Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Altin Xhaferri

    Duhej prishja e kollodokut të një traktori të vjetër të prodhimit sovjetik që shtynte plehrat e Tiranës në Sharrë, që banorët e kryeqytetit të merrnin vesh se sa në rrezik ishin ata dhe fëmijët e tyre për të cilët rropaten gjithë ditën. Kryebashkiaku e shpalli zonën e plehrave një bombë ekologjike që s’dihet ç’dëme bën nëse shpërthen. Por vetëm një javë më parë kishte anonçuar një tjetër bombë mbi të cilën flinte kryeqyteti – bombën urbane që ne quajmë Selitë, kishte shpallur një dyzinë bombash të tjera: bomba sociale, bomba elektrike, bomba e kanalizimeve, etj. etj... Dhe pas gjithë këtyre deklaratave prej atij që ka marrë përsipër të bëjë të parin e fshatit, s’ka si mos të të krijohet përshtypja se je kaq i rrezikuar dhe jeton në një qytet plot me bomba, thua se je jo në Tiranë, por diku ku ndahet kufiri me Kosovën, ku nga çasti në çast mund të hasësh një bombë. Nuk janë vetëm fjalori me bomba e me mina dhe gjëra të tjera që shpërthejnë të zgjedhura për ilustrim nga fjalori i terrorizmit, por kur sheh se ai që t’i thotë ka madje dhe një si punë mjekre dhe ka dhe një përpjekje të mbetur në tentativë për shembjen e nja dy kullave, të gjitha këto vijnë e të bëhen bashkë si padashur dhe të krijojnë ankth se ç’do të ndodhë në këtë qytet që qenka i gjithi i minuar. Por në të vërtetë, ka shumë gjasa që ky të jetë dhe qëllimi i vërtetë i Edi Ramës, t’i mbajë njerëzit në një gjendje ankthi të asaj ç’do të ndodhë. Në daljet e shpeshta në TV, ai i mëshon kësaj pike për të arritur në atë që shpëtimtari i vetëm prej bombave është vetëm ai, se ai po deshi i heq, po deshi i lë të plasin, duke marrë përsipër meritat e një kamikazi në mëshirën e të cilit ndodhemi. Në të vërtetë, Edi Rama me fjalorin e bombave të kujton atë personazhin me emrin Doktor Fisher i Gjenevës - një plak ekcentrik që po të rronte dhe sot, mund ta quanin karizmatik, i cili iu kishte rezervuar në njërën prej dhuratave që do të shpërndante në gostinë e bombës, plasjen e një bombe duke u kënaqur me ankthin e tyre dhe me frikën. Vjen një ditë e vetme kur del me këmbë nga Tirana e Re, sesi fshihen biznesmenët dhe pronarët e lokaleve se mos ua vë syrin dhe pastaj... I pari që e tërhoqi dhuratën bombë ishte El Sajedi, por kjo nuk përfundon këtu. Gati shumica e drejtuesve të lartë socialistë kanë biznes ndërtimin dhe nëse sot ia plasi bombën El Sajedit, nesër mund t’ia pëlcasë Spartak Poçit, Valentina Leskajt, Et’hem Rukës, etj., nëse ata s’i bëhen krah në KPD për një mandat tjetër. Doktor Fisheri sa herë del, të kujton atë komedinë “Gjuetia e fundit” me pyetjen absurde: “Të kujt janë këta zogj, mo Sillo? Tanët janë. Hiqi. Lër vetëm nja dy a tre që këndojnë më mirë”. Për analogji, Edi Rama mund të dalë secilën prej ditëve të javës e të pyesë taborrin që i shkon pas: Të kujt janë këto shtëpi mo? Hiqi, lër vetëm nja dy a tre që më pëlqejnë mua. Të kujt janë këto dyqane mo? Hiqi, lër vetëm ato që të them unë. Një absurditet të tillë, aq më tepër të bërë në emër të së resë dhe të zhvillimit, por që përmban brenda aq ligësi dhe aq frymë të vjetër qeverisjeje, zor se ta zënë sytë rrotull. Në rajon. Në qytetin e mbarsur me bomba, ai po bëhet vetë një bombë që s’dihet kujt do t’i plasë në duar. Ndoshta të parit që do të mendojë se Tirana nuk është vetëm Lana dhe se të qeverisësh një metropl nuk është të lyesh vetëm tre faqe mur ashtu siç u lyejnë buzët me të kuq të ndezur kurvave të plakura. Sidoqoftë, për sa kohë ne do të jemi pjesë e një qyteti të minuar, s’na ngelet gjë tjetër veçse të zgjedhim llojin e vdekjes apo të falimentimit që na pëlqen, si dhe llojin e bombës që do të na plasë Doktor Fisheri i një qyteti ku ligjet e demokracisë merren nëpër këmbë si brekë të zhveshura. E përsa kohë të ndodhë kështu, të pashpresët do t’i luten Xhoanës, Xhoana do t’i lutet Zotit, ndërsa Zoti vetë do t’i lutet Edit që mban në duart e tij jo dhe aq të pastra e të përgjegjshme, unazat e aktivizimit të bombave që bëjnë pluhur fatet e njerëzve me të drejtë për të votuar e pa të drejtë për të numëruar votat.

    gazeta Tema

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Ke te drejte Eni

    Tirana,eshte nje qytet qe gjithmone e shte punuar ne qender,biles dhe godinat gjithmone i kane lyer nga fasada para dhe jo mbrapa.Por Tirana eshte e gjitha dhe e te gjitheve.Po behen shpenzime per trotuarin rruges nga qendra tek treni dhe nuk mendohet te futet nen toke linja 6 kv aktualisht ajrore e etiketuar e rrezikshme per banoret.
    Nuk u mendua te ndertohet unaza e madhe duke i dhene zhvillim urban periferise,nuk u mendua per pallate popullore ku te futeshin te pastrehet me cmime qeraje simbolike si ne bote,dhe te lirohen dhe shtepite e pronareve te shpronesuar dikur,u be lulishtja para hotel Dajtit dhe kioskaxhit u kompensuan si zenia e oborrit te Institutit te Arteve,liqenit,ju dha Gaz Demit turizmi i Sarandes,transformohet per Gjukate ish hotel Arberia,kur ishte planifikuar stabilimenti Mihal Duri,u zu me gradaciela lulishtja perballe Kryeministrise (vellezerit Frasheri)kerkohen te shemben kullat Hawai tek liqeni dhe jo keto gradaciela ne mes te Tiranes,sigurisht sepse i ka prishur pazarin shoqates ndertuesve te Edi Rames etj
    Eshte gjelbur peshku,njerezit tani do te jene perballe taksave te reja si per shtepite etj a thua se ne keto vite jane hapur dhe vende pune,pasi dhe Nano premtoi.Njerezit jetojne dhimbjen e tyre dhe flasin me vete edhe kur kalojne ne trotuaret e shtrenjta qe tani kur kalon te lagin me uje sepse levizin pllakat ne menyre masive,fajin Bashkia ja la tregtareve qe ecen mbi to pa u thare mire.Sigurisht,keto plakka u moren nga Vlora sepse nik ka ne Tirane.
    Eh,Eni do te jetojme perhere e me teper ne streset e pasigurise se se nesermes edhe ne qe ndoshta jemi me mire se masa e thjeshte qe nuk ka buke te haje dhe ska ku te qaje hallet dhe nuk ka as opozite qe te shpresoj.Jane ne muaj mjalti politikanet,tani edhe pasurite kombetare do te ndahen pa zhurme ne parlament,me konsensus,biles edhe votimet do jepen me konsensus nuk do vidhen me,por do te ndahen .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja cfare thote Ed Rama ne Korrieri:

    -------------
    Sinjali vjen nga Lana
    Nga Edi Rama/ ne nuk besoj se ne perpjekjen per te shpjeguar rrjedhen e tranzicionit tone nga fillimi e gjermeketu do te mund te gjenim nje shembull me te pershtatshem sesa ai i Lumit te Lanes. Tek ajo vije uji qe pershkon Tiranen tranzicioni ka lene qysh prej lindjes se tij te tera pamjet, veset dhe marrezite e veta me te spikatura.

    Duke pasqyruar arratine kolektive drejt individualizmit te shfrenuar dhe mungesen e cdo standarti te bashkejeteses qytetare, ritmet e zhvillimit te ekonomise se vogel dhe menyren barbare te furnizimit me energji per nje dekade rresht mu ne qender te kryeqytetit, kthimin e ujit te pijshem ne nje mall pa kurrefare vlere teksa premtimi per sigurimin me uje te pijshem thirrej e vijon te thirret me ze te larte ne cdo fushate elektorale, shkallen spektakolare te moskokecarjes se individit per infrastrukturen rrugore, mjedisin dhe nivelin e sherbimeve higjeno- sanitare, kembet e ngritura te prostitutave nen uren e Bulevardit "Deshmoret e Kombit" dhe pantallonat e zberthyera te nevojetareve qe leshojne ujet e zverdhur ne cdo kembe ure, Lumi i Lanes konturoi mbi suprinen e vet te qelbur te gjitha detajet e historise bashkekohore te qytetit tone te dale nga zinxhiret e totalitarizmit.

    E ku tjeter atehere, pervecse mbi shtratin e tij te perdhunuar e shperfytyruar nga agresiviteti i kelysheve te vet te porsalindur, kapitalizmi i ri shqiptar do te mund te ekzekutonte, me te gjithe potencen e akumuluar ne 12 vjet tranzicion, aktin simbolik qe karakterizon nje sipermarrje kapitaliste te vetedijesuar per fuqine e per rolin e vet ne zemer te sistemit?

    Une jam i bindur se pergjigja e menjehershme, gati solemne, qe 18 kompanite e ndertimit te kryeqytetit i dhane me nje performanse te pashembullt, pergjate 6.4 kilometrash, thirrjes sime per pastrimin e 95.750 metra kub mbeturinave inerte ne nje kohe rekord prej 45 ditesh, eshte sinjali me domethenes per nje shkalle te re vetedijesimi te kapitalizmit te ri shqiptar.

    Per ata qe vleren e nje pune apo gjesti publik e masin me shifra po jap shifren: Afro 2 milione dollare! Kjo eshte nje shifer e sakte, reale, e llogaritshme, e cila eshte pak me shume sesa cfare i dha qeveria Bashkise se Tiranes ne zerin investime per vitin 2002! Per pastrimin e Lanes ne mundem te vinim nga buxheti yne vetem afro 20 milione leke te reja, ose pakashume nje te dhjeten e asaj qe vune bashkarisht 18 kompanite. Pra, me fjale te tjera, fale vullnetarizmit te sipermarrjes kapitaliste kryeqytetase ne beme ne 45 dite ate qe me shpezat e buxhetit te shtetit do ta benim ne 10 vjet.

    Qofsha i gabuar po kam pershtypjen se ky proporcion absolutisht i zhdrejte shifrash, shpreh ne rradhe te pare nje kundershti parimore e programore mes menyres se funksionimit te shtetit te sotem shqiptar dhe asaj te sipermarrjes se sotme kapitaliste shqiptare. Nje kundershti qe, nese politika s'do ta analizoje sot, neser do te perbeje bazen e konfliktit mes sipermarrjes se lire qe kerkon frymemarrje, hapesire te gjere, tregje dhe zhvillim dhe mekanizmave te rende, rigjide, brutale dhe anakronike te shtetit tone qe nuk garantojne lirine e konkurences, zgjerimin e hapesirave te aktivitetit ekonomik vendas, tregjet dhe zhvillimin e kapitalizmit shqiptar.

    Sinjali i forte qe na vjen nga hapesira e cliruar pergjate Lanes na lajmeron te pergatitemi per t'u ballafaquar me nje kapitalizem qe se shpejti do te na jape,- ne menyra te tjera sigurisht,- prova edhe me te pakontestueshme se nuk eshte me, pa asnje dyshim, kapitalizmi i labirinthit te ngushte e te piste te Lanes se deriparadymuajve.

    Ky qe se shpejti do te kerkoje te merret seriozisht ne konsiderate nga te gjithe, vecanerisht nga Pallati i Politikes Shqiptare, nuk eshte me sigurisht as kapitalizmi i tregjeve te vogla te klientelizmit politik, i cili po tkurret per arsye te pakontrolluara e te pakontrollueshme nga mekanizmat arkaike te politikes korrente.

    Lumi i Lanes na sjell permes ketyre 18 kompanive lajmin ngjethes se sipermarrja kapitaliste shqiptare po i afrohet me shpejtesi atij momenti qe ne sistemin e konkurrences se lire te ideve e te mallrave e ben ate percaktuese te nje evolucioni ciklik e te parreshtur te mekanizmave te vete ketij sistemi.

    Do t'i ftoja te gjithe te hapin mire syte e te shikojne se sipermarrja kapitaliste shqiptare e ka perdite e me te veshtire te bashkejetoje me stanjacionin e diktuar nga kapslleku politik i 12 vjeteve te tranzicionit. Kapitalizmi, sistem te cilin e kemi perqafuar njezeri megjithe kompleksitetin e sfidave te tij, pergjithesisht pa ia ditur egersine dhe menyren e funksionimit, eshte per natyre nje forme apo metode e evolucionit ekonomik qe nuk mund te jete kurre stacionare. Karakteri evolucionar i kapitalizmit nuk i detyrohet thjesht faktit qe jeta ekonomike zhvillohet ne nje mjedis shoqeror e natyror qe ndryshon shume ose pak dhe qe, duke ndryshuar, transformon shume ose pak ambiciet, prirjet dhe te dhenat e veprimtarise ekonomike.

    Ky fakt eshte padyshim i rendesishem, ndryshimet e lartpermendura kushtezojne shpesh transformime te medha, por nuk jane shtytesit kryesore. Karakteri evolucionar i kapitalizmit nuk i detyrohet as rritjes se natyrshme te popullsise e te kapitalit ne qendrat ne zhvillim ose fiziologjise se sistemeve monetare, faktore qe me ane tjeter jane poashtu te rendesishem.

    Impulsi themelor, qe e ndez dhe e mban ndezur makinen e kapitalizmit, vjen nga vete te mirat e reja te konsumit, nga metodat e reja te prodhimit apo transportit, nga format e reja te organizimit qe ethet kapitaliste krijojne.

    Pra, mund te themi me plot gojen, se nese ka nje arsye themelore, qe i jep nje kuptim politikes apo e zhvlefteson krejtesisht rolin e saj ne nje sistem si kapitalizmi, eshte rritja e mireqenies materiale e shpirterore te popullit permes mireadministrimit te energjise qe krijojne ethet kapitaliste. Ethe te fitimit, ethe te konkurences, ethe te prodhimit e te zhvillimit.

    Nje politike qe, ne vend se te mireadministroje keto ethe te natyrshme te sistemit, prodhon parreshtur, krejt artificialisht apo ne funksion te disa interesave asfiksuese per frymen e zhvillimit, ethet e veta rutinore, eshte nje politike e falimentuar. Kjo lloj politike eshte ne konflikt te vazhdueshem me realitetin, larg interesave te qytetareve dhe frymes se lirise, kjo lloj politike nuk mban parasysh se instikti i lirise i krijon vetvetiu, parreshtur, me hir ose pahir, ne njemije rruge e menyra, kushtet qe shpien perpara procesin e rritjes se sipermarrjes kapitaliste. Me troc akoma, kjo lloj politike nuk e di ose, edhe me zi, nuk do ta kuptoje, se nese nuk behet sot pjese e zgjidhjes se problemeve gjithnje e me te renda me te cilat ballafaqohet sipermarrja e re kapitaliste shqiptare do te behet shume shpejt pala tjeter e nje konflikti te hapur e te pashprese per ate vete.

    "Shkaterrim krijues", eshte quajtur nga nje filozof i madh procesi i vazhdueshem i rritjes se sipermarrjes kapitaliste, i cili ne forme ciklike nxjerr mbi siperfaqe grupe e forma te reja sipermarrjeje te nxitura nga etja per fitim por edhe nga shpirti krijues i sipermarresve. Procesi i "shkaterrimit krijues" eshte e dhena esenciale e kapitalizmit, eshte ajo ne cka kapitalizmi konsiston, eshte korniza brenda se ciles eshte e destinuar te zhvillohet jeta e cdo sipermarrjeje ne kapitalizem. Por une besoj se "shkaterrimi krijues" duhet te behet nje ore e me pare e dhena esenciale e politikes sone ne perpjekjet per te reformuar rrenjesisht sistemin pjeserisht kaotik e pjeserisht te kalbur qe rregullon funksionimin e shtetit te sotem.

    Ne, administratoret e sotem, duhet te shkaterrojme ne menyre krijuese te gjithe ate arsenal te vjeter, mendor dhe fizik, te shtetit tone qe e pengon sipermarrjen kapitaliste te behet pjese integrale dhe e natyrshme e shqetesimit te klases sone politike, e vemendjes se politikes ndaj kesaj sipermarrjeje, e detyrimeve qe shteti duhet te plotesoje per te krijuar klimen e favorshme qe ethet e kapitalizmit te ri shqiptar te mos abuzohen nga indiferenca, paaftesia a ngathtesia e shtetit. Sic abuzohet sot e gjithe diten ne kete vend drita apo uji nga e njejta indiference, e njejta paaftesi, e njejta ngathtesi qe prej 12 vjetesh na ndjekin si nje mallkim.

    (Marre nga fjalimi i Kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama me perfaqesues te biznesit te Tiranes)

    -------------------------------------------------------



    Edi po shkatrron kioska e ndertimet " pa leje".

    Por vet "leja " cfare eshte?

    Dikur kishte kampe "puntoresh" ne Shqiperi.

    Sa puntore shkuan e pushuan ne keto kampe "puntoresh"?

    Kushedi por nji gje dihet qe puntoret nuk i pane me sy kto kampe.
    Ato ishin per te zgjedhurit..
    Pd nuk o muarr me radiografine serioze te se kaluares.
    Kampet e puntoreve u pervetsuan nga hajdutet sindikaliste dhe sot jane PRONA me "leje" te x dhe y.

    Edi Rama lufton me Kioskaxhinjte "pa leje" ose "me leje" te PD_se.

    Dhensi i ketyre lejeve sot figuron ne Parti tjeter dhe nuk ndihet e as pipetin e ti dale ne mbrojtje kioskaxhinjve.
    Dje jua muarren rrushfetin pronarve te vegjel kur u a dhane lejet dhe qe ata pronaret e vegjel me ato leje ndertuan "atdheun" e tyre..bazen e jeteses por sot keta pronare ndodhen para FADROMES te pa mbrojtur e ndihen ne mes kater rrugesh..

    EDI eshte perfaqsues i KAPITALIT TE FUQISHEM.
    Ai nuk eshte keq si Sali kelmendi me shoke per rrushfet kioskaxhinjsh..
    Edi do kafshata te Medhaja.

    Kapitalistet e Fuqishem sot bejne ligjin ne Shqiperi.

    Ata cdo gje e ndertojne "me leje".
    Dhe atyre nuk u shemb Gratacielat as fadromi ED RAMES e as Ruspa e Sali Berishes qe ngeli ne leter.

    Po njeriu i vogel..a merr dot leje per ndonji aktivitet ?

    Joooooooooooooo..

    Perdite e me shume..Shqiperia eshte duke u zmadhuar per BOSET e medhenj socialiste plus e nji grushti blush Kopila te ikur nga PD.

    Perdite e me shume Shqiperia po behet e vogel sa nji brim miu per njeriun e thjeshte e te ndershem..pa asnji shanc perspektive..

    Ne "mungesen e shanceve" per perspektive...perseri Boset socioaliste gjejne fushe per Biznes..

    Si e gjejne...Kollaj fare..

    Kur Shqiperia behet bire miu per te thjeshtet..athere ka dy rruge shpetimi..
    1- Fotoksina..e cila po ja zgjidh shume grave te reja..fukaresha dilemen "te rroc a te mos rroc"..

    dhe..

    2- Viza dhe qaf-thyerja jashte shtetit e fukarenjve..

    Por Viza nuk vihet ne Mullaqe...as ne faqe..ajo do nji dokument..qe quhet PASAPORTE..
    Pra lind kategoria e famshme e ekonomise kapitaliste..qe quhet ne fakultete ekonimke.."KERKESA"..e kur lind kERKESA..afrohet dhe OFERTA..ashtu dinakerisht..

    Pra Populli Fukara ne Shqiperine "bir miu" do pasaporta te iki jashte..
    Pra o burra te marrim pasaporta..
    Ku merren pasaportat??
    Ato i ka shteti..
    Shteti kush eshte??

    Jane shoket e bashkpuntoret e Bosave..
    Pra "Populli pa shance" ..qe paraqet..KERKESEN.. falet tek SHTET-BOSI.. i cili ka oferten ne dore..

    Shteti..bertet..skemi pasaporta..Prisni..

    Shteti,,tak me sy tak me qepalle i thote..Bosave..Do bejme Tender..Kush gjen pasaporta per Sklleverit..
    Po si jo..gjej une thot Bosi..shok me Shtetin..tundi parate..Ca une e ca ti dhe ne rregull jemi..

    Fukarenjte presin..per qaf-thyerje..Boset dhe Shteti behen Milionere..

    Dhendrri Agollit..poetit te Qepes e rakise, fitoj nga tenderi pasaportave gati 1 milion dollare..
    1 milion Dollare do investohen..
    Ku?
    Ec ktu thot Ed Rama..Ja trulli ..ja leja..qe palla..dhe keshtu..

    Fukarenjte shkelen me fadrom.. Boset ngrejne grataciela..me "leje".

    Do thoni..cte keqe kane gratacielat???

    Asgje te keqe..nuk kane..

    Ato apartamente luks ne grataciela nuk i blen Tanush Kaso qe vuajti ne burgje 30 vjet..as familja e Vorfen e te ndjerit Mikel Koliqit, mikut te Papes..por i blen cuni Bosit..te miellit.. dashnorja bosit te naftes..mantenuta e bosit te birres e keshtu me radhe..

    Fukarenjve dhe ai cop diell qe dilte dikur ne Dajt e i ngrohte ne munges te Druve..ja ze tani..grataciela e Marsel Skendos..Bac Finos..Nikoll Lesit e kompani..


    EDI pra eshte perfaqsues i Mafies..dhe jo rastesisht..
    Ai natyrisht ai shfrytezoi PS-ne.
    Nano ngriti EDIN..Edi ja mblodhi Mafies..Mafia ra dakort ta mbeshtesi dhe mileti tiranas..qefli Diskosh..jep Votat mafies..

    Mirpo MAFIE pa rivalitet nuk ka..

    Ja cthote TOSI sot:

    -----------

    Kandidatura në vend të Ramës

    Nano: Poçi, bëhu gati për Bashkinë


    ----------------------------------------------------------------

    Nano duket i vendosur për të shmangur Edi Ramën nga jeta politike. Kryetari i PS ka thirrur pardje në mbrëmje ministrin e Transporteve Spartak Poçi, të cilit i ka propozuar kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës gjatë zgjedhjeve lokale që po afrojnë, bëjnë të ditur burime të besueshme informacioni.

    Me këtë ide, Nano duket se po del kundër qëndrimit të pjesës tjetër të PS, e cila jo më larg se tre ditë më parë rikonfirmoi rikandidimin e Edi Ramës për postin e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit. "Duhet të fillosh që tani të përgatisësh platformën sepse ne nuk mund ta lëmë Tiranën në duart e një aventurieri", mësohet ta ketë porositur kryeministri Spartak Poçin. Kandidatura që Nano ka zgjedhur për të zëvendësuar Ramën është një prej anëtarëve të Kryesisë së PS, i cili ka ndryshuar disa herë kampin gjatë përplasjeve që kanë bërë dy lobet e partisë në pushtet.

    --------

    Te shohim kush do fitoje betejen..
    ka mundesi te merren vesh mafiozet..natyrisht duke ndare Thaset me Dollare..me njeri jatrin..

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për zgjedhjet
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Burreli, qyteti me më shumë viktima në ‘97
    Nga FLORIRI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 08:24
  5. Del nga dheu qyteti 2000-vjeçar i Adrianopolit
    Nga shoku_sar në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-08-2003, 04:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •