DOSSIER

Historia e panjohur e botimit ilegal tė "Lahutės Malcisė" me paratė qė austro-hungarezėt i kishin dhėnė Faik Konicės pėr librin e Filip Shirokės dhe ndihma e At Pashko Bardhit

Fjalimi i panjohur i Aleksandėr Xhuvanit nė varrimin e Fishtės


--------------------------------------------------------------------------------

Presidenti Moisiu, "Nderi i Kombit" pėr Gjergj Fishtėn

Pak ditė mė parė nė kuadrin e 90-Vjetorit tė Pavarsisė dhe festės sė Ēlirimit tė Shqipėrisė nga pushtuesit nazi-fashistė, Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, dekoroi me medaljen e artė "Nderi i Kombit", Padėr Gjergj Fishtėn, njėrin prej figurave e personaliteteve mė tė shquara tė historisė sė Shqipėrisė, i cili gjatė viteve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, ishte shpallur armik e reaksionar dhe gjithashtu vepra e tij ishte e ndaluar qė nė vitet e para tė pasluftės. Ėshtė pėr t'u pėrshėndetur kjo nismė e Presidentit Moisiu, pėr tė rivlersuar dhe pėr tė vėnė nė vėndin qė u takon shumė prej personaliteteve tė fushave tė ndryshme tė historisė sė Shqipėrisė, tė cilėt gjatė periudhės sė regjimit komunist, jo vetėm qė u lanė nė harresė, por ēėshtė mė e keqja, u denigruan dhe u poshtėruan nė mėnyrėn mė tė paskrupullt nga politika dhe propaganda e atij regjimi. Ajo dekoratė e Presidentit Moisiu e akorduar pėr Fishtėn, i bashkangjitet atyre qė poeti, shkrimtari, politikani dhe publicisti i famshėm pati marrė nga Greqia, Turqia, Austro-Hunagria dhe Italia. Shumė prej kėtyre figurave tė ndritura tė historisė sė Shqipėrisė, "Gazeta Shqiptare" ėshtė munduar prej vitesh qė t'i pasqyrojė nė faqet e saj, e do tė vazhdojė qė t'i pasqyrojė ato edhe nė tė ardhmen.


Dashnor Kaloēi

Si vetimė u pėrhap an' e kand tė Shqipnisė lajmi i hidhėt i vdekjes sė poetit t'onė Kombėtar, At Gjegj Fishtės dhe e mahnitun mbeti sot mbarė bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh tė autorit tė "Lahutės sė Malcisė" qė ka kėndue, si dikur Omeri, burrnin e besėn e fist tonė, qė ka ndezė zemrat e Shqiptarėvet, si dikur Tirteu, i vjetėrsisė. E me tė drejtė i kan thėnė Fishtės "Tirteu i Shqipnisė, se sikurse ai me elegjitė e tij ndezi zemrat e Spartanėve pėr luftė, njashtu dhe epopeja e "Lahutės", odet dhe elegjitė e "Mrizit tė Zanave" e tė poezive tė tjera kanė mbledhė nė zemėr tė djelmnisė sonė dashuninė e pamasė pėr truellin e tė parėve dhe pėr gjuhėn amtare. Kėto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhės si dritė e synit, lavarimi dhe pėrdorimi e saj kanė qenė polet rreth sė cilave shtrihej vepra e ēmueshme e Fishtės. E s'ka kush tjetėr veēse ne arsimtarėve qė kemi pasė e kemi nėpėr duer edhe ua kemi mėsu nxėnėsve poezitė e tij, qė e ēmon ma mirė veprėn zamadhe tė tij, e cila sot si njė far (Dritė) i madh dritėdhanės ka ndriēue mendjen e djelmėnisė sonė, si njė Ungjill shkėndimadh morali ka zbutė e ka edukue zemrėn e saj".

Kėto fjalė tė panjohura deri mė sot, janė fjalėt e para tė Prof. Dr. Aleksandėr Xhuvanit, njėrit prej lėvruesėve mė tė shquar tė gjuhės shqipe, tė mbajtura plot 62-vjet mė parė nė ceremoninė mortore tė varrimit tė poetit tė madh, Padėr Gjergj Fishta, nė qytetin e Shkodrės. Ndonėse Prof. Dr. Aleksandėr Xhuvani gjatė viteve tė regjimit komunist pėr shumė kohė ishte i zgjedhur nė funksionin e deputetit dhe anėtarit tė Kryesisė sė Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, edhe pse ai gjatė atyre viteve ishte njė njeri shumė nderuar dhe i respektuar pėr punėn e tij tė madhe nė fushėn e gjuhėsisė, fjalimi i tij nė ceremoninė e varrimit tė Poetit Kombėtar, Padėr Gjergj Fishtės, nuk e pa kurrė dritėn e botimiti, pasi Fishta dhe vepra e tij u ndaluan qė nė vitet e para tė pasluftės. Po ēfarė ka thėnė tjetėr Prof. Aleksandėr Xhuvani nė atė fjalim qė nuk ėshtė bėrė asnjėherė publik qė nga ajo kohė dhe kush ishin personalitetet e tjera tė politikės e artit qė morrėn pjesė apo dėrguan telegrame ngushėllimi nė varrimin e tij? Lidhur me kėtė bėn fjalė shkrimi i mėposhtėm, qė "Gazeta" e boton nė kuadrin e ciklit tė publikimit tė figurave dhe personaliteteve tė spikatura tė histrorisė sė Shqipėrisė, tė cilat u lanė nė heshtje apo u denigruan nga regjimi komunist i Enver.

Pagėzimi i Fishtės nga De Martino

Gjergj Fishta u lind mė 23 tetor tė vitit 1871 nė katundin Fishtė tė zonės sė Zadrimės dhe ishte i biri i Ndokės sė Simon Ndocit e i zonjės Prenda tė Lazėr Kuēit. Pas lindjes sė tij, tė dy prindėrit qė ishin besimtarė tė mė mėdhenj, e dėrguan nė kishė pėr ta pagėzuar ashtu si ishin ritet fetare tė katolikėve. Ai fėmijė i porsalindur pati fatin qė tė pagėzohej nga Padėr Leonardo De Martino, i cili pėrveēse detyrės sė meshtarit qė e kreu deri nė fund tė jetrės sė tij, ėshtė tepėr i njohur edhe si njė nga poetėt e shkrimtarėt mė tė famshėm tė arbėreshve tė Italisė. Padėr Leonardo De Martino e pagėzoi atė fėmijė tė vogėl me emrin Zef, i cili ishte dhe emėri i tij i vėrtetė deri nė periudhėn qė ai u dorzua si prift dhe mori emrin "Gjergj". Mėsimet e para Fishta i mori nė Kolegjin e Troshanit i cili nė atė kohė ishte njė nga mė tė njohurit jo vetėm nė atė trevė tė Shqipėrisė Veriore, por edhe nė Ballkan, pėr faktin se ai ishte direkt nėn administrimin e kujdesin e Vatikanit dhe aty jepnin mėsime disa nga klerikėt mė tė famshėm katolikė tė ardhur apsotafat nga Italia. Pasi pėrfundoi mėsimiet nė Kolegjin e Troshanit ku Fishta u dallue pėr inteligjencėn e tij natyrore tė rrallė, ai u mor nga pedagogėt e tij (fretėrit franceskan) dhe u dėrgua pėr tė ndjekur mė tej studimet nė fushėn e teologjisė nė Bosnjė tė ish-Jugosllavisė, e cila nė atė kohė ishte krahinė e perandorisė Austro-Hungareze. Pas diplomimit nė atė Kolegj Franceskan, ai u kthye nė Shqipėri dhe u caktua si meshtar nė fshatrat e Lezhės ku edhe dha meshėn e parė mė 25 shkurt tė vitit 1894. Nė zonėn e Lezhės e cila asokohe ishte nėn administrimin e Prefekturės sė Shkodrės, Fishta shėrbeu si meshtar pėr disa vjet dhe mė pas u caktua edhe nė disa fshatra tė tjerė si Gomsiqe tė Pukės dhe nė krahinėn e Hotit nė zonėn e Mbi-Shkodrės. Nė vitin 1902 Gjergj Fishta u emėrua me detyrėn e drejtorit tė kolegjeve franceskane tė qytetit tė Shkodrės dhe punėn e parė qė bėri nė ato shkolla, ishte futja e gjuhės shqipe nė tė gjitha lėndėt mėsimore. Nisur nga puna e madhe qė bėri Fishta nė ato vite pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, nė vitin 1908 kur u mbajt Kongresi i Manastirit, qė caktoi dhe alfabetin e Gjuhės Shqipe, ai u zgjodh nė mėnyrė unanime nga tė gjithė delegatėt e tij, si Kryetar i Komisjonit tė atij Kongresi. Nė vitet qė vijuan mė pas, Padėr Gjergj Fishta themeloi revistėn "Hylli i Dritės", tė cilėn e nxorri pėr herė tė parė nė vitin 1913-tė, e cila vazhdoi mė pas deri nė vitin 1944, kur u mbyll nga komunistėt qė erdhėn nė pushtet. Nga viti 1916-tė e deri nė vitin 1918-tė, Padėr Gjergj Fishta drejtoi edhe gazetėn "Posta e Shqypnisė" dhe vazhdoi tė ishte antar i rregullt i Shoqėrisė Letrare "Bashkimi" me qėndėr nė Shkodėr, e cila ishte themeluar qė nė vitin 1899. Nė vitet e pas shpalljes sė Pavarėsisė, Padėr Gjergj Fishta iu kushtua edhe politikės dhe nė vitin 1919-tė, kur u mbajt Konferenca e Paqes nė Paris, ai dėrgua si antar i njė prej delegacioneve shqiptare qė mori pjesė me tė drejta tė plota nė atė mbledhje, ku morėn pjesė shumė delegacione nga vėnde tė ndryshme tė Botės. Nė vitin 1921 nė zgjedhjet e para parlamentare, Padėr Gjergj Fishta u zgjodh deputet i Prefekturės sė Shkodrės dhe pak kohė mė vonė u zgjodh edhe nėnkryetar i Parlamentit. Nisur nga ai funksion qė mbante, Fishta u dėrgua si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė konferencat ndėrballkanike qė u zhvilluan nė Athinė, Stamboll e Bukuresht. Po kėshtu nė vitin 1932 ai bėri njė udhėtim tė gjatė prej disa javėsh nė SHBA-sė, ku mori takime me mėrgatėn shqiptare qė ishte vendosur aty dhe shumė prej personaliteteve tė saj.

Konica sponsorizoi "Lahutėn e Malcisė"

Vepra madhore e Padėr Gjergj Fishtės. "Lahuta e Malcisė" e filloi botimin e saj si fillim qė nė vitin 1905 me njė vėllim tė vogėl me titull "Te ura e Rrazhnicės", i cili u shtyp nga shtypshkronja "Vitalini" nė Zarė tė Dalmacisė. Botimi i atij libri tė vogėl nė formė broshure u bė i mundur vetėm nė sajė tė Faik Konicės, i cili i dėrgoi Fishtės, 100 franga ari qė ia kishte dhėnė Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisė pėr botimin e njė libri tė poetit shkodran Filip Shiroka. Duke qenė se nė atė kohė qė u dhanė ato para, Filip Shiroka nuk e kishte pėrgatitur akoma librin pėr botim, e nėse nuk kishte ndonjė vepėr tjetėr pėr t'u botuar nė gjuhėn shqipe, ishte vėnė kusht qė paret duhej tė ktheheshin. Nė atė kohė Faik Konica nė njė letėr qė i dėrgoi Padėr Pashko Bardhit, tė cilin e kishte bashkėpunėtor tė revistės "Albania", e pyeste nėse Shoqėria Letrare "Bashkimi" kishte ndonjė vepėr pėr botim dhe Pashko Bardhi menjėherė e rekomandoi botimin e vėllimit tė Fishtės tė titulluar "Te ura e Rrazhnicės". Pas kėsaj Faik Konica i dėrgoi paratė me postė dhe libri u botua nė mėnyrė ilegale, pasi nė atė kohė ishte e ndaluar me ligj qė nė tokat qė ishin nėn admistrimin e Austro-Hungarisė tė tė botoheshin libra nė gjuhėn shqipe. Botimi i librit u bė i mundur nė saj tė Padėr Pashko Bardhit i cili shkoi tek Ministri Fuqiplotė i Austro-Hungarisė nė Dalmaci dhe iu lut qė tė gjendej ndonjė mėnyrė pėr botimin e librit tė Fishtės. Pasi e dėgjoi deri nė fund, Minsitri austro-hungarez i tha Pashko Bardhit qė emrin e autorit tė mos e vinin nė faqen e parė tė librit, por nė faqen e fundit dhe pėrpara se tė shpėrndahej libri, faqia e fundit tė shkėputej qė andej dhe vetėm ashtu mund t'i shpėtonte ndėshkimit ligjor. Nė kėtė mėnyrė u bė shtypja e atij libri nė vitin 1905 dhe nė tė gjitha kopjet e atij botimi ku disa ekzemplarė ruhen ende dhe sot, nuk figuron fare emri i autorit, Gjergj Fishtės.

Ribotimet e "Lahutės"

"Lahuta e Malcisė" qė ėshtė dhe vepra kryesore e Padėr Gjergj Fishtės, ėshtė njė vėllim me 30 kėngė, e cila u botua e plotė vetėm nė vitin 1937. Pas atij botimi ajo vepėr pati njė jehonė tė madhe dhe nga kėrkesat e shumta qė iu bėnė, Fishta u detyra dhe e ribotoi atė nė vitin 1939. Pas kėtyre dy botimeve, "Lahuta e Malcisė" u ribotua pėrsėri nė vitin 1958 nė diasporėn shqiptare duke u pėrgatitur nga At Daniel Gjeēaj, nė bashkėpunim me Prof. Martin Camajn dhe Dr. Petro Vuēanin. Ai ribotim kishte rreth 700 faqe sepse ishte i paisur edhe me shpjegime dhe komente tė ndryshme. Pėrveē "Lahutės" qė konsiderohet si njė nga veprat mė madhore dhe mė tė arrira tė tij, Padėr Gjergj Fishta shkroi edhe rreth 30 vepra tė tjera, ku mė tė spikaturat janė: "Vallja e Parrizit", "Mrizi i Zanave", "Anzat e Parnasit", "Gomari i Babatasit", "Jerina" etj. Pėrveē kėtyre veprave Fishta bashkėpunoi ngushtė duke shkruar nė tė gjithė shtypin shqiptar tė asaj kohe qė nga "Albania" e Faik Konicės, te "Kalendari" i Mithat Frashėrit, nė "Hylli i Dritės" dhe nė tė gjitha revistat letrare shqiptare. Asokohe Padėr Gjergj Fishta konsiderohej si njė nga polemistėt mė tė spikatur dhe ndėr polemikat e tij mbahet mėnd ajo me titull "Gabove Hilė", nė tė cilėn ai polemizonte me Ministrin e Arsimit, Hil Mosi, lidhur me mbylljen e shkollave private nė Shqipėri. Ai artikull asokohe bėri njė bujė tė madhe nė tė gjithė vėndin dhe i gjithė shtypi shqiptar e komentoi gjatė atė.

Ceremonia e varrimit tė Fishtės

Padėr Gjergj Fishta vdiq mė 29 dhjetor tė vitit 1940-tė nė spitalin civil tė qytetit tė Shkodrės ku ai ishte shtruar nga njė sėmundje e zemrės dhe e mushkrive. Varrimi i tij u krye njė ditė mė vonė nė kishėn Franēeskane tė Gjuhadolit ku morėn pjesė me mijra e mijra vetė nga populli i Shkodrės, midis tė cilėve dhe ajka e intelektualve shqiptarė dhe pėrfaqėsues nga tė gjitha shkollat e vėndit. Nė mes shumė fjalimeve qė u mbajtėn nė ceremoninė mortore tė varrimit tė tij e cila u bė nė shkallėt e godinės sė Postės qė qytetit, erdhėn dhe shumė telegrame, ku midis tyre ishin ato tė Prof. Eqerem Ēabejt, Zenel Prodanit, Spiro Vinjaut, Muharrem Bajraktarit, Rexhep Mitrovicės, Bahri Omarit, Karl Gurakuqit, Frano Alkajt, Mihal Bellkamenit, Lasgush Poradecit, Ernest Koliqit dhe Hafiz Muratit. Fjala e fundit nė atė ceremoni madhėshtore, u mbajt nga Prof. Aleksandėr Xhuvani, qė ishte njė nga miqtė mė tė ngushtė tė Fishtės, e cila ka qenė e panjohur dhe nuk ėshtė botuar asnjėherė deri mė sot.

----------

DOSSIER

Ēfarė tha Prof. Xhuvani nė ceremoninė mortore tė Fishtės


--------------------------------------------------------------------------------

Si vetimu pėrhap an' e kand tė Shqipnisė lajimi i hidhėt i vdekjes sė poetit t'onė Kombėtar, At Gjegj Fishtės dhe e mahnitun mbeti sot mbarė bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh tė autorit tė "Lahutės sė Malcisė" qė ka kėndue, si dikur Omeri, burrnin e besėn e fist tonė, qė ka ndezė zemrat e Shqiptarėvet, si dikur Tirteu, i vjetėrsisė. E me tė drejtė i kan thėnė Fishtės "Tirteu i Shqipnisė, se sikurse ai me elegjitė e tij ndezi zemrat e Spartanėve pėr luftė, njashtu dhe epopeja e "Lahutės", odet dhe elegjitė e "Mrizit tė Zanave" e tė poezive tė tjera kanė mbledhė nė zemėr tė djelmnisė sonė dashuninė e pamasė pėr truellin e tė parėve dhe pėr gjuhėn amtare. Kėto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhės si dritė e synit, lavarimi dhe pėrdorimi e saj kanė qenė polet rreth sė cilave shtrihej vepra e ēmueshme e Fishtės. E s'ka kush tjetėr veēse ne arsimtarėve qė kemi pasė e kemi nėpėr duer edhe ua kemi mėsu nxėnėsve poezitė e tij, qė e ēmon ma mirė veprėn zamadhe tė tij, e cila sot si njė far (Dritė) i madh dritėdhanės ka ndriēue mendjen e djelmėnisė sonė, si njė Ungjill shkėndimadh morali ka zbutė e ka edukue zemrėn e saj. Nuk ka qenė Fishta pėr ne vetėm njė poet Kombėtar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe njė edukator i rinisė sonė. Nuk kanė mėsue e shijue nxanėsit e shkollave tona vetėm artin e tij poetik, bukurin dhe harmoninė e vargut, rrjedhshėmrin e dlsirsin e stilit e tė gjuhės sė tij qė asht njė thesar i pashterun frazeologjie e leksikologjie tė kulluet, por kanė thithė prej veprės sė tij, si njė nektar tė hyjnueshėm tė bletės attike, idealet ma tė nalta tė njerzimit: urtin, burrėnin, besėn, e drejtėsin e dashunin pėr tė mirėn, tė bukurit, tė drejtėn e tė vėrtetėn. Nuk jam unė a' burra i prem sot qė tė mund tė thirri hymne pėr veprėn lavdimadhe tė At Fishtės. Asht historia qė ka pėrtė zbukurue faqet e saj me emnin zamadh ė atij, asht letėrsija e jonė qė do tė mburret pėr veprat e tij tė pavdekshme, janė Zanat e maleve tona, qė ai ua pėrcillte vallet me lahutėn e tij qė kanė kėndue me kumbim-randa deri te Froni i Empirit, veprėn e kangėtarit za-ambėl tė tyne, asht djelmėnia shqiptare qė ka pėr tu ushqye e pėr tu vaditė me manėn hyjnore tė tij, sė mbami asht Shqipnia mbarė, Toskė e gegė, malsi e qytetas, qė do tė kujtojnė, deri sa tė ndrisė diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet tė mėdhenj tė saj, qė deshti, e lavdėroi dhe e nderoi pėr gjithė jetėn. Na tė gjithė lavdimtarėt e veprės sė tij, shokė e nxanėsa tė tij, tė piklluem e tė mallėngjyem thellė, kah kujtojmė veprėn e tij, le t'i lutemi Fuqimadhit Perėndi, qė tė caktojė pranė Fronit nji vend tė meritueshėm si nė kėt dhe, prej ka vijoi me iu lutė pėr lumnin e Shqipnisė"

------------