Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 54 prej 54
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Une po ve kengen e pare qe ka kenduar. Me duket se kompozitor i kesaj ka qene i jati Ferdi po s'jam e sigurt.


  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Kenge si " Nuk kerkoj tjeter njeri " e " Qyteti i Vjeter " jane thjeshtesisht te mrekullueshme, te pakoha , plot emocion e ndjenje !!! TE PAPERSERITSHME ! MJESHTERORE !!!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-10-2011 mė 22:42

  3. #43
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Mbreme startoi The Voice of Albania, ku Elton Deda ishte nje prej 4 perzgjedhesave te zerave me te bukur. Uroj qe profesionalitetin e tij ta shpalose me se miri, per te lindur keshtu nje rryme e re artistesh te vertete ne Shqiperi.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #44
    Elton Deda rikthehet nė Festivalin e Kėngės

    Siē edhe e pamė dje nė mbrėmje nė programin “The voice”, kėngėtari Elton Deda ėshtė njė nga anėtarėt mė pikantė tė jurisė sė kėtij programi. Por siē edhe mėsuam, pėr Eltonin zhvendosja nė Tiranė nuk ėshtė vetėm kjo juri, por edhe njė impenjim i madh muzikor. Kėngėtari qė ka shėnuar suksese tė pafundme nė skenėn e Festivalit tė RTSH-sė, do tė marrė pjesė nė kėtė garė nė kėtė edicion tė 50-tė tė tij. Lajmin na e konfirmojnė miq tė Eltonit, i cili rikthehet nė kėtė kompeticion gati pas njė dekade. Nė skenėn e kėtij festivali janė shėnuar edhe sukseset mė tė mėdha tė Dedės, dhe madje kėngėt e tij ‘hit’, tė cilat janė tė preferuara edhe sot nga audienca. Gjithashtu, ai ėshtė vlerėsuar edhe me ēmime. Kthimi i tij nė skenė mirėpritet nga ēdo fans i tij.

    MAPO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Elton Deda: Jam kthyer nė Shqipėri pėr muzikėn, por s’kam ndėr mend tė braktis familjen

    Panorama Plus

    Kantautori flet pėr herė tė parė pas rikthimit, pjesėmarrja nė Festivalin e RTSH pas shumė vitesh, eksperienca te “The voice” dhe marrėdhėnia me familjen

    Nuk e ndien shkėputjen nė kohė dhe shpesh i duket si njė vazhdim i jetės aty ku e ka lėnė. Edhe pse ka kaluar shtate vite larg Tiranės, jeta e re qė krijoi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk ia ndryshoi qėllimet. Spektakli “Vokali” ishte njė arsye pėr tė sjellė nė tregun e muzikės zėrat e vėrtetė, ku Elton Deda do tė jetė njė nga pėrzgjedhėsit. Por kantautori i njohur i pas viteve ’90-tė, si njė artist qė i zė vend zėri dhe fjala, kėsaj here ėshtė rikthyer me njė axhendė tė plotė profesionale. Jep intervistėn e parė nė Tiranė pėr gazetėn “Panorama”, ku flet pėr arsyen e rikthimit si konkurrent nė Festivalin e RTSH-sė pas 13 vitesh, projektet nė muzikė, dhe jetėn e tij private.

    Rikthehesh tė jetosh nė Tiranė pas shtatė vitesh nė SHBA. Ishte njė vendim i menduar gjatė?

    T’ju them tė drejtėn, ishte njė vendim i marrė jo rastėsisht nga unė, apo i nxituar. Pėrpara se t’i rikthehesha Tiranės, unė gjatė kėtij viti qė po mbyllet, e kisha frekuentuar shpesh. Kisha bėrė kalkulimet e mia dhe mendoja qė do gjeja terren tė pėrshtatshėm pėr tė punuar dhe kontribuar mė tej nė muzikė. T’i rikthehesh Tiranės, nuk ėshtė mėkat, pėrkundrazi ėshtė detyrim shpirtėror dhe artistik. Unė jam duke shpresuar dhe, madje duke besuar qė ėshtė zgjedhje e mirė, sidomos pas njė eksperience nė njė vend tjetėr, siē janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Koha do ta tregojė, tani pėr tani ėshtė ende herėt pėr tė folur.

    Pėr ēfarė kontributesh nė muzikė bėhet fjalė? Mund tė na zbulosh disa nga planet e tua?

    Po si zakonisht, plane jo jashtėtokėsore. Mendoj qė Eltoni artist ka disa kritere tė thjeshta, por kėrkuese. Kontributi nė muzikė fillon me pjesėmarrjen time nėpėr aktivitete tė ndryshme, qė kanė lidhje direkte me muzikėn, me koncerte, me mėsimdhėnie dhe me shumė angazhime tė tjera. Po ashtu, lidhet me incizime nė studio, produksione live, zbulim talentesh dhe ridrejtim i tyre nė muzikė. Tė shprehura me fjalė duken ndoshta pak, por puna pėr tė arritur aty ku dėshiroj unė, ka pėr tė qenė kolosale.

    Ndėrkohė qė do i rikthehesh konkurrimit nė Festivalin e 50-tė tė RTSH-sė. Pas sa vitesh ringjitesh nė atė skenė dhe pse?

    Pyetje e drejtė dhe madje pėr shumė miq qė mė njohin, ka qenė shumė e papritur. Tė them tė drejtėn, nė shumė njerėz kam parė nėnvleftėsim pėr atė aktivitet dhe pėrse ta fsheh, unė i premtova vetes nė vitin ‘98-tė qė nuk do merrja pjesė mė nė Festivalin e RTSH-sė. Arsyeja dihet, si gjithmonė i zhgėnjyer nga juritė apo nga filmat qė mund tė bėheshin aty. Kalova vite pa u interesuar pėr kėtė aktivitet dhe ju betohem qė nuk ndieja dhe nuk ndiej asnjė peng. Koha tregoi qė kėngėt e mia jetuan gjatė, sepse unė dihet publikisht qė nuk kam shkruar kurrė pėr ēmim, megjithėse do isha gėzuar po tė kisha marrė ndonjė tė tillė nė atė kohė.

    Po tani, pas kaq vitesh, do i gėzoheshe njė ēmimi, apo tashmė i sheh gjėrat ndryshe?

    Jo, tani mė pėlqen ēmimi i publikut mė shumė se i jurisė. E ēuditshme si vijnė vitet. Gjithsesi, pėr pjesėmarrjen time ishte thjesht ftesa e mikut tim, Shpėtim Saraēi, pėr tė marrė pjesė, pėr mė tepėr ėshtė 50-vjetori i Festivalit dhe dihet kontributi i babait tim aty, Ferdinand Dedės. M’u duk me vend qė qoftė edhe pėr tė nderuar figurėn e tij tė madhėrishme, tė merrja pjesė, qoftė edhe si konkurrent.

    Dhe ē’mund tė na tregosh pėr kėngėn me tė cilėn konkurron? Ku e gjete frymėzimin?

    Poezinė e ka shkruar miku im i vjetėr, Sokol Marsi. Unė mund ta shkruaja edhe vetė duke u besuar instinkteve tė mia, por m’u duk e arsyeshme ta fusja miqėsinė e vjetėr nė valle. Dhe Koli si zakonisht nuk zhgėnjeu. Frymėzimi ėshtė diēka qė nuk shpjegohet, ai thjesht vjen nė momentin e duhur dhe qėllova qė atė ditė isha te shtėpia e babait tim dhe e kisha pianon pėrballė. U ula, sistemova notat nė kokėn time dhe pėr njė orė pothuajse ishte gati. Gjėrat teknike i punova mė vonė, ato kanė vendin e tyre, por asnjėherė si krijimtaria. Ajo del nga shpirti i artistit pėr tė mos u kthyer kurrė mbrapsht, pasi u takon njerėzve.

    Por shumė do tė tė kishin imagjinuar nė juri me shumė sesa nė skenė. Cila ėshtė mė e vėshtirė pėr ty?

    Kjo puna e jurisė s’mė tėrheq fare. Unė kam shumė gjėra pėr tė dhėnė ende, pėrse tė kaloj nė njė burokrat qė fryhet, ndėrkohė qė ende mund tė pėrleshem me notat e muzikės dhe tė performoj?! Unė jam muzikant dhe jo njeri i ditur, qė tė vlerėsoj tė tjerėt. Motoja ime ėshtė “Gjithēka nė shėrbim tė muzikės”, dhe prandaj pozicioni real e mė komodi pėr mua ėshtė duke i rėnė pianos nė stage. Gjėrat e tjera ia lėmė Eltonit kur tė plaket dhe t’i dridhen duart. Tani pėr tani gėzoj formė tė shkėlqyer artistike dhe s’kam ndėr mend tė lė stolin e pianos pėr atė tė jurisė.

    Ndėrkohė qė tė shohim nė jurinė e programit “Vokali” nė “Top Channel”, duke iu rikthyer njė eksperience tė ngjashme si ajo e “Etheve”…

    Kjo duhet saktėsuar. Unė e pranova atė pozicion pikėrisht sepse nuk ėshtė “juri”, por ne jemi pjesa mė aktive bashkė me konkurrentėt e “Vokalit”. Aty ne nuk jemi pėr tė gjykuar djem e vajza, por pėr tė punuar me ta, pėr t’i drejtuar, me ego, me ambicie dhe sigurisht me dashuri pėr kėngėn. Ėshtė krejtėsisht gjė tjetėr nga formatet e jurive qė bėnin gallatė me konkurrentėt, kėtu nuk mund tė lejohet kurrė ajo gjė, pasi i bie tė bėjmė gallatė me veten tonė. Unė personalisht ndihem shumė mė rehat kėtu, sesa nė ndonjė vend tjetėr. Kėtu ka shumė aksion dhe ne, pėrveēse jemi trajnerė
    tė kėtyre tė rinjve, do performojmė vetė shumė herė. Do kėndojmė me ta, do kėndojmė me njėri-tjetrin etj. Ka shumė ambient tė kėndshėm pėr njė muzikant apo kėngėtar.

    Flet me kaq pasion, dikush mund tė pyeste se si ka mundėsi qė Amerika s’e paska ndryshuar aspak Elton Dedėn…

    Unė shkova nė atė vend, jo i vogėl, jo i ri fare. Shkova nė njė periudhė qė njihja shumė gjėra dhe kisha kaluar shumė nė jetėn time. Pėrveē pėrsosjes, ndryshimi do ishte vrasės. Jam munduar tė jem edhe atje vetvetja, ndonėse me kosto tė lartė, pasi dihet si ėshtė ai vend…i ashpėr dhe tepėr strikt. Megjithatė, pjesa pas punės ishte shumė qejf edhe atje. Pėr miqtė e mi qė mė njohin mirė, unė s’kam pėr tė ndryshuar kurrė.

    Dhe rikthehesh pėr ta vazhduar jetėn aty ku e kishe lėnė. Po Amerikėn e le pėrgjithmonė?

    “Pėrgjithmonė” ėshtė fjala mė e rėndė qė perceptoj, pėrfytyro; asnjėri nga ne nuk di saktėsisht ditėn e vdekjes, dhe marrim guximin tė themi “pėrgjithmonė”. Kjo fjalė nuk duhet tė ekzistojė nė njė vendosje tė njeriut nė hapėsirė, pasi nė kėtė jetė gjėja mė e sigurt qė dihet, ėshtė qė nuk dihet asgjė. Kėshtu qė unė thjesht mundohem tė marr jetėn time hap pas hapi, sepse vėrtet nuk e di se ē’do tė ndodhė mė tej, sado strategji tė ketė njeriu. Sidomos duke menduar qė kam mė tė shtrenjtin tim atje, djalin.

    Ky rikthim do tė tė mbajė larg nga familja. Ishte i vėshtirė ky largim nga ata?

    Largim? Tingėllon si braktisje, ndėrkohė qė unė as qė e ēoj atė gjė ndėr mend. Njerėzit kanė dėshirė dhe ambicie tė ndryshme nė jetė, unė largohem tani, afrohem mė vonė. Planet e mia nuk janė tė pėrhershme. Por qė tė bėhem aq egoist saqė t’u propozoj njė kthim atyre nė Shqipėri, nuk do ta bėja dot. Jeta ime mund tė jetė e ndarė mes dy kontinenteve, por kjo ėshtė njė kosto qė unė e kam marrė parasysh.

    Do tė thotė kjo qė po i jep mė shumė prioritet jetės personale?

    Jeta ime personale nė kėtė moment as pėr mua nuk ka mė pikė rėndėsie. E vetmja gjė qė mė rreh truri dhe mė merr energji, ėshtė si t’i shėrbej mė mirė muzikės. Kam aq shumė ide nė kokė, punė pėr tė bėrė dhe akumulim nga 7 vjet nė USA, saqė mė rrėmben gjithēka.

    Atėherė, a mund tė cilėsohet kjo njė fazė e re nė jetėn tėnde?

    Them qė po, pasi investimi qė dua tė bėj nė Shqipėri, nuk do jetė i pakėt apo afatshkurtėr. Megjithatė, nga ngrohtėsia e njerėzve, mė duket disa herė sikur ėshtė ende vazhdimi i asaj qė lashė. Nėse do vendos qė tė mos kthehem mė nė Amerikė, sigurisht qė do ta merrni vesh menjėherė. Siē ju thashė, ėshtė herėt pėr tė folur me “pėrgjithmonė… “. Domethėnė, unė dua tė punoj dhe jo tė shoh jetė personale, qė, tė them tė drejtėn, e njoh nė tė gjitha fazat.

    Intervistoi : Klotilda Harka

    http://www.panorama.com.al/panorama-...aktis-familjen
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 27-10-2011 mė 12:58

  6. #46
    Elton Deda…pėr muzikėn dhe demonė tė tjerė

    Nga koha kur tundte flokėt e gjatė nė skenat e festivaleve shqiptare e kur kėndonte e ėndėrronte pėr ta ēuar vendin drejt Europės, pėr Elton Dedėn kanė kaluar shumė vite. I rikthyer pas shumė vitesh publikut dhe skenės shqiptare –pėr tė dytin vit radhazi ėshtė protagonist nė konkursin e talenteve “The Voice” –ai flet pėr evoluimin e muzikės shqiptare, por sipas tij, mė shumė drejt orientalizmit sesa asaj muzike qė aspironte brezi i tij. Flet mbi amatorizmin, pėrēudnimet qė i bėhen muzikės, mungesėn e profesionalizmit e shumė tė tjera. Pėr njė profesionist si ai kritika nuk bėn lėshime. Ai i thotė tė gjitha, pa kursyer askėnd dhe asgjė !

    Si e ke pėrcjellė muzikėn shqiptare nga jashtė? Si duket krahasuar me kohėn kur ishe shumė aktiv nė skenė?

    Tė mos i ngatėrrojmė gjėrat. Nė kohėn kur unė isha aktiv nė skenė kėndohej me zė, jo me b….. Pėr aq sa e kam ndjekur gjatė viteve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, me dhimbje kam qenė dėshmitar i torturės sė notave nga amatorėt.

    Po evoluimi 20-vjeēar i saj si ka qenė?

    Nė 20 vitet e fundit, ajo qė ka ndodhur me muzikėn shqiptare ėshtė vetėm deformimi dhe agonia e saj. Kjo, pėr meritė edhe tė disa strukturave dhe individėve injorantė qė nuk kanė pasur as mė tė voglin vizion pėr tė ardhmen dhe thjesht nga padija dėmtuan disa gjėra qė i kishin gati nga breza mė pėrpara.

    Sa u pėrket ndikimeve tė huaja, nga priret tė pėrqasė elementė muzika shqiptare, nga Perėndimi apo muzika ballkanike e orientale?

    Kėtu ka njė problem tjetėr, pasi nuk di se ku ta marrėsh bazėn pėr kėtė analizė. Tregu muzikor shqiptar ėshtė i pėrmbytur nga orientalizmat, turqizmat, sllavizmat dhe greqizmat. Stimulimi nga ana e medias ėshtė i mbushur me Rap, Techno, Hip-hop dhe RnB duke eliminuar muzikėn Pop. Kėshtu qė, sido ta marrėsh, i kemi tė gjitha nė muzikė. Vetėm njė gjė e vockėl na mungon: ndonjė gjė origjinale, qoftė kjo edhe tallava, por tė jetė origjinale.

    Po elementėt kombėtarė tė muzikės? A kemi muzikė tipike shqiptare?

    Kam pasur fatin dhe nderin tė mėsoj nė shkollė nga dy profesorė tė mrekullueshėm folklori dhe e them me bindje se kemi njė folk tė pasur dhe tė denjė pėr tė krijuar forma alternative muzikore ngritur mbi bazėn e tij. Kėtu hyjnė nė skenė profesionistėt, ata qė dinė mė shumė se bazat e thjeshta muzikore, sepse tė pėrdoresh folk nė muzikė- le tė themi komerciale- ėshtė tepėr delikate. Ndryshimi mes amatorit dhe profesionistit ėshtė se amatori vjedh, kurse profesionisti krijon. Unė them qė tani na duhet tė vėmė bazat e muzikės POP, tė ecim me botėn. Do tė vijė koha edhe pėr folkun tonė tė bukur.

    Cila nga gjinitė e muzikės mendoni se po ecėn nė Shqipėri?

    Tallavaja dhe RnB-ja e vjedhur dhe e kopjuar. Gjithashtu edhe “striptizmi muzikor” ėshtė njė gjini nė rrugėn e duhur tė zhvillimit kulturor nė Shqipėri.

    Kush ka ecur mė pėrpara, muzika popullore apo e lehtė? Mendoj pak mė shumė muzika e lehtė, duke parė se ku ėshtė katandisur muzika popullore sot.

    A mendoni se tregu ėshtė orientuesi i muzikės sot?

    Tregu nuk mund tė japė asnjė lloj orientimi, pasi ai ėshtė konsumatori qė ble mallin, tė cilit i ėshtė vėnė etiketa e kontrollimit. Nė Shqipėri fatkeqėsisht mungon njė institucion kritike i mirėfilltė pėr muzikėn POP/Rock dhe gjinitė e tjera, mungojnė menaxherėt e mirėfilltė, mungojnė agjentėt e tregut. Kjo sjell edhe anomalitė e shijeve dhe korruptimin e vlerave artistike.

    A shihet kėnga si mall nė Shqipėri?

    Sigurisht! Ajo ashtu ėshtė nė tė gjithė botėn. Kėnga ėshtė si ushqimi i pėrditshėm, konsumohet pėrditė dhe rregullisht. Njė komb, kushdo qoftė ai, nuk jeton dot pa disa vlera tė paracaktuara formash artistike. Problemi ėshtė qė, shumica e mallit (kėngė) ėshtė e skaduar dhe e prishur. Konsumatori po ushqehet me ushqim pa vlera.

    A ndikon media nė evoluimin e muzikės?

    Media ėshtė funksion i rėndėsishėm i zinxhirit tė madh tė furnizimit me vlera. Ka impakt tė padiskutueshėm dhe edukativ. A mund tė kishte mė shumė nė dorė pėr tė bėrė? Sigurisht qė kishte. Megjithatė po tė flasim pėr masmedia tė mirėfilltė dhe jo pėr media qesharake qė nuk di se ē’transmeton, mendoj se roli i saj ka qenė pozitiv.

    Muzika komerciale kritikohet, bėhen diferencime tė kėngėtarėve apo kompozitorėve qė bėjnė muzikė komerciale dhe atyre tė muzikės ‘cilėsore’. Ē’mendon rreth etiketimeve?

    Etiketimet janė tė dėmshme nė kėtė rast. Ēdokush ka tė drejtėn tė konkurrojė nė njė shoqėri tė lirė. Ky ėshtė ligj kapitalist ndėrkombėtar. Shoqėritė e zgjuara dhe tė emancipuara e bėjnė vetė dallimin midis kėtyre gjėrave. Jam i bindur se, edhe shoqėria shqiptare do tė shkojė nė njė fazė tė tillė dhe do tė bėhet e ndėrgjegjshme se kush janė prototipat qė tė etiketohen si tė tillė.

    A ėshtė domosdoshmėrisht njė kėngė komerciale jo e mirė dhe e anasjellta?

    Jo! Absolutisht jo! Kėngėt komerciale i duhen shoqėrisė dhe njerėzve. Nuk mund tė ishte e bukur bota sikur tė gjithė artistėt tė shkruanin muzikė alla “Pink Floyd” ose vetėm Jazz. Do tė ishte e mėrzitshme madje. Njerėzit kanė nevojė tė argėtohen nė disa raste dhe tė mendojnė nė disa tė tjera. Unė jam kundra talljeve me vjedhje tė rėndomta, qė nuk sjellin asgjė tė vlefshme. Muzika duhet tė ketė disa pika referimi, dreqi ta hajė! Jo ēdokush qė zgjohet keq nga gjumi, ngrihet dhe thotė: “Unė do tė bėj njė album muzikor tani, se e ka bėrė edhe komshiu im”. Kėtė, vetėm njė bord kritikėsh muzikorė e zgjidh. Njė bord demokratik dhe i hapur ndaj ēdolloj rryme qė vendos kriteret. Gjermanėt kanė njė kushtetutė pėr cilėsinė e birrės, ne s’kemi asnjė “patrullė” kritikėsh qė tė drejtojnė pak shijet e shoqėrisė drejt njė arti mė tė bukur, mė cilėsor, mė tė kėndshėm.

    Nga klubet me muzikė live te programet televizive me format muzikor dominon repertori i huaj. A duhet pėrfshirė mė shumė muzika shqiptare apo kėto formate duhet tė vazhdojnė kėshtu, siē janė nė tė gjithė botėn?

    Do tė ishte mirė tė pėrfshihej mė shumė muzika shqiptare, sigurisht. Por kėngėtarėt qė kėndojnė nė klube shumė pak kėngė tė tyre origjinale kanė. Mund tė kėndonin mė shumė cover-a shqip, megjithatė duke parė se nė ēfarė raportesh janė kualitetet tona me ato botėrore, mendoj se argėtimin mė cilėsor e sjell repertori botėror. Megjithatė, po tė shkruajnė shumė kompozitoret dhe grupet, unė do tė pranoja tė dėgjoja vetėm shqip nėpėr Pub-e.

    Si ju duket muzika e prodhuar vitet e fundit nė vend?

    Po rikthehet rock-u dhe popi. Cilėsia e incizimeve ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm. Ka kompozitorė tė rinj qė po tentojnė tė eksplorojnė nivele tė tjera. Unė e shoh me sy pozitiv.

    Si protagonist i njė talent-show, si duken tė rinjtė shqiptarė qė aspirojnė pėr karrierė muzikore?

    Me plot gojėn mund ta them qė tė rinjtė tanė janė plotėsisht tė aftė tė barazohen me nivele tė larta interpretimi. Janė jashtėzakonisht tė talentuar, me ambicie e vullnet. Sa pėr pėrgatitjen e tyre te “The Voice” kam mbetur pa fjalė. Pavarėsisht mungesės sė theksuar nė literaturė dhe kulturė muzikore, janė padyshim njė brez qė do tė sjellin risi dhe do tė bėjnė diferencėn mė vonė. Madje pres akoma mė shumė.

    Po entuziazmi ėshtė po ai qė ka pasur brezi juaj nė vitet ’90?

    Sa pėr entuziazėm, do tė thosha qė brezi im, i viteve 90’, kishte gjėra tė tjera plus, faktorin revolucion, ndėrrimin e sistemeve, ide tė reja. Sot komercializimi global ėshtė mbytės dhe kėtu rinia jonė nuk ka asnjė faj. Nuk ėshtė faji i saj qė bota ndryshon pėr keq.

    Po pėrgatitjet e pėrvitshme pėr “Eurosong” si ju duken?

    Pėr “Eurovizionin” nuk kam asnjė lloj konsiderate dhe kėtė e kam thėnė edhe herė tė tjera. Nuk jam njeri qė shtirem dhe bėj komplimente pėr gjėra qė i shoh larg vizionit tim artistik. Sa pėr pėrgatitjet e stafit qė shkon nė ‘Eurovizion’, vlerėsoj jashtė mase punėn qė bėn pėr t’u paraqitur sa mė denjėsisht nė kėtė aktivitet pa pikė rėndėsie. Kėtu them me veten time qė profesionistėt e mirė duhet tė vlerėsojnė artin e tyre dhe jo aktivitetin. Sa herė jemi paraqitur nė Eurovizion, jemi paraqitur denjėsisht dhe e keni parė vetė sesi jemi vlerėsuar. Ai aktivitet duhet hedhur nė recycle bin.

    MAPO
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,658
    Do te behem pak lokalist,se rocku , dhe popi ne te Mitrovices, e mbajme vendin e par ne trojet shqiptare
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Me kerkoi nje e huaj se ku mund te degjonte ca kenge shqip.Ishte shume kureshtare.I thashe,'' Do te te tregoje se si te futesh ne internet dhe te degjosh kenge shqiptare".U futa vet ne fillim .Kisha kohe pa degjuar kenge me thene te drejten.Vetem c'degjoja radion kur ikja ne pune.Si perfundim nuk ja tregova se si te futej .Me erdhi turp ,kur degjova lloj-lloj zhgarravinash ,pseudokengetaret tane.Nuk desha te krijonte nje imazh te gabuar per muziken tone.I dhashe nje disk qe e kisha bere vet me kenge te zgjedhura.

    P.S Zenith jam kureshtare te di ke quan kengetar ti ,kur Eltoni si kengetar dhe i ati i Eltonit si dirigjent nuk ta mbushin syrin.
    Po ti a derbardh ,keng te bukura para '90 ka plot ne youtube...je vene ne siklet kot.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  9. #49
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Mbreme startoi The Voice of Albania, ku Elton Deda ishte nje prej 4 perzgjedhesave te zerave me te bukur. Uroj qe profesionalitetin e tij ta shpalose me se miri, per te lindur keshtu nje rryme e re artistesh te vertete ne Shqiperi.
    Mire keta kromashet, po edhe ti moj Perla? Po jo keshtu moj vajze, ti mjaft bukur e flet/shkruan.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    une se kuptoj ca ka bo ky qe na qenka gjeni?

    ....ka gjithe kto vite ne Amerike dhe nje kenge te veteme se ka be? Duke pi kafe gjihte diten neper bronx sqet gjo ne drite as ky as ai beni vogel :P

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    hahaha tani e kuptova pse shqiperia ka ber shume perpara,, se i kemi gjeni te tere si ky
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  12. #52
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    gjeniu i kokaines

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Elton Deda - Ky gjeni qe i mungon Shqiperise


  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Elton Deda - Ky gjeni qe i mungon Shqiperise

    ARTI mbetet Art ne cilindo vit te ngjitet ne skene !


Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Marrėdhėniet e Shqipėrisė komuniste me organizatat perėndimore
    Nga ~Miracles~ nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2005, 07:54
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •