur ėshtė me qėllime tė mira, ndėrhyrjet nga ana e familjes mund tė jenė stresuese. Dhe stresi, siē kemi parė, kontribon nė ēregullimet e zemrės, hipertensionin, dhe nė njė sistem tė dobėsuar imunitar.
    - Njėsoj, sidoqoftė, lidhjet e ngushta mė shpesh kontribojnė nė shėndet dhe lumturi. Tė pyetur se ēfarė ka qenė ajo qė i ka nxitur pėr tė mirė njė ditė mė parė, tė njėjtit njerėz Britanezė kanė thėnė pėrgjigjen e njėjtė “Familja”. Pėr shumicėn nga ne, lidhjet familjare nuk na japin vetėm dhimbjet mė tė mėdha, por edhe gėzimin e lumturinė mė tė madhe.
    - Pėr mė tepėr, shtatė hetime masive, ēdonjėra nga to e kryer me mijėra njerėz pėr vite me rradhė, zbuluan se lidhjet e ngushta kanė ndikim nė shėndet. Krahasuar me ato qė kanė mė pak lidhje shoqėrore, njerėzit janė mė pak tė prirur pėr tė vdekur mė tė ri, nėse kanė mbėshtetjen e lidhjeve tė ngushta, shoqėrisė, familjes, apo bashkėantarėve tė kishave, kolegėve tė punės, ose grupeve tjera tė mbėshtetjes (Cohen, 1988; House & tjerėt, 1988; Nelson, 1988).

    Disa shembuj tė fundit:
    1. Rikujtoni studimin e pėrmendur mė herėt nė kėtė kapitull pėr pacientėt e leukemisė qė bėheshin gati pėr njė operacion pėr transplantimin e palcės sė eshtrave. Dy vite mė pas, vetėm 20 pėrqind e atyrė qė thanė se kishin patur pak mbėshtetje sociale nga familja ose shoqėria e tyre ishin akoma gjallė. Midis atyre qė ndjenin njė mbėshtetje tė fortė emocionale, pas 2 vitesh tė gjalė ishin afėr 54 pėrqind. (Colon & tjerėt, 1991).
    2. Njė studim i 1234 pacientėve me sulme nė zemėr zbuloi se pas afėr 6 muajsh mund tėrishfaqej sulmi, nė grupin e atyre qė jetojnė tė vetmuar (Case & tjerėt, 1992).
    3. Njė studim i vitit 1965 i kryer me pacientėt e sėmundjeve tė zemrės zbuloi njė jetėgjatėsi prej 5 vitesh tek 82 pėrqind e atyre qė ishin tė martuar ose qė kishin njė person tė afėrt e tė besueshėm, por e njėjta ndodhte vetėm tek 50 pėrqind e atyre qė ishin tė vetmuar (Williams & tjerėt, 1992).
    4. Njė studim 70 vjeēar qė ishte kryer me 1528 fėmijė nga Kalifornia me rezultate tė larta tė IQ (koeficient intelegjence) zbuloi se ata, prindėrit e tė cilėve nuk ishin divorcuar gjatė fėmijėrisė sė tyre jetojnė afėr 4 vjet mė shumė se ata qė gjatė fėmijėrisė sė tyre ėshtė dashur tė pėrballen me stresin qė krijon divorci i prindėrve (Schwartz & tjerėt, 1995).


    Ka disa arsye tė mundshme pėr lidhjen midis mbėshtetjes sociale dhe shėndetit. Mbase njerėzit me lidhje tė forta sociale hanė mė mirė dhe ushtrojnė mė shume sepse partnerėt e tyre i udhėheqin dhe i nxisin ata nė aderimin drejt regjimeve tė trajtimit. Mbase ata pinė mė pak cigare dhe mė pak alkool, gjė qė mund tė ndihmojė spjegimin e gjetjeve tė herpashershme tė tė dhėnave se njerėzit qė kanė njė jetė mė aktive fetare jetojnė mė mirė. Mbase lidhjet e tilla na ndihmojnė tė vlerėsojmė dhe tė tejkalojmė mė lehtė ngjarjet stresuese, siē ėshtė mospranimi nė shoqėri. Mbase na ndihmojnė tė pėrkrahim vetėbesimin tonė. Kur lėndohemi nga mospėlqimi i dikujt, kur humbin punėn, kėshilla e njė miku, ndihma dhe bindja e ringjallur mund tė jenė ilaēe tė mira (Cutrona, 1986; Rook, 1987).
    Raportet e afėrta poashtu japin mundėsinė pėr t’i besuar dikujt ndjenjat e dhimbshme. Nė njė studim, psikologėt i shėndetėsisė, James Pennebaker dhe Robin O’Heeron (1984) kontaktuan bashkėshortet e burrave qė kishin kryer vetėvrasje ose kishin humbur jetėn nė ndonjė aksident automobilistik. Ato qė vuanin nė mėrzi tė vetmuara kishin mė shumė probleme shėndetėsore pėr dallim nga ato qė e shprehnin hapur dhimbjen dhe mėrzinė. Tė flasėsh pėr problemet mund tė jetė njė “terapi e zemrės sė hapur.”
    T’i japėsh fund mendimeve nė njė mėnyrė aktive mund t’i gurgullojė ato nė njė mėnyrė tė bezdisshme, duke preokupuar personin (Wegner, 1990). Zbulimi (hapja) e mendimeve tė shtypura tė ndikuara nga mėrzia mund tė ndalojė ciklin. Nė njė rrėfyesor artificial, Pennebaker kėrkoi nga vullnatarėt t’i rrėfenin njė eksperimentuesi tė fshehtė disa ngjarje shumė shqetėsuese qė u kishin brejtur mendimet. Ai kėrkoi nga disa vullnetarė qė tė pėrshkruajnė njė ngjarje jo aq tė rėndėsishme; para se tė publikonin ngjarjen problematike. Masat fiziologjike zbuluan qė trupat e tyre mbetėn tė tensionuar gjatė gjithė kohės kur flisnin pėr ngjarjen jo shumė tė rėndėsishme; u relaksuan vetėm atėherė kur mundėn tė pranonin shkakun e shqetėsimit tė tyre. Edhe shkrimi i traumave personale nė njė ditar mund tė ndihmojė nganjėherė. Kur vullnetarėt nė eksperimentet tjera bėnė kėtė, ata kishin mė pak probleme shėndetėsore gjatė katėr deri gjashtė muajve tė ardhshėm(Pennebaker, 1990). Siē e sqaronte njė person, “Ndonėse nuk kam folur me njeri pėr atė qė kam shkruar, pėrfundimisht isha nė gjendje tė pajtohesha me atė, duke punuar pėrmes dhimbjes, nė vend qė tė mudohesha ta bllokoja. Tani, nuk dhemb nėse mendoj pėr tė.”

    Traumat e mbajtura nė vetvete nganjėherė na hanė pėrbrenda dhe ndikojnė shėndetin tonė fizik. Merrni parasysh kėtė:

    1. Kur Pennebaker anketoi mė shumė se 700 femra studente, zbuloi se 1 nė 12 kishin raportuar pėrvoja traumatike seksuale nė fėmijėri. Krahasuar mė femrat qė kishin pėrjetuar trauma joseksuale, siē kishte qenė vdekja e prindit ose divorci i prindėrve, femrat qė kishin pėrjetuar abuzim seksual - sidomos ato qė e kishin mbajtur tė fshehtė kėtė pėr veten e tyre – thonin qė kishin mė shumė dhimbje koke dhe barku.
    2. Pas termetit tė 1989 nė San Francisco Bay Area, banorėt flisnin vazhdimisht pėr trazirat pėr afėr dy javė. Mė pas bisedad u qetėsuan sepse njerėzit u lodhėn duke dėgjuar opinionet dhe ndjenjat e tė tjerėve. (“Faleminderit qė s’na e the mendimin dhe ndjenjat e tua per tėrmetin,” shkruante nė njė kanatiere mjaft tė preferuar tė asaj kohe). Por edhe pėr njė muaj mė tepėr, njerėzit vazhduan tė flisnin pėr tėrmetin. Gjatė kėsaj faze frenimi filluan tė shfaqeshin armiqėsitė, ankthet, dhe problemet shėndetėsore (Pennebaker & Harber, 1993).
    3. Pennebaker dhe kolegėt e tij (1989) poashtu ftuan 33 tė shpėtuar nga Holokausti pėr tė kaluar dy orė rikujtim tė pėrjetimeve tė tyre. Shumica nga to asnjėherė me parė s’kishin folur mbi pėrjetimet e tyre nė njė mėnyrė aq tė hapur. Ata qė u hapėn mė shumė patėn njė shėndet shumė mė tė mirė gjatė 14 muajve qė pasuan.


    Reagimet e pėrmbajtura emociaonle ndaj ngjarjeve stresuese mund tė jenė dobėsuese. Sidoqoftė, niveli i stresit tė pėrjetuar varet nga personi dhe rrethi. Asgjė s’ėshtė stresuese deri nė momentin qė ne e llogarisim pėr tė tillė. Kėshtu, personalitetet tona dhe interpretimet ndikojnė nė atė si do reagojmė nė aspektin emocional kur ndodhin gjėra stresuese. Pėr mė tepėr, impakti dėmtues i ngjarjeve stresuese mund tė zbutet nga njė stil jete i relaksuar dhe i shėndetshėm dhe nga rehatia dhe ndihma e siguruar nga miqtė dhe familja.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  17. #17
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ndryshimi i Sjelljeve tė Lidhura me Sėmundjet

    Studiuesit janė bindur se programet qė promovojnė shėndetin kushtojnė shumė mė pak se sa kushton tani tė trajtosh sėmundjet. Me harxhime tė kombinuara tė mė shumė se $1 trilionė pėr njė vit (duke mos llogaritur mėditjet e humbura). Kandaja tani shpenzon 10 pėrqind dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės shpenzojnė 14 pėrqind tė GDP sė tyre nė kujdesin shėndetėsor (Census Bureau, 1996). Pėr mė tepėr, midis pacientėve qė vizitojnė doktorin amė pėr ankesa tė tipit lodhje, dhimbje koke, dhimbje gjoksi ose barku, marramendje, kapsllėk, dhe pagjumėsi, mė pak se 20 pėrqind e tyre kanė njė problem organik. Studiuesit mjekėsorė konsiderojnė se shumica e kėtyre problemeve pėrfshijnė “faktorė psikologjikė” (Kroenke & Mangelscoff, 1989). Si rezultat, edhe njė program shumė modest qė promovon shėndetinmund tė shpėtojė mė shumė para se sa ato nė tė vėrtetė kushtojnė.
    - Nė SHBA, dy tė tretat e organizatave me mė shumė se 50 tė punėsuar tani ofrojnė disa lloje programesh shėndetėsore, shumica e tė cilave filluan gjatė tė tetėdhjetave (Gebhardt & Crump, 1990; Roberts & Harris, 1989). Programe tė tilla zakonisht promovojnė diskutime shėndetėsore dhe mbėshtesin trajnimet e fitnesit, ndėrprerjen e duhanit, dhe menaxhimin e stresit. Vendi i punės ėshtė njė lokacion ideal pėr tė promovuar shėndetin dhe vitalitetin sepse shumica e punėtorėve janė aty rregullisht. Pėr mė tepėr, punėdhėnėsit mund t’i inkurajojnė punėtorėt pėr tė ndjekur sjellje tė shėndetshme duke iu ofruar mbėshtetje sociale, duke vėnė garė midis tė punėsuarve, dhe duke iu dhėnė shpėrblime ose ditė tė lira pėr tė gjithė ata qė i pėrmbahen mė mirė programit, ose ndėrprerjes sė duhanit nė veēanti.
    - A janė programet e tilla efektive? Disa vlerėsime tė kujdesshme zbuluan qė edhe mund tė kenė efekt kėto programe. Nė Prudential Insurance Company, pėr shembull, njė program fitnesi reduktoi ditėt e lira pėr shkaqe shėndetėsore tė punėtorėve nė 20 pėrqind dhe koston mjekėsore pėr afėr 46 pėrqind.Control Data Corporation poashtu zbuloi se programi shėndetėsor StayWell qė ndiqnin ata pėrmirėsoi shėndetin e tė punėsuarve dhe fletė balansin e kompanisė.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  18. #18
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Duhani
    Ēdovit nė gjithė botėn, industritė e duhanit vrasin afėr 3 milionė nga klientėt e tyre mė besnikė – e barabartė me 20 jumbo jet tė mbushura plot me njerėz ēdo ditė (Peto & tjerėt, 1992, 1994). Dhe mė e keqja akoma s’ėshtė thėnė. Sipas trendit tė sotėm njė raport i Organizatės Botėrore tė Shėndetsisė i vitit 1994 thoshte se gjysėm miliardė njerėz qė jetojnė sot do vdesin nga duhani. Njė duhanxhi qė e fillon si i ri dhe s’e ndalon deri nė vdekje duhanin ka 50 pėrqind mundėsi tė vritet nga ky ves, dhe shpeshherė duhanxhitė vdesin nė moshė tė re dhe nė agoni. Me kėto vese, tė marrėsh duhanin duhet tė duket si marrėzi shumė e thellė, ose sė paku tragjikisht naiv, pa mos pėrmendur fare aromėn e keqe tė frymėmarrjes, dhėmbėt e zverdhur, dhe rrudhat e hershme. Konsumo njė cigare, dhe natyra t’i minuson 12 minuta nga gjithė ato vite qė duhet tė jetosh (Discover, 1996). Pėr pasojė, eliminimi i duhanit do rriste shpresat pėr nje jetė mė tė gjatė mė shumė se ēdo masė tjetėr parandaluese. Shkatėrrueshmėria e duhanit ka nxitur psikologėt tė studiojnė pse njerėzit e fillojnė duhanin, pse vazhdojnė ta konsumojnė, dhe si mund tė parandalojmė duhanin ose si t’i ndihmojmė njerėzit qė ta ndėrpresin.

    Kur dhe pse e marrin njerėzit cigaren?
    Cigarja ėshtė njė “sėmundje pediatrike.” Zakonisht fillon gjatė adoleshencės sė hershme dhe ėshtė mė e zakonshme midis atyre qė marrin nota mė tė ulėta, tė cilit ndihen mė pak kompetent dhe mė pak nė kontroll tė sė ardhmes sė tyre, dhe shokėt e tė cilėve, prindėrit dhe vėllezėrit ose motrat e pijnė duhanin (Chasin & tjerėt, 1987; Schulenberg & tjerėt, 1994).
    - Mund ta kuptojmė lėndueshmėrinė e adoleshentėve nga njė joshja e cigares me ndihmėn e teorisė social-kognitive, e cila sqaron si t’i mėsojmė sjelljet sipas modeleve qė imitojmė dhe shpėrblimeve sociale qė pranojmė. Duhanxhijtė tineixherė tradicionalisht janė kuptuar si tė ashpėr, nė zhvillim tė parakohshėm, dhe tė shoqėrueshėm (Barton & tjerėt, 1982). Nė tė vėrtetė, janė njė ēik rebelė, grupe qė kanė qejf tė rrezikojnė. Adoleshentėt e vetė-ndėrgjegjshėm, qė mendojnė se bota shikon ēdo lėvizje tė tyre, mund tė fillojnė duhanin pėr tė imituar modelėt e bukur, pėr tė fituar simpatinė e tyre, dhe pėr tė projektuar imazhin e njė tė rrituri (Covington & Omelich, 1988). Tineixherėt qė fillojnė cigaren pothuajse gjithnjė kanė shokė tė cilėt poashtu e konsumojnė duhanin, flasin pėr kėnaqėsitė e saj, dhe ofrojnė cigare (Eiser, 1985; Evans & tjerėt, 1988). Midis tineixherėve prindėrit dhe shokėt e tė cilėve nuk e pinė cigaren, niveli i konsumimit tė duhanit ėshtė i pėrafėrt me zero (Moss & tjerėt, 1992).

    Pse njerėzit vazhdojnė tė konsumojnė duhanin?
    Tre nė katėr duhanxhinj janė munduar ta ndėrpresin kėtė ves (Niemi & tjerėt, 1989). Sidoqoftė, po fitove varshmėrinė e nikotinės njėherė, ėshtė e veshtirė shumė pėr ta ndėrprerė atė, sepse produktet e duhanit janė poaq tė mvarshme sa edhe heroina dhe kokaina. Poashtu si edhe me veset tjera, duhanxhiu bėhet i varur. Poashtu duhanxhiu zhvillon tolerancė, pėrfundimisht duke patur nevojė pėr doza mė tė mėdha tė nikotinės pėr tė arritur efektin e njėjtė. Ata qė fillimisht janė mė sensitivė ndaj nikotinės – dhe qė mund tė sėmuren ose tė pėrjetojnė marramendje kur tė fillojnė tė pinė cigaren – priren pėr t’u bėrė duhanxhinj mė fortė tė varur (Pomerleau & tjerėt, 1993). Njė arsye finale pse nuk ndėrpritet duhani ėshtė se ndėrprerja shkakton simptome tė tėrheqjes. Dėshira, pagjumėsia, shqetėsimet dhe acarueshmėria qė pėrcjellin tėrheqjen e nikotinės janė gjendje neverie tė cilat cigarja i lėshon.
    - Duhani pėrforcohet edhe nga pėrfundimi i dėshirės neveritėse edhe nga ofron njė ngritje tė pėlqyeshme. Nikotina ngacmon lirimin e epinefrinės dhe norepinefrinės, tė cilat dobėsojnė apetitin dhe rritin gjallėrinė dhe efikasitetin mendor. Mė e rėndėsishmja, nikotina poashtu stimulon sistemin qendror nervor tė lirojė neurotransmetuesit qė qetėsojnė shqetėsimet dhe reduktojnė ndjeshmėrinė ndaj dhimbjeve. Pėr shembull, nikotina, njėsoj si kokaina, ngre dopaminėn. Njerėzit e shqetėsuar ose tė dėshpėruar nė kėtė mėnyrė shpeshherė e konsiderojnė si mjaft tė rėndė tė heqin dorė nga pėrfitimet e duhanit (Mansnerus, 1992). Kėto shpėrblime tė duhanit, tė kombinuara mė qetėsimin qė duhani siguron nga pakėnaqėsia e tėrheqies, i bėjnė njerėzit tė vazhdojnė konsumin edhe pse ata do dėshironin nė tė vėrtetė ta ndėrpresin atė, duke e ditur qė po bėjnė njė vetėvrasje tė ngadalshme.

    Sa efektive janė programet pėr ndėrprerjen e duhanit?
    Orvatjet pėr tė ndihmuar njerėzit tė ndėrpresin duhanin pėrfshijnė paralajmėrime publike pėr shėndetin, kėshillimi, trajtime me ilaēe, hipnoza, terapi kognitive, dhe grupe suporti. Kėto trajtime janė shpeshherė efektive pėr njė afat tė shkurtėr kohor. Por lajmet e kėqia janė se tė gjithė pėrveē njė tė pestės sė pjesėmarrėsve pėrfundimisht i dorėzohen vesit pėrsėri (Schelling, 1992).
    - Lajme mė tė mira ndėrkaq vijnė nga Qendra pėr Kontrollin e Sėmundjeve qė nė njė raport thotė se gjysma e Amerikanėve qė kanė konsumuar duhanin ndonjėherė, e kanė lėnė tani. Mė shumė se 90 pėrqind, e kanė lėnė vullnetarisht, shpeshherė pas orvatjeve tė njėpasnjėshme. Meqė aq shumė njerėz kanė ndėrprerė ose s’e kanė filluar duhanin, pėrqindja e Amerikanėve qė e konsumojnė duhanin ka rėnė nė 25 pėrqind, mjaft poshtė nė krahasim me 42 pėrqind qė ishte nė 1965. Kjo kohė ishte kur vendet publike “mbuloheshin” nga tymi i duhanit. Midis personave qė braktisin shkollėn e mesme dhe atyre tė niveleve mė tė ulėta socioekonomike, konsumi i duhanit qėndron akoma nė nivele tė larta. Por midis studentėve tė kolegjeve dhe tė diplomuarve, ky ves ėshtė bėrė mė shumė si i ngathėt se sa si qejf; afėrsisht 9 nė 10 studentė nuk e pinė duhanin. Kjo rėnie ėshtė theksuar mė shumė tek meshkujt, tė cilėt tani vetėm pėr pak janė para grave nė listėn e konsumatorėve tė pėrgjithshėm tė duhanit.
    Pėr industrinė e duhanit, lajmet nuk janė aq tė kėqia. Duhanxhinjtė e ri janė rikthyer nga mesi i tė nėntėdhjetave. Dhe pėrkundėr rėnies, shitja e cigareve midis tė rriturve tė edukuar nė vendet Perėndimore dhe restriksionet e reklamave tė cigareve, shitjes dhe konsumimit, konsumi pėr person nė nivel botėror ėshtė pothuajse njėlloj i lartė. Shtetet qė kanė nivelin mė tė ulėt tė duhanxhinjve siē janė Kenya dhe Zimbabve po zhvillojnė tregje. Nė vendet tjera ku konsumi i duhanit ėshtė nė ngritje, kompanitė Britaneze dhe Amerikane tė duhanit janė duke u pėrgatitur pėr rėnien e prodhimit vendor (Shenon, 1994).

    Si mund ta parandalojmė duhanin?
    Ėshtė shumė mė lehtė asnjėherė tė mos fillohet se sa tė mundohesh ta ndėrpresish pasi tė kesh fituar varėsine e duhanit. Tėrhequr nga analizat psikologjike se pse tė rinjtė fillojnė duhanin, disa ekipe kėrkimi kanė sajuar strategji pėr tė mėnjanuar kėto sjellje qė shpiejnė tek konsumi i duhanit (Evans & tjerėt, 1984; Murray & tjerėt, 1984). Nė njė studim tė tillė, njė ekip kėrkimor i udhėhequr nga Alfred McAlister (1980) morri nxėnėsit e shkollave tė mesme pėr tė “vaksinuar” klasėt e shtata nė fillore kundėr tensionit shoqėror pėr tė konsumuar duhanin. Shokėt mė tė vjetėr i mėsonin mė tė rinjtė qė reklamave qė thonin se femrat e lira konsumojnė duhan, t’u pėrgjigjen nė mėnyrėn “Ajo nuk ėshtė vėrtetė e lirė pėrderisa ėshtė kapur keq me duhanin.” Pas disa seancave nė klasė tė shtatė dhe tė tetė, tek kėta studentė ishte ulur pothuajse pėrgjysėm dėshira pėr ta nisur duhanin, krahasuar me njė shkollė tjetėr aty afėr, ku s’ishin kryer seanca tė tilla, edhe pse duhet pėrmendur se rrethet familjare nga vinin nxėnėsit e tė dyja shkollave ishin pothuajse tė njėjta.

    - Ky eksperiment dhe tė tjerėt si ky kanė prodhuar programe mėsimore qė mėsuesit mund lehtėsisht dhe pa shumė shpenzime t’i zbatojnė. Sipas njė paneli tė Institutit Nacional tė Kancerit, pėrbėrėsit kyē tė programeve tė tilla janė informatat mbi efektet e konsumit tė duhanit; informacionet mbi shokėt, prindėrit, dhe ndikimet e medias; dhe trajnimi nė aftėsitė refuzuese, pėrmes modelimit dhe lojėrave tė roleve. Pėrbėrėsit informativė poashtu mund tė ofrohen pėrmes mediave, me tė cilat Australia efektivisht ka ndikuar nė zbutjen e problemit tė duhanit nė nivele tė ndryshme shkollore (Macaskill & tjerėt, 1992). Pėr tė qenė efektivė pėr njė kohė mė tė gjatė, programet e tilla mund tė kėrkojnė njė shtytės tė vazhdueshėm nė vitet qė vijnė mė pas (Murray & tjerėt, 1989).
    - Nuk ka mėnyrė tjetėr pėr tė dekurajuar konsumin e duhanit: bėjeni sa mė shpejtė mė tė kushtueshėm. Tė rikujtojmė Kapitullin 8 qė thoshte se shpėrblimet dhe dėnimet mė efektive janė ato tė menjėhershmet. Kur vihet nė garė shpėrblimi i vonuar i ushtrimit me shqetėsimin e menjėhershėm tė veprimit tė tillė, pasojat e menjėhershme dalin si fitues mė shpesh. Ngjashėm, ne mund tė dimė se nė njė afat mė tė gjatė kohor konsumi i duhanit ėshtė shpeshherė vetėvrasės, megjithatė plotė njerėz vazhdojnė ta konsumojnė. Sikur tė mund tė ngrinim koston e menjėhershme, me siguri do binte edhe konsumimi.
    - Ta marrim si shembull kėtė: tatimin qė paguhet pėr njė pako. Tatimet e vitit 1993 ndryshonin nė njė mėnyrė tė konsiderueshme, nga $3.68 pėr njė pako nė Danimarkė dhe $3.01 nė Kanada deri nė $0.56 nė SHBA dhe $0.24 nė Filipine. Rritja e tatimeve (kėsisoji dhe ēimemeve) ul konsumin – pėr afėr 4 pėrqind pėr ēdo ngritje prej 10 pėrqind, sipas Qendrės pėr Kontroll tė Sėmundjeve (Brown & tjerėt, 1993). Efekti ėshtė akoma mė i madh midis tineixherėve – mosha kur 90 pėrqind e duhanxhijve e marrin kėtė ves. Kanadaja ngriti tatimet mesatare mė shumė se shtatėfish qė nga 1980, dhe konsumi i duhanit pėsoi rėnie dramatike (Brown & tjerėt, 1993). Kur njė kuti cigaresh kushton mė shumė se pesė dollarė Kanadeze – siē ndodhte deri nė njė revoltė kundėr tatimeve tė ndodhur sė fundmi nė Kanada – shumė njerėz tė ri do zgjedhin mos ta fillojnė vesin njė kuti cigare nė ditė.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  19. #19
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Tė Ushqyerit
    A ndikohet nga ngrėnia ndjenja dhe veprimi? Zbulimi qė neurotransmituesė tė caktuar ndikojnė emocionet dhe sjelljen i ka dhėnė zjarr njė spekulimi: A ka mundėsi qė ushqimi tė ndikojė disponimin dhe sjelljen? Pėr shembull, trupi sintetizon serotoninėn e neurotransmetuesit nga triptofani amino acid. Disa studime kanė zbuluar se ushqimet me karbohidrate tė larta (siē ėshtė buka, patatet dhe brumėrat) ngritin nivelin relativ tė triptofanit qė shkon nė tru pėrmes qarkullimit tė gjakut. Kjo mė pas, ngrit nivelin e serotoninės, qė na bėn tė ndjehemi mė tė relaksuar, tė pėrgjumur, dhe mė pak tė ndjeshėm ndaj dhimbjeve (Spring, 1988). Dhe kjo ndihmon pėr tė spjeguar pse njerėzit qė ndihen tė tendosur ose nė njė disponim tė keq, pėrfshirė dhe ata qė mundohen tė tėrhiqen nga duhani, shpeshherė marrin ushqime me karbohidrate tė larta pėr tė pėrmirėsuar disponimin (Christensen, 1993).

    Ēėshtjet tjera tė lidhura me tė ushqyerit janė tani subjekt i studimeve dhe debateve energjike:

    1. A ndikohen fuqimisht nga njė ushqim me tepricė sheqeri fėmijėt dhe tė burgosurit dhe a qetėsohen nga njė ushqim me sheqer tė ulėt? Studiuesit dyshojnė kėtė menēuri popullore (Spring & tjerėt, 1987). Ata kanė zbuluar se fėmijėt e ushqyer mė mirė, janė mė aktivė dhe mė tė lumtur nė lojėrat e tyre (Espinoza & tjerėt, 1992).
    2. Cilat janė lidhjet midis ushqimit dhe presionit tė lartė tė gjakut? Njerėzit me tension tė lartė kujdesen pėr tė marrė mė shumė kripėra dhe mė pak kalcium se ē’do parashihte normalja.
    3. A ka rėndėsi anashkalimi i mėngjesit? Tre studime nga Bonnie Spring dhe koleget e saj (1992) thonė qė po. Ata qė hanė mėngjesin, aty nga paraditja janė mė tė zgjuar dhe mė pak tė lodhur.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  20. #20
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Obesiteti (trashja) dhe Kontrolli i Peshės

    Njerėzit pyesin veten: Pse disa njerėz shtojnė nė peshė, ndėrkohė qė tė tjerė qė mund tė hanė sasitė e njėjta ngelin tė hollė? Pse disa njerėz nė mbipeshė e fitojnė betejėn e ngopjes? Ēfarė shpresash ka pėr Amerikanėt tė cilėt, sipas Qendrės Nacionale pėr Statistika Shėndetėsore, janė mbi peshė?
    - Sė pari, lajmet e mira mbi yndyrėn. Yndyra ėshtė njė form ideale e energjisė rezerve qė pajis trupin me njė rezervė karburanti tė nivelit tė lartė pėr ta mbajtur edhe gjatė periudhave kur ushqimi ėshtė i pamjaftueshėm – njė dukuri e zakonshme nė ekzistencėn festė-ose-uri tė stėrgjyshėrve tanė parahistorikė. Tė ngrėnit e tre ose mė shumė vakteve ēdoditė ėshtė njė dukuri relativisht e re dhe njė luks tė cilin qindra milionė njerėz akoma s’e gėzojnė dot.
    - Kulturat pa njė ideal tė hollė pėr femrat janė poashtu kultura pa ērregullime nė ngrėnie. Pėr shembull, banorėt e Ganės shohin si ideale njė trup mė tė madh se Amerikanėt – dhe pėrjetojnė mė pak ēregullime nė ngrėnie (Cogan & tjerėt, 1996). Dallimet e njėjta hasen dhe midis femrave Afrikano-Amerikane dhe atyre Evropiano-Amerikane (Parker & tjerėt, 1995).
    - Lajmet e kėqia janė se nė ato pjesė ku ushqimet dhe ėmbėlsirat janė tė disponueshme mė bollėk, tendenca pėr tė krijuar rezerva yndyrėrash ėshtė bėrė ves. Tė jesh pak mbipeshė s’paraqet ndonjė rrezik pėr shėndetin. Por Institutet Nacionale tė Shėndetit raportojnė se trashja e vėrtetė ngrit rrezikun nga diabetet, presioni i lartė i gjakut dhe ērregullimet e zemrės, guri nė tėmth, artitisi, dhe disa lloje kanceri. Kjo ėshtė mė e vėrtetė pėr njerėzit qė kanė trupin si mollė tė cilėt mbajnė peshėn e tyre nė stomakun si tenxhere, se sa pėr ata qė kanė formėn e trupit si dardhė me ije dhe shalė tė bollshme (Greenwood, 1989). Tek disa kafshė, njė dietė me kalori tė kufizuara zgjat vitalitetin rinor dhe shpresat pėr njė jetėgjatėsi (Weindruch, 1996).
    - Trashja nuk ėshtė vetėm njė kėrcėnim pėr shėndetin fizik. Tė shihesh si i trashė mund tė ndikojė nė mėnyrėn si ndihesh pėr veten. Njėrėzit shpeshherė paragjykojnė tė shėndoshėt si tė ngadalshėm, dembelė, si tė lėngshėm (Crandall, 1994, 1995; Ryckman & tjerėt, 1989). Zgjeroni imazhet e njerėzve nė njė video monitor (pėr t’i bėrė tė duken mė tė shėndoshė) dhe papritmas duken mė pak tė sinqertė dhe miqėsor dhe mė tė neveritshėm (Gardner & Tockerman, 1994).
    - Tė trashėt – nganjėherė viktima tė talljeve dhe diskriminimeve nė punė – e njohin kėtė klishe. Nė studimet e pacientėve qė kanė qenė nė veēanti tė brengosur me peshėn e tyre – ata qė kishin humbur afėrsisht 45 kilogramė pėrmes ndonjė operacioni – 4 nga 5 sish kishin thėnė qė fėmijėt e tyre u kanė thėnė mos merrnin pjesė nė pritjet e shtruara nė shkollė. Nėntė nė 10 thanė qė mė mirė do donin t’u amputohej njė kėmbė se sa tė trashen pėrsėri (Rand & Macgregor, 1990, 1991). Njė studim tjetėr u krye me 370 tė trashė tė moshave 16 deri 24 (Gortmaker & tjerėt, 1993). Kur u morrėn pėr sė dyti nė studim pas shtatė vitesh, dy tė tretat e femrave ishin akoma tė trasha. Ato poashtu ishin mė pak tė prirura pėr t’u martuar, dhe fitonin mė pak para krahasuar me njė grup prej 5000 femrave tjera. Edhe pas korrigjimit tė rezultatit nė testim aftėsish, garė, dhe tė ardhura prindėrore, tė ardhurat e femrave tė shėndosha ishin $7000 nė vit mė poshtė se mesatarja.
    - Nė njė eksperiment tė zgjuar, Regina Pingitore dhe koleget e saja (1994) regjistruan nė video intervistat pėr punė nė tė cilat aktorė profesionistė u paraqitėn ose si aplikantė tė peshave normale ose si aplikantė tė mbipeshė. Nė njėrėn anė, ata ishin maskuar dhe protezat i bėnin tė dukeshin 13 kile mė tė shėndoshė. Kur paraqiteshin si mbipeshė, i njėjti person qė pėrdorte tė njėjtat fjalė, intonacion, dhe gjeste, llogaritej si mė pak i vlefshėm pėr t’u pranuar nė punė. Paragjykimi mbi peshėn ishte veēanėrisht i fortė ndaj femrave aplikante.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Stresi, si ta pėrballojmė atė
    Nga miki_al2001 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-08-2023, 21:25
  2. A ndikon Stresi ne Plakje ?
    Nga J@mes nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-06-2007, 07:18
  3. Rritet numri i njerezve te prekur nga stresi
    Nga EDUARDI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 06:45
  4. Islami dhe Mjeksia
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 18:18
  5. A jetojme ne ne ne epoken e Stresit ...
    Nga AuGuSt_ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 06:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •