Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673

    -=Historia E Tiranes=-

    Marre nga Bashkia Tiranes
    Tirana u themelua nė 1614 nga Sylejman Pasha nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furrė dhe njė hamam.

    STATISTIKA
    Qyteti i Tiranės kufizohet nė veri nga Kodėr-Kamėz me lartėsi 112 m mbi nivelin e detit; nė jug nga Selita me lartėsi 303 m mbi nivelin e detit; nė perėndim nga Universiteti Bujqėsor dhe nė lindje nga Kodra e Surelit me lartėsi 418 m mbi nivelin e detit.
    Temperatura mesatare vjetore ėshtė 16°C.
    Sasia mesatare e rreshjeve ėshtė 1,297 mm.
    Tirana pėrshkohet nga 2 lumenj kryesorė: Lumi i Lanės (nga Ish Autotraktorėt tek Rezervati i Peshkut) me gjatėsi 15.3 km dhe Lumi i Tiranės (nga shkalla e Tujanit tek Universiteti Bujqėsor) me gjatėsi 10.25 km.
    Nė Tiranė ndodhen 4 liqene: Liqeni i Tiranės, Liqeni i Kodėr-Kamėz, Liqeni i Farkės dhe Liqeni i Tufinės.



    Tri hipotezat pėr prejardhjen e emrit tė Tiranės

    1- “Tiranė” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Te Ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.


    2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė Malit tė Dajtit. Edhe sot e kėsaj dite ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kėshtjella e Tirkanit.


    3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetėr, “Tyros” qė do tė thotė bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqė nė fushėn e Tiranės bėhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.


    Pėr herė tė parė emri i Tiranės nė formėn e sotme pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut.
    Pėr herė tė parė regjistrimi i tokave u bė nėn pushtimin otoman nė vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra tė banuara me rreth 1000 shtėpi dhe 7300 banorė.
    Nė shekullin XV njihen, siē pėrmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogėl.
    Nė regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranės rezulton me 110 qendra tė banuara, 2900 shtėpi dhe 20, 000 banorė.
    Tirana u themelua nė 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furre dhe njė hamam.
    Dy shekuj me vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet mė tė vjetra tė Tiranės kanė qenė ajo e Mujos dhe e Pazarit, tė ndodhura sot nė zonėn mes qėndrės aktuale dhe Rrugės sė Elbasanit, nė tė dy anėt e Lanės.
    Nė vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorė.
    Nė vitin 1769 treva e Tiranės eksportonte nė tregjet e Venedikut 2600 fuēi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.
    Nė vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorė.
    Nė vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorė.
    Nė fillim tė shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrėnjė ulliri, 400 mullinj vaji, ndėsa pazari i saj numėronte 700 dyqane.
    Nė vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorė.
    Nė vitin 1945 kishte 60.000 banorė. Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u pėrfundua mė 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtrit mė tė mirė tė Shqipėrisė. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės. Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsine 35 metra. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.
    Kisha Ortodokse e Shėn Prokopit u ndėrtua nė vitin 1780.
    Kisha Katolike e Shėn Mėrisė u ndėrtua nė vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakėve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugės sė Elbasanit), datojnė nė fillim tė shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashės, (pranė monumentit “Ushtari i Panjohur”), ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.
    Bibloteka u themelua nė vitin 1922 dhe kishte 5000 vėllime.
    Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV, para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.
    Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.
    Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe pėrzunė nga Turqia.
    Plani i parė rregullues i qytetit u hartua nė vitin 1923 nga Estref Frashėri. Rruga e Durrėsit ėshtė hapur mė 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshė”. Pėr ndėrtimin e saj u prishėn shumė shtėpi e kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Atje, mė 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinė.
    Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt e njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.
    Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.
    Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skėnderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.
    Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-Pazarin e Vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov mė 1959.
    Monumenti i Skėnderbeut, i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit, nė bashkėpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paēon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar.
    Monumenti “Nėnė Shqipėri”, 12 metra i lartė, u pėrurua nė varrezat e “Dėshmorėve tė Kombit” mė 1971.
    Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.
    Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.
    Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė pjesėn ballore tė tij titullohet “Shqipėria”.
    Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u pėrurua mė 1988. “Piramida” u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.
    Nė vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt kryeqytetit, e ka ēuar popullsinė e Tiranės nė mbi 700.000 banorė.
    Nė vitin 2000 qendra e Tiranės, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skėnderbej”, u shpall Ansambėl Kulturor me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti. Po atė vit, nė kėtė zonė filloi njė proces restaurimi i quajtur “Kthim nė Identitet”



    Kronologjia e pronėsisė dhe e administrimit tė Tiranės
    Deri nė shekullin e XV

    Sundimtarėt e Pellgut tė Tiranės

    Familja e Topiajve deri nė shekullin e XIV
    Familja e Kastriotėve deri nė shekullin e XV

    Me vdekien e Skėnderbeut, territoret e sundimit tė tij me qendėr Krujėn u tkurrėn u shpopulluan e deri u braktisėn duke rimarė format e niveleve tė fshatrave. Nė kėto rrethana fillon e i hapet rrugė njė qendre tjetėr, pesha e sė cilės ėshtė shkallėzisht nė rritje. Fjala ėshtė pėr Tiranėn.


    Sundimtarė tė Tiranės

    Sundim familjar i familjes Bargjini nga viti 1614 - 1800)
    Sulejman BARGJINI -- PASHA
    Ahmet Myftar BARGJINI -- PASHA (I biri i Sulejmanit)
    Ibrahim BARGJINI -- BEJ (I biri i Ahmetit)
    Ahmet BARGJINI -- PASHA (I biri i Ibrahimit)

    Ndėrpritet sundimi familjar i Bargjinėve pasi Ahmet BARGJINI nuk kishte djalė. Sundimin e merr Kapllan TOPTANI - PASHA. Katėr vajzat e Bargjinėve martohen me katėr djemtė e Kapllan PASHĖS.

    Qėndra e Nėn-prefekturės Krujė-Tiranė kalon nė Tiranė mė 1807

    Sundim i fituar me martesė mė 1807

    Kapllan TOPTANI--PASHA (Sundimtar i Krujės) (vdes mė 1816 )

    Sundimin e merr pėrkohėsisht
    Haxhi Et'hem BARGJINI --BEJ
    (nga fisi i Bargjinėve por jo trashėgimtar)
    (Sundon nga viti 1817-1822 kur Toptanėt rimarin pushtetin)

    Abdurrahman TOPTANI -- BEJ
    (Sundon nga viti 1822-1837)

    Ahmed TOPTANI -- BEJ
    (I biri i Abdurrahman TOPTANIT)
    (Sundon nga viti 1837-1865)

    Merr fund administrimi nga SHEFI i familjes sunduese

    Rritet roli qytetar i PARISĖ

    Nė vitin 1865 u reformua administrata e Turqisė duke u organizuar vilajetet,

    Vilajeti i Shkodrės -- ekujvalent -- Qarku i Shkodrės

    Sanxhaku i Durėsit -- ekuivalent -- Prefektura e Durrėsit

    Nėnprefektura e Tiranės

    Ky administrim vazhdon deri nė vitin 1912 me shpalljen e Pavarėsisė

    Nga viti 1913 Tirana administrohet nga Kryebashkiak vendas duke mbushur kėtė vit, 90 vjet tė vendosjes sė administratės lokale shqiptare

    PER VIZITORET

    Atraksionet kryesore tė qytetit pėrfshijnė:

    Monumentin e heroit tonė Kombėtar “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” i vendosur nė sheshin Skėnderbej.

    Muzeu Historik Kombėtar

    Kalaja e Dorsit qė gjendet nė rrethinat e Pezės dhe i pėrket kulturės sė hershme ilire.

    Kalaja e Petrelės gjendet ne jug tė Tiranės nė tė djathtė tė rrugės kryesore Tiranė-Elbasan.

    Kalja e Bashtovės ėshtė ndėrtuar nė mesjetėn e vonė nė shek. XIV kur filloi tė shfaqej sistemi feudal nė Shqipėri. Gjendet nė perėndim tė Rrogozhinės , 3-4 km nė veri tė erdhjes nė det tė lumit Shkumbin. Ajo u shėrbente venecianėve pėr mbrojtjen eskelave detare e lumore.

    Kalaja e Prezės ėshtė ndėrtuar nga turqit pas vdekjes sė Skėnderbeut mė 1468. I pėrket fundit tė shek. XV dhe ndodhetnė vargun perėndimor tė kodrave qė e rrethojnė fushėn e Tiranės pėr tė mbikqyrur zonėn e Krujės si njė zonė e fortė kryengritjesh.

    Xhamia e Ethem Beut gjenet nė qendėr tė Tiranės dhe ėshtė ndėrtuar nė vitin 1789. si dhe Kulla e Sahatit e ndėrtuar nė vitin 1830. Tė dyja kėto objekte janė shumė tė njohura historikisht pėr kryeqytetin.

    Ministritė pėrfaqėsojnė vlera tė mėdha arkitektonike. Janė ndėrtuar nė vitin 1930 nė kohėn kur Shqipėria ishte Mbretėri nėn udhėheqjen e mbretit Zog. Pas pushtimit gjerman, d.m.thpas mbarimit tė Luftės II Botėrore nė vitin 1966 u ndėrtuan Pallati i Kulturės dhe Teatri i Operas dhe Baletit, nė vitin 1968 u ndėrtua Moumenti i Skėnderbeut nė vitin 1981, Muzeu Historik Kombėtar dhe mė 1987 Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės (Piramida).

    Muzeu Arkeologjik

    Galerinė e Arteve

    Ekspozita e Kulturės Popullore

    Nė Tiranė ėshtė gjithnjė e kėndshme tė bėsh njė shėtitje nė Parkun e Madh tė Tiranės, i cili shtrihet nė pjesėn jugore tė qytetit dhe zė njė sipėrfaqe prej 230 ha. Nė qendėr tė kėtij parku gjendet njė liqen artificial me sipėrfaqe prej 55 ha.


    FOTO - TIRANA NGA MALI DAJTIT




    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

  2. #2
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673

    lagjet e tirones...

    Gjimnazi Partizoni
    4Deshmoret
    Shkolla Kuqe
    Rruga Bardhyl
    Siri Kodra
    Selvia
    Kopshti 10
    Medresja
    Punishtja Pastave
    Kodra Kuqe
    9 Katshet
    Pazari Ri (*...t'ka lezet shpirti me qen prej k'saj lagje...ju pershendes! ..*)
    Pazari Vjeter
    Treni
    Rruga Durrsit
    Brryli
    Ali Demi
    Rruga Fortuzi
    21 shi
    Ekspozita
    Pallatet Agimi
    Tirona Re
    Irfan Tomini
    Ish Ekonomiku
    Rruga Elbasonit
    Kombinati
    Kinostudjo
    Lapraka
    Zogu Zi
    Polici me dor
    Gastronomi
    Markata Modhe
    Rajoni # 2
    Pallati pionerve
    Shallavaret
    Postiqja a.k.a Qimja
    Xhomlliku
    Porcelani
    Qyteti Nxonsave
    Misto Mame
    Mihal DUri
    Instituti (Edukimit Fizik)
    Pallati Sportit
    Ushtari panjoft
    Sahati
    Internacionali
    Ambasada Turke
    Ambasada Kubaneze
    Ambasada Italione
    Rruga Durrsit
    Rruga Kavajes
    Rruga Dibres
    Parku
    Qibrie Ciu
    Oxhaku
    Fusha Begsave
    Sanatoriumi
    KOmbinati Autotraktorave


    ..9 katshet


    ..xhamia ..tek qendra..


    ..pjes nga Lana ..dikur (...rruga Elbasonit)
    Mė mirė gabime tė njerėzishme se sa mrekulli mizore...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •