Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 64
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Incesti, ekzekuton vajzën e dajës.

    Gramsh: djali i dajës vret 20-vjeçaren Greta Sulxhaferri, pasi viktima i kërkoi të përfundonin historinë e tyre të dashurisë, që kishte nisur rreth tre vite më parë.

    Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:00 në lagjen "18 gushti" të qytetit. Sipas policisë, Ilir Koçi, 27 vjeç ekzekutoi me kallash me katër plumba kushërirën e tij të parë për çështje xhelozie. Burimet bënë të ditur se autori ka shkuar në shtëpinë e dajës së tij dhe ka debatuar ashpër me 20-vjeçaren, e cila mësohet se ishte studente në vitin e dytë për Infermieri në Elbasan. Sipas policisë, djali kishte kalur në depresion kur kishte mësuar se vajza e dajës së tij donte të fejohej me një person tjetër. Pikërisht për këtë shkak viktima kishte refuzuar për të vijuar historinë e tyre të dashurisë. Pas kësaj, ai ka dalë tepër i irrituar nga banesa e dajës së tij për t'u kthyer vetëm disa minuta më pas i armatosur me kallashnikov. Koçi ka qëlluar katër herë me armë, ku një nga plumbat e ka goditur 20-vjeçaren në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, ai është larguar, duke e lënë viktimën mes pellgut me gjak, për t'u arrestuar nga policia e Gramshit vetëm disa momente më vonë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe drejtori i policisë së Elbasanit, si dhe ekspertë të tjerë të policisë.

    Sipas burimeve, i riu nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit, ndërsa ka pranuar autorësinë. "E vrava sepse ajo nuk donte të ishte më e dashura ime. Kishim gati tre vjet të lidhur, dhe për këtë ishin në dijeni edhe familjet tona. Ajo donte të krijonte jetën e saj, por unë e doja, nuk mund ta lejoja këtë. Doja martesën me të", mësohet të ketë deponuar i riu para grupit të hetimit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Dëshmia e të riut, i cili mësohet se ishte besimtar mysliman, që shkonte rregullisht në Xhami ka lënë të shtangur edhe ekspertët hetimorë. Ai ka këmbëngulur se për këtë lidhje ishin në dijeni edhe familjet e tyre dhe se feja në të cilën ai besonte nuk e ndalonte martesën e kushërinjve të parë.

    Madje sipas burimeve nga grupi hetimor, që po merret tashmë me dokumentimin e ngjarjes, lidhja e dashurisë ndërmjet dy kushërinjve të parë dihej thuajse nga gjithë qyteti. Komshinjtë e viktimës kanë deponuar se kjo lidhje kishte kohë që "përgojohej" në qytet. Por asnjëra nga dy familjet nuk e kishte pranuar publikisht këtë fakt. Madje, për të shmangur thashethemet në qytet, ata e kishin çuar vajzën në Elbasan me studime. Por as largësia me pak kilometra nuk i kishte mbajtur të ndarë të rinjtë. Lidhja e tyre kishte vijuar, derisa vajza më në fund kishte vendosur të shkëpuste një herë e mirë këtë marrëdhënie, e cila kurrsesi nuk mund të celebrohej me martesë. Mësohet se viktima kishte qenë më parë e fejuar dhe ishte ndarë pikërisht për shkak të lidhjes me djalin e dajës së saj.

    Ngjarja e djeshme ka shokuar gjithë qytetin, ndërsa familja e vajzës po përjeton një tragjedi të madhe. Mësohet se në familjen Sulxhaferri po qëndron një mjek për t'u dhënë ndihmë, pasi pas kësaj ngjarjeje tragjike, ata disa herë kanë kaluar në gjendje të fikëti.


    Gazeta Panorama
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    hej c'bela me keta meshkuj, po pak femra te tjera kishte Gramshi qe te shkonte te kushurira, Gramshi mbahej qe kishte plot femra (edhe te mira bile) ne proporcion me meshkujt
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hajde katastrof hajde, ncnc!
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    mire ja beri po ka harruar ta kthente dhe nga vetja,rrace m........

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e marolsi
    Anëtarësuar
    14-11-2006
    Postime
    186
    Gabimi i pare eshte qe jane dashuruar te dy , e dyta eshte faji familjeve qe kane bere te paditurin dhe skane marre masa , e treta eshte vrasja qe sduhet ta bente ne cfaredo rrethane , por me behet qejfi per kete djalin qe ska vrare vehten sepse do te vuaje per nje kohe mjaft te gjate.

  6. #6
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    hej c'bela me keta meshkuj
    DO NA HANE KOKEN NDONJE DITE DO NA HANE!!
    As qe du me dit!

  7. #7
    Kam pershtypjen se te gjitha nderlidhjet qe kane te bejne me Incest, si nga Antika qe kane perfunduar me tragjedi te njejtin fat e ndjane edhe sot.

  8. #8
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kane ik njerezit dem kot, po pse ore te ngrente dreqi nuk kishte plote vajza te tjera dynjaja.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    Gramsh: djali i dajës vret 20-vjeçaren Greta Sulxhaferri, pasi viktima i kërkoi të përfundonin historinë e tyre të dashurisë, që kishte nisur rreth tre vite më parë.

    Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:00 në lagjen "18 gushti" të qytetit. Sipas policisë, Ilir Koçi, 27 vjeç ekzekutoi me kallash me katër plumba kushërirën e tij të parë për çështje xhelozie. Burimet bënë të ditur se autori ka shkuar në shtëpinë e dajës së tij dhe ka debatuar ashpër me 20-vjeçaren, e cila mësohet se ishte studente në vitin e dytë për Infermieri në Elbasan. Sipas policisë, djali kishte kalur në depresion kur kishte mësuar se vajza e dajës së tij donte të fejohej me një person tjetër. Pikërisht për këtë shkak viktima kishte refuzuar për të vijuar historinë e tyre të dashurisë. Pas kësaj, ai ka dalë tepër i irrituar nga banesa e dajës së tij për t'u kthyer vetëm disa minuta më pas i armatosur me kallashnikov. Koçi ka qëlluar katër herë me armë, ku një nga plumbat e ka goditur 20-vjeçaren në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, ai është larguar, duke e lënë viktimën mes pellgut me gjak, për t'u arrestuar nga policia e Gramshit vetëm disa momente më vonë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe drejtori i policisë së Elbasanit, si dhe ekspertë të tjerë të policisë.

    Sipas burimeve, i riu nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit, ndërsa ka pranuar autorësinë. "E vrava sepse ajo nuk donte të ishte më e dashura ime. Kishim gati tre vjet të lidhur, dhe për këtë ishin në dijeni edhe familjet tona. Ajo donte të krijonte jetën e saj, por unë e doja, nuk mund ta lejoja këtë. Doja martesën me të", mësohet të ketë deponuar i riu para grupit të hetimit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Dëshmia e të riut, i cili mësohet se ishte besimtar mysliman, që shkonte rregullisht në Xhami ka lënë të shtangur edhe ekspertët hetimorë. Ai ka këmbëngulur se për këtë lidhje ishin në dijeni edhe familjet e tyre dhe se feja në të cilën ai besonte nuk e ndalonte martesën e kushërinjve të parë.

    Madje sipas burimeve nga grupi hetimor, që po merret tashmë me dokumentimin e ngjarjes, lidhja e dashurisë ndërmjet dy kushërinjve të parë dihej thuajse nga gjithë qyteti. Komshinjtë e viktimës kanë deponuar se kjo lidhje kishte kohë që "përgojohej" në qytet. Por asnjëra nga dy familjet nuk e kishte pranuar publikisht këtë fakt. Madje, për të shmangur thashethemet në qytet, ata e kishin çuar vajzën në Elbasan me studime. Por as largësia me pak kilometra nuk i kishte mbajtur të ndarë të rinjtë. Lidhja e tyre kishte vijuar, derisa vajza më në fund kishte vendosur të shkëpuste një herë e mirë këtë marrëdhënie, e cila kurrsesi nuk mund të celebrohej me martesë. Mësohet se viktima kishte qenë më parë e fejuar dhe ishte ndarë pikërisht për shkak të lidhjes me djalin e dajës së saj.

    Ngjarja e djeshme ka shokuar gjithë qytetin, ndërsa familja e vajzës po përjeton një tragjedi të madhe. Mësohet se në familjen Sulxhaferri po qëndron një mjek për t'u dhënë ndihmë, pasi pas kësaj ngjarjeje tragjike, ata disa herë kanë kaluar në gjendje të fikëti.


    Gazeta Panorama
    Si puna e Arabeve te shemtuar ku martohet motra me vellain ,kusherira me kusherirn.

    Jane ngjarje qe po vijne e shtohen ne cdo vend .Pislleku po na mbyt ........,Jevgjitet po ashtu .

    ps.Kjo gazeta Panorama se si me duket mua .............?!!!???

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2007
    Postime
    6
    oooooo isemur po ti duhet met pushkatu mu ne sheshin e tiranes more i poshter

  11. #11
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    U shua dynjaja per femra...o kusheriren o ska.......dhe bile bile e dinin edhe familjet...dhe feja..ncncncn.
    Po veten pse e harroi Ai,apo vetem per kusheriren u depresionu?
    Wild and crazy can't be lazy

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Kafsheri...


    Po mardhenjet seksuale me prinderit, i lejonka kjo feja e ketyre monstrave?

    Per mendimin tim beri gabim qe se vrau dhe veten,me shume vuajtje per te.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endless : 13-08-2008 më 10:00
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Me Perhapjen E Fese Myslimane Keto Ldhje E Martesa Jane Te Lejueshme.
    Por Familjet Si Pranojne Pra Ai I Artikullit Duhet Ndsryshoje Ate Qe Feja Si Lejonte Ne Ate Qe Feja I Lejonte Por Familja Si Pranonte.

    Turku Na E La Semundjen E Azise Dhe Veset E KafSherise Keshtu Qe Pinu Lengun Tani Se Ky Eshte VetEm Nje Raste.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga jessi89 Lexo Postimin
    U shua dynjaja per femra...o kusheriren o ska.......dhe bile bile e dinin edhe familjet...dhe feja..ncncncn.
    Po veten pse e harroi Ai,apo vetem per kusheriren u depresionu?
    kushurir moj kushurir me vjen mire kur te shoh shtrir
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE Lexo Postimin


    Dëshmia e të riut, i cili mësohet se ishte besimtar mysliman, që shkonte rregullisht në Xhami ka lënë të shtangur edhe ekspertët hetimorë. Ai ka këmbëngulur se për këtë lidhje ishin në dijeni edhe familjet e tyre dhe se feja në të cilën ai besonte nuk e ndalonte martesën e kushërinjve të parë.


    Gazeta Panorama

    He , feja ia lejonte ktij plehres martesen me gocen e dajes .

    Vetem ideja me ben te me rreqethet mishi .

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Si puna e Arabeve te shemtuar ku martohet motra me vellain ,kusherira me kusherirn.

    Jane ngjarje qe po vijne e shtohen ne cdo vend .Pislleku po na mbyt ........,Jevgjitet po ashtu .

    ps.Kjo gazeta Panorama se si me duket mua .............?!!!???
    Se mos vetem arabet,
    ne turqi te martohesh me gocen e tezes, dajes, halles eshte normale.
    Me kujtohet se kam njohur nje turk te cilit halla e vet i kish thene qe nuk do i fliste me me goje nese nuk i merrte gocen per grua......

    Prandaj jane rrace e shemtuar dhe e deformuar ata se jane kryqezuar mes vetes per shekuj me rradhe.

  17. #17
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Me dore, me dore, me dore, nuk ka vdek asnji der tani.
    Xfiles arabet e kane si mode ndersa turqit jo aq shume.

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-08-2008
    Postime
    17
    mos te harrojm rednecks ne amerike qe jan fondamentalista kristiane

  19. #19
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    "E vrava sepse ajo nuk donte të ishte më e dashura ime. Kishim gati tre vjet të lidhur, dhe për këtë ishin në dijeni edhe familjet tona. Ajo donte të krijonte jetën e saj, por unë e doja, nuk mund ta lejoja këtë. Doja martesën me të", mësohet të ketë deponuar i riu para grupit të hetimit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Dëshmia e të riut, i cili mësohet se ishte besimtar mysliman, që shkonte rregullisht në Xhami ka lënë të shtangur edhe ekspertët hetimorë.
    Nuk dihet cfar komenti tu shtosh te tilla ngjarjeve.

    Te degjeneruar!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    Gramsh: djali i dajës vret 20-vjeçaren Greta Sulxhaferri, pasi viktima i kërkoi të përfundonin historinë e tyre të dashurisë, që kishte nisur rreth tre vite më parë.
    More njerez e shikoj qe te gjithe po e denoni pse beri dashuri me kusheriren , por njeri nuk po e denoka pse e vrau kusheriren , kemi te bejme me nje krim te dyfishte ne kete rast.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 13-08-2008 më 18:08

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si ma zhdukën vajzën murgeshat!
    Nga Agim Bardhi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2012, 10:01
  2. Kolumbia tronditet nga një rast incesti. Babai, 8 fëmijë me vajzën
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2009, 18:46
  3. 8 vjet burg për babanë që abuzoi me vajzën
    Nga ruhit në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-08-2007, 00:55
  4. Familja Arapi kërkon vajzën e tyre Maria Arapi, të marrë peng në Zvicër
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 23-09-2006, 13:18
  5. Pranga 60-vjeçarit, shiti vajzën 6000 euro
    Nga Artur_1985 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-04-2003, 16:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •