Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 113
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Fishta Akademik (1939)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Fishta (me dekoratėn e Turqisė), Justin Rrota (1913
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Bukurija prej sė cilės ngjallitė arti

    Gjergj FISHTA,

    Po i ra nierit me kulturė tė mjaftueshme, me edukatė fisnike e ndiesi njerzore me pi pėr tė parėn herė - fjala vjen - nji Apollo del Belvedere, ndonji Madonna tė Rafaelit, a se nji ē'do tjetėr kryeveper artistike, aj me nji herė ka pėr t'u shtangue, tė thuesh, m'kambė prej habije e me gojė hapte me soditė ato bukuri qiellore; i kndellen shpirti e jeta, e 'i herė pėr nji herė e ndien vedin pėr njimend tė lum, ke mendja i rrmehet e i shuken cektimet e vullndesės, e aty pėr aty as mendon gja, as lakmon gja, as nuk i epet me thanė fjalė tjetėr, veē se: ah! sa bukur!
    "Ah! sa bukur!" Tri fjalė tė vetme janė kto, por ndėr kto tri fjalė asht pėrmbledhė e gjith natyra e artit: bukurija. Bukurija, po, asht njajo qi pėrban artin, sa qi pa tė art nuk ka- as nė Shqypni, ku nėpėr dekrete ministrore po mund u krijojshin artistat, po, por arti jo. Ma e para punė pra, qi na do tė sprovohemi me shqertue ktil asht me ia caktue kuptimin e vėrtetė fjalės: "tė bukurt" (pulchrum, il bello).
    Para vshtirsis sė saj theme u asht dridhė pupla nė dorė der nji Platonit, nji Aristotelit, nji Akvinatit, jo ma po mrrijm na me e zhvillue si duhet e sa duhet. Me gjith kta po ia himė ksajė barre, e nė mos na zafet frymėn nėn peshė tė vet, zhyte-mbyt do t'i dalim pėrtej. E me kallxue tė drejtėn, do tė mė vite fort mirė, po mund shkruem gja mbi kėt themė, qi mos tė jetė krejt tė dejė pėr "kosh", pse kshtu kishim me u diftue a slav a grek - me gjithė shqype na sod mund tė zhvillojm ma tė vshtirat ēashtje tė filozofis.
    * * *
    Gjithshka zehet e pėrftohet nė kėt jetė, zehet e pėrftohet - si thonė tė diejshemt e eksperjenca vetė na mson-pėr nji qėllim. Edhe kshtu sendet tė gjitha, tue u individualizue nė natyrė, do tė bijn me vedi tė gjith elementat e pėrmvehtsit (proprietates) e lypuna, pėr t'u kapė te qėllimi i vet secilla. Prandej sendet tė gjitha, nė sy tė qėllimit tė vet e tė Shkasit tė Parė qi i trajtoi, janė tė mira e tė pėlqyeshme, e njiheri, edhe tė bukura; pse, shka pėlqen, asht gjithmonė edhe tė bukur.
    Por kjo bukuri e sendevet, tė trajtueme mbas ligjeve tė paluejshme tė natyrės, nuk asht bukurija prej sė cillės ngallite arti. Tue kenė se vepra artistike do tė jetė nji krijesė (creatio) - si hi me u pa ma vonė - ajo asht nji dishka ktejt m'vedi (quid unicum), nji individuum pėrmbrenda rruzullimit, por qi nuk asht pjesė e rruzullimit: asht si mrekullija, e kuptueme mbas filozofijet. Tė gjitha sendet e mrekullueshme nė vedvedi. Harmonija e qiellvet, - fjala vjen, - ligjet e randamenis (gravitatio), tė pėrftuemt e nji fijes sė barit etj. janė pėrnjimend sende tė mrekullueshme, por nuk janė mrekulli; pse janė pjesė e rruzullimit e shkaktohen nėpėr do ligje tė caktueme tė natyrės. Ndėrsa mrekullija zehet se asht nji fakt sporadik, i ēuditshėm e qi shkaktohet nė natyrė, po, por jashta ligjeve tė natyrės; prandej nji fakt krejt m'vedi e qi s'hin nė rend tė sendevet tė rruzullimit. Edhe kshtu bukurija e sendevet tė rruzullimit nuk mund tė pėrbajė nji vepėr artistike, tė marrnė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Fotografija, pėr shembull, na paraqet bukurin e sendevet tė natyrės fort ma besnikisht se ē'do artist; me gjith kta fotografija nuk asht art, asht nji zanat (mestiere); tue kenė se paraqet sendet si janė pjesė e rruzullimit, e jo si gja krejt me vedi e tė shkėputna prej stillit tė rruzullimit, sado qi tė shkaktueme mbrenda rrethit tė tij, ashtu si do t'i paraqesė arti. Prandej edhe ka i herė kryeveprat artistike quhen mrekulli (miracula muridi). T'a imtojm pra, tash, punėn e tė shofim se ne shka pėrmbahet bukurija e artit.
    Tė kenunit artist
    U tha sypri, se bukurija asht nji rreze, nji dritė, e cilla - ku ma pak mbas brumit tė landės nė tė cillėn konkretohet sendi, si dhe mbas mėndyret nėpėr tė cillėn nieri ia paraqet vedit bukurin - buron prej harmonijet qi kanė ndėrmjet vedit tri pėrmvetsit kensore tė sypripėrmendura tė sendit. Po pse, m'atėherė, mbasi bukurija e sendevet mund tė dallojet prej ē'do nierit, njerzt tė gjith nuk jane artista, si na e dishmon vetė eksperjenca? Arsyeja asht, pse ma parė ma dalė bukurija, si kjo shkėlxen prej sendevet t'individualizuem n'ekzistencė, nuk pėrban natyrėn e artit; sė dyti, pse, tue hi ndėr faktorė tė veprės artistike edhe artisti, mė do cillsi tė veēanta, pėr me kenė artist nieri duhet qi tė ketė le artist.
    Pėr me zhvillue kėt tė vėrtetė edhe ma mirė, e mbasi u tha se bukurija asht dritė, ktu po biejm nji shembull tė buruem shi prej dritet. Thonė naturalistat e vetė eksperjenca na mėson - prej tė thyemit ē'do rreze dielli gjinden tė shtatė njyrėt e ylberit. Pse, pra, nuk shifen ylbere ditė pėr ditė e vend pėr vend sa herė qi bjen dielli? Arsyeja asht pse, pėr me u nde ajrit lėmaja e ylberit, lypet nji gjeje e posaēme e atmospherės. Kshtu, pėr me dallue me sende at bukurin qi pėrban natyrėn e artit, lypet nė nieri nji fuqi cilsijet tė veēantė: lypet fantazija. Edhe, me pasė pėr t'u thanė se shpirtent e njerzvet janė tė gjith tė nji zotsije, pse substanca tė fjeshta, fantazija, tue kenė se ka si nji dishka natyret tė shpirtit e tė trupit, intenziteti, gjallnija e tjerat cillsi tė saja ndrrojn mbas shumimit tė trupit tė njerzvet, e kta nė mėndyrė qi, sado me pasė pėr t'u rovatė nieri, kurr nuk mundet me ia ndrrue a me ia mėndyrsue (modificare) cillsit fantazis sė vet. E prandej ka mbetė fjalė ndėr intelektual: orator fit, poeta nascitur. Qe pra arsyeja pėr tė cillėn tė gjith njerzit, sado qi tė gjith pėrfshijn me mend (percipere) bukurin, nuk janė tė gjith artista.
    Madhnija
    Pėr me kenė artist, ma parė ma dalė lypet "geni" - nji shpirt bujar, mendjet tė kthjelltė, depertuese (intuitive), me nji fantazi gjallnijet tė posaēme. Kur sendi i paraqitet nji fantazije kso dore tė gjallė, me nji herė rrezet e bukuris s'atij sendi kanė pėr t' a pėrshkue anė e kand e me e shndritė si rrezja e diellit nji kristal tė kulluet a nji pike vese m'gjeth tė lilit, edhe fantazija trandet n'ata tė dukun. E pse edhe drita e bukuris, si ajo e diellit, vjen tue shkue e tue u shtue, kshtu fantazija ma tepėr kndellet, xehet, entuzjasmohet, rrmehet. Tash sa ma nė dritė tė madhe tė jenė tė pėrfshijmė sendet, aq ma tė mdhaja duken - si mundet me u konstatue prej syzave tė mikroskopit - kshtu mendja e artistit e shef sendin tė smadhuem nė fantazi fort ma tepėr se nuk gjindet nė natyrė. E pse mendja e artistit iden e sendit tė bukur e sendergjon jo mbas arsyetimit, por mbas intuicjonit, kshtu proporcjonet e ides sė sendit nė mendje t'artistit janė gjithmonė ma tė mdha se nė natyrė. Madhnija pra asht elementi ma i parė i bukuris a se i natyrės s'artit. Kshtu duket se e kishte pase mendue punėn edhe Aristoteli, i cili thotė: Pulchrum in magnitudine et ordine consisti. .. Qui major est, quatenus patet, pulchrior est secundum magnitudinem... Pulcritudo semper in magno corpore existi: unde parvuli "formosi" dici possunt, non "pulchri': Por edhe Averroes dan se ka kenė ktij mendimi, pse diku shkruen: Pulchritudo est proportio inter membra media et extrema.
    Roli i intuicjonit
    Dikush pat pvete nji herė Rafaelin, tue i thanė se kah aj e nxierte at bukuri aq te bindshme tė "Madonne-vet" tė veta: "Da una certa idea': i pėrgjigjet Rafaeli. Pra jo prej ndonji ideje tė zakonshme tė sendevet si gjinden nė natyrė, por prej nji ideje tė pėrftueme nėpėr intuicjon nė mendje t'artistit mbi sendin, si ky gjindet i smadhuem nė fantazi. Prandej gabojn ata qi thonė se arti asht nji ndėrndjeksim a imitacjon i natyrės; si mundet me u vėrtetue puna edhe prej fotografijet, e cilla sigurisht paraqet natyrėn ma besnikisht se ē'do artist nė nam e nė za, megjith kta ajo nuk asht art. Ma tepėr shifet se madhnin e ides s'objektit tė veprės artistike e sendergjon geni, a se shpirti, substancė individuale, e fjeshtė e arsyetuese - tė thonė shka tė thonė idealistat e materjalistat e ksokohshėm, pak a shum nipa e stėrnipa majmunash, jo aq pse shum ndėr t'a e mbajn vehten se jane rodit tė majmunit, sa pėr punė qi tė gjith - po thue, se si majmuni - imitojnė teorit e straplakne tė kohvet tė kalueme...

    Botuar mė 1933

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Gjergj Fishta si dijetar dhe erudit

    Dr. Lekė SOKOLI

    Kam disa arsye qė mė nxisin tė shkruaj pėr Fishtėn. Ato lidhen, ndoshta, mė shumė me fėmijėrinė time se me interesat e mia shkencore. I lindur nė zemėr tė Leknies (Fishta pėrdorte edhe kėtė emėr pėr trevat ku zbatohej Kanuni i Lekė Dukagjinit), i rritur pak atje e mė shumė nė njė mjedis shkodran, nuk mund tė mos dėgjoja, qė fėmijė, pėr Gjergj Fishtėn. Nga “grimcat” e jetės sime kujtoj, pėr shembull, se kam pyetur njėherė babanė tim: “Kush ėshtė Gjergj Fishta?”. Ai m’u pėrgjigj, si me shaka: “Gjergj Fishta ėshtė njė i ditur qė heq e vė bishta. Por kush e ka, ia heq; kush s’e ka, ia ngjet”.
    Fishta ishte njė emėr legjendė e atyre anėve. Krijimtaria e tij qarkullonte gojė mė gojė, si vetė folklori. Shkolla ime tetėvjeēare, nė qytetin e Shkodrės, nė atė kohė shkolla “11 Janari”, mė parė kishte qenė pikėrisht ish-shkolla e jezuitėve. Nė rrugicėn qė lidhte kėto mjedise me Kafen e Madhe, ndodhej Azili i Pleqve tė qytetit. Atje ishin vendosur disa ish-priftėrinj, tė cilėt i takonim rregullisht nė shėtitjet apo pushimet qė bėnin lulishteve. Mbanin nė duar libra tė trashė, nė latinisht apo nė gjuhė tė tjera. Na dukej sikur kėta nxėnės apo edhe kolegė tė Fishtės, thuajse tė gjithė rreth tė shtatėdhjetave, ishin mė tė diturit e botės, sikur flisnin nė tė gjitha gjuhėt e saj. Ata ishin shumė tė dashur, sidomos me ne, nxėnėsit ēapkėnė tė Shtėpisė sė Fėmijės (nėna dhe babai im vdiqėn njėri pas tjetrit, kur nuk isha as nėntė vjeē). Pėr t’u afruar me ta ndikonte, ndoshta, edhe fakti qė tė dy palėt ishim pa familje. Na flisnin pėr librat, pėr kulturėn botėrore e personalitetet e saj, pėr gjuhėt e huaja e pėr tė tjera gjėra qė, pėr kohėn, ishin “tė huaja”; na flisnin sidomos pėr Atė Gjergj Fishtėn, mė shumė se pėr njė klerik, pėr njė Atė tė madh tė kulturės shqiptare.
    Nė ēdo pėrvjetor tė Fishtės nuk mund tė mos shprehim indinjatėn mė tė thellė ndaj atyre qė urdhėruan e realizuan (sado pėrkohėsisht) censurimin dhe denigrimin zyrtar tė Fishtės, sikurse tė Konicės etj. Por u desh kohė, vėrtet shumė kohė, qė Fishta tė ngrihej nė piedestalin qė i takonte. Tre vjet mė parė, Presidenti i Republikės i akordoi atij titullin “Nderi i Kombit”. Ky rivlerėsim, ndonėse duhej bėrė mė parė (Alfred Moisiu ėshtė Presidenti i katėrt i periudhės paskomuniste dhe jo i pari), ai pėrfaqėson njė akt qė nderon, mė shumė se Fishtėn, shtetin e shoqėrinė shqiptare.
    Por sėrish nė vlerėsimin e Fishtės ka njėfarė njėanshmėrie. Kam ndjekur, pėr shembull, ēfarė ėshtė shkruar, thėnė apo bėrė pėr Fishtėn nė kėto vite. Dhe, me keqardhje, konstatoj tė paktėn njė gjysmėharresė institucionale, njė anashkalim tė tij. Sėrish mė duhet tė pohoj se vazhdon tė ketė njėfarė kompleksi nga i cili, siē duket, studiuesit nuk janė ēliruar ende plotėsisht, nė mos (larg qoftė!), tė kenė njėfarė mendėsie, sipas sė cilės me Fishtėn le tė merren veriorėt, tė djathtėt apo katolikėt.

    Kush ėshtė Gjergj Fishta?
    Fishta lindi 135 vjet mė parė, nė fshatin Fishtė tė Zadrimės. Mbasi kreu shkollėn e mesme, mė 1886, ai shkoi nė Bosnje, ku kreu studimet e larta, pėr filozofi e, mė pas, edhe pėr teologji. Mė 1894 ai u shugurua meshtar e dha mėsimin e gjuhės shqipe nė Seminarin e Troshanit. Mė 1899 ai u dėrgua, si meshtar, nė Gomsiqe (fshati mė i largėt i Mirditės), njė zonė shumė karakteristike, madje pėrfaqėsuese, nga pikėpamja historike dhe etnokulturore. Fishta depėrtoi nė “shpirtin e racės”, njohu me rrėnjė ata njerėz qė i bindeshin nė mėnyrė tė habitshme “kushtetutės sė tyre tė pashkruar” - kanunit, pėr tė nxjerrė prej saj ato visare tė ēmueshme frazologjike, gojėdhėnash, dokesh, zakonesh, normash juridike, mendėsish e natyrash arbėrore e pėr t’i gėrshetuar mjeshtėrisht nė kryeveprat e tij.
    Nė Gomsiqe, Fishta kreu njė punė hulumtuese shkencore. Ai dhe At Shtjefėn Gjeēovi, autori i “Kanuni i Lekė Dukagjinit” (i cili u vendos nė atje mė 1907), bėnė qė Kisha e Gomsiqes, nga njė kishė e zakonshme fshati tė shndėrrohej nė njė institut tė vėrtetė hulumtimi shkencor e krijimi tė vlerave kombėtare.
    Fishtės i njihet merita kryesore e njėsimit tė alfabetit tė gjuhės shqipe, qoftė edhe pėr faktin se ai kryesoi Komisionin pėr Hartimin e Alfabetit, tė cilin Kongresi i Manastirit, mė 1908, e miratoi si alfabet tė vetėm tė shqipes. Fishta dha njė kontribut tė ēmuar pėr krijimin e gjuhės shqipe tė njėsuar dhe, sikurse Xhuvani, Ēabej, Cipo etj., ishte i vendosur qė si gjuhė bazė tė zgjidhej dialekti i Elbasanit. Lidhur me kėtė zgjedhje dhe debatet qė ende vazhdojnė pėr gjuhėn e njėsuar shqipe, gati njė shekull pas Kongresit tė Manastirit, Kadareja thotė: “Gjuha shqipe nuk mund tė zhvillohej nė kundėrshtim me njė parim tė pėrbotshėm sipas tė cilit gjuhėt nuk krijohen nga bashkimi apo shkrirja e dialekteve, por krijohen nga zgjedhja e njė dialekti… Shikoni Kongresin e Manastirit mė 1908. Po tė studiohet nga analistėt nė mėnyrė gjakftohtė, del se alfabeti shqiptar i asaj kohe ėshtė gati i pėrkryer… Dhe po ju kujtoj, me kėtė rast, se kryetari i komisionit tė Manastirit tė alfabetit shqip ka qenė Gjergj Fishta. Pra nuk ka qenė njė njeri nga Jugu, po ka qenė njė nga shkrimtarėt mė tė shquar nga Veriu”.
    Fishta, gjithashtu, futi pėr tė parėn herė nė Shqipėri mėsimin e gjuhės shqipe nė Shkollėn Fratnore tė Shkodrės, duke qenė drejtor i saj, dhe e shndėrroi atė nė shkollė tė mesme, udhėhoqi botimet nė njė shtypshkronjė qė e kishte sjellė vetė nė Shqipėri, ngriti njė bibliotekė dhe njė muzeum (tė parin nė Shqipėri), organizoi pėrgatitjen shkencore tė nxėnėsve, sikurse organizoi shfaqje teatrore, ekspozita tė arteve figurative etj. Fishta themeloi revistėn prestigjoze “Hylli i Dritės” dhe gazetėn “Posta e Shqypnis”.
    Ai u vu me tė gjithė qenien e tij nė shėrbim tė ēėshtjes sonė kombėtare, qėndroi gjithmonė nė radhėt e para tė ngjarjeve tė rėndėsishme tė kombit tonė (siē vlerėson Ernest Koliqi), pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė Konferencėn e Paqes nė Paris, nė disa konferenca ballkanike si dhe nė shumė veprimtari tė tjera ndėrkombėtare tė zhvilluara nė Londėr, Nju-Jork, Pragė, Vatikan etj. Ai e mbrojti ēėshtjen shqiptare me dinjitet, bazuar nė argumente shkencore, duke “u ndeshur” edhe me figura tė shquara tė shkencės e tė diplomacisė botėrore. Si deputet i Shkodrės, Fishta mori pjesė nė Parlamentin e parė Shqiptar dhe, duke qenė pėrfaqėsues i opozitės, u zgjodh nėnkryetar i tij.
    Fishta vdiq mė 28 dhjetor 1940, u varros me nderim. Por, pėr turpin tonė, ai u zhvarros dhe eshtrat e tij u hodhėn nė lumin Drin. Ky akt, sikurse pėrpjekja pėr tė varrosur veprėn e tij, pėrfaqėson njė atentat ndaj shkencės e kulturės kombėtare, sikurse ndaj dinjitetit e personalitetit njerėzor, preludin e genocidit kulturoro-religjoz qė do tė ushtrohej nė Shqipėri deri nė vitin 1990.

    Fishta, dijetar dhe erudit i gjithanshėm
    Fishta botoi mbi njėzet vepra origjinale, nė prozė e poezi (epike, lirike, dramatike, satirike etj.). Por shumė tė tjera i mbetėn nė dorėshkrim. Ai ėshtė vlerėsuar si Homeri i shqiptarėve (pėr “Lahuta e Malcis”) apo Gėtja i Shqipėrisė (pėr “Mrizi i zanave” e “Vallja e Parrisit”) etj. Njė kontribut tė ēmuar ai ka dhėnė edhe nė publicistikė, tė pasqyruar nė mbi pesėmbėdhjetė organe shtypi.
    Fishta ishte njė intelektual universal, njė personalitet profetik i kulturės shqiptare, jo vetėm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letėrsisė dhe si estet. Madje, mbahet edhe si themelues i njė shkolle filozofike shqiptare, siē duket, ende e panjohur nga vetė shqiptarėt. Sepse krijimtaria e tij, pavarėsisht formės sė saj, ngarkohet me peshė filozofike. Pėr Fishtėn edhe krijimi, edhe kritika ėshtė filozofi. Fishta krijues e kritik bėhet edhe filozof i veprės, sikurse edhe filolog, edhe historian, edhe psikolog i saj.
    Fishta ishte, njėkohėsisht, njeri me vullnet politik, madje edhe politikan. Ai sidomos vrojtoi sjelljen e klasės politike tė fillimit tė shekullit XX dhe fshikulloi, siē dinte ai, mediokritetin e qeverive tė kohės apo politikat e mbrapshta. Nė kėtė kuptim ai mund tė vlerėsohet edhe si politolog.
    Unė mendoj se ka arsye qė Fishta tė cilėsohet edhe si njė ndėr pararendėsit e sociologjisė shqiptare. Sepse ai ka trajtuar njė problematikė e cila ėshtė, gjithsesi, nė fokus tė sociologjisė bashkėkohore, duke vendosur njė gur themeli nė godinėn sociologjike shqiptare. Dhe, pėr tė gjithė ata qė nuk besojnė se Fishta ėshtė edhe njė studiues social, le tė shohin koleksionin e “Hylli i Dritės”. Ndoshta studimi i tyre mund tė ekuivalentohet me njė fakultet sociologjie.
    Me “Lahuta e Malcis”, Fishta ėshtė quajtur “Homeri i shqiptarėve”. Por, siē dihet, Homeri nuk ishte vetėm njė shkrimtar i madh, por edhe njė eksplorator i madh e njė ndėr etnologėt e parė. Me tė njėjtėn logjikė kemi tė drejtė tė pohojmė se Fishta ishte njė ndėr etnologėt e parė shqiptarė. Ai ishte edhe psikolog apo etnopsikolog, nė kuptimin qė kanė marrė nė kohėn tonė kėto fjalė.
    Pohimet e mėsipėrme, qė e cilėsojnė Fishtėn filozof, antropolog, deri sociolog, etnolog, etnopsikolog, psikolog, politilog, historian, estet etj., edhe mund tė kontestohen me “argumentin” se ai nuk ka shkruar vepra tė mirėfillta mbi filozofinė, sociologjinė, antropologjinė, politologjinė apo degė e nėndegė tė tjera tė shkencave sociale, siē shkruajnė studiuesit e kėtyre fushave nė kohėn tonė. Megjithatė ato janė shkrirė “andej-kėndej” nė veprėn e tij. Jo mė kot Fishta u bė anėtar i Akademisė Italiane. Ai ėshtė, gjithashtu, shqiptari i parė i propozuar pėr ēmimin Nobel.
    Referuar kontestimeve tė mėparshme lidhur me ndonjė deklarim tė Fishtės (tė shkėputur nga konteksti), unė mund tė them se zemėrime ndaj bashkatdhetarėve ka shprehur edhe Noli, Pashko Vasa etj. Dhe, kur ishte fjala pėr Shqipėrinė, Fishta nuk kurseu jo mė shqiptarėt, por as Evropėn (Kujtoni, pėr shembull, “Moj Evropė, moj kurv’ e motit…”). Por, edhe pse nė fund tė fundit, ishte prift, ai nuk ka kursyer as vetė Perėndinė. “O Perėndi a ndjeve / tradhtarėt na lanė pa atdhe/e ti rrin e gjun me rrfe/ lisat nėpėr male kot…”.
    Ky ishte “reaksionari dhe antishqiptari” Gjergj Fishta.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    A jemi kund gjallė?

    Gjergj FISHTA,

    I pėrmenduni filozof i Greqis s'vjetėr Aristoteli e la tė shkruese, se jeta asht nė punė, si me thanė, se pėr me njoftė a ka a s'ka jetė ndoj send, duhet me vrojto pale a punon a s'punon aj gjėsend; pse jetė pa punė s'ka. Pėr nė kjoftė, pra, se kjo fjalė nuk asht rrenė, sikurse edhe rrenė nuk asht, duhet me thanė se komi shqyptar nuk ka ma jetė; ase, mos tjetėr, se Shqypnija gjindet me njė kamė nė vorr, kah shifet se shqyptarėt s'lozin kund pėr s'gjallit, e pėr kom tė vet s'e qesin njė gur n'uj, por rrijn duj u pėrhapė e tuj njehė mizat nėpėr tryeza tė mejhaneve e tė hijeve tė hoteleve, a thue se po janė tuj pritė barkėt me grun e tallamoq. Por barkėt nuk janė e kallamboqi, pa punue, nuk del, kshtu qi do tė jesin me gojė that.
    Nė kto katėr vjet shėmtimit na kemi pasė rasė me pa e me ndi shumė tė kqija e tė liga, pse ra lufta e ja qiti njerzimit tė zezat pėr fushė. Kemi pa e ndi si egoizmi i ndyet mundet me lanė burrnin mas doret; kemi pa e ndisi njerz t'kalemit e dijet munden me shkelė besėn e fen e dhanme me dorė m'be, e ndi e pa kemi si interesat e veēanta mundem me i dhanė krah gjas s'shtetit, qi asht lodhja e gjaku i popullit. Po prap kemi pa e ndi edhe punė tė mira fort. Kshtu, fjala vjen, nė kėt luftė kemi mujtė me vu n'oroe nji atdhedashni tė paskajshme ndėr kome tė gjytetnueme, e nji abnegacion ase nji mohim ēdo intereset t'veēantė, tė cillit s'i gjindet shoqi nė histori. Njikta burra, qi sod rreziku i ka kapėrthye nė luftė me shoqishojnė nuk kjenė rritė malit e krepit, pa kmishė m'shtat e tė dishruem per hae e per pije, por paten le ndėr saraje, kjen rritė m'pupla e mbajtun me miradija ku kjenė ma tė mira. E pra kta njerz, qė tash katėr vjet, m'pishė tė diellit tuj djegė si sarova, m'rribė tė murranit, nėr rreshme boret e akullit, tė zhytun der m'brez ndėr ballanxha tė llogoreve, pa buk nė bark, me nji breshen tė trishtueshėm gjylesh e plumbesh mi krye e tuj e dijtė se grat e tyne, se fmija e tyne u rreshken prej ujet e prej mallit te shpija, kurr pa pasė pushim as natė as ditė, rrijn tuj luftue si luaj pėr liri e pėrparim tė komeve tė veta, e as s'e bajn kund mall se tokėt u kanė metė pa punue, se shpijat u janė rrenue, dhent e dhit pre, e hupė me miljuj e miljuj gjaja e vet a e trashigueme prej tė parve zotni ase e ftueme me djers tė ballit tė vet; me u zhdukė, tė thuesh, para atdhedashnis s'tyne vetė atdhedashnija e Leonidhes. Punojnė si diva, si vigaj per kom e atdhe tė vet, e komi e atdheu i tyne, sido qit ė marrin fund lufta, ka me jetue i lumnueshėm, pse nė punė asht jeta e lumnija. E po na shqyptarėt shka kemi punue e vjeftė per koma e atdhe tonin, nė kta katėr vjet t'orvatunit tė njerzimit? Kurrgja! Senegalezt, zezakėt e ndoshta edhe Otentott nė ket kohė shėmtimi po, por historjak, kan lujtė pėr s'gjallit e s'kan ndejė me duer m'n'ije e pa punė, veē shqyptari s'asht kenė i zoti me xjerrė nji marimangė prej birucet per kom e atdhe tė vet, e asht diftue se s'ka kund vorr nė shpatull. Me e pasė pėr tė pvetė ndonji shqyptar, se ē'punė ka punue, se ē'tė mirė i ka reshė kujė, ka me tė thanė, po, se ja ka shitė serbit kokrrėn e petllės dhetė grosh e se pėr nji rrotull buket tė mykėt ja ka hjekė der kmishen prej shtatit: se maxharit i ka dhanė esence ufllet, tė shartuese me uj e me shpirto e me sheqer tė djegun per ruhum Jamajka e se tedeskut i ka shitė kastraveca per bastan; por s'ke me gjetė, drue, nji qi, me dorė m'zemėr, mund tė thotė, se kshtu punova, se shtu psova per atdhe tem m'ekonomi, a nė literatyrė, a nė nji ēdo send sado tė vogėl qi tė kishte tė perpjekun me jetė komtare tonėn.
    M'kurrnji gjėsend nuk e kemi diftue veten, se jemi tė gjallė si shqyptarė e si nji kom, qi ka ndėrgjegjen e individualitetit tė vet mi shekull. Me hi me e analizue punėn edhe me nji optimizėm tė shtyem ase tuj ja ba qefin vedit, drue se kishim me u vertetue qi, pose me ksula te thimta m'krye, m'kurrnji gjėsend tjetėr s'e kemi dishmue vedin para shekullit pėr shtyptarė. Kshtu qi, pose se prej veshet e gjuhėt m'veti, sa per vepėr tonė, tė huejve as ndėrmend s'kishte me u ra, se ka mi botė nji kom shqyptar m'vedi e qi ky ka kund ndoj qellim a ndoj aspiracjon si kom. E jo veēse tė huajt s'e dijn se shka mundena me dashtė na si shqyptarė qi jena, por asht halli qi as vetė inteligjencja shqiptare, s'ka, drue, parasysh nji ide tė kjarrtė mi kto aspiracjone e asnjė program permi mnyrė, me tė cillen me i mbledhė tok e me i shti nė punė fuqit e komit. E pra, pa pasė nji qėllim komtar tė pėrgjithtė parasysh e pa i mledhė m'nja fuqit e komit, komi s'mund tė jetojė. Njana nder arsye ma tė parat, per tė cillen nieri jeton nė shoqni, asht kjo, qi nieri s'kishte pėr tė mujtė me jetu mi shekull si nieri, po s'pat nimin e t'tjervet. Kur, pra, per me u mbajtė nė jetė vetja e nji nierit tė veēantė, lypet qi nieri t'i bashkojė fuqit e veta shpirtnore e fizike me fuqi tė t'tjerve, sa ma fortnuk ka me u dashtė bashkimi i ktyne fuqive, per me u mbajtė vetja e nji komit mkamė? E po ku janė fuqit tona? Kush asht qi rregullon me to? Shpesh na vjen me ndi ke ndoj atdhetar shqyptar thotė, se skhtu u mblodhem, se kshtu shkuem, se ashtu punuem e se neper veper tonėn ju suell komit kjo e mirė ase ajo tjetra. Na kandet me ndi kso fjalėsh, pse kshtu disi na njallet shpresa nė zemėr, se ka nisė me hi nė popull njifarė ndisijet pėr detyrė komtare; por e vėrteta asht qi, me hi na e me i pėrshkrue nėpėr mend kto kohėt e mramae, ndėr tė cillat nė Shqypni u vėrtetuen shndėrrime tė mdha, gjejmė se kurrnji ase gati kurrnji kso punish e shndėrrimesh, qi mujten nė ndojfarė mnyret me kenė dobija e komit, nuk ndodhi pse na dojshim qit ė ndodhte kshtu nė vend tonė. E pra nji komi tė meēėm, t'organizuem e qi asht i zoti i punės rrallė se i ndodhė gja pahiri. Aty njifet, se nji popull asht i dejė me jetue si kom, kur aj vetė me mendė e me fuqi t'vet i krijonmndorjet e jetės e nuk pret qi t'i reshen prej t'tjerve, pse asht e vėrtetė fjala qi thotė, se kali i huej tė len m'baltė.
    Per n'e daēim pra nji Shqypni tamam Shqypni - nji Shqypni, pa bishta e pa gjalma nėpėr kamė - duhet ma s'parit qi inteligjencja e Shqypnis t'organizohet, tė studjojė aspiracjonet e komit, tė mundohet nėpėr mjete tė ligjshme me bashkue fuqit komtare e atherė tė ndėrtojė nji program se si me i qitė nė punė kto fuqi komtare, qi janė gjithmonė e gjithkund tė rrebta, e tuj perke vepren me gjeje tė kohve, tė punojė me shpresė tė gjallė pėr nji kohė qi do tė vijė. Nji pjesė e inteligjencės komtare, per me sugurue ekzistencėn e vet tė veēantė nė kto kohė tė vshtira, asht organizue e mbledhė tok nė nji "Konsumverein", kshtu t'organ-izohet e tė mlidhet tok per mjete tė gjallrimit tė komit tė Shqypnis.

    Botuar mė 1918

  6. #26
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    KONSIDERATA DHE VLERĖSIME TĖ EQREM ĒABEJT
    PĖR ĮT GJERGJ FISHTĖN


    Dr. Engjėll SEDAJ
    Universiteti i Prishtinės



    Hyrje

    Prej vitit 1929, kur kishte botuar punimin e parė, me titull "Mbi poezinė e Lasgush Poradecit"1, e deri te pėrfundimi i Luftės Dytė Botėrore, Eqrem Ēabej (1908-1980) ka shfaqur konsiderata dhe vlerėsime mbi personalitetin dhe poezinė e Gjergj Fishtės (1871-1940), sikur nė dy punimet e veēanta: Poeti shqiptar Gjergj Fishta dhe Epika e Gjergj Fishtės2, ashtu edhe nė punimet historiko - letraro dhe kritiko - letrare tė tij: Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe3 dhe Romantizimi nė Europėn lindore e juglindore dhe nė literaturėn shqiptare4, kurse nė disa punime tė tjera vetėm nė mėnyrė tė tėrthortė5. Nė fakt, edhe nė manualin shkollor Elememte tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe ai shkruan nė njė kapitull tė veēantė (pp. 50-52) pėr Gj. Fishtėn, duke dhėnė "pjesė tė zgjedhura" tė teksteve tė tij letrare mė tepėr (pp. 132-141) se tė Naimit, Mjedės dhe Ēajupit sė bashku (pp. 125-131). Kėto pjesė tė zgjedhura janė dhėnė me shije tė letrarit pėr tė ilustruar vlerat mė tė larta dhe mė tipike tė poezisė shqipe6.

    Interesimi pėr personalitetin e Fishtės dhe sidomos pėr poezinė e tij ėshtė gjithsesi i madh dhe mjaft obligativ te ky filolog shqiptar edhe tek fakti se ai kishte marrė pėrsipėr paraqitjen e tij edhe jashtė vendit, nė Gjermani dhe Kroaci (Jugosllavi). Prandaj edhe mund tė thuhet se punimi i tij me titull "Der albanischer Dichter Gjergj Fishta" (Poeti shqiptar Gjergj Fishta) ėshtė mė i plotė, me tė dhėna bibliografike tė mjafta dhe me vlerėsime teoriko - letrare dhe kritike tė pranueshme, kurse krahasuar edhe me punimet e tjera tė tij pėr Fishtėn, mund tė thuhet se figura e kėtij poeti dhe personaliteti tė shquar shqiptar ėshtė dhėnė edhe me mendime tė sintetizuara nė ēdo pikpamje, madje edhe nga aspekti i pamjes fizike, duke thėnė se "ky burrė me pamje madhėshtore, qė nė tė folur i dashur dhe i kthjellėt, mik i kallzimeve tė kėndshme aq tėrheqėse si njėri, sa ka qėnė origjinal e i madh edhe si shkrimtar"7.

    Qė nė fillim duhet thėnė gjithashtu se E. Ēabej, nė kohėn kur i ka shkruar kėto punime, ishte i afirmuar dhe i pranuar mirė nga tė gjithė albanologėt e vendit dhe tė huajt dhe dallohej pėr aftėsinė e tij tė sintetizimit tė rezultateve tė arritura tė lėndės sė shtruar, kurse ex offisso qysh kur u kthye nga studimet ai "vazhdoi lėndėn e letėrsisė shqipe pranė Gjimnazit tė Shkodrės", madje edhe mė vonė, kur nga Ministria e Arsimit u transferua nė kėtė ministri, ai kėrkoi qė tė riemėrohet si profesor i letėrsisė nė liceun e Tiranės8. Kjo dėshirė nuk do t'i plotėsohej, por, megjithatė, ai do tė japė pėrsėri letėrsi shqipe nė Gjirokastėr nė vitin shk. 1938/39, qė do tė thotė se fillimisht pikėrisht letėrsinė shqipe e kishte lėndė tė veten.

    Edhe pse nga ngjarjet e mėvonshme tė Luftės sė Dytė Botėrore, e sidomos nga ndryshimet e mėdha shoqėrore, ai do tė pėsojė shumė si intelektual dhe si njėri bashkė me intelektualėt e tjerė tė kohės sė regjimit komunist, konsideratat dhe vlerėsimet e E. Ēabej pėr Fishtėn do tė kenė peshėn e tyre dhe do tė zgjojnė interes tė shtuar dhe tani nė kohėn kur mendimi shkencor i kėtij dijetari shqiptar ėshtė bėrė temė e veēantė dhe e mirėpritur nė kėtė tubim shkencor, qė po mbahet me rastin e 90-vjetorit tė lindjes sė tij.

    Ky njeri i shekullit tonė ishte hallkė e studimeve shqiptare nga koha e paraluftės me periudhėn e pasluftės, sikur qė nė njė mėnyrė tjetėr ishte hallkė ndėrlidhėse dhe mjaft sintetizuese e zhvillimit tė mendimit letrar krijues edhe Gjergj Fishta nga koha e Rilindjes Kombėtare me periudhėn e realizimit dhe tė pavarėsisė, me gjithė historinė e popullit shqiptar dhe me kulturėn e tij. Nė kėtė mėnyrė, Gj. Fishta dhe E. Ēabej, nė mėnyrat e tjera tė krijimtarisė i plotėsonin ato kritere tė nevojshme qė i kishte preferuar edhe Horaci, duke thėnė: "Scribendi recte sapere est et principium et fons"9.

    Vendosja e Fishtės nė historinė e letėrsisė

    Duke qėnė hartues i historisė sė letėrsisė shqiptare, por edhe nga prirja e tij pėr t'i vėshtruar gjėrat sa mė drejtė dhe sa mė mirė, E. Ēabej e koncepton figurėn e shkrimtarit nė rrjedhėn e zhvillimit tė letėrsisė shqiptare (dhe evropiane) nė vend dhe nė kohė. Kėshtu, vendosja e Fishtės bėhet mjaft realisht nė tokėn shqiptare, qė do tė thotė se ai vendoset midis Perėndimit dhe Lindjes10, nė njė "qėndrim tė ndėrmjemė midis Perėndimit dhe Lindjes", pėrkatėsisht as nė Perėndim, e as nė Lindje, ku do ta kenė vendin e tyre dy poetėt e tjerė shqiptarė, De Rada dhe Naimi, tė cilėt, pikėrisht pėr kėtė arsye, s'do tė jenė nė gjendje ta kėndojnė ngrohtėsinė e realitetit shqiptar, por do t'i paraqesin ndjenjat romantike shpeshherė krejt tė mjegulluara dhe tė ngjyrosura me aromėn e atyre vendeve ku kishin jetuar dhe vepruar.

    Meqė, sipas E. Ēabej, "De Rada ishte romantik shqiptar i zhvilluar nė tokėn dhe kulturėn latine", kurse "Naim Frashėri pasqyron tipikisht zhvillimin shqiptar pas influencės sė gjatė osmane", Fishta do tė dallohet prej tyre, sepse ishte "rrėnjosur thellė nė vendin e tij" dhe "fuqitė e tija njerėzore i thithi prej kėsaj toke"11. Vendosja e Fishtės nė "tokėn shqiptare" arbėresh, me Zef Skiroin (1865-1927), i cili nė poemėn e tij "Te dheu i huaj" kishte kėnduar jetėn epike shqiptare qysh prej lashtėsisė sė kohės sė ndėrtimit tė kalasė sė Shkodrės e deri te Ali Pashė Tepelena, por nga njė shikim gjithashtu mjaft i largėt nga toka shqiptare.

    Te kėta dy poetė arbėreshė kėndohet realiteti shqiptar sipas vijės sė ruajtjes sė asaj vetėdije kombėtare, qė ishte shumė mallėngjyese dhe e zjarrtė, por tepėr e mangėt qė do tė thotė vetėm aq sa ishte ruajtur nė diasporėn e Italisė dhe pėr kohėn kur i kishin shkruar veprat e tyre, realitetit shqiptar ndryshonte krejtėsisht. Ky realitet manifestohej mė sė miri nė kohėn e Fishtės tėrthorazi asaj vetėdijeje shqiptare tė malėsorėve rezistues, qė kishin ruajtur kanun dhe tėrėsinė mė tė plotė tė jetės sė tė parėve.

    Krahasimi i Fishtės me poetė tė tjerė shqiptarė


    Krahasimi i Fishtės me kėta tre poetė shqiptarė12, me De Radėn, Zef Skiroin dhe Naimin, E. Ēabej e bėn jo vetėm pėr shkak tė mėnyrės sė thurjes sė teksteve tė tyre letrare, sidomos pėr shkak tė zgjatjes sė tepruar, monotone dhe tė mėrzitshme tė Istorisė sė Skėndėrbeut (dhe Qerbelasė) tė Naimit, te i cili "bota historike ėshtė njė realitet", por edhe pėr arsye se poezia e tyre nuk kishte lindur nė tokėn shqiptare dhe nuk dilte nga kjo tokė. Poezia e Naimit kishte "njė ngjyrė religjoze" dhe "dashuri mistike pėr islamizmin", si njė "edukim etik" i tij, qė do tė ndikonte nė pėrcaktimet nacionale tė njė populli ende tė paformuar mirė kombėtarisht. Me njė fjalė, "Orienti pėr Naimin ėshtė tokė prej nga thithi fuqitė e tij poetike. Ai nuk ėshtė Europiani qė shkel kėtė botė si njė i huaj dhe pėr tė cilin kjo ka magjinė e vendit ekzotik: ai rron nė tė, ėshtė i saj"13.

    Prandaj, i nxitur edhe nga pėrcaktimet zhvillimore tė mendimit letrar dhe kulturor, me njė preferencė shumė tė qartė patriotike, me qėllim qė tė ndriēonte sa mė mirė poetin kombėtar, si faktor edukativ, ai e vlerėson veprėn e Naimit edhe me shumė mangėsi tė tjera qė kishin ndikuar, siē thotė ai, "qė eposi i tij dėshtoi dhe nga fakti se Naimit i mungoi talenti i poetit epik"14. Megjithatė, kur ai bėn njė krahasim mė tė ngushtė nė mes tė Naimit dhe tė tjerėve, thotė se "Naimi ndryshon krejt nga poetėt e tjerė italo-shqiptarė, si dhe nga Fishta", si pasojė e mungesės sė poezisė popullore te ky poet, sepse tek e fundit, shkruan E. Ēabej, "se me pėrjashtim tė disa pak vjershave, vlera letrare e poezisė sė tij ėshtė e pakėt"15.

    Nė kėtė krahasim dallohen mjaft mirė dy koncepte fondamentale tė shprehura me termat vatra dhe ndikimi, qė janė nė lidhje me formimin e "njėsisė etnike dhe kulturo-historike, rrjedhur nga njėsia gjeografike". Vatra ėshtė toka shqiptare nė kuptim tė burimėsisė letrare, kurse ndikimet tek shkrimtarėt paraqesin forma nė plotėsimin sa mė tė madh tė komponenteve tė njėsisė etnokulturore tė kėtij populli. Nė kėtė drejtim, sikur nė aspektin e vatrės, ashtu edhe nė aspektin e ndikimeve, Fishta i pėrmbushte mė sė miri tė gjitha kriteret e njėsisė etnike dhe etnokulturore.

    Krahasimi i poezisė epike tė Fishtės me poezinė e Naimit bėhet jo vetėm nė punimet e veēanta mbi Fishtėn, por edhe nė punimet e tjera tė E. Ēabej, duke pėrqėndruar vėmėndjen mė tepėr te kėta dy poetė sesa nė krahasimin qė ai do t'i bėnte nė mes tė Fishtės dhe poetėve tė tjerė shqiptarė. Kėshtu, bie fjala, nė punimin e tij Romantizmi... ndonėse nuk e merr nė shqyrtim tė veēantė Fishtėn, por kryesisht De Radėn dhe Naimin, ai ka bėrė krahasimin nė njė mėnyrė shumė tė qartė nė mes tė Naimit dhe Fishtės, duke thėnė se "ky epos (sc. Istoria e Skėndėrbeut) nuk u bė dot epos kombėtar, kėtė shqiptarėve ua fali mė vonė Gjergj Fishta".

    Kėto paralele dicizive sidomos nė mes kėtyre dy poetėve qė na vijnė nga ky njohės i mirė i letėrsisė dhe i kulturės shqiptare, mund tė kuptohen edhe si pėrcaktime tė drejta nė vlerėsimin e pėrgjithshėm tė zhvillimit tė historisė sė letėrsisė shqiptare, tė atyre divergjencave tė mėdha tė formimit tė kėtyre personaliteteve edhe tė jetės kulturore dhe politike shqiptare. Pėr E. Ēabejn ka rėndėsi formanti i kėtyre dy poetėve si modele tė pėrcaktimeve tė tyre nė krijimin e veprės letrare dhe kundėrthėniet e mėdha nė kritikėn letrare pėrkitazi me kėta dy poetė16. Ai ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm se Gj. Fishta e ka vazhduar besnikėrisht traditėn letrare shqiptare edhe nė vijėn e njė tradite tė pashkėputur skenderbegiane tėrthorazi malėsorėve shqiptarė, tė kėngėve popullore tė tyre, tė gjuhės dhe tė tė gjitha vlerave tė tjera etnike tė tyre pėr t'i njohur dhe dalluar bota sa mė mirė. Kėtu qėndron burimėsia, por edhe epėrsia e vlerės artistiko-letrare saqė Lahuta e Malcis sė tij, sipas E. Ēabej, "ėshtė vepėr arti e plotė, e pėrsosur dhe e pėrkryer nė vetvete".

    Prandaj edhe mund tė thuhet se E. Ēabej qysh atėherė e kishte situatėn mjaft tė qartė tė vlerave letrare shqiptare, sikur nė pėrcaktimin e periudhave dhe tė "qarqeve letrare"17, ashtu edhe tė personaliteteve dhe tė krahasimeve tė mundshme nė mes veti dhe tė atyre vetė me letėrsinė evropiane. Ky pėrcaktim i drejtė i vendosjes sė Fishtės nė letėrsinė dhe kulturėn shqiptare do tė jetė i pėrshtatshėm qė tėrthorazi kėsaj figure tė paraqitet nė njė formė mė tė plotė dhe tipike edhe bota shqiptare pėrgjithėsisht nė mjedise tė tjera sipas kritereve tė pranueshme. Artin letrar tė Fishtės do ta pranonte bota kurdoherė mė mirė pėr shkak tė plotėsisė mė tė madhe tė vlerave etnike dhe kulturore tė njė populli, ngase, sipas E. Ēabejt sikur nė letėrsinė gojore, ashtu edhe nė gjinitė dhe zhanret letrare tė letėrsisė sė shkruar, mund tė shfaqet njėsia kombėtare, e cila duhet ta ketė edhe poetin kombėtar.

    Nė kėtė drejtim "Poeti kombėtar" meritonte paraqitjen mė dinjitoze edhe nė botėn e jashtme, sidomos nė gjuhėn gjermane, ku kishte kryer shkollimin E. Ēabej dhe ku ekzistonte interesimi i shtuar pėr poezinė e Fishtės18. Dhe kjo paraqitje bėhet me kompetencė tė filologut dhe tė studiuesit tė veprave tė Fishtės nė gjėrėsinė dhe thellėsinė e tyre, qė do tė thotė duke studiuar korpusin letrar tė plotė tė tij, sipas tė gjitha gjasave, pėr tė vazhduar edhe mė tutje punėn nė kėtė drejtim.

    Motivet e ndėrprerjes sė punės nė kritikėn letrare

    Megjithatė, kėtu duhet thėnė se ky studiues i madh i historisė sė gjuhės shqipe, vetėm nė periudhėn e parė tė veprimtarisė sė vet ėshtė marrė me tema nga letėrsia, kurse prej shkrimtarėve shqiptarė me punime tė veēanta, pothuajse, vetėm me poezinė e Fishtės dhe tė Lazgushit (1889-1987), tė cilėt edhe ishin bashkėkohanikė tė tij mė tė moshuar.

    Mirėpo, as sot as kėsaj dite nuk jemi nė gjendje tė konstatojmė saktėsisht, se pėrveē ndryshimeve tė mėdha tė jetės shoqėrore, cilat do tė kenė qėnė motivet kryesore pėr ndėrprerjen e punės sė tij nė kritikėn letrare dhe pėr tė kaluar nė albanistikė, si nė leksikografi (dhe leksikologji), ashtu edhe nė historinė e gjuhės shqipe19. Kjo ka rėndėsi tė konstatohet pse konsideratat dhe vlerėsimet e tij pėr poetin kombėtar nuk ishin tė pėrkohshme ose, si tė thuash, tė modės, por tė mbėshtetura dhe tė arsyetuara mirė, qė pas atij konfrontimi tė madh e tė hidhur qė ky poet do ta ketė me elementet antikombėtare tė pėrmbrėndshme shqiptare, do ta kenė vlerėn e shtuar, duke qėnė ndihmesa e madhe pėr studiuesit e rinj.

    Me fjalė tė tjera, edhe nė periudhėn e paraluftės, E. Ēabej ishte i nivelit tė vet dhe mbetet i pakontestueshėm nė shumė pikėpamje sikur edhe nė studimet e mėvonshme albanistike, kėshtu qė ndėrprerja e punės sė tij nė veprėn madhore tė Fishtės, nuk nėnkupton edhe refuzimin e tij20.

    Ē'ėshtė e vėrteta, E. Ēabej edhe pas luftės do tė merret me disa shkrimtarė shqiptarė, sidomos me autorė tė letėrsisė sė vjetėr shqiptare, e nė mėnyrė tė veēantė me Gjon Buzukun21, por kryesisht me studimet e gjuhės sė veprave tė tyre. Prandaj, shikuar nga aspekti i korpusit tė plotė tė veprave tė botuara tė tij, edhe mund tė thuhet se poezia e Fishtės, sidomos Lahuta e Malcis, e ka tėrhequr vėmėndjen e kėtij filologu mė tepėr se poezia e De Radės, e Naimit, e Ēajupit dhe e Nolit22, jo vetėm pėr shkak tė vlerave mė tė mėdha artistiko-letrare tė saj, por mbase edhe pėr arsye tė krahasimeve tė mundshme me poezinė popullore dhe me folklorin shqiptar nė pėrgjithėsi, qė ishte pothuajse temė e pėrhershme e studimeve shqiptare tė tij23.

    Lahuta e Malcis dhe folklori shqiptar

    Kėtu qėndron edhe bindja e E. Ēabej se "poetėt kanė dalė prej tokės sė natyrshme tė poezisė popullore"24. Ai mendon se nė Lahutėn e Malcis "ky poet ėshtė influencuar prej poezisė popullore tė Gegėrisė sė Veriut", dhe se sado qė "talenti satirik i Fishtės i afrohet sigurisht fuqisė sė tij si poet epik"25, dhe se ai ėshtė gjithsesi poeti mė i madh satirik i letėrsisė shqiptare, kėngėt lirike e satirike nuk do ta zgjojnė interesimin te ky studiues sa epika e tij26. Kjo epikė ėshtė pasqyrė besnike e folklorit shqiptar, sepse fryma popullore e pėrshkon eposin qė nė krye e deri nė fund, sikur me zėrin tingėllues e shumė tė gjallė tė jetės sė pėrditshme tė popullit, tė zakoneve tė tij, mitologjisė, tė pėrrallave dhe tė legjendave, ashtu edhe pėrmes pėrsurisė artistike tė masės sė vargut dhe tė formės sė jashtme pėrgjithėsisht.

    E. Ēabej shkruan pėr rolin e folklorit nė ngjizjen e veprės sė poetėve dhe pėr mėnyrėn se si e kanė frymėzuar ata traditėn e poezisė popullore, sidomos nė kohėn kur kishte filluar tė merrej me letėrsi krijuese Gj. Fishta, sepse, thotė ai, "nė Shqipėri nė kohė tė Naimit nuk kishte lindur ende interesi pėr poezinė popullore" dhe "se poezia popullore nuk pati ndonjė pjesė nė zgjimin nacional tė Shqipėrisė nė shek. XIX, siē ndodhi p.sh. me kroatė e me serbė"27. Nė kėtė mėnyrė mund tė thuhet se edhe konsideratat e E. Ēabej pėr Fishtėn, si "poet kombėtar i Shqipėrisė", si "pėrfaqėsues mė i pari i leteraturės sė sotme shqiptare"28 dhe sidomos si poet mė i avancuar epik ballkanik i shekullit, i mbėshtet kryesisht nė Lahutėn e Malcis.

    Kėto konsiderata dhe vlerėsime ai do t'i mbėshtesė edhe nė momentet integruese ballkanike tė poezisė epike dhe tė burimėsisė sė kėsaj poezie tė Fishtės, duke krahasuar nė disa momente edhe me Njegoshin (1813-1851) dhe me disa poetė tė tjerė mė tė mėdhenj evropianė. Nė kėtė mėnyrė ai vepron sipas parimeve qė i kishte paraparė edhe Faik Konica mbi kritikėn letrare se "kryeveprat janė pikat e pėrkrahjes (les points de comparaison) pas tė cilave, shpesh edhe pa ditur vetė, kritikėtari gjykon veprat e reja29. Ky parim nė vlerėsimin e kryeveprave ėshtė nė pajtim edhe me artin poetik tė Horacit, i cili thotė se poeti sjell kulturėn vetėm duke mbrojtur tėrėsinė, qė thėnė me fjalėt e E. Ēabej, "kjo shprehet nė krejt mėnyrėn e jetesės, nė historinė dhe nė historinė kishtare, nė zakonet dhe nė poezinė popullore dhe artistike tė popullit shqiptar30. Nė fakt, nė poezinė epike tė Fishtės ėshtė kėnduar thelbi i shpirtit tė shqiptarėve, elementi i konservuar i popullit qė njėherit mė sė mirė dėshmon njėsinė e kombit.

    Fishta - poet kombėtar i Shqipėrisė

    Argumentin kryesor tė epėrsisė artistike, sidomos nė krahasim me poetėt e mėparshėm De Rada dhe Naimi, E. Ēabej e shikon nė faktin se nė "ngjarjet e njė natyre mė shumė lokale, qė pėrbėn bazėn historike pėr veprėn", Fishta, "prej kėsaj bėri njė epope kombėtare", kėshtu qė "kjo epope nganjėherė i kalon kufijtė e shqiptarisė, duke qėnė njėkohėsisht nė njė farė kuptimi edhe njė epos ballkanik"31.

    Ky aspekt i kryeveprės sė Fishtės nė gjėrėsinė ballkanike pse aty dalin jo vetėm shqiptarėt, por edhe slllavėt e turqit e Gadishullit Ballkanik, vetėm sa i fuqizon tiparet shqiptare tė saj, tė ndriēuara nė krahasimet e tyre edhe si mė tė vjetra e mė tipike se tė sllavėve jugorė. Kjo gjėrėsi tregon edhe momentin e rėndėsishėm integrues me sllavėt e kohėrave mė tė lashta, tė shtrirjes dinarike32, sepse "kjo botė nuk mund tė ishte krejt sllave, kurse u mungon pėr njė pjesė tė madhe sllavėve tė tjerė". E. Ēabej mendon se kėtu "mund tė kemi me nėnshtresė ilire, qė mjerisht nuk njihet e qė me rikonstruksione mbėrrijmė te copa - copa, nėnshtresė qė vazhdon tė jetojė me njė veshje shpeshherė tė sllavizuar".

    Prandaj, edhe krahasimi qė ka bėrė E. Ēabej nė mes Fishtės dhe Njegoshit, sidomos kur evokon titujt e kryeveprave tė tyre me kuptimin Mal (Gorski vijenac - Lahuta e Malcis), nuk duhet kuptuar vetėm si njė krahasim me veprėn madhore tė poetit malazez, por edhe tė lidhjeve tė shumta etnike dhe letrare, sikur nė substratin, ashtu edhe nė adstratin dhe superstratin e folklorit ballkanik, sidomos tė atij dinarik.

    Nė poezinė epike tė Fishtės konfliktet ndėretnike dhe luftėrat janė vetėm mjet i pėrshtatshėm dhe madje i domosdoshėm pėr tė paraqitur trimėrinė, si njė lulėzim tė natyrshėm tė heroizmit dhe tė njė drejtpeshimi midis urtėsisė dhe guximit, qė aspak nuk largohet nga parimet e drejtėsisė dhe tė humanizmit. Nė kėtė aspekt paraqiten vlerat, si tė thuash, homerike tė objektivitetit historik, pikėrisht, siē i kishte kėnduar Homeri vlerat morale dhe heroike tė tė dy palėve tė konfrontuara nė Luftėn e Trojės, tė trojanėve dhe tė grekėve.

    * * *

    Duke pėrfunduar kėtė paraqitje tė shkurtėr mbi konsideratat dhe vlerėsimet e E. Ēabejt pėr Fishtėn, mund tė thuhet se ky dijetar i madh nė punėn shkencore tė tij nuk ishte njeri i modės, e as i politikės sė ditės, por klasik i vėrtetė i studimeve shqiptare. Vlerėsimet e tij pėr poezinė e Fishtės, sidomos pėr Lahutėn e Malcis, janė tė qėndrueshme, kurse krahasimet e bėra me poezinė e Naimit dhe tė disa poetėve tė tjerė shqiptarė, qė kishin jetuar dhe vepruar nė Lindje ose nė Perėndim, e bėjnė poetin kombėtar dhe porosinė e madhe tė tij mė tė bindshme, duke ia dhėnė njė kahje tė drejtė dhe tė pranueshme edhe gjithė zhvillimit tė mendimit letrar shqiptar. Konceptet e Lindjes dhe tė Perendimit, sikundėr edhe koncepti i vatrės ose i "tokės shqiptare" nė poezinė e De Radės, tė Naimit dhe tė Fishtės nė punimet e E. Ēabej, janė paraqitur me argumentin e shkencėtarit dhe tė studiuesit tė letėrsisė shqiptare.



    Bibliografi :
    --------------------------------------------------------------------------------

    1. Shaban Demiraj nė monografinė e tij, me titull: Eqrem Ēabej, njė jetė kushtuar shkencės, (Tiranė, 1990, pp. 216-219) ka botuar "Njė shkrim i panjohur i De Radės" tė Eqrem Ēabejt, qė ėshtė ruajtur nga kjo kohė (mė 4.II 1929), kurse punimet e Ēabejt pėr Fishtėn i injoron krejtėsisht, madje edhe nė kuptim tė tė dhėnave tė domosdoshme bibliografike tė tij.

    2. Eqrem Ēabej, Der albanische Dichter Gjergj Fishta, te: "Südost Forschungen", VI, 3-4 (1941), Munchen, 1941, pp. 635-647; Idem, Epika e Gjergj Fishtės, te: "Gjergj Fishta" numėr pėrkujtimor, "Luarasi", Tiranė, 1941, pp. 31.40.

    3. Dr Eqrem Ēabej, Elemente tė gjuhėsisė e tė letėrsisė shqipe me pjesė tė zgjedhura pėr shkollat e mesme, Tiranė, 1936, pp. 201, botuar edhe tash vonė nė fototipi nga "Etruria", Prishinė, 1996, kurse nė librin Bota shqiptare (Tiranė, 1943) E. Ēabej ėshtė bashkautor me A. Xhuvanin, K. Gurakuqin dhe K. Kamsin, sado qė, siē thotė, J. Kastrati, "idea pėr hartimin e librit Bota shqiptare, domethėnė si njė pėrmbledhje studimesh tė sė huajve rreth botės shqiptare, ka qėnė e Ēabejt". (Veprat albanologjike tė Eqrem Ēabej, te "Jeta e re", Prishtinė, 4/583).

    4. Botuar te: Eqrem Ēabej, Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes, MĒM, Tiranė, 19994 dhe te: Jeta e re, Prishtinė, 4/1998, pp. 516-439, kurse mė parė, qė nga viti 1945, kur u shkrua, ruhej nė Arkivin e Institutit tė Gjuhėsisė nė Tiranė. (Kėtu sipas botimit te "Jeta e re").

    5. Kėtu mund tė veēohet gjithashtu paraqitja e E, Ēabej pėr letėrsinė (dhe etnografinė) shqiptare te Hrvatska enciklopedija, I, Zagreb, 1941, pp. 180-182, ku vlerėsimet pėr Fishtėn ishin mjaft tė theksuara.

    6. Edhe Ernest Koliqi, nė punimin e tij "Vargu kombėtar" (Jeta e re, 6/1996, p. 305), si model tė vargut artistik, me pėrpikėrinė e theksimit ritmik, sikur E. Ēabej, ka dhėnė kėto vargje nga Lahuta e Malcis:

    Te nji mriz, te nji lejthi
    Kishin ndodhun tre bari:
    Dy me dhen e nji me dhi,
    Njani plak e dy tė ri.

    7. Epika e Gjergj Fishtės, te: "Jeta e re", 4/1998, p. 703.

    8. Sh. Demiraj, vep. cit., f. 19-20.

    9. Epist. Ad Pisones, v. 309.

    10. E. Ēabej shkruan: "Ky qėndrim i ndėrmjemė midis Perėndimit e Lindjes, e bashkuar me ruajtjen e ngulitur tė natyrės sė vet etnike, i ka gdhendur Shqipėrisė pėrgjithmonė fytyrėn e saj tė veēantė. Kėtė nuk ka mundur ta fshijė as sundimi turk". (Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes, MĒM, Tiranė, 1994, p. 29).

    11. Epika e Gjergj Fishtės, te: "Jeta e re", 4/1998, p. 694.

    12. Duke bėrė krahasimin nė mes tė Naimit nė njėrėn anė dhe tė De Radės e Skiroit, nė anėn tjetėr, E.Ēabej, ndėrmjet tjerash, shkruan: "Ky poet ėshtė bashkėkohės i italo - shqiptarėve qė pėrmendėm mė sipėr: ai shkruan tė njėjtėn gjuhė me ata qė nė letėrkėmbim me De Radėn. Megjithatė, ėshtė krejt njė jetė tjetėr ajo nė tė cilėn ai jetoi dhe na shpie edhe ne. Poezia italo - shqiptare ėshtė lėndė ballkanike e derdhur nė formė romane, autorėt e saj janė tė drejtuar nė themel nga Perėndimi. Nė kundėrshtim me kėta Naimi ėshtė poet ballkanik i thjeshtė dhe si i kėtillė ėshtė ngjyrė gjysmė orientale". (Romantizmi, p. 542). Duke krahasuar kėtė mendim me qėndrimin e tij se "Shqipėria ka qėnė e orientuar mė tepėr nga Perėndimi sesa fshqinjt e saj" (St. gjuh. V, 109), mund tė kuptohet mė lehtė pozita destabilizuese e Naimit nė formimin kombėtar shqiptar, sidomos nė ato periudha kur shqiptarėt edhe nė mėnyrė sistemore i luftuan vlerat traditore tė kulturės pėrėndimore.

    13. Romantizmi, p. 547.

    14. Romantizmi, p. 546.

    15. Romantizmi, p. 544.

    16. Nė vlerėsimin e Naimit si poet E. Ēabej ėshtė mjaft i pėrmbajtur dhe mė i moderuar se Faik Konica i cili thotė se "Naimi jo vetėm nuk ishte vjershėtor dhe shkrimtar i madh, por nuk ishte as i vogėl. Nuk dinte tė shkruante fare... Naimi ėshtė poet e tototove dhe i tatatave". (Cituar sipas: "Jeta e re", 4/1998, p. 717). Mbase kjo do tė ketė qėnė arsyeja kryesore qė F. Konica nė kaptinėn "Gjuha dhe letėrsia" e librit tė tij Shqipėria kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore ("Buzuku", Prishtinė, 1991) fare nuk e merr nė shqyrtim Naimin dhe kėtė punė ai nuk bėn "me pahir", siē figuron nė njė shėnim tė "rektorit" tė kėtij libri, por e bėn nga bindja, sepse, tek e fundit, shkruan ai nė fund tė kėsaj kaptine, "kėtu nuk po i pėrmend shumė emra, sepse pallavrat dhe frazat boshe nuk kanė tė bėjnė fare me artin". (p. 148).

    17. E. Ēabej propozon kėtė ndarje tė letėrsisė nė qarqe: Qarku katolik i Shqipėrisė Veriore, Qarku italo - shqiptare, Qarku ortodoks i Shqipėrisė Jugore dhe sė fundi shkrirja e tyre nė literaturėn kombėtare tė shek. XIX (Khr. Pėr gjenezėn e lit. te: gjuh. V, p. 135).

    18. Atėbotė pėr Gjergj Fishtėn kishin shkruar nė botėn gjermane edhe Norbert Jokl, Erwin Stranik, Gustav Weigand etj., kurse Maximilian Lambertz, pėrveē punimeve tė veēanta, dhe tė botojė edhe Lahutėn e Malcis (Die Laute des Hochlandes), Verlag R. Olden bourg, Munchen, 1958), tė pėrkthyer nga ai gjermanisht.

    19. Tė parėn vepėr qė ka botuar E. Ēabej pas luftės (me 1947) ėshtė Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe, kurse nė bashkėpunimin me A. Xhuvanin ai vetė shkruan se "nė vitet e para tė pasēlirimit iu pėrvishem punės sė hartimit tė njė punimi tė hapėt qė pėrfshin rregullat e drejtshkrimit tė shqipes" dhe "sė bashku me tė e me disa tė tjerė nė atė kohė kemi punuar dhe nė hartimin e dy fjalorėve dygjuhėsh". (Dy fjalė kujtimi pėr prof. A. Xhuvanin, te: Studime gjuh. V., p. 190).

    20. Njėsoj mund tė thuhet se nė kohėt e pas luftės, E. Ēabej nuk do tė merret as me Naimin, duke kuptuar faktorin politik tė kohės si manipulativ dhe tejet destruktiv, qė ndikonte sikur nė zhvillimin e mendimit letrar, ashtu edhe nė zhvillimin e mendimit shkencor gjuhėsor. Nga kompleti i veprave (IX vėllime) tė botuara tė E. Ēabej nė Prishtinė kuptohet qartė se ai nuk ėshtė marrė me punime tė veēanta as me gjuhėn e Naimit, e as me veprat (gjuhėsore) tė vėllait tė tij Samiut, tė cilėt propaganda e kohės sė monizmit enverian i favorizonte, duke i bėrė ideologė tė pazėvendėsueshėm dhe modele nė zhvillimin e mendimit letrar dhe gjuhėsor.

    21. Gjon Buzuku, Meshari, Tiranė, 1967.

    22. Artikulli i E. Ēabej pėr Nolin, me titull: Fan Noli ynė (te: Studime gjuhėsore, V, 167-168), i botuar me rastin e vdekjes sė poetit (1965), ndonėse konciz dhe pėrmbajtėsor, ėshtė tepėr i shkurtėr dhe i mangėt qė tė mund tė veēohet si "mė i bukuri nė fushėn e letėrsisė", siē e ka vlerėsuar Sh. Demiraj (Vep. e cit., p. 153). Edhe nė Elemente... (p. 57) E. Ēabej mendon se "veprat qė e kanė vėnė Fan Nolin nė rend tė parė tė literaturės shqipe moderne janė pėrkthimet e veprave tė literaturės sė pėrbotshme".

    23. Fillimisht E. Ēabej ka botuar artikujt: Kėnga e Lenorės nė poezinė popullore shqiptare (1934); Kostandini i vogėlith dhe kthimi i Odiseut. (1937); Die albanische Volksdichtung (te: Leipziger Vieteljahrschrift fur Sudosteuropa, III (1939); Njė vėshtrim mbi folklorin shqiptar (1943); Zakone dhe doke shqiptare (1935); Poezia popullore tė Arbėreshėve tė Italisė (1961); Disa figura tė besimeve popullore shqiptare (1972) etj. Tė gjitha kėto punime janė botuar te: Studime gjuhėsore, V.

    24. Pėr gjenezėn te: Studime gjuh., V, p. 134.

    25. Elemente, p. 51.

    26. Ky moment i karakterizon edhe vlerėsimet e E. Ēabej pėr De Radėn, sidomos kur shkruan se ai "imiton poezinė italo -arbėreshe", ose kur thotė se "kur njėherė kėngėt popullore italo - shqiptare tė mlidhen e tė njihen mė mirė, do tė gjinden sigurisht lodhje edhe mė tė ngushta midis tyre dhe veprave tė kėtij poeti". (Elemente, p. 38).

    27. Romantizmi nė Europė, p. 544.

    28. Elemente, p. 52.

    29. Kohėtore e letrave shqipe, te : I. Rugova - S. Hamiti, Kritika letrare, "Rilindja", Prishtinė, 1979, p. 71.

    30. St. gjuh. V, 109.

    31. E. Ēabej shkruan "Dukja e jashtme e Shqiptarėvet ėshtė caktuar nga rraca dinarike, e cila pėrfshin edhe pjesėt serbo -kroate e greke". (St. gjuh. V, p. 114).


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 06-12-2006 mė 12:10

  7. #27
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Atė Gjergj Fishta OFM ( 1871-1940)
    nė 66 vjetorin e vdekjes






    AT GJERGJ FISHTA, FIGURĖ E MADHE E KOMBIT

    Dr. Ndue Zef Toma


    Universi artistik i Fishtės Njė ndėr majat mė tė larta tė relievit tė letėrsisė shqiptare ėshtė, padyshim, vepra e At Gjergj Fishtės. Ndonse kanė kaluar 65 vjet nga dita kur ai mbylli sytė pėrgjithmonė, tė rrahurat e zemrės sė tij pėr popullin e Atdheun i ndjejmė edhe sot nė krijimtarinė e pavdekshme qė na ka lenė. Kur pėrceptojmė epopenė madhėshtore "Lahuta e Malsisė", kėte "Iliadė" tė shqiptarėve, siē e kanė quajtur studiuesit e huaj, pėrjetojmė thellė ndjenjat e shpirtit heroik tė Fishtės. Nė "Mrizin e Zanave" ndiejmė vibrimet e holla tė unit lirik tė tij, qė ngazėllehet nga soditja e flamurit kombėtar, qė valėvitet si krah engjėlli nė fluturim nė sfondin e kaltėr tė Atdheut tė ēliruar, pas natės sė gjatė tė robėrisė osmane. Tė ngrohet shpirti nga zjarri i dashurisė sė zemrės sė tij pėr gjuhėn shqipe, tiparet e sė cilės i krahason me gjumin e embėl tė foshnjes sė pafaj, me dritėn e shpresės, me tė qeshurėn e ēiltėr tė njeriut tė mirė, por edhe me shkrepjen e rrufesė e me tronditjen e tėrmetit. A mund tė shprehet emocionalisht mė kapshėm butėsia e brishtia e gjuhės shqipe se sa kur pėrfytyrohet si njė fllad i lehtė pranveror qė lėmon gjinjtė e trėndafilit? A nuk na duket se ndjejmė nė lekurėn tonė shpimin e gjėmbave tė mprehtė tė satirės sė Fishtės, kur lexojmė "Anzat e Parnasit" e "Gomarin e Babatasit"?


    Nga tė gjitha kėto qė thame arrijmė nė pėrfundimin se, kur futemi nė univrsin artistik tė Fishtės, bindemi plotėsisht se zemra e tij rrahu fort pėr Shqipėrinė gjatė gjithė jetės, deri nė frymėmarrjen e fundit, kur pėrpara saj bėri betimin solemn, si biri para nėnės:


    Dersa t’mundem me ligjrue
    E sa gjallė me frymė unė jam,
    Kurrė, Shqipni, s’kam me t’harrue,
    Edhe nė vorr me t’pėrmend kam.

    Paradokse e (zh)vlerėsimit

    Personalitet jo i zakonshėm, me talent e aftėsi tė rralla, me energji e prirje tė gjithanshme, Fishta tėrhoqi qė herėt vėmendjen e bashkėkohėsve, brenda dhe jashtė vendit. Ai qe jo vetėm poet i pėrmasave tė mėdha, por edhe njeri i veprimit shoqėror e politik, atdhetar i flaktė, tribun i popullit, mbrojtės i vendosur e sypatrembur i ēėshtjes kombėtare, pėr tė cilen ngriti zėrin nė shumė mbledhje ndėrkombėtare, si perfaqėsues i Shqipėrisė, duke stigmatizuar fqinjėt grabitqarė dhe fuqitė e mėdha qė qėndronin pas tyre.


    Megjithatė, sot ėshtė koha qė pohime tė tilla nuk duhet tė mos deklarohen, po tė provohen me argumente tė pakundėrshtueshme, pėr arsye se, deri tani, jeta dhe vepra e Fishtės kanė kaluar dy periudha vlerėsimi:


    Nė tė parėn, sa qe gjallė, Fishta arriti apogjeun e vlerėsimit, duke u ngritur nė piedestalin e lartė tė Poetit Kombėtar.


    Nė tė dytėn, vetėm katėr-pesė vjet pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtės u pėrbaltėn nė mėnyrėn mė tė pashembullt, me synimin qė ai tė varrosej njėherė e pėrgjithmonė, ose, e shumta, tė mbetej si njė njollė e zezė dhe e turpshme nė historinė e letėrsisė shqiptare.


    Tė hiperbolizosh vlerat e tua kombėtare, ėshtė njė veprim i kuptueshėm, ndonse jo i drejtė; kurse t‚i zvogėlosh ato, t‚i mohosh, apo, ēka ėshtė edhe mė keq, tė arrish deri aty sa t‚i pėrēmosh, t‚i pėrbaltėsh, siē u veprua me Fishtėn, ėshtė veprimi mė i pakuptueshėm, mė paradoksal, qė mund tė mendohet!


    Ėshtė thenė se personalitetet e mėdha kalojnė nėpėr tri periudha vlerėsimi: nė tė parėn, himnizohen, pastaj mohohen, pėr tė arritur, mė nė fund, nė pėrcaktimin e vlerave objektive tė tyre. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, kohės sonė i bie detyra e vėshtirė dhe mė e rėnda me njė pėrgjegjėsi tė madhe e vendosjes sė Fishtės nė piedestalin qė i takon. Kuptohet se kjo ėshtė njė punė shumė e mundimshme, gjatė sė cilės u duhet rikthyer tė gjitha atyre qė janė thėnė pėr té, mirė apo keq qoftė, duhet "rilexuar" vepra e Fishtės, pėr t‚u thelluar nė analizėn e poetikės dhe tė problematikės, pėr tė nxjerrė sė andejmi mesazhin qė u solli bashkėkohėsve, kur u botua si dhe atė qė marrim né sot prej saj.


    Natyrisht, nuk kam asnjė iluzion se mund tė plotėsohet njė detyrė kaq e vėshtirė dhe me njė pėrgjegjėsi tė madhe nė caqet e kėtij artikulli modest popullarizues. Kryerja e saj nė nivelin e dėshiruar mund tė arrihet me pėrpjekje tė pėrbashkėta tė forcave shkencore mė tė afta, me studim tė gjėrė tė monografive, ku vepra e Fishtės tė vėshtrohet nga tė gjitha anėt. Duke shfaqur ndonjė mendim pėr vlerėsimet dhe zhvlerėsimet qė i janė berė Fishtės nė dy periudhat qė pėrmendėm, deshėm vetėm tė ndihmojmė sadopak pėr tė sensibilizuar studimet tona pėr t‚u pėrqendruar mbi kėtė figurė tė madhe tė letėrsisė shqiptare, qė tė pėrcaktojmė drejt vendin dhe rolin qė luajti nė pasurimin dhe nė zhvillimin e saj. Mendoj se koha kėrkon me ngut tė hidhet dritė mbi disa vlerėsime kontradiktore, diametralisht tė kundėrta, qė janė bėrė pėr Fishtėn dhe veprėn e tij.


    Nga njėra anė ėshtė thėnė se ėshtė poet i madh, Homeri apo Tirteu i Shqipėrisė. Nga ana tjetėr ėshtė mohuar talenti poetik i tij, ėshtė denigruar si vargėzues i rėndomtė, madje ėshtė edhe akuzuar si pėrvetėsues ikrijimtarisė popullore, pra si plagjiat i saj.


    Cila ėshtė e vėrteta shkencore?

    Kryevepra e Fishtės, "Lahuta e Malsisė", nga njėra anė ėshtė vlerėsuar si apologjia artistike mė e fuqishme qė i ėshtė bėre Atdheut tė rrudhur e tė copėtuar nga fqinjėt grabitqarė, nga ana tjetėr ėshtė akuzuar pėr frymė shoveniste?


    Pėrsėri: Cila ėshtė e vėrteta shkencore? Tokat e kujt synon Fishta tė rrėmbejė, i shtyrė nga shovenizmi i tij? A nuk kanė parasysh autorėt e akuzes se shovenizmit se né jemi i vetmi vend nė Evropė i rrethuar nga tė gjitha anėt me vetveten? A mund tė quhet shovenist Fishta pse denoncoi padrejtėsitė qė i janė bėrė Atdheut tonė nga armiqtė dhe nxori nė shesh ėndrrat e tyre pėr tė copėtuar e pėr tė rrėmbyer pėrsėri trojet tona?


    Nga njėra anė ėshtė thėnė se Fishta gjatė gjithė jetės ka luftuar pėr tė drejtat e Shqipėrisė e tė shqiptarėve, nga ana tjetėr ėshtė trumbetuar me forcė e kundėrta: se ai ka qenė i shitur jo tek njė po tek shumė tė huaj, madje, pėr tė mos lėnė pikė dyshimi, ėshtė thėnė se vetė Fishta ka pohuar publikisht se nuk ėshtė shqiptar! A mund tė besohet njė gjė e tillė?! Kėto duhen ndriēuar.


    Pėr Fishtėn ėshtė thėnė, pėrsėri pa asnjė argument, se ka pasur paragjykime fetare edhe krahinore, qė ia kanė mjegulluar vėshtrimin atdhetar. Mirėpo, edhe me njė arsyetim fare tė thjeshtė, kam pėrshtypjen se akuza tė tilla bien menjėherė.


    Po tė kishte pasur Fishta paragjykime fetare, si do tė shpjegohej qė personazhe tė shumtė tė krijimtarisė sė tij janė "tė fesė tjetėr", madje dhe kryeheroi i kryeveprės sė tij, Oso Kuka, tė cilin e ka pėrjetėsuar nė njė nga tablotė mė madhėshtore dhe mė emocionuese tė letėrsisė shqiptare, edhe ky ėshtė i "fesė tjetėr"?


    Po tė kishte pasur paragjykime krahinore At Fishta, si shpjegohet qė binomi poetik, qė pėrshkon nga fillimi nė fund krijimtarine e tij ka gjymtyrė vėllezėrit Toskė e Gegė, tė cilėt me tė njejtin krahasim i karakterizon me dy rrufe qė ēajnė qiellin si shpata dhe zharisin armiqtė?


    Po tė kishte pasur Fishta vizion tė ngushtė provincial, si do tė shpjegohej qė ndėrmjet pseudonimeve tė shumta qė pėrdori, me i parapėlqyeri prej tij qe Gegė Toska me tė cilin nėnshkroi kryevepra tė tilla si "Gomari i Babatasit"?


    Jo, jo! Akuza tė tilla janė fare tė pathemelta! Siē ka vėrejtur me mprehtėsi shumė kohė mė parė Prof. Eqrem Ēabej, vėshtrimi artistik i Fishtės ishte i tillė qė niste tek malėsori i moēėm Marash Uci dhe vinte gjithnjė duke u shtrirė, deri sa arrinte tek Abdyl Frashėri, tek Lidhja e Prizrenit, pėr tė rrokur, mė nė fund, tėrė Shqipėrinė, tė gjitha trojet tona etnike nga Veriu nė Jug, nga Perėndimi nė Lindje.


    Kėto janė vetėm pak gjėra nga shumė e shumė tė tjera qė janė thėnė pėr Fishtėn nė tė dy periudhat: tė vlerėsimit dhe tė denigrimit tė tij. Nė kėtė mėnyre figura e madhe e Fishtės ėshtė veshur me njė mjegullnajė, qė duhet tė zhdavaritet nga kritika dhe nga shkenca letrare objektive.


    Nga sa ėshtė thėnė deri sot pėr Fishtėn del se vlerėsimet e larta qė i janė bėrė pėrgjithėsisht janė konkluzione tė nxjerra nga analiza e jetės dhe e veprės sė tij, kurse mohimet dhe denigrimet, deklarata aprioristike tė paargumentuara. Le tė arsyetojmė mbi ndonjėrėn prej tyre. Nė rast se Fishta nuk do tė ishte poet i madh, si mund tė flasin me superlative pėr te autoritete tė tilla tė artit e tė shkencės, vendas dhe tė huaj, si virtuozi i fjalės poetike Lasgush Poradeci, qė e quan me gjuhė metaforike "shkėmb tė tokės dhe shkėmb tė shpirtit shqiptar", qė shpreh me art ndjenja dhe ideale tė mėdha atdhetare? Nė rast se nuk do tė ishte gjeni i letrave shqipe, nuk do tė ishin mahnitur aq shumė nga vepra e tij Aleksander Xhuvani e Maksimilian Lamberci, Eqrem Ēabej e Norbert Jokli, Faik Konica e Anton Harapi, Jolanda Kodra e Kolė Kamsi, Gabriele d‚Anunzio e Kostaq Cipo. Nuk ka dyshim se mendimet e tyre janė shprehje e ēiltėr e ndjenjave qė u ka pėrftuar vepra e Fishtės.


    A mund tė besohet se Fishta ishte i shitur tek tė huajtė, pra antikombėtar, kur nė momentet mė tė vėshtira, nė mbledhjet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare nė Paris, nė Athinė, nė Stamboll, kur fatet e Atdheut ishin nė rrezik, ai u dėrgua si pėrfaqesues i vendit tonė pėr tė mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve?


    Prandaj, shkenca dhe kritika letrare kanė mundėsi dhe detyrė parėsore tė rrėzojne me argumente kėto fyerje qellimkėqia dhe nė tė njėjtėn kohė, tė zbulojnė fondin e pasur tė vlerave artistike, shoqėrore e politike tė kėtij personaliteti tė gjithanshėm tė kombit tonė, pėr tė cilat kemi aq shumė nevojė sot.

    Nga buronte urrejtja pėr Fishtėn?

    Duke pasur bindjen e palėkundur se Fishta ėshtė njė figure ndėr mė tė ndritura tė kombit, natyrshėm lind pyetja: ku e kishte burimin gjithė ajo urrejtje patologjike kundėr tij, qė ēoi nė trillime e shpifje aq monstruoze e njėherėsh, banale sa tė mos besoheshin?


    Megjithėse pėr kėtė problem deri tani janė dhėnė disa shpjegime, kam bindjen se pėrbaltja e Fishtės u bė pėr arsye tė koniukturave politike. Dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Nė vitet e para, pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur Jugosllavia ishte "miku" ynė i ngushtė, nuk mund tė qėndronte Fishta dhe vepra e tij, qė demaskonte nga fillimi deri nė fund padrejtėsitė dhe coptimin e trojeve tona nga sllavėt. Pastaj, nė kohėn e miqėsisė me Bashkimin Sovjetik nuk mund tė qėndronte Fishta dhe vepra e tij, qė e shihte Rusinė si tutor tė armiqve tanė dhe kėta tė fundit i cilėsonte shprehimisht "klyshė tė Rusisė".


    Nė kohėn kur dy miqėsitė e sipėrme u kthyen nė armiqėsi, Fishta as atėherė nuk mund tė rehabilitohej mė, pėr arsye se ishte hedhur shumė baltė mbi tė.

    Rruga pėr tek Fishta

    Nė fund tė kėtij njėzetėshekulli qė po pėrcjellim, rruga pėr tek Fishta u hap. Hapat e parė nė kėtė rrugė u hodhėn nga njė turmė e madhe njerėzish qė e prisnin me padurim kėtė ditė, ndėrmjet tė cilėve spikatėn Injac Zamputti, Pal Duka-Gjini (At Danjel Gjeēaj), At Zef Pllumbi, Aurel Plasari, Engjėll Sedaj, Sabri Hamiti, Tonin Ēobani, Stefan Ēapaliku, etj. Qė atėherė kanė filluar tė organizojnė veprimtari shkencore dhe tė shkruajnė artikuj pėrkujtimorė me raste pėrvjetorėsh tė lindjes dhe tė humbjes sė tij.Ribotohen vepra pak tė njohura pėr publikun. Megjithėse tė gjitha kėto janė tė dobishme dhe organizatorėt e tyre meritojnė pėrgėzime, mendojmė se puna pėr tė arrijtur tek zbulimi i plotė i vlerave tė Fishtės mund dhe duhet organizohet mė mirė.


    Sė pari, kusht i domosdoshem ėshtė botimi shkencor i veprės sė plotė tė Fishtės. Nuk ka se si tė bėhet studimi pa pasur nė dorė objektin e plotė tė tij.


    Sė dyti, Fishta duhet tė zėrė vend denjėsisht nė programet shkollore, si njė nga autorėt mė pėrfaqėsues tė letėrsisė shqiptare.


    Sė treti, nė kėtė periudhė, kur ende nuk kemi punime tė plota shteruese, kritikėt dhe studiuesit tanė mė tė pėrgatitur mund tė pėrmbushnin nevojat e tanishme tė ngutshme qė ka shkolla dhe publiku lexues pėr njohjen dhe interpretimin e veprės sė Fishtės.


    Natyrisht, puna e deritanishme ka qenė e dobishme dhe do vazhduar me veprimtari dhe shkrime, edhe tė thjeshta, si kjo skicė jetėshkrimore qė po paraqesim nė mbyllje tė kėtij artikulli.

    Pak biografi

    Rrjedha e jetės, krahas rregullsive, sjell me vete edhe mjaft rastėsi, roli i tė cilave nė zhvillimin e mėtejshėm tė saj, shpesh herė nuk mund tė parashikohet. Kėshtu, askujt nuk mund t‚i shkonte nėpėrmend se fėmija qė lindi me 23 tetor 1871 dhe qė u pagėzua Zef, do tė vinte njė ditė qė do tė bėnte tė njohur nė gjithė vendin dhe me pėrtej fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės, tė padėgjuar fare deri atėherė. Askush nuk mund tė parashikonte nė atė kohė se nga ky Zef i vogėl do tė dilte mė vonė At Gjergj Fishta i madh.


    Zefi i vogėl , i dalluar qė herėt pėr shkathtėsi dhe zgjuarsi, tėrhoqi vėmendjen e famullitarit, prandaj e ēuan nė kolegjin franēeskan tė Shkodrės e pastaj nė Troshan, pėr ta pėrgatitur pėr frat. Pas mbarimit tė shkollės fillore e dėrguan pėr studime tė mėtejshme nė Bosnje, ku u laurua pėr filozofi dhe teologji. Atje, ndėrroi emnin e pagėzimit (sipas rregullit tė urdhėrit franēeskan), duke u quajtur tani e tutje Gjergj. U bė frat dhe tha meshėn e parė me 25 shkurt 1894.


    Pas kthimit nga Bosnja, punoi pėr disa vjet si profesor nė kolegjin franēeskan tė Troshanit, pastaj, disa vjet tjera shkoi si famullitar nė Gomsiqe. Atje ai i kushtoi vėmendje tė veēantė njohjes dhe pėrvetėsimit tė frazeologjisė popullore, tė cilėn do ta pėrdorte mė vonė me mjeshtri tė rrallė nė kryeveprėn e vet "Lahuta e Malsisė".


    U shqua si pjestar i shoqėrisė letrare "Bashkimi" e cila qe themeluar mė 1899 nga Imz. Preng Doēi. Mė 1908 mori pjesė nė Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh kryetar i komisionit pėr hartimin e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė kemi sot. Mė 1902 qe zgjedhur drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr, nė tė cilėn futi pėr herė tė parė shqipen si gjuhė mėsimi. Mė 1913 po nė Shkodėr, themeloi dhe drejtoi sa qe gjallė revistėn "Hylli i Dritės". Nė vitet 1916-1918 krijoi dhe drejtoi "Postėn e Shqipnisė". U emrua kryetar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Parisit, mė 1919. U zgjodh deputet i Shkodrės dhe nėnkryetar i Parlamentit shqiptar mė 1921. U dėrgua anėtar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn Ndėrballkanike nė Athinė mė 1930, pastaj mė 1931 nė Stamboll dhe prap nė Bukuresht mė 1932. Mė 1931 qe ftuar dhe qe caktuar anėtar i Bashkimit Ndėrkombėtar tė Poetėve nė New Jork, ku pėrfaqėsoheshin 60 shtete.


    Veprimtaria letrare e Fishtės ėshtė e gjerė dhe e gjithanėshme. Lėvroi tė gjitha gjinitė e zhanret: lirikėn, epikėn, dramėn, satirėn, publicistikėn, polemikė e oratori, vepra agiografike, pėrktheu e pėrshtati nga letėrsia botėrore. Ishte shumė aktiv nė jetėn letrare, shoqėrore e politike tė kohės. Kjo shprehet nė bashkėpunimin me tė gjitha revistat e gazetat qė dilnin, nė tė cilat botoi mbi 200 e sa shkrime. Krijimtaria poetike e Fishtės arrin nė rreth 50.000 vargje, kurse nė prozė mbi 700 mijė faqe. Vetėm "Lahuta e Malsisė" ka 30 kangė me 15.563 vargje. Fishta botoi rreth 40 vepra sa qe gjallė dhe 30 tjera i la tė pabotuara. Veprat kryesore tė Fishtės janė: "Lahuta e Malsisė", "Anzat e Parnasit", "Mrizi i Zanave", "Vallja e Parrizit", "Gomari i Babatasit", "Juda Makabe", "Mojs Golemi i Dibrės dhe Deli Cena", "Shqyptari i gjytetnuem", "Ifigjenia nė Aulli".

    Pėr kėtė veprimtari letrare, shoqėrore e politike, Fishta qe nderuar me dekorata, si:


    Kurorė Argjėndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrės (1911).
    Dekorata Mearif, nga Mbretėria Turke (1912).
    Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisė (1912).
    Penė floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
    Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
    Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit franēeskan (1929).
    Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).
    At Gjergj Fishta vdiq nė Shkodėr me 30 dhetor 1940.
    ....si Shqipnia vend nuk ka!


    (fragmente nga krijimtaria)




    GJUHA SHQIPE

    Porsi kanga e zogut t’verės,
    Qė vallzon nė blerim t’prillit,
    Porsi i ambli fllad i erės,
    Qė lmon gjijtė e drandofillit,
    Porsi vala e bregut detit,
    Porsi gjama e rrfesė zhgjetare,
    Porsi ushtima e njė tėrmeti,
    Njashtu asht gjuha jonė shqiptare.



    SHQIPNIA E LIRĖ

    Po, por nesėr, me ndihmė t’Zotit,
    Do ta bajmė prap Shqipni t’lirė
    Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
    Prej Tivari nė Manastir,
    Edhe Flamuri Shqipnisė
    Si flakė mnijet e Perėndisė
    Do t’valvitet nė Kaēanik.



    HIMNI I FLAMURIT KOMBĖTAR

    Porsi fleta e Ejllit tė Zotit
    Po rreh Flamuri i Shqipnisė
    E thrret t’bijtė e Kastriotit
    Me u mbledhė tņk ndėr ēetė t’ushtrisė.
    Bini Toskė, ju bini Gegė,
    Si dy rrfé, qė shkojnė tue djegė!
    A ngadhnjyes a t’gjithė Dėshmorė,
    Trima mbrendė! Me dorė, me dorė!....




    NJĖ GJAMĖ DESPRIMI

    Me parzmet tona n’ata t’hershmit mota,
    Mburojė iu bamė Evropės, pa dijtė shka asht tuta
    Atbotė kur pallėn Skanderbeg Kastriota
    Sillte si rrfeja, e pėrmbi shtroje te buta
    Dridhej njė Sulltan, qė aso here
    Bante m’u dridhė botėn mbarė prej mnere.
    Po, na tue dredhun si dragoj ēelikun,
    Shtegun me kurma shqiptarėsh ia zumė
    Tartarit, e prej Evrope larg rrezikun
    Pėr disa kohė e mbajtėm, e poshtnuem,
    Por kurrė Evropa nė ndihmė njė ushtar s’na nisi,
    Kurr punėt mbas fjalėve qė na dha s’ujdisi.


    ........


    E mallkue kjoftė Evropa! Atė e vraftė Zoti,
    E shoftė me fise, popuj e qytete
    Edhe premtoftė qė dersa t’endet moti,
    Kurrė lufta mos iu daftė pėr tokė e dete.
    Selitė e saj grimė me grimė u thejshin,
    Me gjak t’popujve t’vet sunduest iu ushqejshin!
    Pse krahėt pa dhimbė Shqipnisė me ia thye
    E prej Lirie me ia ndalun hovin?
    Gopsia e kujt n’Malsi ka mujtė m’ushqye?
    Po a Hoti e Gruda mund ta mbajnė Moskovin?
    Nuk duhet jo, qė tė mėkambet Shqiptaria,
    Qé pse po i lshohet Malit t’Zi Malsia.



    ........

    ATDHEU

    Nė ty mendoj kur agon drita,
    Kur bylbyli mallshėm kndon,
    N’ty mendoj kur soset dita
    Terri botėn kur e mblon.
    Veēse ty tė shoh nė andėrr,
    Veēse ty, t’kam n’mendim,
    Ndėr t’vėshtira ti m’je qandėr,
    Pėr ty i lehtė m’vjen ēdo ndėshkim.




    NGA PUBLICISTIKA E FISHTĖS


    Dr.Ardian Ndreca
    Romė, 2001


    "Shka ka me dijtė me folė mbi politikė e mbi organizim tė njė shteti civil njė njeri malok, matrahul, qė mezi, ndoshta, ka krye dy a tri klasė fillore dhe qė djersitet kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradita shpijake dhe edukata familjare, qė shumė kend ndėr ta, e ban krejt tė neveritshėm dhe ekscentrik. Ky, babėn gjaksė, gjyshin katil, stėrgjyshin mizuer; rritė me katila, me gjaksė, me mizorė, me intrigantė batakēi, me vagabondė, rrugaēė, me njerėz hasėm tė kulturės e tė qytetnimit, si mund tė mendohet se ka me kenė i zoti me rregullue fatin e njė kombi ende primitiv ? Pėr me sundue njė shtet nuk asht mjaft dhelpnia, dredhia, intriga, batakēilleku, rrena, tradhtia. Duhet nderė, dije, urti, burrni, qé se ēka duhet. Po, por dija, urtia, ndera, burrnia mėsoheshin nė shkollė e, madje, me shumė mund e djersė e jo ndėr kafeshantana tė Evropės e nė mejhanė e paēaxhihane tė Tiranės, tue luejtė tavėll e bixhoz e tue pi mastikė. Po qe e vėrtetė qė njė grup njerėzish kėso dore mund tė mėkambin shtete konstitucionale e mund tė bajnė tė lumtun popuj e fise, atėherė kisha me dashtė me thanė se historia nuk asht mā "magistra vitae" e se virtyti, dija, burrnia, urtia nuk janė themelet mbi tė cilat mbahen shtetet e qytetnueme".


    *** Portreti i nėpunėsit tė shtetit, qė synon vetėm tė zhvatė sa ma shumė prej tij, pėr me sigurue pėr vete njė jetė tė qetė e tė rahatshme: "....Ju kryetar kėtu, drejtor atje, mbasandej, kur tė huejtė na u hoqėn deret, Ju sot senator, nesėr deputet, mbasnesėr ministėr, tjetėrmbasnesėr prefekt, prap ministėr, prap deputet: me kėsulė nė njanin sy, endu-ēendu nė shpinė tė automobilit: tungatjeta! Nė tė djathtėn, selamalekum! Nė tė majtėn; ky hiq kėsulėn, ai hiq kapelen: zgėrdhiju njanit; gėrmushju tjetrit - Ministėr, madje!..."


    *** Ja si i pėrshkruan meskinitetet e klikave tė atėhershme:
    "U shpėrnda, pra, parlamenti dhe ish-parlamentarėt e Shqipnisė kthyen ndėr kafe e mejhane tė qyteteve e tė fshatrave tė veta, ku menjėherė filluen veprimin e vet: kafe,llafe, mastikė, tavėll, bixhoz. -"Jo, unė jam nacionalist. Ata janė "tradhėtorė", tė poshtėr, tė shitur, maskarenj. Une kam shpėtue Shqipninė nė ditėn ma tė ligė. Unė e mbys opozitėn. Ahmet Zog e s‚ka! Kam bėrė Hukukun nė Stamboll; kam Malsinė nė dorė; kam Zadrimėn me vete; ia kam bā e kthye opozitės...".


    *** Kėshtu u heq maskėn prapaskenave parazgjedhore: "Ahmet Zogu lėshoi zagarėt e vet elektorale nė tė katėr qoshet e Shqipnisė. T’u lėshuen, bre bir sāme, prefekt e nėnprefekt, t’u shpėrvolėn kryetarė bashkishė, krahinorė, se-kretarė e t’u zgaqėn kopista e arkivista...."


    *** Ja si i stigmatizon feudalėt e mbrapambetun, qė damtonin ēėshtjen kombėtare: "...Ky asht njė analfabet, gjysė idiot, dembel, shumė herė sarahosh, gati gjithmonė kumarxhi, njeri pa fytyrė; pse, sadoqė poligam, prej tij s‚ka guxue vajzė me dalė te dera, djalė me u endė sokakut, nuse me shkue te burri. Mendjemadh, dorėshtrejtė, qelepirxhi, ky, pėr njė ēiflik, pėr njė rybe, ka pėshty nė Fé e nė Atdhe, i ka ra mohit kombėsisė sė vet, kč, shqiptar tue kenė, e quejti veten "turk"... Ma tepėr ka vra njerėz me u pushtue tokėn; ka vra bujqit e vet pėr me u grabitė gjinden e shpisė, pėr me u marrė bagėtinė, pėr shźj pushke. Myzeqari prej tij s‚ka guxue me mbajtė armė, me shkue nė kal tė shalės, me ngreh oxhak mbi pullaz tė shpisė...".

    VLERĖSIME PĖR FISHTĖN DHE VEPRĖN E TIJ

    ** "Me tė drejtė i kanė thanė Fishtės Tirteu i Shqipnisė, se, sikurse ai me elegjitė e tij ndezi zemrat e spartanėve, njashtu edhe epopeja e "Lahutės", odet dhe elegjitė e "Mrizit tė Zanave" e tė poezive tė tjera, kanė mbjellė nė zemėr tė djelmnisė sonė dashurinė e pamasė pėr truallin e tė parėve dhe pėr gjuhėn amėtare. Njikėto dy ideale: atdhedashtnia dhe ruajtja e gjuhės si dritėn e synit, lavrimi dhe pėrparimi i saj kanė qenė polet, rreth tė cilave shtrihej gjithė vepra e ēmueshme e Fishtės".

    Prof. Aleksander Xhuvani

    ** "Fishta ėshtė "shkėmb i tokės dhe shkėmbi i shpirtit shqiptar".


    "Gjithė vepra poetike e shoqėrore e At Gjergj Fishtės u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombėtar. Me tė vėrtetė, ku ka ide dhe ndjenjė mė tė madhe, mė tė denjė pėr tė derdhur dhe kėnduar nė art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut!"

    Lasgush Poradeci

    ** "At Gjergji ka qenė pėr ne, deri ditėn qė mbylli sytė, patriarku i letrave shqiptare e poeti ma i madh i vendit tonė."

    Kostaq Cipo

    ** ”Kot pėrpiqėn grekėt e sotėm tė gjejnė nė letėrsinė e tyre njė vepėr mė tė plotėsuar se "Lahuta".

    Faik Konica

    ** Fishta "Poeti i Madh i popullit tė shquar shqiptar".

    Gabriele d‚Anunzio

    ** "Patėr Fishta njihėt si poeti mė popullor i shqiptarėve, si poeti mė i pėrzemėrt i kėtij populli... Si kėte kemi edhe njė tė madh tjetėr: Rabindranath Tagora."

    Erwin Stranik
    ** "I rrėnjosur krejtėsisht nė popullin e vet, Fishta ka dashur tė pėrgjonte si flasin burrat e gratė e maleve. Ka marrė prej tyre mėnyrat e nėmėve, tė mallkimeve e tė urimeve dhe ēdo gjė e ka shkrirė me mjeshtri nė poezitė e veta".


    ..."Koha e ardhshme ka me dijtė me ēmue edhe ma mirė randėsinė e kėtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij tė jenė pėrkthye ndėr gjuhe ma tė pėrhapuna."

    Prof. Dr. Maximilian Lambertz

    ** "Shqipnia qe ideali i tij, pėr te punoi, pėr te vuejti e me emnin e saj nė gojė dha frymėn e fundit."

    Prof. Karl Gurakuqi

    ** "Patėr Fishta...me veprat e tij nė poezi e nė prozė arriti tė kurorėzohej me dafinė si mė i madhi poet kombėtar, ai ėshtė tharmi i poezisė popullore shqiptare dhe mė i kulluari shkrimtar i Arbėrisė."

    Anton Baldacci

    ** "Njė ndėr gurrat e trajtimit tė tij (tė Fishtės) letrar kjenė jo vetėm klasikėt e letėrsisė greke, latine, franceze e sllave, por edhe klasikėt gjermanė, spanjolė e anglezė..."

    At Pal Dodaj

    "....prodhimi poetik e letrar i Fishtės, prodhimi i pasun, i ndryshėm, origjinal, i frymėzuem prej botės fizike e morale tė Atdheut.


    ....ēmohet edhe si prozatuer elegant: sidomos nė prozėn politike e polemike asht i gjallė, i kjartė e shumė i rrebėt."


    Prof. Kol Kamsi

    "Poemi epik "Lahuta e Malsisė" asht njė vade mecum i ēdo atdhetari."

    Don Kolec Prennushi

    ** "Lahuta e Malsisė" mund tė qėndrojė pėrkrah veprave poetike mė tė shquara tė popujve tė tjerė."

    M. A. Freün von Godin (albanologe gjermane)


    ** "Tingulli i lirės sė tij (Fishtės) gjithmonė i gjallė, ka pėr tė vazhdue tė mbajė nė kambė kombėsinė e gjuhėn tonė."

    Prof. Filip Fishta

    ** "Pas vdekjes Fishta...nisi tė jetojė ma me gjallni nė shpirtin e nė zemrėn e kombit: u pėrjetsua nga Kombi qė ai pėrjetėsoi nė vepra tė pavdekshme."

    At Viktor Volaj

    ** "Kam ardhur tė gjej letrarin shqiptar dhe gėzohem se gjeta oratorin, filozofin e pedagogun."


    Njė shkrimtar francez, pas takimit me Fishtėn.


    ** "At Gjergj Fishta nėpėr ma tė mėdhatė qytete tė botės, pėrpara mija e mija poetėsh, njerėzish tė naltė, shkencėtarėsh, diti me qitė nė pah e me naltsue vetitė ma tė rralla tė kombit shqiptar, historinė lumniplote e traditat shekullore tė tij."

    Nush Topalli

    ** "At Fishta asht e duhet tė mbetet poeti i forcės, i njaj force primordiale e kaotike. Pėrshkrimet e tij kanė gjithmonė njė ngjyrė apokaliptike, e ndėr to, njė frymė misterioze pėrplas njerėz e sende."

    Prof. Pashko Gjeēi

    ** "Mbreti i poetėve shqiptarė, Patėr Gjergji qe i pari qė vuri nė shkollė gjuhėn shqipe dhe mbrojti me trimėri tė drejtat e Kombit tonė nė ēdo konferencė ndėrkombėtare dhe ėshtė i pari qė me vepren e vet poetike i fali shqiptarit epopenė, historinė e pėrpjekjeve tė tij pėr liri.


    ...At Fishta...nuk jetoi nė "kėshtjellen e fildishtė", por u hodh me entuziazėm djaloshar nga njė mision nė tjetrin pėr tė mirėn e kulturės e tė racės shqiptare...


    Fishtėn, me temperament thjesht klasik nuk do ta frymėzonte asgjė me parė se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i ėshtė kushtuar Atdheut."

    Lefter Dilo

    ** "Fishta, tue kuptue mirė randėsinė qė ka bashkimi, edhe si plotėsim nė mungesėn e fuqive, deshi t‚u vinte breznive ma tė lashta bashkimin si veti tė trashegueme, megjithėse jo aq tė spikatun, me tė cilin tė parėt tonė pėrballuen ēdo rasė e peripeci."

    At Konrrad Gjolaj

    ** "Fishta ėshtė "njė nga ata njerėz tė rrallė qė duken nė qiellin e njė kombi e lėnė pas vetes njė dritė, qė ngroh zemrat e brezave tė shumė shekujve."

    Terenc Toēi

    ** "Fishta mori prej popullit gjithēka qė gjet tė hijshėm, tė madhnueshėm e tė fuqishėm, e porsi njė piktor i zoti, e shndrroi nė shpirtin e vet, tue e riprodhue nė njė mėnyre e cila asht vetėm e tija, prandej, origjinale."

    At Anton Harapi

    ** "Lahuta asht njė pinakotekė e artit kombėtar, ku poeti pikturon gjallė tipat, personat, skenarėt e kostumet; njė depozitė motivesh kombėtare u lihet piktorėve shqiptarė."


    ** "...At Fishta, ky gjeni me rrėnjė nė tokėn amėtare tė popullit shqiptar, qė pėr shkak tė njohjes sė thellė qė kishte mbi letėrsinė klasike dhe mbi jetėn e sotme shpirtėrore tė kombeve tė Evropės u ngjit deri nė majat mė tė larta tė kulturės."

    Prof. Dr. Norbert Jokl

    ** "...me At Gjergj Fishtėn gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojė. Me At Gjergjin, kryetar nė Kongresin e Manastirit u caktue njėherė e pėrgjithmonė njė alfabet i vetėm pėr mbarė Shqipninė, vendim ky me dobi qė nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhė mėsimi....


    Stili i At Gjergjit, stil burrash e krejt shqiptar, tė ushton hijshėm e fuqishėm nė tė njėjtėn kohė. Sado qė studimet e veta i bani tė gjitha nė gjuhė tė huaja, sado qė zotnonte ma sė miri italishtėn, frengjishtėn, slavishtėn e latinishtėn, shkrimeve tė tij kaq u vjen era shqip, sa me t‚u dukė se nuk ka ditė veē gjuhėn e vet. Poezinė e tij e shijon jo vetėm njeriu me shkollė, por edhe i pashkolli."

    At Mark Harapi S.J.

    **********
    E keqja mā e madhe qi i ka ardhė Fishtės prej vjetėve tė komunizmit āsht qi sot, mbas gjashtėdhetė e sa vjetėsh prej dekės sė tij, tė gjithė e admirojnė por pak kush e lexon.

    Dr.Ardian Ndreca

    Kush āsht P. Gjergj Fishta per brezin mā te ri?
    E keqja mā e madhe qi i ka ardhė Fishtės prej vjetėve tė komunizmit āsht qi sot, mbas gjashtėdhetė e sa vjetėsh prej dekės sė tij, tė gjithė e admirojnė por pak kush e lexon.

    Fishta āsht nji fenomen i papėrsėritshėm pėr shpirtin shqiptar, pse ai ka mbėrrit me kene njiherit poet, njerķ i Zotit, humanist, patriot, burrė i virtytit e i vlerave qytetare – e kėto cilėsina, ndėr ne, janė tė rralla, te nji njerķ i vetėm.

    Shuma e vargjeve tė Fishtės āsht realiteti shqiptar i ēdo kohet, prandej asnji njerķ i letrave shqiptare nuk mund tė hjedhin nji rresht pa e pasė lexue fund e maje veprėn e tij. Shumėkush sot, po t’a lexonte Fishten - jo se do tė mėsonte me shkrue – por tė paktėn do tė bindej qi āsht mā mirė mos me shkrue mbas Fishtės.
    Guralecat e letersise shqipe s’kane mujtė me i bā gja atij Mojzehi tė gjuhės qi āsht Fishta, por shumė keq mundet me i ba injoranca e brezave te sotshme tue mos e lexue atė.

    Pse duhet lexue Fishta? Ai duhet lexue pse āsht nji klasik i letėrsise tonė, e nji klasik s’prane kurre sė thanuni atė qi ka pėr tė thanė – nė ēdo kohė e secilit prej nesh. Klasiku āsht ai – pėr cilin ti ndien qi e ēojne nė qiell, por kur e lexon- ti vete njitesh nė qiell. sht fat me e lexue Fishten tue kenė nė gjendje me e shijue, por me e shijue duhet tė paktėn me pasė dishirin me u drejtue kah arti i tij. Fishta āsht nji shkrimtar i tille – qi po u lexue njihere – njeriu kupton se ēka jane kenė librat tjere qi ka lexue para tij. Nė fakt tanė letėrsija shqipe – para e mbas Fishtes – nuk āsht tjetėr veēse nji pregatitje e nji jehone e kėtij fenomeni sublim tė shpirtit njerzór.

    Fishta āsht i papėrkthyeshme – pse shpirti i tij nuk ka zādhanės, ai, si Mojzehi, ka qitė gjuhėn e letrat shqipe prej robnisė e me pendėn e tij ka bā me burue mā tė kulluemin ujė – qi ka pėr tė shue pėrherė etjen e atyne qi dojnė atdhé, kulturė e besim nė Zotin. Lahuta e tij āsht skulptura epike e gjuhės shqipe, vepra e tij satirike āsht portreti mā realist i shqiptarit tė gjithmonshėm, lirika e tij āsht i vetmi vend ku qielli i toka shqiptare bashkohen nė tinguj tė ambel muziket tė amshueme. Prandej, mbas Fishtes āsht e veshtire me thanė ndonji gja tė ré nė letėrsinė tonė.

    Tė gjitha pėrpjekjet me e “pėrshtat” Fishten mbas gjuhės sė sotshme, tė bdarun e tė bastardhueme, janė tė dėshtueme pa dalė nė dritė, nuk bahet fjalė me e ul Fishtėn te masa injorante e dembele, duhet qi kėta me u mundue me i ngjitė te Fishta.

    Intuita e popullit i ka paraprķ intelektualve, pse njerėzit e thjeshtė Fishtėn e kanė mėsue gjithmonė pėrmendsh; por, edhe nji here tė vetme me u takue me nji shkrimtar si ai, mjafton pėr me kuptue tė paktėn se ēka āsht nji klasik i letėrsisė.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky Ndue Zef Toma.. meazallah se thote se.. te dhenat per Fishten i ka kopjuar tek vellimi "shkrimtaret shqiptare" botuar ne vitet 1940..

    dhe nuk eshte capaliku e cobani.. borizan per ri ardhjen e fishtes..
    ka tjer para tyre boll..

    dhe ndueja duhet tja u thote emrat.. autoreve dhe shtepite botuese qe ribotuan fishten.. para e ne prag te shembjes se berlin-murit..
    shoku ndue ne kte studim.. ( ku ka perseritur te tjeret.. e ska faj per kete se nuk mbet fishta me u vleresu tash..) mezallah se vuri gisht mbi institucionin qe perbalti fishten.. pra mbi partin e enver hoxh ramizit..

    nejse.. se ka dhe ma keq..

  9. #29
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Ketu ka nje fotografi te At Gjergj Fishtes. Midis medaljeve vihet re edhe Urdhri i Feniksit me te cilin u dekorua nga Republika Greke ne 1931. Nga fotografia duket (eshte kryqi qe mban ne qafe) se eshte Kryqi i Larte i Taksiarkeve, pra shkalla me e larte e urdherit i cili shoqerohet edhe nga Ylli i Larte i Taksiarkeve (por nuk duket ne fotografi). Urdhri i Feniksit ekziston edhe sot, po bashkangjis nje foto.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tannhauser : 15-03-2007 mė 14:20

  10. #30
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    C'ka ketu per t'u cuditur? Kryeministri i Greqise ne ate kohe Aleksander Zajmi, nderon nje shqiptar me simbol shqiptare.

    Me shume do shastisheshim neqoftese Micotaqis (me fani vajza e tij Dora e Athines) do nderonte Bollanon me Kalin e Trojes. Mo na thuaj qe ky eshte simbol Trojan kur te mos e kemi mendjen.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Me shume do shastisheshim neqoftese Micotaqis (me fani vajza e tij Dora e Athines) do nderonte Bollanon me Kalin e Trojes. Mo na thuaj qe ky eshte simbol Trojan kur te mos e kemi mendjen.
    lol
    ...do ishte me i bukur se sahati tiranes qe u coi edvini, se ta maren dhe per ters ate te gjatin...

  12. #32
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E bukura e me te bukurave eshte qe ne 1931 na kishte "Republike Greke" kurse :

    Citim Postuar mė parė nga Tanhauz
    E dyta eshte se ne perjudhen qe u be gjenocidi cam nuk ka patur qeveri greke ne Greqi. Shumicen derrmuese te vendit e kontrollonin forcat partizane komuniste greke dhe ne krahinen e Epirit ishin forca komuniste dhe nacionaliste. Vetem me perfundimin e luftes civile, me 1949, qeveria greke vuri nen kontroll te gjithe territorin grek. Pra meso njehere histori dhe pastaj akuzo qeverine greke. Pastaj, te akuzuarit per krime lufte nuk ishin as 10 as 50 por ishin 2100 te cilet u arratisen bashke me familjet. Ne qofte se supozojme se nje familje kishte 5 veta menjehere na del ne shesh gjysma e popullsise came.

    Kur vjen kohe gjenocidesh, zhduken fajtoret.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  13. #33
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Edhe ne temen e Fishtes do behet muhabet grekesh?!

    Pfffff ....

  14. #34
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Edhe ne temen e Fishtes do behet muhabet grekesh?!

    Pfffff ....
    Ke ndonje problem me TanHauzin?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Gjergj Fishta dhe ngjarjet e qershorit tė vitit 1924 nė kėndvėshtrimin e sotėm

    Fatalitete tė pėrsėritura pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė

    Ngjarjet e qershorit tė vitit 1924, qė historiografia jonė i ka quajtur “Revolucion Demokratik Borgjez” dhe Fan Noli “revolucion kundėr regjimit tė Ahmet Zogut”, Gjergj Fishta nė artikullin e tij “Trazimet e qershorit 1924” i pėrcakton si “luftė civile”.
    Nė kėtė “lėvizje kombėtare”(Fishta) apo “luftė tė popullit kundėr tiranėve”(Noli), Gjergj Fishta do tė ishte deri nė fund nė krah tė popullit dhe njėri nga protagonistėt mė kryesorė, nė njė radhė me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin e tė tjerė deputetė tė opozitės me orientim tė dukshėm perėndimor, qė u vunė nė krye tė asaj lėvizje kombėtare.

    Por studiuesit e veprės sė Gjergj Fishtės e kanė anashkaluar pjesėmarrjen e autorit tė “Lahutės sė Malcis” nė kėtė “luftė civile” dhe pothuajse kanė heshtur, veēanėrisht, pėr “arratisjen” e tij nga Shqipėria pas rikthimit nė pushtet tė klikės sė pėrmbysur.

    Nuk ėshtė thėnė asnjė fjalė, gjithashtu, as pėr kthimin e Gjergj Fishtės nė Shkodėr dhe pėr “pajtimin” e tij me qeverisjen pasdemokratike tė Ahmet Zogu, tanimė tė vetėshpallur mbret sovran i shqiptarėve. Biografi i Gjergj Fishtės Daniel Gjeēaj dėshmon pėr njė pauzė disavjeēare apo “kohė heshtimi 1924-1930” nė veprimtarinė politike e shoqėrore tė poetit, pasi, si shprehet ai, “edhe Fishta u largue nga vendi dhe ndeji i mėrguem nė Itali, tue pritė kohė ma tė mira”.

    Pavarėsisht nga petku i klerikut qė mbante veshur, dihet se Gjergj Fishta u muar gjallėrisht me politikė. Revolucioni i Qershorit shėnon kulmin e kėsaj veprimtarie, ndoshta, pėr faktin se gjatė pėriudhės 1921-1924 ai ishte deputet, disa herė kryetar grupesh parlamentare dhe nėnkryetar i Kuvendit Kombėtar. Por ajo ēfarė ka mė tepėr rėndėsi ėshtė fakti se Gjergj Fishta gjatė kėsaj periudhe 4-vjeēare ka pasur edhe kulmin e veprimtarisė sė tij letrare e publicistike.

    Ai ribotoi lirikat e tij “Mrizi i Zanave”(1924) dhe tragjedinė “Juda Makabe”(1923 dhe 1924), shkroi dhe botoi poemėn satirike “Gomari i Babatasit”(dhjetor1923) dhe fill pas saj shkroi pjesėn e dytė me titull “Visku i Babatasit”, tė cilėn nuk e botoi sa qe gjallė.

    Botoi artikujt programatikė: “Rreziku i pėrmbrėndshėm”(1921), “Punėt botore nė Shqipėri”(1921), “Sistemi parlamentar”(1923), “Liria e zgjedhjeve dhe obstrukcionizmi i “opozitės””(1923), “Asamblea konstituente”(1923), “Delikti i Mamurrasit e gjendja e ligatueme e Shqipnisė”(1924) etj.

    Pavarėsisht nga ky aktivitet, Gjergj Fishta nuk mori pjesė nė qeverinė e dalė nga Revolucioni i Qershorit, e cila qėndroi jo mė tepėr se 6 muaj pėr shkak tė reaksionit tė brendshėm (dhe atij tė jashtėm), me tė cilin u ndesh qė nė krye pėr arsye tė programit tė saj me karakter thellėsisht antifeudal. Ne sot nuk jemi nė gjendje tė arsyetojmė motivet e vėrteta tė mospjesėmarrjes sė Gjergj Fishtės nė qeverinė e krijuar prej Fan Nolit as tė gjykojmė nėse bėri mirė apo jo qė nuk mori pjesė. Daniel Gjeēaj e kalon kėtė ēėshtje me frazėn: “As njė vit tė plotė s’ngjati andrra e njaj qeverie ashtu si e desht Fishta e shokėt bashkėluftėtarė: Fan Noli, Gurakuqi me tė tjerė si ata”.

    Ka mundėsi qė zhguni i fratit qė mbante veshur Gjergj Fishta tė mos e ketė lejuar nė angazhimin e tij politik tė shkonte mė tej se sa deputet, ēfarė do tė thotė ta ketė penguar pėr tė ushtruar edhe pushtet ekzekutiv.

    Gjithsesi, ky fakt i mospjesėmarrjes nė qeverinė demokratike nuk do tė ishte i mjaftueshėm pėr ta pėrjashtuar Gjergj Fishtėn nga vala e spastrimeve politike qė do tė ndėrmerrte Ahmet Zogu pas rikthimit nė pushtet nė krye tė bandave tė tij tė armatosura dhe tė mercenarėve tė grumbulluar nė shtetet fqinje. Angazhimi politik i Gjergj Fishtės kundėr klikės sė Ahmet Zogut kishte qenė maksimal.

    Mjafton tė kujtojmė kėtu, pėrveē tė tjerave, edhe fjalimin e tij para varrit tė Avni Rustemit, ku nxitet rinia shqiptare pėr tė pėrmbysur (madje pa ia kursyer edhe vdekjen) frotėn qeveritare qė kishte ngulė kthetrat nė fatet e atdheut: “Hajde, Avni, pra, tash me u nda pėrgjithmonė. E sa pėr punė tė Shqipnisė mos ban merak: Unė, qė ti e din se nuk gėnjej, po ta jap fjalėn kėtu mbi grykė tė vorrit tand se ideali yt kombėtar do tė triumfojė e Shqipnia ka me pėrparue e lirė (dhe) e lulėzueme; pse nė njė anė vdekja ka me herrė, ka me korrė, ka me shkmesė kėtė frrotė idiotėsh, egoistėsh, fanatikėsh e farizejsh, nėpėr kthetrat e tė cilėve sot fati i Atdheut asht tue u pėrshkue”.



    2. Shkaqet e luftės civile

    Politikanė biramela
    Nė artikullin “Trazimet e qershorit 1924”, Gjergj Fishta analizon shkaqet e luftės civile, qė nė syrin e sotėm tingėllojnė si fatalitete tė historisė sė popullit shqiptar. Ai gjykon se frota e politikanėve, qė u shfaq nė krye tė shqiptarėve, ishte fataliteti i parė i tė gjitha mbrapėshtive qė do tė rėndonin Shqipėrinė e viteve 1921-1924.

    Shumicėn e politikanėve qė morėn nė dorė fatet e shqiptarėve, Gjergj Fishta i quan “biramela”, “njerėz tė pa farė kulture, tė pa farė edukate civile e tradicioni familjar tė mbarė e tė mirė”.

    Tė tjerėt ishin pasuruar mė parė duke grabitur pasuritė e huaja dhe tani ishin mėsuar tė rronin me djersėn e gjakun e tė tjerėve, prandaj ishin mjeshtra qė, “ku me intriga, ku me rrena e kaēarrena e me dhunė e pabesi tue marrė mendsh popullin e mjerė, me do fjalė tė mėdha oksidentalizmi, pėrparimi e lirie, mbėrritėn me i hy nė trup e thellė me iu rrasė nė mushkni sė shuemes moj Shqipni, e kėshtu me ia helmatisė gjakun, jetėn e shpirtin”.

    Janė pikėrisht kėta njerėz qė u bėnė shkėlqesa (deputetė) dhe ministra “kush me 50, kush me 60 e kush me 80 napolona ar nė muej”, ndėrkohė qė njė gjeneral brigade nė Italinė e atėhershme kishte njėmijė Lira italiane rrogė mujore, afėrsisht 10(?) napolona.

    Me kutin e sotėm politikanė tė tillė ne i shohim si deputetė qė janė votuar nė popull, tė ligjshėm pėr tė marrė poste ministrore dhe pėr tė gėzuar tė gjitha privilegjet e merituara pėr shkak tė detyrės, por pėr syrin ironik tė Gjergj Fishtės ata do tė mbeten nė tė gjitha kohėrat “biramela”, me tė cilėt “qeveria shqiptare u ngreh e u ngreh pėr dymbėdhjetė faqe tė bardha – si tė lumtė na pėr tė.”

    Nepotizmi: batallat e papunė
    Shkaku i dytė i luftės civile tė qershorit tė 1924-s, sipas Gjergj Fishtės, do tė ishte nepotizmi, qė pėr njė popull tė vogėl si Shqipėria ėshtė, pėrsėri, njė prej fataliteteve mė tė mėdha tė tij. Kjo pėr arsyen e thjeshte se mėnyra se si e paraqet nepotizmin e kohės sė vet Gjergj Fishta, nuk ndryshon shumė nga ai i sotmi.

    Pjesa mė e madhe e administratės sė shtetit shqiptar, shkruan Gjergj Fishta, u ngrit pėr tė punėsuar “shumė miq e dashamirė e kumbarė e akraba” ose, mė mirė tė themi, “qė edhe kėta tė ndreqeshin e tė fillojshin me u ushqye me gjak tė Shqipnisė, si “shkėlqesat” ministeriale e qeveritare”.

    Natyrisht veprimtaria e kėsaj pjese tė administratės shtetėrore ishte “punė e papunė”. Pėr pleqtė e kastės, na thotė Gjergj Fishta, u themeluen pensionet; pėr ēilimijtė e tyre u hapėn bursat shkollore; pėr gratė e vetėquejtura “intelektuale” ose tė konsideruara bashkėshorte, nana, motra, bija e mbesa tė “dėshmorėve” “e lypte “nderi i shtetit”, pra, “qė t’u jepej njė rrogė mujore, si “mirėnjohje” ndaj “therorive” tė “dėshmorėve tė kombit””.

    Dhe penda e mprehtė e Gjergj Fishtės nuk mbetet vetėm te thonjėzat ironike qė u ka vėnė fjalėve: “dėshmor”, “mirėnjohje” e “theror” dhe togfjalėshave: “nder i shtetit” e “dėshmor i kombit”. Frota e politikanėve qė po qeverisnin Shqipėrinė po nėpėrkėmbėte heronjtė e vėrtetė tė Shqipėrisė dhe me taksat e popullit po ushqente armiqtė e shpallur tė tij si esadistėt apo kuadrot qė i kishin shėrbyer administratave osmane.

    “Ndėrsa e reja e Dedė Gjo’ Lulit e gratė e tjera fisnike tė atyne burrave tė Hotit e tė Grudės, qė me trimni tė vetėn, nė kohėn e Turgut Pashės, bindėn Europėn mbarė, kah luftuen pėr liri tė Shqipnisė, sot do tė enden rrugėve pa bukė, pa shujtė, (ndėrkohė qė) gratė e “dėshmorėve zyrtarė” kėrtylen me rrogėn ar – 10, 12, 14 napolona nė muej”

    Njė formė tjetėr indirekte e nepotizmit ėshtė edhe tė zhvatėsh pėr njerėzit e tu apo, si

    Kush tiran e kush raja
    Sigurisht me politikanė biramela e tė pa-farė-kulture dhe me njė administratė batallash tė padėshirė pėr punė, rrjedhin pasoja qė pėrbėjnė nė ēdo kohė shkak potencial pėr luftė civile.

    Fataliteti ala shqiptar qėndron nė faktin se dekada pas dekada qeverisjesh nuk u krijua asnjėherė njė raport i pranueshėm pushtetesh, ēfarė do tė krijonte atė transparencė minimale sa shqiptarėve t’u hapeshin sytė mjaftueshėm pėr t’u pėrballur me pėrgjegjėsitė e veta.

    Kėshtu, kur Gjergj Fishta pyet pėr bėmat e ekzekutivit: “Mė thoni njė diēka qė ka bėrė qeveria pėr popullin?”, ai vetė pėrgjigjet: “Kurrgja... Njė kurrgjasend! A asht pak a shumė njė kurrgjasend? Aq ka ba Qeveria shqiptare pėr tė mirėn e kėtij populli tė ngratė (pra, njė kurrgjasend): nė rrugė, nė shteg, nė treg, nė shujtė, nė siguri jete, nė ēka ka dhanė e falė Zoti”.

    Ndėrsa pėr parlamentarėt shprehet: e paēin haram rrogėn e tyre! Ai pyet: “Kush ndėr parlamentarėt tanė shkrehu punėn pėr me pėrfaqėsue interesat e popullit nė parlament?” Dhe po vetė pėrgjigjet: “Kurrkush; por tė gjithė, a mos tjetėr 85% sish, dolėn prej “kafeve” e “mejhanave” e shkuen nė parlament. Zati, prandej u ba, masandej, parlamenti “kafehane”…”

    E njėjta gjė thuhet edhe pėr njė institucion tjetėr tė rėndėsishėm qė ishte Asamblea, e cila u mblodh nė dhjetor tė vitit 1923 dhe kishte pėr detyrė tė propozonte formėn e qeverisjes dhe tė shprehej pėr institucionin qė do tė ishte nė krye tė ekzekutivit.

    “Katėr muej rresht ndejėn sivjet asambleistėt tanė tė mbledhun nė Tiranė, e ēka banė?- pyet Gjergj Fishta dhe shpjegon: “U grinė shoq me shoq, pėr me ditė se kush do tė tiranizonte mbi Shqipni: Ahmeti a Shefqeti, apo Eliazi a Samiu? Dhe mė tej: “Asht e vėrtetė, pra, qė njerėzit e shtetit tonė – qeveritarė e parlamentarė – tue organizue formėn politike tė kėtij shteti, nuk patėn parasysh dobinė e popullit, por dobinė e vet.

    Prandej, tue qenė se kėta njerėz i dhanė shtetit shqiptar njė formė politike e njė ligjė, qė nuk pėrkojshin me natyrė tė punės e me psikologji e interesa tė vėrteta tė popullit, populli shqiptar qe raja e ata qenė tiranėt e tij – qenė mikrobet, qė shkuen tue ia pi gjakun e tue ia bre mishtė”.



    3. Praglufta

    Gjergj Fishta, pasi na ka argumentuar shkaqet potenciale tė njė lufte civile tė mundshme nė Shqipėri, duke qenė i pranishėm nė mėnyrė tė vazhdueshme nė Parlament, na e shpjegon hap pas hapi si u zhvillua ajo derisa u bė njė realitet i pashmangshėm.

    Hapi i parė i luftės civile nė Shqipėri ishte lufta apo “gverra”, siē e quan ai, ndėrmjet parlamentarėve, pasi “secili deshi me shkye sa ma shumė pėr vete, edhe kėshtu u hyni gverra shoq me shoq e t’ia nisėn me ia shti “gishtin” nė sy njėni-tjetrit. T’u ngrehėn “klika” e “kamorra”; t’u ndėrtuen “grupe” e “parti”; t’u ēelėn llogore e istikame, e t’u kapėrthyen njėni me tjetrin, si ata flokėt e harapit.

    Ai i thotė vetes “Esadist”, ky “Zogollist”; ai “Gegė”, ky “Toskė”; njėni “kristian”, tjetri “muhamedan”; kush “popullor” e kush “pėrparimtar”, kush “Oriental” e kush “oksidental” – “shqiptar”, por, kurrnjėni jo: pėrposė se kur shkojshin me nxjerrė rrogat ar nė kasha tė shtetit. – Edhe kėshtu t’u ba nė Shqipni zyrtare e semizyrtare njė paēariz, njė alltipus, njė maskarallėk, qė me tė ardhė marre me i thanė vetes se je shqiptar”.

    Hapi i dytė “krisi nė kohėn qė Ahmet Zogolli qe kryeministėr... (dhe) nėmja, resa
    (smira), pabesia, kopukllėku, batakēillėku, intriga, ngatėrresa, rrena, egoizmi e dredhia u shfaqėn lakuriq e pa kurrfarė turpi e marrjeje, edhe t’u kacagjeluen njėni me tjetrin qeveritarėt e parlamentarėt tanė, si tė ishin Otentorėt me Zulutė”. Pėr pasojė u shpėrnda parlamenti dhe u vendos tė bėhen zgjedhje tė reja.

    Hapi i tretė qe fushata e zgjedhjeve. Mėnyra se si e pėrshkruan Gjergj Fishta kėtė fushatė qė u zhvilluar nga 27 shtatori deri mė 27 nėntor 1923 nuk ka nevojė pėr asnjė koment pėr syrin e sotėm: “Porsa u mbyll parlamenti, Ahmet Zogu lėshoi zagarėt elektoralė tė vet nė katėr qoshet e Shqipnisė.

    T’u lėshuen, bre bir same, prefektė e nėnprefektė, t’u shpėrvolėn kryetarė bashkish, krahinarė e sekretarė, e t’u zgaqėn kopistė e arkivistė – pak a shumė tė gjithė Zogollistė – me avoketėn e gjyqtarė e t’ia nisėn me punue pėr elekcione “simbas ligjit nė fuqi”: rrah, gjobit, burgos malėsorė e katundarė tė partisė kundėrshtare, pėr me u shti tmerrin e gazepin pėr ditė tė elekcioneve: kėtij jepi pare, atij shtoji rrogėn, gradėn, kėtė tjetrin- analfabet e gati analfabet – fute nė zyrė, e tė tjerėt qiti nė rrugė tė madhe me grue e fėmijė e tė tjera kėso punėsh tė bukura e pėrnjimend tė denja pėr njė shtet konstitucional, oksidental, modern, demokrat a la “shqiptarēe”.

    Dhe mė tej: “E tė krisi, atėherė, karroca e automobili, e t’u shpėrndanė hafije e policė, e nga (vrapo nė) Shkodėr, Korēė, Gjirokastėr, Durrės, Mirditė etj: kėtu rrejė, atje gėnje; kėtu shto emna nė lista civile, atje mos ndėgjo me shkrue emna tė partisė kundėrshtare e thuej, se, po s’triumofoi lista elektorale e Qeverisė, Anglia do tė ēojė donamėt (luftanijet) nė Durrės; Italia nė Vlorė; Jugosllavia do tė pushtojė Shkodrėn deri nė ujė tė Matit.”

    Hapi i katėrt janė vetė zgjedhjet ose shkandulli (skandali) elektoral. “Por, s’mbrami, ia mbėrrini edhe dita e zgjedhjes sė elektorėve tė dytė – 27 nandor 1923” - shkruan Gjergj Fishta sikur ta kishte fjalėn pėr disa zgjedhje tė ditėve tė sotme.- “Ē’t’u hallakatėn nė kėtė ditė kryetarėt e gjykatoreve tona, fort tė drejta e…tė shpejta; ē’t’u pėrpushėn kryetarėt e bashkive tona tė oksidentalizueme, e ē’ t’u lėshuen poshtė e pėrpjetė avoketėn e sekretarė, pėr me rregullue zgjedhjet e asaj dite historike, “simbas ligjit tė zgjedhjeve”, qė e kishin pasė qepė nėn astarė tė xhepit tė pantallonave.”

    Gjergj Fishta tregon se “njerėzit e Qeverisė u dhanė armė e fishekė anėtarėve tė vet, jo pėr tjetėr, veē pėr me ruejtė qetėsinė e rregullin nė atė ditė... Diku arka e votave u ēel, ose edhe u shpėrthye para kohės legale, diku u mbyll para kėsaj kohe e shi atėherė, kur elektorėt vijshin me dhanė votėn e vet, ndėrsa ngjeti shtatė vetė votojshin pėr njė mijė e pesėqind vetė e jo nė vend tė caktuem prej ligjit, por nėpėr pėrroska e natėn me bishtuk.

    Punė, qė mos me i hangėr as qentė, por “qofshin tė shkuara!”. Me kėtė rregull tė shrregulluem u banė edhe zgjedhjet e dyta tė dhjetorit tė vjetit tė kaluem, e kėshtu mbaroi ky shkandull elektoral, qė na pati kalbė shpirtin.”

    Hapi i pestė ishte kontestimi i asambleistėve tė dalė prej kėtyre zgjedhjeve. Si shprehet Gjergj Fishta: “Shqipnia nuk kishte nevojėn e tyne... (qė) ishin mbledhė jo pėr me ndreqė punėt e Shqipnisė, por, nėpėr Shqipni, me ndreqė punėt e veta e punėt e myshterive tė vet: si masandej u dėftue nė praktikė”.

    Sepse ishin mbledhur njė grumbull njerėzish qė nuk merreshin vesh njėri me tjetrin, “ku prej ndryshimit tė mentalitetit e tė interesave tė veēanta, ku prej llojit e shkallės sė kulturės, as fjalėve nuk u jepshin atė kuptim qė u jepte fjalori i pėrbashkėt. Kėshtu, po e zamė, fjala “opinioni republik” merrej pėr “opinion publik”: fjala “idiot” pėr “simpatik”, si merrej “muhamedan” pėr “turk”, “kristian” pėr “grek”, “nacionalist” pėr “ksenofob” etj.”

    Fillimisht krijimi i njė asambleje kombėtare, i njė “Kuvendi tė dheut”, siē e quante populli sipas Gjergj Fishta, kishte bashkuar tė dy ekstremet e politikės sė atėhershme shqiptare: opozitėn qė mendonte tė frenonte pėrmes saj krijimin e njė qeverie diktatoriale nė duart e Ahmet Zogut dhe vetė Ahmet Zogun e klikėn e tij, tė cilėt, duke shfrytėzuar avantazhin e tė qenurit nė pushtet, shpresonin, qė, pėrmes njė asambleje tė kontrolluar tėrėsisht prej tyre, tė ligjėronin njė pushtet tė pėrqendruar fuqishėm nė duart e Ahmet Zogut kryeministėr, president apo mbret tė shqiptarėve.

    Por Asambleja qė doli nuk i kėnaqi tė dyja palėt, sepse “pati dalė pėrnjimend njė gjasend krejt e neveritshme: njė gjasend qė s’ishte as mish qė hahej, as lang qė pihej. E lypte puna, pra, qė kjo Asamble tė shkatėrrohej.Mirėpo, shpjegon Gjergj Fishta, kėtė Asmable nuk mund ta shpėrndante Kėshilli i Naltė, sepse nuk kishte kompetencė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. As institucionet ndėrkombėtare nuk mund tė ndėrhynin nė punėt e brendshme tė njė shteti nė kėrkim tė njė qeverisje qė mbėshtetej nė votat e popullit.

    Asambleistėt vetė nuk e merrnin njė iniciativė tė tillė, pasi humbisnin privilegjet qė buronin nga tė qenurit “shkelqesa” ose sepse, si shkruan Gjergj Fishta, “asambleistėt ishin aq tė mendshėm e tė urtė, sa mos me dashtė me e hjekė strajcėn e tagjisė prej kreje, pa mbarue njėherė krejt tagjinė qė ishte mbrendė nė strajcė”.

    Hapi i gjashtė ėshtė anarkia faktike qė filloi tė mbjellė kudo nė Shqipėri qeveria e kohės. Ja si e pėrshkruan Gjergj Fishta atė: “E qe se, porsa nisi me u mėkambė forca bashibozuke e Matit dhe e Dibrės, e tė disa vendeve tė tjera tė Shqipnisė sė mesme, po fillojnė me u vėrtetue ku nė Kthellė, ku nė Elbasan, ku nė Kavajė, ku ngjetit, edhe do vrasje misterioze, tė cilave s’u dihej, shkaku, as dorasi i vėrtetė. Nisėn me u ba do plaēka e do grabitje, pėr tė cilat Qeveria s’ēante kryet aspak...

    (Gjithashtu) prej Matit e Dibrės po del njė fuqi bashibozuke afėr njė mijė vetėsh tė armatosun, e cila bjen nė Selitė edhe e plaēkitė dhe e robitė, e rresht pėr njė javė ditė rrin mbrendė, tue ngranė e tue pi nė shpinė tė popullit tė ngratė. Edhe Qeveria nuk merr kurrnjė masė, pėr me ēarmatosė bashibozukėt xhahila, e pėr me i dalė zot popullit tė atij bajraku. Kėso punėsh tė liga ndodhshin edhe ngjetit nėpėr Shqipni.”

    Hapi i shtatė ishin istikamet qė Ahmet Zogu hapi pėrreth pallateve tė veta nė Tiranė pėr t’u mbrojtur nė krye tė “300 bashibozukėve matjanė e dibranė” kundėr major Shefqet Korēės, komandanti i pėrgjithshėm i xhandarmėrisė, “i cili i doli dore Ahmet Zogollit, Kryeministrit e Ministrit tė P. Mbrendshme”, pikėrisht kur u zbulua se “dikush shqiptarėsh ishte tue dashtė me ia luejtė njė lojė Asamblesė e mbarė popullit shqiptar”.

    Nė kėtė pikė Gjergj Fishta i shmanget gjykimeve tė prera pėr kėtė konflikt. Ai shkruan: “Unė nuk di as nuk due me thanė, se cili ndėr ta pati faj, por tė sjellunit e bashibozukėve tė armatosun nė kryeqytet qe njė punė pėrnjimend e pahijshme.

    Me kėtė punė Ahmet Zogolli – pa dashtė, asht e ditun- ishte tue sjellė ujė nė mulli tė atij xhahilit shqiptar; pse ku kishe mujtė me gjetė sintoma anarkie ma tė qarta, se faktin, qė Kryeministri i Shqipnisė, i cili kishte nė dorė tė gjithė fuqinė e armatosun tė shtetit, me u ngujue me hajna, cuba, gjakės, batakēi tė Matit e tė Dibrės shi nė zemėr tė kryeqytetit e kėtė kundėr kryekomandarit tė xhandarmėrisė, edhe nė sy tė pėrfaqėsuesve tė huej.

    Pėrnjimend kjo sjellje e Ahmet Zogut qe njė sjellje antipatriotike, e cila mund do t’i kishte pru njė dam tė madh shtetit, e i solli dam e idhnim edhe atij vetė.”

    4. Lufta civile

    1. Nėse vazhdojmė t’i referohemi gjthnjė vetėm Gjergj Fishtės, duhet tė pranojmė se lufta civile nė Shqipėri i ka nismat te atentati qė iu bė Ahmet Zogut nė Parlament.

    2. Ngjarja qė e pason, shpjegon Gjergj Fishta, e qė lidhet me fillimet e luftės civile, ėshtė vrasja e dy amerikanėve nė Mamurras.

    Kjo vrasje e organizuar kishte pėr qėllim tė sensibilizonte opinionin e huaj pėr paaftėsinė qeverisėse tė Asamblesė, kėshtu tė justifikohej shpėrndarja e saj me dhunė prej njė dorė tė fortė: Pikėrisht pas kėsaj ngjarje organizohet “e para pikė e programit tė atij shqiptarit xhahil, qė, pėr me pasė shkak me shpėrnda Asamblenė, donte me prishė qetėsinė e pėrgjithtė, u ēue nė vend; pse, ku ma shumė, ku ma pak, anarkia filloi me zotnue gjithkah mbi Shqipni...

    Lypej, pra, me gjetė mėnyrėn, se si me shti tmerrin e me shtypė nacionalistėt shqiptarė. Edhe mėnyra u gjet: duhej me vra Avni Rustemin, tė cilin nacionalistėt e sidomos mosha e re, e mbante pėr kryetar tė vetin e perėndonte mbas tij, si mbas njė fatosi tė kombit”

    3. Vrasja e Avni Rustemit shėnon kulmin e reaksionit qeveritar dhe tė kundėrveprimit masiv tė grupimeve kundėrshtare “ē’merr prej kresė e deri nė fund tė Shqipnisė”, shkruan Gjergj Fishta. Ata kėrkonin ose “gjyqit me ia dorėzue Selim Reēin (atentatorin e Avni Rustemit) me tė gjithė ata, qė e kishin shty nė atė vrasje, ose Qeveria me heqė dorė prej fuqisė sė Shtetit”.

    Pėrballė qeverisė vihet edhe ushtria, e cila “bashkue me pjesėn ma bujare tė kombit, i jep urdhėn Qeverisė me u shmangė prej fuqisė sė shtetit. Qeveria nuk ndėgjon me e lėshue vendin pa gjak, edhe bleu me pare do bashibozukė tė panjoftun, edhe me ta pėrbani njė ushtri, e si kryekomandar tė kėsaj ushtrie vėllavrasėse tė kėtyne bashibozukėve vėn Ahmet Zogollin.

    S’ngjati, edhe krisi pushka... (Pas 10 ditė luftimesh) Ahmet Zogolli iku, e me tė ikėn edhe ata, qė ndėrgjegjen kombėtare e kishin pasė tė pėrlyeme. E kėshtu u vėrtetue fjala e Mehdi Frashėrit, i cili me 23 prill 1923 i pati gėrthitė Ahmet Zogollit: “Me gjak e ke marrė; me gjak je tue e mbajtė, e pa gjak s’ke me e lėshue””.

    5. Pėrmbyllje
    Artikulli “Trazimet e qershorit 1924” ėshtė njė dimension i ri i prozės sė Gjergj Fishtės qė dėshmon profilin e publicistit analistit po aq sa edhe tė kronistit okular e tė historianit tė pėrgjegjshėm, si e vetėpėrcakton ai angazhimin e tij nė kėtė artikull kur thotė se po ia lė “nipnisė shqiptare njė dokument historik mbi kėtė lėvizje kombėtare”.

    Por herė-herė realiteti historik pėrthyhet nė syrin e shkrimtarit pėrmes njė asociacioni qė buron nga pėrjetimi emocional i fakteve, kur Shqipėria pėrfytyrohet si njė “trup i gjallė” human dhe qeverisjet jo tė drejta tė vendit, si mikrobe, qė, “tue e helmatisė gjakun e atij trupi e tue u ushqye nė tė, ia shterrin tė njomėt e jetės e dalngadalė, e lėshojnė vdekun nė tokė edhe e kalbin.

    Por ēka, se me vdekje tė atij trupi, ato i sjellin tė zezėn edhe vetes, pse, tue mos me pasė ma se me ēka me u ushqye, do tė cofin, do tė mbarojnė”. Nė raste tė tilla, jo vetėm se historianit ia ka zanė vendin poeti, por tė krijohet pėrshtypja se vetė historia nuk ka mė tepėr vlerė nė vetėvete sa nė pėrgjithėsimet filozofike qė burojnė prej saj.

    Forca mė e spikatur e kėsaj proze tė Gjergj Fishtės ėshtė rrėfimi realist i ngjarjeve, aftėsia pėr tė pėrzgjedhur faktet mė tė rėndėsishme, pėr t’i pranėvėnė rrjedhshėm dhe pėr tė zbuluar prej tyre tė vėrtetat lakuriqe, pavarėsisht sa tė vrazhda e tė pakėndshme qė kanė qenė.

    Por arma kryesore e tij mbetet ironia nė pėrshkrimin e situatave, satirizimi i figurave konkrete apo nė grup dhe sarkazma therrėse pėr bėmat e tyre. Nė majen e hostenit tė artikullit “Trazimet e qershorit 1924” ėshtė vėnė Ahmet Zogu, institucionin i tij i kryeministrit, qeveria dhe e gjithė frota e politikanėve qė sillej rreth tyre.

    Pavarėsisht nga epitetet qė u ka vėnė atyre dhe ashpėrsia e gjykimeve pėr to, Gjergj Fishta nė asnjė rast nuk lė tė kuptohet se ka pasur mė tė voglin mllef personal apo ēfarėdo interesi vetjak, pėrveēse interesat e popullit dhe tė atdheut, tė cilat ai shihte nė prosperitet vetėm me njė qeverisje tė vėrtetė demokratike.

    Me kėtė kėndvėshtrim mund tė shpjegohet edhe arratisja e Gjergj Fishtės nga Shqipėria pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratik tė Qershorit.

    Por, pėr tė qenė tė hapur deri nė fund, duhet tė pohojmė se Gjergj Fishta ishte pėr njė qeverisje sa mė demokratike nė Shqipėri, por ai nuk ishte kundėr edhe po tė ishte njė mbretėri konstitucionale. Vetėm se nė nė tė dy rastet Gjergj Fishta ishte katėrcipėrisht kundėr me njė figurė si ajo e Ahmet Zogu nė krye tė shtetit shqiptar, e ēfarėdo forme qė tė ishte qeverisja e tij.

    Megjithėkėtė, Gjergj Fishta u kthye nė Shqipėri pasi Ahmet Zogut u realizua nė ambiciet e veta nė krye tė shtetit shqiptar si mbret. Madje, Gjergj Fishta u pajtua me mbretin e vendit tė vet. Ai hoqi dorė nga qėndrimet e hapura opizitare dhe mbreti e dėrgoi nė pėrbėrje tė delegacioneve apo edhe si kryetar delegacioni nė takime ndėrballkanike, si: nė Athinė (1930), Stamboll (1931) e Bukuresht (1932).

    Ne na duhet tė hamendėsojmė se dikush e ndėrmjetėsoi mbretin me poetin mė parė se ky i fundit t’i hypte vaporit e tė kthehej nė atdhe. Por ky ndėrmjetėsues nuk ėshtė vėshtirė tė merret me mend, kur bėhej fjalė pėr njė prift franēeskan qė dėshiron tė kthehet te besimtarėt e vet.

    E, sipas gjasave, Gjergj Fishtėn e kanė ndėrmjetėsuar eprorėt e tij tė Urdhėrit Franēeskan nė Shqipėri. Por ajo qė ka rėndėsi tė theksohet, ėshtė se Gjergj Fishta, aq sa ėshtė objektiv, si opozitar, kur shqyrton shkaqet qė sollėn luftėn civile tė qershorit tė vitit 1924, pėrfshirė kėtu edhe antagonistin kryesor, ish-kryeministrin Ahmet Zogu, po aq objektiv ėshtė pas disa vitesh, kur Shqipėria nuk ka mundėsi pėr njė alternativė tjetėr pėrveē monarkisė sė instaluar tashmė prej tė njėjtės figurė politike, duke e pranuar atė me qytetari, pėr sa kohė ta toleronte pa e kontestuar populli i tij.

    E Marte 13 mars 2007
    Koha Jone

  16. #36
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Qe historia perseritet, dihet, por nen pershkrimin e Fishtes shijon shume me hidhur cdo germe e "shkruar."

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    postim nga luanesha
    Qe historia perseritet, dihet, por nen pershkrimin e Fishtes shijon shume me hidhur cdo germe e "shkruar."
    Hidhur the??...llogarit se sa hidhur i vinte atij kur iu kthye edhe vete Zotit me akuza. Po me siguri kur ka marre urdherin e Feniksit ka thene...hej shyqyr paska Zot

    Goditi Fishta dhe i ra ne shenje...historia perseritet qe c ke me te sepse Evropa ngelet si e thote ai

    Moj Evropė, moj kurv’ e motit…

    per Perėndinė.
    “O Perendi a ndjeve/tradhtarėt na lanė pa atdhe/e ti rrin e gjun me rrfe/lisat nėpėr male kot”.
    .....po as atehere e as tani nuk bie rrufeja mbi deptet

  18. #38
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    Po me siguri kur ka marre urdherin e Feniksit ka thene...hej shyqyr paska Zot
    Aman Barat, ka mundesi te komentohet ne kete teme per Fishten e vetem per Fishten e t'i leme te tjerat?! Se po te vazhdojme asaj rruge, shko kapu dhe me personalitete te tjera ... psh, i pari qe me shkon ne mendje eshte Kadareja, edhe ai ka nje titull nga komshija ne jug, "qytetar nderi i Athines" qe ne 1998 .

    Na u merzit kjo pune ...

  19. #39
    mendoj se Fishta po kthehet ne figure percarese.
    intelektualet e veriut po e reklamojne shume,disa vlera po ja rrisin artificialisht (sidomos ne letersi)dhe e kane kthyer ne simbol te diskriminimit intelektual dhe rolit te dores se dyte qe i eshte imponuar veriut gjat diktatures,gjithashtu shihet si simbol revanshi ndaj jugut.pra antivlerat e dikurshme sot trajtohen si vlera absolute dhe anasjelltas pra po perserisim te njejtat gabime.mbase ne vetvete e gjitha kjo nuk ka ndonje gje te keqe por po lihen thuajse ne harrese shume figura te tjera vetem e vetem se dikur flitej mire per to,si Migjeni apo Mjeda.

    sidoqofte si intelektual dhe atdhetar nuk mund t'ia mohosh vlerat."lahuta e malcis" me ka pelqyer jashtezakonisht.

  20. #40
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-03-2006
    Postime
    74
    Patėr Gjergj Fishta akoma i trajtuar si “gogol”.

    Sa keq. Ē'fatkeqėsķ pėr kombin tonė !

    Nga Mėrgim Korēa





    Kėmbėngulja me tė cilėn vazhdohet tė insistohet nė drejtim tė ruajtjes sė shtrėmbėrimit tė tė vėrtetave historike por nė mėnyrė mė tė sofistikuar, qė tė duket sa mė i besueshėm shtrėmbėrimi, parimisht mė revolton shumė. Shtysė qė t'a trajtoj problemin siē do t'a shihni nė vazhdim, u bė pohimi i njė personaliteti tė mirėfilltė nė fushėn e studimeve shoqėrore i cili sė fundi ishte pozicionuar duke thėnė pak a shumė ... mos t'i shkojė nė mėndje njeriu tė shajė personalitetet e shquara tė letėrsisė tonė se do tė nxjerr nė dritė disa letra tė Fishtės ku ai i shan toskėt ... .
    Ky pohim kėrcėnues, i bėrė pikėrisht nga ana e njė studiuesi, i lidhur me pohime e konsiderata tė sė njejtės natyrė tė bėra nga njerėz me vlera tejet tė diskutueshme niveli kulturor, (pavarėsisht nga titujt edhe gradat shkencore qė mbajnė), mė bėjnė tė mendoj se kemi tė bėjmė me njė sindromė e jo mė me ēfaqje simptomatike. E sindromat, po nuk u trajtuan, ēojnė drejtė sėmundjesh tė thella e dėndur edhe tė pashėrueshme.
    Hyjmė tashti nė temėn e mirėfilltė : cili shqetėsimi kryesor imi ? Patėr Gjergj Fishta, shkrimtari i anatemuar pėrgjatė diktaturės komuniste, nuk ka qenė as grek, as serb e as kamerunas. Ai ka qenė shqiptar dhe veprat e Tija kanė qenė vepra tė njė shqiptari tė flaktė. Nga ana tjetėr shtroj pyetjen : a ka person tė pėrkryer dhe pa gabime nė jetė ? Si tha Krishti kur qe fjala tė goditej me gurė gruaja e pėrdalė ? “Le t'a hedhė gurin e parė ai qė ėsht'i pa mėkatė “ . (E doemos askush nuk guxoi t'a godiste mjeranen). Prandaj si tė gjithė njerėzit e gjallė, para Fishtės si edhe mbas Tij derisa tė shuhet bota, gjithsecili kanė bėrė gabime si edhe faje e do tė vazhdojnė tė bėjnė tė tilla. E me qė Fishta paska edhe anė tė errėta pėrgjatė jetės sė Tij, fjalė ėshtė kjo tė kėrcėnojmė se do t'i bėjmė publike ato nė qoftė se kritikohen personalitete tė shquara tė letėrsisė tonė ? Ėshtė fakt i pamohueshėm se vetėm atje ku ka shumė dritė mund tė qėmtohen edhe hije ! Kujt ėsht'i zhytur nė errėsirė nuk i shquhen hijet, por ama as dritė ai nuk ka ! E pra pa dashur t'u themi atyre qė kėrcėnojnė t'a hedhin shikimin prapa e t'a shikojnė udhėn e pėrshkuar nga ata vetė duke u krahasuar me Patėr Gjergj Fishtėn e t'a gjykojnė veten e tyre, por vetėm i ftoj tė mendohen mirė dhe t'a pyesin veten se kujt i shėrbejnė duke vepruar kėsisoji me njė personalitet shqiptar i cili ka fituar respekt e konsiderata ndėrkombėtare ? Ky kėrcėnim pėr t'i a hedhur nė fytyrė njė qėndrim tė gabuar njė personaliteti tė tillė, ėshtė qėndrim qė i ka hije vetėm njė kategorie shqiptarėsh : Piros Dimas-ve (ish Pirro Dhima) me shokė ! Nga ana tjetėr problemi, nė themel, nuk ėshtė as tė fshihen e tė mbulohen fakte e bėma tė lidhura me jetėn e cilitdo, por kryesorja ėshtė kėto tė studjohen e tė analizohen lidhur me kohėn si edhe rrethanat kur u pėrjetuan. Por ama nė asnjė mėnyrė tė mos trajtohen si kėrcėnime . Ky, po, ėshtė faj dhe faj i rėndė !
    Personalitete poliedrike pėrmasash si ai i Patėr Gjergj Fishtės, pėr qėllime pragmatiste politike tė caktuara, u anatemuan pėrgjatė gjithė periudhės diktatoriale pa i u njohur atyre asnjė meritė qoftė kombėtare, artistike apo qoftė edhe shkencore. I zi u etiketua Patėr Gjergji dhe u luftua si i tillė. As qė pranohej tė shquhej njė e mirė sado e vogėl tek Ai ! Dhe e keqja mė e madhe qe se pėr t'a mbėshtetur kėtė qėndrim lloj, lloj shtrembėrimesh u sajuan rreth Tij si edhe veprės Tij ! Kjo qe njė taktikė, njė direktivė partie. E njejta gjė u bė me figurėn e Mustafa Merlika Krujės. Nuk i mohohet dot atij se qe bashkėnėnėshkrues i Aktit tė Pavarėsisė nė Vlorė. Pa as mė tė voglin dyshim Mustafa Merlika Kruja ishte gjuhėtari mė i shquar ndėr bashkėkohėsit e tij, por nė asnjė tekst tė botuar gjatė periudhės diktaturės s'ėshtė zėnė nė gojė ky fakt. Kurse, pėr interesa politike tė ngushta tė regjimit komunist, figura e Mustafa Krujės u etiketua vetėm si fashist e si kuizling, akuza edhe kėto vetė shumė tė diskutueshme ! Vazhdojmė me fizikantin Selaudin Toto tė cilit i qenė pushkatuar dy vėllezėrit si antimonarkistė, vetė qe internuar nga fashizmi italian e pastaj, kur pa asnjė faj dėnohet me vdekje dhe pushkatohet nga diktatura komuniste, dhunshėm i harrohet emri edhe si fizikant. Po ky nuk qe fizikant, dhe aq. Ishte nxėnės i shquar i tė madhit Enrico Fermi qė me kėmbėngulje desh t'a mbante nė grupin e asistentėve tė tij kurse Selaudin Totua nuk e pranoi karrierėn e shkėlqyer qė i hapej ... sepse desh tė vinte e t'i shėrbente Atdheut (qė ia hėngri kokėn).
    I solla shėmbujt e mėsipėrm vetėm me vetėm qė tė sqaroj sadopak se sa e dėmshme ėshtė pėr interesat kombėtare t'i trajtojmė figurat e shquara tė kombit tonė nisur nga mllefe edhe pasjone qė nė themel kanė arsye politike e kėto pastaj mbėshteten nga njerėz tė pakarakter dhe qė ushqejnė cmira profesionale.
    Vazhdojmė tashti me argumentin tonė tė fillimit, Patėr Gjergj Fishtėn. Pėrse u anatemua Patėr Gjergji nga diktatura ? Pėrse u bė e pamundura qė atij vigani tė kombit as mos t'i zihej nė gojė emri i Tij ?
    Tė shumta ishin fajet qė ai mbarte mbi kurriz : sė pari, qe intelektual i shquar klerik. Nga ana tjetėr, ishte ai qė hodhi nė letėr nėpėrmjet vargjeve tė Lahutės Malcķs “Historin'e Shqipėrisė” nė marrėdhėnjet e saj me fqinjin tonė verior sllav duke trajtuar njė periudhė kohore qė nga 1858-ta e deri mė 1913 me frymėn e sė vėrtetės e duke e skalitur e nxjerrė nė pah shovinizmin serb ashtu siē ishte me tė gjitha atavizmat e tija antishqiptare. Si klerik ai domosdo ishte edhe antikomunist sepse e njihte mirė e me themel si ideologjķnė komuniste e gjithashtu edhe bindjet e skajėshme ateiste tė pėrkrahėsve tė saj. Patėr Gjergji pikėpamjet ateiste qė kishin filluar e pėrhapeshin nė Shqipėri mbas Luftės I-rė Botrore e deri nė vitet kur filloi Lufta e II-tė, i kish pėrcaktuar si “ Tė mishnuemt e ateizmit mā tė rafinuem t'Oksidentit e i egėrsķsė mā tė ftoftė t'Orientit “ . E me qė tė gjitha virtytet e Patėr Gjergjit duheshin kthyer nė faje tė tij , u pėrdor edhe helmi i mashtrimit djallėzor duke e akuzuar si antikombėtar e gjithashtu edhe si fashist.
    Pėr hir tė sė vėrtetės, nė vijim, t'i hedhim njė sy fluturimthi pikave mė kulmore tė veprimtarisė patriotike tė Patėr Gjergjit, e pastaj japim edhe pėrgjigjet e mirėfillta.
    I referohemi studiuesit tė madh arbėresh Gaetano Petrotta i cili ka pohuar : Fishta ėshtė ndėr tė parėt e mė tė mėdhenj atdhetarė tė cilėt nė kohėt mė tė vėshtira bėnė ēmos pėr t'a mbajtur gjallė lėvizjen kombėtare kundėr dhunės barbare tė qeverisė turke, kundėr lakmķsė dhelparake serbe dhe kundėr propagandės greke. Kudo qė ishte ēeshtja e Shqipėrisė, At Fishta gjėndej aty pranė e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinė e gjallė tė vetėn, zgjonte prej gjumit mė tė plogėshtit dhe mbante gjallė gjithmonė shpresėn e ardhmėrisė.
    Duhet thėnė qė nė fillim se prof. Petrotta nuk i kishte tė pambėshtetura konsideratat e tija pėr At Gjergjin, por ishin veprat si edhe veprimtarķa e prelatit tė madh qė e ēuan studjuesin e madh arbėresh nė kėto pėrfundime. T'i shikojmė.
    Pėr Patėr Gjergjin nuk kish tė ndalur pėrkushtimi atdhetar : kur e ardhmja e kombit tė Tij ishte e rrethuar nga njė mjegullnajė krejtėsisht e turbulltė edhe kur Bismarcku Shqipėrinė e shihte si “ njė shprehje gjeografike ” duke shtuar edhe “ ... shqiptarėt as gjuhė tė tyre tė shkruar nuk kanė … “ Ai e kuptoi se asnjė pėrpjekje pėr themelimin e shtetit shqiptar nuk mund tė kishte sukses nė qoftė se nuk hidheshin themelet e gjuhės shqipe tė shkruar. Sot, tė folurit edhe tė shkruarit shqip brėnda kufijve shqiptarė, duket si njė gjė krejtėsisht normale. Mirėpo duhet tė kthehemi nė vitet e para tė kapėrcyellit shekujve tė XIX-tė si edhe tė XX-tė (gjė tė cilėn ne nuk e konceptojmė dot sot), dhe tė pėrjetojmė atė qė e ka pėrcaktuar me njė pohim sa lakonik e gjithashtu kuptimplotė studjuesi i thellė i historisė dhe i gjuhės shqipe, Mustafa Merlika Kruja “ ... nėn sundimin tyrk, kur filluen me na u ēelė syt neve, shkrimi e kėndimi shqip pėrbānte nji delikt kundra shtetit. ”
    E pra, nė ato kondita, kur pushtuesi otoman rrekej me ēdo mjet t'a pengonte popullin tonė mos t'a lakmonte pavarėsķnė e Shqipėrisė e gjithashtu mos t'i binte mbrapa lavrimit tė gjuhės shqipe qė e ka mbajtur gjithmonė nė kėmbė ndjesķnė e kombėsķsė, Patėr Gjergji me tė gjitha fuqķt'e Tija i luftoi kėto qėllime tė prapta t'armikut ! E tėrė veprimtarķa e Atė Fishtės kishte si shtysė idealin e mbarė jetės Tij qė qé Shqypnķa zojė n'védi mrenda kufījve ku flitet shqyp ! Dokumentim i kėtij pėrkushtimi ėshtė fakti se si nė bashkėpunim me atdhetarin e shquar, Abatin e Mirditės Imzot Prengė Doēin, si edhe tė mbėshtetur nga atdhetarėt e tjerė si Ndoc Nikaj, Pashk Bardhi, etj. nė vitin 1899 themeluan shoqėrinė letrare “ Bashkimi “ ku Imzot Fishta, duke qenė krahu i djathtė i Abatit, ishte anėtari mė aktiv. Pikėrisht alfabeti i gjuhės shqipe, i formuluar si alfabet shkencor, qe vepėr e shoqėrisė letrare Bashkimi e prandaj Patėr Gjergji, i cili ishte ndėr krijuesit e kėtij alfabeti, nė nėntorin e vitit 1908, duke i peshuar edhe drejtėpeshuar tė gjithė kėta faktorė, u bė njeri nga nismėtarėt e Kongresit tė Manastirit. Ai e shihte qartė se nuk kishte si tė bashkohej kombi ynė nė njė shtet tė mirėfilltė kur gjuha e tij shqipe tė shkruhej me “kirilicat” e Kirilit apo me “krrabat” osmane qė pėr mė se 500 vjet u kishin ngecur nė fyt shqiptarėve ! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisķsė sė Alfabetit Shqip flet qartė pėr ndikimin e madh bindės qė ai pati ndėr pjesėmarrėsit e Kongresit dhe me ndikimin e personalitetit tė Tij alfabeti i shoqėrisė letrare Bashkimi , me shumė pak ndryshime, u shpall pastaj nga Kongresi i Manastirit si alfabeti zyrtar i gjuhės shqipe ! Pra, Patėr Gjergji, lojti rol kryesor duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e asaj kryeure qė lidhi Rilindjen tonė Kombėtare me Pavarėsinė e Shqipėrisė, nė atė kapėrcyell shekujsh !
    Patriotizmi i Tij shquhet dukshėm edhe nė lidhje me dasķnė fetare tė cilėn fqinjėt shovinistė, (sė bashku me mungesėn e gjuhės sė shkruar), i konsideronin armė tė mprehta dhe prova evidente tė mosekzistencės njė kombi shqiptar. E pikėrisht pėr t'iu kundėrvėnė kėtyre insinuatave qė nė kancelerit'e Europės kishin zėnė vėnd, mė 1913-ėn, nė shėnjė revolte kundra Fuqive Ndėrkombėtare qė e mbanin tė pushtuar Shkodrėn, Patėr Gjergji do tė ngrinte Flamurin Shqiptar nė Kishėn e Gjuhadolit. E, nė shėnjė vėllazėrimi dhe solidarizimi mes muslimanėve dhe katolikėve, do tė lidhte me njė banderollė dritash Kishėn me minaren e Xhamisė sė Fushė Ēelės. Ēuan atėherė “qeveritarėt e huaj” dėrgatėn e tyre qė mes kėrcėnimesh frikėsuese urdhėruan uljen e flamurit por “Frati trim” me ironinė e Tij tė guximėshme i dėrgoi mesazhin e Tij sundimtarit tė Shkodrės, admiralit britanik Sir Cecil Borney ku mes tė tjerash i shkroi : “Flamuri jonė e ka pėr ndérė tė gjuhet prej topash t' huej” . Dhe admirali vėrtet qė nuk iu pėrgjigj letrės Atė Fishtės por ... as nuk dėrgoi forca t'ia ulnin flamurin !
    Patėr Gjergji qe ai qė pohonte botėrisht :

    Si t'kshtźnė, si muhamedan, / Shqypninė s'bashkut t'gjith e kan,
    E prandej t'gjith do t'qindrojmė, / Do t'qindrojm'e do t'luftojmė,
    Kem m'u bā kortarė-kortarė, / Priftėn, fretėn, hoxhallarė
    Pėr Shqypnķ !
    Pa le pastaj kur Patėr Gjergji derdhte mllefin e Tij tė skajshėm kundra gjith'atyre qė nuk punonin pėr tė patur njė Shqipėri tė fortė. U sulet prelati atyre me forcė qė luftėtarėt mė tė ashpėr do t'ia kishin zilķ e nuk ndalet as para mėkatit tė agresivitetit edhe ndaj vetė Perėndisė, e thotė :

    O Perendi a ndjeve, / tradhtarėt na lane pa Atdhé.
    E Ti rrin e gjuen me rrfé, / lisat n'pėr male kot !
    Kurse kur vjen puna tek gjuha e Tij amtare, meshtįri patriot shkruan vargje qė pėr nga lirika e tyre mund tė quhen me plot gojėn tipike e nė vazhdim ata pėrfundojnė me njė dramaticitet tė pėrkryer, vėrtet shėmbullor :

    Porsi kānga e zogut t'verės, / Qi vallzon n'blerim tė prillit;
    Porsi i āmbli fllad i erės, / Qi lmon gjit e drandofillit;
    Porsi vala e bregut t'detit, / Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
    Porsi ushtima e njij tėrmetit, / Njashtu ā'gjūha e jonė shqyptare.
    E pastaj vazhdon Poeti me njė vrull tė shquar patriotik edhe thotė :

    Prį, mallkue njaj bir shqyptari, / Qi kėt gjūhė tė Perendis
    Trashigim qi na la i Pari, / Trashigim s'ia lźn ai fmis;
    Edhe atij iu thaftė, po, goja, / Qė pėrbuzė kėt gjūhė hyjnore;
    Qi n'gjūhė t'huej, kur s'āsht nevoja, / Flet e t'vetėn lźn mbas dore.
    Por Patėr Gjergji aq sa ishte patriot i skajshėm, aq me takt dinte edhe tė shkruante. Homeri i kombit tonė, (siē e ka quajtur albanologu gjerman Maksimilian Lambertzi), nė vargjet e Lahutės Malcisė, nuk i lejoi vetes nė asnjė rast tė ēfaqeshin as armiqėsķtė klasore, as dasķtė e fiseve e aq mė pak ēfaqjet e fanatizmit. Ylli Polar i Tij qe : “Mā s'parit tė bāhej Shqypnija, mandej ajo tė zbukurohej e tė stolisej !” Pėr atė “Lahutė” tė pėrbėrė nga 30 kėngė tė gjata me kompleksivisht 16.838 vargje, tė cilat pėrshkohen nga hove dhe shpirt luftarak, e qė janė tė mbushura me burrnķ, njomėsķ si edhe limontķ njėheresh, Poeti punoi jo pak por 30 vite !
    Vijmė tashti tek akuza e komunistėve se Patėr Gjergji qe antikombėtar.
    Si provė e kėsaj fajėsķe janė paraqitur vargjet e Tija tek “Metamorphosis” e Ānzave tė Parnasit ku autori shprehet :

    T'a dijė Shqypnija / Pra, e shekulli mbarė
    Se mā mbas sodit / Un s'jam shqyptar.
    Duke e gjykuar tashti akuzėn si edhe ata qė e mbėshtesnin akuzėn e tyre nė kėta vargje, mundėsķtė janė dy : ose keqdashje e skajėshme si pasojė e urrejtjes sė paprincip ndaj nji kollosi tė patriotizmit si edhe kulturės, ose injorancė aq e pakufķshme sa qė vetė Patėr Gjergji, Patėr Anton Harapi ose Baba Rexhebi me tė gjithė atė plejadė kollosėsh ... do t'i mėshironin ! Sa i takon keqdashjes, nuk kemi pse tė merremi me tė si edhe me bartėsit e saj, do tė qe kohė e humbur. Sa i takon padķjes sė tė gjithė atyre qė mendojnė se janė nė gjėndje t'a gjykojnė kollosin Fishtė duke i lexuar vargjet e Tija pa asnjė bazė pėrgatitjeje, e ndjej pėr detyrė t'u shpjegoj se nė “Metamorphosis” autori evokon ndėrrimet apo kuptimin e anasjelltė duke marrė si shėmbull kryeveprėn e poetit tė madh tė Romės lashtė, Ovidit. Kurse, shprehur pa krahasime simbolike, me ata vargje Poeti shpreh zemėrimin e Tij skajor dhe nxjerr mllefin e grumbulluar brėnda shpirtit tė Tij patriotik kundra bashkatdhetarėve shqiptarė tė kohės, dallkaukė e mjeranė ! E pėr t'ia paraqitur thjeshtė edhe qartė lexuesit vullnet-mirė idén'e Mjeshtrit Fishtė, aq sa i ka lartėsuar Ai virtytet e besės edhe burrnisė sė shqiptarit nė apoteozėn e Lahutės, po aq e ka fyer, tallur edhe poshtėruar nė Anzat e Parnasit vesin si edhe pėrēudnimin e virtyteve shqiptare nga ana e njerėzve tė pakarakter !
    Akuza tjetėr, e propaganduar me harsh mes katėr erėrave nga diktatura komuniste, qe se Fishta ishte fashist sepse pranoi tė bėhej anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Italisė e domosdo duke u bėrė kėsisoji ithtįr i fashizmit, e miratoi pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste.
    Argumentet pėr t'a hedhur poshtė kėtė akuzė janė tė shumėta. Mjafton qė lexuesi objektiv i kėtyre radhėve tė gjykojė me logjikė tė paanėshme faktet qė do tė paraqiten e pastaj, po deshi tė thellohet e tė qėmtojė mė thellė, tė tėra i gjen tė dokumentuara ndėr arkiva.
    Qeveria fashiste italiane, me dekret mbretėror, e dekoroi Patėr Gjergjin me dekoratėn mė tė lartė qė akordonte ajo. Ky qe hapi i palės italiane pėr t'a heshtuar zėrin e fratit franēeskan i cili me vargjet e tija patriotike mbushte zemrat e shqiptarėve. Dhe reagimi i Patėr Gjergjit ndaj kėsaj fyerjeje qė i bėhej personalitetit tė tij n'aspektin patriotik, (siē e mendoi Ai), qe i menjėhershėm : E refuzoi t'a pranonte dekretin mbretėror duke u shprehur : Kjo dekoratė nuk āsht pėr mue !
    Nė vijim Akademia Italiane, anėtarė tė sė cilės ishin personalitete nga mė tė shquarat nė botė, shumė edhe lauratė tė ēmimit Nobel, ngarkon Atė Agostino Gemellin, Rektorin e Universitetit tė Zemrės sė Krishtit nė Milano dhe mik i Patėr Gjergjit, tė merrej vesh me tė nė se Ai pranonte t'emėrohej anėtar i Akademisė. Dhe Atė Gjergji pranoi, ndonėse dekoratėn e fashizmit e ktheu mbrapsht. Ai pranoi sė pari, sepse njė pjesė e madhe e akademikėve ishin tė njohur si antifashistė duke filluar qė nga filozofi Benedetto Croce, kompozitori i famshėm Pietro Mascagni, Maestro Perosi, vetė Atė Agostino Gemelli e tė tjerė me radhė. Kurse nga ana tjetėr Ai u pohoi studentėve tė Tij e ndėrmjet tyre edhe Atė Danjel Gjeēajt qė e ka publikuar se “ ... kurkush nuk thotė se aj qi e pranon ēmimin Nobel u bā suedez ... e nė luftė s'pėvetė kush se ē'fabrike i ke armėt, por se si i ke pėrdorė ato ... un sot pėr sot si akademik mund vyej mā shum pėr Shqypni ... ” Edhe vetė Ati i Shėnjtė Papa Piusi i XII-tė, (i cili dihet se nuk qe fashist), gjatė pritjes qė i akordoi Patėr Gjergjit nė vitin 1940, mes tė tjerash i tha : “ ... Emnimi yt si akademik i Italisė āsht nji nderė pėr Fé edhe pėr Kombin t'ānd. ”
    Vijmė tashti tek njė fakt tjetėr tejet kuptimplotė. Nga data 10 dhjetor 1940 Mjeshtri po pėrjetonte ditėt e spasme tė jetės Tij. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēi, dhe Fishta i thotė :
    “ Nuk po mė vjen keq se po des, mbasi tė gjithė atje do tė shkojmė, por po mė vjen e rāndė se tānė jetėn e kam shkri pėr tė pa nji Shqipni tė lirė e nė vedi, ndėrsa sot po e lā tė shkelun prej ushtrive tė hueja. ”
    Edhe kur u varros, arkivoli i Patėr Gjergjit, simbas dėshirės Tij, u mbulua me flamurin kombėtar autentik tė Dedė Gjo' Lulit, flamur pa sopatat e Liktorit tė qindisura mbi tė, (tė cilat u hoqėn kur Mustafa Merlika Kruja e vuri kėtė si njerin nga kushtet e tija, kur pranoi tė formonte qeverinė e tij).
    Mendoj se me tė gjitha kėto argumente, tė cilave studjuesi i mirėfilltė dhe pa komplekse politike mundet t'u gjejė edhe dokumentacionin mbėshtetės arkivor, hidhen poshtė tė gjitha akuzat ēpifėse edhe dashakeqe ndaj Poetit tonė Kombėtar, Patėr Gjergj Fishtės !
    Para epilogut tė kėtij shkrimi, nuk mundem mos tė radhis pohimet e disa prej personaliteteve nga mė tė shquarat tė kombit tonė qė janė shprehur duke e vlerėsuar Atė Gjergjin dhe veprėn e Tij.
    Profesor Eqrem Ēabej , pa asnjė mėdyshje ndėr studjuesit mė tė thellė tė gjuhės shqipe, ka pohuar nė njė kartolinė tė cilėn ia pat dėrguar Lasgush Poradecit : “ Lexova Lahutėn e Malcisė dhe u mahnita. Jam gati tė bėhem katolik pėr hir tė Fishtės . “
    Profesor Kostaq Cipua na e ka pohuar nė klasė : “… tek vepra e Fishtės shkriheshin nė njė atdhedashuria me mjeshtrinė poetike . “ Profesor Cipua gjithashtu ėshtė shprehur me shkrim duke e quajtur Atė Gjergj Fishtėn, “ Patriarkun e letrave shqiptare .”
    Sejfulla Malėshova ėshtė shprehur nė shtyp: “... mėndjes sė fuqishme tė Fishtės Shqipėria duhet t'ia dijė poezitė mė tė mira epike, lirike, dramatike . “
    Hafėz Ali Korēa , klerik musliman dhe mėsues i gjuhės shqipe, shprehej lidhur me Atė Fishtėn : “ ... Me kėmbėnguljen e tij gjuha jonė e lashtė gjeti sintetizim tė shkruar … Nuk kam si t'a harroj me sa dashuri mė pėrqafoi dhe mė pėrgėzoi, (kur qemė takuar shumė vite mė vonė me Fishtėn), qė nė demonstratėn e madhe tė Korēės mė 1910 kundėr shkruarjes sė gjuhės shqipe me shkronja arabe, unė bekova shkronjat latine tė abecesė shqipe tė Kongresit Manastirit dhe thashė edhe njė lutje pėr to …”
    Shkrimtari Petro Marko ka thėnė : “ Fishta ėshtė elefant i mbuluar nga pluhuri gjatė dekadave tė regjimit komunist . “
    Poeti i i madh Lasgush Poradeci e ka pėrcaktuar Fishtėn “ shkėmb i shpirtit shqiptar – Vigan i Kombit . “
    Vijmė tashti edhe tek epilogu i kėtyre radhėve.
    Analistėt e indoktrinuar mund tė qėmtojnė kalime nga shkrime ose epistolari i Patėr Gjergjit ku Poeti i Madh tė jetė shprehur pa respekt kundra toskėve. Nuk e ve fare nė dyshim. Po studjuesi nė fjalė duhet atėhere tė bėjė edhe njė analizė “sasiore” ku tė verė nė ballancė sa herė ėshtė shprehur Atė Gjergji kundra gegėve e sa herė kundra toskėve. E vetėm kėsisoji analistit do t'i rezultojė se nė 90 % tė rasteve Patėr Gjergji ka kritikuar, sharė e shpotitur gegėt dhe mjedisin e tyre e vetėm 10 % toskėt. Dhe arėsyeja ėshtė evidente : sepse Gegėrķnė edhe gegėt Mjeshtri i njihte me rrėnj'e me themel ! Prandaj jo pa qėllim, nga morķa e personaliteteve shqiptare si edhe tė huaja qė janė shprehur me vlerėsime dhe respekt sipėror ndaj Personit si edhe veprės Patėr Gjergjit, radhita vetėm pozicionimin e figurave tė shquara nga Toskėria tė kombit tonė !
    Mbas kėsaj analize dhe ballafaqimi faktesh historike, vėrtet e ndjej veten dishka tė lehtėsuar, por prap me kokė ulur dhe i dėshpėruar i mbyll kėto radhė dhe shtroj pyetjen : pėrse duhet kėrcėnuar se po u mundua njeri tė kritikojė shkrimtarė tanė tė shquar qė shkėlqimin e morėn me veprat e tyre gjatė periudhės Realizmit Socialist, me vrap do t'u kundėrvihen e t'a kritikojnė viganin Fishtė? Pse, frika e nxjerrjes nė dritė tė hijeve tė kollosit Fishtė duhet t'ua evidentojė dritėn, qė eventualisht kanė, ata shkrimtarė e t'ua fshehė hijet e tyre? Jo zotėrinj. E vėrteta historike kėrkon qė drita dhe hijet e secilit jo vetėm tė nxirren nė shesh por edhe tė krahasohen. Ky i vetmi kriter simbas tė cilit do tė shquhet kush ėshtė titan e kush pigmé

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •