Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Perralla e dosjeve te Berishes

    Loja me spiunė qė Sali Berisha ka nisur kėto ditė tė nxehta vere, pėrveēse faktit demagogjik qė pėrmban brenda vetes, ka si qėllim qė nėpėrmjet kėsaj teme sensitive pėr shqiptarėt, tė largojė vėmendjen nga fakti kryesor qė shqetėson shqiptarėt, keqqeverisja dhe inkriminimi i kryeministrit Berisha. Tashmė qė pėr Sali Berishėn, janė drejtuar tė gjitha artileritė e akuzave nga tė gjitha drejtimet, duke filluar nga SHBA, prokuroria shqiptare, mediat amerikane dhe ato shqiptare, duke mbaruar te viktimat e Gėrdecit, kryeministri Sali ėshtė duke krijuar turbullirėn e dosjeve tė spiunėve pėr tė nxjerrė jashtė loje temėn e nxehtė tė Gėrdecit.Tashmė politika djallėzore e Saliut ėshtė pėrqendruar nė largimin me ēdo kusht tė vėmendjes nga implikimi i tij nė historinė e trafikut tė armėve, ku ėshtė vetė i implikuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, implikim ky, qė ka pėrfshirė edhe diplomacinė amerikane me ambasadorin e saj Uidhers. Sali Berisha e Fatmir Mediu, duke qenė tė akuzuarit e mėdhenj tė masakrės sė Gėrdecit dhe tė trafikut tė armėve, kėrkojnė qė nėpėrmjet njė tjetėr teme tė nxehtė tė shuajnė shijen e hidhur qė ka lėnė implikimi i tyre nė aferat e lartpėrmendura. Por nė tė vėrtetė, a ka ndėrmend Sali Berisha tė hapė dosjet? Nė tė vėrtetė, Sali Berisha ka aktivizuar njė prej kamikazėve tė tij, zonjėn Jozefina Topalli, qė tė nxjerrė nė skenė ligjin e hapjes sė dosjeve, duke bėrė show-n e rradhės me njė histori qė do tė vazhdojė tė ngelet e arshivuar nė kalendat greke. Asnjėherė Sali Berisha, nuk ka qenė i interesuar tė hapė dosjet, pasi janė dosjet qė ai disponon, tė cilat kanė shėrbyer deri tani si mjet presioni ndaj mazhorancės spiune qė ka nė parlamentin e tij. Gjithmonė nėpėrmjet Jozefina Topalli e cila ka probleme me tė kaluarėn e saj, Sali Berisha kėrkon tė nxjerrė nė skenė njė skemė, tė cilėn ai asnjėherė nuk ka ndėrmend ta aktivizojė. Ka qenė intervista e Agim Shehut, gjenerali i famshėm dhe zėvendėsministri i Brendshėm, nė datėn 6 janar 2008, nė njė tė pėrditshme, i cili ka kėrkuar, qė "tė gjithw proces-verbalet e organizatave tė PPSH, duhet tė hapen, pasi kėto organizata i kanė shėrbyer sigurimit tė shtetit me informacione, duke funksionuar praktikisht si rezidentura tė kėtij shėrbimi". Nė kėtė mėnyrė, njeriu mė i devotshėm i Berishės, ka aluduar nė mėnyrė tė hapur pėr ish-shefin e tij, i cili ka qenė pėr dhjetė vjet rresht sekretar i njė organizate partie, se ka qenė rezident i kėtij shėrbimi, fakt qė mund ta sqarojė hapja e dosjeve me proces-verbalet e mbledhjeve tė organizatės sė partisė ku ka milituar kryeministri Berisha. Pėrveē kėtij fakti, Sali Berisha vazhdon tė konfirmojė para shqiptarėve, se ai do tė vazhdojė tė punojė me kėta elementė, pasi ėshtė i lidhur nga fije tė padukshme qė burojnė nga pushteti qė i dhuroi Ramiz Alia. I gjithė pushteti i Sali Berishės ėshtė i ngritur mbi pėrfshirjen e personazheve, tė cilėt, tė kaluarėn e tyre e kanė tė lidhur me sigurimin e shtetit, si dhe me njerėz qė kanė aderuar pėr vitet tė tėra nė strukturat drejtuese tė Partisė sė Punės. Shumė prej figurave qė rezultojnė spiunė tė sigurimit dhe qė kanė dosje tė publikuara, sot shėrbejnė nė poste kyē nė qeverinė shqiptare. Gjithashtu dhe kryetarja e Parlamentit, ka qenė njeriu qė ka ngulmuar mė shumė nga tė gjithė nė kėto tre vite pushtet, qė ligjet pėr hapjen e dosjeve tė sigurimit, tė qėndrojnė sa mė larg votimit. Kjo e ka njė sens logjik pėr kryetaren e Kuvendit, e cila megjithėse vjen nga njė shtresė e persekutuar, po bashkėpunon mė sė miri me komunistin e devotshėm Sali, duke krijuar njė dyshe nepotiste nė kupolėn shtetėrore. Nė fakt, hapja e dosjeve ėshtė show i radhės i Sali Berishės, i cili duke kėrkuar pushtet pa kufi, ka hapur luftė edhe me presidentin e Republikės, duke kėrkuar qė kėtė institucion ta ketė nė vartėsinė e tij, pėr tė shtėnė nė kontroll tė plotė gjykatat, prokurorinė, SHISH etj, pėr tė pėrfunduar procesin e plotė tė shtėnies nė dorė tė pushtetit absolut. Dosjet e spiunėve, nė tė vėrtetė nuk janė gjė tjetėr, vetėm njė alibi pėr Sali Berishėn dhe njė pėrpjekje e dėshpėruar e tij, pėr tė larguar vėmendjen nga realiteti fatkeq ku ėshtė katandisur kryeministri ynė i nderuar. Tashmė Sali Berisha, po mundohet mė kot tė tėrheqė vėmendjen me aksione politike tė kėtij karakteri. Njė gjė ėshtė e sigurt nė kėtė histori, Gėrdeci dhe trafiku i armėve janė histori qė mbyllen vetėm me arrestimin e Berishės dhe tė Mediut, arrestime qė nuk do tė vonojnė tė vijnė. As dosjet dhe as show dhe presioni i Berishės mbi mediat, nuk do tė kenė mundėsi pėr tė parandaluar fatin e tij tė keq e tė pritshėm. Nėse Sali Berisha, ka dėshirėn e mirė tė largojė nga politika dhe administrata spiunėt e sigurimit, sot po i paraqesim tė plotė dosjen e njė tjetėr spiuni tė sigurimit tė shtetit. Ky quhet Qemal Sakajeva dhe punon drejtor drejtorie pranė kryeministrit tonė tė nderuar. Ky botim ėshtė bėrė dhe nė datėn 15 Mars tė vitit 2008, por Sali Berisha nuk ka marrė asnjė masė, duke konfirmuar se ėshtė pjesė integrale e sigurimit tė shtetit dhe njė komunist fanatik dhe paranojak.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku e psonise kte artikull o juan..

    kush e ka shkruar..

    kur..ku.. tek..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Citim Postuar mė parė nga kolombi, ne nje teme te papare
    Miku Brar i pari fisit,
    paska cele gjeth'e lisit,
    manushaqja dhe terfili,
    po kendon dhe bilbili...
    .. .
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    crendesi ka kush e ka shkruare e verteta eshte e vertete

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Aspak rendesi kush e ka shkruar...kush?..kur?...ku?

    ...rendesi ka qe problemi qendron. U sterlodhem.
    Problem nuk eshte kush e tha, problem eshte vete problemi.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Edhe ne shqiptaret e Kopenhages qe rufisim kafet ne kafetoren shqiptare na merr malli per Shqiperine dhe te brengosur jemi per hallet e saj. Pra jo larg prej pallatit te nenes mbretereshe ku ambasadorja shqiptare beri aksident me makine dhe filloi te shante dhe kercenonte si ordinere bisedat tona te zjarrta per Shqiperine nuk kane te sosur.Beni nga Elbasani hidhet dhe me pasion argumenton ne se ne Shqiperi do te qe aplikuar modeli rumun, Shqiperia do te kishte bere shume perpara, sepse pengesat e zhvillimit do te ishin likujduar me ate tip revolucioni. Mbeturinat shqiptare, spiunat dhe sahanlepirsat ngelen duke na terrhequr nga teshat dhe nuk na lene te bejme asnje cap perpara -vijon Beni.U be cu be thote Tani nga Gjiroksatra. C’duhet bere ore? Mire eshte te plasi. Jo si ne 1997-ten kur na I hodhen dhe neve dogjem dhe shkatrruam veten. Mire eshte te plasi qe kete radhe te pastrohet vendi. Vetem te filloi pa taj me kane.Ca je tuj thane mor ti-hidhet Frani nga Shkodra. Ca po na duhen neve ato modelat rumune. Neve kena modelat tona. A nuk po te pelqen ty modeli Himariot? Ne fakt ai eshte model lushnjar. Nuk e pe se si ja bani atij Bollanos, e tash Himara ka ran rehat.Uhaaa… Derman fillon te flase Koli nga Tepelana-Te lumte! Kete radhe shpetimi I Shqiperise do te vije nga Myzeqeja. Edhe ai personi qe perplasi makinen e tij ne Presidence ishte nga Fieri. Mire eshte qe keta myzeqaret te dalin nje xhirro nga Parlamneti, Qeveria, Presidenti dhe ja ku u rregulluan edhe hallet dhe turpi qe na ka zene me ata hajduta, bandita, kriminela, te shitur, sahalepiresa zyrtare shqiptar.

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. A kemi njė politikė kombėtare sot?
    Nga Ingenuous nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  3. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Virgjil Muēi - Na ishte njė herė njė botė me pėrralla!
    Nga Davius nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 18:17
  5. Rikthimi i themeluesve tė PD-sė
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •