Ai,Muji , nderkohe qe perafrohej shpejtueshem me kullen,ngrinte kindet e mustaqeve nen hunde ,si per t`i deshmuar pritesit se nuk kishte asgje te ndryshme nga me pare.Merret vesh lehte se Muji kishte rene ndesh me meskembete e veta dhe priste te tejconte ndijimet e pavena re tek AI -Tjetri.
Eshte e njeherendodheshme dicka e tille .Dicka qe s`lejon te provohet pa u siguruar se nuk do ta zhbesh dot me kurre.I prirur per arsyetime afatshkurtera ,burri i pamoshe dridhej sensualisht ne poshte-rroba-ndergjegjiet e veta.Te heshtesh s`do te thote te hiqesh sikur si merr vesh ,as sikur si merr vesh vertete.As te bertasesh ,seshte shmangie.Vepro!
Muji s`mund te t`i ndiente thinjat e rruazave te qarkullueshme ,kur ato behen gjysem te qarkullueshme domethene qe si bartin me te bartshmit ne vendet ku shkojne .S`mund te presesh me asgje nga ato.
Muji eshte ne aq vite sa thuhet ,dhe i dekompozuar aq here sa bejne fshehjet e tij.
Muji eshte burre!
Muji ka qene veze!
Ndoshta dikur,pak para se ne te merrnim fryme ka qene pak azot dhe hidrogjen.
A e falni ,ju,Mujin?
Ne male ben ftohte.Kristalshem.Kjo s`ta ndihmon dot fshehjen.As ajer-thati i lartesise.
Ne dere te kulles-gjysem(kullat duan gjuhe te perbashketa),eshte shfaqur ,si pjese e domosdoshme AI-HALILI.Akoma qesh i shkreti ,me dy gjysem -gojet prej rinie.Po ti cosh krahet prapa fundshpines ,e te vish rrotull vendit jo-tend,kjo i jep te gjitha gjasat e pritjes .
Hidhi gojet-poshte-Halil!
S`ka asgjesend qe t`ma zgjoje qeshjen tash.
Mberriti!
...
Muji rreket t`jete ashtu si duhet .Ia merr duart nder buze ,ne shenje t`peruljes.Dhe Halili qesh dhe qesh dhe i bie nder gjunje.
Dhe i flet dhe i thote.
Ai hesht .D.m.th nuk i jeq pergjigje .Pasi tjetri pushon dhe ulet i qete ne nje nga vend-e-uljet e zgaver dhomes,Muji nis t`ia parashtroje hamendjet e veta.I flet zelarte dhe kumbues me patrembje dhe mos-vetvete-bsim.ia perserit prape ate qe i tha me pare.Eshte e ngaterruar... ne vetvete e ngaterruar!;s`kuptohet ;s`merret vesh .I bindur per gjakesine ,Halili ia ndjek shperthimet prej burri histerik.Dhe ngrihet pastaj nga atje ku ishte ,dhe i shkon perqark ,rrotull ,dhe nuk e njeh dot;dhe nuk e prek dot.
Muji ulerin dhe kembe-merret .Kjo s`do te thote gje.Shperthesat s`mund t`i shfaqin shkaqet.
Nje ze i larte,te bind...?
Te dy afro-largohen ,pa marre vesh se ne c`largesi te mira do bihen rehat.
Dhe Muji bertet,dhe klithmon pa te drejte .
I pazbrazur dhe i pahapshem ne gjithe teresine .Ai rreket ta qafoje,ne medyshje.
I hekurt ,ferishtesisht.
Ne fundin e tyre ,Muji e vrau Halilin.
Krijoni Kontakt