Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 48
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79

    kush ka mall per ZAGORIEN

    Me kenaqesine me te madhe hap kete teme per mua shume interesante.
    le te perfshihen ketu gjith zagoritet kudo qe jane duke dhene kontributin e tyre te vlefshem per te pasqyruar ketu zakonet,kenget,traditen,kujtime,krijimtari,fotogra fi e plot te tjera.
    Duke pretenduar qe do jete nje nga temat nostalgjike do tu lutesha te gjitheve per tu prezantuar me serjozitet larg vogelsirave e merive personale per njeri tjetrin ,per ta kthyer kete faqe ne nje gazete te vogel ZAGORIA.
    PERSHENDETJE E URIMET ME TE MIRA TE GJITHEVE
    ARQILE HILA[/B]

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    Dje mbriti ne Tirane z. EVJEN PERI dhe solli per botim librin e tij arsimi ne Zagorie.Ketu hedh idene mbi bazen e nje dokumenti qe shkolla e pare shqipe s eshte hapur ne Korēe ne 1887por ne Zagorie ne vitin 1882.Flasim per shkolle shqip.Do jemi ne gjendje ta mbrojme dot.Le te diskutojme.
    arqile hila

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga hoshteva Lexo Postimin
    Dje mbriti ne Tirane z. EVJEN PERI dhe solli per botim librin e tij arsimi ne Zagorie.Ketu hedh idene mbi bazen e nje dokumenti qe shkolla e pare shqipe s eshte hapur ne Korēe ne 1887por ne Zagorie ne vitin 1882.Flasim per shkolle shqip.Do jemi ne gjendje ta mbrojme dot.Le te diskutojme.
    arqile hila
    Arqile, me gezon ky fakt, qe po lexoj, dhe nuk besoj te mos jemi ne gjendje t'a "mbrojme" kete fakt, se ai esht' i mbrojtur po esht ' i dokumentuar!
    Librin Mesuesi im i nderuar Evjen, qe solli per botim , jam i interesuar qe kopje te tij te kem dhe une, kur te botohet, qofte per vete, qofte per t'a cuar e te ndodhet ne biblioteken e fameshme te "Vatres" . Le te shpresojme te me bjere ne dore....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 06-07-2008 mė 15:25

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    E mirepresim kete teme - sofer malli



    KUSH KA MALL PER ZAGORINĖ?

    E kush nuk ka mall per truallin,ku u lind e ku u rrit e qė vetėquhet dhe ėshtė me tė vėrtetė zagorit? (Tė lumtė e pėrgėzimet e mia, Arqile, pėr iniciativėn e mrekullueshme lidhur me ēeljen e kėsaj teme, le ta quajme nėnforum per ne zagoritet, kudo qe gjendemi, brenda krahinės, brenda Shqipėrise apo edhe jashtė Zagorisė e Shqipėrisė. Pėrgėzime, Arqile hoshteviati! Faleminderit!)
    Nė pėrmbushje tė mjaft problemeve qė i dalin komunitetit zagorit halleshumė hapja e kėsaj teme do tė mund tė krijojė hapėsira tė mbara. Ma thotė zemra qė si temė te shkerrmoqjes sė mendimeve ndryshe e tė kundėrshtimeve pėrmes replikave tė ndėrsjellta, tė pėrdorim temėn e hapur prej kohėsh: “A ndodhet ndonjė kėtu nga Zagoria?”, meqe qysh nė titull kjo temė tė grish pėr njėfarėsoj polemike lidhur me jetėn tėrėsore tė Zagorisė me gjithė dritė-hijet qe e kanė shoqėruar nėpėr shekuj e sidomos nė shekullin e parafundit…
    Kurse kėtu brenda konteksit tė kėsaj teme, sipas synimit tė Arqilese e tė ndjesive tė shprehura shpesh nga Edi Dilo e tė tjerė, le tė mbizotėrojė malli dhe dashuria pėr trojet e trevės sonė, ku gjithsekush, pėrveē kujtimeve tė dhimbshme ka edhe kujtime sadopak tė kėndshme. Tė mos harrojmė njė fakt: Dikush e shumėkush pėrjeton nė jetė humbjen e njerezve tė zemrės pėr arsye tė ndryshme. Kėtu kemi tė bėjmė me kujtime tė dhimbshme. Jemi pėrsėri ne qė me kėsisoj dhimbjesh tė humbjeve,apo tė dhimbjeve tė shkaktuara nga persekucionet e mbrapshta pėrgjatė jetės… kemi shkuar edhe nė njė dasmė, nė kishė apo pėr ēaj nė mal ose pėr peshq nė lumė. , qė kemi luajtur futboll me bashkėmoshatarėt ose kemi kėnduar diku nė njė piknik e kemi ngrėnė djathė taze nė ndonjė stan, qė kemi ndukur fiq e rrush nė ndonjė vėsht a kopsht tė dikujt, qė kemi xgurrisur gjithēka nė kėrkim tė njė jete normale… Jemi ne po ata tė mbushurit me dhimbje qė kemi lojtur tėrė arsenalin e lodrave popullore tradicionale te krahinės… Brenda asaj varfėrie qė na ishte qepur rėndshėm nė vatrat tona pėr dekada tė tėra, ē’nuk kemi perjetuar, tė nderuar zagoritė tė mbare botės! Prapė a nuk jemi ne ata qė pėrveē lėngatave familjare, shėndetėsore, , pėrveē survejimeve tė pista,burgosjeve, internimeve e poshtėrimeve kemi ditur tė mbajmė brenda vetes edhe mallin e nostalgjinė qoftė edhe pėr sadopak ēaste tė kėndshme qė na ka ofruar jeta? Domosdo qė ne jemi bartės tė tė gjitha dritėzimeve dhe mjegullnajave tė jetės. Kemi mllef pėr mjegullnajėn doemos… Por kemi mall pėr ritin dhe kėngėt e djepit, pėr pėrrallat tona, pėr gojėdhėnat lidhur me trimėri e akte sublime, si
    tė Kiēo Vlashit, Dede Gjonit, Kallo Qiriaqit, Mina Luzit e te tjerėve qė s’i njohim mire ende e qė s’janė tė paktė, kemi mall pėr ajrin e ujin kristal, pėr malin e pėr lumin, pėr gjelbėrimin e pėr traditat brilante tė trashėguara brez pas brezi. Siē kemi tė theksuar urrejtjen pėr spiunajėn e kultivuar dhunshėm edhe nė shpirtra naivė, kemi tė ngjyrėzuar mallin pėr vitet tona tė shkollimit e tė etjes qė kishim pėr dije si njė nga traditat mė flakėruese tė Zagorisė nėpėr shekuj…Si tė mos kesh ndjesi malli tė fuqishėm pėr figura tė hershme tė shquara tė krahinės sonė, duke nisur qė nga gjyshrit e stėrgjyshrit tanė, nga veprimtarė e krijues tė mirėnjohur brenda e jashtė krahinės qė e kanė pasur pėr nder mbajtjen e emrit zagorit (Kėtu do kemi rast brenda kėsaj teme tė kujtojmė e tė shkruajmė pėr dhjetra emra figurash tė pėrndritura qė kanė ngritur lart emrin e vendlindjes e janė bėrė tė mirėnjohur jo vetėm nė Zagori e nė Shqipėri por dhe mė tej…)
    E pra, tė nderuar bashkėkrahinas, them dhe unė, se ia vlen t’i japim mish e gjak, ndjenja e mendime sa mė shumėdimensionale pėrmbushjes sė qėllimit final tė kėsaj teme qė shprehet qartaz pa ekuivoke qė nė titullzim…
    Duke ju uruar shėndet, shėndet e begati tė gjithė zagoritėve ngado qė frymėmarrin, le tė na bashkojė tė gjithėve mirėsia dhe ardhmėria, duke ia lėnė temės tjetėr pėrshfaqjen e mendimit ndryshe..
    Me konsiderata e urime tė mira pėr kėdo,
    Jorgo s. TELO
    Gjirokastėr, mė 7 korrik 2008

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    EDI dhe JORGO faleminderit po keto mundesira qe jepen sot eshte gjynah te mos shfrytezohen kryesisht nga ata qe kane njohuri e pasion per historine tone qe per mua (ndoshta dhe s kam te drejte) me te shkruara qe kam pare e lexuar nuk i kalon te 300-400 vjetet qe ne krahasim me sa duhet te jete jane fare pak.pershembell a mund te gjenden te ashtuquajturi deftere turq qe kane familjet e zagorise.shiko cfare thote nje historjan nga borova e ersekes tek portali korēa vizion Te moshuarit rrefejne se Borova eshte themeluar rreth shekullit te XIV dhe XV. Nje gojedhane rrefen se: ata rrjedhin nga trungu i nje familje, qe perbehej nga tre vellezer: Mihos, Gjekes dhe Pashakes. Keta bene familjet e tyre dhe u ndane dhe me vone u formuar tri lagje, qe moren respektivisht emrat e tyre...Nga koha jane fshire se me efare merreshin ne te vertete, por ajo qe besojne sot te vjeterit, lidhet me nje fakt, sikur i pari banor erdhi nga Zagoria dhe kuptohet se puna qe bente ishte se duhej qe te jetonte me blegtorine. [B]Nga kjo llogjike them une qe zagoria jone me zagorite duhet te jete shume e meshume e hershme. u bezdia faleminderit e respekte te gjitheve arqile hila

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    Nje kerkese: Kush ka materiale per hoshtevjatin e nderuar Stathi Kostari nje nga 200 mesuesit qe ne ato vite pas clirimit shkuan ne Kosove per te kontribuar atje per zhvillimin e arsimit dhe nuk u kthye me ne shqiperi.Di qe eshte bashkautor i abetares ne Kosove dhe ka bere perkthime te Andersenit, por Stathi duhet te kete shume me teper aktivitet qe se njohim.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Mirese erdhet te nderuar Zagorite ne Forumin e Ēamerise, se malli na ka mare per cdo gur te trojeve tona. Shqiperia do behet kur ne ta duam te gjithe bashke cdo koder e mal te Shqiperise sone te vuajtur dhe gjaku yne i shprishur te vershoje kah vendelindja.
    Faleminderit
    Heeej
    Shqipėria ėshtė e Bukur
    Shqipėria ėshtė mė e Madhe.....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    E dini sipas nje burimi shume te besushem Sejfulla Malshova me orgjine jo shume te larget eshte zagorit(nga Hoshteva)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Me qe kini permendur Sejfullane,po ju riprodhoj pjese nga libri i Etien Dilo-s :"Ne nje bote qe lind e nuk lind dot"- ku flitet si e ka njohur Sejfullane;
    "Qe gushti i vitit 1955,kur e pashe per here tepare ne Ballsh. Isha 17-te vjec ,i emeruar atje si mesues ,larg shtepise,i perndjekur. Sejfullai mbushte 55-vjec. E dija qe qe cilesuar "oportunist i pandreqshem" . Per vite me radhe ,kam kujtime pa fund ,me qe me mbante afer per arsye qe i dinte ai. Te them disa grimca ,po qe jane grimca floriri se kane brenda poetin martir.
    Nje dite ne pazarin e Ballshit shkembeu bisede me nje fshatar. Sa u ndane ,thirren fshatarin dhe e pyeten:"C'te tha?" "Kot me mbajne ketu,tha ,-u pergjigj fshatari.Une jam i 44-res,i 46-es ". "He !- u kercenua hetuesi ,ai esht nje,po,po ta lesh te lire,behet 100,1000... Esht i zgjuar,po Partia esht me e zgjuar".Kur degjova une rashe ne mendime .Isha futur dashje pa dashje ne shumezimin aritmetik te Lame Kodres se shkrete......
    Ne tavolinen e restorantit , Sejfullai ,me ca rrush e me ca djathe. Deshi te na jepte nje vesh rrush,po ia zgjati ne fillim nje majori qe ishte aty,pastaj dhe neve. Se kush i beri shenje atij, majorit dhe ai iku si i lemerisur duke lene dhe buken ne mes. Vume re qe Sejfullait iu pre oreksi ,pertypi vetem ca kokrra rrushi te lagta, me trishtim, si te lagte gojen. S'foli me.
    Qe magaziner i nje magazine rrushi. Mbushte faturat ,pasi ngarkohej nje makine.E shihja aty per here te pare dhe s'u besova syve. Ulur netavoline , sapo e njihja. U afrova. Pashe firmen -magazinieri-S. Malshova. Ate dite kishte nje telash te madh. I kishin vjedhur celesin dhe ai qei detyruartelidhej aty , se i rrinte hapur dhe, po t'i vidhnin sado pak , e burgosnin. Rrinte i strukur ne shi , ne ere , ne terr. Vtem. Kruspull. I thane sekretarit tekomitetit per kete anomali. Le tavjedhin ,thaai indiferent, armiku vidhet dhe pergjigjet! Per cudi, asnje nga te vegjelit apo nga populli nuk e vidhte! Bile , ne caraste,kur kishte ndonjev nevoje , ikte dhe ualinte njerezve me mirebesim dhe askush s'e prekte mallin. Me tha vecan: nuk jane ngritur kooperativat akoma qe njerzit te mesojne vesin e te vjedhurit! U habita se nuk e kuptova ku qellonte.
    Sejfullait i pelqente shume shahu. Edhe mua. Dhe loznim tok. Stimul vinim nga nje "pufke" qe ai e donte shume. Kur e mundja nga ndonje gabim i tij thelluar ne teori me thoshte "ti luan partizance!" Vecan hapte libra shahu rusisht e frengjisht ,kalonte kohen. Me vinte prape. Me vinte perpara , sidomos kur vija re fytyra vezhguesish kercenues ne drejtimin tim.Dridhesha dhe mundesha lehte. Sejfullai gezonte. Nisnim prape. Qe ta ngaterroja , i recitoja vargje te perkthyera te tij . Ia thoja ndryshe... Ai ngrinte koken nga une duke me korigjuar dhe une e mundja. E shihte veten te humbur. Keshtu humbet njeriu ne jete, thoshte pastaj.Lajthit! Vecanerisht humbiste kur i recitoja nen ze si me vete , vjershea qe e kisha mesuar ne klasen e katert fillore:"Nate e erret mbi Shkumbin e mbi Bujane/Dhe mbi Vjosen valetrumbull ne cdo ane....!"Humte dhe ai larg ne ate erresire, qe i kishte rreshqitur. Me ngjante filozof i humbur. Pastaj me vinte keq qe hutohej dhe i mermerija:" Une e dua Shqiperine per nje stan ne Trebeshine/" apo , ja thoshja ndryshe,"une s'e dua Shqiperine,per nje stan ne Trebeshine,per nje dele , nje manar/ per nje Balo nje zagar..." Behej menjehere prape femije dhe vazhdonte poezine:" per nje shkarpe e per nje gur..." Ktheheshim te loja , e harronim kush e kishte radhen.
    Nje cast hyn instruktori i komitetit :"Sejfulla, ne ate tenden mora pese ne provim, shkelqeshem!"Sejfullai qeshi me te madhe . I kishte rene "oprtunizmi i Sejfulla Maleshoves"......

    vazhdon akoma
    ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 02-08-2008 mė 00:11

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    edi faleminderit jane interesante na dergo vazhdimin dhe ndonje poezi te tij po ke
    arqilea

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2008
    Postime
    4
    hajde arqile jepi keshtu te do vendelindja nga x

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga hoshteva Lexo Postimin
    edi faleminderit jane interesante na dergo vazhdimin dhe ndonje poezi te tij po ke
    arqilea
    kam fotografi , kujtime si dhe shume poezi te tij,shume nga poezite i kam dhurate qe kur kam qene i vogel,fale kujteses, kur i recitonte me aq pasion Tefta Haxhi Duda....(e mbaj mend gjithashtu pak te mirin "poet rebel" ne Fier ne vitet e fundit te jetes se tij qe e kaloi aq sterre!)
    Faktori mungese kohe ,ben qe ato qe kam per ti publikuar ,dhe per fat jane aq shume ,nuk po i publikoj ....

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    ]Nje poezi nga te shumtat e poetit"rebel"LAME KODRA(SEJFULLA MALESHOVA), qe Arqile Hila thote"sipasnje burimi shume te besueshem" se mund te jete me origjine dhe nga Hoshteva !

    KENGA E PLAKUT

    Kembe - kryq permi Selishte ,
    Po nis kengen pleqerishte,
    Ndes cibukun e kujtoj
    Djalerine qe me shkoi.

    Kujtoj bejkat me kembore,
    Kujtoj vajzat me kurore,
    Kujtoj dasme dhe dolli:
    Oh! e lumja djaleri.

    Kujtoj fushat e Morese,
    Kujtoj Uren e Qabese,
    Kur leftonja si luan
    Me pisqolle e jatagan.

    O! sa trima kane mbetur,
    O! sa eshtra jane tretur
    Atje lark , atje perposh
    Per nje thele e per nje grosh.

    Dhe tani qe jam ketu
    Mbeta vetem si kercu.
    Haj! moj shtriga pleqeri
    Me lengate e me uri.

    Dhe Havaja* ime e shkrete
    Po pushon e fle per jete,
    Atje poshte me nje brinje,
    E mbuluar me dellinje.

    Shkova une lark e lark
    Hodha syte rreth e qark,
    Po kudo ne Shqiperi
    Heqin keq e heqin zi.

    Po si valle njerezia
    Nuk u-loth nga roberia?
    Po si valle s'ka nje djale
    Me flamur qe te na dale?

    Bini armet ketu mua,
    Do leftoj si nje dragua,
    Sa te cduken anembane
    Sundimtare dhe tirane.

    Ngrihem une mi Selishte
    Dhe nis vallen djelmurishte,
    Tunt shamine dhe kendoj:
    Per liri do te leftoj.
    [/B]

    Havaja*,esht e shoqja

    Poezi me sa di e shkruar prej tij qe me 1939!
    Cuditerisht , sikur parandjente te ardhmen, pleqerine e tij teper te vuajteshme e te dhimbeshme![/B]

    Ja c'ka shkruar diku Dr.Ymer Deshnica per te:".... Vjershat e Lame Kodres ,kendohen degjohen ,ndjehen ,shijohen,meditohen jo vetem nje here, po shume here. Cdo vjershe eshte nje xhevair me shume faqe qe ndrit secila me shume e me bukur se tjetra. "
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 06-08-2008 mė 23:35

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Ore! me sa kam marre vesh me duket se dhe Ismail BEJ Vlora eshte me origjine nga Hoshteva........! gjithashtu edhe Ali PASHE Tepelena eshte nga Sheperi ndaj duhet te krenohemi akoma me shume ,do thellohemi akoma me shume ne studime dhe do zbulojme gjera te tjera...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lakrori21 : 07-08-2008 mė 19:41

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    [QUOTE=Lakrori21;1991583]Ore! me sa kam marre vesh me duket se dhe Ismail BEJ Vlora eshte me origjine nga Hoshteva........! gjithashtu edhe Ali PASHE Tepelena eshte nga Sheperi ndaj duhet te krenohemi akoma me shume ,do thellohemi akoma me shume ne studime dhe do zbulojme gjera te tjera...[/QUOTE



    Tani,me qe Bajroni ka ardhe ne Shqiperi,u vesh dhe me kostum popullor shqipetar,e me qe u takua me Ali Pashane, e ky i fundit qenka me origjine nga Sheperi,(!), mos na i beni dhe Bajronin nga ndonje vend i Zagorise,si p.sh. nga Topova, se pastaj hajde te mbashe Serafimin.....!?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    akoma si moret tokat ju camet ne greqi ?!
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Po ti or Bab tani je cuar nga gjumi?
    Me mire fli se gjumi i rrit kalamajte thote populli.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar mė parė nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Po ti or Bab tani je cuar nga gjumi?
    Me mire fli se gjumi i rrit kalamajte thote populli.
    po po tani u cova na gjumi se kisha ja 7 vjet qe sflija me shum se 4 ore.


    po dhe po u rritem mir bajm se dhe te vegjel merzitesh ndonjeher.


    djaliepirotas, nqs : degjon popullin bie ne gropen e m............. thot baba
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  19. #19
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    Citim Postuar mė parė nga BaBa Lexo Postimin
    akoma si moret tokat ju camet ne greqi ?!
    po ti ore cfare ben ne ket tem ore se le nam sa andej knej..ti as edhe nuk je nga Zagorja shkruhet se e nuk e mabj mend?
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar mė parė nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    po ti ore cfare ben ne ket tem ore se le nam sa andej knej..ti as edhe nuk je nga Zagorja shkruhet se e nuk e mabj mend?
    po kam dhe un ca te rraces andej nga zagorja , prandaj hyra

    Tironcja si shum po me ndjek ti mua ca ke ca ke he?!!!
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •