Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Përtej rrugës së qumështit...

    Sigurisht që ju dëshironi që fëmija juaj të jetë i shëndetshëm. Jo pak meritë për këtë kanë ushqimet e para. Po cilat janë? Kur duhen nisur? Sa shpesh i duhen dhënë? Një varg këshillash për të mos gabuar


    Se kur duhet nisur ushqimi shtesë, nuk është e shënuar me saktësi në ndonjë kalendar personal të bebit. Njerëz të ndryshëm japin mendime të kundërta, me muaj larg njëri nga tjetri. Si duhet të veproni? Mos dëgjoni askënd. Bebi do ta tregojë vetë se kur i hahen ushqimet shtesë. Ju duhet të hapni sytë për të njohur shenjat. Studimet thonë se duhet të filloni në muajin e gjashtë. Shumë më përpara apo më pas, edhe pse jo fatale, është problematike. Sepse para muajit të gjashtë aparati tretës i fëmijës nuk është i gatshëm për të pritur ushqime shtesë. Ndërsa po të vonohesh shumë sa të vendosësh të ndërrosh menunë, bebi nuk do përshtatet me mënyrën e copëtimit të ushqimit.

    Shfaqni kujdes pra, për të vënë re shenjat që sinjalizojnë kohën e duhur. Më të shpeshtat që mund të ndeshni:

    - Kur shikon se nëna dhe babai po hanë diçka, ngrihet dhe zgjatet drejt ushqimit, ia kap copën e bukës ose pirunin nga dora.

    - Ka qejf të fusë gjëra në gojë, t’i ndiejë dhe t’i shijojë ato, buzëqesh dhe lëshon tinguj për të tërhequr vëmendjen.

    - Do të provojë shije të reja.

    - I kanë dalë një apo dy dhëmbë dhe ka dëshirë të kafshojë gjëra të forta.

    - Dhe pse ju i jepni rregullisht gji, bebi duket përsëri i uritur.

    - Refleksi i flakjes me gjuhë nuk është më. Refleksin mund ta provoni kështu: vendosni në gojën e bebit një majë luge (apo lyeni gishtin tuaj) muhalebi me miell orizi të përgatitur shumë hollë, të përzier me qumështin e gjirit ose atë artificial. Po ta nxjerrë jashtë ushqimin me gjuhë dhe vazhdon, edhe pse keni bërë përpjekje disa herë, ky refleks nuk është formuar.

    - Bebi arrin të nxjerrë buzën e poshtme dhe kështu mund ta marrë ushqimin me lugë.

    Gjatë kohës që nis ushqyerja me ushqime shtesë, qëndrimi i fëmijës përshtatet. Sot pediatrët këshillojnë që foshnja të ushqehet në një karrige të lartë të përshtatshme.

    Sigurohuni që të përdorni lugë plastike, që është e përshtatshme për mishrat e dhëmbëve.



    Ushqimet e para që duhen filluar

    Të gjithë pediatrët pranojnë se qumështi i gjirit është ushqimi i parë i përsosur për bebin tuaj, ama nuk ka një mendim të përbashkët se cili është ai ushqimi i fortë që duhet të fillohet i pari. Nuk ka një efekt bindës shkencor, që tregon se ka një ushqim të fortë, të përsosur për të qenë i pari. Bebet rriten mirë kur fillojnë edhe me fruta-perime, edhe me muhalebi. Këshillohuni me mjekun e bebit për ushqimin e parë shtesë. Më poshtë keni disa rekomandime, që mund t’i përdorni vetë:

    - Rekomandohet që ushqimi i parë të jetë një muhalebi e hollë me miell orizi, e përzier me qumështin e gjirit ose të formulave. Tretet lehtë, është një burim i mirë hekuri dhe ka më pak mundësi që të japë alergji. Gjatë ushqyerjeve të para, ai duhet të gatuhet shumë i hollë. Sigurohuni që të jetë pa kokrriza, i lëngshëm dhe jo i nxehtë. Më pas mund të filloni ta gatuani këtë ushqim më të trashë.

    - Kur bebi të jetë mësuar me drithërat (miellin e orizit), pra të paktën të hajë një herë në ditë muhalebi, duhet të fillohen dhe ushqimet e tjera. Mielli i grurit këshillohet që të mos fillohet deri në moshën 6-7 muaj, sepse përmban gluten, që mund të shtojë reaksionet.

    - Frutat kanë shije të ëmbël dhe nxisin bebin që të hajë më shumë. Perimet e futura herët në ushqimin e bebit mund të parandalojnë që ai të bëhet i varur nga shija e ëmbël.

    - Perimet janë teorikisht një ushqim i mirë i parë; janë të pasura më vitamina dhe minerale. Por ato nuk kanë shije të ëmbël, prandaj pëlqehen më pak nga bebi. Do të ishte një zgjedhje e zgjuar t’i fillonit ato para frutave, kur bebi i pranon më lehtë shijet e reja. Si fillim këshillohet të përdoren ato me ngjyrë të verdhë. Patatet e karotat janë ato më të pëlqyeshmet (dhe më të ushqyeshmet) sesa, për shembull, bizelet e gjelbra.

    - Frutat dhe perimet, që mund të përdoren si fillim, janë: mollët, bananet, dardhat, patatet, karotat, të cilat mund të shtypen dhe të bëhen si pure.

    - Ushqimet që ngjisin, të vogla, të rrumbullakëta, të buta nuk rekomandohen në këtë moshë, sepse mund të jenë shumë të rrezikshme. Mos hidhni ushqim të fortë në biberon.

    - Mos i shtoni kripë ushqimit të fëmijës vitin e parë.

    - Ushqimet që fëmija i ka pranuar mund të përzihen si muhalebi me mollë.



    10 rregulla që duhet t’i dini

    1. Sigurohuni që bebi juaj të jetë gati për të filluar ushqime të reja, përveç qumështit të gjirit apo formulave. Pediatrët rekomandojnë që të pritet derisa bebi të mbushë gjashtë muaj (ose të paktën deri në fund të muajit të katërt), përpara se të fillohen ushqimet e tjera.

    2. Veproni me ngadalë. Jepini bebit tuaj sasi të pakta ushqimi në fillim (rreth gjysmë luge çaji). Rriteni gradualisht sasinë e ushqimit deri në një çerek filxhani në një vakt.

    3. Në fillim me qumësht gjiri artificial, pastaj filloni ushqimet e forta.

    4. Nuk ka asnjë mënyrë përparimi të ushqimeve më të mirë se ta lësh bebin t’i provojë. Ajo që bebi pëlqen dhe historia e familjes për shenja alergjie luajnë një rol të madh në ushqimet që do të zgjidhni dhe kohën kur duhet t’i filloni.

    5. Pranojeni faktin se koha e ushqyerjes është e lodhshme dhe e rrëmujshme. Shumë nga ushqimet do të përfundojnë mbi rrobat tuaja.

    6. Filloni vetëm një ushqim të ri çdo javë. Koha më e përshtatshme për t’i dhënë ushqimet e reja është paraditja që të mund të kontrolloni në ndodh ndonjë reaksion.

    7. Prisni një ndryshim në feçet e bebit: në ngjyrë dhe në shpeshtësinë e jashtëqitjes.

    8. Mbani mend që bebet kanë stomak të vogël. Jepuni sasi të vogla dhe të shpeshta ushqimi gjatë ditës.

    9. Ndiqni reagimin e bebit tuaj. Nëse nuk e pëlqen një ushqim ose nuk ka uri, mos ia jepni me forcë ta hajë (nuk i bën keq po të kthehet te qumështi i gjirit për disa ditë). Kurrë mos e përdorni ushqimin si një mjet për ta lavdëruar apo dënuar bebin!

    10. Bëjeni ngrënien ngjarje sociale. Lejojeni bebin të ulet me familjen në kohën e ngrënies. Bebet mund të fillojnë ta pëlqejnë anën sociale për të ndarë të ushqyerin me familjen.


    Kini parasysh se një ushqyerje e shëndetshme që në këtë moshë është mënyra më e mirë për të parandaluar dhjamosjen apo disa sëmundje të zemrës dhe kancerit, që mund të shfaqen kur fëmija të rritet.

    "Revista Jeta"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dhëmbi i parë i bebit tim

    Dalja e dhëmbëve është një nga shqetësimet më të mëdha. Mësoni si të kujdeseni për bebin, nga shenjat e para, te përdorimi i furçës së dhëmbëve


    Për disa, dalja e dhëmbëve është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm, për të tjerë është histori që zgjat një natë. Dalja e dhëmbëve zakonisht fillon rreth moshës 7 muaj, për disa fillon shumë më shpejt ose më vonë. Të parët dalin dy të mesit poshtë, më pas ata të mesit lart, pastaj dhëmbët anash tyre, fillimisht poshtë dhe pastaj prapë lart. Plasja e dhëmballës shkakton një ngjyrë të mavijosur, por kjo është normale.



    Si mund ta kuptoni ju që bebit po i dalin dhëmbët? Nga disa shenja të veçanta:



    Skuqja e fytyrës dhe e mjekrës, ngaqë lëkura laget nga jargët. Për të parandaluar këtë, fshijeni shpesh bebin që lëkura të mbetet e thatë.

    Pak kollë. Pështyma e tepërt shkakton kollë. Mos u shqetësoni nëse bebi nuk ka ndonjë shenjë tjetër ftohjeje apo alergjie. Bebi vazhdon të kollitet, sepse i duket një lojë me zërin.

    Kafshimi. Bebi kafshon çdo gjë që i zë dora, që nga dora e vet, gjirin, gishtin e ndonjë të panjohuri, sepse kjo lehtëson dhembjen.

    Dhembja. Ka bebe që kanë mjaft dhembje dhe të tjerë që nuk paraqesin asnjë lloj dhembjeje.

    Irritimi. Dhembja e vazhdueshme bën që bebi të ndryshojë dhe të irritohet, ashtu si çdokush që vuan nga dhembjet.

    Mospranimi i ushqimit. Bebi duket i uritur, por kur fillon të thithë, dhembja dhe sikleti shtohet, ai shkëputet nga gjiri apo shishja, që i donte shumë më parë. Kjo gjë përsëritet dhe bebi do të ushqehet, por më pas nuk pranon.

    Jashtëqitjet e ujshme. Daljet jashtë më të holla mund të shkaktohen nga sasia më madhe e pështymës që prodhohet dhe gëlltitet. Por, nëse bebi del hollë për më shumë se dy herë, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër.

    Temperatura (37-38 0C) Mjekët s’e pranojnë, por shpesh dalja e dhëmbëve shoqërohet me temperaturë, për shkak të përskuqjes në vendin e daljes së dhëmbit. Konsultohuni me pediatrin, nëse temperatura vazhdon për më shumë se 3 ditë.

    Çrregullimet e gjumit. Shpesh, nga dhembja e daljes së dhëmbëve, fëmijës i trazohet edhe gjumi.

    Fryrja e mishrave të dhëmbëve. Këshillohen kompresa të ftohta për të ulur vështirësitë.

    Tërheqin veshët ose fërkojnë mollëzat. Shpesh dhembja e dhëmbëve shpërndahet në veshë dhe mollëza dhe bebi tërheq veshët ose fërkon mollëzat herë pas here.

    Duan të përtypen gjithë kohën. Duhet t’i jepen banane të ngrira, akull të futur në një napë, lodra plastike etj. Edhe thjesht një fërkim i mishrave me to, e lehtëson dhimbjen. Gjithashtu, edhe një fetë molle e ftohtë, e mbështjellë me një napë, mund të ketë efekt qetësues, nëse e vendosim mbi zonën e acaruar.



    Duan të pinë lëngje të ftohta

    Duan të hanë gjëra të ftohta

    Kur asgjë nuk e ul dhembjen, mund të përdorni Paracetamol (Tempra Tylenol). Mos përdorni pije alkoolike, se janë një helm i rrezikshëm për bebin. Edhe një provë e vetme mund të bëjë që bebit t’i pëlqejë dhe të mësohet me to.





    Higjiena e gojës duhet të fillojë te bebet që me daljen e dhëmbit të parë, kur dhëmbi dhe mishrat e dhëmbëve duhet të pastrohen me një garzë të pastër e të lagur. Nga fundi i vitit të parë të jetës, kur bebi ka rreth 8 dhëmbë në gojë, ai duhet të fillojë larjen e dhëmbëve me furçë dhe me pak ujë. Goja e fëmijës përmban miliona baktere, duke përfshirë edhe streptokokun, i cili është përgjegjës për fillimin e krimbjes së dhëmbëve. Kur një prind fut në gojën e vet lugën me të cilën ai ushqen bebin, rreziku shtohet, sidomos kur edhe vetë prindi ka dhëmbë të prishur. Për këtë arsye, vizita e parë e fëmijës tek dentisti duhet të bëhet në moshën 12 muaj.



    Dieta e ushqyerjes ka gjithashtu një rëndësi shumë të madhe për dhëmbët e fëmijës. Në studimet e fundit rekomandohet që qumështi i gjirit të jetë ushqimi i vetëm për fëmijët deri në 6 muaj. Ushqimet e forta mund t’i fillohen fëmijës rreth moshës 6-8 muajsh, zakonisht mbasi fëmijët të kenë fituar një kontroll të mirë të kokës dhe qafës. Në këtë fazë mund të fillohet me miell orizi dhe më vonë me fruta e perime të shtrydhura. Fëmijët nuk duhet të lejohen që të përdorin për një kohë të gjatë shishe me thithje. Prirja e lëngjeve të frutave për një kohë të gjatë ka të ngjarë të shkaktojë krimbje. Jo vetëm prishja e dhëmbëve, por dhe kequshqyerja dhe shtati i shkurtër janë të lidhura me përdorimin e tepërt të tyre. Duhet që lëngu i frutave t’u jepet në filxhan (jo në biberon) dhe të pihet gjatë ditës, jo para se bebi të vihet në gjumë.

    Zakoni i gishtit në gojë

    Mbijetesa e fëmijës varet nga aftësitë për të thithur e jo vetëm kaq, por me anë të gojës bebi njeh botën që në barkun e nënës foshnjat thithin gishtin e madh të dorës dhe ky zakon vazhdon edhe më pas, kur bebi për të qetësuar veten (kur është i lodhur apo i mërzitur), fut gishtin në gojë. Në përgjithësi fëmijët heqin dorë vetë nga ky zakon rreth moshës 4 vjeç. Po të vazhdojë ky zakon deri në kohën kur dalin dhëmbët e përhershëm, ekziston rreziku që të shkaktohen shformime të qiellzës e të dhëmbëve. Shkalla e dëmtimit varet nga frekuenca, intensiteti, kohëzgjatja e mbajtjes në gojë të gishtit, si dhe pozicioni. Ky zakon mund të ndikojë gjithashtu dhe në defekte të shqiptimit. Frenimi me dhunë i këtij zakoni mund të shoqërohet me probleme në të mësuar, urinimin në shtrat, apo fillim i zakoneve të reja në periudha të mëvonshme.

    Nëse fëmija juaj mban gishtin në gojë pas moshës 4 vjeç, ndiqni këshillat e mëposhtme:

    Në vend që t’i bërtisni fëmijës kur fut gishtin në gojë, lavdërojeni atë kur nuk e mban gishtin në gojë.

    Nxisni fëmijën që të përdorë të dyja duart për të ngjyrosur, për të plotësuar lojëra formuese apo për të bërë gjithçka që mund të mbajë duart e tij në aktivitet.

    Për ditët që fëmija nuk e fut gishtin në gojë duhet t’i jepni diçka që ai e pëlqen, t’i tregoni një përrallë më shumë, t’i dhuroni një libër.

    Nëse fëmija e ka zakon që ta mbajë gishtin në gojë natën, atëherë jepini një lodër.

    Fëmija duhet të kujtohet që është mirë mos ta fusë gishtin në gojë. Një fasho rreth gishtit mund ta ndihmojë.

    "Revista jeta"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 08-08-2008 më 10:44
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Qumështi… Sekretet e arit të bardhë


    Qumështi gjendet në ushqimin e përditshëm të çdo moshe, duke na shoqëruar deri në plakje, nga biberoni deri tek tasi me biskota e qumësht. Ritual i të gjitha tavolinave. Mrekullia e qumështit është që di të përshtatet dhe të rishpiket në aq shumë mënyra të ndryshme sa është e pamundur ti listosh të gjitha: gjalpë, ajkë, kos, djathë, pije, likere, gjizë, karamele, marmallata, pudingje, krem.... Dhe me këtë u ofron të gjithëve një shumëllojshmëri zgjedhjesh në varësi të shijeve dhe preferencave të ndryshme. Jemi bërë të patolerueshëm ndaj qumështit, e përdorim atë kudo. Por, ndonjë herë gabojmëpërzierjen. Qumështi shkon shumë me drithërat, por urren kafenë. Sapo mbërrijnë në stomak drithërat ngadalësojnëkoagulimin( mpiksjen) e qumështit, mesazhet që na vijnë nga stomaku janë të qarta, ato shfaqen me keqfunksionimin e aparatit tretës. Por përzierja më e keqe është kapuccinoja dhe makiatoja( kafe e përzier me qumësht), pasi përzierja e yndyrnave të qumështit me kafeinën shkakton një dëmtim të vërtetë të stomakut. Në të kundërt, qumështi i pa përzier ka përbërës me koeficcentë të lartë tretës, me kusht që të mos keni probleme me laktozën.

    Tregu i përgjigjet më së miri kërkesave të konsumatorëve, duke ofruar varietete të ndryshme qumështi: jo laktozë, të pasuruar me vitamina, të cilësisë së lartë( me shumë proteina). Megjithatë kualiteti nuk është kurrë ai i një qumështi të vërtetë, ccelsi i mirëqenies është: barinj, ushqim natyral dhe prodhim i limituar.Siguria ushqimore është thelbësore, por në të vërtetë ccfarë vlere ushqyese mund të ketë një qumësht i prodhuar nga lopë të seleksionuara për të bërë dhjetra litër qumësht ccdo ditë, të blinduara nga lindja deri në vdekje në një stallë, të ushqyera me produkte kimike?

    Varietetet e qumështit që ofron tregu sot.

    Qumështi i plotë (biologjik)
    Është qumështi në formën e tij klasike. I përpunuar bernda 48 orëve në makinën mjelëse. Përmbajtja minimale e yndyrnave e kalon vlerën 3,5%. Mund të jetë i pasur me vitaminë B.

    Pjesërisht i skremuar
    Mënyra e konservimit është e njëjtë më atë të qumështit të freskët. Ajo që ndryshon është përmbajtja e yndyrnave, e cila zvogëlohet ( 1,6%). Vlerat ushqyese janë të njëjta me atë të qumështit të freskët, përvecc yndyrnave. Mund të jetë i pasur me vitaminë A dhe D

    I skremuar
    Sasia e yndyrnave zbret në mënyrë drastike duke u bërë më pak se 0,5 %. Në mënyrë paralele zvogëlohen dhe vlerat ushqyese. Pasurimi me vitaminën A kompeson disi humbjet e shkaktuara nga heqja e yndyrnave.

    I homogjenizuar
    Yndyra e qumështit i nënshtrohet një presioni të lartë dhe më pas kalohet në vrima shumë të holla, rruazat lipidike prishen. Në këtë mënyrë rritet në mënyrë të ndjeshme tretshëmria, por nuk ndryshon ndërveprimi me përbërësit e tjerë.

    I mikrofiltruar
    Procesi i mikrofiltrimit na lejon të eliminojmë pothuajse të gjitha bakteret. Me këtë teknikë qumështi mund të konservohet për një periudhë më të gjatë.

    U.H.T
    Trajtohet me temperaturë shumë të lartë dhe paketohet në enë sterile, kjo mënyrë konservimi i lejon të mbahet dhe tre muaj jashtë frigoriferit, por e varfëron shumë nivelin ushqyes të qumështit.

    I koncentruar
    Qumështi zihet deri sa avullon dhe më pas shtohet sheqer (sakarozë) në një përqindje që shkon nga 40-45 %. Është e detyrueshme pasurimi i qumështit me vitaminë A. Përdoret dendur në pasticceri.

    Pluhur
    I dishidratuar dhe i pasur me vitamina, mund të konservohet për një kohë shumë të gjatë. Përmbajtja e yndyrnave varion nga 0,8 deri në 26%.

    I aromatizuar
    Aromatizimi i qumështit të freskët me përbërës të ndryshëm. Më i përhapuri është ai me ccokollatë. Aromatizues të tjerë janë: kafeja, vanilja, frutat. Në këtë lloj qumështi vetëm në raste shumë të rralla mund të përmbajë vlera ushqyese. Në treg ka dhe pije me qumësht dhe lëng frutash.


    Elona Demollari : Gazeta Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 09-08-2008 më 00:30
    "Carpe Diem"

Tema të Ngjashme

  1. Masakra e Tivarit-1945
    Nga Sabriu në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-04-2013, 17:15
  2. Vargje nga mërgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Urgjenca për planifikimin e rrugës Morinë-Prishtinë-Merdare
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  5. Si u vranë 4300 shqiptarë më 1945
    Nga ~Geri~ në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •