Qeveria vendos: Tani, 1 vit pėr tė marrė leje drejtimi pėr automjetet. Cmimi mbetet 35 mijė lekė
Praktika nė rrugė, fillon pas marrjes sė provimit tė teorisė
Ndryshojnė procedurat e marrjes sė patentės. Qeveria ka miratuar dje rregullat e reja qė duhet tė ndjekin personat qė duan tė pajisen me lejen e qarkullimit tė mjeteve rrugore. Procedura pėr t‘u pajisur me patentėn e qarkullimit tė mjeteve do tė zgjasė njė vit, ndėrkohė qė ēmimi nuk do tė ndryshojė. Pėr tė marrė patentėn, kursantėt do tė paguajnė tė njėjtin ēmim, 35 mijė lekė nė muaj. Si fillim, personat e interesuar duhet tė kalojnė provėn e njohurive teorike me rezultat pozitiv, pėr tė filluar pėrgatitjen nė ushtrimin e drejtimit tė mjetit nė rrugė. Pėr kėtė procedurė ėshtė bėrė edhe ndarja e pėrgatitjes dhe provės sė teorisė dhe pėrgatitja dhe prova e praktikės. Tashmė, me rregullin e ri, do tė ketė edhe njė avantazh pėr aplikantėt e kursit tė patentės. Personat e interesuar pėr t‘u pajisur me patentėn e qarkullimit nuk do tė kenė mė tre mundėsi provash pėr ta marrė kėtė leje, tashmė ky numėr ėshtė rritur nė pesė. Kursi do tė jetė njėvjeēar dhe nėse personi i interesuar nuk e fiton provėn, duhet tė vazhdojė pėrgatitjen teorike dhe mund tė rifutet nė provė vetėm pas 15 ditėve, deri nė pesė herė, por brenda afatit njėvjeēar tė regjistrimit. Kėshilli i Ministrave ka vendosur qė Komisioni i Marrjes nė Provė pėr Kontrollin e Njohurive Teorike duhet tė ketė dy anėtarė, inxhinierė mekanikė. Gjithashtu, nė kėtė komision mund tė marrė pjesė, pa tė drejtė vote, drejtuesi teknik i autoshkollės, qė ka pėrgatitur personat e interesuar pėr provėn e kontrollit tė njohurive teorike. Komisioni i Marrjes nė Provė tė Verifikimit tė Aftėsive Drejtuese e tė Sjelljes duhet tė ketė, detyrimisht, dy anėtarė inxhinierė mekanikė, tė pajisur me tė gjitha kategoritė e lejeve tė drejtimit dhe tė autorizuar nga DRSHTRR-ja. Ky komision merr nė provė personin e interesuar, nė prani tė instruktorit tė tij tė praktikės. Komisioni i Marrjes nė Provė tė Kontrollit tė Njohurive Teorike dhe Komisioni i Marrjes nė Provė tė Verifikimit tė Aftėsive Drejtuese e tė Sjelljes kanė pėr detyrė, respektivisht, tė vlerėsojnė njohuritė teorike dhe tė kontrollojnė njohuritė praktike e tė sjelljes tė personit tė interesuar, sipas programeve tė kategorive tė lejeve tė drejtimit, tė pėrcaktuara nga ministria, qė mbulon veprimtarinė pėrkatėse. Modeli dhe formulari i testeve tė njohurive teorike, sipas kategorive tė lejeve tė drejtimit, pėrgatitet nga DRSHTRR-ja. Modeli i testeve ndryshohet nė vazhdimėsi. DRSHTRR-ja duhet tė njoftojė autoshkollat 30 ditė pėrpara se tė zbatojė modelet e reja pėr provėn e kontrollit tė njohurive teorike tė personave tė interesuar. Nė pėrfundim tė provave, pėr ēdo person tė interesuar, qė fiton lejen e drejtimit, plotėsohet dosja pėrkatėse. Mbi tė vendoset emri, mbiemri, atėsia, amėsia, datėlindja, vendlindja, vendbanimi dhe numri i protokollit. Dosja, me tė gjitha dokumentet, ruhet nė kartotekėn e sektorit pėrkatės, tė DRSHTRR-sė.
Dokumentacioni pėr tė filluar kursin e teorisė
1- Plotėsimi i kėrkesės pėr tė marrė pjesė nė provė, sipas modelit tė hartuar nga DRSHTRR-ja
2- Katėr fotografi me ngjyra, me pėrmasa 4x5
3- Dokumentin e identifikimit (certifikatė lindjeje, me fotografi ose kartė identiteti, ndėrsa pėr shtetasit e huaj pasaportė)
4- Vėrtetimin e banimit
5- Certifikatėn mjekėsore, jo mė pėrpara se tre muajsh nga data e paraqitjes sė kėrkesės pėr tė marrė pjesė nė prova
6- Dokumentin e pėrcaktimit tė grupit tė gjakut dhe rezusin
7- Lejedrejtimin e automjetit tė kategorisė sė mėparshme (nė qoftė se ka)
8- Mandatpagesėn, pėr ēdo dalje nė provė tė kontrollit tė njohurive teorike, sipas tarifave nė fuqi.
Dokumentacioni pėr tė filluar praktikėn
Kėrkesėn pėr tė marrė pjesė nė provė, sipas modelit tė hartuar nga DRSHTRR-ja
Autorizimin e ushtrimit tė drejtimit tė mjetit, pėrcaktuar sipas udhėzimit tė ministrit, qė mbulon veprimtarinė pėrkatėse, tė lėshuar nga DRSHTRR-ja dhe tė plotėsuar nga autoshkolla
Mandatpagesėn pėr ēdo dalje, nė provėn e verifikimit tė aftėsive drejtuese e tė sjelljes
Mandatpagesėn pėr lejedrejtimin, e cila caktohet nė bazė tė tarifave nė fuqi, plus taksėn e pajisjes me lejedrejtimi, nė varėsi tė kategorisė sė lejedrejtimit
Vendimi: Makinat e autoshkollave brenda standardeve
Qeveria vendos qė automjetet mėsimore duhet tė jenė tė pajisura me pedale tė dyfishta (gaz, freksion, frena), qė pėrdoren nga vendi, ku qėndron instruktori, dhe nė mes tė instruktorit dhe drejtuesit tė mjetit nuk duhet tė ketė pengesa, qė vėshtirėsojnė ndėrhyrjet e instruktorit pėr tė vepruar nė drejtimin e mjetit. Automjetet mėsimore duhet tė jenė me pamje tė jashtme tė rregullt dhe nė gjendje tė mirė teknike, nė tė kundėrt, nga kontrollorėt e ministrisė qė mbulon veprimtarinė pėrkatėse dhe organet e policisė rrugore, duhet tė mbahet qėndrim deri nė bllokimin e tyre, pa mbajtur pėrgjegjėsi pėr vijueshmėrinė e autoshkollės. Mėsuesit e teorisė dhe instruktorėt e praktikės sė autoshkollave duhet tė plotėsojnė kėrkesat e nenit 121, tė Kodit Rrugor, si dhe kėrkesat e pėrcaktuara nė udhėzimin e ministrit, qė mbulon veprimtarinė pėrkatėse. Dokumentet, qė vėrtetojnė plotėsimin e kushteve tė mėsuesve tė teorisė dhe tė instruktorėve tė praktikės, administrohen nga sektori pėrkatės i DPSHTRR-sė.
Krijoni Kontakt