Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Puçrra në fytyrë.

    Nje shqetesim qe prek me shume se sa 5 per qind te te rinjeve ndermjet moshes 14 dhe 19 vjecare te te dy sekseve. Por ky eshte nje problem qe mund te paraqitet dhe ne moshen e rritur dhe pse me nje frekuence me te vogel (rreth 10 per qind e grave nga mosha 30 deri ne 35 vjec). Mund te ndodhe gjate nje periudhe stresi psikofizik. Pucrrat jane rezultat i nje cekuilibrimi te forte hormonal qe eshte tipik per disa faza te jetes femerore sic eshte puberteti, shtatzania dhe menopauza. Shume shpesh egziston tendenca per ta nenvleftesuar kete problem.

    Aknet ose Puçrra: një shqetësim që prek më shumë se sa 5 për qind të të rinjëve ndërmjet moshës 14 dhe 19 vjeçare të të dy sekseve. Por ky është një problem që mund të paraqitet dhe në moshën e rritur dhe pse me një frekuencë më të vogël (rreth 10 për qind e grave nga mosha 30 deri në 35 vjeç). Mund të ndodhë gjatë një periudhe stresi psikofizik. Por jo vetëm kaq: puçrrat janë rezultat i një çekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore siç është puberteti, shtatzania dhe menopauza. Shumë shpesh egziston tendenca për ta nënvleftësuar këtë problem. Në të vërtetë një kërkim i studiuesve amerikanë mbi këtë fakt ka zbuluar se 70 për qind e personave që vuajnë nga ky shqetësim nuk marrin asnjë lloj kure. Ja se çfarë i ndodh lëkurës dhe se si mund ta kurojmë këtë problem të saj.

    Produktet kosmetike
    Kremrat apo fondatinat me shumë yndyrë provokojnë një irritim të lëkurës që më pas çon në krijimin e puçrrave dhe të pikave të zeza. Vepro kështu: Hiq dorë nga trukimi për rreth dy javë dhe trajtoje lëkurën me peroksid benzoli. Pastaj zgjidh produkte kozmetike oil free.

    Ilaçet
    Terapië me kortizon apo me ilaçet kundër depresionit mund që të dikojnë tek lëkurat e ndjeshme. Të njejtat probleme shkaktojnë dhe terapitë për zëvëndësimin e hormoneve apo ato që shndrrohen në testerone në organizmin femëror. Vepro ështu: Shpjegoja mjekut tënd efektet anësore të kurave të cilat po merr dhe specialisti do të arsyetojë nëse duhet të ndërpritet kura apo të zëvëndësohet mjekimi.

    "Spekter"
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 07-08-2008 më 09:39
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Çfarë duhet të dimë për puçrrat:

    Është faji i konsumimit të sallamit
    E gabuar. Nuk egziston asnjë lloj ushqimi i aftë për të krijuar puçrra dhe pse disa elemente mund të çojnë më përkeqësimin e tyre. Ato me rrezik më të madh janë salumet, të fërguarat, çokollatat, sheqernat por vetëm në qoftë se konsumohen në sasi të mëdha.

    Dielli bën mrekullira
    E vërtetë dhe e gabuar. Aknet përmirësohen gjatë stinës së bukur. Rezet ultra violetë kanë një veprim dizinfektues në lëkurë. Por duhet të bëhet kujdes që ekspozimi ndaj diellit të mos bëhet në orët më të nxehta të ditës dhe jo për periudha të gjata, pasi po të njejtat rreze mund të çojnë dhe në përkeqësim të akneve.

    Kurrë të mos i shtypësh puçrrat
    E vërtetë. Rrezikon vetëm që të thellosh infeksionin apo të krijosh një shenjë në lëkurën tënde.

    Idel është truku mbulues
    E gabuar. Një truk i rënduar nuk i fsheh puçrrat dhe është i rrezikshëm. Ndalon ajrosjen e lëkurës dhe i përkeqëson puçrrat. Por egzistojnë produkte kosmetike specifike të lëkurës për këtë problem , që nuk dëmtojnë por madje dhe janë kurative. Në të njejtën kohë janë të afta dhe t’i mbulojnë mirë puçrrat. Problemi i ankeve është pasojë e mungesës së higjenës. E gabuar. Higjena dhe pse është e domosdoshme për të patur një lëkurë të shëndetëshme nuk është shkaktare e akneve. Merri në konsideratë arsyet e tua dhe do të shohësh që puçrrat do të zhduken. Një veshje speciale. Lëkura nuk është vetëm një shtresë mbrojtëse por është barriera që shënon kufirin mes teje dhe botës që të rrethon. Për këtë arsye është nga të parat që tregon një gjëndje jo të mirë të brendësisë tënde. Puçrrat në të vërtetë janë një mbledhje e atyre shqetësimeve të brendëshme që gjejnë një mënyrë për të dalë jashtë. Kjo është e mundur falë një lidhje të drejtëpërdrejtë mes lëkurës dhe gjendjes psikologjike.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Emocione & Co
    Streset, sidomos ato emotive kapen menjëherë nga sistemi limbik, zona më antike e trurit tonë, e përcaktuar që të kapë emocionet dhe reagimet tona më intensive. Kjo pjesë e trurit është e lidhur dhe me sistemin endokrin. Në qoftë se përjeton një tension të zgjatur psikologjik apo fizik rezultati mund të jetë: Disa hormne që shtohen vetëm për të krijuar një forcë më të madhe fizike rriten më shumë se sa një nivel normal duke shkaktuar reagime të lëkurës.

    Personaliteti në rrezik
    Ky mekanizëm bëhet më i ndjeshëm në qoftë se je një tip i pavendosur, i paaftë për të reaguar apo për të vlerësuar fjalët dhe veprmet e tua. Dhe puçrrat në këtë rast bëhen një mjet për të shprehur gjendjen tëndë të sikletshme. Por bëj kujdes pasi ka një efekt të menjëherëshëm: lëkura është gjithnjë në dukje dhe nuk mund t’i shpëtojë nga shikimi atyre që të rrethojnë.

    Cfare jane Aknet (puçrrat)?
    Aknet janë sëmundje e mirrëfilltë e lëkurës dhe si e tillë duhet kuruar. Në estetikë ky fenomen quhet “lulëzim”. Trajtat e akneve ndryshojnë dhe variojnë nga karakteristikat dhe përmasat. Ato mund të shfaqen në moshën puberale, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat adulte, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës. Kjo dermatozë mund të shfaqet vetë, krejt papritur dhe po kështu mund të zhduket. Terapitë korrektuese të akneve ndihmojnë zonën problematike për të eliminuar aknet e dukshme dhe për të parandaluar aknet e reja. Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella. Veç shenjave, ky komplikim provokon edhe shqetësime psikologjike, sepse në mënyrë të veçantë shfaqet në lëkurën e fytyrës dhe kjo parehati të krijon stimulim. Këto pasoja e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen.

    Shkaqet:
    1.Faktorët genetikë
    2.Faktorët psikologjikë (situatat e stresit emotiv)
    3.Vështirësitë në tretje
    4.Përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme (produkte joprofesionale të cilësisë së dobët)
    5.Fluksi hormonal
    6.Ushqyerja e keqe; yndyrnat, salcat pikante, dieta e varfër në perime.

    Etapat:
    Faza fillestare: Karakterizohet nga pikat e zeza (komendonët), të cilat shërbejnë si tapa që bllokojnë daljen jashtë të sekrecioneve. Rezultati është një reliev i cili i detyrohet këtij sekrecioni, që nuk mund të shkarkohet dhe grumbullohet duke shkaktuar aknet. Ky është efekt i hiperprodhimit të qelbit nën fluksin hormonal.
    Faza e dytë.. Krijohet inflamacion lokal i përbërë nga koloni bakteriesh.
    Faza e tretë....Quhet Nodulicistet. Këtu krijohen pikërisht nodule që janë shumë më të vështira se puçrat dhe për më tepër lenë shenja të paevitueshme në lëkurë.
    Në moshën adulte mund të shfaqen aknet e përskuqura veçanërisht tek konsumatorët e duhanit.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    aknet shum shqetsim i madh sidomos per te rijt ..
    kur na bejn pyetje si ti ndihmojmê ?
    shko ne kosmetik dhe kerko gel per pastrim,lotion per mbyllje poresh dhe nji hidratant .

    ne kosmetik jan pak ato qe i ndihmojn rinin shqiptare, te dermatologu skan mjaft pare me shku.

    po nanat ona si kan vepru ? se pari atmosfera ska qen kaq e ndotur......
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Si formohen?
    Gjatë adoleshencës fluksi i hormoneve arrin deri në superprodhim dhe në rastet më të shpeshta mosbalancimi i tyre është njëri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen në folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon një substancë që quhet SEBO i cili shtohet në lëkurën e fytyrës duke dalë nga folikuli në sipërfaqe të lëkurës. Në zonën e folikulës ku ndodhet qelbi zhvillohen bakterie, të cilat çlirojnë kimikate që stimulojnë inflamim dhe hapjen e folikulës. Qelbi dhe bakteriet shkaktojnë skuqjen e lëkurës.

    C'duhet patur parasysh?
    Është e domosdoshme të egzaminohen. Nuk duhet pritur të zhduken vetë, sepse lenë shenja të dukshme në lëkurë. Meshkujt me këtë problem duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e aksesorëve të rrojes dhe produkteve në mënyrë që ato të jenë sa më të përshtatshme dhe cilësore. Makinat e rrojes duhen përdorur me delikatesë. Terapitë me antibiotikë si tetraciklina, eritromicina etj. këshillohen për raste të rënda, sidomos kur shpërndarja e tyre përfshin veç fytyrës, shpinën dhe kraharorin. Antibiotikët oralë reduktojnë bakteriet në folikul dhe ulin skuqjet, por gjatë këtyre terapive shumë femra rrezikohen nga infeksionet girl thingyle. Në këtë rast ndërpritet kura. Ekspozimet në diell mund t’i maskojnë aknet, por përfitimet janë të përkohëshme. Mania e “pjekjes në diell” është me pasoja. Larjet e shpeshta dhe energjike të fytyrës si dhe përdorimi i larësve që çojnë në tejtharje të sekrecioneve yndyrore shkakton pasoja të paevitueshme në lëkurë. Të gjitha terapitë funksionojnë në mënyrë të tillë që të parandalojnë aknet e reja. Pas çdo terapie mbeten shenja pavarësisht nga kujdesi e korrektësia e specialistit. Këto gjurmë zhduken gradualisht me rigjenerimin e lëkurës, të paktën një muaj më pas. Terapitë ose konkluzionet i vendos specialisti.

    Keshilla:
    1.Mos ndërhyni me duar në puçra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
    2.Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj
    3.Lani duart përpara aplikimit.
    4.Zgjidhni kozmetikë profesionale.
    5.Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës.
    6.Preferoni fruta e ushqime të freskëta.
    7.Merrni vitamina A, C, E.
    8.Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
    9.Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti
    10.Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
    11.Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

    Kujdesi:
    Është e rëndësishme të personalizohet trajtimi i cili kalon përmes disa seancave. Këto seanca përcaktohen që në takimin e parë me klienten. Terapinë në Institut e merr përsipër plotësisht specialisti-estet, ndërsa terapinë e pavarur në shtëpi, vetë klienti. Është e rëndësishme të dihet se terapia e pavarur nxit efektin e terapisë në Institut, kështu është konceptuar. Kjo terapi është e vendosur në një sistem seti dhe quhet TERAPI KORREKTUESE. Në fillim të terapisë mund të operohet me seanca sulmi e më pas periodikisht në rend të përjavshëm. Në rastet kritike aplikohen deri në 10 seanca. Produktet e paketës aplikohen të alternuara sipas instruksioneve dhe të gjitha penetrojnë në thellësi të lëkurës, në sajë të përbërjes së tyre organike. Ato balancojnë superprodhimin e yndyrës dhe qetësojnë aknet. Lëkura nuk ndriçon më si më parë, por efekti mat i jep shkëlqim natyral. Pas terapisë mbeten gjurmë të lehta në lëkurë, të cilat ndihmohen nga një krem i posaçëm riparues dhe balancues njëkohësisht. Kësaj terapie nuk mund t’i nënshtrohemi në çdo stinë të vitit. Gratë shtatzana përjashtohen nga terapia. Gjatë terapisë nuk mund të marrim seanca solari apo të përdorim produkte të çfarëdoshme, pa sugjerimin e estetistes, për shkak se lëkura është tepër e ndjeshme në këtë fazë. Edhe përdorimi i lazerit gjatë terapisë është i ndaluar kategorikisht.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-07-2008
    Postime
    42
    Tek keshilla nr 8 mendoj se eshte e gabuar.Une e pedrori sapunin Protex si shumica e moshatareve te mi ajo i zhduk mjaft puqrrat nese e perdor ne qdo kohe ate sapun PROTEX puqrrat do zhduken ndersa tek kozmetika kam provuar shume ilaqe por asnjera ska pasur sukses.Provoni njehre Protex dhe shiqoni qfar do tju ndodh.

  7. #7
    CeRrIkS & Albanian-4-EvEr Maska e CERIKSI-CHICAGO
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    CHICAGO
    Postime
    178
    per mua #1 eshte proactiv solution kur isha na mosha 18-19 ate perdorja ishe dore me nje
    JUVENTUS # 1

    ITALIA WORLD CHAMPION

  8. #8
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    ketu ne gjermani shkojn ke doktori i lekures dhe lejn jave per jave nji termin ke doktori dhe ja pastron fytyren se i heq gjithmon lekuren dhe varet sa te keqe e ke fytyren me pucra dhe kur shikon qe behesh mire nuk shkon me...kam ndigjuar shume gjera positive per ket gje dhe nuk esht e shtrejnt ose e rrezikshme........
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    suadabolzano ka ftyren me puçrra,nga ato t'medhat me qelb.

    sa gjynof?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    s'ka bo seks spranaj _

    borja e sexit, o dor me nje ilac per miza, per me heq pucrrat tek femrat.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-07-2008
    Postime
    42
    Me siguri....

  12. #12
    përjashtuar për [.] qefi Maska e carbondcd
    Anëtarësuar
    30-11-2007
    Vendndodhja
    n'Mal
    Postime
    161
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    s'ka bo seks spranaj _

    borja e sexit, o dor me nje ilac per miza, per me heq pucrrat tek femrat.
    ahgahgahgahghaghagah

Tema të Ngjashme

  1. Dashuria - kjo Fytyrë e Zotit
    Nga Spleen1 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 22-07-2012, 10:31
  2. Strukture me fytyre njeriu ne Mars
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 15-05-2009, 12:55
  3. Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore
    Nga YlliRiaN në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 10:51
  4. Si të shërohen vrimat në fytyrë?
    Nga Stentori në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 20-11-2003, 19:11
  5. Bota Do Të Ndyshonte Fytyrë.
    Nga elda në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-08-2002, 05:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •