Ata te tete
I fresket eshte ky mengjes,
i verdhe si qyteti.
Ata te tete ne bordure rrine.
Shullohen ne diell dhe enderrojne.
Te kthehen pas ne Shqiperi,
te tete largimin mendojne.
Edhe mua nuk me pelqen ky vend.
Prandaj ndodh qe enderroj.
Tete gure qe rrokullisen bashke.
Si rrondokope te vegjel e pertace.
Revolucioni me i ngadalte ne bote.
Njemije vjete ka qe zgjat.
(ne kete rast Lavdi Revolucioneve )
Ndjesi
Ndjesia se jam ketu gabimisht me besdis.
Mua, nje grimce te vogel kohe.
Qe nuk i prish pune njeriu
Dhe qe ngaterron shpesh
feshferitjen e gjere te pyejve
me mendimet e veta.
Ameshimi
Kudo perreth sende te kuptimta.
Heshtin si ai qe e di pergjigjen.
Por s'flet.
Shume dhe nje jane pese te vertetat e Anselmit.
Kete e mendoj rralle.
Ulur pas xhamit dhe luftes se dyte boterore.
E vetemjaftueshme dhe e perseritur eshte ajo.
Ne kohen intriguese Borgesiane.
Edhe ti.
Qenie e shumefishte me histori te frikshme.
Prej lodre.
Kudo ameshimi eshte.
Si nje xhelat i lobshem,
i paprekshem dhe memec.
Krijoni Kontakt