Pikellim im dhe Qielli

Nje bombe me shpertheu ne gjoks kete mengjes!
Nje pikellim cnjerezor thelle mu ne shpirt!
Me zjarr e furri u perhaps brenda meje.
Si gjema atomike ne Japoni.
Njelloj si japonezet e kuptova dhe une ne cast.
Ne kete bote engej nuk ka, kurr nuk ka pas.

Me genjeshtra ua gatojme ninullat femijve.
Me Konstandine fisnike qe vdekjen sfidojne.
Njelloj si cifutet dhe fantazmat e tyre.
Thurrim legjenda per te vdekur qe rrojne!
Por une sot e di, nuk bie me ne kurthe!
Njerez me flatrat nuk ka, jane ide absurde!

Shqyhemi se perpjekuri ti mbajme gjalle.
Ti japim kuptim dhe krimeve me makaber.
Ti shtrydhim luftrat per te pikuar heronj.
Por me torbe ne krahe nga shpella po dalim.
Nje thes me idhuj mbi shpine mbartim.
Njeriu turp duhet te jete per njeriun e shekullit tjeter*

Ne , narkomane shekullore.
Permendemi rralle dhe me zor shihemi ne sy.
Te vertete, te lodhur , te tmerruar ne palce.
E gjate shume kjo rruga jone, mes territ e tmerrit.
Mes makthesh e dramash, heronjsh e krimesh.
Mes tifosh e murtajash, dhe racizmit.


Shume gjak vella mbi ne rendon.
Te gjitha vrasjet ne Coloseum te Romes.
Faji yne jane dhe duart shiko si na dridhen.
Nga krimet e gjysherve tane.
Prandaj toksikohem me mite tiranike shpellash.
Qe te me fanepsen engjej, xhinde e shejtan.
E te largohem per nje cast nga kjo reale kasaphane.


I pikelluar jam vella, thelle ne shpirt.
Si zeber gjoksshqyer nen kthetra te luanit.
Njerzit me flatra nuk ekzistojne!
Dhe nga pas shkurres zjarri nuk mund te flas.
Ne qiell nuk flutrojne mesazhe hyjnore larte e poshte.
Ska vend per trille fshataresh dhe perralla hipokrite.

Avione me pasagjere dhe xhet luftarake ka tani.
Plot me shkence, suksese dhe satelite eshte qielli sot.
Plot me bomba, genocide dhe lufte te ftohte.
Plot me aritmetike dhe parashikime ta sakta moti.
Plot me shpresa, gezime dhe enderra moderne.

Ia prekem fundin qiellit kesaj here vella.
Tani jepi trupit fort dhe poshte leshohu me koke!
Mbushi mushketite me eren e dheut te njome.
Hapi syte mire, ky eshte lloji yt, pranoje!
Ai qe vret foshnja dhe perdhunon gra.

Disa nga ata kengetare mund te beheshin.
Si Mark Knopfleri qe I kendon humanizmit.
Po qielli yne, nuk i la.
Si jorgan i rende ua morri frymen.
Neper shekuj.

Perpara vella!
Ti i sapolindur femije pa mami.
Laterzhyer me historine dhe pikellimin tim.
Perpara moter!
Ju Vigan-femije te shekujve te rinj.
Me koken lart dhe shputat me gjak.

Nga pikellimi im marrshi jete si Anteu nga toka.
Nga qielli yne ndertofshi nje te ri , te paster si bora.
Pas shtate malesh dhe shtate qiejsh kemi ardhur ne.
Simurgu jemi ne!
Njerez te shekujve te turpshem.
Ne barbaret e mijevjecareve te erret, qe luftuam me qiejte.

Don Kishotet, jezuset, muhametet , ne.
Ua dorezojme qiellin sic mundem.
Ngjyre balte, te rende, gri.
Mbusheni me dashuri, me oksigjen dhe me arsye!
Qe niperit tane te marrin fryme lirisht.

______________________
*thenie e nje filozofi