Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    KRYENGRITJA SHQIPTARE e vitit 1913 sipas burimeve serbe

    KRYENGRITJA SHQIPTARE e vitit 1913 sipas burimeve serbe

    Prof. Dr. Xheladin Shala

    Qė nga fillimi e deri nė mbarim tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr (17 dhjetor 1912 - 12 gusht 1913), nė rend tė ditės u shtrua pėrgjysmimi i tokave tė popullit shqiptar, megjithėse pėrbėnin territorin etnik mė kompakt nė kėtė gadishull. Pra, u shkel me tė dyja kėmbėt parimi kryesor dhe mė i drejtė i caktimit tė kufirit: parimi etnik. Diskutimet qė u zhvilluan nė atė konferencė ishin tė pashembullta pėr Evropėn. Askund dhe asnjė populli nuk i janė shkelur tė drejtat nė atė shkallė siē u veprua me shqiptarėt. Kėshtu qė, fill e mbarim, diskutimet e zhvilluara gjatė vitit 1913, pėr qytetet, fushat dhe malet ishin diskutime dhe vendosje kufiri nė kurriz tė Shqipėrisė. Pra, duke i parė konferencat-kongreset antishqiptare gjatė shekullit XIX, e thėnė figurativisht Atdheut iu shkėputėn gjymtyrėt mė tė begata dhe kjo vazhdoi mė egėr nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr mė 1913. Atdheun tonė e ndanė pėrgjysmė. Kjo la pasoja tė pallogaritshme te populli shqiptar, deri nė ditėt e sotme. Kėshtu, pushtuesit e katėr shteteve tė Aleancės Ballkanike dhe gjashtė ambasadorėt e Fuqive tė mėdha, iu qasėn ēėshtjes shqiptare nė frymėn e atmosferės sė nderė qė mbretėronte para njė kataklizme tė madhe evropiane dhe botėrore. Politika pansllaviste e Rusisė, sė bashku me pinjollėt e saj ballkanas, ngadhnjeu mė 1913. Ata i zgjeruan kufijtė deri aty ku ėndėrronin me shekuj. Pra, copėtimi i Shqipėrisė u krye pa farė logjike etnike, historike, ekonomike, etj; me tė vetmin qėllim pėrfitimin e sa mė shumė territoreve tė huaja. Kėshtu, qėllimet dhe metodat e Serbisė kishin pėr synim pushtimin e dalėngadalshėm kolonial edhe tė gjysmėshtetit tė ri shqiptar tė dobėsuar pa masė nga cungimi qė iu bė. Pra, pėr t’i gjunjėzuar e nėnshtruar shqiptarėt krahas mbylljes sė tregjeve nė Gjakovė, nė Dibėr, nė Prizren, etj; vazhdonin persekutimin e udhėheqėsve tė Lėvizjes sė rezistencės, tė cilėt bėnin pėrpjekje pėr t’ua ndaluar hovin pushtuesve mizorė serbė. Nga njėra anė Pashiqi u deklaronte autoriteteve qeveritare tė Austro-Hungarisė dhe Italisė se qeveria e tij ishte e gatshme t’i pranojė vendimet e marra nė Londėr e t’u bindej atyre, ndėrsa nga ana tjetėr urdhėronte pushtetarėt e vet si dhe bandat e ndryshme tė komitėve serbė qė tė depėrtonin nė thellėsi tė Shqipėrisė, ku bėnin masakra tė papara. Ajo ishte ndėrhyrje e pashembullt nė punėt e brendshme tė shtetit tė ri, me qėllim tė krijimit tė telasheve sa mė tė mėdha Qeverisė sė Ismail Qemalit.

    Situatė kritike paraqitej sidomos nė lindje tė kufijve tė Shqipėrisė, si nė Dibėr e nė Liqenin e Ohrit. Nė ato anė tashmė kishin filluar aksionet e ēetave dhe tė grupeve tė tjera tė rezistencės, si nė: ēesm, Kalivacė, Talishe, Potkozhan, Vasjat e nė shumė vende tė tjera. Tė zhytur nė njė dėshpėrim tė thellė nga ky copėtim i panatyrshėm i popullit shqiptar dhe masakrat e panumėrta tė pushtuesve serbo-malazezė nė tė dyja anėt e kufirit (qoftė nė territore qė iu dhuruan Serbisė, qoftė nė ato anė tė kufirit qė ajo i mbante nė kundėrshtim me vetė vendimet e Konferencės sė Londrės), rreth mesit tė shtatorit tė vitit 1913 filloi kryengritja e rrufeshme. Kryengritėsit shqiptarė i zunė nė befasi forcat ushtarake e policore serbe dhe shumė shpejt aksionet ēlirimtare morėn pamjen e njė ofensive tė pėrgjithshme pėr t’i ēliruar qytetet e rėndėsishme shqiptare. Kryengritėsit shqiptarė ia mėsynė Dibrės, Strugės, Ohrit, Tetovės, Gostivarit, Kėrēovės dhe nė veri Gjakovės e Prizrenit.

    Patriotėt shqiptarė nga ish-vilajeti i Kosovės dhe ai i Manastirit, ndėr ta edhe Bajram Curri e Isa Boletini, ishin tė zhgėnjyer pse kryengritja nuk gjente pėrkrahje tė vėrtetė te Qeveria e Vlorės. Deshėm s’deshėm duhet kritikuar Qeveria e Vlorės pse nė ato momente tė zhvillimeve dramatike nuk mori masa pėr ta ndihmuar atė pjesė tė Shqipėrisė, bile e pranuar si tė lirė.

    Kryengritėsit shqiptarė depėrtuan nė katėr drejtime: sė pari ia filloi grupi ēlirimtar nga Qafė-Thana pėr Strugė, Ohėr, Resnjė e mė tej; drejtimi i dytė nga Ura e Arasit, Peshkopi, Dibėr, Gostivar; i treti nga Ujmishti kah Bicaj, Vranishti, Prizreni dhe Dukagjini, kurse pjesa e katėrt e kryengritėsve shqiptarė u tubua nga rrethi i Krasniqes dhe i Gashit nė drejtim tė Gjakovės. Forcat kryengritėse arrinin numrin rreth 12 000 vetė. Depėrtimi, sidomos nga Dibra, ishte i fuqishėm dhe i pėrgatitur mjaft mirė nga tė dėbuarit dibranė. Mė 17 (29) shtator 1913 ēlirohet Dibra me rrethinat e saj. Kėshtu, lėvizja e armatosur e cila deri atėherė kishte pasur karakter spontan, pas gjysmės sė shtatorit 1913 mori pėrpjestime tė gjera nga Dibra, ku u hoq flamuri serb dhe u ngrit flamuri shqiptar. Ushtria dhe policia serbe u detyruan tė tėrhiqeshin nga Struga dhe nga Ohri dhe tė pėrballonin furinė e kryengritėsve shqiptarė mbi Tetovė e Gostivar. Forcat kryengritėse, tė cilat e ēliruan Dibrėn dhe qė operonin nė rrethinė, numėronin afėr 3 000 vetė. Pas njė ballafaqimi me kryengritėsit, ushtria serbe dhe nėpunėsit u tėrhoqėn nė panik. Gazeta “Ozbor” e Zagrebit shkruante se kryengritja si duket ėshtė e organizuar mirė, andaj nė luftimet e Dibrės ka rreth 1 000 tė vrarė, janė zėnė robėr 300 ushtarė serbė dhe material i shumtė luftarak. Gjithashtu, Luma me rrethinė ishtė ngritur nė kryengritje dhe njė depėrtim i ēlirimtarėve ishte pėrqendruar nga Malėsia e Gjakovės nė drejtim tė qytetit, mirėpo kryengritėsit nuk ia dolėn ta ēlirojnė Gjakovėn. Ata nė drejtim tė Gjakovės i udhėhiqnin Bajram Curri, Hysni Curri, Isa Boletini, Bajram Daklani, etj.

    Lufta nė drejtim tė Prizrenit u zhvillua nga 18 (30) shtatori deri mė 22 shtator, gjegjėsisht katėr tetor 1913. Nė ato luftime morėn pjesė rreth 2 000 kryengritės. Tė dy palėt patėn humbje tė konsiderueshme: me qindra tė vrarė e tė plagosur. Ushtria pushtuese serbe u detyrua tė tėrhiqej deri afėr Prizrenit. Nė krye tė kryengritėsve u dalluan, veē tė tjerėve, edhe Ramadan Zaskoci e Qazim Lika. Kryengritėsit shqiptarė shpresuan se do tė ndihmohen mė shumė nga vėllezėrit e tyre nė prapavijė. Sipas shtypit, lėvizje pati edhe nė drejtim tė Tuzit, tė Hotit, tė Grudės dhe tė Gucisė. Kryengritja e vitit 1913, pėr shkak tė pėrmasave tė njė fronti tė gjerė qė kishte, nga shtypi i kohės u quajt edhe Lufta e Tretė Ballkanike.

    Pėr rrethanat dhe shkaqet e kryengritjes “Radniēke novine” e datės 29.09.1913 shkruante: “Shkaku kryesor i tė gjitha vėshtirėsive prej tė cilave vuajmė sot dhe prej tė cilave do tė vuajmė shumė nė tė ardhmen qendron nė faktin se kemi hyrė nė tokė tė huaj”.

    Me rastin e ēlirimit tė Dibrės me rrethinė, ėshtė shkruar njė raport i gjatė prej 44 faqesh nga pėrfaqėsuesi serb, Qirkoviq, ku veē tė tjerash shkruan se me rastin e hyrjes sė kryengritėsve nė Dibėr, organizimi dhe disiplina e tyre ishin pėr lakmi, dhe se kryengritėsit kishin pėrkrahjen e madhe nga populli i Dibrės me rrethinė. Si udhėheqės mė tė njohur tė kėsaj ane pėrmenden: Elez Isufi nga Luznia e Dibrės sė Poshtme, vėllezėrit Kaloshi dhe Dema, Sefedin Pustina, etj. Ndaj tė plagosurve dhe tė zėnėve robėr, kryengritėsit shqiptarė janė sjellė nė mėnyrė humane, konkludonte Qirkoviqi. Nga dokumentacioni i shumtė kuptohet se kryengritėsit shqiptarė zhvilluan njė luftė, pėr ēlirimin e territoreve tė okupuara, pėr liri e pavarėsi, pse jo edhe pėr ēlirimin e gjysmės tjetėr tė pushtuar nga Serbia e Mali i Zi.

    Hyrja dhe ēlirimi i disa qyteteve shqiptare nė Shqipėrinė Lindore nga ana e kryengritėsve, e tronditi qeverinė serbe. U morėn masa tė shpejta nė dėrgimin e ushtrisė prej 20 deri 40 mijė vetash pėr shuarjen e kryengritjes, meqė Serbia shprehu frikė nga zgjerimi i saj nė tė gjitha territoret shqiptare tė pushtuara gjatė Luftės sė Parė Ballkanike. Pėr shkak tė kryengritjes qeveria serbe i thirri pėrsėri oficerėt qė kishte lėshuar nė pushim dhe ushtarėt e kategorisė sė dytė. Ajo kishte dhėnė urdhėr qė meshkujt nėn moshėn 45-vjeēare tė mos largoheshin jashtė kufijve tė Serbisė.

    Kryengritėsit e udhėhequr nga Bajram Curri dhe Isa Boletini zhvilluan luftime tė ashpra me ushtrinė serbe. Pas rreth dy jave luftimesh nė drejtim tė Gjakovės, kryengritėsit u detyruan tė tėrhiqen drejt Malėsisė me humbje tė konsiderueshme, me ē’rast pėsuan sidomos fshatrat dhe popullsia e pafajshme.

    Pėr qėllimet gjenocidale tė Serbisė ndaj popullit shqiptar merret vesh nga dokumenti i njė komiti serb qė i drejtohet vetė kryetarit tė Parlamentit, Andre Nikoliqit, mė 30 nėntor 1913, nė tė cilin veē tė tjerash shkruan: “Kam ardhur nga Shqipėria, ku kam qendruar 7 javė me ēetėn prej 26 vetave. Sa i pėrket mundit nuk kemi kursyer asgjė, por i kemi kryer urdhėrat nė mėnyrė shembullore. Njėkohėsisht po ju informojmė se kudo ku ka kaluar ushtria jonė ėshtė djegur ēdo gjė.” Kėshtu vetėm nė Lumė thuhej se janė pushkatuar e masakruar 700 gra dhe fėmijė. Luma kishte gjithsej rreth dymijė tė vrarė gjatė muajve shtator-tetor. Vrasje dhe masakrime ka pasur edhe nė fshatra e qytete tė tjera shqiptare, si nė: Kėrēovė, Strugė, Gostivar, Ohėr etj. Ndėrsa, pėr Dibrėn me rrethinė dhe Lumėn gjatė shtypjes brutale tė kryengritjes janė lėnė shėnimet pėr dėmet dhe shkatėrrimet e ēdo fshati nė gazetėn “Liri e Shqipėrisė” dhe “Kalendari Kombiar” nė Sofje mė 1914. Kėshtu, p.sh. qyteti i Dibrės, diku me 18-20 mijė banorė, nė fund tė vitit 1913 kishte mbetur vetėm me 2 000 banorė, por edhe ky numėr i vogėl qė kishte mbetur po vdiste nga uria. Ngjarje tė tmerrshme ndodhėn edhe nė Kėrēovė e rrethinė, nė Krushevė, nė Peshkopi e shumė vende tė tjera. Nga dokumentacioni kuptohet se ato ngjarje ishin vėrtetė tė dhimbshme e tragjike. Andaj, shtypja brutale e kryengritjes e shpejtoi krizėn e tendosur ballkanike e evropiane. Atėbotė duhej tė vinte nė terren Komisioni pėr rregullimin e kufijve. Rreth gjysmės sė tetorit arriti kulmi i acarimit tė qendrimeve diametralisht tė kundėrta ndėrmjet Serbisė dhe Austro-Hungarisė. Berhtoldi, ministėr i Jashtėm austro-hungarez, mė 15 tetor 1913, urdhėroi ambasadorin e vet nė Beograd, Storcku, qė t’ia paraqesė Pashiqit kushtin se a ishte e gatshme Serbia brenda njė afati tė caktuar ta tėrhiqte ushtrinė nga Shqipėria. Pasi u pa se pėrgjigjja ishte negative, mė 17 tetor 1913 Berhtoldi i dėrgoi qeverisė serbe njė notė verbale nė formė ultimatumi, me anėn e sė cilės kėrkohej qė ushtria serbe brenda tetė ditėsh tė lėshonte territorin e Shqipėrisė. Qeveria e Vjenės mori pėlqimin e Gjermanisė dhe tė Italisė pėr njė hap tė tillė. Parashikoheshin komplikime tė reja midis blloqeve kundėrshtare.

    Ambasadori rus nė Beograd, Hartvig, pati disa takime me Pashiqin dhe pikėrisht pas kėsaj mė 20 tetor Qeveria serbe e mori vendimin pėr t’i tėrhequr trupat brenda afatit tė caktuar prej tetė ditėve. Po atė ditė, pėrfaqėsuesi i Serbisė nė Vjenė i solli Berhtoldit pėrgjigjen e qeverisė sė tij lidhur me ultimatumin e 17 tetorit e cila pėrmbante sigurimin pėr tėrheqjen e trupave serbe kėndej vijės kufitare tė caktuar nė Londėr. Ushtria serbe duhej ta pėrfundonte tėrheqjen mė 26 tetor nė orėn 10 paradite. Serbia u detyrua ta tėrheqė ushtrinė pushtuese nga Shqipėria dhe njoftoi njė ditė para afatit tė kalimit tė kohės sė ultimatumin se i kishte tėrhequr tė gjitha trupat nė vijėn kufitare tė caktuar nė Londėr mė 22 mars 1913. Mendohej se ultimatumi dėrguar Serbisė nuk ishte kėrcėnim vetėm pėr tė, por edhe pėr Rusinė dhe fuqitė e tjera qė e pėrkrahėn.

    Pra, synimi i udhėheqėsve tė kryengritjes sė vitit 1913, veē tė tjerash ishte pėr ta detyruar diplomacinė evropiane qė tė rikthehej nė vendimet pėr kufijtė meqė shqiptarėt ishin nė ankth pėr humbjen e territoreve tė gjysmės sė Shqipėrisė.

    Shpirti i kryengritjes sė muajve shtator-tetor tė vitit 1913 ishin tė dėbuarit shqiptarė tė vilajetit tė Kosovės dhe atij tė Manastirit, nė krye tė tė cilėve ishin Hasan Prishtina, Isa Boletini, Elez Isufi, vėllezėrit Kaloshi, Bajram Curri, etj. tė cilėt synonin bashkimin e Kosovės, tė Dibrės, etj, me Shqipėrinė e Pavarur tė pranuar nė Konferencėn e Londrės. Prandaj, megjithė humbjet e konsiderueshme tė popullit shqiptar, duke bėrė pėrpjekje pėr liri dhe pavarėsi kombėtare, kryengritja shqiptare u bė faktori kryesor qė e detyroi ushtrinė pushtuese tė fqinjėve, tė tėrhiqej nga Shqipėria e pranuar nė Konferencėn e Londrės. Andaj themi se Kryengritja e vjeshtės sė vitit 1913 ishte ngjarja e fundit e krizave ndėrshtetėrore ballkanike dhe evropiane para se tė fillonte kataklizma e Luftės sė Parė Botėrore.

    Me gjithė pėsimet, Kryengritja e vitit 1913 bėri me dije se, tė gjitha ato qytete e fshatra ė pėrfshira nė flakėn e luftės dhe dhjetėfish mė tepėr territore tė mbetura nė prapavijė, ishin tokė historike dhe etnike shqiptare. Deshėn apo nuk deshėn pushtuesit serbė, ēėshtja shqiptare pas kryengritjes sė vitit 1913 u bė edhe mė tepėr ēėshtje ndėrkombėtare. Pra, udhėheqėsit dhe kryengritėsit shqiptarė nė shtator dhe tetor tė vitit 1913 bėnė njė akt patriotik, duke shprehur njė atdhedashuri tė madhe pėr territoret e tyre tė grabitura nga Serbia e Mali i Zi, megjithėse ishte njė moment jo i pėrshtatshėm ndėrkombėtar, pasi qė askush nuk e pėrkrahu. Kryengritja antiserbe e viti 1913 ka hyrė nė histori si pėrpjekja e parė mė e organizuar kundėr vendimeve absurde tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, e cila rezultoi me krijimin e kufijve kolonialė pėr shqiptarėt. Ajo e bėri tė qartė para opinionit ndėrkombėtar se kurrė nuk do tė ketė qetėsi derisa tė mos bashkohen gjymtyrėt e shkėputura nga trupi i Shqipėrisė.

    Udhėheqėsit e kryengritjes antiserbe nė shtator-tetor 1913 e dinin mirė se bashkimi i territoreve shqiptare nė njė shtet kombėtar ishte njė e drejtė e patjetėrsueshme, tė cilėn e gėzonin tė gjithė popujt e Ballkanit dhe tė Evropės. Rrjedhimisht, nuk kishin pse tė mos e kėrkonte dhe pse tė mos ta gėzonte edhe kombi shqiptar. Njė fakt ėshtė i saktė: ēėshtja jonė e pazgjidhur kombėtare deri nė ditėt e sotme, ka nė themel Shqipėrinė etnike, do tė thotė ēlirimin e territoreve shqiptare nga tė gjithė pushtuesit e vjetėr apo tė rinj. Pra, synimi i shenjtė i tė gjithė brezave shqiptarė ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė bashkimi i tė gjitha territoreve shqiptare nė njė shtet kombėtar, meqė jemi i vetmi shtet nė rruzullin tokėsor, qė ėshtė kufizuar nė tėrė gjatėsinė tokėsore tė kufijve me vetveten, me popullin e vet tė njė gjaku, njė gjuhe, njė historie. Mjerisht, edhe sot kur po e pėrkujtojmė 90-vjetorin e kryengritjes sė vitit 1913, populli shqiptar, kėndej kufijve administrativė tė Shqipėrisė, vazhdon tė jetė kombi mė i rrezikuar nė territoret e veta nė Ballkan, duke mbetur i copėtuar nė tri-katėr shtete dhe kjo ndodh mu nė zemėr tė Evropės; dhe kjo ndodh sot kur edhe popujt nė kontinentin e Azisė dhe Afrikės e kanė fituar pavarėsinė kombėtare, madje para dy-tri dekadave.

    Meqenėse kriza ballkanike ende nuk ka pėrfunduar duhet qė me njė menēuri tė madhe tė punojnė tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė, me aleatėt tanė tė sotėm mė tė sinqertė dhe tė mos mbesim peng i flijimit nga prapaskena tė rrezikshme.



    Burimet dhe Literatura e shfrytėzuar:

    Arkiv Serbije (Arkivi i Serbisė), Beograd.

    Arkiv Vojnog Istoriskoj Instituta, Beograd (Arkivi i Institutit Ushtarak tė Historisė nė Beograd

    Arkiv jugoslavije, Beograd (Arkivi i Jugosllavisė nė Beograd)

    Diplomatski Arkiv Saveznog Sekretariata Inostrani poslova Jugoslavije (Arkivi Diplomatik i Sekretariatit tė Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė, Beograd)

    Veprimtaria e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės (1912-1914), Tiranė 1962

    Puto Arben, Pavarėsia e Shqipėrisė dhe Fuqitė e Mėdha, Tiranė, 1978

    “Radniēke novine”, Beograd 1912-1915

    “Obzor”, Zagreb
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BARAT : 31-07-2008 mė 07:48

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •