Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet në Bllog
    2

    Biografi të anëtarëve të Forumit

    Ndoshta për ndonjërin është temë jo edhe aq interesante, ama, mua personalisht më interesojnë biografitë e anëtarëve te forumit. Pra, kam dëshirë të njihem me shumicën e tyre, të marr vesh se ç'personalitete janë, me se merren, hobin e tyre, strukturën kualifikuese, gjendjen ekonomike,provesionin etje, etj. Për fillim, unë po e postoj biografinëtime personale, të sakt, pa asnjë lajthitje apo egzagjerim.

    Ja mund ta lexoni dhe të njihemi mes vedi.
    Besoj se do gjej bashkëmendimtarë qqë do më përkrahin
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------

    Hajrush Idrizi




    BIOGRAFIA E SHKURTËR

    Jeta ime është tepër dramatike, tepër interesante , me plot batica e zbatici dhe shumë e bujshme. Po jap vetëm pak të dhëna, sidomos për fëmijërinë time.
    Ati im ,Qazimi është rritur pa asnjërin prind-jetim. Ate e rrit gjyshja ,të cilin edhe arrin ta martojë,me time mëmë në vitin 1938.
    Dhe, pas shtatë viteve martesë,më sakt,më 25 qershor të vitit 1945,lindem në katundin Sllakovci Jerli,komuna e Gjilanit, e pas dy viteve,më 1947,mamaja ime lind edhe një djalë, por manjëherë (gjatë lindjes) ajo vdes. Babai ngel me te posalindurin dhe me mua dyvjeçar.
    Dy vite rresht merr rolin e mamasë,përkujdeset për foshnjën ama edhe për mua. Në vitin 49 martohet me një vejushë, me të cilën pati dy vajza.
    Më duhet të theksoj patjetër,se, i vetmi njeri i fshatit që dinte shkrim- leximin (kishte mësuar në ushtri) në gjuhën serbe ishte ati im. Nisur nga ky fakt,hyn në punë në një shitore shtetërore që furnizonte katër fshatra të Malësisë së Zhegocit.Tashti,gjatë afër katër viteve , me sa di unë, pati një jetë të qetë dhe të lumtur.
    Mirëpo,çuditërisht,kah fundi i vitit 1952, brenda një muaji i vdesin te dy vajzat, ndërsa në prill të vitit 1953, i ndodh një tragjedi marramëndëse: Vëllai im Ymeri vdes të shtunën ndërsa njerka ime, të nesèrmrn në mbrëmje(!).
    Mua më bëhej se pas dy-tri ditësh edhe unë do vdes ama nuk e dija se cili do vdesim përpara, unë apo babai.
    Se si i peballoi ati kësaj shfarosje të familje së tij ,vetëm Zoti e di.
    Pas kësaj tragjedie, ati e lë punën dhe fillon të përkujdeset për mua dhe vetëm për mua.
    Vjen viti 1956. Serbijanët fillojnë akcionin - “gumbullimi i armëve”. Atin tim e ftojnë të parin dhe ia kerkojnë hiq më pak se një mitraloz të rëndë duke i thënë se “ti ke qenë vullnetar i Mulla Idriz Gjilanit gjatë vitit 1944 , madje roje e tij personale në Kikë”.
    Pohimi se na ishte vullnetar i Mulla Idrizit ishte e sakt, ama mitraloz nuk kishte, por qëllimi nuk ishte tek arma,po dihet tek dajaku. Policia sllave e dërmon në mënyrën më barbare madje e bëjnë të paaft edhe fizikisht.
    Disa plaka të fshatit e mjekojnë duke e mbështjellur me lëkura të deleve dhe me ndihmen e Zotit, përmirsohet dukshëm.
    E,më 6 maj të vitit 1956, shperngulemi për në Ferizaj më qëllim të gjetjes se ndonjë mundësie për të ikur në Turqi.-“Të vetmin ymyt në këte dynja e kam në këtë djal dhe nuk due me e lanë ner shka”,- u pat thënë fshatarëve.
    Unë kishja mbaruar shkollën fillore katër klasëshe në vendlindje, por,këtu në Ferizaj, dy vite nuk vajta në shkollë fare,sepse, shpresonim se do ecim për në Turqi. Po, kur e pamë këtë pamundësi, regjistrohem në shkollën tetvjeqare, pastaj në Shkollën Normale “Zenel Hajdini” në Ferizaj, dhe me 5 qershor të vitit 1967 diplomohem për mësues. Dhe, me një shtator të vitit 1967 ia fillova punës –mësues në Skollën Fillore në Cërrnillë.
    Meqë në shkollën normale ishim armatosur me plot dituri profesionale, punës ia fillova me një vullnet të pashpjegueshë. Madje, në fshat shumë shpejtë fitova respekt ndoshta edhe të tepruar nga të gjithë fshatarët pamarrë parasysh moshën apo gjininë. Pas dymbëdhjetë viteve punë në Cërrnillë,transferohem në Prelezin Muhaxhier,ku edhe sot punoj po aty.
    Jam shumë krenar me punën time, me angazhimin tim permanent në përkryerjen e metodologjisë në punë. Synimi im ishte shumë konkret: Arsimimi i nxënësve me metodat më bashkëkohore dhe edukimi i tyre me vlerat më humane e njerëzore. Caku im kryesor ishte ngritja e vetëdijes kombëtare tek nxënësit por jovetëm tek ata por edhe tek mbarë popullata. Zaten, këtë e kishim edhe porosi nga profesorët tanë.
    Jam shumë krenar me nxënësit e mi, një numër i madh i të cilëve kanë mbaruar fakultete e edhe magjistratura,e që edhe sot përulen para meje duke me thënë-“Mësues, ne përherë jemi të vegjël para teje”.
    Jam shumë krenar që deri me ditën e sotme (20 qershor 2008) ASNJËHERË nuk kam patur probleme me asnjë nxënës dhe poashtu nuk kam patur ASNJË konflikt me asnjë prindër-ama bash me asnjë.
    Jam fatlum që pata rastin ta kem nxënëse Albanë DUSHKUN, e cila m’ë detyroi, m’ë obligoi apo ndoshta edhe m’ë urdhëroi për ta shkruar këtë D I T A R, të cilin moderatorët e faqeve të internetit e cilësuan dhe e publikuan si ROMAN.
    Tashti librin e keni në dorë, lexojeni!

    P.S:
    Foton nuk ma pranoi postimi.

  2. #2
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    tani per tani nuk kemi ndonje pozicion te hapur per ju.
    dont call us, we wont call you either.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Hajrush po te biografia u dashka dhe deklarimi pasurise?

    Njeriu mire jame,Mjafton?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet në Bllog
    2
    Citim Postuar më parë nga alda09 Lexo Postimin
    Hajrush po te biografia u dashka dhe deklarimi pasurise?

    Njeriu mire jame,Mjafton?

    Po, Kam besimin tek Zoti.
    Ai më ka paisur me të gjitha të mirat: Mëndjen e shëndosh, trupin e shëndetshëm. M'i ka dhuruar KATËR djem, dhe një vajzë, që të gjithë janë të shëndoshë, të aftë, në rrugën që porosit Perëndia.
    Asnjëri nuk është i privilegjuar nga shteti. Punojnë ag e terr (tek pasanikët) nga më shumë se 12 orë.
    Kjo është pasuria ime.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga Hajrush Lexo Postimin
    Po, Kam besimin tek Zoti.
    Ai më ka paisur me të gjitha të mirat: Mëndjen e shëndosh, trupin e shëndetshëm. M'i ka dhuruar KATËR djem, dhe një vajzë, që të gjithë janë të shëndoshë, të aftë, në rrugën që porosit Perëndia.
    Asnjëri nuk është i privilegjuar nga shteti. Punojnë ag e terr (tek pasanikët) nga më shumë se 12 orë.
    Kjo është pasuria ime.
    Me jete te gjate femijet dhe lumturi gjithmon po keshtu jemi te gjithe sherbetor e s'kemi ndonje pasuri materiale kushedi,veç asaj shpirterore.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet në Bllog
    2
    Të falemnderit mik aldao09!
    Hadi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hajrush : 02-08-2008 më 20:00 Arsyeja: Postimit të dyfisht

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet në Bllog
    2
    Të falamnderit miku alda09!
    Hadi

  8. #8
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Per mua pyet tek klubi i lagjes se ta thone ata biografine time.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet në Bllog
    2
    Do ta kryej porosinë tende.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    shif profilin,
    ska nai pasuri te madhe po prap do ngopesh
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet në Bllog
    2

    Talking I gjori ti


    I gjori ti. Po më dhimbëseni

  12. #12
    i ç'regjistruar...
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    736
    Hajrush te pergezoj per guximin qe paske ne perballjen me te rejat qe solli paslufta(kompjuterin dhe nje rini pak me ndryshe) dhe me te cilat mese 99% perqind e moshatareve tu (ne ferizaj) as qe i pranojne si pjese te jetes.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Mire se ke ardhure Hajrush ne F.Sh.
    e lexova biografin tende , dhe sinqeritetin tuaj qe e ke shprehur ketu , paske kaluar thuaj se nje pjes te jetes shume te veshtire , duke marre parasysh ate kohe qe ka qene veshtire per te mbijetuar ne cfardo metode , ka qene serbi ,varferija etj,,,

  14. #14
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Hajrush kurse per mua pyet kete BaBa se ai sme njehe
    mua
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  15. #15
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Biografia ime eshte shume e gjate, dhe nuk besoj qe ketu ka shume vend per biografine time.

    Do te doja qe biografine time do ta dergoja ne Holivud nese interesoheshte ndonje aktor dhe do t'ja jepja me gjithe deshire biografine time, besoj qe do te fitoje si filmi me i mire i holivudit nder vite "The best"

  16. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Biografitë e anëtarëve të forumit na bëhen të njohura mes prezantimeve të tyre, poashtu nga profili i cdo anëtarit mund të lexosh një pjesë të biografisë së tij, kjo ndodhë sipas dëshirës së anëtarët nëse don ta publikoj këtë të fundit.

    Andaj mendoj se tema është e pavlefshme dhe nuk ka nivel të duhur të diskutimit, andaj tema do të mbyllet.
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Grupmoshat e anetareve te forumit
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 29-11-2023, 06:04
  2. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •