Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Postime
    3,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Patentat, rikthehen kurset e gjata tė Enverit

    Qeveria vendos: Tani, 1 vit pėr tė marrė leje drejtimi pėr automjetet. Cmimi mbetet 35 mijė lekė

    Praktika nė rrugė, fillon pas marrjes sė provimit tė teorisė

    Ndryshojnė procedurat e marrjes sė patentės. Qeveria ka miratuar dje rregullat e reja qė duhet tė ndjekin personat qė duan tė pajisen me lejen e qarkullimit tė mjeteve rrugore. Procedura pėr t‘u pajisur me patentėn e qarkullimit tė mjeteve do tė zgjasė njė vit, ndėrkohė qė ēmimi nuk do tė ndryshojė. Pėr tė marrė patentėn, kursantėt do tė paguajnė tė njėjtin ēmim, 35 mijė lekė nė muaj. Si fillim, personat e interesuar duhet tė kalojnė provėn e njohurive teorike me rezultat pozitiv, pėr tė filluar pėrgatitjen nė ushtrimin e drejtimit tė mjetit nė rrugė. Pėr kėtė procedurė ėshtė bėrė edhe ndarja e pėrgatitjes dhe provės sė teorisė dhe pėrgatitja dhe prova e praktikės. Tashmė, me rregullin e ri, do tė ketė edhe njė avantazh pėr aplikantėt e kursit tė patentės. Personat e interesuar pėr t‘u pajisur me patentėn e qarkullimit nuk do tė kenė mė tre mundėsi provash pėr ta marrė kėtė leje, tashmė ky numėr ėshtė rritur nė pesė. Kursi do tė jetė njėvjeēar dhe nėse personi i interesuar nuk e fiton provėn, duhet tė vazhdojė pėrgatitjen teorike dhe mund tė rifutet nė provė vetėm pas 15 ditėve, deri nė pesė herė, por brenda afatit njėvjeēar tė regjistrimit. Kėshilli i Ministrave ka vendosur qė Komisioni i Marrjes nė Provė pėr Kontrollin e Njohurive Teorike duhet tė ketė dy anėtarė, inxhinierė mekanikė. Gjithashtu, nė kėtė komision mund tė marrė pjesė, pa tė drejtė vote, drejtuesi teknik i autoshkollės, qė ka pėrgatitur personat e interesuar pėr provėn e kontrollit tė njohurive teorike. Komisioni i Marrjes nė Provė tė Verifikimit tė Aftėsive Drejtuese e tė Sjelljes duhet tė ketė, detyrimisht, dy anėtarė inxhinierė mekanikė, tė pajisur me tė gjitha kategoritė e lejeve tė drejtimit dhe tė autorizuar nga DRSHTRR-ja. Ky komision merr nė provė personin e interesuar, nė prani tė instruktorit tė tij tė praktikės. Komisioni i Marrjes nė Provė tė Kontrollit tė Njohurive Teorike dhe Komisioni i Marrjes nė Provė tė Verifikimit tė Aftėsive Drejtuese e tė Sjelljes kanė pėr detyrė, respektivisht, tė vlerėsojnė njohuritė teorike dhe tė kontrollojnė njohuritė praktike e tė sjelljes tė personit tė interesuar, sipas programeve tė kategorive tė lejeve tė drejtimit, tė pėrcaktuara nga ministria, qė mbulon veprimtarinė pėrkatėse. Modeli dhe formulari i testeve tė njohurive teorike, sipas kategorive tė lejeve tė drejtimit, pėrgatitet nga DRSHTRR-ja. Modeli i testeve ndryshohet nė vazhdimėsi. DRSHTRR-ja duhet tė njoftojė autoshkollat 30 ditė pėrpara se tė zbatojė modelet e reja pėr provėn e kontrollit tė njohurive teorike tė personave tė interesuar. Nė pėrfundim tė provave, pėr ēdo person tė interesuar, qė fiton lejen e drejtimit, plotėsohet dosja pėrkatėse. Mbi tė vendoset emri, mbiemri, atėsia, amėsia, datėlindja, vendlindja, vendbanimi dhe numri i protokollit. Dosja, me tė gjitha dokumentet, ruhet nė kartotekėn e sektorit pėrkatės, tė DRSHTRR-sė.


    Dokumentacioni pėr tė filluar kursin e teorisė

    1- Plotėsimi i kėrkesės pėr tė marrė pjesė nė provė, sipas modelit tė hartuar nga DRSHTRR-ja


    2- Katėr fotografi me ngjyra, me pėrmasa 4x5


    3- Dokumentin e identifikimit (certifikatė lindjeje, me fotografi ose kartė identiteti, ndėrsa pėr shtetasit e huaj pasaportė)


    4- Vėrtetimin e banimit


    5- Certifikatėn mjekėsore, jo mė pėrpara se tre muajsh nga data e paraqitjes sė kėrkesės pėr tė marrė pjesė nė prova


    6- Dokumentin e pėrcaktimit tė grupit tė gjakut dhe rezusin


    7- Lejedrejtimin e automjetit tė kategorisė sė mėparshme (nė qoftė se ka)


    8- Mandatpagesėn, pėr ēdo dalje nė provė tė kontrollit tė njohurive teorike, sipas tarifave nė fuqi.



    Dokumentacioni pėr tė filluar praktikėn



    Kėrkesėn pėr tė marrė pjesė nė provė, sipas modelit tė hartuar nga DRSHTRR-ja



    Autorizimin e ushtrimit tė drejtimit tė mjetit, pėrcaktuar sipas udhėzimit tė ministrit, qė mbulon veprimtarinė pėrkatėse, tė lėshuar nga DRSHTRR-ja dhe tė plotėsuar nga autoshkolla


    Mandatpagesėn pėr ēdo dalje, nė provėn e verifikimit tė aftėsive drejtuese e tė sjelljes



    Mandatpagesėn pėr lejedrejtimin, e cila caktohet nė bazė tė tarifave nė fuqi, plus taksėn e pajisjes me lejedrejtimi, nė varėsi tė kategorisė sė lejedrejtimit



    Vendimi: Makinat e autoshkollave brenda standardeve


    Qeveria vendos qė automjetet mėsimore duhet tė jenė tė pajisura me pedale tė dyfishta (gaz, freksion, frena), qė pėrdoren nga vendi, ku qėndron instruktori, dhe nė mes tė instruktorit dhe drejtuesit tė mjetit nuk duhet tė ketė pengesa, qė vėshtirėsojnė ndėrhyrjet e instruktorit pėr tė vepruar nė drejtimin e mjetit. Automjetet mėsimore duhet tė jenė me pamje tė jashtme tė rregullt dhe nė gjendje tė mirė teknike, nė tė kundėrt, nga kontrollorėt e ministrisė qė mbulon veprimtarinė pėrkatėse dhe organet e policisė rrugore, duhet tė mbahet qėndrim deri nė bllokimin e tyre, pa mbajtur pėrgjegjėsi pėr vijueshmėrinė e autoshkollės. Mėsuesit e teorisė dhe instruktorėt e praktikės sė autoshkollave duhet tė plotėsojnė kėrkesat e nenit 121, tė Kodit Rrugor, si dhe kėrkesat e pėrcaktuara nė udhėzimin e ministrit, qė mbulon veprimtarinė pėrkatėse. Dokumentet, qė vėrtetojnė plotėsimin e kushteve tė mėsuesve tė teorisė dhe tė instruktorėve tė praktikės, administrohen nga sektori pėrkatės i DPSHTRR-sė.

  2. #2
    ...... Maska e ooooo
    Anėtarėsuar
    15-09-2004
    Postime
    1,191
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    shkurt rregjistrohesh sot dhe e merr mot patenten me i llaf :O

    Tashi kot me pyt, pse e zgjaten afatin kur nuk kane shtuar oret e praktikes??? (do dukej ne cmim me thote ky truni im i vobekte)

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Mosha
    34
    Postime
    3,159
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shpresoj qe tani shoferet ne te vertete te MESOJNE te ngasin makinat e tyre, sepse deri tani (sic thote ky siper) e merr patenten (aq lehte e thjeshte).

    Gjithe ato aksidente fatale qe ndodhin cdo dite neper rruget e Shqiperise japin sinjalin se duhet te veshtiresohet mjaft shume menyra per te marre nje patente per automjete.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Postime
    3,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pashe i femer pardje me nje E-Class, sa kalon bulevardin Deshmoret e 4 Shkurtit kur vjen nga unaza duke ik per nga ETC eshte polici ne krah te djathte. Polici ishte mbi motorr po shikonte makinat qe po vinin me kaskete me te gjitha nen hijen e pemes ne vendin e parkimit. Vjen kjo femra tani qe thoni ju ene ja plas policit baaaaaaaaaaaaam. Polici shkrete bi nga motorri, kasketa i fluturon, motorri bohet copash, edhe kepucet ju hoqen, edhe ngeli i shtrire ne rruge si i habit, kjo femra me E-Class del nga makina edhe shkon perpara shef ke parakolpi, e kap nja dy tre here me dore dhe ve duart ne koke, nderkohe qe polici i shtrire fillon mezi ngrihet e mundohet te ngreje motorrin e rende. Te gjitha kutite qe ka anash motorri i kishin rene pertoke, kasketa i kishte fluturuar nja 20 meter larg kurse kepucet i ishin hequr (se si se mora vesh vete) pasi pa parakolpin kjo e zgjuara i hip makines edhe iken pa folur fare me policin e pa e pa fare, ky i shkreti ca ishte me motorr te shkatrrum ca pa kepuce ne vend qe ta ndiqte nje te leshuar motorrin beri me dore nga makina e asaj qe po largohej edhe i tha te kam ** robt se sdo te ndjek ty.

    E kshu kjo puna patentave, kam pa dhe i femer tjeter para ca kohesh qe hynte e dilte per tu parku gjysem ore pa ndryshuar drejtimin e rrotave, edhe dilte e shikonte trotuarin e cuditur se pse spo parkonte dot

    E kshu ndodhish ka sa te duash jo vetem te femrave po dhe te meshkujve, mire e kane bo nga nje vit se maj mend tani edhe i tjeter kur kam dhone une provimin e patentes, ishte nje inxhiniere qe kishte ngel ihere ne praktike po heren e dyta ja dhane meqe kishte ngel ihere. Une isha ne makine me kete bashke me instruktorin e dy cuna te tjere e po ndiqnim autokolonen e provimeve, kjo e zgjuara mbasi kishim hap krahun ne futet ne rruge pa pa ne pasqyre fare, e kur t'ja kete bo bories nji maune qe po kalote me shpejtesi BIIIIIIIIIIIIIIP BIIIIIIIIIIIIIP. Preu timonin ai i shkreti e mezi e mbajti pa perplas makinat qe po vinin verdalle kurse kjo tocja ne makine qeshte ene shite instruktorin e i tha, ahahaha nuk pashe ne pasqyre. Ishalla ka mesu tani thuj se u bo ca kohe qekur e ka mor patenten, ose do kete vdek ka mundesi lol

    Ishalla po mesojne robt tani ti japin tamom e me rregull makinave se 1 vit mos me msu robi vetem me qene DRU!

    E jo vetem femrat se mos ma merrni per ters po edhe per meshkujt ka si keto raste, vetem se une sdi e skam pa naihere per meshkujt

  5. #5
    InTeRiSt Maska e [don_kishoti]
    Anėtarėsuar
    07-03-2008
    Postime
    53
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pse mer pak makina keni ku e kan te shkrujtme ne xham\


    `Kujdes shofer i ri 6000 euro`

    Dhe ti shofesh si rrijn ne makine shum te qet,se vrasin menjen hic.

Tema tė Ngjashme

  1. Tė pathėnat e ceremonisė mortore tė Enver Hoxhės”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 13:28
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 07:04
  3. Zbardhet mbledhja e Byrosė qė zgjodhi pasardhėsin e Enverit
    Nga shigjeta nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34
  4. REPORTAZH/ Bisedat pėr seks nė shtėpinė e Enverit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-09-2005, 10:02
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 06:58

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •