Malėsia tokė e begatė trimash, Trieshi ndėr shekuj dhe Baca Nikė.
Nga Gjon Frani Ivezaj
Nuk ėshtė aspak e lehtė tė shkruash pak rreshta historike pėr Trieshin dhe Malėsinė, historia e sė cilės ėshtė e lidhur si mishi me kocin. Tė pėrmendesh fjalėn Malėsi, do tė thotė se ke pėmendur Trieshin, njė ndėr krahinat mė heroike tė popullit shqiptar.
Emri Trieshi dhe banorėt malėsorė tė tij, pėrmenden qysh herėt, nė analet e historisė sė popullit shqiptar. Vendasit autoktonė, morėn emrin trieshianė, sepse shtėpitė e tyre gjenden pranė tre maleve tė larta, tė njohur nė histori si dėshmitare e luftrave dhe pėrpjekjeve tė pareshtura tė banorėve vendas, pėr tė ruajtur trojet stėrgjyshore ndėr shekuj nga synimet grabiqare e asimiluese tė tė huajve.
Jeta e vėshtirė ekonomike, mes malėve me dėborė nė dimėr dhe thatėsirės nė verė, ka bėrė qė nė fillim tė shekullit XX, shumė nga banorėt vendas tė marrin rrugėn e emigracionit nė drejtim tė shteteve tė ndryshme tė Europės dhe ShBA, ku ėshtė i pėrqendruar edhe numėri mė i madh i banorėve malėsorė.
Trieshi dhe Malėsia e Madhe deri nė vitin 1476, mbante lidhje tė mira dhe tė ngushta me Republiken e Venedikut. Janė tė njohur personat historik, qė mbanin lidhje dhe mbėshteteshin nė Venedik (Itali), si: Anaro Hoti (Hot), Sum Gruda, Llesh Tuzi, Pjetėr Kuqi, si dhe Vuksan Gjeca (Kelmend) etj. Po ashtu asokohe Malėsia, mbante marrėdhėnie tė mira edhe me Dinastitė e Ballshideve dhe Cernocekase (Balshajt e Cernojeviqet) tė etnosit shqiptarė.
Imzot Pjetėr Arben Todori, njė arqipeshkėv shqiptarė (Shih dokumentet arkivore Nr. AP S12 faqe 115), ndėr tė tjera, shkruan: Shpata e malsorit, asht ndera e vatanit. Ai pėrshkruan luftrat e pėrgjakshme tė malėsorėve, kundėr pashavė dhe vezirėve turq, qė ishin tė stacionuar nė qytetin e lashtė tė Shkodrės. Nė lėvizjet antiosmane me armė nė dorė, morėn pjesė shumė malėsorė prej Hotit e Grudės, Trieshit, Kelmend e Kastrat, Shkrel etj. Prelati i lartė shqiptar, midis tė tjerave pėrmend me respekt edhe banorėt trieshianė.
Nė kohėt e lashta, nėpėr Triesh e Malėsi, kalonin rrugėt mė tė rėndėsishme edhe pėr Europėn. E tillė ishte rruga qė kalonte nga Norana nėpėr Dinoshė Tėrgajė Vėrmosh - Gusi dhe tjetra Tuz - Koplik Shkodėr - Lezhė.
Historia e Trieshit, ėshtė e shkruar me gjak trimash malėsor. Vendasit pėrmes bijve trima ndėr shekuj, i kanė dalė zot me besė gjithmonė kėtyre malėve, qė ishin fole e ngrohtė e jetės sė tyre. Kėtu gjetėn strehim shumė luftėtarė tė lirisė, kėshillime e kuvende burrash, bujari e mikpritje tradicionale shqiptare, pėrkrahje, mbėshtetje me vullnetar trima e besnik, ndihma materiale e veshmbathje, duke kaluar nėpėr kėto shtigje tė vėshtira, por tė dashura pėr mikun e dashamirin, dhe flakė e barut pėr armikun qė shkeli me egėrsi kėto kreshta tė trimave shqiptarė.
Duke shfletuar arkivat historike tė historianėve, shkrimtarėve, udhėtarėve tė huaj dhe klerikėve misionarė, qė kanė shkelur dhe qėndruar Triesh e treva tė tjera tė Malėsisė, ndėr tė tjera, shohim shumė relacione, qė ata i dėrgojnė vendeve nga ata kanė ardhur mbi gjithēka qė po ndodhte ndėr kėto zona.
vazhdim....
Krijoni Kontakt