Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Fiziologjia e Trashjes
    Shumė njerėz mendojnė se njerėzit e trashė janė njerėz tė pangopshėm. Ata shohin trashjen si ēėshtje tė zgjedhur ose si njė pasqyrim i problemeve tė personalitetit – si njė mėnyrė e papėrshtatshme pėr tė reduktuar shqetėsimet, sjelljen me fajin, ose kėnaqėsinė e gojės. Nėse tė jesh i trashė do tė thotė ose mungesė vetėdisipline ose njė problem personaliteti, atėherė kush do dėshironte tė punėsonte, tė dilte nė takime, ose tė shoqėrohej me njerėz tė tillė? Dhe nėse njerėzit e trashė i besojnė kėto gjėra pėr veten e tyre, si mund tė ndihen ndryshe pos tė pavlefshėm dhe tė padėshirueshėm?

    Qelizat e yndyrės
    Pėrcaktuesit e menjėhershėm tė yndyrėrave trupore janė numri dhe madhėsia e qelizave yndyrore. Njė i ritur tipik ka afėr 30 miliardė tė kėtyre fuēive miniaturė, gjysma e tė cilave mbėshteten menjėherė nėn sipėrfaqen e lėkurės. Njė qelizė yndyre mund tė ndryshojė, nga relativisht boshe, si njė balonė e shfryrė, deri nė tė stėrmbushur. Tek njė person i trashė, qelizat yndyrore mund tė bymehen pėr t’u zmadhuar dy ose tre herė mė tepėr nga ē’duhet tė jetė madhėsia e tyre normale dhe mė pas ndahen. Pasi tė shtohet njėherė numri i qelizavė yndyrore – pėr shkak tė predispozitave gjenetike – asnjėherė mė nuk zvogėlohet.nė njė ditė, qelizat yndyrore mund tė tkurren, por nuk zhduken (Sjöstrum, 1980).
    - Natyra e palėkundur e qelizave tona yndyrore ėshtė e tillė qė pasi tė trashemi njėherė, trupat tonė ngelen tė trashė. Njė tjetėr mėnyrė ėshtė se indi yndyror ka njė nivel tė ulėt metabolik (harxhim energjie). Krahasuar me indin tjetėr, yndyra merr mė pak energji nga ushqimi pėr tė vazhduar. Nė kėtė mėnyrė, pasi tė jemi trashur njėherė, kėrkojmė mė pak ushqim pėr tė mbajtur peshėn tonė se sa qė na ėshtė dashur pėr ta vėnė atė peshė nė trup.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  2. #22
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Pikat e Fiksuara dhe Metabolizmi
    Ekziston dhe njė arsye tjetėr pse shumica e njerėzve tė trashė e konsiderojnė si mjaft tė vėshtirė tė humbasin peshėn pėrnjė kohė mė tė gjatė. “Trmostatėt e peshės” nė trupat e tyre janė fiksuar pėr tė mbajtur peshėn trupore brenda njė niveli mė tė lartė se mesatar. Nėse pesha bie poshtė nivelit tė pikės sė fiksuar, rritet uria dhe bie metabolizmi.
    Njė person nė dietė mund ta vėrtetojė mė sė miri, se rėnia e nivelit metabolik mund tė jetė nė veēanti irrituese. Pas humbjeve tė shpejta tė peshės qė shfaqet gjatė tre javėve tė para tė njė diete tė rreptė, humbje e mėtejme e peshės vjen mė ngadalė. Nė njė eksperiment klasik (Bray, 1969), pacientėt e trashė ushqimi i tė cilėve ishte reduktuar nga 3500 nė 450 kalori humbin vetėm 6 pėrqind tė peshės sė tyre – pjesėrisht sepse nivelet metabolike ranė pėr afėr 15 pėrqind. Kėsisoji, trupi i pėrshtatet urisė duke djegur mė pak kalori.
    - Ndryshimet individuale nė pushimin e metabolizmit sqarojnė pse - edhe pėrkundėr klisheve tė tahmaqarėve mbipeshė – ėshtė e mundur pėr dy njerėz tė lartėsisė sė njėjtė, moshės, dhe nivelit tė aktivitetit tė ngelen nė peshė tė njėjtė, edhe nėse njėri nga to ha mė shumė mė tepėr se tjetri. Ose, pse ėshtė e mundur qė njė person tė hajė mė pak se sa njė person tjetėr njėsoj aktiv. Kjo shfaqet tė jetė e vėrtetė edhe pėrkundėr konkluzioneve qė njerėzit – tė trashėt, sidomos, janė tė prirur pėr tė mbivlerėsuar aktivitetin e tyre fizik dhe pėr tė nėnvlerėsuar konsumin e tyre tė kalorive (Brownell & Wadden, 1992; Lichtman & tjerėt, 1992).

    Faktori Gjenetik

    Studimet e fėmijėve tė adoptuar dhe binjakėve zbulojnė njė ndikim gjenetik nė peshėn trupore. Pėr shembull:

    1. Edhe pėrkundėr ndarjes sė barabartė tė ushqimit nė familje, pesha trupore e fėmijėve tė adoptuar nuk ėshtė e lidhur me atė tė prindėrve qė i kanė adoptuar. Pėr mė tepėr, pesha e njerėzve i pėrngjan asaj tė prindėrve tė tyre biologjikė (Grilo & Pogue-Geile, 1991).
    2. Binjakėt identikė kanė pothuajse peshė tė njėjtė, edhe pse mund tė jenė ndarė (Plomin & tjerėt, 1997; stunkard & tjerėt,1990). Tė jesh mbipeshė nuk ėshtė thjeshtė njė ēėshtje e ngrėnies sė tepėrt. Dhe humbja e peshės jo medoemos tė jetė njė ēėshtje e mendjes mbi pjatėn e madhe.


    - Disa eksperimente tė fundit zbulojnė njė mekanizėm pėr kontrollimin e peshės. Pėrderisa fryhen qelizat yndyrore tė miut, gjenet e tij prodhojnė njė proteinė, leptinėn. Pėr tė llogaritur yndyrėn trupore, truri monitoron nivelet e leptinės nė gjak. Leptina e rritur pėr pasojė sinjalizon trurin pėr tė frenuar ngrėnien dhe pėr tė rritur aktivitetin. Kėshtu, studiuesit injektuan doza ditore leptine tek mijtė e trashė, tė cilėt prodhojnė mė pak leptinė. Minjtė atėherė hanin mė pak, bėheshin mė aktivė, dhe humbėn peshė (Halaas & tjerėt, 1995). Ky zbulim ngjall njė pyetje: A mund qė injektimi i leptinės tė shėrbejė ngjashėm tek njerėzit? Ose, siē sugjerojnė studimet mė tė reja, a janė receptorėt e leptinės tek njerėzit e trashė tė pandjeshėm ndaj leptinės? (Considine & tjerėt, 1996). Nėse po, a mund tė prodhohet njė ilaē pak i ndryshėm qė do aktivizonte receptorėt e pandjeshėm tė leptinės? Apo duhet tė shpresojmė pėr njė ilaē qė mund tė bllokojė receptorėt hipotalamikė qė aktivizojnė ngrėnien (Gerald & tjerėt, 1996)? Duke patur parasysh tregun masiv pėr njė ilaē tė tillė, gara pėr ta gjetur tashmė ka nisur.
    - Gjenet nuk janė e tėrė ngjarja qė qėndron pas trashjes, sidoqoftė. Dieta ose ushtrimet mė mirė se gjenet duhet tė sqarojnė pse trashja ėshtė gjashtė herė mė e zakonshme midis grave tė klasave tė ulėta se sa atyre tė klasave tė larta, mė e zakonshme midis Amerikanėve se sa midis Evropianėve, dhe mė e zakonshme midis Amerikanėve sot se ē’ka qenė nė 1990.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  3. #23
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Humbja e Peshės

    Mbase po tund kokėn me njė simpati pėr tė trashėt: “Gjasa tė holla kanė ata (ose ne) pėr t’u dobėsuar dhe pėr tė mbetur tė tillė. Nėse ata humbasin peshė nė njė dietė, metabolizmi i tyre ngadalėsohet dhe qelizat e tyre tė urritura bėrtasin, ‘Na ushqe’!” Nė tė vėrtetė, kushtet e trupit tė njė personi tė trashė tė reduktuar nė njė peshė mesatare ėshtė i ngjashėm si njė trup gjysėm i urritur. Pasi te kenė humbur peshė, ish tė trashėt duken normalė, por qelizat e tyre yndyrore mund tė jenė shumė tė vogla, metabolizmi i tyre shumė i ngadalėsuar dhe mendja e tyre e pushtuar nga ushqimi.
    - E gjithė kjo spjegon pse shumica e njerėzve qė arrijnė tė humbasin peshė nė programe tė ndryshme, pėrsėri fitojnė pothuajse gjithė atė peshė qė kanė patur dikur (Garner & Wooley, 1991; Wing & Jeffery, 1979). Njė studim i kryer me 207 pacinetė tė trashė qė kishin humbur sasi tė mėdha peshe gjatė njė agjėrimi dymujor nė spital (Johnson & Drenick, 1977). Gjysma e tyre ktheu prapė nė trup kilet e humbura, dhe tė gjithė ata vazhduan tė jenė tė trashė edhe pėrbrenda nėntė viteve tė ardhshme. Programet qė modifikojnė stilin e jetesės dhe sjelljen ndaj ngrėnies kanė njė mbetje mė tė mirė pėr manaxhimin e peshės pas dieteės. Sidoqoftė, pacientėt nė kėto programe poashtu, zakonisht rikthejnė peshėn mė tė madhe prapė. Kur idealet kulturore pėr hollėsi trupore takohen me urinė, uria zakonisht fiton. Programet komerciale pėr humbje peshe mund me tė drejtė tė deklarojnė se ndihmojnė njerėzit pėr tė humbur peshėn pėrkohėsisht. Pėr shumicėn e njerėzve sidoqoftė, e vetmja gjė qė hollohet nga kėto programe ėshtė kuleta e tyre.
    - Megjithatė, beteja pėr t’u ngopur tėrbohet mė tepėr se herėve tjera. Ėshtė mė e thellė sidomos nė Amerikėn Veriore, ku brenga mbi peshėn dhe dieta janė njė preokupim mė i madh se nė, le tė themi, Australi ose nė vendet nė zhvillim (Rothblum, 1990; Tiggemann & Rothblum, 1988). Amerikanėt shpenzojnė $30 miliardė nė vit duke u munduar tė humbin peshė (Gura, 1997). Nė njė anketė, 32 pėrqind e burrave dhe 44 pėrqind e grave thanė qė ishin duke u munduar tė humbin peshė (Castro, 1991). Tė pyetur nėse do donin tė ‘ishin pesė vite mė tė ri ose pesė kilo mė tė lehtė,” 29 pėrqind e burrave dhe 44 pėrqind e grave preferonin humbjen e peshės.
    - Me qelizat yndyrore, pikat e fiksuara, metabolizmin dhe faktorėt gjenetikė, tė gjithė nė konspiracion tė palodhshėm pėr tė bėrė humbjen e peshės njė problem shumė tė madh, ēfarė kėshille mund tė japė psikologjia atyre qė duan heqin kilet e tepėrta? Kėshilla mė e rėndesishme duket se ėshtė tė fillojmė njė dietė vetėm nėse ndihemi tė motivuar dhe mjaft tė vetėdisiplinuar pėr t’i kufizuar vetes ushqimet dhe pėr tė ushtruar vazhdimisht. Pėr shumicėn e njerėzve, humbja e pėrhershme e peshės kėrkon njė karierizėm nė tė qenit tė dobėt – njė ndryshim jetėgjatė i kombinuar me ushtrime gradualisht nė rritje. Nė fakt, ushtrimet e gjata dhe tė pandėrprera mund tė jenė njė armė kundėr ngadalėsimit metabolik tė trupit gjatė dietave. Njė nga disa parashikuesit e humbjes sė peshės nė afat tė gjatė ėshtė ushtrimi gjatė dhe pas dietės (Brownell & Wadden, 1991, 1992; Foreyt & tjerėt, 1996).
    - Megjithėse humbja e peshės ėshtė njė sfidė konstante, Stanley Schachter (1982) ka qenė mė pak pesimist se sa shumica e studiuesėve tė trashjes mbi pėlqyeshmėrinė pėr ta bėrė me sukses. Ai pranon nivelin dėrrmues tė dėshtimeve midis njerėzve nė programet e strukturuara pėr humbje peshe. Por, poashtu vėren se kėta janė njė grup i veēantė njerėzish, tė cilėt sipas gjitha mundėsive kanė qenė tė paaftė pėr tė ndaluar veten. Pėr mė tepėr, shkallėt e dėshtimit qė janė regjistruar pėr kėto programe janė bazuar nė orvatje tė vetme pėr humbje peshe. Mbase kur njerėzit mundohen vazhdimisht tė humbasin peshė, dhe shumica e tyre ia dalin mbanė. Kur Schachter intervistoi njė model kuturu njerėzish, ai zbuloi se njė e katėrta e tyre dikur kishin qenė mjaft nė peshė tė tepėrt dhe ishin munduar tė hollohen. Nga kėto, 6 nė 10 kishin patur sukses. Ata peshonin sė paku 10 pėrqind mė pak se sa pesha e tyre maksimale para dietės (njė humbje peshe prėj afėr 17 kilesh).
    - Dy studime tjera ndėrkohė japin rezultate mė pak inkurajuese: Mė pak se njė e treta e dikur tė trashėve s’ishin mė tė trashė (Jeffery & Wing, 1983; Rzewnicki & Forgays, 1987). Por kėto konkluzione lėnė tė kuptohet se perspektiva e humbjes sė peshės mund tė jetė diēka mė e ndritshme se sa konkluzat e mjerra tė nxjerra nga pacientėt qė kalojnė njė program tė vetėm pėr humbje peshe. Nėse e gjithė kjo ka njė lidhje familjare, atėherė rikujtoni se programet pėr ndėrprerjen e duhanit duhet tė jenė (1) efektive nė afat tė shkurtėr, (2) joefektive nė afat tė gjatė, por (3) shumė njerėz tashmė janė ish duhanxhinj.
    Ka, sidoqoftė, dhe njė opsion tjetėr pėr njerėzit nė peshė, ai qė ėshtė zgjedhur nga 13 pėrqind e njerėzve tė intervistuar nga Schachter – thjeshtė tė pranojnė peshėn e tyre.
    Duke punuar pėr tė sqaruar raportet precize midis dietės, sjelljes, dhe shėndetit, psikologėt e shėndetėsisė vazhdojnė orvatjet e tyrė pėr tė bindur njerėzit tė zbatojnė njė stil jetė mė tė shėndetshėm. Tė bėsh kėtė, ėshtė thjeshtė njė sfidė, megjithatė. Njerėzit e lumtur janė tė prirur pėr tė parė veten si relativisht tė paprekshėm nga problemet shėndetėsore, sidomos ata qė mund tė ngrihen nga veprimet personale (Salovey 7 Birnbaum, 1989; Weinstein, 1987). Ata poashtu tipikisht besojnė se stili i jetės sė tyre ėshtė mė i shėndetshėm se ai i njerėzve tė tjerė – se ata pinė mė pak alkool, konsumojnė mė pak yndyrėra dhe kolesterol, dhe bėjnė mė shumė ushtrime. Shpeshhere ata mashtrojnė dhe veten. Pėr mė tepėr, shumė individė qė pranojnė sjellje tė cilat njihen pėr ngritjen e rreziqeve shėndetėsore do mohojnė se sjelljet qė po shfaqin do i bėjnė mė tė prekshėm ndaj sėmundjeve ose lėndimeve.
    - Pėr shkak tė mohimeve optimiste tė rreziqeve shėndetėsore nga njerėzit, vėshtirėsia e parė qė promovimi i programeve shėndetėsore patjetėr duhet tė kapėrcejė ėshtė t’i bėjė njerėzit tė kuptojnė prekshmėrinė e tyre nga stresi dhe problemet tjera tė lidhura me shėndetin. Vetėm atėherė njerėzit do bėjnė njė orvatje pėr tė kontrolluar stresin, pėr tė ndėrprerė duhanin, pėr tė pakėsuar pirjen e alkoolit, pėr tė ngrėnė me menēuri, pėr tė ushtruar rregullisht, dhe pėr tė mbėrthyer rrypat e sigurisė nė makinat e tyre.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  4. #24
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Uroj t'ju shėrbejnė pėr tė mirė kėto pak faqe qė ju kam sjell nė forum. Jeni tė lutur qė dhe ju tė ndani me ne diēka tė ngjashme!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    .....ne radhe te pare pershendetje per hapesin e temes, Alienated Jufalemnderit per temen shum interesante,edhe se u dashka shum kohe per ti dal mban leximit,megjithate ia vlen per t'lexuar dhe mesuar mbi gjera qe te qojn ne dobi te tyre,e veqenarishte per shendetin them.
    p.s.ku shpesh vetja jon,shkatrrojm ate,(ne te shumta raste,fare pa verejtur)!

    ....ja dhe disa sprova nga ana ime ne dobi per shendetin!

    marre nga google

    Stresi dhe shendeti...!

    Stresi ėshtė njė nxitės kryesor, i cili na lė orė tė tėra nė tavolinė. Shumė nga ne kanė stres kronik, qė mund tė jetė pasojė nga puna, lidhjet e zemrės ose lista e gjatė e gjėrave tė cilat duhet tė bėhen nė njė tė ardhme tė afėrt.

    Trupat tanė i pėrgjigjen stresit duke nxitur lėndė kimike nė tru, tė cilat udhėheqin akumulimin e kalorive dhe depozitimin e yndyrave.

    Kur ju keni stres kronik, trupi prodhon shumė kortizol dhe insulinė. Kėshtu qė ju shtohet oreksi, i cili manifestohet veēanėrisht nė marrjen e ushqimeve tė ėmbla.

    Kjo bėn qė tė depozitohen shumė yndyra, tė cilat ndikojnė negativisht nė tė gjitha organet, e sidomos nė mėlēi.

    Kjo krijon njė rezistencė ndaj insulinės, qė e urdhėron pankreasin tuaj tė sekretojė mė shumė insulinė pėr tė bėrė kom p e n s i m i n duke ju bėrė tė ndiheni tė uritur dhe duke e justifikuar kėtė tė fundit me stresin e pėrditshėm. Kur ju pėrpiqeni qė tė luftoni stresin me anė tė ushqimit, ju aktivizoni qendrėn kryesore nė tru.

    Pas ndjesisė sė mirė fillestare qė ofron, ju do tė vazhdoni kėrkimin e sė njėjtės gjė, qė mė parė ju bėri tė ndiheshit mirė, tė qetė e tė relaksuar. Kjo pėrkthehet me mė shumė ushqim.

    Stresi dhe ankthi janė shumė tė vėshtirė nga ana neurokimike qė tė kontrollojnė ushqimin. Por, njė gjė ėshtė e sigurt, rėndėsi thelbėsore ka mendja, e cila ėshtė udhėheqėsja e gjithė pjesėve tė trupit.

    Nėse ne kemi vullnetin e mire qė tė vendosim se duhet tė pakėsojmė ushqimin, atėherė ēdo gjė do tė ishte mė e lehtė. Ajo ēka ndodh nė trurin tuaj luan rolin kryesor nė atė se ēka ndodh nė stomakun tuaj.

    Fillimisht duhet t‘i vini vetes njė detyrė tė rėndėsishme: tė mbani nėn kontroll nivelin e hormoneve.

    Kjo do ju bėjė qė tė jeni nė njė gjendje tė qėndrueshme kėnaqėsinė.

    Kėshillat qė propozohen mė poshtė do ju vijnė nė ndihmė:

    Bėni qė ushqimi tė punojė nė favorin tuaj!

    Ushqimi sjell efekte tė ndryshme nė stomakun, gjakun dhe trurin tuaj.

    Gjeli i detit

    Pėrmban tryptophan, i cili rrit serotoninėn qė ndikon nė pėrmirėsimin e gjendjes shpirtėrore, si dhe lufton stresin. Nė tė njėjtėn kohė ju bėn edhe mė rezistentė.

    Peshku dhe arrat

    Janė tė pasur me yndyrat omega 3, tė cilat pėr njė kohė tė gjatė janė njohur si pėrforcues tė kujtesės, si dhe pastrues tė kolesterolit. Pėrdorimi i vazhdueshėm

    i tyre ndikon pozitivisht te gratė shtatzėna.

    Qaji jeshil

    Pėrdoret pėr pakėsimin e yndyrave. Njė studim tregon se tė pish tri gota nė ditė ēaj jeshil ndihmon nė rėnien nga pesha. Ēaji rrit gjithashtu edhe metabolizmin.

    Flini sa duhet

    Kur trupi juaj nuk i plotėson tetė orėt e kėshillueshme tė gjumit, ai ndihet i lodhur dhe pa fuqi. Nėse nuk keni fjetur sa duhet, ju nuk ndiheni mirė dhe truri lėshon serotoninė e dopaminė, substancat qė ndikojnė nė mirėqenie. Na ndodh qė kur ēohemi nė mėngjes dhe nuk kemi bėrė gjumė tė plotė tė kėrkojmė gjėra tė ėmbla. Pagjumėsia ndikon negativisht nė tė gjithė sistemin trupor. Me kalimin e moshės, gjėndrat pineale nė trurin tuaj prodhojnė me pakicė hormonin e gjumit, melatoninėn. Kėshtu qė bėni njė gjumė tė mirė dhe tė rehatshėm. Regjimi mund t‘ju mbajė nė peshėn dhe nė format e dėshiruara.

    Regjimi

    Njė kėshillė, e cila mund t‘ju ndihmojė: Eleminoni zgjedhjet gjatė vaktit kryesor. Zakonisht zgjidhni njė drekė tė shėndetshme qė ju pėlqen, si p.sh., sallatė me mish pule tė pjekur dhe vaj ulliri ose gjel deti me bukė misri dhe mbani kėtė regjim pėrditė. Studimet tregojnė se nėse vendosni njė regjim qė do ta mbani gjithmonė, atėherė kjo do t‘ju ndihmojė shumė nė kontrollin e peshės suaj. Duket e ēuditshme, por ėshtė e vėrtetė.

    Levizja

    Rėndėsi shumė tė madhe luan edhe ecja. Kėshillohet tė ecni tė paktėn 30 minuta nė ditė, sepse nėpėrmjet ecjes vihen nė lėvizje tė gjithė muskujt e trupi. Ecja ndikon pozitivisht edhe nė efektet psikologjike, si rritjen e besimit nė vetvete.

    Humbeni mendjen

    Kur ndiheni shumė tė uritur, uluni diku dhe filloni tė mendoni pėr jetėn tuaj nė pėrgjithėsi, nė mėnyrė qė ta largoni oreksin e madh. Qėndroni para pasqyrės dhe shikoni tė gjithė defektet tuaja. Sigurisht qė nuk do t‘ju pėlqejė njė bark me pala apo kofshė, tė cilat pėrshkohen nga celuliti. E rėndėsishme tė theksohet ėshtė, se pesha ideale ėshtė ajo nė tė cilėn ne ndihemi mirė me veten dhe jo ajo ē’ka na tregojnė revistat e ndryshme.

    p.s.pak a shum verejm dhe pamjen nga kjo foto njeriu mbi tavolin,se qfare nenkupton stresi...?!

    lexim te kendshem per lexuesit

    Jufalemnderit
    Hajla
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hajla : 16-08-2008 mė 13:38
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Stresi, si ta pėrballojmė atė
    Nga miki_al2001 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-08-2023, 21:25
  2. A ndikon Stresi ne Plakje ?
    Nga J@mes nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-06-2007, 07:18
  3. Rritet numri i njerezve te prekur nga stresi
    Nga EDUARDI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 06:45
  4. Islami dhe Mjeksia
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 18:18
  5. A jetojme ne ne ne epoken e Stresit ...
    Nga AuGuSt_ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 06:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •