Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime

    Hajrush Idrizi

    BIOGRAFIA E SHKURTĖR

    Jeta ime ėshtė tepėr dramatike, tepėr interesante , me plot batica e zbatici dhe shumė e bujshme. Po jap vetėm pak tė dhėna, sidomos pėr fėmijėrinė time.
    Ati im ,Qazimi ėshtė rritur pa asnjėrin prind-jetim. Ate e rrit gjyshja ,tė cilin edhe arrin ta martojė,me time mėmė nė vitin 1938.
    Dhe, pas shtatė viteve martesė,mė sakt,mė 25 qershor tė vitit 1945,lindem nė katundin Sllakovci Jerli,komuna e Gjilanit, e pas dy viteve,mė 1947,mamaja ime lind edhe njė djalė, por manjėherė (gjatė lindjes) ajo vdes. Babai ngel me te posalindurin dhe me mua dyvjeēar.
    Dy vite rresht merr rolin e mamasė,pėrkujdeset pėr foshnjėn ama edhe pėr mua. Nė vitin 49 martohet me njė vejushė, me tė cilėn pati dy vajza.
    Mė duhet tė theksoj patjetėr,se, i vetmi njeri i fshatit qė dinte shkrim- leximin (kishte mėsuar nė ushtri) nė gjuhėn serbe ishte ati im. Nisur nga ky fakt,hyn nė punė nė njė shitore shtetėrore qė furnizonte katėr fshatra tė Malėsisė sė Zhegocit.Tashti,gjatė afėr katėr viteve , me sa di unė, pati njė jetė tė qetė dhe tė lumtur.
    Mirėpo,ēuditėrisht,kah fundi i vitit 1952, brenda njė muaji i vdesin te dy vajzat, ndėrsa nė prill tė vitit 1953, i ndodh njė tragjedi marramėndėse: Vėllai im Ymeri vdes tė shtunėn ndėrsa njerka ime, tė nesčrmrn nė mbrėmje(!).
    Mua mė bėhej se pas dy-tri ditėsh edhe unė do vdes ama nuk e dija se cili do vdesim pėrpara, unė apo babai.
    Se si i peballoi ati kėsaj shfarosje tė familje sė tij ,vetėm Zoti e di.
    Pas kėsaj tragjedie, ati e lė punėn dhe fillon tė pėrkujdeset pėr mua dhe vetėm pėr mua.
    Vjen viti 1956. Serbijanėt fillojnė akcionin - “gumbullimi i armėve”. Atin tim e ftojnė tė parin dhe ia kerkojnė hiq mė pak se njė mitraloz tė rėndė duke i thėnė se “ti ke qenė vullnetar i Mulla Idriz Gjilanit gjatė vitit 1944 , madje roje e tij personale nė Kikė”.
    Pohimi se na ishte vullnetar i Mulla Idrizit ishte e sakt, ama mitraloz nuk kishte, por qėllimi nuk ishte tek arma,po dihet tek dajaku. Policia sllave e dėrmon nė mėnyrėn mė barbare madje e bėjnė tė paaft edhe fizikisht.
    Disa plaka tė fshatit e mjekojnė duke e mbėshtjellur me lėkura tė deleve dhe me ndihmen e Zotit, pėrmirsohet dukshėm.
    E,mė 6 maj tė vitit 1956, shperngulemi pėr nė Ferizaj mė qėllim tė gjetjes se ndonjė mundėsie pėr tė ikur nė Turqi.-“Tė vetmin ymyt nė kėte dynja e kam nė kėtė djal dhe nuk due me e lanė ner shka”,- u pat thėnė fshatarėve.
    Unė kishja mbaruar shkollėn fillore katėr klasėshe nė vendlindje, por,kėtu nė Ferizaj, dy vite nuk vajta nė shkollė fare,sepse, shpresonim se do ecim pėr nė Turqi. Po, kur e pamė kėtė pamundėsi, regjistrohem nė shkollėn tetvjeqare, pastaj nė Shkollėn Normale “Zenel Hajdini” nė Ferizaj, dhe me 5 qershor tė vitit 1967 diplomohem pėr mėsues. Dhe, me njė shtator tė vitit 1967 ia fillova punės –mėsues nė Skollėn Fillore nė Cėrrnillė.
    Meqė nė shkollėn normale ishim armatosur me plot dituri profesionale, punės ia fillova me njė vullnet tė pashpjegueshė. Madje, nė fshat shumė shpejtė fitova respekt ndoshta edhe tė tepruar nga tė gjithė fshatarėt pamarrė parasysh moshėn apo gjininė. Pas dymbėdhjetė viteve punė nė Cėrrnillė,transferohem nė Prelezin Muhaxhier,ku edhe sot punoj po aty.
    Jam shumė krenar me punėn time, me angazhimin tim permanent nė pėrkryerjen e metodologjisė nė punė. Synimi im ishte shumė konkret: Arsimimi i nxėnėsve me metodat mė bashkėkohore dhe edukimi i tyre me vlerat mė humane e njerėzore. Caku im kryesor ishte ngritja e vetėdijes kombėtare tek nxėnėsit por jovetėm tek ata por edhe tek mbarė popullata. Zaten, kėtė e kishim edhe porosi nga profesorėt tanė.
    Jam shumė krenar me nxėnėsit e mi, njė numėr i madh i tė cilėve kanė mbaruar fakultete e edhe magjistratura,e qė edhe sot pėrulen para meje duke me thėnė-“Mėsues, ne pėrherė jemi tė vegjėl para teje”.
    Jam shumė krenar qė deri me ditėn e sotme (20 qershor 2008) ASNJĖHERĖ nuk kam patur probleme me asnjė nxėnės dhe poashtu nuk kam patur ASNJĖ konflikt me asnjė prindėr-ama bash me asnjė.
    Jam fatlum qė pata rastin ta kem nxėnėse Albanė DUSHKUN, e cila m’ė detyroi, m’ė obligoi apo ndoshta edhe m’ė urdhėroi pėr ta shkruar kėtė D I T A R, tė cilin moderatorėt e faqeve tė internetit e cilėsuan dhe e publikuan si ROMAN.
    Tashti librin e keni nė dorė, lexojeni!
    Autori
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 18-02-2009 mė 22:18

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    Hajrush (13-12-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    49
    Faleminderit
    2
    0 falenderime nė 0 postime

    Ju falemnderit,shigjeta

    Shigjeta apo supermoderatore(siē e pashė),mė nė fund i hoqėt vargjet e "poezisė" "Kuftlargti" nga shkrimi im.
    Po,ju e bėtė kėtė ama me njė vonesė goxha te madhe.
    Kjo mua mė ka irituar bukur shumė ngase, lexuesit dyshonin se ndofta nė mes meje dhe juve ka ndonjė konflikt ose edhe ne mes meje e ndonjė lexuesi, apo edhe ne mes meje e aoturit te vargjve. Meqė kėto nuk ishin asnjėra,unė iritohesha,ama kishja edhe te drejtė,apo?
    Tash meqė e larguat poezinė,ndihem paksa mė i relaksuar,mirėpo, mė befasuat me njė "kėshillė" t'uajen.
    Lexojeni shkrimin tuaj dhe pėrtypeni ēarė mė keni thėnė!
    Citim:
    "Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės"-m'a tėrhiqni vėrejtjen(!).
    No koment
    Hadi

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    49
    Faleminderit
    2
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Hajrush Idrizi

    27.10.2013,E DIELĖ.

    -XI-
    DIELLI DHE HANA
    -Gjysh, o gjysh! Dil se po t‘ thirr ni njeri!’-m'ė tha nipi jem. Kur dal, shka me pa,qe Limi!,nė fakt Milaimi po Limi e thirrum.
    -Eu Lim he burrė,kah tė qiti era knenaj?-i thash tue marr ngryk. E pėrshėndeta dhe pa e vet hiq e shtina mrena.
    -Ku je more Lim ziu? A pe din qe sa nuk jemi pa? A e din se para nizet e sa vjete bashk kemi punu, bashk kemi hangėr e shpeshėherė edhe kemi flejt bashk? He dynja he bi! E din,kur unė folsha,bajke vaki ishte midisi i nates,thojsha “po nxen dilli”,ti thojshe “po valla”,ishte midisi i dimnit e unė thojsha “na kalli dilli”,ti thojshe “po valla”.
    -Po valla qashtu u kanė.U kanė se i ke pas dit te tana senet.Ama ta dish se edhe sot je ai i maparshmi. Bitevi milete ta kanė hatrin.Pra,…?
    -Fol de,shka “pra”?
    -Nuk po du me e zgat. Ti po e sheh kete punen e partive se qysh po shkon. Secilla po nget me marre sa ma shume kokrra.Po, kokrrat jav japin mileti. E, milet je ti,ti me shumė miq e jarana qe i ki,munesh me na nimue shumė-shumė.
    -Lim, kete pune po t’ a kputi ne cung.Kokrren ti e din se kujna ja jap. Pra, ky muhabet u kry.
    - Po, per kokerr u kry, po , dishka tjeter,qe, merre qet thirrje pi kryetarit te partisė teme,te ban selam per neser prama je i thirrun me marre pjesė nė fushatė ,ta dish se venin ta kanė caktu nė safin e parė.
    Po, po.Tash po ma “kap” pse m’a paskan que thirrjen.
    -Lim,faleminderes per thirrjen,por po du me ta kallxu ni mesele qi e kum ni bash ne qeto ditė:

    “Dielli edhe Haha ishin kanė pas ba shokė. Dhe, si shoktė ma,edhe kta patėn qef me shku te njani- tjetri.U qu Hana e shkoi te Dilli.Dilli i bani muhabet sa nuk bahet ma mirė.Nejti sa nejti,Hana u kthye nė ven t’vetin.Po, tash pe prźt Dillin me ardh. Prit,prit, s’asht Dilli.Hana u qu e shkoi te dili dhe e pveti: ”Shka a puna e jote o Diell, pse nuk erdhe te unė? Po,Hanė, nuk mujta me ardhė edhe pse kam dasht shumė,por, m'a ke pshtjellavė oj Hane: Asnihere, ama bash asnihere nuk po t' shoh tė njejtė, herė po t ' shoh si drapėn,herė si gjysė,herė te plotė, e kanihere edhe hiq nuk po t' shoh,po hup krejtė.Pėr qata nuk kam mujtė me ardhe.”
    Limi u trem, e la ēajin nė gjysmė dhe iku meniherė .

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    49
    Faleminderit
    2
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Hajrush Idrizi

    UNĖ
    E di mirė se nuk m’ė njihni.Biles, guxoj tė them se as gruaja ime, e cila ėshtė me mua qe dyzetė e tri vjetė,nuk mė njeh.Nuk m’ė njohin as pesė fėmijėt e mi, katėr djem e njė vajzė tė cilėt, tė gjithė janė tė martuar dhe qė tė pestit kanė fėmijė. Pra, kam katėr reja (nuse tė djemėve), pesė nipėr e tri mbesa,e qė, as kėta nuk mė njohin.Nėnė,babė,vėllezėr, motra,xhaxhallarė e halla nuk kam.
    Kėshtu, duke u nisur nga ky fakt, do tė rrėfehem Unė pėr mua, qė sado pak tė mėsoni se kush isha Unė.
    Tani, pėrmes meje, do e keni mundėsinė tė shihni gjera qė padyshim se kurrė ama bash kurrė as nė ėndėrr s’i keni parė. Po i bie shkurt.
    Motra e nėnės time,Hajrushi(!) (alias Vahide) m’ė tregoi hollėsi dhe saktėsi pėr lindjen time. Lexojeni rrėfimin e saj nė original :
    -E mor birė, jam shumė e lumtun , qė sot, mas kaq shumė vjetėsh, do tė kallxoj se kur e si erdhe nė kėtė dynja,-ia nisi rrėfimit me njė zė tė pėrzier me vajė. Ma s’pari po t’kallxoj se ti e ki emnin tem,Hajrush,qė unė e kam majtė rrafsh nizet vjetė,-m’ė tha.
    -Teze, ti e ki emnin Vhide,kah tash Hajrush?,- e pyeta pak si me nguti. Tezės iu duk sikur nuk jam i interesuar pėr kėtė muhabet. Nxori njė shami,fshiu lotėt, m’ė kėqyri drejtė ne sy dhe:
    -Prit, mos u mėrthe! Ti, veq ngo!,-m’ė qortoi .
    Unė e kuptova reagimin e saj dhe vendosa ta pėrcjell rrėfimin e tezėz,tha ēka tha.
    -Po teze,po,Fol!,- i thash
    -Baba Kadri kishte tri qika, dadėn Razė,dadėn Salė (nanėn tane), dadėn Xhemė dhe vetėm ni djalė,Shabiun. E kur nana Rabė paska kenė me barrė me mu, baba Kadri i paska pasė thanė nanės se ky thmi “ paqare duhet me le djalė, nryshe mos em prit nė shpi,shko kah tė dushė!”. Edhe, vjen koha e lindjes.Po.Nanėn e kapin dhimtė e lindjes, thėrret ni kunatė tė vetėn dhe shkojnė nė sobėn e vogėl . Kėtu ia ban me dije kunatės se ky thmi qė asht tuj le, dashtė Zoti tė jetė djalė,po edhe nkoftė se asht qikė,pėr hatėr tė burrit duhet me thanė se “na leu ni djalė”. Edhe, me nihmėn e Zotit, unė dal nė kėtė dynja, ama jo djalė.Nana menihere merr vesh se lindi qikė,po duhej t’a ep haberin se “ Zoti na fali djalė.”.Tash, kunata e nanės del perjashta dhe me za tė madh thotė : “Pėr hajr, kemi ni djalė!” Dikush nga burrat paska bėrtitė: Hajrli koftė! Kėshtu pasha tezėn, ani se isha qikė,mė shpallėn pėr djalė,bile edhe emnin ma ngjitėn te djemve, Hajrush. Shka asht hala edhe ma interesant,pėr ni kohė tė gatė askush nuk e pat marrė vesh se unė isha qikė, bile-bile edhe unė e kam ditė se jam djalė(!).
    Kėshtu, shumė shpejtė lėshova shtat, e pėr ēudi u bana shumė i,(e ) fuēishėm(e). Hale pa i ba dhetė vjetė nisa tė shkojė me dhenė e dhi,pra, u bana ēoban bile ner ma tė mirtė. Dihet,veshėn e kisha tė djemve, me flokė tė rrueme,me plis tė bardhė nė krye,me tirqi, shokė e xhurdi, e kur bante ftohtė me mahramė rreth plisit. Askush pi ēobanėve nuk e ka dit se unė jam qikė-hiq. Nuk ka pasė bir nane qi mė qet nė kokėrr tė shpinės.Asnjani hiq.Vallahi ka ba vaki i kum rreh guxhrajka do do veq qi nuk ngojshin me shku me i trem gjanė prej naj are apo livadhi.Nė lojnat e ēobanisė s’ka pas kush qi m’ė mun,jo. Ka ba vaki me u rreh ēobantė e jerlive me ēobanėt tanė (muhaxher). O,pasha bukėn, qatėhere ish gėzimi ma i madh pėr mue. Menihere kcejsha pi kaēubave e t’ju hisha guxhurajkė ku mujsha veq nė krye jo. ”O, ikni se Hajrush-Kapuēi koka e na myt tetanve”, thojshin jerlitė dhe ikshin,i lshojke toka.(Kapuē m’ thirrshin ēobania se kurre nuk kam shkue pa te).
    “Vallė,mos unė qenkam personazh i ndonjė legjende?” -mendova. Jo mo, jo! Jam sikurse ju.Kurrgjė e jashtėzakonshme. E tezja ime (tezja Hajrush), po.Po po,tezja ime, e pranuam apo jo, ajo patjetėr ėshtė legjendė, ama me njė ndryshim,se,legjendat janė shumė tė lashta,tė bartura prej goje nė gojė,brez pas brezi,kėshtu qė saktėsia e tyre deformohet,pra nuk u dihet. E, tezja ime dallon,sepse,kjo ėshtė legjendė e gjallė.Ja,jemi ball-pėrballė. Rrėfen,m’ė pėrqafon, qan.Por,edhe unė nuk mund tė pėrmbahem,i ndihmoj tezes ne vajė.Po, po,edhe unė po qaj. E po, zemra nuk na qenka prej guri,jo.
    Po e vėreni se pėr ca ēaste e ndėrpremė muhabetin,dihet, me arsye.
    -Teze! Kur e mori vesh babgjyshi se ju jeni qikė?-e pyeta pėr ta vazhduar bisedėn.
    -Po, djali jem,baba Kadri e kish marrė vesh qi s’jam djalė kur i kisha pas ba gjashtė vjetė. Dada Salė (nana e jote qė e ka dit punėn teme) i kish pas kallxue pėr kadale.E shka asht pėr me u habit,baba kėt punė nuk e kish ba tė madhe,veq kish pas thanė “Hajr koftė! Djalė kemi thanė,djalė ka me metė teri kur asht kismet,ama rob shpije nuk guxon me kallxu kurrni sen pėr kėtė mesele.” Edhe, pernime,askush nuk ka guxu me qepatė kėtė punė, hiq.
    Nuk di,krejtė spontanisht ia shtrova edhe kėtė pyetje,ndonėse nuk po ka nevojė ta pyes fare:

    SI U “BANA” SYNET?
    -Teze,po kėshtu, a ke pasė naj telashe me ēobantė najherė?
    - Po, qysh jo, te paste tezja. Tė thash,asnja nuk kanė menu se unė jam qik. Jo,jo. Pra,llafet i kam ba si djemtė. Kam lu gjithmonė si djemtė,ditė pėr ditė jemi sha si shahen djemtė.Bile unė jav shilojsha anepertej me nanė e me babė e me motra, edhe krejtė robtė. Po, shumė e flliqtė jum kanė pi goje.Ama, ka ba vaki edhe ata m’ė kanė sha mu, veq, ai qi m’ė shajke, kurrė nuk ka pėshtu pa e hangėr naj shtagė. Sikletin ma tė madh e kam pasė kur u rrita qaty kah trekatėrmdhet vjetė. Tash, ēobanija,si ata ma, bajnė llafe,bezbeli edhe te pista. Edhe unė njahit,bile nashta ni katramė ma tepėr. Mocanikėt e mi po edhe ma tė vogjlit ma gjetėn ni behane tė madhe. Behanja ishte se ata krejtė ishin ba synet kurse unė jo. Tash, shpeshėherė m’ė ngucėshin me fjalė ” ti banu synet natėn e darsmės”, m’ė thojshin. Ni ditė pi ditėve i kallxova nanės: ”Nanė,ēobania nuk pom lanė rahat pėr syneti. Unė,shkurt, du me m’a ba ni qare”. E, ni ditė vjeshte kish ardh xharrafi nė katun. Baba shkon, e merr xharrafin,i thotė se e ka ni djalė per synet. Mu m’ė thirren,pi gjave. Shkova nė shpi, po, u marova kishe nuk po du me u ba synet me kėtė xharraf. Xharrafi s’pati shka me ba shkoi dikah.A,te shpija u ba me dije se djalin e banėm synet.Nja ni javė ditė nuk dola me ēoban, po, kur dola, mas ni jave,ēobant bajshin yrysh me m’a kqyrė por unė si lasha “jo se jam hala varrė”, u thojsha.
    E dynja he bi! Shka s’po u provojke insani!- fshau dhe sikur u ndal pėr tė pushuar.
    -Ma jep ni cigare! Nuk e pi po, hajt ta baj tullug,-m’ė tha.
    -Po teze, qe ku e ki paqeten,e jotja asht.
    -Falemineres e Zoti t’ ruejtė!
    -Edhe ty teze!
    -Amin!
    -Nashta je lodhė, a teze?
    -Jo, djaljem,jo,po, bash jam shlodhė.Nashta edhe po t’shurdhoj,po nashtė.Du me u shfry me ty,du me u knaq, me u shkri me te vetmin shej tė dadės Salė, djalin e saj qi unė ia pata falė emnin tem, pale qe sa vjetė. Tash tė kam pėrpara .Ymri pom shtohet kah po t’shoh.
    Serish ēohet,me lot rrėke mė pėrqafon shumė, shumė. Unė kėsaj here u pėrmbajta. Pėr t’a relaksuar sado pak, ia bėra njė pyetje paksa provokuese.


    LUFTA E TEREQĖVE
    -Mirė teze, ēobania nuk e kanė dit se ti je qikė, po ti, a e dishe se ti je qikė?
    -Ha-ha- ha! M’a qite gazin. Me folė kah del shpirti po, e disha se unė jam qikė.Po, pot kallxoj se qikat nuk dojsha m’i pa me sy.Diqysh ato rrishin si qyqajka,tucajka, ma shkurt gjytyrymka. Djemtė i dojsha tepėr shumė.Qysh met thanė tezja, puna e djemve,azganlleku, takatlleku, perlamja(me rrxu njani tjetrin) e kanihere edhe rrehja e tyne, lojnat e shumta,si, “Guxha”, “Kuti-klicka”, ”Sorra”, “Pidpidak”,”Gurapesh” e tė tjera m’a knaqėshin shpirtin. Se, me to isha rritė, isha msu me to.Kėto i dojsha,jo punė granimi, ta zamė, maxhe,lamje, tjerrje apo punė me vek,jo,sen s’kam ditė. Edhe me punė tė fushės nuk jam marrė qaq. Puna e jeme ishte me i kqyr dhitė, kurrė ma pak se pesėdhetė frymė, dikur, kur u rrita, edhe loptė teri pesėmdhet frymė.Pasha tezen, blegėrimėn e dhive tė mija, palljen e lopėve apo byrytjen e tereqėve tė mi i njofsha nė za hiq pa i pa. Diqysh po i bjen si lavd,po pot kallxoj se e kum pas ni tarak fill m’u pėrla me tereqtė e katuneve. Me brisk ja sprihellsha brinat e ja bajsha si maje baskije. Nuk ka pasė tarak nė katėr katunet qi mujke me m’a vra. Nihere, ni djalė pi Gadishit e kish pas ni tarak shumė tė mire e tė fortė. Ky, llaf mas llafi, paska thanė se ka qef me e perla tarakun e vet me tarakun tem.Unė menxe ē’pritsha. Ni ditė i quem gjanė kah Lugu i Qyngave.Aty dolėn edhe ēobania e katėr katuneve sepse,kishin marrė vesh se kemi m’i pėrla tereqtė. Po, tereqtė i qitėm nė livadhe.Si e panė njani tjetrin,nisen me u byrytė e me livru me kam e me brina.Tuj tėrrfatė me hunė,u afruen ngata-ngat. Kur u avyten ball-pėrballė,si insan, e kqyrėn njani tjetrin mrrolshėm,i ngulen kamtė dhe gap-gup,gap-gup!, u rrokėn me brina.Unė nisa me u dridhė, e ēobanija nisen me bėrtitė ”hajde Murro,hajde Kuqo!”. Lufta ishte shumė e barabartė.Asnjani nuk livritke pi veni. Veq shka mujshmi me pa, kamtė ju shrrojshin nė dhe. Gap-gup,gap gup!,kersitshin me brina po asnjani nuk mujshin me e shtye tjetrin. Ēobanija bertitshin e unė dridhesha pi s’tutsh. ”Do tė m’a vranė Murrojen”, menojsha. Tereqtė u lodhėn shumė, bile te dyve u doli shkuma.Njani tha “i dajna se gjynah”. Ni tjetėr tha.”jo kta nuk munet kush me i da, njani paqare ka me mujt tjetrin”. Tuj fol qashtu, Murroja tėrrfati me hunė, m’u dok sikur fishlloj pėr dy birat e hunės,nxorri kamtė pi dheut dhe ju koqit me krejtė takatin. Kuqoja nisi me rreshit te mas, e me hesap se deshti me ik, po, Murroja e pėrlau pėrpara me brina, diqysh i doli anash e t’i bani yrysh e nė mullė te barkut ia futi brinat,e livriti kryet anej e knej dhe ja shkoqi barkun. Kuqoja u pėrplas pėr toke me zorrėt perjashta. Ēobant me minxe qi e larguen Murrojen e pėrgjakt,kurse Kuqojes me brisqi ia prejtėn kryet. Unė meta si hu gardhi ,ēilu gurė-ēilu dru. Veq kqyrsha shka do tė ban .i zoti i Kuqojės . Ai ish kanė burrė i burrave. Veq m’ė kqyri dhe m’a dha dorėn. Te dyve na rrodhėn lotėt.
    Unė ngela pa frymė.U befasova me kėtė rrėfim tė jashtėzakonshėm,sidomos me rregullat e pashkruara tė garės, me ferplejin e barinjėve. Po, kuptova se barinjtė e kėsaj ane paskan qenė shumėfishė m’ė tė civilizuar se sa bashėkohanikėt e mi, tė cilėt, vehten po e quajnė qytetarė tė kulturuar tė shekullit njėzet e njė.Po de, po!
    ME KOSĖ TA PREU KTHIZĖN
    - Tash, ngoje tezen mirė!
    Ishte vakti i qurshijave,se, na, pasha tezėn, nuk i kemi ditė datat e as mujtė. Qeshtu, me qurshija, me t’korrme, me Shmitėr e Shingjergj.I qova gjanė nė mengez,nisa pe ha do bukė kur,dikush foli se Sala koka shumė e smutė. Unė nuk prita as ni dakik,me bukėn nė dorė u nisa drejtė e te Dada.Mrrina shumė shpejtė se nuk ishte larg, pe din ma edhe ti. Hina te dada. Si um pa, e pashė u gzue dhe menihere m’ė tha ” hajt bre vlla mrrimi do qurshija e legmi buztė se flaka po don me m’dalė.Menihere hypa n’qurshi, i theva nja dy kalavesha dhe hina mrena e ja shtrydhėsha qurshijat nė buzė. Flaka i dilte. Qazimi u sillke nėpėr oborr.Kanihere u afrojke e kqyrke dhe u largojke.Dada naj bani me dije se e kanė kapė dhimtė e lindjes.Baba yt kish shku e i kish thirrė dy plaka, abėn Hatė dhe abėn Rabė.Besa, ato erdhėn menihere. U fola me to qysh asht adeti. Aba Hatė e muer vesh se po fillon lindja,m’u drejtu:”Hajt djali jem dil perjashta,se kto janė punė granimi. Si te lenė thmija tė thirrmi,e dina qi e ki motėr “. Unė deshta me fol dishka po ajo nuk m’i veti dajtė,ma ngjiti pėr krahu ” hec, dil jasht!”, m’ė qiti. Shkova ner hije tė qurshisė e nisa me ju lut Zotit pėr dadėn me e kurtalisė me tė mira, me ia falė ni djalė e te jet me ymer se dy tė parėt, Fahmiu e Zenuni nuk i rrnuen as ka ni vjet.Nuk e di se sa nejta atje kalli vet se baba yt nuk nejke me mu se ai i ka dite hesapet e mija.Nejse! Dikur e njeva ni poterė,”pėr hajr, pėr hajr!djalė,djalė!” Bile e nijta edhe zanin tan tu kajtė.Pak pa shku te dera, aba Rabė doli me ”pėrhajr o birė!, Zoti na fali ni djalė”. Unė pa e vet kėrkan hina mrena,e pashė dadėn shumė tė gezueme po, tė pashė edhe ty nė duert e abės Hatė. Tė lau nė ni legen,tė qiti nė kokėrr shpine nė ni qarshaf t’pelhurt,nxori pi shervete ni kosė t’a kapi kthizėn dhe me Bismilah,fėėėsht t’a preu kthizėn me kosė (!), nxori edhe ni pej te kuq e edhe kėtu, me Bismilah ta lidhi kthizen. Ti nuk e nalshe vajin bash hiq.
    -Po qysh mos me kajt oj teze!.Mė dhimke kthiza.Me kosė ma,-i thash pak si me shaka,por, m’u bė sikur mė dogji kėrthiza.Po,po, bash mė therri.
    -Ani de, s’u ba nami.Qe shyqyr, shnosh e mirė je,-ma ktheu,ama nuk munda ta hetoja qeshte apo qante.
    -E,qysh kesh tu t’kallxue,shumė shpejtė u dha haberi.Erdh edhe Qazimi,plot u mush shpija. Unė hale nejsha te gratė.Aba Rabė m’ė tha”hajt djalė te burrat!”. Unė i thash ” jo se kam edhe pak punėjalit du me ja lan emnin .M’a merr menja se dada nuk ma prish, a dadė?”-,e pveta.Ajo nuk mujti me folė po me krye m’a bani me shej se pajtohet:NGONI JU GRA,NGO EDHE TI DADĖ,NGONI EDHE JU ANENAJ, KĖTI DJALI QI NAJ FALI ZOTI SOT, UNĖ PO JA NGJES EMNIN TEM, EMNIN - H A J R U SH, qi unė majta pėr hatėr tė babės e nanės plot nizet vjetė, teri ne kėtė dakik. Nipi, emnin tem e bajtė me shnet e u baft iqin vjetė,kurse unė pi kti dakiki po ju kallxoj tetanve se unė jam QIKĖ. Qikė jaaam! Pi kti dakiki du me veshė dimi e pshtjellak, du me vnu shami, ani pse jam pa flokė.Plisin, tirqit, shokėn e xhurdinė po ja la nipit tem.I bajtė me shnet! Kėtė punė e bana me izen e babės ku i kish pas thanė dadės: “Djalė kemi thanė,djalė ka me met-teri nė kismet” Pra, pi qituhit po i kallxoj babės se qėtu koka kanė kismeti.
    Boll ma!
    Plakat meten tuj ba,Allah, Allah,Subhanallah!
    ***

    SERISH UNĖ

    Jeta ime ėshtė tepėr dramatike, shumė interesante,me plot batica e zbatici dhe tejet e bujshme.Tash po jap vetėm pak tė dhėna pėr jetėn time.
    Ati im,Qazimi ėshtė rritur jetim,pa asnjėrin prindėr. Ate e rrit gjyshja,tė cilin edhe arrin t’a martojė me time mėmė nė vitin1937. E, pas tetė viteve martesė,mė sakt,mė 25 qershor tė vitit 1945,lindem nė katundin Sllakovci Jerli,komuna e Gjilanit, ndėrsa, pas dy viteve,mė 1947,mamaja ime lind edhe njė djalė, po, menjėherė (pas lindjes) ajo vdes. Babai ngel me tė sapolindurin dhe me mua dyvjeēar.
    Dy vite rresht merr rolin e mamasė,pėrkujdeset pėr foshnjėn ama edhe pėr mua. Nė vitin 49 martohet me njė grua nga Tėrpeza, me tė cilėn pati dy vajza.
    Po e theksoj ,se, i vetmi njeri i fshatit qė dinte shkrim- leximin (kishte mėsuar nė ushtrinė e Mbreterisė Jugosllave gjatė vitit1935-36) nė gjuhėn serbokroate ishte ati im. Nisur nga ky fakt,hyn nė punė nė njė shitore shtetėrore qė furnizonte katėr fshatra tė Malėsisė sė Zhegocit me artikuj elementar.Tashti,gjatė kėsaj kohe, me sa di unė, pati njė jetė tė qetė dhe tė lumtur.
    Mirėpo,ēuditėrisht,kah fundi i vitit 1953, brenda njė muaji i vdesin te dy vajzat, kurse nė prill tė vitit 1954,na ndodhi njė tragjedi edhe mė e tmerrshme: Vėllai im, Ymeri vdes tė shtunėn ndėrsa njerka ime, tė nesėrmen nė mbrėmje(!).Vdekjet nuk ishin nga far akcidenti,por nga smundjet,ku ta di unė se ēfarė.Kėto vdekje na shokuan,sidomos babanė,se unė njė gjė te tillė,pra, vdekjen e prisja me gjakėftohtėsi,ama nuk e dija se cili e kemi radhen, babai apo unė.Dėshira ime ishte qė unė tė shkojė para babait sepse nėse ai shkon para meje,me kė do rri, ku do rri, kush do tė mė lajė,kush do gatuaje, ēka do ha?
    E,e, se si i perballoi ati im kėsaj shfarosjeje tė familje sė tij, unė nuk jam nė gjendje tė ju flas,vetėm Njė Zoti e di.Pas kėsaj tragjedie, babai, me sa duket, nuk qe nė gjendje ta mbajė punėn, detyrohet tė pėrkujdeset pėr mua dhe vetėm pėr mua.Kjo perkujdesje e tij, mua m’ė dha forcė dhe vullnet pėr t’a vazhduar mėsimin .
    Vjen viti 1956. Serbijanėt fillojnė akcionin famėkeq- “gumbullimi i armėve”. Atin tim e ftojnė dhe ia kėrkojnė hiq mė pak se njė mitraloz tė rėndė duke i thėnė se “ti ke qenė vullnetar i Mulla Idriz Gjilanit gjatė vitit 1944 , madje roje e tij personale nė Kikė”.
    Pohimi se na ishte vullnetar i Mulla Idrizit ishte e saktė, ama mitraloz nuk kishte.Mirėpo, qėllimi nuk ishte tek arma,po dihet, rrahja, dajaku. Policia sllave e dėrmon nė mėnyrėn mė barbare, biles, e bėjnė tė paaft edhe fizikisht pėr njė kohė.
    Disa plaka tė fshatit e mjekojnė duke e mbėshtjellur me lėkura tė deleve te sapo therrura,dhe me ndihmėn e Zotit, pėrmirsohet dukshėm.
    Dhe,mė 6 maj tė vitit 1956, shperngulemi pėr nė Ferizaj mė qėllim tė gjetjes se ndonjė mundėsie pėr tė ikur nė Turqi.-“Tė vetmin ymyt nė kėte dynja e kam nė kėtė djalė dhe nuk due me e lanė ner shka”,- u pat thėnė fshatarėve.
    Unė kishja mbaruar shkollėn fillore katėr klasėshe nė vendlindje, por,kėtu nė Ferizaj, dy vite nuk vajta nė shkollė fare,sepse, shpresonim se do ecim pėr nė Turqi. Po, kur e pamė kėtė pamundėsi,babai hyn nė punė nė njė fidanishte kėtu nė Ferizaj, fillimisht si punėtor sezonal,por pas pak kohėsh punėtor i rregullt,ndėrsa unė regjistrohem nė tetėvjeēare, pastaj nė qershorė tė vitit 1962 nė Shkollėn Normale “Zenel Hajdini” nė Ferizaj, dhe me 5 qershor tė vitit 1967 diplomohem pėr mėsues.
    Kėshtu, me njė shtator tė vitit 1967 ia fillova punės –mėsues nė Skollėn Fillore nė fshtin Cėrrnillė.
    Meqė nė shkollėn normale ishim armatosur me plot dituri profesionale, punės ia fillova me njė vullnet tė pashpjegueshė. Madje, nė fshat shumė shpejtė fitova respekt ndoshta edhe tė tepruar nga tė gjithė fshatarėt pamarrė parasysh moshėn apo gjininė. Pas dymbėdhjetė viteve punė nė Cėrrnillė,transferohem nė Prelezin Muhaxherėve ku punova gjer mė 25.06.2010,kur edhe mė flakėn nė pension.
    Jam shumė krenar me punėn time, me angazhimin tim permanent nė pėrkryerjen e metodologjisė nė punė. Synimi im ishte shumė konkret: Arsimimi i nxėnėsve me metodat mė bashkėkohore dhe edukimi i tyre me vlerat mė humane e njerėzore. Caku im kryesor ishte ngritja e vetėdijes kombėtare tek nxėnėsit por jovetėm tek ata por edhe tek mbarė popullata. Zaten, kėtė e kishim edhe porosi nga profesorėt tanė.
    Jam shumė krenar me nxėnėsit e mi, njė numėr i madh i tė cilėve kanė mbaruar fakultete e edhe magjistratura,e qė edhe sot pėrulen para meje duke me thėnė-“Mėsues, ne pėrherė jemi tė vegjėl para teje”.
    Jam shumė krenar qė deri nė pėrfundimin e karrieres sime si mėsues, deri nė ditėn e shkuarjes sime ne pension,mė 25.06 2010, ASNJĖHERĖ nuk kam patur probleme me asnjė nxėnės dhe poashtu nuk kam patur ASNJĖ konflikt me ASNJĖ prindėr-ama bash me ASNJĖ
    Jam fatlum qė pata rastin ta kem nxėnėse nė lasėn e pare(I) Albanė Dushkun, e cila gjtė vitit tė tmrrit,1999, m’ė detyroi, m’ė obligoi apo ndoshta edhe m’ė urdhėroi pėr ta shkruar njė D I T A R, i cili ėshtė publikuar ne gazetėn Iliria-POST si dhe nė shumė faqe tė internetit ku moderatorėt e cilėsuan dhe e publikuan si r o m a n tė titulluar ”Lufta o mėsues, lufta!”



    SLLAKOVCI I JERLIVE

    Nė rrafshėlartėn e Malit Zhegovc,shtrihen katėr fshatra tė komunės sė Gjilanit: Gadishi, Kishnapola,Sllakovci i Muhaxherėve dhe Sllakovci i Jerlive.
    Unė,si banor i lindur nė Sllakovcin e Jerlive,kaherė e kam ndie si obligim, detyrim,si borgj pėr tė shkruar disa fjalė pėr kėtė fshat, sepse, askund nuk hasa, nuk gjeta sado pak tė dhėna pėr vendlindjen time.
    Pejardhja e emrit Sllakovc(e edhe Sllakoc) nuk dihet, nuk ka burime tė sakta gojore e as ndonjė dokument tė shkruar.Unė nuk jam idhėtar i shkrimeve me “tahmin”, me “m’a merr mėndja”,”mua m’ė duket kėshtu e ashtu” etj. Pastaj edhe legjendave, gojėdhėnave, thashethėmeve tė tė “diturve” nuk u besoj aq. Unė, nė kete pėrpjekje modeste do tė shkruaj vetėm ato gjėra qė egzistojnė,tė cilat vet i kam parė me sytė e mi, i kam dėgjuar poashtu me veshėt e mi dhe qė tė tėrat i kam prekur me gjymtyrėt e mia.
    Thuhet se tė parėt e Sllakocit paskan ardhur nga fshati Bresalc,komuna e Gjo;anit.Kjo e dhėnė mbase mund tė jetė e saktė duke u bazuar nė njė fakt shumė interesant:Asnjėherė nuk pati martesa nė mesin kėtyre dy katundeve edhe pse janė bukur largas njėri nga tjetri. Arsyeja paska qenė se na qenkan tė tė njėjtit fis,fisi Thaē. Martesa e parė ėshtė bėrė diku nė vitin 1955 kur,Veliu i Gjemės e fejon vajzėn e tij,Bedrijen, nė Bresalc pėr njėfarė Gjemė Bresalcin, vejan.Ky veprim i Veliut ėshtė qortuar tėpėr ashpėr nga paria e tė dy fashatrave, sepse,Veliu nga Sllakovci por edhe Gjema nga Bresalci e thyen traditėn shekullore. Por, ēka ėshtė edhe mė interesante,kjo martesė nuk rezulton me fat tė mirė, ngase, Bedrija iku nga Bresalci dhe martohet tek njė burre tjetėr me tė cilin poashtu nuk pati rehati, dhe edhe nga ky u nda me tė keq, madje pati rrahje e plagosje me pasoja shumė tė rėnda.
    RELIEVI
    Relievi ėshtė kryesish kodrinoro-malor. Siperfaqja e arave, brigjeve por edhe e zabeleve tė Sllakovcit dėshmojnė se ky vendbanim ėshtė tepėr i lashtė. Arat biles edhe zabelet nėpėr shpatinat e fshatit janė nė formė shkallėsh.Pra, arat janė bukur te mėdhaja e edhe tė rrafshėta, ama, ara tjetėr mbi te apo nėn te ėshtė mė e lartė apo mė poshtė pėr tri e deri nė pesė metra.Kėshtu vazhdon tjetra e tjetra. Kjo shkallshmėri e arave nuk ėshtė bėrė dje por jam shumė i bindur se kjo punė ėshtė bėrė shumė-shumė vite mė heret, ndoshta edhe me mijėra vjetė mė parė. Fakt tjetėr janė varret e shumta dhe tepėr tė vjetra. Varret e lashta dallojne nga ato tė sotmet, sepse, janė shumė mė tė mėdhaja. Shumica e tyre kanė dy gurė tė mėdhenj pa asnjė dekorim apo ndonje shkrim eventual. Poashtu kėto varre nuk kanė asnjė element qė do kishte mundesinė te na rrėfejnė pėrkatesinė fetare te atyre banorėve.Pra, mund te jenė edhe varre te periudhes pagane. Kurse, nė varret pak mė tė reja pati tri apo katėr varre tė kohės turke.Kėto kishin nga dy gurė mermeri, njėrin te koka e tjetrin tek kėmbėt,ku, nė gurin tek koka kishte edhe tekstin me alfabetin arab, mbase tė dhėnat pėr tė vdekurin, por asnjėherė nuk janė deshifruar ato shėnime nga askush pėr tė kuptuar emrin apo vitin e vdekjės sė atij personi. Sot, kėto pllaka mermeri. ka mundėsi tė jenė zhdukur krejtėsisht.
    SHTRIRJA E FSHATIT
    Fshati shtrihet nė njė luginė jo aq tė gjerė e as tė gjatė. Pėrmes fshatit shkon udha dhe njė perrockė qė e ndanė fshatin nė dysh.
    Shtėpitė janė tė ndėrtuara nė tė dy anėt e udhes.Nė rreze janė shtėptė e Gjemov itėve, dhe tė Januzovitėve, mes udhės dhe perrockės janė Ramovitėt dhe Hajrovitėt, e fare nė fund janė Murselovitėt, kurse, ne anėn jugore janė Mahallalitė. Pėr shkak tė hapsirės sė vogėl nė luginė si dhe pėr mungesėn e ujit, disa shtėpi kanė qenė tė detyruara tė dalin mė nė periferi te fshatit si ato tė Hajdarovitėve, te Jahirovitėve, Hoxhovitėve dhe Rexhovitėve.
    Fshatarėt, gjatė regjistrimit tė popullsisė nė vitin 1953 , pėr skak se ishin tri kabile, (mėhallė) u pėrcaktuan tė regjistrohen nė tre mbiemra: Idrizi, Brahimi dhe Hajdini.
    Ne kabilen (familjen) me mbiemrin Idrizi pėrfshihen: Ramovitėt,Beqovitėt,Hajdarovitėt dhe Mehmetovitėt; nė familjen Brahimi pėrfshihen: Gjemovitėt,Januzovitėt,Hajrovitėt,Murselovitėt dhe Hoxhovitėt,ndersa, tek kabilja Hajdini pėrfshihen: Hamdijovitėt,Shashivarovitėt dhe Jahirovitėt. I tėrė fshati pati 32 shtėpi ( po flas pėr vitet pesedhjeta).

    SHTĖPITĖ
    Po tė vėshtrohet me kujdes, shihet fare lehtė se shtėpitė i ngjasojnė njėra tjetrės. Thuaja se tė gjitha janė dykatėshe,tė ndėrtuara me qerpiqė, me mure tė trasha deri nė 60 centimetra. Katet e para nuk janė tė ndara fare. Kėtu, njėra anė shėrben si ahur pėr bagėti kurse gjysma tjetėr shėrben pėr gatim, ngrohje dhe fjetje tė femijėve por edhe tė tė moshuarėve. Siē po e vėreni, nė shumė raste, njerėzit, madje edhe ky qė po i skruan kėta pak rreshta flinte tok me bagetinė. Ky pra, autori i kėtij shkrimi,shumė here pati telashe edhe me rriērat.Ato dilnin nga bagėtia dhe ngjiteshin ne trupin e njerezve,sidomos nėn sqetulla.Mirėpo, unė nuk di se pati pasoja ndokush nga to.
    Edhe katet e sipėrme nuk kishin dallime aq tė theksuara. Kryesisht kishin nga dy dhoma e rrallė ndonjėra edhe tri. Kishin divanhane tė rrethuar me dėrrasa,e ndonjėra ishte e rrethuar me mure,biles edhe me frengji. Secila dhomė kishte oxhakun, dy shtretėr tė shtruara me kashtė,trapazanin dhe hamamin pėr t’u pastruar. Nė to, kryesisht flinin te martuarit me ndonjė foshnje. Kėtu secila shtėpi kishte edhe VC-nė. Natėn pėr shkaqe sigurie, i tėrė kati mbyllej me kapakun qė ishte nė krye tė shkallėve.

    Tash, serish po ”zbres“ poshtė pėr ta vazhduar rrėfimin mė nė detaje:
    Para bagėtisė ishte grazhdi, nė formė koriteje i ndėrtuar me dėrrasave tė forta ku gjendeshin kapistrat (kėrpeshėt) pėr t’i lidhur, pėr shkaqe sigurie, qetė, lopėt apo edhe kuajt.Gjatė natės e dimrit edhe gjatė ditės ua mbushnim grazhdin me ushqim si , sanė,tallė, kashtė madje edhe dushk*.
    Nė anėn e kundėrt, nė mesin e murit, ishte oxhaku shumė i gjerė dhe bukur i lartė. Zjarri asnjėherė nuk shuhej as dimrit e as verės. Aty, pėrherė ishte edhe verigu ku vehej kazani me ujė pėr ta ngrohur e edhe pėr ta vluar ujin me te cilin pėrveloheshin rrobat e ndryshme.Kjo bėhej vetėm e vetėm pėr t’i mbytur parazitėt e shumtė siē ishin rriēėrat, stenicat, morrat dhe pleshtat.
    Nė njerėn anė tė oxhkut ishte maxhja me krejtė “takravatet” e duhura,si, sita, pehari, tėholluesa, funi ,e, nė dollapin bri oxhakut ishin ēerepėt,saēi, lograxha dhe kacia e prushit.
    Ēerepėt ishin enė tė ndėrtuara prej gline e qė shėrbenin pėr ta pjekur bukėn ēfarė do qoftė, e misrit apo e grurit.Fillimisht, maxhetorja hudhte dru nė oxhak, vėnte ēerepin nė zjarr, i cili (ēerepi) nga temperature e lartė skuqej, e nė ndėrkohė, maxhetorje sitte miellin, ulte brumin, e ngjeshte mirė e mirė,e vente mbi fun, e tėhollon bukėn dhe me shumė kujdes e nxirrte ēerepin nga zjarri, aty ngat oxhakut, e kthente mbarė, pastaj me fun e lėshon bukėn nė ēerep, merrte kacinė e prushit dhe me prush e mbulonte bukėn. Pas gjysmė ore buka piqej,nxirrej nga ēerepi, kruhej me thikėn e posaēme, fshihej pluhuri dhe tani ishte e gatėshme pėr ta ngrėnė. Kėto bukė te pjekura ne kete mėnyre janė tepėr tė shijshme.

    EMĖRTIMET
    Thuaja se tė gjitha toponimet nė fshat por edhe rreth tij janė emėrtime nė gjuhėn shqipe. Po filloj nga ana perėndimore e fshatit ku janė dy lugina tė vogla,Lugu i Malecit dhe Lugu i Kashkallės. Kėto dy lugje i ndan kodra e quajtur Vjehricė, pastaj, Rrezja e Malecit, Hija e Malecit, Kashkalla, Lisi ė Durmės,Kodra e Magarit, Ledina e Madhe, Lekeni , Pėrroni (qė ėshtė bukur i thellė por edhe i gjatė, i cili kryet e ka nė Sllakovc e pėrfundon nė Zllatar, Hija e Pėrronit, Rrezja e Pėrronit,Lugu i Gurit, Roga e Jazbegut,Lugu i Bletės, Jazbinat, Gradishta e Vogėl, Kalaja, Gradishta e Madhe,Lugu i Qurshijave, Shinaprishti, Presedeli,Lugu i Torishtave, Rrezja e Gurit (kodėr e madhe qė fillon ngat Sllakovcit e pėrfundon afėr Fushės’ Madhe), psataj Tre Lugjtė, Kroni i Kalluxhercit,Lugu i Ahut,Thepi dhe Bajraku. Kėto emėrtime janė kryesisht male e qė pėrherė janė cilėsuar si prona tė Sllakovcit tė Jerlive. Nė krye tė fshtait ėshtė Livadhi i Jakupit, Bare ku edhe fillon fshati. Nė krahun jugor janė kėto emėrtimeahallalitė,Batllaku, Baloshi, Gllavica,Lugu i Salihit,Llobura,Aliqica,Lugjet Llazinat, Kroni i Jahirit,Fushalitė, Livadhet e nė lindje Hajdarovitėt dhe Arat nė Kashėr qe ngjiten me arat e Sllakovcit tė Muhaxherėve,pastaj Kodra, Vakafi,Llofka e Madhe, Gurtė e Hamzės. Llofka e Vogėl, Ledina e Thanės dhe krejtė poshtė, ngat shkollės, Mullini i Muses.Nė anėn veriore ėshtė Rrezja, Zabeli i Abazit, Arat m’i Zabel, Brija,Ara nė Breg,Ara e Gatė qė pėrfundon nė Kishnapole,Zabeli i Muratit, Bekovica,Bregu, Aborrishta, Gjiri i Ferizit, Arat e Osmanit, Ara te Vorret dhe krejtė nė fund Ara n’Rekė.
    Tė gjitha toponimet i kam shkruar ashtu siē i shqiptojnė vendėsit.
    -vijon-
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hajrush : 10-12-2013 mė 18:17 Arsyeja: FAKULTATIVE

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-08-2017, 07:28
  2. Enver Idrizi - kush ėshtė?!
    Nga Beni_The_Great nė forumin Shqipe nga Maqedonia
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-04-2017, 15:39
  3. Karate: Enver Idrizi, shqiptari kampion...
    Nga Zana e malit nė forumin Sportet ekstreme dhe tė rėnda
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 01:19
  4. Hetimi mbi zhdukjen pa gjurmė tė myftiut tė Gotivarit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-03-2008, 18:02
  5. PS publikon emrat e kandidatėve tė saj nė zgjedhje
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 06:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •