Fekondimi artificial - in vitro


Ajo qė konsiderohet e re pėr kohėn bashkėkohore nė fushėn e mjekėsisė, ėshtė aplikimi i fekondimit artificial, qė kohėve tė fundit po zgjon interesim tė madh, posaēėrisht tek ato ēifte qė u mbetet pak shpresė pėr tu bėrė prindėr.

Fekondimi artificial ose fekondimi i asistuar, pėrfshin njė numėr metodash me tė cilat kontrollohet dhe ndihmohet, jo vetėm fekondimi i qelizės vezė por edhe transporti i embrionit, implantimi, zhvillimi dhe ecuria e shtatzėnisė. Themeli i rezultateve tė tė gjitha teknikave tė riprodhimit qėndron nė matjen adekuate tė njė ose mė shumė qelizave vezė, dhe veprimet e manipulimet kualitative nė laboratorėt biologjikė.

Me 25 korrik tė vitit 1978, nė periferi tė Manchester-it tė Anglisė, lindi Louise Browen, fėmija i parė i fekonduar jashtė trupit tė nėnės. Pra, ishte fėmija i parė qė u fekondua “in vitro”, e quajtur kėshtu sepse nė latinisht “vitro” do tė thotė xham dhe kuptohet se bėhet fjalė pėr xhamin e epruvetės. Ajo lindi nė spitalin e Old`ham, nė sajė tė provave tė gjata nė kėtė fushė tė mjekėve tė njohur anglezė Patrick Steptoe dhe Robert Edwards, tė cilėt kishin marrė njė ovul tė nėnės sė saj Lesley pėr ta bėrė pjellore nė laboratorin e tyre. Pas tri ditėsh fekondimi nė laborator me spermėn e burrit tė saj, embrioni u fut nė uterusin e nėnės qė donte tė lindte. Ajo kishte kohė qė ėndėrronte lindjen e njė fėmije. Madje, pas Louise, ajo lindi edhe njė vajzė tjetėr po nė tė njėjtėn mėnyrė.

Nė fakt, kjo teknikė ishte shpikur qė nė vitin 1959, por gjer nė lindjen e Louise Browen teknika ishte eksperimentuar me sukses tė plotė vetėm te lepujt. Nė Francė, bebja e parė “epruvete” lindi nė vitin 1982. Ajo u quajt Amandine dhe lindi nė sajė tė pėrkujdesjes sė profesor Rene Frydman, nė spitalin “Antoine Beclere” tė Clamartit. Sot janė rreth 1.500.000 bebe qė kanė lindur “in vitro” dhe nė Francė mbi 60 mijė. Kurse nė SHBA, nė vitin 1999 tė paktėn 78 mijė procedura tė tilla janė kryer dhe tani ky numėr ka arritur maksimumin.

Teknikat e sotme lejojnė qė tė zgjidhen 75 % tė problemeve tė sterilitetit te burrat ose te gratė dhe qė ēiftet tė kenė mundėsi tė kenė fėmijė. Edhe nė vendin tonė, disa media tė informimit reklamojnė se teknikat e kėtij fekondimi kryhen nė disa klinika shtetėrore dhe private, si nė Shqipėri ashtu edhe Kosovė.

Duke e parė rėndėsinė e kėsaj ēėshtjeje dhe se sa me tė shpejtė ka filluar tė pėrhapet aplikimi i kėtyre metodave, pastaj pasi qė kėto teknika janė bėrė shkak me tė cilėn myslimani mund tė arrijė deri tė lėnia e pasardhėsve, e pamė tė nevojshme tė trajtohet kjo problematikė nga kėndvėshtrimi Islam, duke sjellė sqarimet e dijetarėve bashkėkohorė, tė cilėt kanė folur rreth kėsaj teme.

Gjithashtu, si arsye se pse duhet tė sqarohen kėto forma tė fekondimeve dhe dispozitat qė kanė tė bėjnė mė to, ėshtė edhe fakti se jo tė gjitha teknikat janė tė pranuara nė Islam, por kemi nga ato qė janė tė lejuara dhe kemi nga ato qė janė tė ndaluara. Prandaj ėshtė e nevojshme pėr besimtarin qė dėshiron tė ketė fėmijė ta ketė parasysh se cilat teknika i lejohet tė shfrytėzojė, kėshtu qė tė realizojė kėtė nevojė duke mos i tejkaluar kufijtė e Allahut tė Lartėsuar.

Qėndrimi i Islamit rreth fekondimi artificial

Para sė tė fillojmė nė trajtimin e dispozitave duhet tė kemi parasysh se njė nga objektivat mė tė rėndėsishme tė martesės ėshtė lėnia e pasardhėsve dhe ruajtja e llojit njerėzor. Bashkimi qė bėhet ndėrmjet ēifteve (mashkullit dhe femrės), te krijesat e tjera nuk ka ndonjė ligj qė i nėnshtrohen, kurse te njeriu, dėshira e Allahut ishte qė shumimi dhe bashkimi ndėrmjet mashkullit dhe femrės tė mos jetė pa kurrfarė rregulli dhe dispozite; kėshtu qė t’i lejojė njeriu vetės sė tij t’i paraprijė epshi nė realizimin e kėtij qėllimi. Urtia e Allahut ishte qė t’u vendosė atyre ligje, dispozita dhe norma nė realizimin e synimit dhe, nė tė njėjtėn kohė, edhe ruajtjen e nderit, pasardhėsve, fisnikėrisė dhe krenarisė sė njeriut si krijesė mė e pėrsosur.

Kėshtu, Allahu i Lartėsuar e bėri martesėn si formė tė vetme me tė cilėn mundėsohet lidhja ndėrmjet burrit dhe gruas, krijohet familja dhe lihen pasardhėsit. Pėr kėtė, martesa nė Islam ėshtė e shenjtė dhe fisnike, e ndėrtuar me pėlqim nga tė dy anėt, harmonisė dhe dashurisė sė ndėrsjellė. Prandaj, dispozitat qė kanė tė bėjnė me fekondimin artificial dhe teknikat qė pėrdoren, janė plotėsisht tė lidhura me kėtė dhe dispozitat qė pėrcaktohen rreth tyre, kanė pėr objektiv ndėrtimin dhe ruajtjen e dinjitetit tė familjes.

Fekondimi artificial, ashtu si sqaruam mė lart, ėshtė njė teknikė me anė tė sė cilės bėhet lindja e fėmijėve nė njė formė jo tė zakonshme. Kjo formė jonormale njihet edhe me disa terma tjerė, si: mbarsje artificiale, ngjizje artificiale, fertilizim nė epruvetė, fekondim i asistuar, in vitro etj.

Kurse fėmijėt qė lindin nė kėtė metodė quhen fėmijė tė epruvetės, pėr arsye se, siē do tė vėrejmė edhe mė poshtė, nė disa nga kėto teknika mbarsja e vezores sė femrės me spermėn e mashkullit bėhet nė epruvetė nė vend tė mitrės.

Pėr tė kuptuar qėndrimin e Islamit rreth mbarsjes artificiale, duhet tė dimė se ajo mundet tė jetė nė disa metoda.

Metodat e fekondimit artificial:

1. Tė merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja qė kanė kurorė dhe pasi tė bėhet fekondimi nė epruvetė, tė mbillet kjo nė mitrėn e tė njėjtės grua.

2. Tė bėhet fekondimi i brendshėm dhe kjo realizohet nė kėtė formė: Tė merret sperma e burrit dhe tė trajtohet nė mėnyrė speciale dhe me anė tė injeksionit tė bėhet hedhja e saj nė traktin gjenital tė femrės (nė hapėsirėn e mitrės ose tubat uterine) dhe kjo grua tė ketė kurorė me burrin nga i cili merret sperma.

3. Tė bėhet fekondimi duke e marrė spermėn nga burri dhe vezoren nga ndonjė grua, e kėta tė dy tė mos kenė kurorė (tė mos jenė tė martuar njėri me tjetrin), pastaj tė bėhet mbjellja e mbarsja nė mitrėn e gruas tjetėr qė gjendet nė kurorė me burrin nga i cili ėshtė marrė sperma (do tė thotė: tė bėhet mbjellja nė mitrėn e gruas qė ėshtė martuar me burrin nga i cili kemi marrė spermėn).

4. Tė merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja qė nuk ka martesė mes tyre, pastaj tė mbillet ai mbarsim nė mitrėn e po tė njėjtės grua.

5. Tė merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja qė kanė kurorė, pastaj mbarsja tė mbillet nė mitrėn e ndonjė gruaje tjetėr.

6. Tė bėhet mbarsja duke marrė spermėn nga njė njeri i huaj dhe vezoren nga njė grua e huaj dhe tė mbillet ai mbarsim nė mitėr tė gruas tjetėr.

7. Tė merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja qė kanė kurorė dhe tė bėhet mbjellja e asaj mbarsjeje nė mitėr tė gruas tjetėr e qė ajo grua tė jetė njėkohėsisht edhe grua e dytė e tė njėjtit burrė.

Qėndrimi i dijetarėve bashkėkohorė rreth kėtyre metodave

Nė takimin e mbajtur nga “Kolegjiumi i Fikhut Islam” nė kongresin e tretė nė Aman prej datės 08 deri mė 12 tė muajit Sefer tė vitit 1407 h. apo 1986 rreth ēėshtjes sė metodave tė mbarsjes artificiale vendosi:

-Pesė format e fundit tė lartpėrmendura tė gjitha janė tė ndaluara, haram, pėr shkak tė vetė procesit tė tyre dhe asaj qė shpie nė pėrzierjen e pasardhėsve dhe gjėrave tė tjera qė kanė tė bėjnė me tė.

-Kurse metodėn e parė dhe tė dytė kolegjiumi e pa tė lejuar dhe nuk pa ndonjė pengesė pėr praktikimin e tyre nga ana e ēifteve, nė rast tė nevojės.

-Gjithashtu, kolegjiumi tėrheq vėrejtjen e marrjes parasysh tė gjitha domosdoshmėritė e nevojshme pėr t’iu larguar ndonjė mundėsie tė pėrzierjes sė metodave tė tjera pa dijen e tyre.

Fėmijėt qė lindin me metodat e lartpėrmendura

Sa i pėrket kėndvėshtrimit Islam rreth fėmijėve qė lindin si rezultat i kėtyre metodave se a konsiderohen fėmijė tė ligjshėm apo jo, dijetarėt qė debatuan nė kėtė kongres theksuan se:

-Fėmijėt qė lindin me metodėn e parė dhe tė dytė konsiderohen si fėmijė legjitimė sipas sheriatit dhe ata kanė po tė njėjtat tė drejta si fėmijėt e zakonshėm, si atėsia, trashėgimia etj.

-Kurse fėmijėt qė lindin nga aplikimi i pesė metodave tė fundit tė lartpėrmendura nė Islam konsiderohen fėmijė jo legjitimė dhe dispozita rreth tyre ėshtė e njėjtė sikurse fėmijėt qė lindin jashtė kurorės, pra trajtohen si fėmijė tė zinasė (qė lindin nga burri dhe gruaja qė nuk kanė kurorė).

Zbulimi i avretit gjatė aplikimit tė metodave tė lejuara

Disa nga njerėzit qė mund tė jenė mė skeptikė nė kėtė, ngrenė problematikėn e zbulimit tė avretit (pjesėt e turpshme tė njeriut) gjatė kėtij procesi, prandaj ėshtė e nevojshme tė shtjellohet edhe kjo.

Nuk ka mospajtim te fukahat rreth lejimit tė shėrimit nga sėmundjet qė mund tė goditet njeriu. Gjithashtu edhe pamundėsia e ngjizjes sė qelizės vezė tė femrės me spermatozoidin e burrit nė mėnyrė natyrore ėshtė sėmundje. Prandaj, ēiftit i lejohet tė hulumtojė nė diagnostikimin dhe gjetjen e shkaqeve qė pengojnė kėtė proces. Me fjalė tjera, pamundėsia e fekondimit ėshtė pėr shkak tė ndonjė sėmundjeje apo defekti me tė cilin goditet njėri nga bashkėshortėt ose edhe tė dy dhe atyre u ėshtė e lejuar ta evitojnė dhe ta shėrojnė atė.

Vėrtetohet se edhe disa nga tė dėrguarit e Allahut ishin sprovuar njė periudhė kohore me kėtė ēėshtje, kėshtu ata kanė kėrkuar nga Allahu i Lartėsuar mjekim.

Kėshtu i Dėrguari Zekirija, alejhi selam, ka kėrkuar nga Allahu qė t’i falė pasardhės, pasi gruaja e tij nuk mund tė lindte. Allahu i Lartėsuar ia pranoi lutjen dhe i dha Jahjan, i cili u bė Pejgamber gjithashtu.

Allahu i Lartėsuar nė Kur’an thotė:

“(ky ėshtė) Pėrkujtim i mėshirės sė Zotit tėnd ndaj robit tė vet Zekerijait, Kur ai iu lut Zotit tė vet me njė zė tė ulėt, e Tha: "Zoti im! Vėrtet, mua mė janė dobėsuar eshtrat, mė janė pėrhapur thinjat nė kokėn time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjėherė nuk kam qenė i dėshpėruar. Unė ua kam frikė pasardhėsve tė mi pas meje (kushėrinjve se do ta humbin fenė), ndėrsa gruaja ime ėshtė sterile, pra mė fal nga ajo mirėsia Jote njė pasardhės (njė fėmijė). Tė mė trashėgojnė mua dhe t'i trashėgojė ata nga familja e Jakubit, dhe bėje atė, o Zot, tė kėndshėm! (tė vyeshėm)!".

O Zekerija, Ne po tė pėrgėzojmė ty me njė djalė, emri i tė cilit ėshtė Jahja, e qė askush para tij nuk u emėrtua me kėtė emėr.” (Suretu Merjem, 2-7).

Nė kėto ajete tė lartpėrmendura vėrtetohet se si Allahu i Lartėsuar ia mundėsoi Profetit tė Tij Zekirijas kah fundi i jetės sė tij tė ketė pasardhės, pasi qė Ai ia tejkaloi defektet me tė cilat ballafaqohej gruaja e tij (ajo ishte sterile).

Sa i pėrket lejimit tė shėrimit kemi me dhjetėra hadithe qė vėrtetojnė kėtė dhe ne nuk do t`i sjellim kėtu, por ajo qė duhet tė shtjellohet kėtu ėshtė ēėshtja e zbulimit tė avretit, pa marrė parasysh nėse bėhet fjalė pėr avretin e mashkullit apo tė femrės, pasi zbulimi i avretit pėr besimtarin ėshtė e ndaluar kurse fekondimi artificial ėshtė e pamundur tė realizohet pa u bėrė zbulimi, posaēėrisht avreti i femrės.

Pa u zgjeruar nė kėtė pikė themi se nė pėrgjithėsi tė gjithė fukahat lejojnė zbulimin e avretit nėse kjo ėshtė e domosdoshme sikurse gjatė shėrimit nga sėmundjet apo ndonjė arsye tjetėr, gjithashtu edhe prekja lejohet, por nė kėtė ata vendosin disa kushte:

Kushtet kur lejohet tė zbulohet avreti:

1. Qė kjo tė jetė pėr arsye tė domosdoshme.

2. Nė radhė tė parė zbulimi i avretit tė femrės duhet tė bėhet para femrės dhe nėse ka mundėsi qė kėtė proces ta kryejė gruaja, atėherė nuk lejohet tė shkojmė te mashkulli.

3. Nė rast tė nevojės sė ndėrhyrjes sė tillė duhet tė kėrkojmė mjeke qė ėshtė besimtare ose e besueshme dhe tė mos shkohet te njerėzit qė janė tė njohur pėr tė keq.

Nė lidhje me kėtė imam Merginani, nga dijetarėt Hanefi, nė librin “Hidaje” thotė: “I lejohet mjekut ta shikojė vendin e sėmundjes nė rast nevoje. Duhet tė jetė e qartė se ėshtė mė mirė qė gruaja ta mjekojė gruan, ngase shikim i tė njėjtės gjini nė mes vete ėshtė mė i lehtė. Nėse nuk mund tė gjendet mjek nga e njėjta gjini, femra mbulon tėrė pjesėn, duke e shpaluar vetėm te vendi ku ėshtė sėmurė. Mjeku e shikon atė dhe mė pas e largon shikimin aq sa ėshtė e mundur dhe e nevojshme tė pėrdoret. Ky rast ėshtė identik me sunetimin (rrethprerjen)”.

Pėr fund themi se edhe lėnia e pasardhėsve ėshtė nevojė e njeriut prandaj fukahat qė kanė folur pėr kėtė problematikė dhe kanė lejuar aplikimin e metodave tė pranuara tė fekondimit, kanė lejuar edhe zbulimin e avretit nė kėto raste. Allahu e di mė sė miri!

www.klubikulturor.com