Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Marrëveshja e Mukjes - hapi i parë i instalimit të diktaturës komuniste në Shqipëri.

    A ka qenë kuisling E. Hoxha?

    (27.07.2008)



    Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje duhet të dimë kuptimin e kuislingut si emër konkret, sinonim të kolaboracionizmit. Tani na ndajnë pak ditë nga 1-2 gushti, kur do të përkujtojmë Marrëveshjen e Mukjes. Nuk mund të mohohet se diktatori ynë ka qenë sejmen i armiqve shekullorë të kombit tonë, me në krye mareshalin Tito. Ka qenë edhe stalinist i tërbuar, pavarësisht se Stalini ka qenë antishqiptar dhe e ka trajtuar Shqipërinë si plaçkë tregu. Ka qenë, si në një vepër komediografike, shërbetori i dy zotërinjve. U prish me njërin, u mbeshtet te tjetri, veçanërisht për terrorin që ngjall panik dhe të bën të sundosh i patrazuar dhe pa merakun se ta tundin karrigen. Dedier, në “Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare” (Beograd, 1949), ia bën mirë portretin E.H.-s si jesmen i devotshëm për të qenë nën urdhrat e të dërguarve të Titos, gjer në pranimin e skllavërisë nën rrogoz. Kur gazeta bullgare “Isgrev” shkruante: “Gjendemi përpara bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë”, Enveri thoshte: - “Mendoni, shokë e shoqe, se çfarë fati do ta gjente popullin tonë pa Jugosllavinë e Titos” (F. 166 e veprës së Didierit). Për servilizmin ndaj Stalinit, nuk kanë shkruar vetëm Numri dy dhe numri tre i hierarkisë jugosllave, Milovan Gilasi dhe Eduard Kardelji, por edhe vetë kameleoni ynë, Ramiz Alia. Ja çfarë shkruan ai në librin e kujtimeve “Dëshmoj për historinë” (Tiranë, 1995): “Koncepti që Shqipëria të bëhet një Republikë e shtatë jugosllave, domethënë që jo të bashkohet Kosova me Shqipërinë por, anasjellas, të bashkohet Shqipëria me Kosovën e me Jugosllavinë, më duket se ka qenë një projekt i përpunuar nga Stalini e nga Titoja”. Por atëherë përse u mbajtën statujat e Stalinit gjersa populli i hoqi zvarrë në vitin 1990?
    Pa e zgjatur më tej, le të përkthejmë një shkrim për Kuislingun nga “Enciklopedia e lirë, Wikipedia” - Vidkun Kuisling (Qvisling) - Nga Wikipedia.
    Vidkun Abraham Lauritz Jonssøn Quisling (Lindur në Fyresdal, më 18 korrik 1887, në Oslo, vdekur më 24 tetor 1945), ishte një ushtarak dhe politikan norvegjez. Oficer i ushtrisë dhe politikan i përfolur, ishte njëri ndër kolaboracionistët më të famshëm, duke u vënë në shërbim të Hitlerit dhe të ushtrisë gjermane, që pushtoi Norvegjinë në fillim të Luftës II Botërore. Gjatë zaptimit, kryesoi një qeveri fantazmë, që kishte detyrën të zbatonte urdhrat e pushtuesve. Gjatë konfliktit termi “kuisling” u përdor për të përcaktuar kryetarët e qeverive që bashkëpunonin me nazistët. Ky emërtim përdoret endé për të teguar qeveritë që vihen në shërbim të pushtuesve të huaj. Ishte president i Norvegjisë nga shkurti i vitit 1942 gjer në fund të Luftës II Botërore, kur qeveria e ligjshme socialdemokratike e Johan Nygaardsvoldit gjendej në mërgim, në Londër. Në mbarim të Luftës, Kuislingu u zu rob nga Fronti patriotik norvegjez. Pas një procesi për tradhti të lartë, u dënua me vdekje dhe u ekzekutua, më 24 tetor 1945.
    Biografia/Kuislingu ishti biri i gjenealogjistit dhe priftit të Kishës së Norvegjisë, Zhon Laurik Kvislingut nga Fyresdali. Të dy prindët e tij u përkisnin familjeve nga më të vjetrat e Telemarkut (Kvisling ishte mbiemri që përdorte i ati, por familja kujtohej kohë më parë si “Quislinus” dhe “Quislin”). Vitet e para të fëmijërisë dhe të rinisë së tij ishin pak a shumë të suksesshm; në vitin 1911, kur mori diplomën, ishte nxënësi më i mirë ushtarak i Akademisë së luftës dhe e filloi karrierën ushtarake norvegjeze me gradën major. Punoi me Fridtjof Nansenin në Bashkimin Sovjetik, gjatë zisë së bukës të viteve 20 dhe shërbeu si ministër i mbrojtjes në qeveritë agrare të viteve 1931-1933. Në ditën e Kushtetutës norvegjeze, më 17 maj 1933, Kuislingu dhe avokati Johan Bernhard Hjort themeluan Nasional Samlingun (“Bashkimin Kombëtar”), partinë fashiste norvegjeze. Nasional Samlingu kishte një pamje antidemokratike, Führerprinzip, dhe Kuislingu ishte gati për t’u bërë Fører (që në norvegjisht ka kuptimin e liderit, term që është i njëvlefshëm me Führer, në gjermanisht.). Në disa raste ishte quajtur “Hitleri i Norvegjisë”. Por partia nuk kishte një sukses kushedi çfarë; në zgjedhjet e vitit 1933, pas katër muajsh që partia ishte themeluar, kishte marrë 27.850 vota (afërsisht 2 %), me mbështetjen e Shoqatës për ndihmë fashatarëve norvegjezë, me të cilët Kuislingu kishte marrëdhënie që në kohën kur ishte anëtar i Lëvizjes agrare. Megjithatë, kur vija politike e partisë u zhvendos nga një frymëzim fetar në një mbështetje më të madhe ndaj gjermanëve, që ishin antisemitë të deklaruar, në vitin 1935 Kisha nuk ia dha më mbështetjen dhe, në zgjedhjet e vitit 1936, partia mori më pak vota se në vitin 1933.
    Kur Gjermania pushtoi Norvegjinë më 9 prill 1940, Kuislingu u bë njeriu i parë në histori që shpalli grushtin e shtetit, përmes një programi radiofonik, ke shpallur një qeveri të posaçme në atë pështjellim që shkaktoi pushtimi, me shpresë se do të kishte mbështetjen e gjermanëve. Si pasojë e kësaj gjendjeje të rëndë, mbreti dhe qeveria u arratisën me aeroplan dhe Kuislingut i hyri frika se mos i gjithë pushteti do të binte në duart gjermane, në dëm të popullsisë norvegjeze. Kuislingu i kishte bërë një vizitë Adolf Hitlerit në Gjermani, një vit më parë; por Hitleri e priti si një person nga i cili nuk do të kishte ndonjë përfitim. Kislingu nuk kishte ndonjë mbështetje për të qenë në popull dhe qeveria e tij pati një jetëgjatësi prej vetëm pesë ditësh, pas të cilave Jozef Terboveni u emërua Reichskommissar, një detyrë kjo më e larta në Norvegji, nën urdhrat e Hitlerit.
    Marrëdhëniet e Kuislingut me Terbovenin ishin të ndera, ndonëse Terboveni, duke menduar, mbase, leverdinë që do të kishte me një norvegjez në një pozitë shumë të lartë në dukje, që do të mund të fashiste mllefin e popullsisë, e emëroi Kryetar të Këshillit të Ministrave në vitin 1942, një post që e bëri të vetëquhej Fyhrer më 1 shkurt të vitit 1943.
    Vidkun Kuislingu e mbajti këtë detyrë gjer në ditën kur u arrestua, më 9 maj 1945, në një vendbanim në Bygdoi të Oslos, seli së cilës i kishte dhënë emrin Zhimlé, si një vend ku, në mitologjinë e vendit, u vendosën të mbijetuarit e Ranjaçekut. Shtëpia, e cila tani quhej Vila e Madhe, sot është një muzé që u kushtohet viktimave të Holokaustit. Në proceset që u bënë gjatë luftës, Kuislingu, së bashku me dy udhëheqës të tjerë të Nasional Samlingut, Albert Viliam Hagelinin dhe Ragnar Skancken, u shpall fajtor për tradhti të lartë dhe u ekzekutua nga një ploton ekzekutimi në Kështjellën e Akershusit. Akuzat u mbështetën, sidomos, në qëndrimin e tij gjatë luftës: në grushtin e shtetit të prillit të 1940-s, në heqjen e mobilizimit, në bashkëpunimin për internimin e hebrenjve 1), në përgjegjësinë e tij për ekzekutimet ndaj patriotëve norvegjezë 2) dhe në përgjegjësi të tjera. Ky vendim u bë objekt kontestimesh, meqë vendimi me vdekje ishte rivendosur në kodin penal norvegjez nga qeveria në emigrim, në mbarim të luftës, para se të zhvilloheshin proceset. Gjykata e Lartë i përcaktoi dënimet me vdekje si jokushtetuese, në bazë të artikullit 97 (Efektet prapavepruese). E veja me origjinë ruse e Kuislingut, Maria Vasilievna, jetoi në Oslo 3) gjersa vdiq, në vitin 1980. Çifti nuk kishte fëmijë. Termi “kuisling” u bë sinonim i tradhtarit në shumë gjuhë europiane, ndër të cilat gjuhët angleze, italiane, norvegjeze, daneze, suedeze, holandeze, greke, kroate dhe serbe, me domethënien e bashkëpunëtorit me pushtuesin. Ky term u sajua nga e përditshmja angleze “The Times”, më 15 prill 1940, në shprehjet “si kuislingët e çdo vendi” . Kjo fjalë gjen zbatim edhe në shprehjen si “Çdo vend europian ka kuislingët e tij”.
    1)Historianët tanë të indoktrinuar nuk dinë (më saktësisht: nuk duan) ta bëjnë dallimin ndërmjet Regjencës, kur misat e kësaj qeverisjeje – sipas një marrëveshjeje me gjermanët - në të cilën këta të fundit nuk e quajtën veten pushtues, por kalimtarë vetëm në kushtet e luftës. Sipas këtij akti, Regjenca nuk kolaboroi me gjermanët, që të siglonte listat e sakta të këyre për të gjithë hebrenjtë e strehuar në Shqipëri. Madje i pajisi çifutët me letërnjoftimi shqiptar. Në debatin televiziv për mbrojtjen e hebrenjve në vendin tonë, Apostol Kotani nxori variantin se çifutët u mbrojtën, nga strehimi dhe fshehja që u bëri këtyre populli! (Ç’abuzime janë bërë në emër të popullit!). Por Elsa Zallari dhe Tanush Mulleti ia dhanë përgjigjen e merituar këtij roboti të historiografisë së shfytyruar. Përse populli nuk i mbrojti desantët që u flijuan për shpëtimin e popullit nga totalitarizmi i kuq stalinist? Apo Apostolit i duhet dhënë një mori dokumentesh që dëshmojnë se strehuesit, qoftë edhe për një ditë të vetme, të këtyre të hedhurve nga aeroplanët amerikanë (Apostoli nuk guxon sot të përdorë shprehjen nga “imperialistët amerikanë”, si demokrat majtist proamerikan që është, tani!), e kishin pësuar me internime mizore dhe me shfarosje familjare! - humanizmin e tyre... 2) Kuislingu norvegjez u dha dorë të lirë gjermanëve që të zbatonin ligjin e tyre të luftës: për një gjerman të vrarë, 10 norvegjezë do të pushkatoheshin. Kjo rregullore ushtarake nuk u zbatua dot në Shqipëri, me përjashtim të Borovës, për arsye të veçanta që ngjanë në Barmash. Ka dokumente të shumta që dëshmojnë se Regjenca është ndeshur me gjermanët për moszbatimin e kësaj rregulloreje ushtarake. Pra, edhe kuislingët kanë shkallëzimet e tyre. Cilët janë më kuislingë, kolaboracionistët e Norvegjisë, apo ata të Shqipërisë, në kohën e Regjencës? Historiografia enveriste duhet bërë qilizëm, paçka se u dhëmb atyre që s’kishin profesion tjetër, përveç mashtrimit! 3) Gruaja e Kuislingut vdiq në kryeqytetin norvegjez, 35 vjet pas ekzekutimit të të shoqit, në vitin 1980. Mbase ka vdekur afërsisht në moshën 90-vjeçare. (E njëjta gjë mund të thuhet edhe për gruan e Li Osvaldit, atentatorit të presidentit Kenedi). Ku kanë vdekur në vendin tonë gratë që kanë pasur burrat vetëm të arratisur, që të mos përmendim ata të protagonistëve të kolaboracionizmit. Ku kanë vdekur fëmijët e tyre? Faktet janë një piramidë keopsiane me dëshmi të pambarueshme. Vetën historianët nostalgjikë nuk kanë sy t’i shohin! (Dhe kërkojnë të jenë ata, dhe vetëm ata, që u dashka ta shkruajnë historinë e vërtetë shqiptare!). A mundet ta kuptojnë këta se E. Hoxha u rrinte sus Mildanin Popoviçit, Vukmanoviç Tempos, Velimir Stoiniçit, Dushan Mugoshës dhe emisarëve të tjerë të Josif Broz Titos? Ky antishqiptar arriti të bëjë që shqiptarët të shkatërrohen në një luftë civile, kur ishte gati mirëkuptimi i firmosur mes shqiptarësh, për luftë kundër okupatorit dhe për bashkëpunim vallazëror midis tyre për këtë mision fisnik të çlirimit! (Për Mukjen duhet të sqarohen edhe shumë e shumë gjëra të tjera, edhe për pak ditë, në 1-2 gusht 2007!). Dhe do të sqarohet, për ata që nuk i kanë trutë të robotizuar, pyetja: A ka qenë kuisling Enver Hoxha? (Kjo merr një përgjigje konkrete, nëse do të qartësohet se Shqipëria ka qenë nën një pushtim të dyfishtë, gjatë Luftës II Botërore, e më tej!).

    Nga Kostaq Xoxa

  2. #2
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681

    Procesverbali dhe Proklamata e Mbledhjes së Mukjes

    65 vjet më parë, më 1 e 2 gusht 1943, mbahej Mbledhja e Mukjes, një udhëkryq që do të përcaktonte historinë e Shqipërisë për 60 viteve që do të pasonin. Në Mukje rezistenca nacionaliste dhe komuniste u bashkuan për të realizuar objektivin e çlirimit dhe bashkimit të Shqipërisë Etnike si dhe për të hedhur bazat e një Shqipërie demokratike. Per fat të keq, nën presionin jugosllav, partia komuniste disa javë më pas e prishi marrëveshjen dhe filloi një propagandë të shfrenuar diskreditimi kundër nacionalistëve dhe Ballit Kombëtar. Historia e Shqipërisë nuk mori rrugën më të mirë të mundshme dhe hyri në një diktaturë absolute komuniste pasojat e së cilës ndihen edhe sot në vitin 2008.

    Më poshtë po botojmë proces-verbalin e Mbledhjes së Mukjes si dhe Thirrjen që ajo i drejtoi popullit shqiptar:





    Proces-verbal


    Sot më datë 1 gusht 1943 u mbajt në katundin Mukje, mbledhja e dytë e delegacioneve të Organizatës B.K. dhe të Organizatës Nacional-Çlirimtare.
    Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z. Thoma Orollogajt dhe sekretaria Z. M. Gjinishi. Bisedimet i hap Z. Dosti, delegat i B.K. i cili deklaron se pas bisedimesh që bëri qendra e Ballit proces-verbalit të marrëveshjes së bërë më 26 korrik 1943, të nënshkruar ad-referendum prej delegacionit të Ballit, e gjen të nevojshme të bëhet një shqyrtim disa pikave të akordit të arritun.
    Bisedohet dhe vendoset që pika 1 e nenit 2 të ndryshohet dhe të qëndrojë në këtë mënyrë:
    Pika 1. Luftë imediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator
    Pika 2. Luftë për një Shqipëri independente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike.
    Pika 3. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:
    Një Shqipëri të lirë, indipendente, demokratike, popullore.
    Pika 4. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:
    Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë bie me formimin e një qeverije provizore.
    Pika 5. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:
    Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal direkt.

    Delegacionet:

    B.K.

    1. Hasan Dosti
    2. M. Frashëri
    3. Th. Orollogaj
    4. Sk. Muço
    5. Hysni Lepenica
    6. Jusuf Luzaj
    7. Kadri Cakrani
    8. Major Raif Fratari
    9. Nexhat Peshkëpija
    10. Halil Mëniku
    11. Ismail Petrela
    12. Vasil Andoni


    K.P.N.Çlirimtar

    1. N.Kolonel Jahja Çaçi
    2. Myslim Peza
    3. Abaz Kupi
    4. Ymer Dishnica
    5. M. Gjinishi
    6. Omer Nishani
    7. Sulo Bogdo
    8. Shefqet Beja
    9. Medar Shtylla
    10. Stefan
    11. Haki Stërmilli
    12. G. Nushi

    Proklamatë

    Popull Shqipëtar!

    Po bëhen afro 5 vjet që Italia fashiste ka pushtue vendin tonë të shtrenjtë dhe po mbjell kudo zi e mjerim.

    Barbarizma ka arritur kulmin. Në këto kohë të fundit ka djegë e ka shkatërrue fshatra e qytete dhe me një etje të tërbueme ka vra e ka therë burra e gra, djem e vajza, pleq e të rinj dhe fëmi të vegjël shqiptar që ende thithin qumështin e nënës... Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, shprehje e gjallë e fuqive të kombit, paraqet këtë program:

    1. Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri aleatëve më të mëdhenj, Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si dhe popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar.
    2. Luftë për një Shqipëri të pamvarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuar nga Karta e Atllantikut të vetvendosjes së popujve për një Shqipëri etnike.
    3. Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.

    Shqiptarë!

    Nuk keni ç'të prisni ma. Armiku është akoma në vatrat tona.

    Erdhi koha që të çohemi të gjithë të vegjël e të mëdhenj, burra e gra, intelektualë e patriotë qytetarë dhe katundarë dhe të rrokni armët për dëbimin sa më të shpejtë të pushtuesit të huaj nga toka e shenjtë shqiptare.

    Ngrihuni të gjithë pra, betohuni rreth flamurit të Skënderbeut, bashkohuni rreth Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe sulmoni në çdo vend e kënd, me armë e çdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robërisë që i kini në duar afër 5 vjet dhe merrni gjakun e martirëve tanë që ditën të vdesin në fushën e nderit për lirinë e Shqipërisë. Dita e shpëtimit erdhi!

    Jashtë armiku zaptues!

    Rroftë Shqipëria e bashkueme në luftë kundër pushtuesit!

    Rrofshin aleatët tanë të mëdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme e Bashkimi Sovjetik!

    Rroftë Shqipëria e pavarme, demokratike popullore!

    Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë

  3. #3
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    teksti origjinal i proqesverbalit te Mukjes



  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Marrëveshja e Mukjes - hapi i parë i instalimit të diktaturës komuniste në Shqip

    Marrëveshja e Mukjes

    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Marrëveshja e Mukjes - hapi i parë i instalimit të diktaturës komuniste në Shqip

    Marrëveshja e Mukjes

    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Marrëveshja e Mukjes - hapi i parë i instalimit të diktaturës komuniste në Shqip

    Marrëveshja e Mukjes

    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •