Letersia. Raporti me krijuesit dhe njësimi i tyre.
Kur Viktor Hygo botonte romanin e tij te pare, “Kartedralja e Parisit”, Gete shkruante; “çfare eshte ky shkrimtar i ri qe i perdor ne kete menyre personazhet t tij, sikur te ishin figurina plasteline?” Ne te vertet Gete gabonte atbote me shkrimtarin e ri, qe me vone do te behej nder me te medhenjte e te gjitha koherave. Padyshim Hygoi ishte i tille qe ne romanin e tij te pare, por si gjithmone bota e letrave nuk te pranon shume lehte ne rradhet e saj. Ky eshte nje nder shembujt e shumte qe mund te permendet, paçka se historia e letersise boterore eshte e mbushur fund e krye me shembuj te tille. Per askend kjo rruge nuk ka qene e lehte, perkundrazi, eshte e mbushur me mospranime, me injorim, me heshtje, me vuajte dhe sakrifica te pashoqe. Merreni jeten e secilit prej shkrimtareve, poeteve, mendimtareve me te shquar te njerzimit. Asnjeri nuk e ka gjetur rrugen te shtruar me dafina lavdie, e gjithe jeta dhe vepra e tyre ka kaluar neper nje kalvar te gjate vuajtjesh dhe perpjekjesh titanike.
Po te perpiqemi te bejme nje paralele me shkrimtaret shqiptar, ndoshta eshte paksa e veshtire te gjejme simetrine e asaj qe u tha ne krye. E thene ndryshe, historia e letersise shqiptare eshte krejt e re, krejt e ndryshme, krejt e vecante, per te pasur ngjashmerine me te vogel me ato zhvillime te historise se letersise boterore. Megjithat ngjasime ka, por ato jane shume te vogla, ndoshta ngjashmeria ka filluar te duket vetem keto vitet e fundit.
Se pari, letersia shqiptare eshte krejt e re, sepse veprat me te rendesishme te saj u shkruan vetem gjate shekullit te xx. Pushtimet e gjata, lufta per ekzistence e kombit tone, terri i gjate mesjetar, lane gjurme dhe hendeqe te medha, sa do te ishte shume e veshtire qe ato humnera te mbusheshin, dhe te lulezonte fjala dhe letersia shqiptare. Megjithat fjala shqipe u ruajt, ajo u percoll brez pas brezi, me shume ne kujtesen dhe folklorin shqipar, se sa ne librat e shkruar. Periudha e Luftes per Pavarsi perkon me fillimet e zhvillimeve me interesante ne Historine e Letersise Shqiptare. Ketu nuk eshte vendi per te thene ato qe dihen. E gjithe kjo vlen per te paraqitur asimetrine e zhvillimit te letersise shqiptare, me ate boterore. Kur ne letersine boterore nuk te pranonin lehte per arsye etike, egoje, stilistike, rryme letrare, ne Shqiperine e asaj kohe ishte e veshtire te shkruaje ne shqip, edhe pse gjuha shqipe ishte nje nder gjuhet me te vjetra te Europes. Pioneret e fjales shqipe duhej te luftonin edhe me politikat e pushtuesve tane, ata duhej te benin edhe shkrimtarin, edhe dijetarin, edhe patriotin, edhe prijsin popullor. Megjithat arrdhja e tyre ne letersi ishte shume me e lehte, sepse vendet ne letersine tone ishin pothuajse bosh. Prandaj edhe sot e kesaj dite, nga ajo periudhe permenden edhe shkrimtar dhe poet qe nuk kane ndonje vlere te rralle artistike, por fakti qe letersia shqiptare kishte me shume nevoje per emra, se sa emrat e tyre per letersine, duket se kane mbetur si nje deshmi qe nuk mund te kundershtohet lehte. Por arrdhja e Ndre Mjedes, Naimit, Fishtes, per mua dhe shumkend besoj emrat me te spikatur ne krejt letersine shqipe, hodhi themelet me te forta qe mund te mendohet per nje letersi te vertet europiane dhe perendimore. Them europiane, sepse Shqiperia eshte ne Europe, them perendimore, se Shqiperia duhej vertet te kishte ate orientim qe po merr edhe sot, ate perendimor. Vepra e tyra ka ngjyrimet me te mira kombetare, ka stilet dhe format me te mira te letersise boterore, ata krijuan shtratin me te mire qe mund te krijohej per zhvillimet e mevonshme te letersise sone. Edhe brezi i mevonshem i krijuesve tane e kishte me te lehte te punonte mbi keto themele, te vazhdonte ngritjen e vazhdueshme te fjales se shkruar shqipe. Pikerisht kjo eshte arsyeja pse ai brez i rralle i krijuesve erdhen dhe mbeten ketu, te shkruar me germa te arta ne fjalet e shenjta te shqipes.
Se dyti, Oda e Letrave duhej mbushur, ajo kishte vetem themelet. Filluan te vijne me rradhe, nje brez tjeter, i shkolluar kryesisht ne perendim; emrat me te spikatur te atij brezi mbeten padyshim Çabej i madh dhe Lasgushi. I pari do te leronte gjuhen shqipe me nje dashuri te pashoqe, do te shpaloste para krejt botes shqiptare dhe shkences boterore se Gjuha shqipe eshte nje nder gjuhet themelore te njerzimit, se fati dhe udhekryqet e historise boterore dhe rajonale na kane lene kaq ne hije. Ndersa i dyti do te behej dhe do mbetej edhe sot e kesaj dite simbol i romantizmit shqiptar. Zor se ka nje shqiptar qe ka mesuar abetaren, dhe nuk i di emrat e ketyre korifejve te rralle te fjales shqipe. Ketu une permenda pese emra, ata qe perbejne kodin tim etik dhe moral, per te cilet une nuk guxoj te dyshoj per asnje moment. Deri ketu, me emrat e rralle te shqipes qe permenda, si dhe me shume te tjere, letersia shqiptare eshte ka qene teper bujare, ose me mire ata jane njesuar me vete kete letersi, jane bere njesh me te, sa kur permenden emra e tyre, ose kur permendet letersia, ne mendjen tone ne nuk do ishim ne gjendje te benim nje ndarje; ku ndodhet njeriu, dhe ku eshte letersia.
Krijoni Kontakt